Identifikohu



Regjistrohu

Meta në miting: Sot ne nisim betejën e tretë me Sali Berishën.

miting.jpgMeta: Sot ne nisim betejën e tretë me Sali Berishën. Ne nisim referendumin e tretë përballë tij, që është ndeshja e tretë midis tiranisë dhe demokracisë, dhe ne do ta fitojmë atë, siç e fituam në ‘94, dhe ne do të fitojmë atë siç e fituam në ‘98, kur i dhamë Shqipërisë dhe shqiptarëve përmes votës së tyre Kushtetutën më demokratike dhe europiane


http://www.lsi.al
10/05/2008

Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Motra dhe vëllezër. Mirë se erdhët në këtë manifestim të jashtëzakonshëm të ndërgjegjes sonë patrotike, qytetare dhe demokratike. Sot përballë jush, përballë sovranit, mazhoranca parlamentare e 115 deputetëve të kapur të natës së errët të 21 Prillit ngjan më mjerane se kurrë në marrëzinë e saj të freskët, ngjan më e rreme dhe pa legjitimitet se kurrë, gjatë këtyre 20 ditëve që ne kemi përjetuar një hap të madh mbrapa për demokracinë dhe për lirinë e qytetarëve shqiptarë. Ata kanë guxuar të ngrenë dorën në parlament kundër sovranit, i cili përmes Kushtetutës të vitit 1998, ka vendosur një herë e mirë, që sovranitetin për të vendosur për fatet e veta ta mbajë në duart e tij dhe jo ta delegojë te 115 deputetë të kapur.

Modelit autoritar që ata u ofruan shqiptarëve në pabesi në natën e errët të 21 Prillit, populli shqiptar ia ka bërë gjyqin 18 vjet më parë, pikërisht këtu në sheshin Skënderbej.

Eshtë një kënaqësi për mua dhe për të gjithë anëtarët e simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që jemi sot një pjesë e rëndësishme e kësaj lëvizjeje mbarëkombëtare e mbarëqytetare, për të rikthyer në duart e sovranit, sovranitetin e tij të vendosur me referendum në vitit 98 për Kushtetutën e Shqipërisë. Jemi të lumtuar që angazhimit tonë, jo i vetëm i janë përgjigjur shumë forca dhe aktorë të përgjegjshëm politikë, por mbi të gjitha i është përgjigjur dhe ka dalë në krye të këtij procesi kaq qytetar, kaq emancipues dhe kaq europian, shoëria civile. Ndaj dua t’i përshëndes dhe t’i garantoj se ne do t’i mbështesim ata dhe të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë sfidë të madhe që i kalon kufijtë e interesave të çdo force politike dhe të vetë politikës në përgjithësi. Sepse, kjo është një betejë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ne nuk mund të pranojnë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 Prillit, sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, është jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës.

Ne kurrë nuk të pranojmë që Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti si përfaqësues i unitetit të popullit, gjykatat dhe institucionet kushtetuese, të kontrollohen rreptësisht nga Kryeministri sikurse ai bën me partinë e tij.

Dhe mos harroni Kryeministër është Sali Berisha!

Sepse, për ne ky do të ishte fundi i padiskutueshëm dhe i pashpresë i demokracisë dhe të ardhmes sonë europiane.

Përpjekja e 21 Prillit e Sali Berishës është provokimi më i madh që i ka bërë popullit shqiptar, që pas shkatërrimit të shtetit në vitin ‘97, është një provokim që kërkon të na kthejë 20 vjet mbrapa, në kohën e partisë shtet dhe 20 vjet nuk janë pak. Janë sa gjysma e periudhës totalitare në të cilën vuajti populli dhe kombi ynë, sepse i tillë është mentaliteti i Sali Berishës, totalitar dhe diktatorial.

Ne do ti tregojmë të gjithë bashkë si sot e në vazhdim, në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë, kryeministrit të tragjedive, më të korruptuarit e të papërgjegjshmit në historinë moderne të Shqipërisë, se kësaj herë ai është përsëri në minorancë, sikurse ka qenë që nga ‘94 e këtej.

Sot ne nisim betejën e tretë me Sali Berishën. Ne nisim referendumin e tretë përballë tij, që është ndeshja e tretë midis tiranisë dhe demokracisë, dhe ne do ta fitojmë atë, siç e fituam në ‘94, dhe ne do të fitojmë atë siç e fituam në ‘98, kur i dhamë Shqipërisë dhe shqiptarëve përmes votës së tyre Kushtetutën më demokratike dhe europiane.

Kjo do të jetë, njëkohësisht, beteja finale për ta nxjerrë Sali Berishën në pension të përjetshëm politik. Gabon shumë rëndë Berisha që mendon se këtë radhë Gërdec -Kushtetutën e tij mund ta shpëtojnë pazaret, për fat të keq, të disa të kapurve në opozitë, të cilët u përpoqën dhe përpiqen ta shpëtojnë dhe nga fajësia për tragjedinë e Gërdecit, ku dhjetëra bashkëqytetarë tanë humbën jetën.

Jo zoti Berisha, ti asnjëherë nuk do ta fitosh përkrahjen dhe konsensusin e sovranit për të qenë tirani i tij.

Dua tu them të gjithë kolegëve deputetë të Partisë Socialiste, se vendi i tyre nuk është atje në natën e errët të 21 Prillit me Sali Berishëm, por është këtu, me Petro Koçin, me Luan Memushin e me shumë socialistë të tjerë që janë edhe këtu ne shesh me flamujt e partisë së tyre. Dua tu them atyre se veprimi i bërë në natën e 21 Prillit, kur ngritën kartonat kundër sovranit, nuk mund të justifikohet, nuk mund të mbrohet dhe nuk do të harrohet asnjëherë. Ai veprim vetëm mund të ndreqet nga sovrani dhe e vetmja rrugë që ata kanë, është të shkëputen nga Sali Berisha dhe të bashkohen me sovranin. Sepse, ata nuk mund të justifikojnë faktin që nuk ia dhanë së bashku me të gjithë ne, të gjitha pushtetet Sali Berishës në ‘94, kur populli e rrëzoi me referendum dhe t’ja japin tani kur ai nuk është vetëm Saliu autoritar i ‘94, që kishte burgosur opozitën dhe opozitarët, por ai është edhe Saliu i ‘96, i cili shkatërroi zgjedhjet e lira në Shqipëri. Ai tani është edhe Saliu i ‘97 që dogji shtetin dhe shkatërroi themelet e
tij. Ai tani është edhe Saliu i 14 Shtatorit të ‘98 që sulmoi shtetin me armë. Dhe se tani ai është edhe Saliu i freskët i Gërdecit, që nuk kurseu as baxhanakun e tij të mjerë.

Ndaj ftoj dhe njëherë kolegët tanë deputetë të Partisë Socialiste, të vijnë te sovrani, t’i nënshtrohen sovranit, sepse atje në parlament i ka çuar sovrani dhe të mos gjejnë artifica. Të mos shikojnë ndonjë nen, e ndonjë ligj, e ndonjë vendim për të thyer dhe për të ngritur përsëri dorën kundër sovranit.

Ndaj, të dashur qytetarë të Tiranës dhe të Shqipërisë. Jam i bindur se sot ne nisim referendumin e tretë dhe final për vendosjen e pakthyeshme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipërisë. Dhe jo vetëm kaq, por sot në këtë shesh fillon edhe numërimi final për ditët që i kanë mbetur në pushtet kryeministrit të Gërdecit, i cili pasi mori votat e një pjese të kolegëve tanë të Partisë Socialiste, i fyeu dhe i poshtëroi duke u thënë se për ata mund të rrijë edhe 30 vjet në pushtet.

Ne i themi jo Sali Berisha, ditët e tua janë të numëruara në pushtet, sepse ti mund të blesh 30 deputetë, por nuk i blen kurrë 3 milionë zemrat tona.

Të dashur motra dhe vëllezër, qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë!

Duke ju shprehur vendosmërinë time dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për t’i shkuar deri në fund betejës midis demokracisë dhe kundër tiranisë të 21 Prillit. Ne pa asnjë diskutim që do ta rikthejmë atë Kushtetutë demokratike, europiane dhe të shenjtë, sepse e shenjtë është për ne vota e 1 milionë shqiptarëve.

Kam kënaqësinë të ftoj për të dhënë mesazhin përmbyllës final të këtij mitingu të jashtëzakonshëm kryetarin e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, zotin Artur Zheji.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

83 Komente »

  1. Qafir Arnaut thotë:

    11 Maj 2008 @ 4:53 pm

    Ndonese mitingu tregon qe LSI ka nje organizim impresiv, pershtypja ime mbetet qe katundaret atje as qe e rrujne per ‘kushtetucin’. Nqs kjo pershtypje imja eshte e drejte, atehere do ishte nje devolucion prej katunarit qe pershkruan Edith Durham ne kujtimet e saj. Ai atehere ishte i ngazellyer prej ‘kushtetucit’ te jeni-turqve(ndonese i doli qe e hengri sapunin per djathe). Ndersa ky katunari i sotem as qe ve ujet ne zjarr.

    Per mua ndoshta eshte me mire te jesh aborigjen naiv por i interesuar, se sa …nesje shifni vete.

  2. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Maj 2008 @ 4:54 pm

    LSI po investon goxha ne kete muhabet; dje ne Pogradec pashe 3 autobuze me parullen “LSI - Pogradec” qe niseshin te mbushur plot drejt Tiranes, si dhe disa makina te vogla. Ky vit paska per te qene plot me “Dialog me Shqiperine” te Rames, “Shqiperia ne NATO” te Berishes dhe kerkesen per referendum te Metes, dmth punet e tjera s’eshte cudi te levizin ne plan te dyte :(

  3. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Maj 2008 @ 5:01 pm

    Koth, aq je online mer?
    Nigjo, se s’jom tu e lexu gjith ket un! Po si AQO qe je(mi), a ma thu dot me dy llafe, si o puna ktu? Se me dal gjith ky mexhlis mas i skraparlliu, kjo osht nje risi (novitet, gjo e re shum, fringo me i llaf) edhe per vete arnautistanin e cuditshem.
    Moza, te nalohet me postu ne 5 komentet e ardhshe ktu (po u bon aq, kuptohet) :)

  4. Qafir Arnaut thotë:

    11 Maj 2008 @ 5:04 pm

    arrnautistani or daj o bo me rruge e me qerre (kerre/cars), ene dro e dun me i bo i ‘roadtrip’ ene ata t’Tosknise:)

    Se me dal gjith ky mexhlis mas i skraparlliu, kjo osht nje risi edhe per vete arnautistanin e cuditshem.

  5. atedhe thotë:

    11 Maj 2008 @ 5:24 pm

    Sa keq, une kujtoja qe gjithe ajo demonstrate do zhvillohej per te mos lene tragjedine e Gerdecit te kalohet kaq heshtur nga politika shqiptare, por politika te njejtin muhabet ka… E gjithe ata shqiptare qe moren pjese ne demonstrate, valle mos kane njohuri juridike qe ta kene te qarte c’po ndodh ne kushtetuten e vendit apo thjesht hajt dalim nga sheshi se keshtu duan partite?

  6. Koth thotë:

    11 Maj 2008 @ 5:31 pm

    Shiko Em,

    Ai Rama i Bashkise se PS-se e ka dhi. Dmth u bene ca ndryshime kushtetuese qe lidhen me presidentin dhe kryeministrin qe mos o zot.
    E keqja qendron se nuk u konsultuan fare per keto pune por i bene vetem Yll Manjani me kunatin e Anila Bashes. ;)
    Tani keto parrulllat qe keto ndryshimeet forcojne Salen jane kot, por ama kryeministri i ardhshem do jete jashtezakonisht i forte. Mire po Meta e shikon veten i cike si larg kesaj punes se Kryeministrit vitin tjeter atehere ushtrimi eshte reduktuar ne forcim te LSI-se per te marre me shume nese do kete ardhje te se majtes ne pushtet vitin qeter.

    Mitingu ishte nje demonstrim per ta bere te dukshme kete pune dhe qe ata qe monitorojne te Majten te jene me te kujdesshem kur i japin Rames mbeshtetje çip savoir.

    Dmth, ne shesh mund te dilnin dhe me shume.

    Por po te jap nje shembull te vogel qe te nxjerresh vete konkluzion :
    Kryetari i LSI-se Fier, nje kohesisht edhe nen-kryetar i Bashkise Fier u largua nga LSI : MEta do na lere pa pune :)
    Pra i dashur ketu nuk behet politike po pazare dhe nuk ka bithe njeri te flase si e mendon.

    Ose shkurt fare : nese Rama do jete Kryeminister vitin tjeter me keto kompetenca qe ka marre kryeministri sot, atehere frike eshte vallai.

    Rama a cun gjysmak nga inteligjenca dhe me dije te kufizuara. :)

  7. TROPOJA Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Maj 2008 @ 5:38 pm

    ne si popull jemi bageti, mjafton qente (Ilir Meta & co) te dalin perpara kopeja shkon nga mbrapa.

  8. krye-fare thotë:

    11 Maj 2008 @ 5:42 pm

    Te pakten jane protesta 100 here me qytetare se ato qe ka zhvilluar Berisha qate karrieres te tij protestuese.
    Me duket se u harruan shume shpejt ato fytyrat plot me urrejtje qe mbushnin sheshet ne Tirane.
    Ishin gati te hanin mish njeriu vetem Berisha te ishte ne pushtet.
    Me e forta??????
    Ata as nuke dinin ,ose as nuk dinin te jepnin nje arsyetim llogjik se pserse Berisha duhej te ishte ne pushtet.

    Apo jo?

  9. Lefti thotë:

    11 Maj 2008 @ 5:46 pm

    Mitingu i LSi kishte mbedhur goxha njerez, por edhe une mendoj se atij nuk i “dhemb” per Kushtetuen, por gjen shesh te beje pershesh me rastin e fushates elektorale qe ka filluar de facto. Kushtetuta ka per te qene kali i betejse se LSi per zgjedhjet e ardhshme, siç ka per te qene “politika e re” per Ramen, dhe “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa” per Salen.

    Nga ana tjeter, Sistemi Proporcional Rajonal, (si gjithe sistemet proporcionale) krijon klime te favorshme per “konflikete” MIDIS NJE KAMPI, sepse çdo parti mundohet t’ja kaloje partise rivale, branda spekrit te saj politik, qe nese ja kalon, ajo te pretendoje te drejtoi vendin. Kjo eshte shembulli qe po ndodh aktualisht me PS dhe LSI, parti te spektrit te majte, por mund te ndodh neser edhe me PD dhe PR, apo PDK etj.

    Shembulli me i mire, eshte qarku i Fierit, ku PS dhe LSI rivalizojne shume per te dale ne krye te ketij qarku. Atje ka pasur levizje te shumta partike, komplote me PD here nga LSi, here nga PS … me qellim destabilizimin e njeres apo tjetres parti opozitare.

    Dje ne lajme u dha dhe rasti i Tepelenes, ku KR Keshillit bashkiat i kaloi LSI, fale bashkepunimit me PD, ne kurriz te PS — kjo tregon edhenjere luften per pushtet qe ka pushtuar opoziten dhe luften “brenda llojit” qe nxit dhe shumefishon sistemi proporcional rajonal.

    Troç, ç’do gje behet per ate karrike kryeministri ne fund te 2009, prandaj betejat, sharjet, qejfbetjet midis PS dhe LSi kane per te zgjatur e vazhduar edhe gjate fushates elektorale 2009.

    Gjithsesi, deri atehere pritet edhe levizja NANO, i cili ka dhene sinjale se mund te gjeje momentin e volitshem per te hyre ne loje perseri, duke perftituar nga perplasja Rama-Meta

  10. TROPOJA Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Maj 2008 @ 5:54 pm

    NE 2009 do rizgjedhet KRYEMINISTER SALI BERISHA.

  11. po pra thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:01 pm

    Meta ka marre rolin e Sales ne ‘98-’99, s’do t’ja dije as per ligj as per institucione, vazhdon me budallallikun e vet. E keqja nuk eshte kjo ne fakt, po me vjen keq se lodh qorrat qe i shkojne nga mbrapa :(

  12. shefi kuadrit thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:02 pm

    Po o tropoja je te drejte. Ne 2009 do ringjallet edhe Nene Tereza.

  13. po pra thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:05 pm

    chip sans voir (pa i pare)

  14. krye-fare thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:06 pm

    Meta ka pas ndermend qe te rizgjidhet kryeminister dhe ai e di shume mire qe zgjedhjet e ardhshme ishin shanci i tij i fundit per ta arritur karigen e kryeministrit.
    Me ndryshimet ne kushtetute Metes nuk i ngelet gje tjeter vecse gishti ne goje.
    Ai ose do sforcohet te rikthehet ne aleance me PS-ne e Rames ose LSI-ja do perfundoje si ato partite tipi Republikanes,Demokracia e Re,PDK-ja etj etj.

    Tropojani.

    Rama do jete kryeministri radhes e jo Berisha,biles edhe Tropoja do ja japi Rames voten,per kete jam mese i sigurte.

  15. Koth thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:10 pm

    E medet qe duhet te japim dhe leksione pokeri tani !

  16. krye-fare thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:10 pm

    Tropoja
    Kryeminister do zgjidhet RAMA,biles edhe Tropoja Rames do ja japi votat.

    Sa per Meten,ai e di shume mire qe zgjedhjet e ardhshme doi te ishin shanci i fundit per tu bere Kryeminister,dhe me ndryshimet kushtetuese ai ngelet me gisht ne goje.

    Meta ose do te sforcohet te krijoje perseri aleance me Ramen ne zgjedhjet e ardhshme ose LSI do te perfundoje si partite tipi i Republikanes,PDK,etj etj etj.

  17. hunter thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:11 pm

    TMe duket se u harruan shume shpejt ato fytyrat plot me urrejtje qe mbushnin sheshet ne Tirane.
    Ishin gati te hanin mish njeriu vetem Berisha te ishte ne pushtet.
    Me e forta??????
    Ata as nuke dinin ,ose as nuk dinin te jepnin nje arsyetim llogjik se pserse Berisha duhej te ishte ne pushtet..

    Mjaft me paranoja. Ketu po flitet per manifestimin e Metes e ti komenton mitingjet e Berishes. Nese ke arsye te mbeshtetes mitingun e LSI, ok jepi. Po s’pate perse flet?
    Lajtmotivi i vetem, qe nxit Meten, Ramen, eshte antiberishizmi. Mungon nje ide, nje platforme qeverisje.
    Me keto debate personale Berisha-Meta-Rama dalin nga vemendja te gjithe problemet e tjera ekonomia, rendi, infrastruktura, politika e jashtme. Sikur 10% e energjive te shpenzuara per ti bere luften njeri-tjetrit neper mitingje apo tour-e “gju me gju me popullin” te ishin shpenzuar per te dhene nje ide alternative do te ishte shume me mire per Shqiperine dhe per imazhin e atyre qe kandidohen per ta qeverisur. Ilir Meta thur biografine e Sali Berishes e harron, qe do apo nuk do ne zgjedhjet e fundit populli i dha voten edhe e zgjodhi kryeminister. Nqs eshte i afte per kryeminister perse nuk thote kush eshte ideja e tij per qeverisje per tema konkrete. Puna eshte se as Meta as Rama nuk kane nje vizion qeverises. Me thuaj nje propozim te vecante nga opozita ne lidhje me inflacionin, infrastrukturat, turizmin, pensionet, shendetsine, arsimimin. Lufta politike behet ne keto tema dhe jo me hartime te mbushur me urrejtje.

  18. krye-fare thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:17 pm

    Une ju pergjigja pershkrimit qe ka bere Tropojani ne lidhje me mitingun duke thene se ne jemi popull bageti qe shkojme ne miting mbas qenit Ilir Meta.

    Une thashe thjesht e bukur,qe te mos harroen mitingjet e Berishes,me lloj lloj tipash ,qe e bejne mitingun e Metes te duket me shume si nje grup dasmoresh.

    Sa shpejt harrojne shqipetaret.

    Po gjynah sa shpejt harrojne Tropojanet,sepse qe kur ka ardh Berisha ne pushtet Tropoja vetem zi ka pare me sy.

  19. shefi kuadrit thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:24 pm

    Hunter mos e prish muhabetin tani. Mire po e besojme aforfe qe Rama e Meta nuk kane vizion qeverises. Po kush ka? Sala? I vetmi vizion qe ka Sala eshte ta mbaje karriken e pushtetit deri sa te vdesi as gje tjeter.(na e ka sqaruar kete i mencuri Namik Hoti). Cdo gje Sala e ben per pushtetin qe e do me shume se nenen e vet. Ai vje nga bjeshket nga vendi i Mujit e Halilit, andej konsiderohet burrni me e rujt kryatarllekun dhe bajrakun me gjak der ne vdekje.

  20. po pra thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:32 pm

    LSI po investon goxha ne kete muhabet - Po sa do investoje akoma, 50000 deklarata noteriale nga 10000 leke bejne 500 meleone. Cudi sa financime marrin partite nga shteti atje :(

  21. hunter thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:39 pm

    shefi kuadrit thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:24 pm

    Hunter mos e prish muhabetin tani. Mire po e besojme aforfe qe Rama e Meta nuk kane vizion qeverises. Po kush ka? Sala?

    Jo nuk ka! Kujton se kam problem ta them.
    E megjithate puna e qeverise aktuale eshte me e mira ne historine e qeverive post 1990. Niveli i larte i zhvillimit ekonomik, permiresime i infrastrukture, reforma dhe investime ne arsim, vendosja e rendit publik (lexo asgjesim te shume bandave qe benin ligjin ne Tirane, Durres, Lushnje etj) jane rezultate qe nuk mund ti mos i njihen.
    Po le te mbetemi te Ilir Meta, se mos behet xheloz per mungese vemendje…..

  22. Koth thotë:

    11 Maj 2008 @ 6:56 pm

    Hunter !

    me 2009 dy gjera jane te sigurta mbas zgjedhjeve :

    01.Berisha nuk do jete me as Kryetar i Partise Demokratike as dhe Kryeminister i Shqiperise.
    02. Jozefina Topalli nuk do jete me Kryetare e Kuvendit

    Ndersa me 84.5 % ;) :

    01. Rama nuk do jete me kryetar i Bashkise se Tiranes,
    02. Rama nuk do jete kryeminister i Shqiperise dhe kjo shkon mbi 91.45 % :)
    03. Rama nuk do jete me Kryetari i Partise Socialiste.

    Ajo qe nuk po ma thote akoma Kryetari Rama mua eshte : Kush do jete Kryetari i Bashkise se Tiranes nese ai do e vendose veten ne listen emerore te PS-se ?

    Sa me shpejt te ma thote aq me mire eshte. Se ca pune i kam te lidhura me Bashkine e Tiranes jo me Kryeministrin .

  23. hunter thotë:

    11 Maj 2008 @ 7:02 pm

    Koth, lum si ti per sigurine qe ke. Apo kjo e jotja eshte me shume deshire?
    Une per vete, s’e kam idene hic?

    Se ca pune i kam te lidhura me Bashkine e Tiranes jo me Kryeministrin.

    Po te paten ra ne qafe, nisja me kercenime :-)

  24. Koth thotë:

    11 Maj 2008 @ 7:14 pm

    Hunter !

    Mbaje shenim daten 11 Maj 2008.
    Na te te jap dhe deputetet qe tani po deshe.
    PD = 60 - 64 dele
    PS = 58 - 62 dele
    Kusuri do jete pol i trete .

    Nese nuk do jete Berisha kandidat i PD per Kryeminister duke qene se do jete parti e pare atehere, ky poli i trete ( nese Rama do mbaje keto llogore qe ka ) mbeshtet ate kryeministrin e ri qe nuk do jete Berisha, sepse do ta kete kusht kryesor qe ti jape vota per qeveri. :)

    Me kete llogari Rama do ta kete zili Ver Llapen.

  25. Tironsi thotë:

    11 Maj 2008 @ 7:19 pm

    “Niveli i larte i zhvillimit ekonomik,….. reforma dhe investime ne arsim,….jane rezultate qe nuk mund ti mos i njihen.

    Plako, per Shqipnine po fol ti apo e ke fjalen per jashtshtetit :D ? Cer zhvillimi ekonomik me, cer arsimi thu ti?!?!?!?!?!
    Apo e ke fjalen per kiosk-universitetet qe qisin filozofa pa hesap?

    Meta ka te drejte ne ato qe thote, pavarsisht se nuk ia ndien shume per kushtetuten dhe ka motive te tjera. Meqe nuk e kini qejf, mos i jepni voten, po hakun jepjani. Nqs nuk merrni vesh se per cfare po flitet harxhoni 20 minuta kohe qe te kuptoni se c’ndryshime jane bere e pastaj jam i sigurte qe nuk do jeni kaq anti-Meta

  26. hunter thotë:

    11 Maj 2008 @ 7:23 pm

    Mbaje shenim daten 11 Maj 2008.
    Na te te jap dhe deputetet qe tani po deshe.
    PD = 60 - 64 dele
    PS = 58 - 62 dele
    Kusuri do jete pol i trete

    U shenua! Mbaroi kjo pune.
    E mos bej gabim te zhdukesh nqs nuk del sic the

  27. Koth thotë:

    11 Maj 2008 @ 7:23 pm

    O Tironso o Armik ! ;)

  28. Koth thotë:

    11 Maj 2008 @ 7:26 pm

    Hunter !

    me hiq kuriozitetin : ku jeton dhe sa vjet ke pa votu ne Shqiperi ?

    Sa me e sinqerte pergjigjia aq me i sakte une .

    Ju faleminderit paraprakisht per pergjigjen . ;)

  29. Bregdetari Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Maj 2008 @ 11:00 pm

    Ej djema….
    Me keto ndryshime kushtetuese nuk eshtye bere hataja. Po shoh se edhe tek ju shume veta besojne se me keto ndryshime na u forcua pozicioni i kryeministrit dhe na u dobesua i presidentit e ku di une se ca.
    Ne fakt idete fillimisht ne 1998 ishin keto qe u miratuan tani (me perjashtim te zgjedhjes se presidentit).
    Psh. Mocioni i besimit dhe i mosbesimit fillimisht keshtu ishin parashikuar por atehere nderhyn partitet e vogla dhe u ndryshuan. Pastaj nuk eshte se tek ne ne menyren si ishin parashikuar fillimisht u perdoren shume dhe me sukses. Pothuaj qene inekzistent. Keshtu edhe ne menyren si jane vene prape nuk do te perdoren. Por edhe nese shqetesohemi sepse nese nuk votohet mocioni i besimit kruyministri shperndan parlamentin, kjo do te thote qe do kalojme menjhere ne zgjedhje dhe nese populli nuk e do kete kryeminster voton kunder ketij.
    Persa i perket sistemit te zgjedhjeve ate e zgjodhen vete partite pasi ishte nje kopje e sistemit te 1992. tani duan ta ndryshojne vete ta ndryshojne. Mgjt jemi nga te paktat kushtetuta qe kishim sistemin e zgjedhjeve te percaktuar ne kushtetute, pasi normalisht nuk duhet te jete pasi ndryshohet shpesh. Nese nje sistem nuk i del i mire atehere aplikohet nje tjeter dhe parashikimi ne kushtetute e veshtireson ndryshimin.
    Nese jeni te shqetesuar se u hoq KQZ nga kushtetuta, mendoj se edhe kur parashikohej ne ksuhtetute prape nje organ politik u be.
    Nuk mundet te shqetesohemi se iu vu nje mandat prokuroit te pergjithshem.Se paku tani nuk do nxjerrim ca komisonesh mekanikesh dhe veterineresh per te zbuluar “Llahtarine” qe bekan prokuroret.
    e vetja gje qe mund te kritikohet (sipas mendimit tim) eshte zgjedhja e presidentit me 71 vota. Personalishte do isha per nje zgjidhje tjeter. Nese presidnetin nuk e zgjedh parlamenti mbas 5 raundesh me 3/5 e votave atehere zgjedhja e tij te behej nga populli.

    Jashte ketyre nuk u prek asnje oorgan tjeter. gjyqesoeri, prokuroria, Gjykata Kushtetuese, presidenti, parlamenti dhe kryeministri per te vepruar kane po te njejetat kompetenca qe kishin edhe me pare.
    Ne ratsin tone thjesht eshte ndryshuar menyra e formimit te disa organeve por jo menyra e veprimt te tyre.

  30. Tironsi thotë:

    11 Maj 2008 @ 11:21 pm

    Bregdetaro, hataja behet kur te kaloje ca kohe. Problemi me i madh eshte te mocionet sepse ceshtja nuk eshte aq e thjeshte sa e ben ti.
    Edhe zgjedhja e presidentit eshte goxha problematike po hajt mo. Ne praktike, Presidentit te zgjedhur me 3/5 i duhet rreth 1 vit qe te fitoje pavaresine de fakto nga ata qe e zgjedhin (Moisiu, Bamiri). Ketij qe do zgjidhet me 50% 1 do i duhen 2 vjet qe te shkeputet nga partia qe e nxorri po te kete kellqe. Po s’pati te ben hatane po gjithsesi ka kompetenca me te vogla. Po nje kryeministri qe ka gjithe ato kompetenca dhe qe s’kane bythe ta heqin deputetet(sepse humbasin shansin per te qene deputete ne te ardhmen) si i behet?

  31. Lexuesi thotë:

    11 Maj 2008 @ 11:24 pm

    Bregdetar

    Ne linja te pergjithshme ndaj te njejtin mendim me ty.Biles mundohem te evidencoj domosdoshmerine e tyre.Ajo cka me shqetson,dhe e kam ngritur shpesh si problem tek peshku,eshte fakti qe keto levizje po kritikohen por pa asnje argumentim…?

    Tek peshku keto ndryshime kritikohen si “gure” shahu ne sherbim te Berishes apo Rames (ne te ardhmen) ndersa ne aspektin politik keto ndryshime kritikohen per pasion…?

    Cfare propozon pala kundershtuese ne vend te tyre?Cili eshte argumentimi teknik i KKMK DHE Lsi-se dhe propozimet e tyre konrete?

    Ps.Neni 87 eshte mjaft i diskutueshem….por ketu nuk sillet nje tjeter detaj.Qe kjo 50% 1% aplikohet vetem mbas turit te 3 te zgjedhjes.Pra ligjerisht i lihet shteg paleve per nje kompromis te mundshem ne lidhje me figuren e kreut te shtetit.

  32. Tironsi thotë:

    11 Maj 2008 @ 11:50 pm

    Lexuso, kam goxha respekt per mendimin tend prandaj te lutem, nqs nuk e ke me pertese, me sqaro pak se pse puna e mocioneve nuk eshte shqetesuese.
    Per sa i perket nenit 87, nuk te duket se ato 3 raundet do jene sa per te lare gojen me ate fare kulture demokratike qe kemi ne?

  33. tym thotë:

    11 Maj 2008 @ 11:51 pm

    E gjitha kjo ka lidhje me nje fakt te thjeshte: ESHTE BINDUR BERISHA QE PASARDHESI I TIJ QUHET EDI RAMA dhe kaq ! S’ka ndonje “filozofi” kushedi ç’ë në kete mes. Keshtu ndodh ne gjithe boten e civilizuar ku ka 5 rregulla loje politike qe respektohen. Edhe Chirac-ut ju desh kohe qe te bindej se do t’i duhej t’ja dorezonte Sarkozy-se pushtetin. Dhe u bind. Dhe ja dorezoi. Ashtu sikunder Mitterrand-it, ne 1995-en, ish kryeministri i asokohe Baladur nuk ja mbushte syun, dhe vendosi qe stafetën e pushtetit t’ja jepte Chirac-ut (qe asokohe s’kish as me te voglin shanc teorik per tu bere president). Dhe u bë qe ç’ke me të se keshtu vendosi pararendesi !
    Edhe ne Shqiperi, e njejta gje ka ndodhur: Alisë ju desh pak kohe deri sa “te bindej” qe pasardhesi i tij ishte Berisha, nderkohe qe ketij te fundit, ju desh edhe më pak kohe per t’ja kaluar stafeten Nanos, qe nga ana e tij, pas 8 vjetesh qeverisjeje, nuk harxhoi as sekonden me te vogel per t’ja kaluar ate edhe nje here Berishes.

    Keto ndodhin JO se Mitterrand-i e kish per zemer Chirac-un (ishin ne dy kampe te kunderta dhe ishin ngrene 3 here ne zgjedhje presidenciale me njeri-tjetrin); as Chirac-u Sarkozy-në; as Alia nuk e ka patur ndonjehere per zemer Berishen, sikunder ky i fundit Nanon (dhe anasjelltas). Dhe akoma më pak Ramën !

    Por te gjitha keto, nuk jane “pune zemre”, por pune “rregullash loje” politike : çdo “l’homme fort” (”burre i forte politik”) respekton homologun e tij, qe prej momentit qe e shikon se eshte i pa evitueshem. Gjithe puna eshte sa kohe hà ajo puna e “bindjes” e qe ne rastin konkret perkthehet “Berisha (ose me sakt, Berisha Nano) jane bindur me ne fund se “burri i forte” i ardhshem (future l’homme fort) quhet Edi Rama. Tani durim deri ne zgjedhjet e 2009 dhe kaq.

    E gjitha kjo per te thene (meqe duhet “lidhur” me temen e artikullit) qe skraparlliu Meta ben ashtu si ben sepse ka konstatuar qe nuk ka më asnje shanc per te qene “future l’homme fort” (”njeriu i ardhshem i vendit”). Dhe nje gje e tille ndodhi jo pse u ndryshua ligji elektoral, perkundrazi, ndryshimi i ligjit elektoral eshte pasoja e nje vendimi te tille e qe perkthehet: Berisha (dhe akoma më teper se Berisha, Nano !!) kane pranuar ardhjen e ardhshme te Rames ne krye te puneve. kaq.

  34. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 12:21 am

    Na u bene veshet daulle tu degjuar te Inatosurin dite per dite…

    Peshk…nje pyetje kisha. Ju duket gje NORMALE qe eshte e disata here qe sillni artikuj dhe citime DIREKT nga faqja e internetit e Levizjes Skraparllie per Ilirin?? Jo se me prish pune mua po vetem se sikur pretendonit te ishin te pa-anshem…

    Le te mbajme mend MIRE…se ishte pikerisht per hir te ILIR METES qe SALI BERISHA u be kryeminister i vendit ne 2005. Kjo te mbahet mend…po ashtu dhe lojrat qe Ilir Meta ka luajtur vazhdimisht me KEDO per interesa personale (si shok i Nanos, i Rames dhe i Berishes ne etapa te ndryshme…ashtu si i dilte per interes ne kohe).

    Sot na del is armik i Berishes. Ishte pikerisht loja e Ilirit qe e solli Berishen ne pushtet…kjo nuk mund te mohoet nga askush.

    Ilir…je shume njeri me vrer…je shume i Inatosur…

    PS: Tirons…ceshtja e mocioneve nuk eshte kaq hata e madhe sac e ben ti dhe Peshkataret. Nese shperndahet parlamenti…ka zgjedhje perseri. Atehere i bie POPLLIT HEROIK TE MAMURRASIT qe ta zgjedhi perseri kryeministrin (nepermjet parlamentit te ri). Une nuk shof asnje aresye per tu skandalizuar ne kte mes…bile mua me duket forme me demokratike (nevend qe kryeministri te zgjidhet perseri nga i njejti parlament). Gjithsesi…ky eshte problem qe s’ka per tu hasur kurre…

  35. Tironsi thotë:

    12 Maj 2008 @ 12:37 am

    ka zgjedhje perseri grupo, dhe Sula (apo kushdo qofte kriemnister) nuk e ve me ne liste Mustafajn, Oketen etj (apo kushdo qofshin deputetet qe mund te kene votu kunder). Bohen zgjedhjet, fito Rama, ama Sula nuk iken sepse gjithe kundershtaret e mrenshem i ka fik. Ky rast osht mo fatlumi.
    Rasti tjeter eshte kur deputetet nuk jane kaq parimore, po i varin trasten muhabetit dhe e votojn prape Sulen (apo kedo) sepse nuk dun me humb deputetllekun. Te ne shpesh eshte thene qe dhe opozita nuk do me e hedh qeverine sepse sapo kane marre deputetet mandatet e nuk kane nge te bojn prape fushate. Mendo se sa te predispozum do jene me i thon stop nje kryeministri qe po te bjeri do u kete ne dre dhe shansin me u fut ne lista. Une kete pune nuk e shof fare si te lidhur me politikene sotme. E shof thjesht si ceshtje ligjore. Mendo sikur dicka te tille ta kishte bere Berluskono bje fjala, po keshtu do flisje ti?
    Per mu e ka lli Grupo, po Rama te pakten te leri te kuptoje qe e beri nga halli dhe qe do ta ndreqi kur te vije ne pushtet.

  36. Tironsi thotë:

    12 Maj 2008 @ 12:41 am

    Edhe nje gjo Grupo, per te qene fair. Berisha erdhi ne pushtet prej Nanos e jo prej Metes. Jam i bindur se shumica derrmuse e atyre qe votun per LSI nuk do kishin votuar fare sikur LSI te mos ekzistonte.

  37. Koth thotë:

    12 Maj 2008 @ 8:50 am

    Bregdetari !

    Kur u pushtua Bizantini , hataja ne na ra ! :) ( Keshtu tha perfaqsuesi i Venedikut ke Filmi Skenderbeu )

    Une i dashur du te ndaj dy gjera :
    01. ana juridike e problemit qe duhet te jete debat midis profesionistesh dhe qe ne rastin e ketyre ndryshimeve nuk u be fare.
    Ti kete e harron. Nuk te besoj. Ben sikur e harron, sepse as me kete nuk je dakort ti.
    02. ana praktike e ndryshimeve. Tani me thuaj ti mua shkurt fare, si mund te mos kem frike une kur brenda nje dite te vetme u bene ndryshime kushtetuese te pakonsultuara ( si me siper argumenti ) , u vune deputetet ne rrjesht per nji si bagetia sipas matrikullit ne versionin modern dhe me te djegme ne versionin rural dhe votuan per nje gje qe as dhe e kishin lexuar jo me kuptuar ?

    Tani kjo kushtetuata a ma jep mua garancine qe nuk do abuzohet me keto kompetenca, kur vete fakti i ndryshimit te tyre me tregoi per te kunderten ?
    E kam fjalen per kapercimet ligjore qe iu bene konsultimeve te detyrueshme.

  38. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 8:54 am

    FIER- Shkatërrohet LSI-ja në qytetin e Fierit. Janë 275 anëtarë të kësaj partie që kanë vendosur të bashkohen me PS-në duke braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim. Haxhi Kalluci aktualisht nënkryetari i bashkisë së Fierit, por edhe kryetari i Lëvizjës Socialiste për Integrim ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e LSI-së. Kalluci ka vendosur të bashkohet me Partinë Socialiste. ‘Meta po tenton të përçajë të Majtën duke bërë kështu lojëe Berishës’- është shprehur Kalluci. Deklarata të tjera të ashpra kanë ardhur në adresë të Ilir Metës, kreut të LSI-së, duke e akuzuar se ai po shet të Majtën për karrigen e tij, duke lënë këshut shumë socialistë pa punë. Kalluci ka shprehur keqardhjen e tij duke thënë se: ‘Na vjen keq që Meta na tradhtoi”

    www.shekulli.com.al

    ———————————————

  39. hunter thotë:

    12 Maj 2008 @ 8:58 am

    Koth thotë:
    11 Maj 2008 @ 7:26 pm
    Hunter !
    …… sa vjet ke pa votu ne Shqiperi ?

    Me fal per vonesen.
    Per te votuar, s’kam votuar ndonjehere. Pastaj nese ndokush tjeter ne zonen time ka votuar ne vend tim, kete s’di ta them….

  40. Koth thotë:

    12 Maj 2008 @ 9:01 am

    Lexuesi,

    peshku eshte i lezecem se perfshin ne debat shume persona. Simbas humorit dhe patetizmi. :)

    Seriozisht ti mendon qe peshku duhet te beje ate qe e ka ( kishte detyrim ) ligjor tjeter kush. E kam fjalen per debatin teknik.

    Ajo qe ndodhi eshte jo normale. Edhe diku tjeter t`u pergjigja. Nuk mund te kihet frike nga ndryshimi por menyra se si behet ajo do kontroll te plote dhe gjithperfshires.
    Diskutimi tani eshte si kofini mbas te vjeli.

    Ata qe bene ndryshimet me dhane mua argument te jem skeptik dhe nuk po e fsheh fare : e kam me emrat qe e udhehoqen ndryshimin.

    Kaq e thjeshte eshte .

  41. Koth thotë:

    12 Maj 2008 @ 9:20 am

    Petrit Vasili: Kalluci ishte përjashtuar nga LSI-ja për falsifikim

    Nënkryetari i Bashkisë Fier, mësohet se ka kaluar te PS-ja që prej gjashtë muajsh, pas përjashtimit të tij nga LSI-ja. Në një prononcim për mediat, Kalluci, së bashku me mbështetësit e tij, i kërkoi elektoratit që t’ia japin votat PS-së, pasi ishin zhgënjyer nga politika totalitare e Metës. Por i menjëhershëm ishte reagimi i degës lokale të LSI-së Fier. Kryetari i degës së LSI-së, Fredi Çuko, e akuzon Kallucin për rezultate të dobëta në zgjedhjet e 18 shkurtit, për monopolizim të partisë, përfitime personale dhe abuzime me financat e partisë. Sipas Çukos, kryesia e re e degës së LSI-së në Fier ka mbledhur fakte dhe prova materiale për ta paditur penalisht ish-drejtuesin e LSI-së, njëkohësisht n/kryetar i Bashkisë së Fierit. Ndërkaq sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, sqaroi dje se Haxhi Kalluci ka kohë që është përjashtuar nga LSI-ja. “Kalluci është shkarkuar prej mëse një viti nga detyra e kryetarit të degës së LSI-së Fier, me vendim të kryesisë qendrore dhe prej asaj kohe nuk është përfaqësues i lëvizjes sonë”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së. Ai shpjegoi se Kalluci u shkarkua pasi falsifikoi listën e kandidatëve për në Këshillin Bashkiak të Fierit, pas zgjedhjeve të 18 shkurtit të vitit të kaluar, duke vendosur në vend të anëtarëve tanë, të afërm dhe miq të tij. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, sqaroi se “asnjë anëtar i LSI-së dega Fier nuk i është bashkangjitur Partisë Socialiste, ashtu siç pretendon ish-kreu i kësaj dege, i shkarkuar prej mëse një viti nga detyra si falsifikator”. “Nuk e kuptoj këtë paraqitje të zoti Kalluci sot në media, kur dihet se prej mëse 6 muajsh, ai është anëtar i rregullt i PS-së dhe nënkryetar i Bashkisë në rrethin e Fierit, po si përfaqësues i PS-së”, vijoi Vasili. Duke hedhur poshtë pretendimet e ish-kreut të LSI-së dega Fier, se nga kjo forcë janë larguar 150 anëtarë të tjerë, Vasili shtoi se, “kjo nuk është aspak e vërtetë, madje kohët e fundit në rrethin e Fierit janë regjistruar 900 anëtarësime të reja”.

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=14199

  42. N.Ago thotë:

    12 Maj 2008 @ 9:22 am

    Plasi ndarja e vendeve në Parlament këtej. :)
    Ja dhe një tjerër çudi shqiptare. Për “tabakanë” ndonjëherë tjetër. Me ndonjë temë që nuk kërkon analizë apo mendim.

  43. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 9:27 am

    Paska filluar edhe LSi te mbledhe dosje si berisha?!

  44. Koth thotë:

    12 Maj 2008 @ 9:35 am

    Neki o analist i pavarur !

    A e di ku dallon nji katnar nga nji qytetar ? Ja ta them une :
    Andej nga anet tuaja kur shkon nji prej qyteti per vizite ne fshat vendallinjte i testojne zgjuarsine duke i hudhur ndonje romuz.
    Vazhdon dhe sot e kesaj kohe.

    Ose e thene ndryshe : nuk behet kurre katunari qytetar.

    E kam fjalen per vete, se mos te ngelet hatri !

  45. N.Ago thotë:

    12 Maj 2008 @ 9:37 am

    @kothere
    Si gjithnjë, mendjemprehtë e i gatshëm për debat të shëndoshë, pa sulmuar njeri e pa ofenduar. I rritur në inkubatorin e peshkut.:)

  46. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 9:40 am

    LSI po kerkon te terheqe elektorat te PS dhe ka shume aty qe nuk po pershtaten dot (faji i Rames qe nuk i orienton) me strategjine e re.

    Per te bere kete, Metes i duhet te zere ato pozicione qe po leshon PS. (pozicione qe duhet te kish sipa llogjikes “si me bere do te ta bej”)

    Kjo mbledhja e dosjeve (”do te …” nuk ka me vlere) eshte emblematike.

  47. Koth thotë:

    12 Maj 2008 @ 9:52 am

    O Neko !

    Kam i mikeshe ne peshk une qe ne 10 fjali me thote : ik are katnar .

    Ma argumenton bile :

    E para thote origjina ( prinderit i kam fshatare pavaresisht se kam le mqytet )
    E dyta thote : ti cdo krahasim qe ben thote e ke nga pjesa rurale ( e ka fjalen kur permend bagetite ose kur i them asaj dhie e eger ) deh ka te drejte.

    E treta dhe kryesorja me thote eshte qe ti e ke per turp qe je katnar thote cka verteton qe je verte katnar.

    E katerta thote qe je katnar sepse ti i lufton ( se katnari per katnarina hasem o Neki ) me shume katnaret sepse i dallon me lehte ata, sepse je si ata.

    Neki !

    Romuzet e bejne nje njeri ” katnar” edhe se mund te jetoje ne mes te Athines.
    Kur ke veshtiresi per te kuptuar postimet qe bejne te tjeret atehere eshte me e lehte te pyesesh ose te heshtesh.
    Ja per ta bere edhe nje here te kuptueshme : ne gjithe keto vite zgjedhjet kane qene pazar bagetish ( e shef si e vertetoj une origjinen time nga fshati ) dhe kupto thelbin .

    Neki eshte veshtiresuar komunikimi ketej nga peshku nuk eshte me si qemoti .

  48. N.Ago thotë:

    12 Maj 2008 @ 10:01 am

    Po xhan i Nekiut, asnjëherë nuk kisha dyshuar për fshatarëllëkun tënd. Përse e rithekson kaq herë apo për të bindur veten tënde?
    Por edhe unë, asnjëherë nuk kam e kam mohuar ndonjëherë Kalivaçin tim. Madje madje jam munduar ta theksoj gjithandej. Me dhi e me dhën jam rritur e jam mësuar tërë kohën si të ruhem nga shkelmat e hajvanëve se im at’, edhe sot e kësaj dite e ka një palo gomar. Mbaj mënt kur na vinin në fshat ca që kishin lindur në qytet meqë u qe transferuar babai si oficer, kapter apo kishte hyrë kollovar dhe trembeshin nga dhëntë e nga dhitë. Puna qe sa të ambientoheshin se pastaj bëheshin më fshatar edhe nga ne dhe ja hipnin gomarit në lëkurë, pa samar fare. Edhe bërtsisnin fort që të dëgjoheshin që ishin edhe ata fshatar si puna jonë. Bile, ndonjëherë bëheshin edhe më fshatar nga ne e na jepnin mënt si të ngarkonim gomarin me dru. E pastaj, ikin për të riardhur në verë e për tu ritrëmbur nga dhitë e nga dhëntë. Këto mbi fshatarllëkun dhe të qenit fshatar.

  49. Koth thotë:

    12 Maj 2008 @ 10:12 am

    hihihi,

    Bile, ndonjëherë bëheshin edhe më fshatar nga ne e na jepnin mënt si të ngarkonim gomarin me dru.

    Puna qe sa të ambientoheshin se pastaj bëheshin më fshatar edhe nga ne dhe ja hipnin gomarit në lëkurë, pa samar fare.

    E shef cer ban kur do ? :)

  50. Blina thotë:

    12 Maj 2008 @ 11:42 am

    Mbaje shenim daten 11 Maj 2008.
    Na te te jap dhe deputetet qe tani po deshe.
    PD = 60 - 64 dele
    PS = 58 - 62 dele
    Kusuri do jete pol i trete

    Koth besoj se duhet t’i besh parashikimet edhe nje here, sepse pas ndryshimeve te fundit te kushtetutes mbi sistemin zgjedhor i bie qe i tere parlamenti te kete 100 deputete

  51. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 11:45 am

    Nga e more vesh kete Bline?

    “i bie qe i tere parlamenti te kete 100 deputete”

  52. Blina thotë:

    12 Maj 2008 @ 12:10 pm

    Ooops, kerkoj ndjese, lajthitje nga ana ime. Parlamenti perbehet nga 140 deputete, kjo mbeti e pandryshuar

  53. Koth thotë:

    12 Maj 2008 @ 12:45 pm

    Bline !

    Ja se vazhdojne llogarite : nese do pranojme versionin me te mire te PS dmth qe merr kete rradhe 62 deputete hesapi vazhdon keshtu .

    Meqe partia e Gjinushit do behet federate me PS atehere kjo parti do minimumi 5 deputete.
    Pra nga 62 minus 5 te Gjinos ngelen 57 deputete.
    Meqe kloni i fundit i PS-se G99 do beje alenace para zgjedhore me PS-ne e Rames atehere dhe kjo do minimumi 2 deputete.

    Pra , nga 57 deputete minus dy te Erionit ngelen 55.

    Meqe politika pertej te Majtes dhe te Djathtes ka thene qe do vendosim qe 30 % e deputeteve do jene gra atehere hesapi behet :

    55 x 0.3 = 16.5 deputete gra nga PS. E marrim 0.5 dhe ja japim burave dhe ngelen 16 deputete gra.
    Pra nga 55 po te heqim 16 gra ngelin 39 deputete.

    Nga keta 39 deputete vendet jane te zena per :
    Enver Llapen, ( Ver Llapa )
    Sadri Abazin,
    Erion Bracen,
    Gramoz Rucin
    Namik Doklen,
    Fatmir Xhafen,
    Kastriot Islamin,
    Arben Malajn,
    Andis Harasani.

    Atehre nga 39 minus keta te sigurtet atehere ngelen 30 deputete.

    Tani nuk te duket si pak qe me 30 vete te fitosh zgjedhjet ?

  54. po pra thotë:

    12 Maj 2008 @ 12:59 pm

    Ky i inatosuri vetem Koshtunicen ka te ngjashem ne bote. Me 8% a do me u bo kryeminister a s’ka. Dhe gjithe kete e sajon per shantazh qe ti thote ps-se “ja, pa mua si fiton dot zgjedhjet se une kam shume mbeshtetes” Se ai e di shume mire qe referendumi nuk do behet se s’ka baze ligjore (le ta konfirmoje bregdetari kete). Pa ka dhe ca siklete te tjera se i duket sikur g99 e futi Rama qe ti marri vota ketyre etj. Gjynah ata qe e ndjekin kete te inatosur problematik.

  55. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 1:46 pm

    Eshte vertet gjynah per ata qe ndjekin te Inatosurit…ose qe te pakten nuk kuptojne se gjith ky sherr behet vetem per perfitime personale te Ilir Metes…

    C’u be me ate referendumin?? U bene gati nje muaj…

    Bohen zgjedhjet, fito Rama, ama Sula nuk iken sepse gjithe kundershtaret e mrenshem i ka fik.

    O Tirons po tani ca po flet njehere!! Te thash mos lexo shume dosjet e Grupeve Armiqsore ke Peshku apo flet-rrufete e Inatosura. Po fitoj Rama zgjedhjet…si mbetet Berisha prap kryeminister?? :)

    Dhe mbaje mend Tirons…po fitoj Berisha prap…e vetmja aresye do jet…Ilir Meta. Zgjidhni vet cfar doni…

  56. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 1:53 pm

    Ajo qe nuk po ma thote akoma Kryetari Rama mua eshte : Kush do jete Kryetari i Bashkise se Tiranes nese ai do e vendose veten ne listen emerore te PS-se ?
    Sa me shpejt te ma thote aq me mire eshte. Se ca pune i kam te lidhura me Bashkine e Tiranes jo me Kryeministrin .

    Eduard Shalsi e di ti…po nuk i ke punet mire Koth-e se e ke sha si shume ktu ke Peshku. Te thash ta mbaje gojen…

  57. Koth thotë:

    12 Maj 2008 @ 1:56 pm

    po pra,

    lideri i nje aleance eshte pergjegjes per funksionimin korrekt te saj.
    Rama ka pasur te gjithe kohen e duhur per te siguruar mbeshtetjen e te gjithe aktoreve brenda kesaj aleance.
    Terhiq e lesho eshte parimi kryesor ne keto pune dhe fakti qe i krijohet kjo e care tregon se ai nuk di te beje loje mbas kuintave.

    Nese Rama qendron ne kete istikam, PS rrezikon te dale parti e trete sepse sejmenet e tij po vazhdojne me denigrimin e personave qe jane ne alternativen JO KESHTU.

    Shiko, brenda vetem 5 ditesh i njejti autor qe u morr me gruan e Metes ne nje te perditeshme shqiptare shkruan : … Me ç‘duket, edhe LSI-a ja ka dalë të fitojë statusin, atë të të papërgjegjshmit…

    I gjithe shkrimi ka per qellim te deshmoje qe Iliri i LSI eshte rrezik per Ramen dhe se prokupimi i tij ( ketij shkruesit ) eshte qe Rama ta dalloje mire se si ai i ka vene gjoksin ketij rreziku.

    Rexhep Mejdani para disa ditesh e the i cike me lezet qe nuk duhet te merren pozicione te pa ndryshueshme. E kishte per te gjithe ata qe jane ne tavolinen e pokerit.

    Dhe Mejdani eshte burre i mencur .

  58. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 1:59 pm

    Me fal se dro nuk qekam shprehur qarte. Nuk iken nga partia e kisha fjalen Grupo. Dhe per mu nuk do kete ndrsyhu asgje nqs Berisha nuk iken nga PD sepse Sula prape do e mbaje gjalle “politiken e vjeter”

    Sa per:

    “Dhe mbaje mend Tirons…po fitoj Berisha prap…e vetmja aresye do jet…Ilir Meta. Zgjidhni vet cfar doni…”

    Une zgjedhjen e kam bere qe ne 2005 kur nuk votova per PS se doja te ikte Nano me Berishen. Sot do votoj qe te largohet Berisha, me shume gjasa do ia jap PSse, po them se nuk ka sens te injorosh LSIne dhe pastaj te thush qe eshte faji i tyre qe humbem. Aq me teper qe per ta heq qafe Meten te jesh gati te na lesh prape Sulen var mbi koke. Keshtu qe punen e Ilir Metes duhet ta kete parasysh Rama e jo une.

  59. po pra thotë:

    12 Maj 2008 @ 2:03 pm

    Koth, edhe une nuk jam per pozicione te pandryshueshme, dhe as mbroj Ramen. Por nje harxhim te tille te energjise se popullit dhe qe sjell edhe kosto te tjera bashkangjitur, vetem per ambiciet personale te Metes, normal qe nuk e mbeshtes. Sa per faktin qe ps do dali force e trete, mbetet per tu konfirmuar ne zgjedhjet e ardhshme, po te majtet shqiptare u dogjen njehere nga Meta, se besoj se do i shkojne prape mbrapa megjithe qendrimet e tij gjoja-parimore.

  60. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 2:11 pm

    Terhiq e lesho eshte parimi kryesor ne keto pune dhe fakti qe i krijohet kjo e care tregon se ai nuk di te beje loje mbas kuintave.

    Terhiq e lesho atje ku duhet…jo se del nje i Inatosur dhe thote…me jep mu 15 deputet se do dal ne shesh me autobuza nga Skrapari!! Atje nuk leshohet…

    Dhe kte Rama e ka vertetuar gjithnje…ai nuk leshon per budallenjte…Nuk eshte menaxhim i mire tju japesh cildo ate qe kerkojne vetem se e kerkojne.

    Ai nuk del force e trete se ai gjithnje eshte forca e pare. Kush qenka e para dhe e dyta ne ky eshte i treti?? Ilir Meta merr a s’merr 5% te elektoratit…gojen dhe koken e ka te madhe po asgje tjeter. Birisha i ka humb dhe Tropojen mesiguri…lere mo te tjeret. Kush qenka atehere?? Erjonka?? O eshte Rama o s’ka tjeter ne Shqiperi sot…kte e kuptojme te gjithe…po flas nga ana e popularitetit dhe peshes ne elektorat. Ilir Meta vdiq me Nanon…dhe bile bile…do dali me Nanon ne te njejten ane kundra Rames…

    Tirons…ai do hiki nga PD-ja dhe kte nuk e ve ne dyshim. Do hiki ose do ti hikin…sidoqoft ai nuk do ket me fuqi. Do behet si Meta…nje i Inatosur qe mbledh autobuza nga Skrapari dhe kaq.

    Une e shikoj kte qendrim te Rames bile si nje deshmi te mire…ai nuk ndryshon parimet e tija te drejta vetem per hir te tekeve te disa parazitve qe duan vetem karrige dhe asgje tjeter. Kjo eshte deshmi e mire…

  61. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 2:13 pm

    po te majtet shqiptare u dogjen njehere nga Meta, se besoj se do i shkojne prape mbrapa megjithe qendrimet e tij gjoja-parimore.

    Ashtu…Me llafe e me mitingje Meta duket i forte…po ai ne 2005 kur kishe peshen me te madhe morri a s’mori 8% te votave. Sot s’ka me fuqi…se njerzit e kuptojne…Birisha duhet te hiqet dhe nuk do ta heqi Ilir Meta…po dikush tjeter.

  62. Koth thotë:

    12 Maj 2008 @ 2:19 pm

    po pra,

    shiko. Nuk behet fjale per mbeshtetje ketu. Behet fjale per vota dhe si behen llogarite.

    LSI merr mbi 100 000 vota. Po tu shtosh ketyre votat e mbeshtetesve te Nanos qe nuk shkojne ne PS-ne e Rames atehere ky numur behet akoma dhe me i madh.

    Mos te te reje mendja se mileti ketu do votoje kete rradhe kunder Berishes. Harroje kete dhe mos beni kesi gabimesh se eshte naivitet.
    Ketu robte votojne per qejfmbetje apo kunder atij qe eshte i angazhuar nga pala tjeter.

    Nese ka budallenj qe e lidhin voten me vizionet e lidereve apo cakerdisjet politike, kjo nuk eshte arsye qe une duhet ta pranoj me sy mbyllur.

    Kjo eshte e para here qe Rama eshte ne zgjedhje te pergjitheshme dhe nese ai nuk merr parasysh se si zhvillohen ato ( si jane zhvilluar deri tani te pakten ) atehere e them me shume probabilitet qe PS kalon ne parti e trete.

    Ka nje ngutje te madhe per te luajtur me: cdo vote per Ilir Meten eshte vote per Berishen.

    Keshtu veproi dhe Nano, po hesapet me gjithe Dushk e lane me llulle ne goje.

    Rama eshte i detyruar te bashkepunoje me LSI-ne. Nese kjo nuk behet fajtor nuk eshte Ilir Meta.

    Nuk duhet me u ndiku nga opinioni i sejmeneve qe duan te futen tek ajo lista e deputeteve apo nga budallenjte qe qarkullojne neper web. :)

  63. po pra thotë:

    12 Maj 2008 @ 2:34 pm

    Koth, LSI nuk i merr kurre me shume se 80 mije vota…80 mij vota ne proporcional rajonal mund te jene shume po mund te jene edhe shume pak, kete e di mire Meta, varet nga perqindjet per cdo zone…Sa per voten kunder Berishes, padyshim qe te majtet do votojne kunder Berishes dhe jo pro Metes apo Rames, te mendosh te kunderten eshte naivitet…Heren e pare njerezit nuk arriten ta konceptonin parrullen “cdo vote per Meten eshte vote per Berishen” por kete here e kane eksperiencen, keshtuqe ajo parrulle do i beje goxha pune ps-se qe ne rastin me te keq ka marre 350 mije vota…
    Dhe tjetra, Meta eshte i detyruar te bashkepunoje me ps-ne, perndryshe jo vetem qe do ngelet e perfaqesuar per ibret, po do i ikin dhe ata mbeshtetes qe po i mban shpresa qe ne 2004 qe do fitojne dhe do kapin ndonje thele, po do ikin dhe biznesmenet qe po i ha leket Meta me Inatllikun e vet, e do ngelen si partia e Dash Shehi-t…

  64. toko thotë:

    12 Maj 2008 @ 2:49 pm

    Disa pyetje.
    1. Po Nano c’u bo? Ka hup si krypa n’uje. Thu ash shkri mrena PS-se uje?
    2. Mos ka venos ky Rama me u bo Putini i Shqipnis? Ne qoft keshtu A e bo dot? ( mendoni ketu qe ai nuk ka as kapacitetin mendor e as muskujt e KGB se Putinit, pa permen ketu qe Rama asht kap keq prej korupsionit qi ai duhet me luftu qe t’quhet Putin)
    3.Po Berisha ku ka me qen ne 2009. Thu ai e ka leshu kaq lehte 2009 pa karrige per vedin e tij?
    Te tjerat dihen Askush nuk e ru per kushtetut apo popull apo Shqipni. Vec per vedi mendojn keta.
    Megjithate desha me thon se ma mire ky malsoni i inatosun i Shqipnise se Jugut se sa ai malsoni i keq i Veriut apo ky moderni memec i shqipnis se mesme .

  65. Rob-terneti thotë:

    12 Maj 2008 @ 3:02 pm

    Problemi eshte se Meta e ka rritur shume cmimin per bashkpunimin. Po qe se Rama i jep atij kryeministrin, s’i mbetet tjeter …

    Meta vertet la Nanon me llulle ne goje, por edhe vete me llulle mbeti. Mesa duket, Meta e ka shume te lehte kercimin mbi tavolina.

    Llogjika e do qe Rama e Meta te merren vesht, por prap kryeminister njeri do te jete, dhe nuk i takon Metes. Ky i fundit, nga inati apo superzgjuarsia mund te fleje prap me mullixhiun, se ka dhe goxha dhjame nga mbretetime te meparshme, por nuk e kane kete lluks sejmenet, si pune e atij nga Fieri.

    Edhe po doli PS parti e trete, prape Meta s’benet kryeminister, kismeti i Berishes sh.p.k.

    Ndersa fatkeqesia e vertete eshte se sido qe te shkojne punet, zyra e kryeministrit sh.p.k ka qene e do mbesi.

  66. TROPOJA Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 3:06 pm

    toko.
    Ja pergjigjet. 1)- Flitet qe Fatos Nano rikthehet ne shtatore, disa thone qe do te vije i maskuar si Indian me pupla ne koke.
    2)- Edi Rama nqs nuk behet kryeminister ne 2009 (gje qe uroj) do vazhdoje te pozoje nudo ne plazhet Shqiptare, ashtu si ne France.
    3)-Ndersa SALI BERISHA mendoj se do vazhdoje jeten si gjithmone ne drejtimin e PD-se.

  67. TROPOJA Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 3:16 pm

    SHQIPRIA ka akoma nevoje per SALEN. Te gjitha arritjet e rendesishme dhe deri ne pranimin e antaresimit ne Nato, jane arritur nga puna e mire e qeverise BERISHA. Aman o “peshq” pritni sa te na fuse dhe ne BE dhe pastaj “hiqeni” nga kryeminister.

  68. castelino thotë:

    12 Maj 2008 @ 4:48 pm

    “po pra…”, LSI ne dy zgjedhjet e fundit korrik 2005, shkurt 2007 konfirmoi se ka nje elektorat te qendrueshem me 130 mije vota…Keto vota do rriten edhe me shume,,,nga ata socialiste qe nuk pajtohen dhe ndihen te fyer nga drejtimi diktatorial qe Rama po i ben partise socialiste…

    Tropoja??? Shqiperia ka nevoje per Salen??? Mos bre….boll me….nuk duam me Gerdec…

  69. po pra thotë:

    12 Maj 2008 @ 5:38 pm

    Sa kollaj i beni llogarite e socialisteve qe ndihen te fyer nga Rama ju? Po llogarite e socilaisteve te integruar qe fyhen nga keqperdorimi qe i ben Meta per karrigen e vet a i ben ndonjehere castelino? Nejse, qe te mos merzitesh, ne zgjedhjet e ardhshme LSI do marri 2.2 milione vota, se do votojne edhe ata qe jane te zhgenjyer me ndryshimet kushtetuese, edhe ata qe jane te zhgenjyer me pushtetin e Berishes, edhe antaret e simpatizantet e PR-se qe u zhgenjyen nga Gerdeci, edhe demokristianet qe u lodhen duke bo kongrese…. Votuesit potenciale jane goxha, te shohim sa do jene real…

  70. castelino thotë:

    12 Maj 2008 @ 5:42 pm

    “Po PRA”…..se po me dukesh ose si G99-ç, ose si punonjes i bashkise…

    Degjo ketu dhe me vemendje: Partia Socialiste or ti trim..nuk eshte as G99, as bashki e Tiranes, as Mimi Kodheli…as Ledi Shamku dhe as Ylli Manjani. Partia Socialiste nuk eshte as e atyre qe kane ardhur me luge ne brez kur ishte ne pushtet…
    Partia Socialiste eshte pasuri kombetare….Partia Socialiste eshte e atyre njerezve qe kane ngrene dru dhe u jane thyer kockat….per te mbrojtur kete Kushtetute qe kemi sot, qe e votuan 1.5 milion shqiptare dhe qe nuk mund ta ndryshojne 115 depute ushtare te rames dhe te berishes

  71. po pra thotë:

    12 Maj 2008 @ 5:56 pm

    Meqe kjo pune u be me supozime… Se pari mua s’me lidh gje me g99 dhe me asnje lloj bashkie ne Shqiperi. Po ti mos je gje ajo cupka, kryetarja e forumit rinor te LRI-se?
    Dhe meqe je keqkuptuar shume, se e kujt eshte ps mua s’me intereson fare me thene te drejten. Meqe kjo tema eshte per Meten dhe LSI-ne, po diskutoj per ta. Po meqe edhe ty te duket qe tashme kauze e vetme e LSI-se eshte te luftoje per karrige/kolltukun e supozuar te Metes kunder te gjitheve, kryesisht kunder ps-se (se luften brenda llojit Meta pretendon se e njeh me mire se te tjerat), ndjehu i lire te besh llogarite e gjithe votuesve te Ballkanit, mundesisht merr ca edhe nga VRMNO-DPMNE se jane te zhgenjyer dhe ata.

  72. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 6:31 pm

    :) po-pra mos u merzit se dhe me mua te njejtin avaz ka castelino dhe disa te tjere…po fole nodnje fjale kundra Metes ose ne “mbrojtje” te Rames te hidhen ne fyt e te akuzojne se je “antar bashkie” ose “Erjon Bracja”. Edhe mua ashtu mu duk castelino ne fillim…si ajo vajza e LRI-se.

    Nejse…jane pak te cuditshme kto akuza kundrejt Rames se paska krijuar njerez te “inatosur” me menyren e udheheqjes se PS-es. Edhe mundet…por problemi eshte se kush jane kta njerez dhe a ja vlen ti “behet qefi”. Ata jane Nano-istet…qe per mua…udhe te mbare. Nuk i bejne ndonjehere hesapet me njerez te tjere qe i jan afruar PS-es me shume me arrdhjen e Rames…apo dhe me njerez te shumte…bile dhe te djathte…qe nuk e shofin me Berishen apo dhe “politiken e vjeter” si te vlefshme…dhe qe gravitojne drejt Rames. Rama per mua krijon nje terheqje perfshirse…qe s’ka te bej dhe aq shume me PS-en e pensjonistve apo LSI-ine e Skraparit.

    Sa per peshen e LSI-se…ajo vet ne kulmin e saj ne 2005 morri gati 9% te votave (nga ajo 49% e elektoratit qe votoj…ne zgjedhjet e arrdhshme besoj se pjesemarrja do jet me e madhe). Me ate perqindje i bie qe LSI-ja ta ket te veshtire te fitoj ndonje deputet…pervec mbase ne Skrapar. Dhe atehere ishte faktori Nano qe luante rol. Sot s’ka me Nano…ka vetem Ilirin qe vazhdon te brohorasi…pa kauz…pervec pushtetin per vetvete. Sa njerez mund te terheqi Iliri pa patur aresye?? Cfar sjell Iliri qe i afrohet me shume “idealit te majt” qe castelino preokupohet kaq shume se po cenohet??

    Ketu Ilir Meta lufton vetem per ata 15 deputet qe pretendon…dhe qe Rama nuk ja dha ne pazaret qe kerkonte Ilir Meta. Nejse problemi nuk eshte castelino se ai e ka mbushur mendjen me kohe…problemi eshte nje pjese tjeter e njerzve qe hidhen cdo 10 minuta sa here del ndonje “i/e re” ne skene…se mos Meta eshte “i ri”…dhe kte e bjene vetem dhe vetem sepse kan dicka kundra Rames. Cfar kane kundra Rames?? Problemi i tyre qendron se kujtojne se duke mos kryer “opozite” ala-Shqiptare sic jemi mesuar ne me te bertitura dhe mitingje…duke u ulur ne biseda me qiverine per ceshtje madhore te detyruara…Rama paska “ulur koken” ndaj Birishes. Ne duam bam-bum…ne nuk jemi mesaur me dialog e me biseda…po pame politikan qe sillet ashtu ne e kujtojme “te dorezuar”. Kaq eshte problemi qe kan me Ramen…se deri dje ishin me Ramen. Po dum bam-bum neve…dhe kush me mire te na e sjelli se Ilir Meta.

    Hajd ta gezoni dhe per 4 vjet te tjera Sali Birishen…se Edvin Rama duhet tja bej qefin Ilir Metes…se i ka hip ne koke gruas se Ilir Metes te behet First Lady.

  73. Tironsi thotë:

    12 Maj 2008 @ 8:16 pm

    problemi eshte nje pjese tjeter e njerzve qe hidhen cdo 10 minuta sa here del ndonje “i/e re” ne skene…

    E di une, me mu e ke ti :P :D :D

  74. castelino thotë:

    12 Maj 2008 @ 8:27 pm

    Grupi u ktheve mo…pse nuk ke kurajo te vendosesh edhe 99-en mbrapa qe ta dime qe je…Erion Veliaj ose idhetar i tij.,..

    Ej…po ca beno mo burre, se late nam…Si ja kishit kopjuar LSI-se propozimin per voten e emigranteve,….Copy Paste e kishte bere Erion Veliaj

  75. castelino thotë:

    12 Maj 2008 @ 8:37 pm

    O Grupi….po nje pergjigje nuk ma dhe…

    Ta zeme se te gjitha keto qe ti the, jane te verteta…ta zeme eee..
    Por une dua ta lidh ne nje tjeter aspekt…dhe pikerisht per te bere edhe ty ta kuptosh…se perse Rama eshte nje figure e neveritshme e politikes,. qe karakterizohet nga mosmirenjohja….

    Janar 2007…Ne prag te fushates elektorale per zgjedhjet lokale…Pozicioni i Rames ishte ky: 1-Rrezik per te humbur drejtimin 7 vjecar i bashkise se Tiranes, ku ka edhe pushtetin e tij me te madh….
    2-Humbja e zgjedhjeve lokale do ti shkaktonte doreheqjen nga drejtimi i PS-se. Edhe nese nuk do te jepte doreheqjen, do ta detyronin mbeshtetesit e Nanos
    3-I vetem, dhe pa pushtet, por mbi te gjitha pa imunitetin qe te jepte drejtimi i kryetarit te Partise me te madhe te opozites, por dhe me dosje qe i kanosesshin ne menyre te vazhdueshme nga Berisha, Ramen nuk e priste gje tjeter vetem dyert e burgut…
    4-Si te mos mjaftonte kjo….Zgjedhjet ishin ne rrezik, per shkak te falsifikimit te certifikatave….
    Shpetimtari i Rames: Ilir Meta dhe 8 mije votat e LSI ne Tirane, te cilat bene diferencen nga votat e Olldashit…
    Tani me thuaj: Si duhej te sillej Rama ndaj nje aleati qe i beri nje nder te trefishte, ndaj nje personaliteti te se majtes….qe ka patur qeverisjen me te sukseshme te ketyre 17 viteve.

    Si duhej te sillej??? gjithcka duhet te bente, pervecse te mos shfaqte ate qe e karakterizon MOSMIRENJOHJEN,,,,

  76. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 11:26 pm

    Epo ke pare….une ktej shkruaj kundra G-99es…megjithse e kan emeruar mbas meje…ktej ky i Inatosuri me thot je Erjonka Veliu.

    Sa per ato supozimet e tua ANADOLLEKE…se vertet ne mendon ne ate menyre e perfaqson shume mire mentalitetin e Metes…Edvin Ramushi fitoj me 22 mije vota mbi Olldashin…se pari…se dyti vetem nese Ilir meta eshte gjeneral Ilir qe ka ushtri me 8 mije veta qe i komandon te votojne sic do ai, mund ti kishte thene ndonje falemnderim Ramushi (pra qe ata njerez do votnin Ramen dac te dilte LSi-a dac te mos dilte…se ke do votonin?)…dhe se treti…Edvin Ramushi s’kishte asnje shans qe te mos zgjidheshe dhe njehere kryebashkiak sepse ai u zgjodh me meritat e tij…jo me “votat e Metes”. Po ju jeni anadollek…ju keni mentalitetin…ti “dhashe une” 8 mije vota (se nga e nxorre kte shifer nje djall e di) prandaj ma ke borxh. Anadolleku do te sjell “politike te re”.

  77. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 11:28 pm

    gjithcka duhet te bente, pervecse te mos shfaqte ate qe e karakterizon MOSMIRENJOHJEN,,,,

    Po mire te pakten thuaj dhe ktyre te tjerve qe na bejne filozofira me Skraparllinj…qe kjo ka te bej vetem dhe vetem me personalitetin e Ilir Metes dhe qe nuk morri “mirnjohjen” e 15 deputetve….dhe asgje tjeter. Une kte e di…dhe ti e di…mes Skraparllinjve te Inatosur nuk ka kaq shume filozofi sac behet ke peshku….

  78. toko thotë:

    12 Maj 2008 @ 11:57 pm

    …une ktej shkruaj kundra G-99es…megjithse e kan emeruar mbas meje…
    —————-
    E po kesaj i thone te doje njeriu me shume Partine se sa vete emrin e tij. :)
    Bravo Grupi, Parti keshtu te do. Ne fakt duhet te ndrosh emrin se lufta e klasave keshtu e kerkon e ka thene dhe xhaxhi kete :)

  79. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 12:18 am

    Keta nuk e di pse te gjithe duan te marrin pak nga imazhi i Skenderbeut. Fahri Balliu e quajti Berishen, Skenderbe kur hyri Shqiperia ne Nato. Ketu Meta me kete qe ka thene ne miting “Sot ne nisim betejën e tretë me Sali Berishën”, vesh atribute te Skenderbeut gjate rrethimit te trete te Krujes. :) :)

  80. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 12:28 am

    AR31, te blogu i F. Lubonjes kishte nje shkrim mbi librin e Blushit. Nejse, me beri pershtypje nje moment kur ai citon kryeministrin qe thote se futja e Shqipërisë në Nato ishte vazhdim i projektit të Skënderbeut! :D

    …. ai vend ka store, nuk ke c’i thu! Po te kishte vazhdu edhe nja 20 vjet rregjimi monist, dmth tani, une them qe Skenderbeu do kishte takuar nderkaq stergjyshin e K. Marksit, nen kujdesin e Janoshit dhe mbretit te Napolit, dhe ishin marre vesh nderkaq mbi rolin e fanarit te ardhshem ne breg te Adriatikut!

    Mbas kaq kohe, Lubonja u be prap i lezetshem vene vene… :D per hajer ishalla….

  81. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 12:49 am

    emigrant ahahahah kjo duhet vene thenie e dites.

  82. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:38 pm

    Ne fakt Skenderbeu e kishte syrin andej nga Amerika…dhe lidhja e 1444es ne Lezhe ishte konsensusi i partive politike Shqiptare per te kryer reformat e Atlantikut te Veriut. Po vetem nje Skenderbe kishte ne Lezhe…ky ishte o Sali Birisha or Edvin Ramushi…po vetem Iliri Mete s’ishte.

    Bravo Grupi, Parti keshtu te do. Ne fakt duhet te ndrosh emrin se lufta e klasave keshtu e kerkon

    Ashtu them dhe une…po si tja ve??

  83. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 1:38 am

    Duke e lene menjane referendumin (te cilin, e perseris, e nenshkruaj)

    Rama e ka te zbuluar krahun “revanshist” dhe ato pozicione po i le bosh fare. Ne natyre gjithcka tenton te mbushet dhe ate po perpiqet te beje meta. Kete beri meta edhe me nanon por nga krahu i kundert (ata qe ishin gati ta linin pushtetin ne dore te berishes). Ne shqip quhet “hallakatje”. Bravo i qofte nese i koordinon mire dhe nuk lejon kontradikta.

    Rama duket se “vizionin e ri” e ka marre seriozisht e po e verteton me kokefortesi dite pas dite. Qofte edhe vetem per kete meriton te votohet.

    Gjithsesi po afron fushta elektorale dhe tonet do te ashpersohen detyrimisht.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.