Login



Register

Mediu: Trebicken ma prezantoi perfaqesuesi i LSI

Koha Jone
E Premte, 09 Maj 2008

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ne nje interviste te dhene ne “Top Story”, te gazetarit Sokol Balla, ka deklaruar se Kosta Trebicken e ka takuar nepermjet nje perfaqesuesi te larte te Partise Levizja Socialiste per Integrim dhe me konkretisht nje anetari te Kryesise se kesaj partie. “Une e kam takuar fare pak minuta me ane te nje perfaqesuesi te larte te LSI. I kam thene qe marredheniet jane shume institucionale. Qe ne momentin qe Trebicka me ka dhene letren e perfaqesimit e kam mbajtur dhe e kam konfirmuar, ku me pas ka rezultuar i sakte”, ka deklaruar Mediu, duke zgjeruar me tej trajektoren e perfshirjes ne tregtine e armeve. Sipas tij, vendimi per perzgjedhjen e kompanise qe do te bente demontimet ne fabriken e Gerdecit, eshte bere pas shqyrtimit te disa dokumenteve per nje afat kohor prej 1 vit e gjysme, pas nje sere keshillimesh me stafin e tij, i cili eshte informuar mbi situaten. “Kompania qe erdhi ka kaluar nje proces analize per rreth 1 vit e gjysme para se te nenshkruhej kontrata. MEICO ishte kompania e vetme qe merrej me demontimin dhe me pas une vendosa, duke marre mendimin e Shefit te Shtabit. Ministri nuk mund t’i njohe te gjitha aspektet ushtarake, pasi nuk i di. Une veproja me stafin tim civil dhe ushtarak”, sqaroi ish-ministri i Mbrojtjes.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

3 Komente

  1. Danieli thotë:

    10 May 2008 @ 3:24 pm

    Ik o Medi se ti je po aq i qelbur sa nje WC e hapur….. na tregon edhe pasterti ti qen qe do ishe futur ne burg kohe te shkuara……

  2. Genty thotë:

    10 May 2008 @ 3:30 pm

    Akoma se kan futur brenda kete palaco?!?!

  3. toko thotë:

    10 May 2008 @ 3:42 pm

    E cfare redesie ka nese prezantimi eshte bere nga LSi apo nga bashkortja e tij. Nuk e kupotj rendesine e ketij lajmi. Cdo njeri njeh dike qe njeh dike qe njeh ate qe njeh kete qe njeh Ministrin. Mos do te thote se tere keta dike, ate, kete, jane fajtore qe u vrane ne Gerdec. Fajotr o je ti Z ish MInister qe firmose dhe ata qe te lane te firmosje siper teje.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.