Më thoni një arsye që provon ekzistencën e Zotit…

Artur Nura
Gazeta Standard
8 shtator

Spunton e këtij shkrimi të sotëm e gjeta në një forum shqiptar të ndërtuar në “FaceBook”, me temë të njëjtë me titullin më sipër, ku të rinjtë kryesisht jashtë Shqipërisë, në mënyrën e tyre analizonin thjesht këtë realitet njerëzor të cilin (në forma të ndryshme) secili nga ne e përjeton!Ndërsa shkruaj këtë shkrim, më duhet gjithashtu të uroj të gjitha ata shqiptarë që kanë zgjedhur të agjërojnë muajin Ramazanin dha padyshim të gjithë ata që e ndjejnë veten myslimanë, por padyshim që tema u përket të gjithëve, pavarësisht besimit, të cilin kanë zgjedhur të praktikojnë!Në fakt edhe për shkak të eksperiencës televizive dhe realizmit të një serie emisionesh me këtë temë, realizuar në një televizion, më duhet të them se personalisht nuk kam gjetur ndonjë diferencë thelbësore midis feve të ndryshme, kjo parë përballë kërkesave të individit!

Sigurisht përveç ndasive tokësore, apo politike, të cilat konfigurohen sipas ndarjes fetare të shteteve, të cilat krijojnë një hartë tjetër të botës njerëzore, e cila kompozohet nga ndasi kombesh, gjuhësh, kulturash, ekonomish dhe perceptimesh të ndryshme, por tek e fundit bashkohet në bindjen se ka vetëm një Zot!

Natyrisht ky konfigurim shumëngjyrësh nuk do të kishte asgjë të keqe nëse njerëzit nuk do të konceptonin përgjithësisht të ndryshmen si të kundërt, nëse interesat gjeopolitike dhe ekonomike nuk do të keqpërdornin bindjet fetare të shoqërive, kombeve dhe individëve përkatës, kjo për më shumë pushtet ekonomik dhe gjeopolitik.

Përtej kësaj, personalisht besoj se gjithsecili nga praktikantët e ndryshëm të shoqërisë njerëzore që shkojnë në kishë, xhami, teqe, sinagogë apo… e bëjnë këtë veprim thjesht për të njëjtat nevoja dhe motive njerëzore të pashmangshme.

Të gjithë këta njerëz, pavarësisht përkatësisë fetare apo kombëtare, nëpërmjet institucioneve të kultit kërkojnë të gjejnë atë që nuk mund ta gjejnë në jetën e përditshme: përsosmërinë shoqërore, drejtësinë hyjnore - njerëzore, zgjidhjen e problemeve të cilën nuk kanë mundur ta gjejnë në mënyrat klasike të së përditshmes tokësore.

Nuk është se jam fans i filozofisë Da Vinçiane te Deizmit, por besoj se tek Zoti gjithsecili prej besimtarëve, pavarësisht përkatësisë fetare apo kombëtare gjen atë që i mungon në jetën tokësore, qoftë kjo shpirtërore, shoqërore apo fizike…

A ka argumente shkencore, për të vërtetuar ekzistencën e Tij?

Në rastin e besimit ndaj Zotit, apo të bindjeve në të mbinatyrshmen nuk kemi të bëjmë me një shkencë ekzakte, ndaj duhet thënë se parimisht sigurisht që ka arsye shkencore, por këto në fakt jo të gjithë i pranojnë.

Ky fenomen ndodh edhe për një arsye të thjeshtë njerëzore, e cila ka të bëjë me faktin se lidhja e individit me Zotin, apo të mbinatyrshmen, është krejtësisht eksperiencë personale dhe në të gjitha rastet ka veçantitë e saj unike.

Jo në pak raste gjatë jetës sonë kemi njohur njerëz ateistë që sot janë besimtarë, nga të cilët ka edhe nga ata që bëhen dhe më shumë se kaq, pra praktikantë të feve përkatëse. Kjo ndodh padyshim pas një eksperience personale të gjithsecilit, e cila lidhet me transformimin e bindjeve të tij apo të saj.

Sigurisht që ky transformim bindjesh ndodh pas një ngjarjeje të caktuar, e cila nuk gjen shpjegim nga një arsye racionale, apo shkencore, të paktën deri në momentin që ndodh! Këto lloj ngjarjesh mund të jenë të shumëllojshme, por principalisht duhet të ketë më shumë me fenomene midis jetës dhe vdekjes!

Një sëmundje e pashërueshme, një shërim sëmundjeje i pashpjegueshëm deri në momentin që ndodh, një fenomen natyror i jashtëzakonshëm, një fenomen biologjik përtej të shpjegueshmes, një individ që di të shpjegoj më mirë se ty, e kështu me radhë!

Gjenetika, shkenca midis besimit dhe fesë

Dua t’i kujtoj lexuesit se dikur kur dëgjonim të vjetrit të na thoshin: “Gjithçka e shkruar” na vinte vetëm për të qeshur! Sot, padyshim që nuk bëjmë të njëjtën gjë! Kemi reflektuar dhe mendojmë se ajo thënie, mund të përfaqësojë një filozofi popullore brezash e mbështetur mbi eksperienca jetësore të njerëzve të çfarëdo lloji, të cilët bashkohen në të njëjtin opinion!

Në fakt sot një nga shkencat më moderne, gjenetika, ka zbuluar se secili nga individët trashëgon genin e prindërve të tij në trup dhe mendje dhe jeton deri diku sipas asaj që është e parathënë në këtë gen (ADN).

Në filozofinë popullore kjo do të thotë që secili nga ne trashëgon, jo atë që dëshiron, por atë që ja ka paracaktuar fati! Akoma më thjesht duhet thënë se (për shembull) personalisht mund të doja të kisha lindur i biri i qytetarit X në Evropë, por ja që kam lindur ky që jam!

Deri këtu kjo përkon vetëm me besimin njerëzor për ekzistencën e së mbinatyrshmes dhe një lloj paracaktimi të jetës së tij nga kjo e fundit! Por, shkenca e gjenetikës ka zbuluar edhe më shumë se kaq dhe po përdoret për kurimin e shumë sëmundjeve të ndryshme gjenetike dhe biologjike. Kjo arritje përkon me pozicionim e feve karshi këtij fenomeni, përderisa kjo shkencë është afër realizimit të klonimit të individit, gjë për të cilën duhet folur në një shkrim tjetër…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

64 Komente

  1. eda thotë:

    8 September 2008 @ 10:58 am

    “Në filozofinë popullore kjo do të thotë që secili nga ne trashëgon, jo atë që dëshiron, por atë që ja ka paracaktuar fati! Akoma më thjesht duhet thënë se (për shembull) personalisht mund të doja të kisha lindur i biri i qytetarit X në Evropë, por ja që kam lindur ky që jam!”

    A nuk kaikur 1/3 e shoqerise sone per tu bere emigrante, pra qe te behen europiane dhe femijet e tyre te lindin te qytetarit “X”….

  2. Koth thotë:

    8 September 2008 @ 11:14 am

    Nure,

    ne te dy jemi lindur dhe kemi kaluar nje pjese te jetes tone ne ate kohe kur Shqiperia mburrej si i vetmi vend ateist ne bote.
    Ne kete kuptim ti me le jashte diskutimit ( a thu se e ke bere kasten :) )

    Nese do perdorja si argument te vetem qe ateizmi te pakten ka perfitimin e vetem qe nuk i del besimi si arsye kryesore per grindje, luftra atehere me rezulton qe nuk eshte dhe aq keq te mos besosh.

    Po sikurse ti shkruan historia ka treguar qe rrjedha e saj nuk eshte dominuar nga paganet dhe ateistet dhe argumenti qe shkenca shpesh na le ne balte me spjegimet e saj atehere shikoj qe nuk themi kurre nje te vertete te gjithpranuar.

  3. censura thotë:

    8 September 2008 @ 12:04 pm

    cope injoranti. Ne ke nje gje qe nje besimtar duhet te evitoje eshte te lidhe fene me shkencense nuk del mire.

    Pse na sillni kesij artikujsh obskurantiste?

  4. Ll thotë:

    8 September 2008 @ 12:20 pm

    Hartim adoleshenti!

  5. censura thotë:

    8 September 2008 @ 12:49 pm

    s’bohet llaf me i dite te gjitha, jane gjera qe msohen ne gjimnaz.
    po po dole me mbrojt nje gje ne gazete, mire eshte mos thush budalliqe, se i ben dem dhe asaj qe mbron.

  6. emigrant thotë:

    8 September 2008 @ 12:51 pm

    Llukano, se e paskom kap me ty sot :D :
    Po mire mer vlla, vetem ty s’te bi me thon “hartim adoleshenti”.

    Se ne ktu jena si te ai filmi me sali protopape: Fol zotrote, te bertas une… :P :P

  7. losttext thotë:

    8 September 2008 @ 12:51 pm

    Sigurisht përveç ndasive tokësore, apo politike, të cilat konfigurohen sipas ndarjes fetare të shteteve, të cilat krijojnë një hartë tjetër të botës njerëzore, e cila kompozohet nga ndasi kombesh, gjuhësh, kulturash, ekonomish dhe perceptimesh të ndryshme, por tek e fundit bashkohet në bindjen se ka vetëm një Zot!

    kjo eshte fjali! :D

  8. emigrant thotë:

    8 September 2008 @ 12:54 pm

    LostT-o, sa lodhesh mer njeri… mirmjes!

    Kokm per te lon edhe nji koment te “two times figs” ene m’fillo dita mu… :( :(

  9. losttext thotë:

    8 September 2008 @ 12:57 pm

    po shife em-o cer fjalie mer, me t`lodh me zor - do ne arsye per egzistencen e zotit tjetri… :D

    dite te mbare iher :)

  10. berti thotë:

    8 September 2008 @ 1:04 pm

    Ehhhhhhh, per zotin duhet ngrit nje Polici Mediatike. Personave qe shkruajne te tilla budallaleqe dhe njerezve, te cilet publikojne te tilla gomarlleqe, u duhen hedhur prangat ne vend. “Ore gomar po ku te con mushka me gjithe ate kale

  11. injoranti thotë:

    8 September 2008 @ 1:24 pm

    sa bukur keni fol mor jahu! S’arrij me kuptu si njoni qe sdi me lexu vetem nje fjali pak te gjate, por shume te shkurter per ate qe ne te vertete thote, t’jete ka i “Zoti” Se kupto mor “njeri” qe i gjithe thelbi i luftrave njerezore qe jane bere ne emer te fese zberthehet aty? vetem ne “emer”, se ne te vertete luftrat behen per ekonomi dhe sundim te tjetrit i cili mund te rezultoi me shpesh si…

  12. daj ceni thotë:

    8 September 2008 @ 1:44 pm

    Pun tngatarrume. Tgjith dina ca kena bo, ca po bojm, po nuk dina ca do na gjej nji dakika ma von.
    Une isha ma smiri me do rob tmi, me shoqnin teme, po q.i kjo pun e devletit mka hudh e mka trazu me do rob q.i nuk mi ka mor menja, po , ca tboj, fati duhet me thon, se shqypni nuk do kisha pas noihere me bo me ta.
    Une do thosha q.i pun e njeriut osht e shkrume, jo se do zoti, po osht e shkrume. Meno i dakika sikur tata jot tkish qen i smun diten qe u zune, sikur nji stergjyshi jot tishte vra nlufrat e nizamit, a do ishe ti, vllaznit, baba e tqer e tqer. Ho pra, nuk osht pun zoti, se njate se ka pa kush, nuk ia di kush ca cere ka, po fatin nuk e mohon dot. pun ngatrrume. Ma mir po pi i got raki me gjiz e hudhna, e po boj rahat vallahi.

  13. Qafir Arnaut thotë:

    8 September 2008 @ 3:29 pm

    Në rastin e besimit ndaj Zotit

    ore qe ta sqarohemi nje here e mire. une u chava duke lexu Dawkins e Harris Ateistet Misionare te Diteve te Vona dhe me rrezulto qe deluzioni i Zotit per te cilin flasin ata (por qe derrat s’e permendin) ka te beje me zotin e Abrahamit e jo me zotin ne pergjithesi.

    per cilin zot flet ky nurja

  14. Peshku Fluturues thotë:

    8 September 2008 @ 4:08 pm

    Jo vetem Zot qe nuk ka, por as edhe nje hidraulik nuk gjen dot ne week-end!

    Woody Allen.

  15. Qafir Arnaut thotë:

    8 September 2008 @ 4:14 pm

    Woody Allen

    C’eshte nje jude qe s’beson ne Zot? A pimp

  16. artian thotë:

    8 September 2008 @ 4:18 pm

    per cilin zot flet ky nurja

    Po ne qoftese ka ,nje duhet duhet te jete!

  17. vlonjati thotë:

    8 September 2008 @ 4:19 pm

    kot s’jam ber gazetare dhe une.

  18. Qafir Arnaut thotë:

    8 September 2008 @ 4:23 pm

    Po ne qoftese ka ,nje duhet duhet te jete!

    Gjysma e botes mendo qe ose s’ka fare (budistet) ose ka miliona (hindute). Ta thom une qe e kane me monoteizmin abrahamik ky Nurja dhe luminaret e tjere ateiste

  19. e verteta thotë:

    8 September 2008 @ 4:36 pm

    Sipas meje Nurja i drejtohet Zotit per te cilin kane nevoje te gjithe. E thote qarte apo jo: Përtej kësaj, personalisht besoj se gjithsecili nga praktikantët e ndryshëm të shoqërisë njerëzore që shkojnë në kishë, xhami, teqe, sinagogë apo… e bëjnë këtë veprim thjesht për të njëjtat nevoja dhe motive njerëzore të pashmangshme.

    Të gjithë këta njerëz, pavarësisht përkatësisë fetare apo kombëtare, nëpërmjet institucioneve të kultit kërkojnë të gjejnë atë që nuk mund ta gjejnë në jetën e përditshme: përsosmërinë shoqërore, drejtësinë hyjnore - njerëzore, zgjidhjen e problemeve të cilën nuk kanë mundur ta gjejnë në mënyrat klasike të së përditshmes tokësore.

    la me qarte? Te pakten per ata qe dine te lexojne nepermjet rreshtave. jo per ata qe sdine ta bjene nje gje te tille dhe qe dun me ba gazetar…

  20. spiritus thotë:

    8 September 2008 @ 4:37 pm

    Nje teme te madhe e ka katandisur ne nje frazeologji boshe!
    Po te flasim pak seriozisht, une si ateist , do ti referohesha Rusoit , ne mos gaboj: Edhe ne se nuk do egzistonte, Zotin do duhej ta krijonim!
    Un flas per Zotin MORAL, per etiken qe percjell besimi ( edhe ketu jam ne medyshje: ne se nje peshk ma fut me shpulle ne njeren faqe, un a duhet ti kthej me butesi tjetren??) JO. Por ne disa raste vlen ajo thenia qe i atribohet J.Krishtit: Fali o Zot se nuk dine se c bejne!
    Ne psikologjine popullore flitet per fatin ( eshte e shkruar) por Teologjia, besimi te Zoti, si force mbiynatyrshme dhe i Gjithefuqishem eshte dicka me shume se sa kuptimi praktik i fatit, i rastesive, kushtezimeve apo rrethanave qe percaktojne rrjedhjen e jetes tone.
    Autori duket se i ngaterron keto dy gjera.

  21. Eda thotë:

    8 September 2008 @ 4:49 pm

    Une besoj se per aq sa mund te thuhet ne nje shkrim gazete eshte bere nga ky artikull i cili prentedon te lexohet dhe te kuptohet nga shumica e njerzve. Keta qofshin ateiste, agnotiste, besimtare te njeres apo tjetres fe, dhe sigurisht atyre qe nuk e gjejne veten askund.

    Ne gabojme kur duam te kuptojme cdo gje nga kendveshtrimi personal i komentuesit qe i di te gjitha. Kur shkruhet ne gazete, nuk eshte njesoj sikur komenton tek ‘aquariumi” i peshkut qe shyqyr e kemi.

    Cheers…

  22. spiritus thotë:

    8 September 2008 @ 5:07 pm

    Edhe ti gabon kur mendon se te tjeret gabojne kur komentojne nga kendveshtrimi personal.Sepse arsyetimi yt eshte personal!

  23. Eda thotë:

    8 September 2008 @ 5:21 pm

    Ja ku flet gabim ti qe je edhe spiritus edhe ateist!!!!

    “Po te flasim pak seriozisht, une si ateist , do ti referohesha Rusoit , ne mos gaboj: Edhe ne se nuk do egzistonte, Zotin do duhej ta krijonim!”

    Kjo qe thua nuk eshte e sakte dhe aspak atesite. Nuk besoj se eshte e Rusoit! Kjo eshte filozofi Volteriane dhe nuk eshte aspak atesiste. Edhe une ashtu mendoj ne fakt, se nese Ai nuk ekziston le te kriojme ne sepse i duhet njerzimit per ta mbajtur ne disa kufij racional.

    Autori nuk sjell opinionin e tij, por permennd Deizmin bazuar ne filozofine e Leonrado da Vincit i cili thote se Zoti eshte tek gjitheseicili nepermjet fijesh te padukshme! Mjafton ta kerkojme brenda vetes.

    E fundit mundohu ta lexosh tjetrin pastaj ta gjykosh ate. Mos bej te kunderten me egon tende qe te ben te mos sohesh se sa personalisht flet.

    ciao

  24. Woody Allen thotë:

    8 September 2008 @ 5:26 pm

    C’eshte nje jude qe s’beson ne Zot? A pimp.

    Qafir Arnaut. :)

  25. land thotë:

    8 September 2008 @ 5:33 pm

    Car eshte ky mer! Po ju te peshkut jeni ne terezi qe fusni ne faqe tema te tilla, se ata te standartit normal qe kane lajthitur . Kush eshte ky zoteria qe nme nje vend me tre milion banore, dhe me nje harmoni fetare perfekte hap te tilla tema diskutimi. Personalisht jam ateist, pra si i thone ne gjuhen popullore pa din e pa iman, por gjithsesi e konsideroj veten fare te vogel per te vene ne dyshim apo komentuar nje filozofi mijra vjeracare qe besohet nga miliarda njerez. Kur do i lene keto traplliqe shqiptaret dhe te merren me ndonje gje me te hajrit. Do e zgjidhe nurja kete muhabet, hej bela e madhe

  26. spiritus thotë:

    8 September 2008 @ 5:34 pm

    Flm per saktesimin .Nuk isha i sigurt, po Volteri e ka thene , ai qe ishte armiku me i madh i dogmave fetare. Ateizmi im i referohet asaj qe thote Volteri vetem ne kete kuptim: nuk eshte Zoti qe krijoi njeriun por njeriu shpiku(krijoi) Zotin.Si reference morale-kete e pranoj edhe une qe jam ateist.
    Une kapa vetem kete aspekt dhe perqasjen e teologjise me psikologjine popullore te fatit. Kaq. Asgje egoiste s ka ketu Eda. Edhe pse me dukesh pak si zjushe qe moralizon
    Respekt

  27. Eda thotë:

    8 September 2008 @ 5:41 pm

    bravo. E sheh qe mesove dicka me shume? dhe pastaj jam zonje dhe nene. ciao

  28. gre_wireless thotë:

    8 September 2008 @ 5:42 pm

    arsye qe provon ?????

    Une ketu e lashe leximin. Arsye qe provon?? Zakonisht dicka e provojme me fakte, jo me arsye. Falenderoj autorin qe me kurseu kohen qe do te kisha harxhuar per te lexuar artikullin, duke vendosur nje titull te tille :)

  29. spiritus thotë:

    8 September 2008 @ 5:47 pm

    eee kot tani. Po te mendoja se dija gjithcka s do isha ketu ke Peshku:) Flm Zonje, jeni xhentile.

  30. e verteta thotë:

    8 September 2008 @ 5:50 pm

    Wireless nuk punon kompjuteri pa nje program dhe pa internet. Edhe faktet nuk njihen po nuk u perdor arsyeja! por ti mos lodh vella ta lexosh artikullin deri ne fund, se prape s’ke per te marre vesh gje nese nuk te punon interneti… :)

  31. spiritus thotë:

    8 September 2008 @ 5:59 pm

    Nje prove me arsyetim per ata qe kerkojne nje arsye ne egzistencene Zotit:
    Tregojne se L.Poradeci ne nje kafene po diskutonte me disa shoke per egzistencene Zotit.Disa prej tyre nuk pranonin qe ka nje Zot.Lasgushi ndejti pak, u mendua dhe duke shikuar nga xhamlleku lokalit, papritur the: nje makine kaloi po ishte pa shoferin! Po jo-Lasgush, ke lajthitur.C ne makina pa shoferin?-ju pergjigjen ateistet.
    dhe lasgushi u a ktheu: Po nese nje makinke nuk ecen dot pa e drejtuar nje shofer, po gjith kjo bote a mund te vihet ne levizje pa nje Drejtues(Zoti) ??

  32. J. thotë:

    8 September 2008 @ 6:21 pm

    Gjysma e botes mendo qe ose s’ka fare (budistet) ose ka miliona (hindute). Ta thom une qe e kane me monoteizmin abrahamik ky Nurja dhe luminaret e tjere ateiste

    Edhe ku është e keqja në këtë mes o ti Qafo?
    Po bëjnë kompllot kundër zotit të Abrahamit thua?

  33. gre_wireless thotë:

    8 September 2008 @ 6:27 pm

    ketu eshte nje prove tjeter qe nje titull idiot mund ta shuaje interesin per te lexuar nje artikull (qofte edhe nga peshku). Ju mundoheni te thoni, jo po ta lexosh me kujdes do gjesh se ka ide interesante (ose nuk ka si thote “e verteta” me lart:)), po sa here do diskutojme qe keta gazetare dhe analiste qe shkruajne ne gazetat shqiptare nuk po respektojne as norma te shkruari, as normat e argumentit dhe pastaj zihemi ne e ka fajin lexuesi apo autori eshte nje budalla qe hedh nje gur ne lume. Une thjesht refuzoj te lexoj artikuj idiote, dhe per fat te mire ne kete rast duket qe nga titulli…
    :)

  34. e verteta thotë:

    8 September 2008 @ 6:30 pm

    FLM qe ma degjon fjalen gre! je i modh!

  35. Dori thotë:

    8 September 2008 @ 6:31 pm

    Nuk jam duke lexuar artikullin por me beri pershtypje kjo e Lasgushit. Ne ate kohe s’kishte makina te ecnin pa shofer, por tani ka. C’do te thote ajo llogjike atehere? Per mua do te thote, nese s’e pse-ne e nje pyetjeje, s’do te thote se duhet te shpikesh nje. Sa per citate mua me pelqen kjo nga Arthur C clarke:
    “Any sufficiently advanced technology is indistinguishable from magic.”
    “Cdo teknologji mjaftueshmerishte e perparuar eshte e padallueshme nga magjia.”

    Por s’eshte vetem per teknollogjine, sipas Lasgushit dhe te tjerve i bie qe per cdo pyetje qe s’e di pergjigjen futi nje ashtu e ka bere zoti dhe mos a vrit mendjen.

  36. Qafir Arnaut thotë:

    8 September 2008 @ 6:50 pm

    Edhe ku është e keqja në këtë mes o ti Qafo?
    Po bëjnë kompllot kundër zotit të Abrahamit thua?

    Jo mo jo.. Une ta kom llafin tek termat e references. Kur flitet per ‘zotin’ per cfare flitet sagllom? Psh Dawkins, Harris et al e sqarojne mire at muhabet kur flasin specifikisht per virusin qe e quajn ‘zotin e Abrahamit’. Tani njerezit qe jane monoteiste prej 2000 vjetesh si Shqiptaret psh, duhen te kene ca referenca te tjera jo-monoteiste qe te kuptojne tamam se si duhet folur per kete subjekt qe ka cmend gjysmen e dynjase per 2000 vjet.

    Nderkohe vura re se Dawkins dhe Harris tregohen shume te bute me judaizmin ndonese e cilesojne si burim infeksioni. Kjo per faktin se nuk kane faj judejte qe monoteizmi mori dhene. Faj kane ish politeistet qe iu futen vete kesaj rruge. Por cilet ish-politeiste eshte halli? Te gjithe ata qe u preken nga fushata e Aleksandrit te Madh i cili ndertoi infrastrukturen per transmetimin e ideve. Politeistet pertej Himalajave jane ende te paprekur sepse Aleksandri nuk vajti dot me tej.

    keshtu qe kjo teme nuk eshte universale per njeriun por vetem gjysem-gjelo-globale. Edhe Nurja duhet te percaktoje kete fakt te thjeshte perpara se te ‘informoje’ monoteistet shqiptare.

  37. gre_wireless thotë:

    8 September 2008 @ 7:07 pm

    Qafo,

    na lexo dicka te hajrit te mos te te veje dita dem :)

  38. J. thotë:

    8 September 2008 @ 7:18 pm

    A ashtu po. Po vlera e analizës së ktijt është prdh në të. Shumica këtu besoj se nuk e dinë që mendimi se “zoti është një”, nuk duhet të merret si i dhënë.
    Unë veç e lexova ndryshe postimin tënd në fillim.

    Qafo, ka mungesë të theksuar të referencave për analistët e Lanës. Shumë merren veç me periudhën e komunizmit dhe shohin lidhjen shtet komunist me fenë. Nuk shkojnë më tej.

    Dawkins dhe Harris i rendisin fetë sipas rrezikshmërisë që paraqesin prej ideologjisë. Në vend të parë vënë lymat, pastaj kristianët etj. Judaizmi nga ana tjetër është ndoshta dega e vetme që nuk ka qëllime ekspansioniste, kështu që del më pak e egër.
    Ndërsa grekët këtej sipas asaj idesë së Aleksandrit, mbështesin mendimin se ai ishte një lloj parakrishti…

    Ndërsa në lidhje me këtë:

    Gjenetika, shkenca midis besimit dhe fesë

    Për hir të diskutimit, vihej re një tendencë më e madhe e njerëzve për tu vetëquajtur “messia” në hapësira gjeografike aty rreth lindjes së mesme. Dmth është vetë zona gjeografike që i bën njerëzit andej paksa haluçinantë.
    Në një tjetër libër që kam lexuar prej Roland Charroux, thoshte që besimi lidhet me idealizmin e njerëzve dhe shikohet në tiparet fiziologjike të tyre. Njerëzit që e kanë zorrën e trashë shumë të gjatë, janë më të prirur për të besuar në zot. Sipas tij, nuk e di sa e vërtetë është, ushtria franceze ka vënë limit në gjatësinë e zorrës. Ata që e kanë shumë të gjatë, përjashtohen prej forcave speciale. :D
    Tregonte dhe një rast me një peshkop katolik që pas një operacioni i hoqën një pjesë të zorrës dhe pas kësaj u martua dhe i vajti doktorit me kalamaj përdore. :D

  39. Qafir Arnaut thotë:

    8 September 2008 @ 7:56 pm

    na lexo dicka te hajrit te mos te te veje dita dem

    Boo i paskan ftof tubat.. Nji fizikant nga Hawaii i ka hudh ne gjygj me akuzen se ‘do na krijoni naj vrime te zeze’ e do vemi per lesh te gjithe

  40. Qafir Arnaut thotë:

    8 September 2008 @ 7:59 pm

    vihej re një tendencë më e madhe e njerëzve për tu vetëquajtur “messia” në hapësira gjeografike aty rreth lindjes së mesme. Dmth është vetë zona gjeografike që i bën njerëzit andej paksa haluçinantë.

    Po per nder nuk kane faj. Ajo zone na ka dhene bujqesine, shkrimin dhe shkallimin ne pergjithesi.

  41. zzzz thotë:

    8 September 2008 @ 8:31 pm

    Te gjithe ata qe u preken nga fushata e Aleksandrit te Madh i cili ndertoi infrastrukturen per transmetimin e ideve. Politeistet pertej Himalajave jane ende te paprekur sepse Aleksandri nuk vajti dot me tej.

    Jo Aleksandri i madh Qafiraq, po Perandoria Romake ….

  42. jeni te medhenjeeee thotë:

    8 September 2008 @ 9:11 pm

    Jeni te medhenje vallai! Nurja jo thote ja ujku, Ju te medhejte merreni me gjurmet e Ujkut te lashte! Ska ku me shku me te medhenjeeeee se ka vallai. Ju lumte lum si Kombi Shqiptare qe ju ka!!!! bravo!

  43. e verteta thotë:

    8 September 2008 @ 9:32 pm

    Thelbi i filosofise pergjithesisht: kush eshte primare Idea, fryma apo materia, fizika?! eshte per tu diskutuar ne kete rast

    Ka mjaft raste ne te cilat nuk shpjegohet dot ne fakt kur idea mbizoteron materien. Ndoshta do te ishte me mire te ishim dualist dhe te besonim nje nje perqidje relative si te idese ashtu edhe materies.

    Per shembull nje miku im mjek (tani ne SHBA) me tregonte se profesori i tij (Bajram Preza ne mos gaboj?) qe paskesh studiuar ne Rusi u tregonte studenteve ne Tirane nje rast te pashjegueshem qe e kishte pare vete ne auditoret e universiteti te Moskes (kur nuk ishte Putini sigurisht)

    Ishte marre nje pacient psiqik ne auditor dhe profesori u shpjegonte studenteve mbi rastin e tij ne prani te tij. Ne nje moment ai u tha studenteve se midis tij dhe pacientit kishte maredhenie miqesie shume te mira, ndaj pacienti do tu ndizte nje zjarr ne auditor qe te ngroheshin!

    Pacienti filloi te ndizte nje zjarr imagjinar dhe pasi e mbaroi, profesori u tha studenteve qe pacienti i tij mund edhe te fuste doren ne zjarr per mjekun e vet!

    Pacienti e futi doren ne zjarrin imagjinar dhe kur ai e nxori ate prej atje, i gjithe auditori tha OOOOOOOOO!!!!!

    Dora e tij kishte djegje te rende! me pas te gjithe studentet shkuan ne te njejtin vend dhe vinin doren aty per te kuptuar me shume!!

    Ne kete rast idea tek pacienti ndikoi mbi fizikun e tij (materien ) dhe nuk ka asnje ligj materialist ateiisto qe mund te shpjegoje kete racionalisht!

    Ju ma shpjegoni dot?

    Cheers…

  44. ThoughtPolice thotë:

    8 September 2008 @ 10:00 pm

    Hahahaha, si bejne ekspertet mer?! Dawkins dhe soji i tij nuk shqetesohet per politeistet, idhujtaret e gureve. Besimi i tyre eshte bosh, eshte genjeshter, ndaj edhe nuk ka force, nuk arrin te kete ate ndikim tek njerezit sic ka monoteizmi. Dawkins e kupton se nuk ka mendte e ketyre eksperteve te peshkut qe rreziku i vjen nga monoteizmi dhe jo nga ata qe adhurojne lopet (Indi).

    Besimi tek Zoti eshte ne ekspansion, cmenduria komuniste qe kujtoi se “vrau” Zotin e pame si perfundoi.

    Darvini, eshte marre si baze dhe perdorur si argument nga murtajat qe pllakosen Europen, komunizmi dhe nazizmi. Te paret perdoren teorine e tij te evolucionit per te pasur nje baze per ateizmin e tyre, te dytet u frymezuan dhe perdoren mendimet e Darvinit, se ca grupe njerezish, nuk jane zhvilluar sic duhet, jane bicim majmun-njerez, etj.

    Ja ky eshte ateizmi.

    Cifutet, hmmm, shikoni pak ketu shikoni!
    http://www.youtube.com/watch?v=fnuPd5pwvVI&feature=related

  45. une thotë:

    8 September 2008 @ 10:09 pm

    A ka argumente shkencore, për të vërtetuar ekzistencën e Tij?

    Nje shkrim i keq pa dije per shkencen dhe fene
    Vete pyetja qe ka bere me lart tregon dilentantizmin e autorit. Po te kishte argumenta shkencore atehere nuk do te egzistonte AI. Se nuk ka te tilla argumenta lind pyejta a egziston apo jo. Cna lodhni me budalleqe te tilla

  46. Qafir Arnaut thotë:

    8 September 2008 @ 10:16 pm

    Ju ma shpjegoni dot?

    Epo Rusi hesapi..jane me te pertejbotshem ata atje! Do habitesha qe djegia virtuale e dores te ndodhte ne perendim, por jo ne Rusi.

  47. J. thotë:

    8 September 2008 @ 10:28 pm

    Polic po pse nuk thua ti që je besimtar. Kështu shpjegohet fare mirë dambllëku që të karakterizon.

    p.s kur them unë me Tropojën një mt jeni…

    Ju ma shpjegoni dot?

    JO.
    Po ky vetëm argument për besimin në zot nuk është, nëse e plason për të tillë.

  48. ThoughtPolice thotë:

    8 September 2008 @ 10:36 pm

    Ndersa shkrimi i Nures, eshte tipik i atij qe edhe pse nuk di, flet. Eshte nje shkrim qe nuk merret vesh se cfare ka dashur te thote, kush eshte konkluzioni? Nderkohe qe fjalori i perdorur, shtjellimi i kesaj teme le shume per te deshiruar. Te gjitha reagimet negative per shkrimin jane te drejta. Cdo lexues me pak perpjekje mund ta kuptoje qe dijet e Nures per besimin/fete jane siperfaqesore, diletante sic eshte permendur me siper. Megjithese nuk e njoh kete A. Nura por e kuptoj qe ky per filozofi nuk ka studjuar, as per sociologji jo. Nese ka ndodhur ndonje cudi dhe ky ka mbllacitur ndonje gje nga keto dy disiplina qe permenda, atehere duhet ta kete marre me mik shkollen.

    Jo cdo debat qe ndeshet ne hapesirat virtuale mund te behet shkrim per gazete, aq me shume me ate lloj titulli. Pastaj kjo eshte ceshtje e madhe, sensitive, kerkon njohuri dhe njerez qe dine se cfare thone, pse e thone, burimin dhe mesazhin qe kerkojne te percojne. Nuk mund ta marrin persiper nje teme te tille opinioniste serie.

  49. ThoughtPolice thotë:

    8 September 2008 @ 10:44 pm

    O J, o agjitator i cifuteve, nuk e dhashe si argument per besimin tek Zoti. Ishte thjesht reagim nga ato qe po lexoja. Po te hyjme ne argumenta kjo teme thyen rekorde per nga numri i postimeve.

    P.S. Nuk e kam per turp, ne te kundert per krenari ta pranoj qe besoj ne Zot. Mccain dhe Obama plasen duke e vene ne dukje kete fakt, jo me une.

  50. J. thotë:

    8 September 2008 @ 11:17 pm

    Nuk të drejtohej ty ajo fraza e fundit, Polic. Ishte pyetje nga

    e verteta thotë:

    8 Shtator 2008 @ 9:32 pm

    Për të tjerat ia ke ngop me budallëqe po puna jote, beso çfarë të duash. Edhe inati ndaj çifutëve njëlloj besimi është, ashtu si nazizmi, komunizmi etj etj.

  51. gre_wireless thotë:

    8 September 2008 @ 11:22 pm

    O Polic, shikoje pak kete videon qe vetem ne ndodhte ndonje cudi e madhe qe republikanet te mos ta perdorin si municion dhe ta bejne ceshtje qendrore ne fushate :)

  52. ThoughtPolice thotë:

    8 September 2008 @ 11:31 pm

    Deri tani nuk e kane bere o Gre. C`rendesi ka gjyshi apo babai i Obames kur ky eshte i deklaruar dhe praktikant kristian? Btw, Mccain 4 pike para Obames, sipas usatoday/gallup…

  53. lulian kodra thotë:

    8 September 2008 @ 11:39 pm

    “Në rastin e besimit ndaj Zotit, apo të bindjeve në të mbinatyrshmen nuk kemi të bëjmë me një shkencë ekzakte, ndaj duhet thënë se parimisht sigurisht që ka arsye shkencore, por këto në fakt jo të gjithë i pranojnë.”

    Ik ere toc kuklle. O hap ndonje liber, o hap ndonje fe. Secila prej tyre do ishte me mire se kjo monstruoziteti qe ke sjelle ketu.

  54. XYZ thotë:

    8 September 2008 @ 11:47 pm

    Po e gjetet, thuajini keshtu nga ana ime : nganjehere, ti mik atje lart ne qiell, ia mbeshtjell me top, te dale ku te dale. Rrafsho thepin o mik ! e mos qello si Mato Gruda per halle Esmane.

    Ja keshtu t’i thoni nga mua. Po nuk e gjetet, e lere pastaj se s’eshte gje kjo pune.

  55. Idris thotë:

    9 September 2008 @ 3:01 am

    “”"”"”" Edhe ne se nuk do egzistonte, Zotin do duhej ta krijonim”"”"”"
    Keshtu kane thene edhe per futbollin dhe ka kuptimin qe “turmat” injorante duhet shume Polic qe ti mbash,….hidhu nga nje top ne fushe ose bene nje objekt kulti dhe perdori si te duash me teori boshe…si ajo e makines pa shofer…. :P :P :P (askush s’ka te drejte te tallet me L.P )
    Perse asnjeri nuk ka qejf ta permende ate krahasim qe shkallmoi perfundimisht dogmen fetare …
    “Fitorja e shkences mbi fene eshte vendosja e rrufepritsit mbi …. MINARETE dhe (si u thone atyre te fese tjeter :P :P :P ) ose me e qarte del mbi ……..Komisariatin e POLICISE :).
    Tani eshte rritur nje brez dhe qo vazhdojne te rriten te tjere , me nje teknologji te avancuar sa qe edhe Hupi Goldberget te nderfuten me argumente se keto i krijoi ZOTI….nuk do shkaktoje vetem te Qeshura…
    I vetmi rrezik eshte qe te dale ndonje i zgjuar si POLICI qe tu thote
    “Ju shkoni nga te doni , une do iki sa ne kisha e xhami , ashtu edhe ne sinagoga e tempuj… :) :) :).
    Ja si thote Noli per shenjt P…..(jo Policin po Pjetrin)
    Po kur dimer del behari
    s’ka si zjarri!

  56. losttext thotë:

    9 September 2008 @ 5:09 am

    Kush ishte, Klara e vogel, ajo qe, ke Shtepia e Shpirterave, thote ne mes te meshes: “Psst, At` Restrepo (?). Sikur kjo puna e ferrit dhe djajve te ishte nje genjeshter me bisht, atehere do mbesnim te gjithe me gisht ne goje… ,” pas se ciles, ati me “bujar”i e denoncon “O e djemnuar!” ?

    Kam pershtypjen se ne shqiptaret, ne pergjithesi, kemi nje raport dhe botekuptim te cunguar kur vjen puna ke permasat spirituale, dhe vecanerisht, dimensioni i zotit.

    Ne rastin me te keq, shohim qe nevoja dhe praktika shpirterore sot materializohen me ane te korruptimit dhe keqperdorimit te fese se organizuar, duke na lene keshtu nje shije te keqe ne raport me spiritualitetin ne pergjithesi.

    Nuk po merrem ketu me gjetjen e arsyes a ka zot apo jo, sepse kjo “ndermarrje” eshte infantile ne debilitetin, por edhe naivitetin e saj, por me shume desha te marr shkas nga ky diskutim per te thene se permasa shpirterore nder shqiptare eshte mpakur e rudhur ne nje gjendje te mjerueshme. Kete nuk mund ta mohoje askush.

    Vete ky fakt, vete domosdoshmeria dhe nevoja e pershendoshjes se kesaj permase shpirterore ne nje shoqeri, apo edhe komb, vertetojne sesa te brishte dhe te zvetenueshem behemi si grup, si shoqeri apo edhe si komb kur nuk ja veme veshin kesaj gjeje. Ne kete kuptim, trumbetimi i Nene Terezes prej nje sere te caktuar, del akoma me hipokrit dhe mjeran.

  57. eda thotë:

    9 September 2008 @ 7:44 am

    Autori thote: “Deri këtu kjo përkon vetëm me besimin njerëzor për ekzistencën e së mbinatyrshmes dhe një lloj paracaktimi të jetës së tij nga kjo e fundit! Por, shkenca e gjenetikës ka zbuluar edhe më shumë se kaq dhe po përdoret për kurimin e shumë sëmundjeve të ndryshme gjenetike dhe biologjike. Kjo arritje përkon me pozicionim e feve karshi këtij fenomeni, përderisa kjo shkencë është afër realizimit të klonimit të individit, gjë për të cilën duhet folur në një shkrim tjetër…”

    Besoj se ketu edhe une nuk do te isha dakort per Klonim se Istitucionet Kultit! Mendo te klonojme ca si ne ketu qe jemi nga ata qe i dime te gjitha??!!! Si aquariumi i Peshkut do te perfundonte gjithe bota… Jo Klonim Pleaseeeeeeeeeeeeeeeeee

  58. J. thotë:

    9 September 2008 @ 8:14 am

    Historiku i feve në Shqipëri mund të shpjegohet fare mirë me “Emrin e trëndafilit” të Ecos. Madje sipas Niçes, besimi kristian nuk do kishte vlerë kaq të madhe sa i është dhënë nëse… do të përqeshej që në fillim. Po gabimi u bë se u morën seriozisht.
    Now… t’i kërkosh popullit më të varfër të Evropës të jetë më shumë spiritual, më duket disi spiritoze. Sepse nuk do ndodhte gjë tjetër veç të fuste kokën e vet në rërë si struci. Mënjanë dhe efektet negative të feve përgjithësisht.
    Këto kohë këtej mediat po merren me një skandal të shitblerjes së pronave që ka lidhje me një manastir të famshëm. Të përfshira në skandal janë disa milionë euro… (kaq është pak, vetëm maja e ajsbergut)
    Ndërsa për historik përsëri, kam përshtypjen se atu-ja prej të cilës është privuar populli shqiptar më shumë, nuk është feja, por dituria. Dhe këto të dyja fatkeqësisht që nga mesjeta para-Gutenbergut kanë patur lidhje të ngushtë midis tyre. Ndriçuese vërtet ka qënë periudha e Rilindjes, aty ku baballarët e kombit tonë literalisht e nxorrën nga errësira në dritë. Një rrugë që u vazhdua me dritë-hije dhe na solli deri këtu ku jemi sot.
    Nëse do të karakterizohej me diçka, trualli shqiptar do të ishte ai vend ku fetë e ndryshme nëpërmjet përplasjes neutralizuan njera tjetrën. Këtu është vendi ku kanë vrarë veten. Komunizmi u vuri vetëm emërtimin - varreza muze. E njëjta gjë po ndodh në perëndim ku kishave përgjithësisht po u vihet kyçi vetëm stili i ndërtesës barok e rokoko i bën të qëndrojnë më këmbë se shpejt do ishin kthyer në Mall-e.

    Për të qëndruar në linjën e mungesës së spiritualitetit të shprehur nga Losti, besoj se vërtet ka mungesa të tilla, po nuk është e thënë që kjo të zëvendësohet nga ushtritë klerikale të feve monoteiste që njihen. Madje në rastin unikal shqiptar nuk do të ishte aspak e shëndetshme një gjë e tillë, nëse llogarisim “betejat” historike për hegjemoni të njërës fe apo tjetrës. Metafizika ka mundësi shprehjeje edhe ndryshe. Ky lloj komunikimi psh virtual, është përfshirje në një gjendje metafizike. Shkrimi i një poezie, filozofimi etj etj. të gjitha këto shërbejnë për të mbushur atë boshllëk njerëzor të njohur. Përveç kësaj, më duket gjë më e bukur nëse kjo lloj metafizike nuk kufizohet në modelin e dështuar të një qenieje në parim absolute si zoti judaik. Nëse krahasojmë periudhën b.c me a.c, ata filozofët e lashtë politeistë arritën të jepnin mrekulli mendimesh dhe botkuptimi. Ç’është me interesante na vjen me faktin se pikërisht ato ide të lashta u morën parasysh për të ndërtuar modelin e ri iluminist në Evropë. Ndoshta është koha t’i kthehemi jo më modelit teorik të atëhershëm, por atij të jetuar.

  59. e verteta thotë:

    9 September 2008 @ 8:39 am

    Polici (normal qe polic je…) kujton se shkrimet ne gazeta jane leksione ne fakultet!!!! O polic nje shkrim ne gazete shkruhet per te gjithe dhe jo vetem per studentet e filozofise. Si shoqem dore ne ti shohim gjerat pertej hunde sone mre. O daj ceni mesoji pak ketij sistemin e vlerave please?

  60. Luçi thotë:

    9 September 2008 @ 3:32 pm

    “http://www.youtube.com/watch?v=MeSSwKffj9o&feature=related”

  61. Qafir Arnaut thotë:

    9 September 2008 @ 3:36 pm

    permasa shpirterore nder shqiptare eshte mpakur e rudhur ne nje gjendje te mjerueshme

    Nuk ka si te ishte ndryshe. Deri ne vitet 1200 popullata ka pas qene e nje persuazioni heretik (manikej/albanenses/bogomil). Nderkohe me rimekembembjen e pushtetit qendror te bizantit, dhe futjen ne loje te kishes katolike me me shume investim, plasi nje lufte ‘lagjesh’ qe pati pasoja katastrofike per spirtualitetin e shqiptarit. Nga nje ane u mesojeh se besa qe kishin ishte e ‘djallit’, nga ana tjeter njera qishe luftonte tjetern per territor. Ne kete menxyre spirtualiteti u be armik i mbijeteses.

  62. Ravintsara thotë:

    9 September 2008 @ 3:41 pm

    Bashkohem me gre-në dhe e falenderoj artikull-shkruesin për titullin e zgjedhur, që i rri më së miri artikullit dhe nuk të lodh t’a lexosh për të kuptuar që sapo humbe 10 minuta të vlefshme nga koha që të kanë falur zotat.

    P.S.: A e dini që ca kërkues në Gjenevë kanë arritur dhe në përfundimin që ka shpejtësi më të madhe se ajo e dritës dhe e kanë lënë Ajnshtajnin me gisht në gojë?

  63. losttext thotë:

    9 September 2008 @ 4:09 pm

    Ne kete menxyre spirtualiteti u be armik i mbijeteses.

    tashti eshte kollaj (te pakten ne ate kohe duhet te kete qene) qe te ngaterrohet spiritualiteti me institucionin fetar, dhe te kembehen pershtypjet, aleancat dhe menjanimet e perftuara here tek njeri e here tek tjetri.

    sot, te pakten, nuk duket qe spiritualiteti te jete armik i egzistences, dhe vete perfaqesuesve te institucioneve fetare do u duhet t`i lemojne dasite, te pakten ne dukje, mes njera tjetres.

    @Ravintsara, zbulime te reja dhe perfundime te reja shkencore do permbysin heret a vone ato te meparshmet dhe qe jane marre si postulate te pandryshueshme ne jete te jeteve. Gjithashtu, ka raste te dokumentuara ku individe te caktuar mund te rrine me dite e me jave (per te mos thene muaj) pa ngrene e pa pire asgje.

    Kjo video dhe te tjerat qe mund te klikohen ne te njejten faqe, tregon per nje djale ne Nepal, i mesuar ne manastiret tibetane budiste, qe ben pikerisht kete gje, me ane te meditimit. Ke video e katert me duket se flitet per nje plak te dokumentuar dhjete dite rresht pa ngrene e pa pire… It`s an amazing world…

  64. Vuno thotë:

    13 September 2008 @ 12:35 am

    “Po ta dinte Krishte qe Pali (apo ishte Pjetri) do tua percillte fene e tij Gojimeve do ishte kthyer permbys ne varr” R.Dawkins

    Dawkins dhe Harris i tremben monotezimit me shume se politezimit per te njejten diference midis demokracise dhe autoritarizmit. Me fjale te tjera, ne politeizem Kosta do kishte arritur ne sallen e gjyqit, ne autoritarizem arriti vetem ne “ferr”

    PS: Ravinstara@ Ajnshtajni ishte shkencetar qe arriti ne nje perfundim, shkencetaret ne Gjeneve ishin po…SHKENCETARE, qe arriten ne nje perfundim me te avancuar. Ti ku e kishe muhabetin se s’po e marr vesh: qe raca njerezore po avancon nga dita ne dite ne dijet e saj, apo qe shpejtesia me e madhe se e drites mund te vertetoje ekzistencen e zanave??????

    Une nji pietje kam. Si eshte e mundur qe njerezit me spiritualiste, profetet e medhenj, te besuarit e zotit e soj e sorrollop (me Krisht e me Muhamet) kane dale te gjithe nga SHKRETETIRA. Te jete efekti i diellit valle???

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com