Mbidozë nga spitali në kishë
Mbidozë nga spitali në kishë
Majë e këmbanores gozhdoi një pëllumb, u shkurtua,
Mbi gjuhën e nxjerrë lëshon dora e zbehtë e priftit një re
që tretet shpejt në ujin e distiluar, qiellza e shtyp brenda,
Pashë edhe një herë atje, po nuk ish ashtu;
Isha unë që gozhdoi në kryq të pamjes atë ç´më zunë sytë,
Një shiringë që shpoi venën
Atëhere ranë këmbanat e u tunda,
gjuhëz e lidhur përplasej mureve veshur me gomë të dhomës,
Erdh ora e meshës, kalojnë para lypësit e bëjnë sikur nuk e shohin,
Hyjnë në vaginën e derës si tingull në vesh “Mirë jeni?”,
Në kafaz djalli qëron bananen,” E sheh?”, e i tregojnë horizontin,
Telin ku mban ekuilibrin me shkop në dorë Moisiu,
Gjarpëri shndërrohet në duart e veshura me doreza plastike në gjilpërë,
Nga syzet më shohin papritur sytë e tij, fërshëllen vrer gjuhëza,
përplaset mureve veshur me të kuq të buzëve si shkulm i verës, gjakut
në kupën që e tund era, “Pi!”- i thonë e ai pi
Shikimi përplaset mureve veshur me qime e nuk bën zhurmë,
Qelq i syut kriset, derdhet gishtave që i fërkojnë, spermë e ngrohtë
si avull mbi syzen e shtrirë nën to, majmun i vrimës hidhet në kafaz,
pengohet shufrave të hekurta të bebëzës, klith e rrëzohet,
Po s`ka ku, se dyshemeja është shembur e gropa fryhet më shpejt
se rënia, bark konkav prej xhami ku ngjisin kupëzat, “Ja dhe pak!”,
Llastiku liron fytin e krahut, shkulm i gjakut tund në kullë muret
e rrudhura të këmbanës, pëllumbi në majë ngulet pingul në qiell,
sqepi gozhdon një re, shkurtohet, nga plaga kullon ujë strehëve,
mbush kanalet e shqisave e qiellza e përcjell brenda si helm.
Autori
Ishte fundi i pjesës kur në publik u bë shamatë. Një burrë i gjatë në rradhën e fundit, me siguri i dehur, u ngrit në këmbë me një shishe në dorë e filloi të bërtiste me të madhe pjesë nga Kurani.”Çfarë muslimani je ti- i thanë - që pi alkool”. “Jam konvertuar sot- ia ktheu ai - pasi u deha” .”Epo- i thanë ata - ti nuk di se çfarë bën; nesër kur të të dalë pija ndoshta pendohesh ose nuk të kujtohet më”. “Ç`më intereson e nesërmja mua, nesër ndoshta nuk jam gjallë, po në xhenet”. ”Me siguri atje do jesh - ata – po të vazhdosh kështu. Të paktën të ishe bërë i krishterë; atje lejohet vera. Po synet a u bëre?”. Ai nuk e zgjati e desh të hiqte pantallonat, por ndërhynë policët, e kapën për krahësh; ai qëlloi njërin me shishe në kokë aq keq, sa atij i ra të fikët, pastaj i mori armën e filloi të qëllonte kuturu nëpër turmë; vrau nja tre vetë e plagosi një dyzinë të tjerë, mori njërin peng e ndërsa filloi paniku hipi në skenë, i dha dorën personazheve kryesore; hyri një vajze me lule nga e majta, i dha atij një buqetë lulesh dhe e tregonte me dorë duke duartrokitur . Ai ishte autori.


22 July 2008 @ 3:45 pm
dale nji sekond…
22 July 2008 @ 3:54 pm
oh sa bukurshkruar.
22 July 2008 @ 5:13 pm
Yeehawww!
Awesome! S`ka cer te shkruhet mo mas ksaj. Thank uoy, gudmorning g`nite
22 July 2008 @ 6:00 pm
sic thote dhe kp-ja, krejt bukurshkruar kjo “mbidoza.”
c`do te ndodhte po te ktheje permbys itinerarin, dhe te ishte mbidoze nga kisha ne spital?!
22 July 2008 @ 6:19 pm
Nese do ktheja permbys itinerarin do ndodhte kthimi nga vdekja ne jete. Se pari ndodhemi ne spital , pastaj perfundojme ne kishe.
22 July 2008 @ 6:36 pm
dakort me ty jam, vecse ka dhe perjashtime kur e kunderta eshte sinopsisi
22 July 2008 @ 7:13 pm
dakord jam edhe me veten të cilën, kur lexoj këtë vjershën sipër, e mbart nga (ajo që kujtoja se) kisha tek ambulanca, me kryqin e njëjtë vetëm tre-katër mjete mjekësh më tutje. për ta bërë atë të fjalisë më sipër, duhet të sjell ndërmend patjetër nja 15 fotografi- fotografitë e helmimit nga ushqimi, nga vinovili, nga dylieni, nga hashashi (ha të hëngërt!) nga thonjtë, nga Amita, nga mësuesja, nga prifti (ai që varim rrobat dhe ai “tjetri” e gjitha kjo në thonjza), nga dekolteja dhe nga ujku.
o mirazh, po nuk ta kishim borxh fare…
22 July 2008 @ 7:33 pm
Mirazh,
ke paralajmeruar per c’ka sjell ” Mbidoze nga spitali ne kishe”.
Unikal, utopi e gjakosur rrjedh nga gypi i fjales perjetimi, qe sa lind njeren, dhjetra shquajne veten ne lindje perjetimi.
“Shemtuar”! Ja kalon bukuris.
Ti je, aq shume, sa imponon rrethanen e krijuar, dhe kush s’eshte i pregatitur, e merr si goditje, por per dike, ti je deshmi e vrundullit tend (te me fali lost per vrundullin e huazuar)
22 July 2008 @ 7:36 pm
“ai që varim rrobat dhe ai “tjetri””
ju te ndaloni vrundullin, ju jeni.
23 July 2008 @ 2:49 pm
Nje mrekulli!
Mu shoqerua me nje dhome luksoze, te erret, ku dominon tej e ndane vishnja e mbyllur e perdeve te renda. Nje drite qe s’dihet nga vjen reflektohet lehte ne pjese te bronzta. Tek tuk aplikacione mermeri blu dhe ngjyre gjaku. Nuk gjen dot ndonje detaj te celet, ndonje lajthitje te lehte te verdhe te hapet, por s’ka gje, e shton me mend. Ketu, thua, mund te sherbehet vetem vere e mire, dhe pret qe nga nje dere e maskuar ne mur, te dale ndonje grua me uniforme te zeze qe ta sherbeje…. pino nuar, sterre nuar… Nje kulle muzikore shquhet tek hesht ne qosh, plagosur me disqe vinili ne bark, ku mund fare mire te jete nje simfoni e pazbuluar e LvB midis te 5-es dhe te 6-es. Simfonia 5.5 ose 5 1/2, sipas rastit.
LostT & KP, belqim flasim prape. Ti mirazh nuk ke pune ketu. Na lej me tonen. Te pakten perkohesisht. Per ata qe s’pine, caj cejloni ose te firmes TAZO. LostT, ti cer konjaku do?
23 July 2008 @ 4:43 pm
Kur lexova kete te mirazh-it, me erdhi ndermend fjala vorteksT - them se i shkon fare mire.
23 July 2008 @ 5:02 pm
Dhe kur thotë robi që i pëlqeu shumë, e ka të qartë që nuk ka thënë shumë, po nuk i rrihet pa e thënë, pikërisht sepse.
23 July 2008 @ 5:46 pm
LostT,
nuk te erdhi fjala Losttext, sigurisht, se po “flet” jo si vorteksT, dhe per cudi lostiT eshte ne fyt te emigrantit.
23 July 2008 @ 6:05 pm
LostT, fjala e preferuar eshte “maelstorm” (ja kom borxh Zhylit te Verneve ket, ne nje kohe shum-shum’ te hershme, ende pa ra n’kontakt me ca zonjusha
); me vertekset merrem shume, sepse kur shpjegoj gjonat ktu ke puna, jom qamet gjeometrik - tabela e bardhe ne zyre eshte mbush me vija dhe diagrame te Venit (jo te venave, mgjse s’do ish cudi). Meqe i permenem vec e vec, venat dhe vorteks(T)-in, po ti bashkojme, vijme ne afersi te cuditshmit “pink eye”, qe per ketu eshte nje semundje ngjitese, por qe per mua shoqerohet edhe me sy te kuq (s’kom qene kurre i mire me ngjyrat dhe insomnia ma ben qejfin shume: kujto pyetjen gjigande “i kom syte e kuq, e”?) ose-ose ne ket linje ngjitese, sy mavi (c’ka eshte vetem nje e kuqe shume e eksitume, “ne sy tim”)….
PS A ke naj cik left-overs nga groshet e djeshme, mer?