Mbi tranzicionin dhe shëndetin mendor
Marrë nga “Njeriu i çuditshëm“
8 Prill 2008
Nëse tashmë nuk habitemi asfare kur listës së gjatë të gjërave që shkojnë mbrapsht u shtohet ndonjë e re, nuk mund të mos habitesh kur ky sistem, me më shumë vrima se kaçkavalli hipotetik, funksionon për mrekulli mu atëherë kur nuk duhet. E mbase funksionon bash sepse nuk duhet, duke provuar në mënyrën më paradoksale logjikën e tij të funksionimit.
Për të ilustruar çka më lart, marrim në shembull personin U. Burrë, tek të 50-at. I martuar prej 20-25 vitesh. Me fëmijë të rritur. Me një sëmundje mendore të shfaqur vitet e fundit. Arratiset nga shtëpia. E gjen veten në plazhin e Durrësit nuk ka rëndësi se si. Për arsye të qarta për të e jo për të tjerët, merr dy-tre karrige plazhi në krahë dhe largohet ndonja 3 km më thellë, po në breg të detit. Qëllon pastaj që mbas disa ditësh familjarët e gjejnë dhe e rikthejnë në shtëpi. Por historia, sigurisht, nuk mbaron këtu. Të zotët e karrigeve, të fyer rëndë nga gjesti sfidues dhe ekonomikisht rrënues i qytetarit U., vendosin të kryejnë denoncim. U. shkon në gjyq, i kërkojnë para për të mbyllur çështjen, nuk paguan (nuk ka), dënohet me 1 vit heqje lirie (burgim). Krimineli u kap, u dënua, drejtësia u vu në vend.
Mirëpo kjo punë na shtron një tjetër problem. A është më mirë të jesh i shkarë e të arratisesh e të vjedhësh dy karrige, apo të jesh i shkarë e të ndërtosh një hotel pa leje mu në mes të tokës që s’është e jotja, të zësh plazhin me karriget e tua, të vjedhësh korrentin, të shkarkosh ujërat e zeza në detin ku lahen klientët e tu, të mos deklarosh asnjë pastruese apo kuzhinier, në pritje të ditës kur në një letër me simbole shtetërore shkruhet se ç’u bë u bë, tani hajt të bëjmë ç’të mundim me çfarë ka mbetur?
Dhe nuk do ndonjë përllogaritje të gjatë që të kuptosh që nëse e ke në dorë çmendurinë tënde, është më mirë të zgjedhësh një çmenduri që e orienton agresivitetin nga tjetri. Që i shkel të gjitha njëherësh, që të këqijat i bën të pakthyeshme e të patjetërsueshme. Kjo sepse, nëse shkel vetëm ndonjë rregull të vogël, këput ndonjë gjethe në park (të supozuar) apo i teshtin në surrat ndonjë gjykatësi, rrezikon që të gjithë inatin prej impotencës kronike të një shteti që e ndjek lepurin me aeroplan-mbajtëse, ta pësosh në lëkurë njëherësh dhe të përqendruar.


8 Prill 2008 @ 11:35 am
Po c’ti them shtetit te Weberit pas kesaj?! Ja me ne fund tek vjen shqipja e thate, e qarte, e forte, e shkurter fare po aq sa e qarte se me e gjate do te ishte prishur kot.
“…krimineli u kap, u dënua, drejtësia u vu në vend….
A është më mirë të jesh i shkarë e të arratisesh e të vjedhësh dy karrige, apo të jesh i shkarë e të ndërtosh një hotel pa leje mu në mes të tokës që s’është e jotja…”
Po i jap gjithe pjesen e mbetur te dites shijimit te prurjes se mesiperme dhe reflektimeve qe shkakton i cuditshmi.
thnx
8 Prill 2008 @ 2:25 pm
Unë propozoj të mos përdorim më fjalën tranzicion. Është e qartë që Shqipëria s’po kalon më në ndonjë tranzit (për ku??). Mjaft e përdorët këtë fjalë se i jep më shumë vlerë dhe mbrojtje politikanëve. Nuk mund të kesh kaq vjetë lëvizje, ka kohë që ka arritur ekuilibër, për fat të keq jo atje ku e donim.
8 Prill 2008 @ 4:57 pm
Dori, plotesisht dakort. Ne Shqiperi as nuk ka patur as nuk ka “tranzicion.” Gjerat nuk kane levizur drejt ndonje sistemi tjeter; thjesht ne 1991 u ripozicionua nje pjese e mire e popullsise dhe u riorganizuan ca burime (resources). Gjerat ne Shqiperi jane stabilizuar, panvaresisht se imazhi virtual qe prodhojme ne forume interneti eshte i ndryshem.
9 Prill 2008 @ 12:19 pm
ehhhh , ky tranzicioni na kau çoqet
9 Prill 2008 @ 2:11 pm
Strangie,
Gjithnje me ka pelqyer shprehja “qeveria e kap leprin me qerre” vetem se vitet e fundit kam filluar ti caktoj nje kuptim tjeter; ate te kapjes vetem te leprit, te vocklit, te parendesishmit ndersa cakejt, ujqit e luanet bredhin te lire e rehat.
9 Prill 2008 @ 3:09 pm
Nje mendje e ndritur (Hygoi apo Balzaku nuk jam shume i sigurte) ligjin e ka karakterizuar si nje rrjete merimange qe kap vetem insekte te vegjel. Ndersa buajt e demat nuk shqetesohen shume nga kjo (Rrjeta - Ligji) se jane ne gjendje ta marrin zvarre me brinje.
Prej kohesh (Orwelli eshte marre ne menyre specifike me kete ceshtje) vihet re nje deformim ose me sakte nje masaker semantike. P.sh. tranzicion dhe gjendje stacionare nuk mund te jene e njejta gje. Eshte qesharake dhe absurde (ne fakt fshihen arsye politike) te perdoresh termin tranzicion per fenomene qe vazhdojne me dekada.
Me i pershtatshem do ishte termi “evolucion” qe ka dy krahe i shkreti, dhe veshtire se ka shqiptar normal qe te mendoje sinqerisht se po zhvillohet ne kah pozitiv.
Shkrimi ishte shume i goditur.
9 Prill 2008 @ 4:58 pm
njeriu qe vodhi dy apo tre karrige mund te karakterizohet i cmendur (sipas pershkrimit ne artikull) dhe te dale i pafajshem. Nese eshte i demshem per shoqerine atehere gjykata (ne bashkepunim me mjekun perkates) do vendosi qe ky person duhet te mbyllet ne ambiente te sigurta nen vezhgim mjekesor. Ky njeri quhet “gjynah” dhe duhen kerkuar mekanizma sociale (shteteror ose ndihma private) ta ndihmosh dhe mos ta leje te vdesi (dhe te mos demtoje pjesen tjeter te shoqerise)…
ndersa per ate tjetrin qe ze plazhin, nuk e justifikon dot nga ana “mjekesore”. Ne mund te biem dakort qe ai eshte me i cmendur se ky “fatkeqi” tjeter, por ky i fundit nuk e justifikon dot dhenien e karteles. Ne gjykate, ky person do quhet “fajtor” dhe jo “i semure”. Ketu qendron ndryshimin. Per te zgjidhur problemin e ketij (dhe demin qe ky i kryen shoqerise) duhen kerkuar mekanizma ligjore qe te funksionojne.
Pra problemi i njerit kerkon zgjidhje sociale, ndersa i tjetrit zgjidhje ligjore. Duhet te bejme mire dallimin dhe te mos i futim te dy ne nje kallep, dhe me e rendesishmja te mos i japim ketij te “semurit” te dyte nje alibi.
9 Prill 2008 @ 11:17 pm
sistemi i kaluar-40 vjet.. tranzicioni per t kalu ne nje sistem tjeter deri tani -18 vjet..mos te çuditemi qe dhe tranzıcıonı te zgjas 40 vjet:))))ehh ehhhh