Identifikohu



Regjistrohu

Mbi dashurinë e re Baze-Rakipi

Endrit DIBRA
Rilindja Demokratike
20 Prill 2008

Dy ditët e fundit, Rakipi-Baze, dy kalemxhinjtë më të shpërdoruar në media, që nga viti 1990 e deri më sot, ndërmorën serialin e ri të vetëposhtërimit ndaj njëri-tjetrit. Në fletushkat e tyre, njëlloj si prostituta pa klientë, nisën të akuzojnë njëri-tjetrin për dashuri me Berishën. Sipas Rakipit, Baze na qenka shitur tek Berisha pasi ky i fundit, me një vendim qeverie, i ka dhuruar Bazes rreth 2000 metra katror tokë tek ish-Uzina Elektromekanike. Rakipi, me porosi të Bazes, për ta bërë veten të besueshëm, i përlyen Bazes edhe të vëllain, Astrit Bazen, pasi shkruan se për të marrë tokë tek Berisha, ushtari i Ruçit ka përdorur kompaninë “Erion” të Astrit Bazes, vëllait të Mero Bazes. Nga ana tjetër, Baze i përgjigjet duke bërë be e rrufe se s’ka ndër mend të shitet tek Berisha dhe se Astrit Baze, përveç emrit dhe mbiemrit rastësor, nuk ka asnjë lidhje me kompaninë që përmend Rakipi. Madje Baze shton se e ndjen veten e tij si një viktimë e madhe e Berishës, pasi ky i fundit i ka marrë të gjitha pronat.

Në serialin e ri, Rakipi-Baze veçse u faktojnë mediave të vendit se çifti i tyre, për të shumtën herë, shfaqet si viktimë tërësisht fatkeqe e keqshfrytëzimit dhe duket se janë të dënuar të mos shijojnë kurrë lirinë dhe shoqërinë e lirë. Ata janë të dënuar që për hesap të të tretëve, të depersonalizojnë njëri-tjetrin, të trillojnë dhe shpifin duke mos njohur kufi morali. Përgjatë gjithë këtyre viteve, ata kanë punuar mbi tokë dhe nëntokë së bashku, kanë banuar në një banesë, janë ushqyer në të njëjtin çanak, kanë punuar në të njëjtën gazetë dhe i kanë njohur njëri-tjetrit çdo gjë deri në detaje.

Gjatë këtyre 12 viteve të fundit, më shumë se kushdo tjetër në këtë vend janë detyruar të shajnë njëri-tjetrin me tjegulla dhe themele, të akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje, shpërdorime, punë të pista, madje në shtrëngicë i kanë botuar njëri-tjetrit edhe dosjet… duke bërë publike pseudonime pune tejet poshtëruese si, “çorape”, “opingë”, etj. Në serialin e fundit mes tyre, Rakipi jo vetëm e akuzoi Bazen, me porosi të këtij të fundit, se po blihet nga Berisha, por edhe po implikon vëllain e tij, dhe ai është i detyruar që të bëjë du-dumin dhe të paditurin, sikur njeriu që i njeh dhëmbë dhe dhëmballë nuk i njihka të vëllanë. Ndërsa lidhur me vajtimin e Bazes se Berisha e ka lënë pa prona kjo gazetë thekson se edhe daniolli i tij (Rakipi) qesh dhe gajaset nga kjo.

Në të vërtetë, Berisha ndaj këtij tenderlëpirësi ka vendosur vetëm një sanksion; që fletushka e tij nuk mund të përdoret për të prerë gjoba. Ai nuk ka lejuar që në kundërshtim me ligjin dhe duke paraqitur dokumente false, Baze të fitojë tendera me emrin e tij apo të Arturit (jo Astrit Bazes) dhe nuk ka lejuar që me presione të ngrejë traun e doganës për shtypshkronjën e tij apo importe të tjera. Të vjen mirë kur sheh se Mero Baze problemin e tenderave e zgjidhi shumë mirë duke deklaruar se Mero Baze nuk është Ymer Baze dhe se i nipi i tij nuk është nipi i tij duke ngjasur kështu me njeriun që mund të besojë se mund të maskojë dhe të shpëtojë nga vetja edhe duke pështyrë mbi surratin e tij.

Lidhur me vendimin e qeverisë, të botuar në web site-in e qeverisë dhe fletoren zyrtare, për tokën tek ish-Uzina Elektromekanike, burimet zyrtare sqarojnë se:

1) vendimi është në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe interesin publik.

2) toka e shitur, pronë shtetërore e parashikuar për ndërtimin e laboratorit të meteorologjisë, për shkak të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Bashkia, nuk bënte të mundur ndërtimin e tij të financuar nga Banka Botërore.

3) Sipërfaqja prej rreth 2 mijë metra katror është shitur me një çmim qartësisht më të lartë se sa çmimi zyrtar i përcaktuar nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipërfaqja e tokës është shitur me një çmim mbi 10 herë më të lartë për metër katror sesa shitja e bërë në të njëjtin vend nga qeveria socialiste në vitin 2005.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente »

  1. STALKER thotë:

    30 Prill 2008 @ 8:11 am

    DI NJERI CILI ESHTE IDENTITETI I VERTETE I PSEUDONIMIT Endrit Dibra ?

  2. Cheney thotë:

    30 Prill 2008 @ 8:19 am

    Kush do me dit?

  3. tym thotë:

    1 Maj 2008 @ 11:18 am

    http://www.peshkupauje.com/sali-berisha-ne-ishullin-e-paragjykimit/2008/04/30/

  4. LATIF BORO thotë:

    13 Maj 2008 @ 5:24 am

    Po qe te dy jane me dosje dhe pseudonime dhe kan pasur e kan perseri aktivitet si spiune dhe tani jan duke perjetuar nje perjudhe te veshtire identiteti sepse u eshte dhene nje rrol i veshtire : Te cpifin dhe te nxijne figura te pa njllosura .

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.