Masakra që i përgatitet Jugut të mbetur

vlorabeach24.jpg

Fatos Lubonja
Gazeta Korrieri

Në javën që kaloi më tërhoqi vëmendjen në mënyrë të veçantë një shfaqje e ministrit Pango dhe bashkëpunëtorit të tij Malltezi në emisionin Opinion të Fevziut ku paraqitën projektin e zhvillimi turistik të Jugut si dhe një vizitë e presidentit Topi një apo dy ditë më pas, po në Jug, ku përsëri u fol për zhvilimin e turizmit atje.

Më tërhoqën vëmendjen sepse ka kohë që ndjek me shqetësim atë që gjithnjë e më shumë më shëmbëllen me përgatitjen për një “sulm” përfundimtar shkatërrues edhe ndaj asaj pjese të mbetur të bukurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore të bregdetit shqiptar të Jugut. Këtë sikur ma përforcoi edhe një thënie e Topit gjatë vizitës së tij, që, të nesërmen, u vu në faqet e para të shumë gazetave. E kam fjalën për deklarimin e tij se: “Është e pafalëshme që gjendja e turizmit paraqitet si ajo e viteve 50”.

Çfarë më shqetësoi në këtë thënie ishte pikërisht krahasimi me gjendjen e Bregut në vitet ‘50 dhe thirrja për ta ndryshuar këtë “gjendje”. Sepse, sikur një turist perëndimor të dëgjonte se paska mbetur diku në brigjet e Mesdheut gjendja e viteve ’50 ai do të sulej me vrap për ta vizituar këtë vend dhe ky do të bëhej shpejt një nga vendet më turistike të Mesdheut. Në vitet ‘50 në Jugun tonë nuk ka pasur thuajse fare turizëm, prandaj ai breg ka qenë ashtu siç ka qenë ndoshta edhe një shekull më parë, edhe dy shekuj më parë dhe kjo është mrekullia që kërkojnë turistët sot. Ndoshta fakti që regjimi komunist e mbylli vendin ndaj turizmit, pasi i konsideronte turistët si agjentë potencialë të armikut, ka bërë që shumë pjesë të vendit tonë të mos pësonin, gjatë komunizmit. masakrën e turizmit masiv që zhvilloi Evropa pikërisht pas viteve ’50 që sot e konsideron si dëm të pariparueshëm. Thënia e Topit më kujtoi një thënie të Pier Paolo Pazolinit në vitet ’50 kur flet për rrezikun që i kanoset bukurive natyrore e trashëgimisë kulturore të Italisë së atyre viteve. Ai shprehet se, paradoksalisht, e vetmja shpresë që këto të ruhen është varfëria. E ka fjalën se, po ra paraja në duart e italianëve, me paditurinë dhe babëzinë e tyre modernizuese e komercializuese do të shkatërronin shumëçka. Dhe pas disa vitesh, duke konstatuar vërtetimin e frikës së tij, Pazolini bën këtë koment përpara disa ndërtimeve të fashizmit: “Shikojeni këtë qytet. Ne e kemi sharë shumë arkitekturën fashiste, por gjithsesi fazhizmi nuk ka shkatërruar aq shumë. Fashizmi ka ruajtur kulturën tonë rurale. Ndërsa akulturimin e vërtetë e ka krijuar shoqëria e konsumit në një mënyrë dramatike saqë ne, brenda disa vjetësh, po zgjohemi dhe po shohim se ka humbur gjithshka.” Janë fjalë që i shkojnë shumë shoqërisë shqiptare të viteve të pas komunizmit.

Nga ky këndvështrimi e shoh me shumë shqetësim atë që po i përgatitet Jugut. Në fakt duhet thënë “Jugut të mbetur” sepse ajo që ka ndodhur e po vazhdon të ndodhë në Sarandë dhe Ksamil apo edhe në Vlorë është e tillë që edhe në ëndrrat më të këqija pazoliniane të akulturimit nuk do të mund të parashikohej.

Shqetësimi që kam është se “Jugut të mbetur” po i përgatitet një masakër ku ndërtimeve abuzive që vijnë si rezultat i mungesës së kontrollit të territorit do t’u bashkohen forcat tashmë të njohura të ushtrisë barbare që i është vërsulur prej kohësh bregdetit shqiptar: batalione të akulturuarish që nuk kanë haber për ato që konsiderohen vlera të trashëgimisë kulturore dhe të peizazhit natyror, të udhëhequr nga një elitë që ka në dorë pushtetin dhe paranë që nuk mendon as për turizëm, as për gjë, por thjesht për veten, për të ndërtuar vilat e tyre në bregdet, për t’u pasururar nëpërmjet lejesh ndërtimi, pastrimi parash të pista e më the të thashë - të gjitha këto të veshura me propagandimin e një vizioni të turizmit masiv të zhvilluar në vitet 60 në Evropë dhe të përçmuar sot edhe në vendet e botës së tretë.

Kjo barbari ka bërë që plazhi i Durrësit, që deri në vitet ‘90 ka qenë një nga plazhet më të bukur në Evropë, brenda 15 vjetësh të shndërrohej në një plehër ku vetëm për turizëm nuk mund të flitet. E njëjta gjë ka ndodhur në Sarandë, Shëngjin, Vlorë e kudo ku ka vënë dorë e këmbë sadopak barbaria shqiptare e paskomunizmit.

Sipas meje ajo që e ka shpëtuar pjesën e mbetur të Jugut nga masakra, sëbashku me rrugën e ngushtë e të rrezikshme, është konflikti i pronave si dhe frika e banorëve të minoritetit se do t’u vijnë nga të katër anët e do t’i zaptojnë. Kam shumë frikë se fushata që shohim, madje edhe sulmet ndaj “grekut” Bollano, janë tentativat për të kapërcyer edhe këto pengesa dhe për të filluar masakrën.

Nuk mund të hyj dot në detaje të shtjellimit të një vizioni alternativ, por di të them se Vlora dhe Saranda, dhe gjithë çka është ndërtuar në zonën midis tyre deri më sot, kanë hoteleri të majftueshme për turistët. E kam fjalën jo vetëm për hotelet e motelet e ndërtuar, por edhe për tërë ato apartamente e shtëpi private të ndërtuara ashtu edhe për qejf, ku pronarët ose janë jashtë shtetit ose shkojnë vetëm dy tre javë në vit, e që, të paktën, mund të jepen me qira duke siguruar të ardhura edhe për ta. Në këto kushte ajo çka duhet bërë për të ruajtur vlerat kulturore e bukuritë natyrore edhe për të ndërtuar një turizëm të shëndetshëm e afatgjatë - sepse nuk duhet të harrojmë se një vend mbi të gjitha është vend për të jetuar vendasit, jo turistët, sepse po u turistizua krejtësisht ai humbet bash shpirtin dhe jetën e tij - është restaurimi i fshatrave të Jugut dhe ruajtja sa më e virgjër e pjesës tjetër të detit dhe maleve mbi ta e rrotull tyre. Shtatë fshatrat e bregdetit e kanë bukurinë pikërisht tek vjetërsia e tyre, tek karakteri i tyre që nuk duhet të prishet me ndërtime të reja në ta e rrotull tyre. Turisti shqiptar apo edhe i huaj që mund të vijë aty do të vijë për të shijuar bukuritë natyrore të puthjes së detit blu me shkëmbinjtë e Bregut që bien mbi të, për të vizituar fshatrat e Jugut në bukurinë e tyre arkitektonike në traditën dhe papërsëritshmërinë që paraqesin. Ai do të vijë për të parë një vend që është i ndryshëm nga vendet e tjera që ka parë. Kurse çdo njollë e re çimentoje e betoni që vendoset atje me vulën e modernitetit dhe uniformizimit banal që ai sjell në përgjithësi dhe me atë super kiç shqiptar në veçanti, me të cilat njolla kemi shëmtuar e ndotur peizazhin thuajse kudo ku kemi ndërtuar, vetëm se e largon atë. Mirëpo në fjalët e ministrit Pango dhe të bashkëpunëtorit të tij Malltezi nuk e dëgjova fare fjalën “ruajtje”, nuk e dëgjova fjalën “restaurim” që sipas meje duhet të mbizotëronin, por dëgjoja vazhdimisht fjalët “ndërtim”, “fshatra turistike” – duke na siguruar se do të ruajtkan distancën 100 metra nga deti a thua se kjo qenka e gjithë nevoja e ruajtjes. Po me këto fjalë e përktheva edhe thirrjen e Presidentit për të kapërcyer prapambetjen e viteve ‘50.

Gjiri i Kakomesë, për të cilin u fol aq shumë edhe në atë emision e ka bukurinë dhe tërheqjen kryesore tek virgjëria. Turistët nuk kanë nevojë të vijnë në Kakome për t’u futur në vila fshatrash turistike që mund të ndërtohen atje. Atje duhet të shkojë vetëm makina, madje edhe ajo në një distancë prej bregut, apo varkat. Hotelerinë turistët që do të duan të shkojnë në Kakome mund ta kenë fare mirë në Sarandë. Kështu ka vepruar bota e qytetëruar sot për të rekuperuar dëmet që ka kryer veçanërisht pas viteve 50 duke i shpallur bukuri të tilla park kombëtar. Kurse pronarët të kompensohen. Por duket sheshit se kjo nuk do të bëhet, përkundrazi atje do të ndërtohet ndonjë “fshat turistik” që do të përkthehet në interesa të një grushti njerëzish kurse shqiptarët do t’i thonë lamtumirë edhe asaj pjese të bregut që me siguri do të rrethohet pastaj edhe me gjemba.

Sot, kur mazhorancë dhe opozitë, siç po tregon edhe masakra akulturuese mbi Tiranën, kanë vendosur të jetojnë sëbashku në vilat e të njëjtit “fshat turistik” shpresat se mund të ndodhë ndryshe ngjajnë më shumë me ëndrra të marrësh. Kam përshtypjen se tashmë ka kaluar kaq kohë sa për t’u përvijuar qartë fizionomia e njeriut tonë të paskomunizmit e veçanërisht të elitës plitike. Basoj se ajo çka ata i kanë bërë e po i bëjnë njërës prej pasurive më të vyera të vendit, bregdetit të Adriatikut e Jonit, do të shërbejë shumë për të përmbyllur portretizimin e tyre. Për ta do të flasin shëmtirat që kanë ngritur apo lejuar të ngrihen në bregdet ashtu siç flasin për elitën komuniste bunkerët: si izolues të Shqipërisë në emër të interesave të tyre meskine. Kush mendon se nuk e meriton këtë cilësim duhet të ngrejë zërin më lart dhe më fort për të ndaluar masakrën përfundimtare që po i përgatitet Jugut.

Shenim i Peshkut: Fotoja ilustruese eshte marre nga gazeta angleze The Guardian, nga nje shkrim shkrim ku shkruhet: “Riviera e paprishur shqiptare eshte nje fotografi e mesdheut siç ishte nje here e nje kohe…”

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

86 Komente

  1. hunter thotë:

    28 May 2008 @ 3:19 pm

    Shkrim i mire.
    Pavaresisht ideve politike, respekt ndaj Fatos Lubonja.
    I vetmi me bindje te majta ne Shqiperi.

  2. Meti thotë:

    28 May 2008 @ 3:46 pm

    Nuk besoj se qeveria shqiptare do ndjeki keshillat e Economistit:
    http://www.economist.com/opinion/displaystory.cfm?story_id=11376167&CFID=7433833&CFTOKEN=47476837
    Ne fund te fundit eshte e veshtire te mundohesh te akomodosh me mijera turista dhe te mos kesh numrin e hoteleve dhe te bareve qe ke ne Korfuz.

  3. bregdetarja thotë:

    28 May 2008 @ 4:02 pm

    Shkrim i mire dhe shqetesim i shprehur ne kohe.
    Italianet kur te shoqerojne ne vizitate tyre ne bregdet,ndertimet prane tij t’i prezantojne me shprehjen:nje nga gabimet tona te pas tridhjete vjeteve e mandej te flasin per mrekulline ejugut te Frances.Mbas asaj periudhe jane munduar te ruajne gjitheshka.Po ne?Vetem nje reagim pozitiv i publikut,mund t’a shpetoj mrekulline e mbetur shqipare.te shpresojme.

  4. Tironsi thotë:

    28 May 2008 @ 4:02 pm

    Ka te drejte ketu Lubonja. O leshohen o toso o ti kerrejne binane. Mjafto me pa c’u bo ne Sarande. Po halli eshte se nuk ka zgjidhej kjo pune. Hajde po themi se duhet lene pa zhvilluar per nja 2 dekada sa ti vije mendja ne vend miletit. Kush na siguron qe mbas 2 dekadash do jemi me te ndergjegjsuar ne? Shetitini ato ane dhe keto 2 vjet o njerez, shijojini e beni fota sa jane akoma ashtu se me vone nuk do kete mbetur gje. :(

  5. berberi thotë:

    28 May 2008 @ 4:23 pm

    Shqetesim i drejte, por nuk di se si mund te sensibilizohet populli per ti sfiduar keto qelbesira. Nuk mund te mbeshtetesh me ne kete klase poltike. Eshte komplet e gangrenetizuar. Te gjithe kane gelltitur nga nje luge corbe te prishur. Te ndershmerit, te miret kane ngelur shume pak, pasi nje pjese e mire e tyre jane larguar per ti sherbyer kapitalit te huaj.

  6. bobi thotë:

    28 May 2008 @ 4:47 pm

    Mir e ke thon o Tos po kujt I thu.Kta tanet kon 17 vjet qe nuk nigjojn nga ai vesh.

  7. libertas thotë:

    28 May 2008 @ 4:49 pm

    me falni po pse ka ngelur akoma per te prishur ne jug? te pakten brenda qyteteve nuk ka me vend ku te ndertosh. Nuk ka ngelur me ASNJE hapesire bosh . Te gjitha hapesirave publike ju ka dale nga nje ose me shume pronare.

    P.sh. marr rastin e vlores.. Un vertet pyes veten si mund ta quash turizem nje radhe 2-3 oreshe ne makine per ne plazh. Tym makinash aq sa nuk shikon dot me shume se 100 m, parkingu per makinat eshte nje mirazh, nuk ka nje park te gjelber ta kerkosh me qiri. Cmimet ama jane sikur te jesh ne Caraibe…

    Po une mendoj se Topi e ka fjalen per zonat e bregut (Himare, Dhermi ..) ku hordhia nuk i ka infektuar AKOMA. Oburra, shpejt para se te ikni nga postet qe keni!

  8. Vlore1920 thotë:

    28 May 2008 @ 4:50 pm

    c’na nxorre mallin me molin e naftes o Penar.

  9. bledi thotë:

    28 May 2008 @ 5:12 pm

    Rofshin keto 18 vjet, qe u kenaqem me shkrime, e gazetaret ne kete rremuje kane matrial per cdo gje e si te duan. Kenaqemi se kemi media te zhvilluar, shikojme TVra e angazhohemi me llafe pa fund.

    Problemi o Fatos…..tani ka mbaruar kjo pune, vite me pare duhet te qe ky shkrim, po ti ishe i zene me shkrime emocionale per kete apo ate apo per ate qe shkoi.

    Shume vone, sa per te lare duart, madie tregon ne shkrim se nuk e njeh fare ate zone te bregdetit. Po ska gje !

    Cinizmi, eshte fuqi e madhe qe e ben njeriun te shkruaj shkrime pa fund, po nqs do kishte me pak siqeritet e qetesi si njeri do ti vlente me mire vendit, se do bente shkime kur duhet e si duhet.

    Kete cmenduri ne shqiperi do ta ndaloj vetem koha,e kur cmenduri te bej ciklin e saj, Fatosi me shoke e kane humbur kete lufte, madie ka qene nje nga ata qe ka mbeshtetur riardhien e Berishes ne pushtet, kur dihet mire qe ky njeri qe ideusi e ai qe filloi masakren urbane ne shqiperi qe ne fillimet e 90te.

    E hipe ne kal Salen (babain e masakres urbane), o Fatos, tani se ul dote me shkrime, e mos u habit ca po ben se ato do bej ai njeri.

  10. hajdarmozi thotë:

    28 May 2008 @ 5:14 pm

    Tironso 2 vjet sikur i dhe shume ti, Kokdhima i ka ndertu nja dy pallate 11 katsh ne Himare, rruga po maro, dhe po maroi rruga do vine ndertusit e Tirones ta bejne jugun ene me te bukur se Tirona e Durrsi bashke.

    Pastaj ne kete pike nuk e kane fajin shume politikanet se ce ka mileti shkalluar qe bejne lloj lloj shemtirash me leje e pa leje sic i kane pare te afendikoi ne Gerqi ose ne ndonje fshat te humbur te Italise. S’ka kinez tu mush menjen shqiptarve qe e kane vendin me te bukur tani se cdo ta kene mas ndertimeve te tyre.

    Prit sa te vi grupi me fjalimet e tij industrialiste dhe nevojen imediate te ndertimit te veprave energjetike per nje zhvillim konstant dhe te sigurt.

  11. hajdarmozi thotë:

    28 May 2008 @ 5:23 pm

    Meti i bukur ai shkrimi te economist

    PO kujt ja thote
    -The money is good for a while, but you lose in the long term.
    -The hotelier who raises a 1,000-room monstrosity will pay for the bricks and mortar, but not for scarring the view or wrecking an historic monument.
    -If you destroy your heritage and scenery, you will come to regret it.
    -Mass tourism needs mass development, but don’t pave paradise to put up a parking lot

  12. bledi thotë:

    28 May 2008 @ 5:38 pm

    Po ky Fatosi, pse sekelldiset pse prishet bregdeti i shqiperise, a nuk ka ky qe 18 vjet ka ironizuar e etiketuar me shume dashurine per atdheun, pra per shqiperine?!

    E ja .. me shume matriale per shkrime per Fatosin, e shqiptaret te thone shprehjen , ”o ca shkrimi ka bere ky sot’.

    Nuk ka me keq per nje vend qe i ngelet vetem si ngushellim shkrimet e ca cinikeve, qe nuk duan tia dine per vendin (njelloj si shkaterusit qe kritikojne !), po duan te nxjerrin shfryrien e radhes.

  13. hajdarmozi thotë:

    28 May 2008 @ 5:56 pm

    O bled ca rendsie ka kush po e shkruan e rendesishme eshte problematika qe ngre, eshte ne te njejten linje me The Economist

    ne nga injoranca po i veme kazmen mundesise tone te fundit per tu bere vertet te pasur.

  14. Gjergji thotë:

    28 May 2008 @ 6:07 pm

    Une kam qe nga viti 98 qe shkoj vit per vit ne jug (vendi im i preferuar eshte Jala dhe Qeparoi i vjeter). Vitin e shkuar shkova nga fundi i shtatorit se eshte edhe periudha me e mire per te bere pushime per mendimin tim se nuk te djeg dielli dhe uji eshte i ngrohte. Kur shkoj ne nje fshat ne shqiperi e kam zakon qe pi ndonje gote raki me te zotin e shtepise qe me le dhomen me qera. Si perfundim ndejta nja 10 dite dhe fjeta ne 5 vende te ndryshme.
    Duke filluar qe nga Gjipeja deri ne Kakome degjova te njejten histori: Ja erdhi dhendri i Berishes me helikopterr dhe pa zonat pastaj na futen dinamitin ndertimeve qe kemi bere duke fituar leket me njemije halle ne greqi (duke pasur parasysh qe me ndertime pa leje eshte Durresi dhe Saranda plot) dmth me filozofine njeri eshte i imi dhe tjetri i njerkes.
    Edhe vajza e Berishes eshte koordinatore per bregdetin Jon tek Banka Boterore. Dmth plani i eshte bere asaj zone.
    Pastaj me thone edhe banoret qe ne nuk kemi guximin te vendosim flamurin Shqiptar ne ndonje shtize perjashta ne oborr se vjen Bollano duke uleritur greqisht dhe vjen e na e griss (me kane thene ne dy raste dhe kam deshmitar se sisha vetem) dhe kur vjen vjen me dy makina dhe nuk perleshemi dot se jemi edhte te vjeter e te pa mbrojtur.

    Morali i historise eshte: Berisha ka pare Ramen, Fatosin, Finon, Malajn se si jane bere me para dhe thote: “he qenet, shiten leje ndertimi ne Tirane e Sarande, u moren me droge dhe u bene miliardera po une sjam budalla te vjedh edhe une pake se kam nje djale e mbesa te vogla tani sa te me haj Gerdeci koken “. Megjithese une besoj qe Berisha eshte nje kukull per te genjyer pleqte e plaka (se per te mashtruar eshte per ti hequr kapelen) se qeverin e drejton familja Maltezi. Dhe PD ne menyre graduale po trashegohet nga familja Maltezi sic behej ne kohet feudale.

    Dhe nje gje qe me skandalizon eshte ceshtja e pronave ne shqiperi:
    Une nuk e kuptoj se si nje shtet demokratik do te demshperbleje ish pronaret me leket e shtetit (dmth me taksat e te gjitheve qe jua shohim pasojat tek cmimet e larta me te cilat duhet te blejme ushqimet) kur personat qe kane vjedhur token e tjetri pa teklif dhe ne shume raste e kane kercenuar ish pronarin me vdekje te mos paguajne asgje.

    Se duhet thene qe personat qe shkojne dhe zabtojne token e tjetrit (hiq nje dyndje ne fillim te viteve 90 reth Tiranes nga familje te vrafra qe nuk e kishin konceptin e prones) jane pergjithesisht njerez te rendomte qe e kane marre token per te jetuar me mire ose per te bere biznes. Ne vend qe ketyre personave tiu merret prona diku tjeter dhe te kompensohen ish pronaret, ose ish pronareve tiu kthehet prona Dalin partite dhe thone kompensim me leket e shtetit.
    Nejse si ekonomist mund te them pa nje zgjidhje afatgjate te prones Shqiperia do kete vetem krim (70% e vrasjeve ne Shqiperi vijne si pasoje e konflikteve te pronesise : statistike e USAID) dhe ndertime pa leje nga komunaret dhe funksionaret e PD dhe te PS. Dhe kjo ka per te ndodhur ne cdo cep te Shqiperise (ne cepat qe kane ngelur bosh per momentin)
    Dhe nuk ka per te pare zhvillim ekonomik per masen e popullesise po do kete vetem pastrim parash ne ndertime groteske.

    Dhe jugu i shqiperise do mbushet me pallate 10 kateshe ne buze te deti sic eshte bere edhe Durresi, Shengjini, Velipoja, Saranda e ku e di une se sa vende te tjera. Dmth do e shkaterrojne katundaret qe drejtojne Shqiperine (meqe ra fjala sa qytetare ka shteti Shqiptare ne administrate? kam pershtypjen me pak se 1%, te tjeret jane te gjithe katundare (nuk e kam fjalen per fshataret e ndershem) pa asnjelloj kulture qytetare). Keto katundare do vendosin, sic kane bere deri me sot per infrastrukturen e Shqiperise (imagjino se sa shije kane dhe cfare rrezultati del prej tyre)

    Hajt ne te semes katundaret e shtetit Shqiptar. Shpresoj qe rinia Shqiptare te shohi dite me te bukura se prindrit tane te varfer.

  15. bledi thotë:

    28 May 2008 @ 6:10 pm

    hajdarmozi

    Shqiperise po ti vihej flaka, njeriu qe do prekej me pak per kete vend eshte Fatos Lubonja.

    Shkrimi eshte per viziten e Topit ne Himare. Ato gjerat e tjera jane nje mbeshtjellie qe une dhe ti te pertypim shkrimin.

  16. Koth thotë:

    28 May 2008 @ 6:16 pm

    “Është e pafalëshme që gjendja e turizmit paraqitet si ajo e viteve 50”.

    Kete me siper e ka thene Fatosi se Bamiri ka thene tjeter gje :

    “Është e papranueshme që në vitin 2008, ne të kemi një fizionomi turistike në breg që u ngjan vendeve mesdhetare të viteve ‘50.”

    Si ndryshe me duken mua.

  17. artian thotë:

    28 May 2008 @ 6:26 pm

    Me pelqeu shkrimi i Tosit,po ky problem nuk eshte i pa njohur dhe i pa paralajmeruar,shume e shume analiste apo edhe njere te thjeshte e dine te gjithe rrezikun qe po i kanosej dhe po i kanoset ne vazhdim bregut te detit Adriatik dhe atij Jonian!
    E rendesishme nuk eshte vetem te paralajmerojme rrezikun por edhe ta parandalojme ate ,
    1- A ka burre ne shqiperi te parandaloje shkatrimin e natyres se virgjer te shqiptareve qe zoti u ka falur?
    -Jo!
    2- A kane mend te uriturit per para pushtetaret, te ruajne origjinalitetin e natyres shqiptare?
    -Jo!
    3- A kane fuqi ligjet e shtetit Shqiptar,te koruptuar,te ndalin masakren e bregut te detit?
    -Jo!
    Shikoni Dursin plazhin,qe vetem era jod nuk vjen,ne vend te pishave te dikurshme pergjat plazhit deri tek shkembi kavajes,jane hedhur hekur dhe beton,Te gjitha fekalet derdhen ne det,plazhistat dhjesin ne det !

    4- A e kuptojne shqiptaret se pushtetin jane kane dhuruar maskarenjeve dhe zhvatesit e pasurive kombetare,te cilat po i shkatrojne nga dita ne dite?
    -Jo!
    5- A dine shqiptaret se shkrimet dhe analistet e njerzeve te mencur nuk ndryshojne situaten?
    PO!

  18. Studenti Shqiptar thotë:

    28 May 2008 @ 6:39 pm

    Mendoj se ndergjegjja qytetare mbi kete ceshtje do te zgjohej nder ne vetem ne rast se do ta konsideronim bregdetin prone tonen.

    Prone te cilen kemi te drejta te plota ta gezojme: te prehemi prane saj, te notojme e te luajme ujerave te atyre deteve, te gezojme e te dashurojme brigjeve te tyre.

    Prone te cilen kemi te drejta te plota t’ju leme trashegimi femijeve tane. T’ju tregojme atyre vendet ku prinderit u njohen, u miqesuan, ku u deshen dhe dashuruan dhe ku edhe ata vete mund te ndertojne historine e tyre.

    Prone nga shfrytezimi i se ciles mund te vilen te ardhura te cilat shkojne ne dobi te mireqenies sone kolektive.

    Jam i bindur se kete ndjesi prone e kane te forte e te theksuar banoret e bregdetit te jugut. Kjo, sic e permend edhe Lubonja, eshte ndoshta edhe nje nga arsyet kryesore qe e kane mbrojtur ate pjese te territorit tone nga mesymjet barbare.

    Une mendoj se kjo ndjenje duhet te perhapet tek ne te gjithe.

    Duhet ta konsiderojme p.sh. “Kakomene” jo vetem si nje konflikt mes pales “fshatare vendalinj” nga njera ane dhe asaj “industrialiste te huaj/politikane Shqiptare” nga ana tjeter, por si nje konflikt mes popullit Shqiptar ne teresine e tij (i konsideruar si bashkesia e te gjithe individeve me kete nenshtetesi) nga njera ane, dhe disa individeve te caktuar nga ana tjeter.

    Duhet te kuptojme pra, pike se pari, se “Kakomeja” (por para saj edhe “Shkembi i Kavajes”, “Plazhi i Durresit”, “Parku i Liqenit Artificial te Tiranes” etj. etj.) eshte prone e jona, e gjithe bashkesise Shqiptare marre ne teresine e saj dhe si e tille jemi te gjithe pale ne konflikt me kedo qe tenton ta grabise e ta tjetersoje.

    Ky arsyetim eshte i vlefshem, per mendimin tim, edhe per dinamika te tjera qe karakterizojne sot shoqerine Shqiptare, si p.sh. ceshtja e ndertimeve pa leje mbi troje ne pronesi te tjeterkujt.

    Edhe ky konflikt nuk eshte vetem mes kategorise qe rendom cilesohet si e ish-pronareve dhe asaj tjetres te ndertuesve “informale”.

    Perkundrazi. Konflikti eshte me i thelle dhe perfshin pjese shume me te gjera te shoqerise.

    Une, per mungese kohe po permend vetem nje implikim te tij.

    Ate mes “informaleve” te ndryshem, qe kane zaptuar me dhune pronen e tjeterkujt dhe kane ngritur aty, krejt ilegalisht, godina te cilat pas legalizimit eventual do te vlejne qindra mijera euro dhe mijera e mijera familjeve Shqiptare qe kane celur keto vitet e fundit kredi te rregullta me bankat; borxhe te mirefillta keto, qe per tu shlyer do te kerkojne pjesen e “luanit” ne te ardhurat e ketyre familjeve per shume vite me rradhe.

    Mes ketyre dy kategorive njerezish ka nje konflikt mese te dukshem!!

    Nga njera ane shkelesit e ligjit, te cilet, duke ndjekur llogjiken e qeverieve qe kemi do te pasurohen pikerisht si rrjedhoje e shkeljeve qe kane kryer.

    Nga ana tjeter respektuesit e ligjit, te cilet, pikerisht sepse e kane respektuar ate, do te varferohen ne vitet ne vazhdim pasi te ardhurat e tyre do te shkojne per te paguar borxhet ndaj bankave dhe interesat e tyre.

    Pasurimi i njeres pale dhe varferimi i tjetres do te krijojne shtresezime te shoqerise ku shkelesit e ligjit do te qendrojne mbi respektuesit e tij, pra nje shtresezim “kokeposhte”.

    Nuk besoj se mijera kredipaguesve Shqiptare ju pelqen ky realitet dhe jam i bindur se do te protestonin me ze te madh kunder tij, sikur te ishin te ndergjegjshem.

    Problemi eshte se pakkush nder ta (mendoj une) eshte i ndergjegjshem per konfliktin qe ka me ndertuesit “informale” dhe pjesa derrmuese e konsiderojne ate (konfliktin) si dicka qe ka te beje vetem me ish-pronaret, pra me nje kategori njerezish se ciles ata nuk i perkasin.

  19. dhembeli thotë:

    28 May 2008 @ 7:11 pm

    Dy plevica ka patur nje miku im nga Himara, nje per lopen e nje per gomarin.Qe te dyja u k’thyen ne dhoma per plazhistet, per muajt e veres. I ka te pronotuara per c’do 15-te dite te sezionit, qe nje vite perpara. Te njejten gje beri edhe miku i tije vendali dhe ishte shume here me afer me detin por nuk ishte i zene me pune. Si e shpjegoni? Mendimi im eshte se plazhistet ose turistet preferojne me shume nje bregdet jo te ngarkuar me hotele,klube nate,apo bare te tepruara. Duhet te mesojme nga gabimet e vendeve te tjera.

  20. artian thotë:

    28 May 2008 @ 7:17 pm

    Njerzit,turistet preferojne nje dite vere te nxehete te flejne ne cadra, te shijojne natyren e te kalojne nje nate jashte, sesa ne nje krevat komod ku shkrihesh nga djersa,. dhe te mbyt vapa..sigurisht dicka ndryshe eshte me interesante !

  21. xhenius thotë:

    28 May 2008 @ 8:13 pm

    me duket se brezit tone i takon te kenaqet me shkrime analistesh!

  22. bota e rrumbullaket thotë:

    28 May 2008 @ 8:51 pm

    Po te ishin njerez qeveritaret tane e mbronin shume kollaj bregdetin, sa i veshtire na qenka nje plan qe percakton se ku te ndertohet, sa te ndertohet dhe si te ndertohet. Duke mos dhene leje ndertimi e duke mbajtur peng cdo lloj plani njerezit pa asnje lloj orientimi ndertojne vend e pa vend, dhe cte munden, pastaj vjen qeveria ose u merr leke cdo vite me kercenimin e prishjes ose ua prish qe tua japi te drejtat ndertuesve (pangos e malltezit apo shoqerise se tyre) te tjere te bejne po ashtu ndertime skandaloze.

    Ky artikulli te le pershtypjen se demi nuk eshte bere akoma gje qe nuk eshte e vertete.

    Se fundmi po e them prape, behet shume thjesht, fillo jep token njehere, rregjistroje, dhe jepu pronareve te tokes udhezime ku te ndertojne, cfare stili te ndertojne dhe sa mund te ndertojne. Per ato qe jane ndertuar atje ku nuk duhet jepu 2-3 vjet kohe qe njerezit ti prishin/zhvendosin a modifikojne sipas nje plani. Por jo ama te duash te ndertosh hotele e fshate turistike ne 500 metra bregdet se sikur nuk shkon.

  23. Genti L thotë:

    28 May 2008 @ 8:52 pm

    Shkrimi i Fatosit cka, i bie fyellit vetem ne nje vrime.
    Puna nuk eshte vetem te natyra por edhe te sherbimi. Kur shkon ne det ose edhe ne mal do qe te te kesh nje ambjent te paster dhe pa ndertime pa leje por do qe te kesh edhe nje restorant ose thjesht nje banjo ne fund te fundit.

    Dicka duhet te ndryshoje se kur e krahason sherbimin ne jug te Shqiperise me vended fqinje eshte goxha mbrapa.

    Shkrim tamam i hajrit me duket ai i Gjergjit siper. Nuk po i futem shume puneses se pronesise se ajo eshte dicka shume e madhe dhe meriton nje teme dhe parlament me vete e por puna e sabotimit te turizmit ofruar nga bizneset e vogla ose familjare eshte shume domethenese.

    Ne nje shkrim qe mora nga nje gazete vjet bera ca komente (http://www.peshkupauje.com/dardha-e-ka-bishtin-mbrapa/2007/04/23/) por nuk e dija keto :

    Ja erdhi dhendri i Berishes me helikopterr dhe pa zonat pastaj na futen dinamitin ndertimeve qe kemi bere duke fituar leket me njemije halle ne greqi (duke pasur parasysh qe me ndertime pa leje eshte Durresi dhe Saranda plot) dmth me filozofine njeri eshte i imi dhe tjetri i njerkes.
    Edhe vajza e Berishes eshte koordinatore per bregdetin Jon tek Banka Boterore. Dmth plani i eshte bere asaj zone.

    dhe

    Pastaj me thone edhe banoret qe ne nuk kemi guximin te vendosim flamurin Shqiptar ne ndonje shtize perjashta ne oborr se vjen Bollano duke uleritur greqisht dhe vjen e na e griss (me kane thene ne dy raste dhe kam deshmitar se sisha vetem) dhe kur vjen vjen me dy makina dhe nuk perleshemi dot se jemi edhte te vjeter e te pa mbrojtur.

    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron.
    Qe nga 97 e mbrapa Gerdec mbas Gerdeci.

  24. olsib thotë:

    28 May 2008 @ 11:11 pm

    Dhe pas disa vitesh, duke konstatuar vërtetimin e frikës së tij, Pazolini bën këtë koment përpara disa ndërtimeve të fashizmit: “Shikojeni këtë qytet. Ne e kemi sharë shumë arkitekturën fashiste, por gjithsesi fazhizmi nuk ka shkatërruar aq shumë. Fashizmi ka ruajtur kulturën tonë rurale. Ndërsa akulturimin e vërtetë e ka krijuar shoqëria e konsumit në një mënyrë dramatike saqë ne, brenda disa vjetësh, po zgjohemi dhe po shohim se ka humbur gjithshka.” Janë fjalë që i shkojnë shumë shoqërisë shqiptare të viteve të pas komunizmit.

    http://www.youtube.com/watch?v=2W3eJCTVCYQ

  25. olsib thotë:

    28 May 2008 @ 11:13 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=e6ki-p1eW2o

    E njejta, por me nje intro interesante!

  26. olsib thotë:

    28 May 2008 @ 11:17 pm

    Ne fakt linku i dyte eshte edhe me i gjate dhe ka te perfshire edhe citimin e mesiperm!

  27. Grupi thotë:

    29 May 2008 @ 7:48 am

    Duke lene politiken menjane per nje sekond…pikerisht ktu po flitet per nje plan rregullimi per bregdetin…e mbetur…ku NDALOHEN ndertimet e larta, pa leje, te shumtuara etj etj. Kto plane rregullimi perfshine “fshatra turistike” ne menyre qe natyra te rruhet dhe gjithashtu te sillet sherbimi…ne vende pikerisht si Kakomeja…qe sot me gjith bukurine natyrore…terheqin ZERO turista sepse NUK VJEN Gjermoni ne katundin e humbur te Kakomese maj gomarit per te fjetur nen tend. Tashti nese diksuh do mendonte se SI do rregulloheshe pjesa e mbetur e bregdetit…besoj se konkluzioni do ishte pikerisht nje zgjidhje me “fshatra turistike”…qe nga njera ane sjellin shermbimin e nevojitur per te terhequr turista dhe nga ana tjeter nuk jane dhe aq intrusive ndaj natyres.

    Lubonja po na e pasqyron sikur plani eshte per te ndertuar pallate 15 katshe ne Kakome. Ngadal o Lubonje…projektin per fshatin turistik te Kakomese e ke online…e gjen ku te dush…po ashtu ne Jale…po ashtu ne vende te tjera.

    Duke lene politiken menjane…per NJE sekond…bregdeti do nje plan rregullor. Ky plan rregullor pikerisht duhet te ndaloj ndertimet abuzove…dhe te promovoj ndertimet qe jane ne harmoni me natyren.

    Pra problemi ktu eshte KUSH e beri…apo qe u be??? Mbushni mendjen njehere cfar kerkoni…para se te hidheni perpjet. Dhe per djeni fshatrat tursitike te Kakomese dhe Jales jane planifikuar SHUUUME kohe para qiverise Birishiane…

    Patjeter qe duhet pranuar qe ne zona si ne Durres apo Shengjin apo Vlore apo Sarande eshte bere nje masaker ndertimesh. Kjo nuk do te thote aspak qe nuk duhen bere ndertime te metejshme ne zona te tjera. Kjo do te thot vetem qe ndertimet e metejshme te jene te konrtolluara dhe pjese e nje plani dhe nje strategjie…qe ishte pikerisht ajo qe i mungonte Durresit apo Sarandes apo Vlores (megjithate dhe ne Durres ke ZONA ZONA…ke Zona afer qytetit qe jane bere byth me bythe njerzit…ke dhe zona me posht ku i ka vilat Fatos Lubonja me shoke ku akoma ka mbetur natyra pakashume e dukshme). Pra ajo qe duhet mesuar nga maskara e viteve 90…ku njerzit kishin dale nga 50 vjet diktature komuniste qe e kishte rruajtur bregdetin kaq bukur…qe Lubonja te bente shetitje ne plazh…dhe me ate injorance dhe padituri, u be c’u be…ajo qe duhet te mesojme eshte pikerisht nevoja per nje PLAN dhe nje STRATEGJI.

    Ajo qe une personalisht kam problem me kte ceshtje…eshte se kundershtimi vjen ose si aresye politike…Berisha me vajzen po e bejne etj etj etj…qe eshte largpamja tipike Shqiptare qe nuk mendon per nje sekond qe…hej…mbase duhet vertet nje plan rregulloimi per bregdetin…por mendon vetem…ta bejne kta tanet jo ata te tjeret!! (dhe neser kur ta bejne ata tanet do dalin “te tjeret” qe do thone te njejtat gjera)…dhe se dyti vjen pikerisht nga ata njerez qe e kan masakruar bregdetin…qe nuk jane vetem “klanet mafjoze te kuqe te Erojn Braces etj etj etj”…por qe jan zakonisht kta “biznesmenet” Shqiptar qe me paret e djereses ne Greqi ndertojne zhgaravina ne Jale apo diku tjeter. Pra ata katundaret e Bollanos qe ndertonin hotel Rwanda 20m nga deti ne Jale…sot dalin e protestojne se “Birisha me vajzen e tij po na shkaterrojne hotelet qe i kemi ndertuar me djersen tone ne token qe e kemi vjedhur me djersen tone dhe me tullat qe i kemi coptuar nga magazinat e ushtrise me djersen tone”

    Pra s’merret vesh se ne cilen ane duhet te qendroj njeriu…se te dya palet mut e me keq jane…por gjithsesi nje plan duhet…nje zhvillim i PLANIFIKUAR duhet…dhe nese kjo nisem na con ne ate drejimi…aq me mire.

    U be c’u be me Durresin ne nje KOHE tjeter…eshte pune e mbaruar dhe te mesojme nga ai eksperiment (megjithse ka nje ndryshim thelbesor me nje zone turistike RURALE dhe nje qytet turistik si Durresi…ku dhe ne SHUMICEN e vendeve ne bote ne qytete te medhaja turistike hotelet jane shuuuume katshe dhe ngjitur me bregdetin…nuk jane te gjitha si Franca…). Por mesimi nga eksperimenti NUK eshte…mos beni ndertime…rruani Kakomene. Kakomeja sjell ZERO turista nese nuk ka nje rruge dhe nese nuk ka dhoma per te fjetur. Por zgjidhja eshte planifikim ne menyren e duhur…me ndertimet e duhura…me sherbimet e duhura…dhe kjo te behet nga ekspert ne fushe…as nga Lubonjka e as nga Peshkataret.

    UNE…si turist…kerkoj te kem edhe qytet me hotele te medhaja buz detit…kur te me teket…dhe po ashtu fshatra te vogla turistike larg qytetrimit. Ka gusto e gusto kjo bote…dhe jo cdo njeri do te flej ne nje tende maj gomarit ne Kakomene turistike pa WC. Pra zhvillim DUHET…por ne menyre te planifikuar qe te minimizohet impakti.

    Dhe po ashtu ne asnje menyre nuk duhet lene ne dore te “biznesmenve” katundar…se perfundimi do jet gjithnje masaker. Atehere kush do ta ket ne dore PLANIFIKIMIN??? Nese jo qiveria…KUSH?? Peshku Pa Uje?? Fatos Lubonja??

    Na sillni ZGJIDHJE zonja dhe zotrinj…kush duhet ta ket ne dore??? Ju e keni problemin se e ka ne dore qiveria?? Se e ka ne dore Tirana dhe jo Kheimara?? Se e ka ne dore Berisha dhe jo “tanet”?? Apo se e ka dikush ne dore?? Dhe nese keni problem pallatet 15 katshe ne bregdet…atehere pse keni problem nje fshat turistik qe eshte pikerisht e kunderta e asaj qe kritikoni??

    Problem teper i komplikuar ky per tu marre me artikuj te Lubonjes…

  28. hajdarmozi thotë:

    29 May 2008 @ 8:27 am

    hallall o grup , e dija qe do vonoje po nuk do harroje.

    Si gjithmone me teorine tende te shkaterrimit te bregdetit ne cdo lloj menyre.
    Po si mendon ti qe plani rregullus i familjes Malltezi do i japi fytyre bregdetit.

    megjithse ka nje ndryshim thelbesor me nje zone turistike RURALE dhe nje qytet turistik si Durresi…ku dhe ne SHUMICEN e vendeve ne bote ne qytete te medhaja turistike hotelet jane shuuuume katshe dhe ngjitur me bregdetin…nuk jane te gjitha si Franca…

    se ca po shkrute The Economist nuk ka rendesi per ty , rendesi ka realiteti ne ato vende ku vine per turizem lloj lloj mostrash qe me mire mos te vinin fare. bregdetin me ndertime shume katshe si ne librat per femije qe lexonim kur ishim te vegjel.
    Viji kazmen beje te bukur

    megjithate ti ke mendimin tend e une tund koken time.

  29. AlisaT thotë:

    29 May 2008 @ 8:54 am

    Grup,

    Lubonja nuk ka asnje vile ne bregdet. E sigurt fare. Po, me lejo te te pyes, pse shpif? Apo sepse je qenie qe e ke kuptuar se si funksionon ne Shqiperi: shpif, shpif, se dicka do ngelet? Palo njeri!

  30. Moza thotë:

    29 May 2008 @ 9:10 am

    Komentoka dhe Fatmira Laska kshu ke peshku ? :-) :-)

  31. Moza thotë:

    29 May 2008 @ 9:23 am

    turizem me centrale berthamore eshte ideja e Birishes.
    Interviste ke corriere della sera :-)Berisha da diciotto anni sulla scena: si ricandiderà?
    http://www.corriere.it/cronache/08_maggio_29/berisha_centrali_nucleari_albania_7af52254-2d3f-11dd-913b-00144f02aabc.shtml

    E papame mbyllja e intervistes :
    «Ci sono solo due cose che possono pensionare Berisha. Dio onnipotente e il popolo albanese. Mi piace guardare al futuro, non al passato».

    - O Zot, ver doren ti, se aty i kemi shpreshat!
    Dio onnipotente :-)
    Ah, cka plas taljoncja ktu

  32. Tironsi thotë:

    29 May 2008 @ 9:29 am

    Zot hec e merre te lutem !!!

  33. rual thotë:

    29 May 2008 @ 9:29 am

    Ku paske kene mi Moze se tash e harrume Gerdecin,Tanin e Topit,Njeriun me top, ene Topin vete :D

  34. rual thotë:

    29 May 2008 @ 9:31 am

    a me gjen kush kete program se jam ne hall….
    Windows Xp WGA kb892130,se Berusha Berlusconi e Burri te na rrvjne sa malet :D

  35. globalist thotë:

    29 May 2008 @ 9:35 am

    ……………http://support.microsoft.com/kb/892130

  36. Moza thotë:

    29 May 2008 @ 9:38 am

    paske ngel keq per nji patch rual :-) Gadit i here ate pentium 4 (ne mos 4 pentium 3 po i here :-) ) pastaj fol per Salen. Nuk bi rrufeja m’hale jo. 100 vjet do rroje. :-)

  37. rual thotë:

    29 May 2008 @ 9:41 am

    Mire qe duhen 5 vjet te ndertohet se une vij kryej pune ne shqiperi e iki pastaj :D

    A doni me e shpetu dajen….?! :D

  38. Syribukur thotë:

    29 May 2008 @ 11:14 am

    Ndryshoni thenien e momentit Admin:

    “Është e papranueshme që në vitin 2008, ne të kemi një fizionomi turistike në breg që u ngjan vendeve mesdhetare të viteve ‘50″ - Presidenti Bamir Topi

  39. Grupi thotë:

    29 May 2008 @ 2:57 pm

    Po si mendon ti qe plani rregullus i familjes Malltezi

    Mentaliteti tipik Shqiptar…O Hajdar i Inatosur…plani rregullues per bregdetin ka qe ne kohen para-Birishiane qe po formuloheshe…kto fshatrat turistike ne Kakome kane te pakten nja 5-6 vjet qe jane planifikuar dhe projektuar.

    Ku ti dish ti….

    Edhe pastaj cfar se po e beka familja Malltezi apo familja Alibreka apo familja Mozi?? Mu me prish gje pune?? DIKUSH do ta bej…apo do ta besh TI?? Pra thuj te verteten…qe do ta besh TI…dhe te djeg qe po e ben dikush tjeter.

    Mentaliteti i shkret Shqiptar gjithnje mendon…”jo po pse ta bej AI kte pune??” Dhe qe te mos e bej AI ate…atehere le ta sabotojme komplet gjith projektin vetem e vetem te mos e bej AI…pa ne djall vahte bregdeti.

    Pra thueni ku e keni problemin tamam…se nuk e keni ke fshatrat turistike qe nuk cenojne aspak natyren dhe as me planin rregullues te bregdetit…se plan rregullues do PATJETER. Problemin e keni…qe po e ben Birisha…Por para se te Inatoseni…mbani mend qe plani per Kakomene eshte qe nga koha para-Birishiane…

    Pra thueni tamam se mbase ashtu me keni dhe mua nga ana juaj…Po sikur te ishte Ilir Meta i Inatosur ne krye te kti projekti?? Ahh…atehere s’do kishte asnje kundershtim. Jo se po mbroj Birishen…po dikush duhet ta bej…dhe MUA nuk me vret ASPAK se KUSH e ben…le te pasurohen e te plasin nga parate…vetem ta bejne. Dhe me mire te mos mbetet ne dore te Bollanove dhe “biznesmenve” arnaut Himariot etj.

    Grup,

    Lubonja nuk ka asnje vile ne bregdet. E sigurt fare. Po, me lejo te te pyes, pse shpif? Apo sepse je qenie qe e ke kuptuar se si funksionon ne Shqiperi: shpif, shpif, se dicka do ngelet? Palo njeri!

    Po po tallesha moj po tallesha…mos u bej merak se nuk e kam idene nese ka apo s’ka Lubonjka vila ne bregdet. Dhe aq kishe ti me gjith shkrimin tim…vetem se te talla Lubonjen??

  40. Idris thotë:

    29 May 2008 @ 3:24 pm

    Grup!
    Keshtu si per qejf te te them nje mendim qe dha SHTRAUSI kur pa RIVIEREN tone…..Jo ne ligjerate te drejte…..
    “Kete vend shndrojeni ne turizem ELITAR”
    Me qe ti shpesh anon nga te ARDHURAT(ashtu si edhe per TEC-in e vlores :D :D :D) edhe turizmi mund te kete te njejten permbajtje por ne forma te ndryshme ne ato vende.
    Mund te besh” fshatra turistike” qe tu marresh vitin e pare 5 miljon euro ne sezon …..por duhen edhe 50 vjet te presesh te pastrosh m….. e masivitetit turistik te rifillosh ta riperdoresh.
    Mund edhe ta ruash te “virgjer” dhe ta perdoresh per turizem ELITAR dhe ti marresh 1miljon euro per sezon por vit per vit gjate 50 vjeteve.
    Lubonja ka godite mire por une jam me ate qe thote( jo Lubonja)
    “brezit tone do ti kaloje jeta duke LEXUAR e SHKRUAR ARTIKUJ”.
    Kjo mund te jete nje shprehje pergjithesuese tek theniet e DITES dhe jo
    denglat e TOPIT qe as e di as e ka ditur cfare eshte Shqipria Turistike aq me teper e viteve ‘50.
    Per ilustrim TOPIT mund ti kujtohet qe bregdetin e Durresit e kerkoi per ndertim e cfrytezim CEKIA(kuptohet me kushte) gjate viteve ‘50 dhe nuk ja dhane….por e ruajten te “virgjer”.
    Megjithate shume problemor dhe i sakte kete rradhe LUBONJA!

  41. olsib thotë:

    29 May 2008 @ 4:11 pm

    Idris thotë:
    29 Maj 2008 @ 3:24 pm
    Grup!
    Keshtu si per qejf te te them nje mendim qe dha SHTRAUSI kur pa RIVIEREN tone…..Jo ne ligjerate te drejte…..
    “Kete vend shndrojeni ne turizem ELITAR”

    Me pelqen te perdor nje cike slang ketu:

    Ka merdhif ajo pune! Pothuajse!

  42. Shqipetari thotë:

    29 May 2008 @ 4:55 pm

    Po mire do rregullohet bregdeti, po te huajve qe jane me miliona sipas ministrit Pango, qe thote ka qene, do jete BOOM BOOM bababum turizmi, si do ja shpjegojme te huajve ato shkrimet greke ne tabelat gjate rruges se tashme kush ska kaluar dhe si ka pare,po jua them une me keqardhje, jane vetem ne greqishten e shpifur. Me sa duket po na mberthen fort jo globalizmi po antishqipetarizmi. Une do ti sugjeroj ministrit mos te harxhoje para per te bere publicitet ne mediat boterore po me ato para te rregulloje dicka ketu se ato qe do vijne e perhapin lajmin ne te gjithe boten me entuziazem, por ceshtja qendron se cdo ti thone ato miqve per Shqiperine kur te shohin kto mbeturina dhe shkrime greke ne te gjithe jugun.

  43. Idris thotë:

    29 May 2008 @ 5:00 pm

    Une jam brenda thenies se dites sipas meje … :) :) :) qe vetem per artikuj jemi si brez :D
    Po te mos kishte “merdhife “Shqiperia nen hyqmin e ketij brezi aventurieresh injorante ne pushtet….ndoshta nuk do “teshtinim” sot …
    por gjithesi shenja kollitje te thella mbase s’kemi dhe prognoza sheh per te tilla raste sherim….rruspa dhe tritol zotrij…Ua them une JUE….. :P :P
    dhe me mbeturinat beje mole per jahte… :D :D :D

  44. Tironsi thotë:

    29 May 2008 @ 5:10 pm

    hahahahahahahaha po vallaj Idriso. Bile ka mendje te keqe fare. Me mbeturinat do shtoje dhe toke e do kompensoje ish pronaret :D

  45. Idris thotë:

    29 May 2008 @ 5:12 pm

    Pangon mos e zur ne goje se eshte i “vrerosur” me humbjen tragjike te …………..sivellait GERDECAR -MEDIU…..ishte per ngushellim edhe me nje ZACHE nga mbrapa…..
    Ku ka nge ai te merret me Shqipen…..Ai dhe vet MBLLACITET nuk flet…..
    dhe mbllacitja eshte gjuhe nderkombetare,keshtu qe kalon veshtiresine e Tabelave dhe emertimeve ne gjuhen SHQIPE,brenda teritorit shqiptar…

  46. Grupi thotë:

    29 May 2008 @ 5:16 pm

    Idris…me ty jame…po mbase duhet ti sqarohemi njeri tjetrit me mire se per cfar po flasim. Kur flet per “turisem elitar”…flet PIKERISHT per fshatra turistike te ati modeli…qe terhqein nje numer te kufizuar turistesh ne ambiente dhe sherbime te pershtatshme…ne menyre qe dhe natyra te mos demtohet.

    Ktu NUK po flitet per hotele masive si ne Durres apo Vlore apo Sarande…flitet pikerisht per ate qe quhet…turizem elitar.

    Projekti i kakomese per shembull eshte projekt i Club Med…per te terhequr pikerisht ate klientele.

    Po me duket se kemi nje mospajtim te termit “turizem elitar”. Turizmi elitar nuk behet ne Kakome me germallat e ish magazinave te ushtrise, me rrugen me dhe per gomere…dhe me katnaret qe te shesin molle dhe rrush neper rruge. Te ruash “virgjerine” e neatyres…per shfrytezim te turizmit…do te thote gjithashtu dhe sherbimet per turizmin. Turisti “elitar” prej Amerike…do doj edhe sherbimet elitare.

    ———
    Problemi nuk eshte aspak se cfar po behet…se ajo qe po behet eshte pikerisht ajo qe DUHET te behet (nese ke pare foto te Kakomese sot…eshte bosh…dhe ka nje aresye te mire pse eshte BOSH dhe pse NUK terheq “turiste elitar’)

    Ktu problemi eshte…dhe besoj e kupton…se KUSH po e ben. Ose te pakten ky eshte problemi i disa peshkatarve qe revoltohen kaq shume. Po ashtu dhe Lubonjka leshon pordha ne ajer kot se koti…si gjithnje vite e vite MBAS pilafit (ashtu si puna e sheshit Skenderbe…projekti 6 vjet i vjeter…SOT e zbuluan peshkataret dhe u revoltuan!! Cfar gallate!). Kakomeja u aprovua qe ne kohen e Nanons per Club Med…me vone gjat qiverise Birishiane u dha leja e ndertimit…kjo ka me teper se nje vit…por si gjithnje ne Shqiperi nje mut eshte bere deri tani se dolen katnaret e Bollanos te bejne mos-bindje civile.

    Eshte gjithnje e cuditshme se…te gjithe pajtohemi qe per bregdetin…ashtu si kudo tjeter…ka nevoje per nje plan rregullues. Te gjithe pajtohemi qe ndertimet pa leje te prishen…dhe ndertimet e reja te perputhen me normat dhe rregullat e planit rregullues. Deri ktu te gjithe jemi dakord. Problemin e kemi vetem ke puna se…KUSH…do ta formuloj planin rregullues. Po kushdo qe te jet…do dali pjesa tjeter e Arnautllekut kundra…dhe do thot “ja e ka mare filani qe te bej pare!!” Ja e beri Edvin Rama planin rregullues te Tiranes (deri tani vetem disa pjese)…po menjehere do dali Koth-ja dhe do zbuloj Grupet Armiqsore nen gurret e kalase se Toptanve. Atehere ne nuk do ta bej Rama…kush do ta bej?? Ja e beri Olldashi…po prap do dali dikush tjeter qe te zbuloj Grupet Armiqsore.

    S’ka karar kjo pune…se ne jemi popull Inatci…s’ka faj Iliri qe thot se ka mbeshtetje te gjere nga te Inatosurit.

    Plani rregullues per Golemin per shembull u aprovua qe ne kohen e Nanos…cuditerisht per ate zone te rendesishme nuk u degjua asnje ze proteste nga anal-istet e Lubonjkes…ate dite mbase nuk e kishin vemendjen…dhe rrjedhimisht as peshku nuk u informua per ngjarjen (se inforamcioni i peshkut vjen zakonisht nga blogjet e anal-isteve). Ky plan kaloj me pas ke qiveria Birishiane…qe vendosi ta vere ne funksion…dhe rrjedhimisht te prishi ndertimet pa leje ne Golem (gje qe akoma s’ka ndodhur por sipas lajmeve do filloj mbas prishjeve ne Jug se pari). Prap asnje zhurme nga anal-istet. Po ashtu plani per Shen Gjinin…kaloj dhe prishja e ndertimeve pa leje filloj. Prap asnje zhurme…se kujt i plasi per Shen Gjinin anyway…s’ka Bollano andej.

    Pra kto jane plane dhe historira disa vjecare qe s’kan as nje qiveri te caktuar dhe as nje person te caktuar…dikush i trashegoj nga qiveria e meparshme…por per MUA si individ pa ASNJE interes ne asnje cope toke rere ne bregdet…nuk me plas FARE se kush i ben dhe kush i implementon. Une dua vetem te behen…dikush do pasurohet kuptohet…dhe hallall ti ket paret.

    Dhe problemi i dyte eshte nje problem qe nuk mund ta etiketoj saktesisht…nje fenomen ala-Peshku pa uje…ku ne me te njejten fryme shahen ndertimet pa leje ne Durres…dhe po ashtu lavderohen Qeparonjte dhe Jalamanet per hotelet e ndertuara me djersen e Greqise…pra hotele te ndertuara po ashtu si ato ne Durres me tulla te vjedhura, ne toke te vjedhur, dhe me pare te pista dhe qe po ashtu ndotin dhe shkaterrojne ambientin dhe pamjen…por ato ne Jale jane “ok”…

  47. Idris thotë:

    29 May 2008 @ 5:33 pm

    “Mos me quj antielitar mu-Antielitar je vet” :D :D :D
    Pershtatje nga zemerimi i nje Polici kur e shane :-O antifashist”
    GRUP!
    Une s’jam per “fshatra turistike” sado elitare qe te duken….Une jam per nje lloj turizmi HIPISH …dhe mos te te duket shaka…..
    Te vijne ne vende te virgjera …te hane mish ne hell me duar…..te hane peshk te fresket te sapozene (apo vrare me dinamit)….
    Apo qofte edhe nje lloj turizmi ne bregdet si konkurse per “skulptura rere”
    etj pambarimisht ..ashtu si ne zona fushore per agroturizem…ashtu si per ne zona malore krijimi i “vatrave” per gjueti…….Apo ashtu si vizita ne forme grupi qofte edhe me fjetje,qitje etj per zona me dendesi te q.zjarri…..dhe jo me jave sic i mendon dikush por “flash”
    Sic lexon nuk vuaj nga fantazia dhe te jesh i bindur qe kesaj i mungon P A (RA)N G O(ALLJA) pra i mungojne “paramangot”ose PANGOT…. i mungojne horizonti i MIXHISTEVE dhe te ndoturve per ta pare gjithshka politikisht….i mungojne e cfare si mungon ….por mbi te gjitha perfaqesohet nga tipa me intelegjence LEFTISTE…
    Por qe ta ngas llafin e ketij “elitarit” te Shtrausit…shembullin me te mire mund ta shikosh kur zbret per ne Pogradec ne krahun e Majte ne teritorin MAQEDON……Ne nje zone “lele nene lele “vetem nje vile e ish shefit te K.Zbulimit GJERMAN :) :) :) buze Liqerit…….

  48. Merhaba-ja thotë:

    29 May 2008 @ 5:37 pm

    Cfare ka more shoke per tu pelqyer tek ky artikull i Z.Lubonja?????
    Ky njeri akoma thot ti kompensohet pronarit toka? Pse more ti kompensohet me taksat e shqiptareve po ti jepet ashtu si i eshte marre se zdo te kete me kjoska e vila me 100 metra katror. E cfare qenka gjith ky shqetesim per investimet? Deshem zdeshem ne ato dot behen.
    Per tu shqyrtuar eshte fakti qe prefekti dhe kryetari i bashkise Gjirokaster i kerkojne organizatave Epirjote e ministrave Grek per te na ndihmuar qe ta bejme Gjirokastren ne nje vend Evropian se qenka toke Epirjote e thene TROC toke Greke!!!!!!! Kemi nje Bollano qe kerkon Greqizim sic e permendi shoku me lart nuk lejon qe te ngrihet flamuri Shqiptare ne fshatrat e Sarandes!!!!!! Ky eshte shqetesimi qe duhet te kemi ne, qe vetem tek ne ndodh dhe ne asnje vend te rruzullit pothuajse
    sikur te ishim ne koloni greke. Me mire ta ndertojne Berisha a Rama a ska rendesi kush, por shoket e Bollanos jo. vec te jete Shqiptar

  49. Grupi thotë:

    29 May 2008 @ 5:47 pm

    Une s’jam per “fshatra turistike” sado elitare qe te duken….Une jam per nje lloj turizmi HIPISH …dhe mos te te duket shaka…..

    Ahh atehere qenkemi me mendime te ndryshme per kte ceshtje…Gusto gusto kjo bote…por per mendimin TIM nuk behet turizem me qiqra…apo mish…ne hell. Kuptimi im per turizmin “elitar” eshte turizem jo per hipit dhe ata me canta ne kuriz…ajo s’eshte “elitare” per mua. Turizmi eitar eshte i ngjashem me vende te tjera te Mesdheut ku po ashtu kompani si Club Med dhe te tjera ndertoje fshatra turistike.

    Deri tani nuk ju ka dal keq atyre vendeve nga kto investime…

  50. edrus thotë:

    29 May 2008 @ 6:01 pm

    Po mer Grup, por po të shikosh Fshatrat turistikë të Club Med i përshtaten gjithmonë ambjentit dhe nuk shkojnë drejt grataçelave dhe betonit me çdo kusht në breg të detit.

    Idris, rrofsh për atë linkun që dhe qëparë (ka një orë që po ripërsëritet si sfond muzikor :) )… dhe lëre Grupin po shiko mos na organizon ndonjë mish këtë behar në Shqipëri… të mblidhemi një herë ashtu siç shkruaje më sipër (p.s: do gjejmë dot dinamit për të gjuajtur peshk???)

  51. Grupi thotë:

    29 May 2008 @ 6:19 pm

    Po mer Grup, por po të shikosh Fshatrat turistikë të Club Med i përshtaten gjithmonë ambjentit dhe nuk shkojnë drejt grataçelave dhe betonit me çdo kusht në breg të detit.

    O zotri po kte nga e nxorre?? Kush te tha qe qenkan gradacela?? :) Lere Fatos Lubonjen…

    ky eshte projekti i Club med qe para 5 viteve…s’me duket si gradacele por me duket si nje fshat turistik qe i pershtatet ambientit. (arkitetki BTW eshte Spanjolli Patrick Genard)

    JU LUTEM…para se te hidheni perpjet…beni nje mundim te VOGEL FARE qe te dini se per cfar po flisni. Ju lutem…ne kte menyre dhe formoni opinionet me te mira…dhe beni dhe gjykime qe qendrojne. Mos lexoni vetem Fatos Lubonjat me shoke…

    Falemnderit…

  52. Grupi thotë:

    29 May 2008 @ 6:48 pm

    Po flasim pikerisht per kte projekt…shikoni daten e fillimit te studimit…Prill 2004…pra po flasim per nje projekt para-Birishian.

    Kto po i ve vetem qe te infromoheni…qe infromacionin te mos e merrni vetem nga artikujt e anal-istve dhe o-pi-nionistve…

    http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/ALBANIAEXTN/0,,contentMDK:20550971~menuPK:301453~pagePK:2865066~piPK:2865079~theSitePK:301412,00.html

    http://web.worldbank.org/external/projects/main?pagePK=104231&piPK=73230&theSitePK=40941&menuPK=228424&Projectid=P086807

  53. Tironsi thotë:

    29 May 2008 @ 6:57 pm

    o grupo, problemi esht emer daje qe ne NUK KEMI BESIM. Dhe nuk eshte faji jone, sepse jemi mashtruar per 17 vjet rrjesht. Vlora tiristike, vlora perle. O burra mileti bli shpia e bej hotele me leje e pa leje. Pastaj ja u shpie ne hale te tera se thu do e bojm port te madh e do depozitojme dhe nafte.
    Nuk po ia nis me shembuj te tjera se besoj e kap idene ku e kam. Tani ky milet nuk kan egramin e garancise qe keto gjerat qe ti na sjell ne linqe do relizohen keshtu. Sepse nga makuteria, do bej si do bej Bodja e Ruli bie llafi e do e fusin dhe nje fshat tjeter aty megjithese plani nuk e lejon. Po ashtu qeveria tjeter kur te vij ene ja lku vajti muhabeti. Edhe Durrsi, ta garantoj une qe nuk u mendua se do behej me pallate ne rere apo nuk e mendoi njeri se do shkonte babezia aq larg. Po ja ku e ke rezultatin. C’na garanton qe nuk do ndodhi e njejeta gje? Po te kujtj qe kur filloi te ndertohej Saranda, Durresi ishte dh.iere. Dmth ishte shembulli negativ dhe kishim zene mend gjasme. Dhe parpe e njejta gje ndodhi

  54. Koth thotë:

    29 May 2008 @ 6:57 pm

    Ky Studimi qe thote ky rrushkoja me siper eshte drejtuar nga Artan Lame, i eshte nderprere financimi dhe tani projekti ka rifilluar me para te tjera dhe e udheheq Jamarber Malltezi.

    Ndaloi projekti atehere sepse BB mori indikacione te rendesishme per abuzime te forta qe lidheshin me pronen dhe lejet.

    Mbasi erdh qiviriu ne pushtet, Ministri Leskaj ka bere nje padi penale per kete Lamen dhe qe e perseriti perseri Ministri Pango vetem nje jave para ne TV Klan ne nje emision ky diskutohej pikerisht ky projekt i Jugut dhe ishin pjesmarres , Bledi Klosi, Artan Lameja, Yll Pangoja dhe Malltezi.

  55. hajdarmozi thotë:

    29 May 2008 @ 7:32 pm

    O Koth po se ke mor vesh ti qe ky Grupi eshte Artan Lame dora vete.

    Po ku merr vesh ai nga turizmi ai do verdhushkat, e quan te tjeret te inatosur.

    Ai fshat turistik i kakomese nuk do i sillte asnje te ardhur vendit se turistat do vinin e iknin me anije, aty si te MC Donaldsi edhe ushqimet vine nga jashte, shteti do merrte ate ate qirane 1 euro , Lamja me shoke nai bakshish a nai dhome mqs jane lapanjoza e shiten per 1 euro.

    Ai Pasolini ai kodosh paska fol tamom per shqiptaret.
    Popull i babezitur qe nuk di as te lexoje, o grup lexoje ate artikullin e The Economist nje here e pastaj hajde na bej hartime.

    O Idriso je i modh plako, po ku di dhia ca eshte tagjia.

  56. Grupi thotë:

    29 May 2008 @ 7:35 pm

    Te thash njehere Koth-e…te pakten pak respekt…jo me sharje dhe fyerje personale…se ashtu di te bej dhe une…nese ke aq kapacitet mendor per te kryer nje diskutim pa fyerje personale.

    Nese Artan Lame beri shkelje dhe BB e nderpreu projektin dhe pati padi penale…atehere shume mire qe u ndaluan shkeljet nese ishin te verteta. Po pse nuk ngritet zerin atehere ne Prill 2004 kur filloj studimi…po e ngrini zerin TANI se paska shkruar nje artikull Lubonja? Nese do ta kishte bere Artan Lame projektin…do kish patur ndonje ndryshim?? Do ishte identik besoj se projekti hartohet nga eksperte te shumte te huaj…perfundimi do ishte njesoj.

    Perseri pyetja…keni JU nje alternative?? Nese nuk doni kte qiveri te bej projektin…KE do pranonit te bej projektin?? Peshku Pa Uje?? KUR dhe SI do gjeni karar juve ndonjehere?? Na thoni…qe ta dime…qe te kenaqeni dhe ju te tjeret.

    Tirons…dakord nuk ke besim. Nuk kam as une. Po a pajtohemi qe DUHET nje plan rregullues?? A pajtohemi qe kto fshatra turistike te kti tipi ndikojne me pak ne prishjen e ambjentit dhe ne te njejten kohe rrisin nivelin e turizmit “elitar” ne Shqiperi?? Atehere te lutem pergjigju pyetjeve te mesiperme…kush dhe si??

    Per tju pergjigjur pyetjes tende Tirons…se nese ata shtojne ndonje fshat tjeter apo dicka qe nuk eshte ne kte plan..atehere pergjigja do ishte…Tirons…mos ngrini zerin 5 vjet mbas projektit. Informohuni mire se cfar po ndodh…nese keni interes ne kte ceshtje…atehere kur po ndodh…po ashtu edhe media te mos merret me idiotsira dhe ngjarjet nga me vulgare…por te mabj nje sy mbi veprimtarite e qiverise…ne menyre qe te informohet sa me mire publiku dhe te behen publike shkeljet…nese ka…sa me shpejt. Dhe ky vezhgim mbi qiverine te jet sa me objektiv dhe informues…jo emocional, jo i mbushur me hamendje dhe idiotisra si me petron qe na thoshin “s’ka projekt!! nuk dime c’do behet!!”…5 minuta ne interent nga ana ime…dhe doli projekti qe kishte vite e vite ne internet i pa prekur nga gazetaria injorante Shqiptare.

    Pra ne nje ambient ku poplli mbetet injorant se gazetari eshte vet nje 25 vjecar injorant qe merret me Big Brother dhe me vulgaritetin e perditshem…ne nje ambient te tille shkeljet ndodhin kollaj. Mos lejoni krijimin e nje ambienti te tille…

    Sa per fshatrat turistike…vendodhja e tyre eshte percaktuar nga ekspert te huaj…dhe me tej hapen tenderat per projektet e fshatrave qe mund te behen nga cdo lloj investitor…si i huaj si vendas…si pronaret ekzistues te tokave etj. Hapni syte…i flas gazetarise…dhe informoni publikun. Ka sot nja 10 projekte per fshatra turistike qe jane publikuar qe nga Kepi i Rodonit deri ne Ksamil…dhe ASNJERA nuk eshte publikuar aspak ne media per publikun. Ka me djetra e me dhjetra fshatra turistike dhe rezorte te ngjashme qe jane ndertuar ne zonat e Durresit posht shkembit te Kavajes…perseri per asnjeren asnje pike infromacioni (megjithse mua me duken te gjitha shume te bukura dhe te pershtatshme) Ne nje ambient te tille…mbizotron thashethemi, hamendja dhe injoranca…dhe shkeljet ndodhin shuuume kollaj.

    Pra…plane rregulluese tashme ka te miratuara dhe ne faza te ndryshme implementimi qe nga Shen Gjini deri ne Golem e ne Spille e me poshte. Por eshte e cuditshme qe per ASNJE nga keto plane nuk ka patur ndonje zhurme…sepse gazetaria Shqiptare nuk ka patur interes te infromoj publikun…nese vertet meritonte ndonje zhurme apo jo. Vetem Kakomeja u be zhurme…se dolen Bollanot ne proteste…dhe po ashtu fshati turistik ne Jale…se ju prishen hotelet e zgjebura Jalamanve dhe dolen perseri Bollanot ne proteste.

    Po ne asnje menyre nuk keni ME te dejte te dilni e te thoni…jo po ta bejme kshu jo po ta bejme ashtu. Ato zera ti ngrini PARA se te behen planet rregulluese…jo VITE MBAS.

    A nuk ju duket kjo nje gje normale?? Ne kte menyre rritet dhe pergjegjsia e qytetarise…qe sot eshte ne nivel negativ…as zero s’eshte…dhe ashtu kontrollohet me teper qiveria. Qiveria nuk kontrollohet me intriga e Grupe Armiqsore te Koth-es…as me artikuj anal-istesh mbas pilafit…as me mos-bindje civile Jalamane se e paskan vjedh ata token qe me para…dhe as me diskutime mbas pilafit per cfar lloj turizmi duam apo s’duam. Qiveria kontrollohet duke e mbajtur nen vezhgim PARA se te bej devijimet dhe abuzimet…nese ka vertet te tilla.

    E zgjata shume…me falni…

    PS: Blendi…falemnderit…me ngelin gjithnje postimet si Spam. Nganjehere postoj edhe shkrime qe s’jan Spam ;) Isha nga Bostoni para ca ditesh…njeriu i pare qe takova…nje Shqiptar ne nje pizzeri andej nga South End :)

  57. hajdarmozi thotë:

    29 May 2008 @ 7:50 pm

    o ushtar lamja ato planet qe behen nuk vjen njeri te na marre doren neve, po puna eshte qe kur u ngelet kjo pune ne dore hajdutave sigurisht qe do e bejne sic dine ata.

  58. hajdarmozi thotë:

    29 May 2008 @ 8:01 pm

    o Z.Lame ma thu pak te lutem cili eshte perfitimi i shqiperise ne rastin e Kakomese?

    sa do ishte qeraja e tokes?
    ne cmenyre do vinin turistat ne shqiperi?
    Do perdoreshin produkte ushqimore vendase?
    sa do ishte personeli shqiptar dhe ca rroge do ??
    ca taksa do paguanin ??
    dhe ca perfitimi direkt do kishin banoret lokale???

    O blend mos e fshi kete te lutem

  59. Koth thotë:

    29 May 2008 @ 8:01 pm

    O Lame ushtari !

    rrushko ne kete rast per ty a si medalje ari mer.
    Po pse mer rrushko per fyerje e mer ti ?

    Fillun prenotimet aty ke gurret e kalase dhe jane cmimet me te larta te hasura deri tani o qe i marrç te keqen rrushkos se Luftar Pajos.

    Zone arkeologjike , historike , në një rrugë pedonale ( qe shpallet e tille pa vendim te keshillit bashkiak kur ligja thote po, dhe cmimet shkojne firifistun o rrushko grupi !

    Po shko bej cicin dhe mos u trego peshqve budallalliqe. !

  60. Tironsi thotë:

    29 May 2008 @ 8:02 pm

    Ehu Grupo. Ky me pra osht poplli jon. Te ishim mo te ftillum ne nuk do kishim keto fare qeverish. Halli osht si me rujt jugun, ti me thua mua jalamanet nuk informohen me internet.
    Ene ne nuk morim vesh gjo para Grupo, ne e morim vesh masi jon bo planet rregulluse. Nuk shkoi njeri me i pyt ata paraprakisht per planet rregulluse, po ja u bon fakt te krym. As ti nuk besoj se ke dit gjo per gjirin e Lalezit apo Spillene, apo fshatrat ne Golem paraprakisht.

  61. gre_wireless thotë:

    29 May 2008 @ 8:16 pm

    http://blogs.ft.com/wolfforum/2008/05/trust-the-development-experts/

    May 28, 2008
    by FT
    Trust the development experts – all 7bn of them

    By William Easterly

    The report of the World Bank Growth Commission, led by Nobel laureate Michael Spence, was published last week. After two years of work by the commission of 21 world leaders and experts, an 11- member working group, 300 academic experts, 12 workshops, 13 consultations, and a budget of $4m, the experts’ answer to the question of how to attain high growth was roughly: we do not know, but trust experts to figure it out.

    This conclusion is fleshed out with statements such as: “It is hard to know how the economy will respond to a policy, and the right answer in the present moment may not apply in the future.” Growth should be directed by markets, except when it should be directed by governments.

    My students at New York University would have been happy to supply statements like these to the World Bank for a lot less than $4m.

    Why should we care about the debacle of a World Bank report? Because this report represents the final collapse of the “development expert” paradigm that has governed the west’s approach to poor countries since the second world war. All this time, we have hoped a small group of elite thinkers can figure out how to raise the growth rate of a whole economy. If there was something for “development experts” to say about attaining high growth, this talented group would have said it.

    What went wrong? Experts help as long as there are useful general principles, such as could be established by comparing low-growth and high-growth countries. The Growth Commission correctly pointed out that such an attempt to find secrets to growth has failed. The Growth Commission concluded that “answers” had to be country specific and even period specific. But if each moment in each country is unique, then experts cannot learn from any other experience – so on what basis do they become an “expert”?

  62. hajdarmozi thotë:

    29 May 2008 @ 8:24 pm

    on the same basis Mr Lame, Malltezi family and many many others become.

  63. gene thotë:

    29 May 2008 @ 8:30 pm

    hajdarmozi thotë:
    29 Maj 2008 @ 8:01 pm
    o Z.Lame ma thu pak te lutem cili eshte perfitimi i shqiperise ne rastin e Kakomese?

    sa do ishte qeraja e tokes?
    ne cmenyre do vinin turistat ne shqiperi?
    Do perdoreshin produkte ushqimore vendase?
    sa do ishte personeli shqiptar dhe ca rroge do ??
    ca taksa do paguanin ??
    dhe ca perfitimi direkt do kishin banoret lokale???

    Te vjen keq te pergjigjem une?

    - 0
    - aty ka edhe “club med”, dmth qe ia vlen
    - bio
    - rroge kamarieresh
    - hic fare
    - per shtepite me qera ne sezon do e vinin adresen “ngjitur me CLUB MED”

  64. hajdarmozi thotë:

    29 May 2008 @ 8:54 pm

    Bio nga shqiperia apo bio nga ka kontrata CluBMed
    Fshataret mund te shkruajne ngjitur me Club med Po Ku do e benin plazhin keta tipat qe do shkonin te shpit e fshatarve se sikur te plazhi tjeter ngjitur nuk shkohet me rruge se nuk ka shih Kakome, keshtu qe Gene dhomat me qera ti majn per vete.

    Pranej bo gam gam grupi se po shesin shqiperine per 2 lek, ne do behemi se ato resortet ne karaibe qe jane te rrethuara me roje, nders ne pjesen tjeter te ishiullit populli jeto nen nivelin zyrtar te varferise. ene qekan fshatare fshataret e kakomese, pse nuk i jepni projektin fshtareve ju te aplikojne per nje kredi e ta bejne vet ata resortin e tja japin clubmedit me qera, apo si do fitoj lamja me shoke pastaj

  65. hajdarmozi thotë:

    29 May 2008 @ 9:01 pm

    ne cmenyre do vinin turistat ne shqiperi?
    aty ka edhe “club med”, dmth qe ia vlen

    Jo o gene e kisha fjalen si do vinin turistat ne kakome se po te vine direkt nga anija ne kakome atehere ca perfito shqiperia, ata rrezik as do e marrin vesh qe jane ne shqiperi.

    Vertet mendon se turistat vene ne nje vend se ka Club Med. Ja fute kot me duket.

  66. Grupi thotë:

    29 May 2008 @ 9:01 pm

    Koth-e ja fut si gjithnje si Komisari i Popullit ne kerkim te Grupeve Armiqsore…rruge pedonale na thot!!…cmime te larta!! Me fal o Koth-e…po pedonal do behet vetem zona ku jane rrenojat e KALASE. Dhe nese nuk behet zone pedonale…shkaterrohen rrenojat. Po ti e gjete Grupin Armiqsor…ata i groposen gurret e Toptanve atje para 10 shekujsh me qellim qe ta benin zone pedonale qe te rrisnin cmimet e pallateve. Dhe nuk na shpjegove se SI rriten cmimet e pallateve…ne nje zone pedonale??…kur hyrja dhe dalja me makine behet me e veshtire?? ;)…apo se ashtu thu TI??

    Rruge pedonale nuk eshte…zone pedonale eshte vetem zona e mureve…RRUGA…eshte pjese e unazes se vogel…pra nuk eshte pedonale ne asnje menyre. Po ti kot ja fut…se deri dje na thoshe qe e kishte perfitimin SHALSI…pastaj na the e kishte perfitimin firma BELGE qe po nderton kullen atje afer (afer jo…nja 100m larg…dhe vlera e kulles do BINTE nese zona behet pedonale sepse pengon aksesin me makine)

    Nejse…shuume jasht teme…

    Hajdar…nuk mu pergjigje…nese nuk do Malltezin…KE DO TI qe te formuloj planin?? Apo do veten tende me Ilir Meten?? Hajde Shqipo hajde….Ktu e ke problemin ti jo ne ndonje vend tjeter…

    S’merrem me me ty ore jo…

    ——————-

    Tirons…fajin qe nuk jane informaur nuk e kane Jalamanet. Jalamanet kan faj qe vodhen tullat dhe vodhen tokat dhe ndertuan ca Hotel Rwanda ne Jale. Fajin qe nuk jemi te informuar…e ka MEDIA…se kto plane kur hartohen, kto projekte kur preznatohen…behen publike…po s’ka asnje nga MEDIA qe merret me to se kemi Big Brother. Pra fajin ja ve medias…qe s’informon per asgje. Jo se duhet tju marri njeri prej dore e tju coj ke tenderi qe ta shikoni dhe ju…po qe te shkoj media ke tenderi…te shkoj media ke hartimi i planit…qe ta bej publike media planin rregullues.

    Gjera shume normale dhe te arritshme. Por kshu kur planet behen…projektet miratohen…dhe asnjeri s’e can koken deri sa te fillojne prishjet ndertimeve pa leje…atehere kujtohen gazetaret te shkojne dhe te tregojne se si malltezi fluturon me helikopter apo fadromet qe shkaterrojne pacauret e Jalamanve duke na treguar “dhunen e shtetit kundra djerses se Greqise!!”

    Nejse…projekt i kryer dhe i mbaruar…ju grini sallate tani 5 vjet mbas pilafit. Sa per mua…mua s’me prish gje pune…mua do me pelqente te shikoja kto fshatra turistike ne ato vende…qe te terhiqte sa me shume turista “elitar” dhe te kishte sherbim tamam qe te mos merresha me me Bollanot neper rruge qe shesin rrush e molle maj gomarit.

    Do behemi dhe ne si bota :)

  67. Grupi thotë:

    29 May 2008 @ 9:04 pm

    pse nuk i jepni projektin fshtareve ju te aplikojne per nje kredi e ta bejne vet ata resortin e tja japin clubmedit me qera, apo si do fitoj lamja me shoke pastaj

    :)…haha…aq sa kan be kto 18 vite…

  68. Koth thotë:

    29 May 2008 @ 9:10 pm

    hihihi

    po prandaj te them rrushko une ty. Se te ben rikoshet arsyetimi im ty.
    O Trap Gjjyrali ,

    ne nje zone pedonale cmimi i kafes shko nga 100 qe eshte ne venet e tjera .
    Nuk ka zhurme o rrushko, nuk ka pluhur o rrushko, nuk ka zhurma o rrushko, ka gjelberim me shume se te tjerat o rrushko, ka me shume njeres qe frekuentojne mjediset e biznesit apo dyqanet o rrushko, dhe ai objektii asaj firmer belge eshte vetem 65 m larg kesaj zone o rrushko, dhe e gjithe zoona do jete pedonale o rrushko,

    Po si mund ta kuptosh kete ti o rrushko !

    Cmimet vendosen nga infrastruktuara, silesia e saj dhe cilesia e objektit qe ndertohet o rrushko e po ti bashkosh kesaj edhe keto investimet shtese qe ben bashkia ja cojne vleren oblektit o rrushko.

    Dhe shko bej cicin se do nuk jane per budallenjte keto pune.

  69. Moza thotë:

    29 May 2008 @ 9:11 pm

    Ktu ke lagjja ime 10 min walk nga qo zona pederanale u mbytem nga tymi mer zoti Lame.

  70. hajdarmozi thotë:

    29 May 2008 @ 9:28 pm

    O jan bo t qut kto o moze, nuk u mjafto mo 200% e dun 500 e kusur % e kush nuk eshte dakort te marrin kaq shume automatikisht etiketohet i Inatosur.

    Po helbete pune t mdhoja kto o moze e kaptinat tona nuk i kuptojne kto punet e urbanistikes se ne as kena dal as kena pa as kina lexu.

    Pse nuk informohen fshataret thote!!! Mire mire po se ke mire

  71. Tironsi thotë:

    29 May 2008 @ 9:37 pm

    fshataret bojn mire t’morin hurin, ene vet aty :D Grupo, qe mer daje, kom shku une si njeri qe kom te drejte te informohem me mor ne bashki planin e zones te ish uzina Enver. Mazallah mer burre. Mas 100 peripecinash mezi gjeta njonin qe ma dha.
    Kom kerku ene me mor gjurmen e rruges Durres Kukes. Mazallah mer. S’bohet llaf. Te rruges mer ej, qe osht prone publiko-patriotike. Ene aty mas 100 peripecinash.
    Ti me thu mu katunari i Spillese e i Kakomese duhet te ishte informu nga Mediat. MOs u muno kot, se nuk o faji as i medias as i popllit qe nuk jon keta transparet.

  72. Idris thotë:

    29 May 2008 @ 9:49 pm

    “”"”"Perseri pyetja…keni JU nje alternative?? “”"”
    Ti sikur nuk e perkarje alternativen……. :D :D :D
    Une them se duhet vleresuar shume thenia e TIRONSIT …..:
    Ky eshte shqiptari ! Po ky eshte SHQIPTARI…po kush e NJEH ??????????
    Shqiptari nuk eshte virtual i nerumi GRUP ! Eshte konkret dhe ne truall te tij . Askush nuk mund ta marre per hunde dhe ti thote:
    “Ja ben kete se do te konkurosh EUROPEN ne TURIZEM :( :( :(”
    “As Med Club nuk eshte ne gjendje ta beje kete ME LLAFE e PREMTIME , me Afishe e SHIFRA se cfare ka ndodhur ne vende te tjera para si nja 100 vjetesh ………sepse cdo shqiptar eshte ne gjendje te KUPTOJE se i “rruan bishtin ” TURIZMIT BOTEROR e jo me ta KONKUROJE…
    ME cfare ????? Me thirrje urra-patriotike ?????????
    Me denglat e SALIUT apo me propoganden e LEFTIT ????? Apo me ate rroten qe eshte si pune ministri si pune PARAMANGOJE….]
    Ndoshta pak me i qut u tregu NANO me “turizmin- agrokultural” te Shalqijve ne fushen e VRINES….. me pak fjale u tha te huajve :-Hajdeni,
    te pakten prodhimet do ti kini BIO “!!!!!! :) :) :)
    Pra maximumi qe mund te beje nje shoqeri TURISTIKE apo nje program TURISTIK nuk eshte te Mesoje se si BEHEN “fshatrat turistike”…..dhe jo ti BEJE ato per qejf te vet……
    Kam mendimin se ngritja e kurseve per MENAZHIMIN dhe DISA funksione te personelit dhe ne menyre te vecante te THITHJES se TURISTEVE , pergatitja e disa nenligjeve per ushtrimin e funksioneve ne sherbim te turizmit etj etj qe ti i kupton shume mire…do te ishin hapa te arsyshem per nje kohe te shkurter dhe mbi bazen e tyre dhenia e LICENSAVE qe ……gjithsesi eshte e vonuar nga prirja shqiptare per te fituar PARA sa me shpejte dhe e nxitur nga “urrja hipet” e shtetti dhe propogandes LEFTISTE…..
    Ka plot alternativa i DASHUR GRUP!
    Ajo qe ju po mbroni eshte ndoshta ME e VARFERA ne IDE dhe me PERJASHTUESJA per SHQIPTARET.
    Projekte te tilla se pari dhe me se pari, duhet te afishohen ne QENDER te FSHATIT, BLLOKUT apo ZONES duke i hequr mundesine MANIPULATOREVE tip KSERE e BOLLANO per cdo “alternative” joshese te
    tipit “Club Med” apo “Buzuqis Club ” :P :P :P Pas ketyre NDERHYN POLICIA NDERTIMORE dhe jo PERPARA KETYRE…….
    Sa per te ditur nje mendim timin ….
    NUK KA FARE rendesi ne se keto PROJEKTE jane te KOHES se Socialisteve apo te Demokrateve te tanishem…Te dy palet asnjehere nuk kane dashur te kete TURIZEM SHQIPTAR por vetem kosovaro -patriotik ” per tu lare me “shallvare” ne Durres e Golem dhe per te populluar JUGUN se “po na e merr GREKU”.
    Te dy keto lloj turizmesh te shfaqura e te propoganduara ne kete menyre si “med club” etj jane nga me te pa vlerat per SHQIPTARET.

  73. bota thotë:

    29 May 2008 @ 10:06 pm

    GRUPI: jeni te misinformuar, beni research ne internet para se ta hapni gojen.

    Pastaj shkruan: “Tirons…fajin qe nuk jane informaur nuk e kane Jalamanet. Jalamanet kan faj qe vodhen tullat dhe vodhen tokat dhe ndertuan ca Hotel Rwanda ne Jale.”

    Cfare hipokrizie.

  74. Moza thotë:

    29 May 2008 @ 11:36 pm

    Përurohet rruga pedonale

    Kryebashkiaku Edi Rama ka përuruar në Tiranë, në zonën e
    ish-bllokut, një rrugë pedonale. Rama sqaroi të pranishmit se “rrugë pedonale” nuk do të thotë rrugë për pëdëistët, por rrugë për këmbësorët. Edhe pse vetë Ramës nuk i pëlqen që ti shkelet puna, ai pohoi se ndihet i kënaqur, që këtë rrugë ta shkelin të gjithë shqiptarët, pa dallim tesere. “Kjo do të jetë rruga e politikës sonë të re” theksoi kryebashkiaku Rama duke parë me kënaqësi se në lokalet aty pranë kishte vetëm të rinj. Rrugës pedonale menjëherë pas përurimit ju vu emri “Rruga Koço Kokëdhima”.

    marre nga http://www.keshilliministrave.org/

    Se mu kujtu Tirons, qi kam nji cope toke atje afer ksaj rruges pedonale. Halli qi na i kane djeg te gjitha letrat shteti qe ja hangsha bithen, ene i gzo katnaria tashti per qejf.

  75. Cheney thotë:

    29 May 2008 @ 11:56 pm

    Pune interesash e asgje me shume!!

    Duan turizem elitar keta? Le te investojne ne infrastukture ne fshatrat e bregut!! Le ti riperterijne dhe ti ridimensionojne. Bregu i shtetit nuk mund dhe nuk duhet ti jepet askujt!!

    Une di te them nje gje, Familja e katallanit ska te drejta ne toke time!!!!! dhe ne toke time une do ngre c’te me doje trapi!!!

  76. olsib thotë:

    30 May 2008 @ 12:31 am

    Cheney thotë:
    29 Maj 2008 @ 11:56 pm
    …ne toke time une do ngre c’te me doje trapi!!!

    Pjeserisht jo e sakte. Ne token tende do te ndertosh ate qe zonimi ka vendosur qe ti mund te ndertosh.

    Psh. nqs eshte vendosur qe te jete toke bujqesore, ti nuk ke te drejte qe te ndertosh.

  77. Cheney thotë:

    30 May 2008 @ 12:54 am

    Mirmengjes olsib,

    Me siper po flitet per hotele ruanda ne plazh, kasolle etj.. Ti ke degju per toka bujqsore ne rere e mes gurishtesh? se besoj.

    problemet jane keto:
    1) pervetsimi i hapsirave te plazhit nga keto klubet ‘elitare’ qe jua dhjefsha eliten e club medit kur mund te shkosh per pushime me 50 dollar nata..
    2) ca nga keto toka kane Zot dhe vetem ne keto toka mund te lejohet culb med, sandalet, koco kokdhimat etj te ngrere pika pushimi private; gjithmone nese bien dakort me pronaret

  78. lumidrin thotë:

    30 May 2008 @ 8:42 am

    Thenia e dites;-turistat duan rregull pasterti e jo ndertime pa leje”.
    Pikes i kemi rene, me qelloi me bujt ne nje hotel ne jug te Italis, e gjithe nata me kaloj zgjuar, nuk e kuptoja pse-n, ne mengjez me pyeten se si kam fjetur, i them shume keq, edhe pse isha i lodhur.
    Nje punonjes i hotelit me tha- ke fjetur keq se ky hotel eshte ndertuar pa leje.
    Nga kjo dite kudo qe shkoj me pare pyes se hoteli eshte ndetuar me leje.
    Bregdeti Shqiptare po shkaterrohet, shikoni çfare kane bere ne Durres, Vlore, Sarande, Shengjin,e kudo, ishte nje perle bregdeti yne,kujtoni plepat e plazhit Durres,vilat ne Vlore, hotelin ne Sarande e Shengjin.
    Me kujtohen mire se sa vende te bukura, i shikoja nga larg sepse s’kam pasur mundesi te gezoj nje dite ne keto plazhe, per shtresen ku perkisja une, kishim te drejt vetm çadrat e ushtris ne Velipoj, edhe kjo me nje njohje te forte.
    Sa rendesi ka se ku bejme pushimet ne rendesi ka qe bregdeti te mos prishet,por edhe pa plazh jetohet.
    Artikulli i i Tosit as mish as peshk.
    Kujt i intereson me te vertet mbrojtja e bregdetit, vendi yne,duhet te kete parasysh se jane nga ato Shqiptare qe duan te investojne, duan te gezojne ate qe kane arritur me pune,çfare ju ofron shteti Shqiptar ketyre.
    Ne kemi tokat pa zot, e tzotit pa toke.

  79. Moza thotë:

    30 May 2008 @ 8:45 am

    Nga kjo dite kudo qe shkoj me pare pyes se hoteli eshte ndetuar me leje.

    He me te lumsha! Kshu pyet sa here shkon ne ndonje hotel eee ? Po cer ju kerkon, lejen e ndertimit ne hard copy ee ? :P Si mer sme ka vajt ne mu menja i here, me pyet per lejen e hotelit para se me e zgjedh.

  80. Tironsi thotë:

    30 May 2008 @ 9:16 am

    PO plako, ne kete Shqiperi duam ti rrisim. Jo po ti rrisim me skupidhjet e grekut

  81. Grupi thotë:

    30 May 2008 @ 2:49 pm

    Hehe…grini sallate se e grini bukur. Tani mbas pilafit ngrini zerin…se ju degjon njeri…se nuk doni te me degjoni mua…se e keni mendjen ke Bollano i Himares i shkret qe ka mbet pa informacion dhe vetem vjedh tulla e toke…

    Kur ju them une…dergoni gazetaret qe tju informojne…ju thoni…”je hipokrit!”. Ok…rrini dhe informohuni nga Lubonjka dhe Kotherja me intrigat e tij…me thashetheme dhe merrni vesh per c’ndodh mbas 5 vitesh kur ju vjeln policcia ndertimore ke dera…se s’doni te informoheni dhe me hidheni mua ne fyt se ju them…informohuni! :)

    Mos kujtoni se me prish pune mua jooo..:) as juve nuk ju prishet puna shume…po irritoheni per MULLUNJ ME ERE…gradacela ja fut njeri…gradacela ja fut tjetri…pa patur ASNJE IDE se c’jane kto fshatrat turistike dhe per faktin qe jane shtepi 1 katshe.

    Mahalle Arnautlleku…varja se s’ja vlen me me diskutu.

    Hajd shnet…ti gezojme fshatrat turistike…besoj do jene shume te bukura. Mua njehere me pelqejne…

    —————————–

    Koth…mbase nuk ja vlen te diskutohet me nje njeri te nivelit tend…se te kam thene disa here qe te besh diskutim normal…po nuk pranon. Tregon nivelin tend dhe mua s’me prish pune.

    Me prish pune vetem disinformacioni qe shperndan me hamendjet dhe shpifjet e tua.

    Se pari…nje zone pedonale e VOGEL nuk krijon mungese pluhuri ose pasterti…Nesje detaja pa rendesi.

    Se dyti…atje jane rrenojat e Kalase…te ndertuara para nja 10 shekujsh…prandaj eshte e NEVOJSHME qe te rruhen duke krijuar ate zone pedonale RRETH rrenojave. Ti ke problem…por nuk e kuptoj KU e ke problemin pervec ke Grupet Armiqsore qe fshihen nen kala. :) Eshte nje diskutim komplet ABSURD…ato mure nuk i groposi Shalsi me Edvinin ne 12 te nates qe te mos i shikonte njeri…dhe nese ato duhen te rruhen atehere rruga me makina s’mund te kaloj me atje. KU e ke problemin ti??…apo do doje te shtronin mbi muret e kalase?? :)

    Gjithsesi kjo ishte dicka qe S”KISHTE alternative…se dolen muret. Ti tani thua…ata e bene e te rrisin cmimet e pallateve :) S’kam degjuar ndonjehere idiotsi kaq te madhe…kthyen zonen arkeologjike ne zone te ruajtur qe te risin cmimet e pallateve :) VETEM nje Shqiptar mund te kishte thene nje gje te tille…

    Hajd shnet me ju se une ja u kam vene vizen me kohe…me njerez si JU ne ate vend…mahalle do mbetet gjithnje. Shqyqyr qe ka nja 2-3 kokrra me mend…qe mbyten nga injoranca kooperativiste e thashethemeve, e gjyqeve popullore, e grupeve armiqsore, e Bollanove dhe Jalamanve, Bathorve e Kothereve.

  82. artian thotë:

    30 May 2008 @ 3:16 pm

    Dhendri Berishes..
    -Bos.
    Vajza Berishes..
    -Bos..
    Berisha tani pasi i hodhi te gjitheve trute e gomarit,ne lidhje me
    -”shtetin ligjor”, alla berishian”
    -luften kunder korrupsionit(duke perjashtuar veten dhe pjestaret e familjes se tij)
    - zhdukjen e listave ( per buken e gojes)
    -shqiperia nje euro
    -shqiperia ne moshen e internetit..
    -vendi me taksa me te ulta ne PLANET!
    tani ka hyre vertet ne nje nga milioneret me te padukshem te shqiptareve ,i kamufluar me “teorine”-me popullin dhe per popullin!

  83. Tironsi thotë:

    30 May 2008 @ 7:50 pm

    ndonje emer?

  84. B…LI thotë:

    30 May 2008 @ 7:59 pm

    BERISHA DUHET TE DALE NE PENSION

  85. klo_85 thotë:

    1 June 2008 @ 2:47 am

    Shume gjynaf te shohesh bregdetin Shqiptar te degragohet dite pas dite pasi qeveria jone qofte demokrate apo socialiste, e shfrytezon ate per te mbushur portofolet e tyre :(

  86. krye-fare thotë:

    1 June 2008 @ 4:11 pm

    Une se marr vesh,plazhet betonohen komplet,pyjet prihen dhe ngrihen tece dhe konteniera nafte,parqe kombetare si LLogaraja nuk miremnbahen,dhe lejohen ndertime betoni,te fortet pretendojne te kene nen pronesi edhe pasuri kombetare qe perfshin trashegimni kulturore e historike,transporti publik eshte katandisur ne dore te disa fshatareve me furgona qe bejne rrugen vlore-tirane.Trenin duhet te jesh rekordmen te kesh durim dhe fuqi,por edhe guxim ta perdoresh per mjet transporti,dhe i pari qe habitet dhe zgerdhihet kur kerkon te hash nje dreke ne restorant eshte vete pronari,i pari qe zgerdhihet dhe i flet budalliqe nje te huaji qe kerkon nje dhome me qera eshte vete hotelieri.Dhe ne flasim per turizem?Shqiperia do shkaterrohet? Jo .Shqiperia eshte shkaterruar tashme.

    E vetmja rruge shpetimi nga diriteshkurtrit,te fortet e politikes shqipetare eshte rruga e zgjedhur nga Himariotet.Ngri flamurin grek,dhe me nder te han M…. keta te fortet e politikes shqipetare.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com