Manifestim ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves ne Torino
Te enjten ne 15 Nentor 2007, Shoqatat Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbereshe te Piemontit zhvilluan nje manifestim ne favor te pavaresise se Kosoves.Manifestimi u zhvillua ne Piazza Castello, sheshi qendror i qytetit te Torinos, ne oren 10.00, perballe selive te Rajonit te Piemontit, Prefektures se Qytetit dhe Pallatit Mbreteror.
Ne manifestim moren pjese rreth 200 bashkeatdhetare dhe qytetare Italiane, mbeshtetes te kauzes Kosovare, si edhe nje grup i madh studentesh Shqiptare, te cilet studjojne ne fakultetet e ndryshme te Universitetit te Torinos. Manifestuesit valeviten flamuj te Shqiperise, Italise dhe Bashkimit Europjan, si edhe shpalosen nje flamur te madh prej 5 metrash, te realizuar posacerisht, me mbishkrimin: “Kosova e pavarur” ne gjuhen Italiane.
Nje delegacion i pjesemarresve, i udhehequr nga Presidenti i Shoqates Vatra Arbereshe prof. Vincenzo Cucci dhe dy nismetaret dhe koordinatoret e veprimtarise z. Blenti Shehaj dhe z. Benko Gjata, u takuan ne seline e Rajonit te Piemontit me nje perfaqesi institucionale te nivelit te larte, te kryesuar nga z. Gianni Oliva, Asesor i Kultures prane Rajonit te Piemontit. Ne takim mori pjese gjithashtu edhe z. Gianni Michele Piccato, i derguar i posacem i Ministrise Italiane te Puneve te Jashtme.
Delegacioni Shqiptar u dorezoi institucioneve lokale nje peticion ne emer te bashkesise Shqiptare qe jeton ne Piemont, ku shprehet deshira e tyre qe te njihet sa me pare nga bashkesia nderkombetare statusi i pavaresise dhe vetevetendosjes se Kosoves, ashtu sic parashikohet nga plani Ahtisaari.
Pjesemarresit ne takim nenvizuan faktin se vonesa e percaktimit te statusit dhe pamundesia, per rrjedhoje, per te projektuar dhe programuar te ardhmen ne menyre autonome e mban popullin Kosovar ne nje gjendje pasigurie te vazhdueshme dhe larg aspiratave te tij per tu integruar ne gjirin e familjes se madhe Europjane.
Bashkesia Shqiptare ne Piemont ndan analizen e shume eksponenteve te larte te politikes nderkombetare, sipas te cileve, njohja e pavaresise dhe e te drejtes per vetevendosje ne Kosove do te sjelle shume efekte pozitive ne mbare rajonin.
Z. Gianno Oliva, pasi u njoh me permbajtjen e kerkeses se bashkesise Shqiptare, u angazhua personalisht t’ja percillte ate institucioneve vendore dhe atyre qendrore ne Itali. Ai nenvizoi rendesine e kujteses se akteve te gjenocidit dhe te dhunes qe kane shoqeruar konfliktet etnike te Ballkanit, aq me taper tani qe jemi ne prag te vitit 2008, qe eshte shpallur nga Kombet e Bashkuara vit i te drejtave te njeriut.
Shqiptaret jane nje nder bashkesite e huaja me te medha te Piemontit. Ata numerojne rreth 50 mije rezidente ne kete krahine te Italise se Veriut. Torino, kryeqendra e krahines eshte gjithashtu qyteti Italian me me shume banore Shqiptare. Ne kryeqendren subalpine eshte gjithashtu mjaft i madh edhe numri i studenteve Shqiptare, mbi njemije, te cilet studjojne ne fakultetet e Universitetit dhe te Politeknikut te Torinos.
Ne manifestimin e dites se enjte moren pjese gjithashtu edhe shume Arbereshe, pjese e bashkesise se madhe te italianeve me origjine te vjeter Shqiptare qe jetojne ne krahinen e Piemontit.
Shoqatat qe moren pjese ne kete demostrim solidariteti jane:
“A.N.C.I.F.R.A.”, Asti
“A.S.A.”, Alessandria
“Besa”, Fossano
“Horizont”, Novara
“Mergimtari”, Torino
“Nene Teresa”, Asti
“Shqiptaret jashte Atdheut”, Torino
“Vatra Arbereshe”, Chieri
“Vatra”, Torino


16 November 2007 @ 5:46 pm
Bravo, po pse KOSSOVO me 2 S dhe jo Kosovo? Kjo i ul seriozitetin manifestimit. Kur ne nuk dime te shkruajme emrin e shtetit, si mund te na degjoje bota?????
16 November 2007 @ 5:49 pm
Me dy “s” shkruhet, sepse ashtu shqiptohet drejt ne gjuhen Italiane.
Gjithesesi, edhe sikur te ishte gabim, nuk mendoj se ia ul sadopak seriozitetin.
16 November 2007 @ 5:53 pm
Bravo!!!
16 November 2007 @ 6:10 pm
Dajosh ne Italisht shkruhet edhe KOSSOVO, teknikisht eshte ne rregull.
Blenti dhe te tjeret, ju pergezoj dhe ju pershendes! Bravo te gjitheve, le te jete kjo vetem nxemja sic me thoje.
VETEVENDOSJE!
16 November 2007 @ 6:25 pm
Capito. Provova nje search ne Google per Kossovo dhe me korrigjoi me Kosovo. Jam fiksim pas drejtshkrimit dhe mendoj qe drejtshqiptimi eshte elementi kryesor ne prezantim. Sidoqofte “Kossovo Indipendente”.
16 November 2007 @ 6:31 pm
Kosove e pavarur sot…nese na e japin…
Sa trima jemi!
16 November 2007 @ 6:33 pm
Nisma e Torinos ka vlere te madhe simbolike.
1. Ajo deshmon qarte se ne diasporen Shqiptare ka vajza dhe djem te cilet i ndjekin nga afer zhvillimet qe kane te bejne me vendin e tyre, kane nje opinion te pjekur te vetin mbi keto zhvillime dhe jane te gatshem te zbresin, fizikisht dhe metaforikisht, ne shesh, (apo te veprojne tjetersoj), per ta shprehur ate haptazi.
Ceshtja e Kosoves (qofte me nje apo me dy “s”
eshte vetem nje nder temat, per te cilat te rinjte Shqiptare ne diaspore kane (plot) per te thene.
2. Me gjithe veshtiresite dhe papersosmerite e vogla qe mund ta kene shoqeruar, ajo mbetet, per mendimin tim, nje nisme sa e lavderueshme, aq edhe e vlefshme, ne kuader te strategjive te ardhshme (eventuale) ne mbeshtetje te zgjidhjes perfundimtare te statusit te Kosoves.
Ne rast se, sic po profilizohet cdo dite e me qarte, Kosova do ta veteshpalle pavaresine (VETEVENDOSJE!!
institucionet e saj te reja do te kene nevoje per gjithe mbeshtetjen qe shteti dhe mbare shoqeria Shqiptare (perfshi diapsoren) do te mund t’ju japin. Ne kete kuader, pervoja praktike (por edhe entuziazmi) i fituar nga grupi nismetar i kesaj veprimtarie do te shnderrohen ne nje pike te cmuar force te cdo veprimtarie te ardhshme ne favor te se njejtes kauze madhore.
respekte
16 November 2007 @ 6:40 pm
Faleminderit Blendi. Mendoj se Italia duhet te jete nje vend ku te ndihet fuqishem mbeshtetja ndaj ceshtjes se Kosoves, si per numrin e madh te rezidenteve shqiptare ashtu edhe per komunitetin e madh te arberesheve.
Keta te fundit politikisht i kane direkt istrumenat e nevojshem politike per te ndikuar direkt ne politiken italiane.
Manifestimi ne fjale donte te ishte i njekohshem me ate ne Tirane, dhe kjo e penalizoi pak, ne fakt e enjtja eshte dite pune dhe tashme per fat te mire jemi nje komunitet qe me se shumti punon gjate javes
Por ajo qe me beri pershtypje ishte deshira dhe entuziazmi nder te gjithe shqiptaret e Torinos…mbeshtetja e ketyre aneve te Italise per Kosoven do te vije ne rritje edhe ne ditet e rendesishme qe po afrojne drejt pavaresise.
Dajosh, faleminderit per keshillen, ne manifestimin e ardhshem do te korrigjohet…na jepte vetem bezdi fakti qe ndonje kalimtar italian do e lexonte “Kozovo”
16 November 2007 @ 7:12 pm
Bravo djema. Ju lumte. Kush ka ndermend te beje nje gje te tille dhe kendej nga Parisi
Na thoni nqs degjoni gje
16 November 2007 @ 7:39 pm
Iniziative e mrekullueshme!
shpresoj te behet edhe ne qyetet e tjera te Italise pse jo edhe ne vendet e tjera………………..
pergezimet me te mira dhe Vazhdoni keshtu
16 November 2007 @ 7:45 pm
Me paskan digjuar mu keta ketu tek peshku, bravo popolo Albanesse, ec aty.
16 November 2007 @ 7:51 pm
Ah, sikur të bëhej kështu në të gjitha vendet ku ka shqiptarë!
Ofensiva diplomatike e serbianëve do të çvlerësohej në një masë të madhe në se ne shqiptarët do të bënim manifestim të tilla kudo në botë.
U lumtë vajzave dhe djemve që banojnë në Itali, i kam zili!
16 November 2007 @ 8:09 pm
Kam degjuar qe do mblidhen ca peshkatare ketej nga NY se shpejti. Ka ndonje qellim te mire qytetar nga keta peshkatare ne lidhje me kete ceshtje, apo eshte vetem ndonje tip mbremje mature, ku mund te argetohet dhe te njihet tjetri? Jam sinqerisht i interesuar.
16 November 2007 @ 8:41 pm
Lulian ti thua ma shtroni darken se jam i interesuar te ha. Tubimet duan organizim, kohe, lejeje nga shteti dhe nje minimum te interesuarish. 7 veta me bluza me peshq dhe nje karton ‘Independent Kosovo’ nuk qullosin ndonje gje as perpara OKB-se, as ne Bryant Park. Prandaj ti nese e ke seriozisht, merru seriozisht me organizimin e nje tubimi te mirefillte. Pastaj po na e shtrove ti darken, vijne edhe 7 peshqit nga mbremja e matures per te ngrene.
16 November 2007 @ 9:27 pm
Tropizma. Une nuk kam asgje ne dore pervec vullnetit te mire qofte edhe te cirakut. Une thjesht u interesova se mos organizatoret e mbledhjes se peshqeve, kane dicka ndermend apo jo. Une personalisht as nuk njoh njeri, as nuk me njeh njeri. Sidoqofte jam i gatshem te jap kohen time, te ndihmoj ne organizim, ne kerkesen e lejes, dhe duke dhene interesin tim personal, i cili eshte edhe maksimumi i interesimit tim. Pertej kesaj mund edhe te perpiqem te ngre disi vemendjen ne ate palo shkolle ku jam. Qe baba duret. Une pyeta, jo per dreka e darka, por per dicka tjeter, asgje me teper se kaq. Ti ne qofte se di gje me teper nga c’di une, bujrum dhe me ndrico, por mos me trego dreka dhe darka te lutem.
Minimumin e te interesuarve nuk e ka njeri ne dore pervec atyre qe kane ne dore mjetet e informacionit, qe ne kete rast eshte stafi i peshkut.
16 November 2007 @ 9:37 pm
Ku jane shqiptaret apo kosovaret e tjere? Pse me 28 veta behem mitinget e protestat ?
Dilni ore jashte ne mitingje dhe kerkojeni pavaresine…mos prisni tua nxjerrin geshtenjat nga zjarri te tjeret. Ne dilnim nga 100.000 veta e therisnim Sala..Sala apo Nano Ik..dhe Nano ikte ne kazino.
Cfare u dashka te organizohet ? Lajmerohen njerezit dhe ne oren e caktuar dalin ne meeting (pasi eshte mare leja sigurisht) por kur nuk ju do tra.pi njerezve te dalin (nenkupto shqiptare dhe kosovare) kush do dale? apo italianet,francezet dhe amerikanet!!!
16 November 2007 @ 9:47 pm
Me vjen keq per devijimin e temes, po jam e detyruar te te sqaroj Lulian se darkat qe permenda une kane te bejne ne menyre direkte me mbremjen e matures qe permende ti me trecerek indinjate. T’iu kerkosh te tjereve hesap pse nuk organizojne tubime, ne nje kohe qe ti vete pret pasivisht organizimin nga te tjeret, nuk me duket e prenueshme.
16 November 2007 @ 10:06 pm
Si ka mundesi qe Peshku pa uje mos te nxjerri nje artikull mbi manifestimin pro pavaresise se Kosoves ne Tirane. A mos edhe ai (Blend/Llukan!) po bie ne indiferentizmin qe ka rene media shqiptare mbi kete eveniment? Mos te behen gjerat per gjysem sepse dhe manifestimi i Torinos vazhdim i atij te Tiranes eshte.
Sidoqofte, pergezime per Blentin dhe shqiptaret e tjere te Torinos. Manifestimi i Tiranes dhe Torinos deshmojne se ka shqiptare (sidomos te Shqiperise) qe nuk e shikojne fatin e tyre te ndare nga shqiptaret e Kosoves.
Aiglon,
Hajde e organizojme nje manifestim ne Paris po deshe por s’ma merr mendja se do behemi me shume se 30 veta. Me mire do ishte ti bashkangjiteshim ndonje manifestimi qe mund (duhej) te behej ne Bruksel per festen e pavaresise. Dhe keta kosovaret ta levizin pak menderen se jane hutuar fare nga zgjedhjet ne Kosove.
16 November 2007 @ 10:06 pm
BRAVO BRAVO BRAVO. Degjofshim edhe me shume lajme te tilla, nga vende te tjera. Studentet Shqiptare ne Amerike duhet te zgjodhen nga gjumi
16 November 2007 @ 10:20 pm
Edhe nje here, tropizma. Nuk kerkova llogari. U perpoqa te interesohesha pasi nuk jam ne dije. Ne qofte se do te vazhdosh t’a rrembesh debatin duke me akuzuar mua per pasivizem, vazhdo. Nderkohe une vazhdoj te pres pergjigje, sikur edhe fundja nje JO, nuk e kemi pare te mundur, apo te arsyeshme. Kaq. Perndryshe thoni se C’NA NEVOJITET?
16 November 2007 @ 10:27 pm
po me behet qejfi per ato shqiptaret e Torinos, por me shume u kenaqa se Arbereshet e Italise (disa te torinos) kishin marre pjese aty. Se ata mundesite i kane te ushtrojne pak trysni ne qeverine Italiane per politiken e tyre ne lidhje me Kosoven
16 November 2007 @ 10:30 pm
Bravo cuna edhe ne Tirane u be… jo shume i madh… dhe nuk zgjati shume… U cudita, por duket nga koha shi ketej me gjyma… sidoqofte u be dhe Naim ka qene ne faqet e para te te gjitha gazetave te pakten atyre qe pashe, kryesisht si foto lajm…
Sot ne tir ka pasur aktivitet tjeter Veton Surroi mbajti nje analize me cka do behet pas 10 dhjetorit sipas tij, me ambasadore te be ne tirane etj
Surroi tha:
A kosova do shpalle pavaresine
b ekziston nje date pavaresie e caktuar
c ora 24.59 minuta e 9 dhjetorit (ora e brukselit) shenon fundin e negociatave
d para 10 dhjetorit do jete gati kushtetuta, implementimi i ligjore i paketes se ahtisarit dhe paketa e simboleve shteterore
dh mund te kete probleme ne mitrovice apo zona kufitare, por keto mund te zgjidhen
e nuk ka gjasa per lufte, po ashtu nuk ka gjasa per kompromis
f kosova pas kesaj dote kaloje ne varesi te BE
g nuk do pranohet asnje plan tjeter, as ai alla hongong as ai alla gjermani e ndare… vetem pavaresi
Sipas tij veç veshtiresive te parashikuara gjithçka do te shkronte drejt pavaresise se Kosoves… por theksoi se sebet po veprojne dhe kane nje agjenture aktive ne Kosove, ne nxitje dhe krijim grupesh paramilitare… Per kete KFOR duhet te jape nje pergjigje vendimtare….
Rusia sipas tij po vazhdon presionin me u be e dukshme ne arenen nderkombetare dhe kerkon te provokoje lufte, per te mbajt nen tension BE, por kjo duket se do shmanget….
Une e ndoqa live dhe mu duk serioz dhe shume i kthjellet, per me shume shifsha gjithe kohes nja dy ambasadore qe tundshin koken ne shenje pohuese…
16 November 2007 @ 10:45 pm
Surroi, hmmm djale i diplomacise Jugosllave qe dikur nuk e pati problem te deklaronte ne nje mbledhje te NATOs “Mos ngurroni! Na kolonizoni”.
Si duket eshte tifoz i teorise “njeriu eshte thjesht faktori prodhimi te mirash qe duhen shkembyer ne treg te lire per aq kohe sa paguhen taksa”
16 November 2007 @ 11:32 pm
surroi eshte nje njeri dhe burre shqiptar me tru ne koke….
sa per deklarat ato qendrojne te tera….
kosova do jete e pavarur se nuk ka si te jete ndryshe….
qe serbet jane barbar e dime dhe as nuk kam me te voglin dyshim qe do te duan te bejne rremuja dhe te ndajne mitrovicen…..
populli krenar dhe luftetar i kosoves po pret paveresine dhe po e fiton sot vetem pa memen e saj shqiperi dhe pa arme ne dore por me armen me te forte ne histori …..diplomacine…..
sa per zgjedhjet ne kosove une shpresoj ti fitoje surroi edhe pse nuk ka me i fituar .
luftetaret dine te luftojne por jo te drejtojne nje shtet…..thaci ka luftuar dhe duhej te ishte larguar nga politika…jane te rrezikshem luftetaret ne politike…..
komplimente per tubimin ne torino……
kosova do jete e lire se eshte vullneti i nje populli……
kosova ka qene pushtuar prandaj duhet te jete e lire
17 November 2007 @ 2:07 am
Ja kështu, më shkrihet gjaku kur dëgjoj idera të qarta.
17 November 2007 @ 7:24 am
çuna shume flamuj te ndryshem shoh un ketu, valle mos do te ishte me mire qe ne vendet e ketyre flamujve te organizoheshe ndonje manifestim per pavarsine e Kosoves, nuk duhet ndonje kosto e madhe, thjesht pak vullnet e deshire, si ky manifest. i Torinos; bukur, thjesht,nqs ndonje kengetar ju vjen gratis me mire se kane nje motiv me shume per te manifestuar njerzit edhe
çuna fjalet te peshku hidhini ne tigan…………………………………..
17 November 2007 @ 3:07 pm
Per mendimin tim nuk eshte shume i rendesishem numri i pjesemarresve, rendesi ka qe te manifestohet dhe eshte mire ne te tera kryeqyetetet e botes. I pershendes tere pjesemarresit dhe vecanerisht oraganizatoret. Te tere jemi koshiente qe pavaresia nuk eshte ne doren e shqiptareve po ata duhet te tregohen te denje per ta merituar ate. Eshte moment historik qe nuk duhet te na iki nga dora duhet ta shfrytezojme, po fatkeqesisht shteti ame po tregon se shqiptarte nuk jane te afte per te ndertuar shtet.
17 November 2007 @ 4:48 pm
bravo don, po flamurin nuku ta pame
20 November 2007 @ 9:02 am
Jane per tu pershendetur levizje te tilla.
Por ajo cka une nuk arrij te pajtohem me te eshte menyra paqesore qe ne shpresojme dhe mbajme syte nga qielli qe fuqite e medha qe vendosen padrejtesisht shekullin e kalur per fatin e tokave shqipetare te tregohen te drejta kete rradhe.
Eshte veshtire per te arritur ate qe eshte e drejte per shqipetaret e kosoves ne kete menyre.
Shqipetaret jane lider te lindur, jane te afte per te krijuar dhe udhehequr jo vetem shtete por perandori. E kemi treguar kete neper shekuj, duke vendosur bazat e shtetit modern turk, egjiptian etj…
Fatkeqesisht pervec Gjergj kastriotit asnje shqipetare tjeter nuk arriti te bashkoje shqipetaret ne nje emer dhe te benin me te miren per kombin tone.
PAVARSIA E KOSOVES E paevokueshme, zgjedhja e vetme dhe me e drejte,
nuk ka opsion tjeter…
23 February 2008 @ 6:20 am
Kosova e pavarur eshte deshira e shumpritur nga nje populle i shumvujtur.
Tani lindja e pavarsise se kosoves eshte e mbetet nje model i ri historlk.
Hapi par zhwillimor kulturo njerzor e kulturo paqesor Euro-Amerikan ne Ballkanin! Shqipetaret jane lider te lindur, ke te drejte alfonci, por lavdatet tja lajme dikujte tjeter,kurse ne si komb te prodhojme me shume kualitet ne te gjitha fushat e jetes,per nje shtet te shndetshem e modern Ligjor!