Malli per Shqiperine
Si emigrant qe jemi apo ekstra komunitare, refugjat, te huaj, te ardhur, bile shpesh here edhe “pushtues” te nje dheu te huaj kemi mall per Shqiperine. Sigurisht qe te kesh mall per Shqiperini duhet te jesh pak Shqiptar ose ta duash ate vend. Tani me pushimet e veres sikur ndihet pak me shume apo sic thuhet ndryshe “te pervelon”! Kishim dy shkrime tek peshku nje per Corovoden dhe tjetren per Shkodren ku u duk qarte malli i shqiptareve per Shqiperine. Ne disa raste edhe pak “i flakte”. Mbase ka te bej dhe “i nxehti” qe shkrin gurin apo malli per balten e cila eshte me embelt se mjalta.. Ja si shkruan nje poet gjigand per Mallin e Shqiperise
Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit “Partizani”qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku s’kam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s’do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t’eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara, gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
Poet i madh per Shqiptaret dhe mallin per Shqiperine
————————————————————————
Apo nje tjeter poet :
Atdheu
Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban - dhe te mban ty ne shpirt.
Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu s’ka fjale, ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.
Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n’erresire vetveten kerkon.
Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti
*********************
Bukur apo jo??
Per cfare ju ka marre malli peshq??

2 July 2007 @ 8:45 am
Leon,
E veshtire ta pershkruash mallin me fjale. Te kujtohet Peshku tek tuneli ne Vlore? Ka disa vjet qe e kane hequr ate peshk te gurte. Kane shkulur/zhdukur edhe Rrapin shekullor tek Uji i Ftohte (stacioni i autobuzit).
Dy pjese te shkulura nga jeta ime ne VL, dhe per ato me merr malli shume ngaqe s’do t’i shoh me kurre, dhe jo vetem une.
Po ty per çfare te merr malli?
2 July 2007 @ 9:25 am
Do të ishte më e saktë pyetja: Për ç’farë nuk ju ka marrë malli” , që edhe në atë rast, vështirë se do të gjeje ndonjë gjë për të cilën s’mund të të ketë marrë malli.
2 July 2007 @ 9:31 am
http://edrus.blogspot.com/2007/01/mall.html
Leon, janë rrjeshtat e një të piri ato tek ky link, prandaj mos u trego i rreptë në gjykim
2 July 2007 @ 10:10 am
edrus, lexo pak kete mikun ketu
http://emigrantipeshk.blogspot.com/2007/07/terra-promessa-progonat-pjesa-ii.html
2 July 2007 @ 11:05 am
edrus, edhe une i lexova ato rreshtat, por nuk mu duken si rreshta te nje te piri. Ato ishin rreshtat e tu, te mijte dhe te te gjithe atyre qe per shume arsye u larguan nga Nena e Vet.
Ne detin e mallit njerzor, poetet jane me te lumturit sepse kane aftesine te clirohen sado pak nga malli. Sa i hidhur mbetet ai kur nuk thua dot nje fjale per te.
Leon, Malon e njoha. Po ai poeti i dyte, kush eshte?
Kisha deshire te sillja disa vargje te Driteroit:
Pa me shau pocari rende turqisht
Une e shava shqip dhe mend i lashe
Per cudi pocari nuk i ligsht
Vec dy pika lot ne sy i pashe.
Mos u cmend ky turku mysliman
Une e shaj ai me duar ne qafe
Vazo tjera mori ne dyqan
Dhe me tha me shaj per bese prape.
Psheretiu si un’ tha jam shqiptar
Shqip, vella, ti shame dhe nje here
Fjala shqipe s’blihet ne pazar
Ne dyqan kam kohe qe s’e kam ndjere.
Nese ndokush i pelqe keto vargje te kenduara nga S. Kolonja, shko tek:
http://www.esnips.com/web/peshkupauje/
2 July 2007 @ 12:18 pm
edrus,
Perse mendon te jem i ashper???
Jo nuk jam i tille natyre… well most of the time…
Prandaj marr guximin edhe pa te pyetur fare, ti sjell vargjet ketu…
06 janar 2007
Mall
shkruajtur nga edrus në orën 1.16.MD e gjeni tek: personale
i ulur buze detit,rri i menduar,
prane detit qe na ka ndarè.
i mbushur me mall,si i hutuar,
mendoj,sa kohe u bene pa parè
ne dore kam nje shishe,
ne gjoks nje zemer thyer,
dua te jem,prane jush njerez qe ju kam dashur,
madje,dhe prane atyre qe dikur kam urryer
ne cdo gllenjke kerkoj lehtesimin,
(lehtesi qe s’me dhane as lotet,qe tashme jane tharè)
uleras si i cmendur per te shfryre hidherimin,
mendoj,sa kohe u bene …….pa parè??
———————edi———napoli…..korrik ‘93
————————————————————————
2 July 2007 @ 12:23 pm
Erion,
Me “preve ne mes” kur lexova komentin tend…
Lajm i hidhur shume… Peshkun e bejme prape me gure, por ate rrapin ku pija uje te ftohte si i cmendur ne femijeri,nuk mund ta harroj..
Nuk e kuptoj perse kaq “urretje” ne shpirt te njerezve ne Shqiperi, te bejne gjera te tilla…
“Pacin fatin tim”…Ky eshte mallkimi me i madh qe mund t’ju bej…
Fatin e keqe te kene shume vjet pa pare atdhe…
2 July 2007 @ 12:26 pm
adriatik,
Atdheu eshte i Fatos Arapit…
2 July 2007 @ 1:31 pm
faleminderit leon!
2 July 2007 @ 2:06 pm
Leon!Ke hequr koren e nje plage qe dhemb.Plages,po i hoqe koren,asnjehere nuk mbyllet.Poezite qe ke sjell si shembuj jane vec modele malli,por,po provove te kerkosh simotra te tyre,me te vertete qe te befasojne.Sidoqofte,ke bere nje pune te mire dhe te pergezoj.
Perparim Hysi,2 korrik 2007
2 July 2007 @ 3:43 pm
Faik Konica…
ATA QË MA SHANË ATDHEUN
Ma shanë atdheun, ma shanë nga nëna,
në një bar, mbushur me të bardhë e negër…
Shtrëngova dhëmbët të mos më çahej zëmra,
e mbi ta të lëshohesha si bishë e egër…
***
Ma shanë atdheun buzë detit Egje.
Si m’u mbyll goja e nuk volla mallkime!?
Po për kë t’i shaja!? Ata s’kishin atdhe…
Ma shanë atdheun, në gjuhën time.
2 July 2007 @ 4:00 pm
leon
kjo me pat shpetuar qenka mrekulli ata peshqit e medhenj duhet ta vene atu tek thenia per koment
po per ke ti shaja.ata skishin atdhe
ma shane atdheun ne gjuhen time.
se ky ka qen dhe bir kurve shi sa kot ja ka fut
“ma shane atdheun buze detit egje.”
o pena e vjeter ne 6 fjale sa shume ka thene qe ti komentosh do 6 muaj me hene
2 July 2007 @ 4:03 pm
Oh Konica i Madh, sa aktual!
…dhe sa i mungon ketij populli….
2 July 2007 @ 4:45 pm
Leon,
E di se si ndihesh vella, une personalisht per 11 vjet nuk shkova dot ne vendlidje. Doja vetem te te uroja qe te kesh mundesi te besh ate qe te deshiron zemra.
Pershendetje.
2 July 2007 @ 4:49 pm
Kengen e pocarit, po e degjojme ne kolektiv dhe u mallengjyem e madhe eshte…E di per cfare ju kam zili ju qe jeni jashte, thjeshte jam ziliqar sepse dua ta ndjej kete mall e te shkrehem ne lote, vec prej nje mallengjimi si ky…
Leon e para mos eshte Kadare
2 July 2007 @ 5:10 pm
Faik Konica
Malli i atdheut (proze)
Kur vete njeriu, i lire e i vetem, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e, pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut…
2 July 2007 @ 5:11 pm
Sipas meje kjo eshte me e bukura, megjithese keto te gjitha te bukura jane
2 July 2007 @ 6:02 pm
krasta,
Po eshte e Kadares e para…
padre,
Po vertet i madh Konica…
Megjithse nuk e di, po ky plaku i bardhe sikur me ngacmon me shume..
Pelegrini
Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.
Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.
Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.
Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.
2 July 2007 @ 6:47 pm
krasta krau, me pelqeu shume proza e Konices qe prute ju nuk e kisha lexuar me pare, po te deshironi pranoni falenderimet e mija dhe dy pika lote ne kengen Kalabria mia qe mund ta gjesh po atje me kengen e Pocarit.
2 July 2007 @ 6:59 pm
NE RRUGE
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah më tresin
udhëkryqet e shumta t’jetës?
Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve,
jam ba lot e kangë,
jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun
majë gurit.
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë ku sosin
fijet e këputuna t’kësaj kange?
Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namë,
jam ba zog e re n’krah t’agsholeve t’bardha?
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah m’tresin
udhëkryqet e shumta t’jetës?!
A Shkreli
2 July 2007 @ 7:08 pm
Dhe prapë për mallin për Atdheun!
E morën Mati Danilin,shqiptarin nga Reka,dhe e çuan par gjyqit(në kohën kur Shqipëria ishte nën Turqinë) dhe i thanë:-Pse thuaj që je shqiptar?Dhe ai,Mati Danili,shqiptari nga Reka:”Po të mos isha shqiptar,do t’i kisha nxjerrë të dy sytë!!!”Nisur nga ky fakt,unë shkrova aty për aty:”Lexoni këtë thënie dhe vërini një notë!/Një fshat që duket,nuk do kallauz/Më gjeni ndokund dashuri më të fortë?/Mati Danilit t’i ngjaj pak,lus…/
Vjersha tjetër imja,për mallin për Atdhenë.
Rrënjët
Kur rrënjët i shkula,i lashë në Shqipëri
S’ka si mos më thahen mua degët tani?
Po vyshken,po thahen(të gjitha pak nga pak)
Se rrënjët i shkula( i kam atje,larg…)
15 gusht 2005
Përparim Hysi,2 korrik 2007
2 July 2007 @ 7:14 pm
Edrus.
C’ka barku e nxjerr bardhaku. Lotet jane pak me lart se goja po te te njejtes vlere.Dhe i piri shpesh qan…….
2 July 2007 @ 8:35 pm
Per ujin e ftohte po flisnit….
http://www.flickr.com/photos/74755696@N00/697552062/
2 July 2007 @ 9:59 pm
leone them se ku laneti nga devolli shpreh mire ate qe duam nese jemi te tere si kembanat ne dhe te huaj
jam nisur te mbetem vertet nje kembane
aspak stingelloj e sgjemoj po s me rane
me bini ju lutem perhere e ngahere
ne doni prej meje gjemim e potere.
leon ti bere mire qe i re kembanave te mallit
packa se dikujt i dukesh i pire
te gjithe e lame atdheun prej hallit
askush nuk e la se qe mire
2 July 2007 @ 11:42 pm
Te gjithe qe kane ikur nga Shqieria ne moshe relativisht te rritur provojne mall e nuk ka gje ne bote qe do jua largoje .Veç se ka nje gje..Nuk duhet qe ky mall te te beje qe te mos jetosh realitetin ku je ,ta shijosh e pse jo te jesh edhe i lumtur…Shpesh mungesen e integrimit e problemet qe te lindin per te krijuar nje ekzistence ne nje vend te huaj nea bejne te jemi me nostalgjik e qaramane.Leon une jua uroj me te vertete ishalla kane fatin tend….Me beso jua dua te miren.Une kam 17 vjet ne dhjetor qe kam ikur nga Shqiperia..Isha nje vajzuke…Vitet e para as une nuk e di sa here i kam ba e ç’ba valixhet…Pastaj fillon e sistemohesh ,bile edhe fillon edhe e do kete vend…Ne fund te fundit eshte vendi ku i ka “renure koka “vajzes teme.Bile ,bile une Shqiperine e dua shume me teper prej ketu se kur isha ne Shkoder..
3 July 2007 @ 12:08 am
Leon,
te kam cuar dje nje falemeshendet nga “thjeshtesi ne alpe”. Jo per gje, po se pata ne dore postimin e 800-te te asaj krye-teme. Ishte si pune “anniversary” pra.
Se sa e duam atdheun (jo pse dhe si e duam, analizat per kete s’behen dot te peshku, se do kellqe ajo pune), por se sa e duam ne atdheun flet numuri 800 i komenteve. Shifer, jo llafe!
Tani, meqe e hape kete kapak po hedh edhe une pjesen time ne kete “love potion” qe po gatuajme.
Te pershendes!
“…… Pra koka s’të dhemb, temperaturë nuk ke, viruset a mikrobet nuk po bëjnë pallë dhe gallatë nëpër indet e tua, po ti prapë je zaif, ti rënkon nga atdheu, ti kërkon pak ilaç prej andej që të shërojë, nuk di, një shishe raki rrush safi e bën magjinë dorë me një, ca çaj mali, një tufëz trëndelinë, mor po një “manushaqe bukuroshe” nën ferrë prej andej mjafton…. ah në të zënça moj manushaqe, s’dua doktor’ e ilaçe…… mos shko në klinika kot, mos i beso reklamës për çudinë e fundit, do të të dendin me pilula e shurupe or qyq, se ajo ç’ka të dhemb ty gjithë ditën është mëmëdheu, jo pankreasi. Ti fillon e pi raki virtuale e dehesh pa pirë nëpër hapësirat kibernetike, me thjeshtësi virtuale alpesh e stërkala dixhitale mullinjsh të vjetër sa bota…. Ata janë mullinjtë e tu, ti je Don Kishot i lumtur se po fiton, ti ja bën çin-çin me dikë nja 10 mijë kilometra larg, këtë as Zeusi s’e pat bërë ndonjëherë në orgjitë e Olimpit, ti je ndoshta pjesëmarrës në dollinë e parë ndërplanetare, ku dollibashi dhe megabajtet përplasen e nxjerrin shkëndia si dy stërralle kokëfortë në muzg…. Dhe ti je eshkë që digjesh lehtë…. Ti habitesh sa më s’ka kur sheh që jo shqipot, por gjermanët i kanë vënë emër tamam kësaj dhembjeje, e quajnë “Heimweh”, ose për ne shqipot e sotëm e “të këtejit” “mëmëdhembje”……”
3 July 2007 @ 1:39 am
Ne me duket realisht,jemi pjesa e “kriminelit”…..
Me larguan nga fshati.Shaja gjithshka.C’do gje e doja me mire, njerzit,barin ujin , rruget, avllite deri edhe guret .
-Je i larguar me thane -duhet te lesh fshatin brenda 2 diteve,dhe do kthehesh
vetem nje here ne 5 vite….
Dhe ja ku jam pas 1 viti
-I pandehur! - pyet gjykatesi -Perse e kryet vrasjen ?
-Me shau fshatin zoteri dhe kjo per mua eshte kufiri i gjese me te shtrenjte te jetes.
3 July 2007 @ 9:02 am
Mirmengjes…
Faleminderit per komentet…
Po ju sjell kete nga Cajupi, i cili cuditrisht me habiti me kete perle..
Dëshirë
I
Kush lë mikenë që ka
Edhe ndahetë me shokë
Për të fituar para,
nuk i ka mëndë në kokë.
Ikni more të mjerë,
Ikni deti tek t’u nxjerrë,
Se për mua dashuria,
Ara, vreshti dhe shtëpia
më bëjnë të rroj me gas,
Se s’dua të lë gjë pas.
S’dua të iki si përpara,
Dua të rroj nëpër ara,
Mikja pranë të më ketë,
të punoj aratë vetë.
Fatmirosh, mot e nga mot
Grur’ e misër të kem plot,
Të kem raki, të kem verë
të ëmbëlë si sheqerë.
Të vete me bagëti,
Me qe, me dhën e me dhi,
Dhe t’i shpie rrëzë malit,
Të hanë majën e barit;
Dhe kur të pjellë një dhi
Do t’i vë kecnë në gji.
Nuk iki nga Shqipëria
Si punojn’ ata që s’dinë,
Mos e dhëntë perëndia,
Të ndahem me dashurinë,
Sa të mund të rroj me pak,
Po këtu të bëhem plak.
Dhe në vuaj, le të vuaj,
Të mos vdes në vënd të huaj!
Të shoh mëmën e babanë,
Të kem dhe motratë pranë,
Dhe kur të vdes të më qajnë
Pas zakoneve që kanë:
Të më marrënë në duar,
Të qajnë me lesh lëshuar,
Dhe mikia, kur të vijë,
Të qaj’ e të ulërijë.
3 July 2007 @ 9:09 am
Ku janë vaftet e parë,
Stërgjyshët sa mirë qenë
Shkonin jetën pa ndarë
Edhe dojnin mëmëdhenë.
S’kish pampor e s’kish gjemi.
Nukë vinin të fitonin,
Atdhenë s’e lij njeri,
Po punonin edhe shkonin.
Kau nukë kishte zgjedhë,
As fre për kalin e fortë,
Dhe ai s’kish njeri të vjedhë,
Shtëpitë qenë pa portë.
Aratë s’kishnin sinuar,
S’kish të pasur e të varfër,
Dheu qe i lulëzuar,
Kafsh e njerz rronin të afër.
Nukë kishte njerz të liq,
Se lufta s’kishte dhe dalë
Gjithë bota qenë miq,
Qenë vëllezër në ballë.
Po tani, zot i vërtetë,
Njeriu ngjan me arinë!
Nukë hiqetë kjo jetë,
Se njeriu ha njerinë!
Sot s’mbretëron dashuria,
Nukë kemi dashuri,
S’na mbeti as trimëria,
Sot rrojmë në robëri.
III
Sot e tutje në shtëpi
Mikia të mbretërojë,
Cilido nga miqt’ e mi
Për zonjë duhet ta njojë.
Kur të vete nëpër ara,
Kur të korr e kur të mbjell,
Të kem mikenë përpara,
Kur të shij e kur të vjel,
Dhe në stan, kur të më shojë,
Me qe, me dhën e me dhi,
Mikia t’i numërojë
S’e mos m’i vjedhë njeri.
Të më zbukurojë stanë,
Të bëjë djathë të butë,
T’u hedhë qenve të hanë,
Të na ruajn’ nga hajdutë.
Edhe nata kur të vijë
Të marr mikenë në gji. . .
Dhe hënëza të na ndrijë
Dhe të na kenë zili.
3 July 2007 @ 11:45 am
Vertet perla keto te çajupit.Por çajupi nuk njohu reforma agrare e tufezim…Kush na la te punojme toke….Erdhen du breza qe nuk njohen as dashuri per token e as ta dijne ta mbajne e ta punojne.
3 July 2007 @ 4:57 pm
Zana, mos u bej kaq pesimiste…. Nuk e mbaj mend se kur, po kam lexuar dikur nje tregim per femije, pragu i shtepise dhe pragu i atdheut…. Dashuria per atdhe, me duket se eshte dicka me shume se sa thjeshte kocepti romatik i tij…
Une nuk jetoj prej 6 apo 7 vjetesh ne vendin ku kam lindur dhe seriozisht ia ndjej mungesen. Nese ben vaki te ndjehem keq ne Tirane, e para gje qe me shkon ne mendje jane kujtimet e vendlindjes… Per mendimin tim, kryesore per nje njeri eshte vendi ku u lind dhe pastaj edhe menyra se si eshte rritur… Dhe ajo qe e mban gjalle dashurine, eshte nje informacion qe percohet nga nje brez ne trjetrin ndoshta edhe gjenetikisht, une besoj se edhe nese nuk e ka degjuar kurre, njeriu eshte ne gjendje te kuptojme menjehere nese edhe nje ritem daulleje eshte apo jo prej vendlindjes…Pastaj ne liste jane poetet…. Guadalkaviri, me eshte bere i dashur prej Lorkes, por une se kam pare kurre kete lume ne Spanje, ashtu sic nuk i jam ngjitur asnjehe ne Tomorr e megjithate prej pershkimeve te poeteve ai me eshte i dashur… Nuk kam qene asnjehere ne Kosove, por kam lexuar Shkrelin, Podrimjen dhe edhe pse nuk e kam pare ate vend, ndej nje lloj malli te veçante ndoshta prej deshires per ta pare… Atdhedashuria eshte dicka krejt e vecante dhe une besoj qe eshte shume me komplekse se sa efekti prone dhe ndjeja e prones edhe pse kjo eshte pjese e dashurise per atdheun…
8 July 2007 @ 8:39 am
PA NENE E ATDHE, JETIM I RUGES JE
Atdheu dhe nena nuk harohen,
per Atdheun dhe nenen,
bijte gjunjezohen…
Atdheu eshte shtrati,
ku per here te pare, mbeshtete koken,
Nena, atje kendoi per ty,
dhe me pika loti te vesiti,
bashke me token!
Per nenen dhe vendin ku u linde dhe u rrite,
o djale i mire, hej, mbaju burre!…
Ne rruget e kurbetit,
nje ze nga qielli, tha per ty:
Atdheu dhe nena nuk harohen kurre!
Ndaj, bir i dashur, me kete ndjesi,
mbetu gjithmone e perjete,
Pa nene e atdhe, jetim i rruges je,
Jeta eshte e shkrete!…
7 February 2008 @ 9:20 am
Nje dite e zakonshme shkurti
Nuk e kisha menduar ndonjehere se nje mengjes te zakonshem shkurti do te me shkonte ne mendje te hidhja ne leter disa rreshta dhe fjale te clat me prekin ne menyre te padukshme cdo dite. Disa fjale te cilat i degjoja rendom neper kafet e Gjirokastres dhe Tiranes ne kohen qe jetoja, studioja dhe punoja ne vendin tim. Ne momente te tilla ka du tre rruge per tu rikthyer shpirterisht ne vendin tend. E para eshte ajo poezia e famshme, e cila lajmeron boten mbare se une do te shkoj, do te largohem. Jo nden token e ngrohte te vendit tim, ne asnje menyre nuk do t’i them lamtumire jetes, por do te shkoj diku larg, atje ku dielli duket se nuk ngroh si ketu ne vendin tim, aty fjalet e gjuhes sime do te enden te rraskapitura per te rigjetur vendin e tyre.
Megjithese kane kaluar shume dekada qe u largova nga fshati im, nga ai fshat i vogel strukur diku mes kodrave te Mallakastres, megjithese u largova nje dite dhe nga qyteti i madh dhe i zhurmshem i jugut te vendit tim, megjithese u largova nga metropoli ne ndertim i vendit tim, kjo poezi me afron, me qarteson dhe me ben te kujtoj keto vise dhe troje te cilat me perkasin.
Keshtu nisi dita ime sot, nje dite e zakonshme shkurti, e cila me morri ne krahet e saj dhe me coi larg, me coi atje ne vendin tim, ne Shqiperine time. Ne keto momente u kujtova se ka me qindra dhe mijera njerez qe kane bere te njejten gje sot, ndaj shpejt e shpejt hapa ordinatorin dhe fillova te kerkoj disa citime. Fillova te kerkoj mendimet e bashkeqytetareve te mi ne internet. Valle cfare ndiejne ata per Shqiperine, valle a kane mall?
Kur me merr malli per Shqiperine
“Malli” ky eshte pseudonimi i nje zonjushe ne nje sit interneti ku bashkebisedojne shqiptaret. Ja se cfare shkruan ajo per Shqiperine:
Aq me merr malli per vendin tim saqe emrin e Nikut ketu ne forum jam kam ven vetes Malli.
Ne çdo moment kam mall , ne çdo moment me kujtohet shoqeria femijeria familja ime e te çdo gje. Uhhhhhhhhhhhhhhhhhh sa mall
Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.
Marinela nga Greqia thote:
Une sa here degjoj Per Shkodren,me mbushen syte me lote,se kam dy vjet pa vajtur,dhe kur shkoj nuk ngopem. Atehere merzitem edhe me shume dhe nuk pushoj se qari dhe dy muaj te tjere.
Nuk do te vazhdoj te citoj mendime te tjera mbi kete teme, jo se nuk dua, por nuk dua te trishtohem. Malli per Shqiperine duket se eshte zhurites. Ai ben sikur harron, por rivjen ne mendjen dhe zemren e cilitdo, vetem e vetem sepse ai mall eshte zemra jone, identiteti yne. A ju kujtohet valle se dikur thoshin: Iku larg, atje ne Stamboll, ne kurbet….
Disa iken djem te rinj dhe nuk u kthyen dot kurre per te puthur dheun e tokes meme. Disa te tjere iken foshnja dhe u kthyen me floke te bardhe e shpine te kerrusur. Te kerrusur nga vitet, nga puna, por me shume te kerrusur nga malli per vendin e tyre, per familjet, per ata qe linden dhe vdiqen, por qe kurre nuk munden te njiheshin mes tyre.
Thone qe ne emigracion pjesen me te madhe te endrrave njeriu i sheh per Shqiperine. Malli sa vjen e shtohet, eshte mbi te gjitha mallet, bile thone qe eshte dhe mbi dashurine.