Luftë shtetit në emër të pushtetit të Fazlliçit

Mero Baze
TemA

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shpallur dje ofensivën e tij kundër Prokurorisë në shenjë hakmarrje për nisjen e procedimit penal ndaj Damir Fazlliç. Me një hakërrimë të pazakontë, ai kaloi në gatishmëri numër 1 grupin e gatshëm kundër kryeprokurores, Ina Rama, që përbëhet nga ministrat Nishani dhe Alibeaj. Të dy në një kohë, me një zë, dhe me të njëjtin përkushtim, kërkojnë ndëshkim të prokurorëve që kërkuan të thërrisnin në bisedë Damir Fazlliçin, edhe pse ky i fundit ka thënë me gjysmë zëri tek intervista në TV “Klan” se është i gatshëm të përballet me prokurorinë, edhe pse vetë zoti Berisha ka premtuar që do të na e sjellë, sa herë i duhet atij, në Kuvend apo gjetkë.

I vetmi vend ku na duhet në këto momente Damir Fazlliç është Prokuroria dhe kryeministri ynë, si kryeministër i fjalës së mbajtur, duhet ta çojë atje. Por ai jo vetëm që s’ka ndërmend ta bëjë, por është gati t’i vërë flakën Shqipërisë për një serbo-boshnjak, mik të shtëpisë së tij, mik dhe ortak të fëmijëve të tij, dhe Lulëzim Bashës. Tërbimi është më i madh se në rastin e hetimeve për Gërdecin dhe akoma më i madh se në rastin e hetimeve për rrugën Durrës-Kukës. Shkaku është i lexueshëm. Hetimet për Damir Fazlliç të çojnë në zemër të një historie mafioze të kapjes së shtetit prej familjes së kryeministrit. Këtij të fundit do t’i duhen shumë prova të mbrojë një mafioz që ka bërë krim ekonomik në çdo veprim në Shqipëri. Që shqiptarët të besojnë se Parku Energjitik në Porto Romano nuk është pronë e Argita Berishës, Fazlliçit, dhe ndonjë shefi të tij, duhet që Sali Berisha të marrë një vendim të thjeshtë, të mos e ndërtojë Parkun Energjitik aty, ose të shpronësojë pronarët, sipas ligjit të shpronësimeve për interes publik, me çmimin e tokës së kënetës, 100 lekë metri katror dhe ta bëjë qeverinë pronare të Parkut të ardhshëm. Mënyra si ka vepruar familja Berisha për t’u bërë pronare e Parkut Energjitik, është diletante dhe arrogante. Dy kompani qipriote, secila për hesap të vet, me avokate të njëjtë, që është bashkëpronare e studios së vajzës së tij, shërbejnë si mbulesë e familjes në pushtet që ka blerë tokën. Toka e blerë me parapremtimin e kryeministrit për Park Energjitik, është kapje e pastër shteti nga familja e kryeministrit dhe miqve të saj Ai nuk i ikën dot këtij hetimi. Fazlliç duhet të dëshmojë para prokurorëve ç’është bërë më 1.750 milionë euro, për të cilat ai ka dhënë deri më sot tri versione:

1. “Nuk e kam shitur, por e ka sajuar Mero Baze” (“Top Channel”).

2. “Po, e kam shitur, po kam pas asete” (“Panorama”).

3. “Ia kam shitur vetvetes” (B. Fevziu).

Ai duhet të dëshmojë për përfaqësitë e firmave qipriote fantazmë, me të cilat Berisha shpiku mënyrën e re të të bërit biznes në Shqipëri. Nëse ai nuk vjen dhe bëhet i pabindur, prokuroria duhet të thërrasë avokaten e tij, Kola, dhe të shpjegojë ajo realisht se kush është pronari i kësaj toke. Kjo natyrisht e lë pa gjumë kryeministrin Berisha, por që një ditë ta zërë gjumi rehat, duhet të lërë drejtësinë të hetojë. Është hera e tretë që shteti i hakërrehet prokurorisë brenda dy muajsh. Fillimisht iu hakërryen pse po kërkonte imunitetin e Fatmir Mediut, më pas në rastin ‘Trebicka’ dhe tashmë në dosjen ‘Fazlliç’. Akuzat ndaj saj janë të njëjta dhe personazhet të njëjtë.

Nishani përdoret si xhandar, media e qeverisë si qendër zëri, kurse Alibeaj si grup i gatshëm për ata që i prishin gjumin kryeministrit në prokurori. Kjo ilustron më së miri dyshimet perëndimore se prokuroria është nën presion për shkak të tentimit të saj për të hetuar dosje që tronditin qeverinë. Dosja ‘Fazlliç’ është një Gërdec i paplasur, që s’ka vrarë njerëz, por ka vrarë përfundimisht shpresën e shqiptarëve për një kryeministër me duar të pastra. Kësaj dosjeje i duhet shkuar deri në fund, për vite të tëra, derisa të sqarohet origjina e parave, me të cilat janë blerë dhjetëra hektarë tokë, dhe konspiracioni i shëmtuar me firmat anonime qipriote. Shteti duhet të dëshmojë dinjitetin e vet përballë Pushtetit të Fazlliçit. Pushteti i Fazlliçit është i përkohshëm. Ai nis dhe mbaron me Sali Berishën. Shteti do të jetojë gjatë dhe kjo është beteja që ai duhet të fitojë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente

  1. edrus thotë:

    12 October 2008 @ 2:50 pm

    Duhet një Enver Hoxhë tjetër atje mer bab, që të thotë: TOKA I TAKON ATIJ QË E PUNON…. dhe gjithë atyre (e kam për serbo-boshnjakët dhe grekërit) që paraqsin dokumente për blerje të rregullt, t’ju tregojë derën, dhe atyre që kanë bërë shitjen….. NË SPAÇ!

  2. canart1975 thotë:

    12 October 2008 @ 3:22 pm

    Kaq budalla te jete ky Fazllici sa ti shesi kompanine e vet vetes se vet ku minimumi duhet ti paguaje shtetit takse 10% pra 170 000 euro plus pagesat per firmen ligjore qe i ka bere dokumentet e shitjes.Ai si tregtar i zgjuar qe eshte mund te kishte bere nje transferte parash e cila mund te behet lehtesisht nga cdo banke europiane .Pastaj si ka mundesi qe te gjithe keto bisnese ,barelylegal, i kane qendrat ne Qipro.

  3. ai thotë:

    12 October 2008 @ 3:39 pm

    Që shqiptarët të besojnë se Parku Energjitik në Porto Romano

    Domethene gjith problemi qenka te Porto Romano!!! Atehere nuk u dashka shum per te kuptuar se dikush tjeter don te fusi duart ne kete pike strategjike kaq te rendesishme per te arritur objektivat e tij sepse ndoshta prezenca e Fazllicit i pengon realizimin e objektivave….
    Dhe ketu zberthehet gjithe kjo loje se nuk trajtohet thjesht per afera te pastra apo te papastra por per te realizuar projektet e parealizuara ne prezence te Fazllicit … se si i thone fjales O TI O UNE!! VEND PER TE DY NUK KA!!! ;-)

  4. faslliu thotë:

    12 October 2008 @ 6:05 pm

    fazllic eshte me te te vertete nje gerdec qe nuk ka vrare njerez ,dhe jo vetem qe ka vrare shpresat e shqipetareve per nje kryeminister me duar te pastra{kete e dime qe i ka duart e ndyra qe kur ka qene sekretar i partise se spitalit dhe i ndyu me shume gjate karieres se tij si mafioz i kuq},por me shume ka vrare shpresat e shqipetareve qe po rropaten neper rruget e botes,shterngojne rripin dhe sakrifikojne jeten e tyre,dhe me keto kursime kethehen ne atdhe dhe mezi blejne nje shtepi{me cmime stratosferike} dhe ai qe mundohet te hapi nje biznes jo vetem qe nuk perkrahet dhe stimulohet,por i nxjerin lloj lloj pengesash per ta xhvatur,dhe ai qe arrin ta hapi me nje shume ,shume here me te madhe se fazllic{4000$} mbytet ne kredira dhe taksa.Kurse serbo boshnjaku nje kokerr mashtrusi vjen ne Shqiperi hap e shet biznese pothujse pa lek{se me 4000$ dhe me 40000$ asnje nuk na le ne shqipetareve te hapim biznese}.Dhe me 4000$ na bene 50milion euro per nje kohe shume te shkurter{ah sikur ti benim ne njerezit e thjeshte keto gjera se politikanet i bejne me nje te ren te lapsit}Ky kokerr mashtrusi buzequmesht tall bythen me qeverine duke mare pjese edhe ne mbledhje e sigurise se vendit vetem e vetem se ka futur ne thes komunistin sali berisha.
    ne kete vend cdo i huaj mjafton te jete pak mashtrus mund te beje pare me thes dhe ne kemi per te ngelur pa breke gjithe jeten.ne investojme 40000$ apo 400000$ dhe nuk lajme dot borxhet,ja keto shpresa vret fazllici qe ka perkrahjen e fazlliceve tane qe jane gati te shesin edhe nderin e vendit per pese leke dhe per te ruajtur karriken e tyre.

  5. Artian thotë:

    12 October 2008 @ 6:30 pm

    Problemi me i madh eshte se spekullohet me investimet “e huaja”,te cilat sic shikohet me shume jane te dyshimta ,dhe jo serioze .

    Fazllic eshte nje bisnesman i zakonshem sic jane me mijra dhe qindra ne USA dhe ne Angli . Si eshte lidhur ai ?Si eshte futur dhe si eshte privilegjuar , te kete nje besim kaq te madh kreditues ne Shqiperi kjo ja vlen te dihet .Pse jo nje biznes men Shqiptar !Fazllic nuk eshte perfaqsues i investimeve angleze ,eshte thjeshte nje bisnesman i lire .

    Per te njohur me shume me Fazllic :

    http://www.linkedin.com/in/damirf

  6. iduruari thotë:

    12 October 2008 @ 7:58 pm

    Nje pyetje kam une ju lutem : Pse e ka filluar gjithe kete lufte Merua ? Per hir te gazetarise se ndershme investigative apo per mos marrje te ndonje thele te premtuar ???

  7. pse jo thotë:

    12 October 2008 @ 8:18 pm

    iduruari thotë:
    12 October 2008 @ 7:58 pm
    Nje pyetje kam une ju lutem : Pse e ka filluar gjithe kete lufte Merua ? Per hir te gazetarise se ndershme investigative apo per mos marrje te ndonje thele te premtuar ???

    Kollaj fare!! Eshte i paguar nga te huajt per te sulmuar ata persona qe nuk i rrine deshirave te tyre .;-)

  8. genti thotë:

    12 October 2008 @ 8:38 pm

    Ej cuna!! Po si eshte puna e Porto Romanos se nuk po merret vesh kjo pune?
    Lojna t’mdhoja po me duken….

  9. lumidrin thotë:

    12 October 2008 @ 8:49 pm

    Merua si Shqiptare qe eshte, mbron interesat e tija.
    I qarte se eshte drejt falementimit, kerkon te mbijetoj.Natyrale.
    E keqja eshte se Merua harron se çdo organ shtetror “ushqehet” me leket e popullit.
    Nuk eshte e mundur qe sa here ky apo shume si ky do shkruajn ne gazete e prokuroria te hetoje qeshtje, sepse per çdo levizje ka shpenzime, e keto shpenzime, duhet t’ja kujtojme Meros jane leket e popullit.
    Ne kushtetuten e Shqiperis neni 30.thote
    -Kushdo quhet i pafajshem perderisa nuk eshte provuar fajsia me vendim gjygjsore te formes se prere.
    Si eshte e mundur, kur mungon ky “vendim”, jepen si fakte te pamohushme.Korrupsion, pastrim paresh, kontraband.
    Ku e gjen Merua e shume si ai forcen, ne cilin ligj bazohen te japin vendimet e formes se prere (them formes se prere, si ne rastin e Trebickes, cilesuar vrasje nga keto, e raporti i ekspertit amerikan i paperfillshem) pa vendim gjykate.
    Kujtoj ketu nje gazete ishte dikur e tille, jo shume larg “ZERI I POPULLIT”.
    Shqiperia ka shume probleme, nder keto eshte edhe korrupsioni.
    Do ishte me e ndershme per Meron e tjere, te zgjedhin nje rruge tjeter per te treguar se ja dojne te miren vendit, e popullit Shqiptare.
    Mundet qe jete krejtesisht e vertet ato qe shkruan per Porto Romanin.
    Mos te harrojme se sot jemi ndryshe nga ishim dikur, jemi zgjuar pak nga gjumi, arrijme te kuptojme se disa gjera eshte e kote ti analizosh, nuk ndodhin vetem ne Shqiperi.
    Porto Romano sot e Fazlliçit, neser e Fazlikopolisit, pasneser e Don Fazli.
    Jemi te ndergjegjshem se ku ka intersa te fuqishme populli mbetet i vogel.
    Te krahasosh kete rast “korrupsioni” me mungesen e ligjeve per pronen qe kemi, me korupsionin ne drejtesi, me korrupsionin ne masmedia, shendetsi, e me gjumin leturgjik te deputeteve e politikaneve Shqiptar, ka vetem nje domethenie;-Mbrojtje te interesave personale per nje rreth te ngushte te shoqeris tone.

  10. xhibi thotë:

    12 October 2008 @ 9:07 pm

    Thenia e muajit

    fazllic eshte me te te vertete nje gerdec

    Qe eshte dhe njekohesisht motoja e opozites; “Te gerdecezojme cdo gje qe na del perpara qe tani dhe deri diten e zgjedhjeve, pasi vetem me shashka tymi dhe teori gerdecezuese mund te fitojme, se platforme nuk kemi qe te konkurojme me arritjet e pozites.” :D

  11. genti thotë:

    13 October 2008 @ 6:34 am

    lumidrin thotë:
    12 October 2008 @ 8:49 pm
    Merua si Shqiptare qe eshte, mbron interesat e tija.

    Ku e gjen Merua e shume si ai forcen, ne cilin ligj bazohen te japin vendimet e formes se prere (them formes se prere, si ne rastin e Trebickes, cilesuar vrasje nga keto, e raporti i ekspertit amerikan i paperfillshem) pa vendim gjykate.

    Po gjithe lufta politike ne Shqiperi behet nepermjet mediave …. Tani se ku i gjejne materialet ato duhet me pyet 007 e ndryshme qe sillen ne Shqiperi … ;-)

  12. tani thotë:

    13 October 2008 @ 6:47 am

    Sot ne mengjes i hodha nje sy gazetave dhe te Shekulli shkruanin se i eshte bllokuar nje prone Fazllicit ne Porto Romano pikerisht ne vendin ku do te ngrihet parku energjetik …..
    Po kjo pune eshte zbuluar komplet!!!!
    Miqte ose me mire keshilltaret e PS-se ,Mjaftit, LSI etj dashkan me e kap per vete kete toke ..!! Me pak fjale ata te huajte qe i rrine mbrapa ketyre…!! ;-) Hajde hajde …!!

  13. BlueBird thotë:

    13 October 2008 @ 8:54 am

    une se kuptoj pse prokuroria ulet perpara qeverise???? kush e pyet saliun do ta sjellim apo jo fazllic perpara prokurorise??? kaq pe koti e kemi kete prokurori ne? si nuk vajti nje atje qe ta ushtroje tamam autonomine e prokurorise?

  14. lumidrin thotë:

    13 October 2008 @ 9:07 am

    Genti @.
    .
    Pyetja nuk eshte ku i merr te dhenat,po ku e gjen forcen te japin vendimin e formes se prere , “pastrim paresh”.
    Vetem vendimi i gjykates eshte i formes se prere.
    Lexo neni 30 i kushtetutes Shqiptare.

  15. Artian thotë:

    13 October 2008 @ 10:17 am

    Pyetja nuk eshte ku i merr te dhenat,po ku e gjen forcen te japin vendimin e formes se prere

    Te gjitha pergjigjet do ti marresh nga kupola e ketij kuvendi ,Parlamenti Shqiptar i cili eshte kthyer nga pjesmarsit e sotem ,ne nje pacavure,lecke dyshemeje .

    http://uk.youtube.com/watch?v=FsTGVoXCYpk&NR=1

Komentet jane mbyllur ne te gjitha temat e arkivit.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com