Login



Register

Letër e hapur RAPSODIT Sali Berisha

I dashur doktor,

Të them të drejtën, më ka marrë malli, shumë më ka marrë! U bënë vite që jemi ndarë dhe tani rrallëherë përballemi në ndonjë pritje ambasade apo ndonjë takim kolektiv, ku ti, DOKTOR I MADH, na fton për të deklaruar arritjet dhe sukseset në udhën e pandalshme që ke nisur, por që edhe ti vetë nuk e di ku të çon.
E si të mos më marrë malli për kohën kur ti president i vendit dhe unë si biçim ndihmësi punonim për këtë tokë hallemadhe! Të kujtohet, besoj, kur më telefonoje pas orës dy të mesnatës dhe më thoshe: “Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Hajt, natën e mirë”. Lodhet doktori i shkretë, i thosha gruas, që ndihej e tmerruar pas atyre telefonatave.
Ndonjëherë, doktor i dashur, kur më thërrisje lart te Vila 4, para se të mbyllnim gazetën, e gjithë biseda jonë ishin teshtimat e tua, ngaqë kishe ngatërruar ilaçet. Po mitingjet? S’kemi më mitingje ashtu siç dije t’i bëje vetëm ti, DOKTOR I MADH. Dhe kjo gjë më trishton shumë. Kohë të arta kanë qenë. Sa patos dhe entuziazëm ke pasur doktor!
“Të dashur farkarë dhe farkare”, - u the banorëve të fshatit Farkë në një nga mitingjet e atëhershme dhe fshatarët e shkretë s’dinin ku të futeshin. Po banorëve të Patosit, që u the: “Të dashur qytetarë të Kuçovës!”
Kohë heroike ka qenë, DOKTOR I MADH. Sinqerisht, në atë vrapim të marrësh që kishim nisur, s’dihej për ku, m’u zmadhua mëlçia dy herë më shumë. Sikur të të kisha ndjekur edhe dy vjet, tani do të isha harruar. Por, në fund të fundit, për ty DOKTOR I MADH dhe për atdheun s’kishte sakrificë që të mos e bënim. Vetëm ishte një gjë e vështirë që na sikletoste shumë dhe mua dhe ndonjë mikun tjetër tëndin, si për shembull Mero Bazen, kur duhej të bënim sikur qeshnim me shakatë e tua. Të them të drejtën, shtrëngoheshim si të ishim kinezë, për ta nxjerrë atë të shkretë të qeshur, sidomos kur kishte shumë njerëz, për të treguar se Doktori ynë i dashur është edhe shakaxhi i madh. Ç’t’i bësh, shpesh njeriu vrapon pas gjërave që s’i ka.
DOKTOR I MADH! Të kujtohet, besoj, koha e luftës në Kosovë. Shumë u trishtova në atë kohë kur të shihja ty të vetmuar, më të vetmuar se në vitin 1997. Në atë kohë u këput e gjithë udhëheqësia politike dhe ushtarake e botës dhe erdhi në Tiranë. Takonin Majkon, Metën, Meidanin, të gjithë fisin komunist dhe ty s’të afrohej dhe s’të afrohej askush. Sikur na kishte zënë lebrosa në atë kohë, Doktor. Të shihja të vuaje dhe më dhembte shpirti. Ishte ajo drama e madhe e “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” e Gabriel Markezit. Po ku e ku vetmia e kolonelit plak të Markezit me vetminë e mareshalit tonë. Të kujtohet, besoj, se u gjet njëfarë Vitore Zgarbi, që të takonte edhe ty. Darkuam te pesëmbëdhjetëkatëshi. Atë natë fluturoje Doktor i dashur. Kaq shumë të ngazëlleu takimi me këtë Zgarbin, saqë pas darkës ndenje me mua dhe fillove të më tregoje gabimet e pafalshme që po bënte gjenerali Klark në luftën e Kosovës. Se ti je gjeneral mbi gjeneralët, DOKTOR I MADH.
Më shpjegove se nëse nuk përdoreshin kundërajrorë krahu në Kosovë do të shkonte gjaku deri në gju… Unë të vështroja i tmerruar, sepse helbete, s’kisha njohuri nga arti yt ushtarak. Iku ky Zgarbi dhe ne prapë mbetëm vetëm, në shoqërinë e vëllezërve Kushnini, të vetmit të huaj që as unë, as ti i dallonim dot kush ishte njëri dhe kush tjetri.
Të gjitha këto, por edhe çaste të tjera të panumërta, m’u kujtuan ndërsa një kolegu im më telefonoi dhe më tha se Doktori sapo ka botuar te gazeta e vet shkrimin e dytë për ty dhe Mero Bazen. Te ky i dyti ka futur edhe Andi Bushatin, më tha.
“Ç’thotë?” - e pyeta. “Mos pyet, - ma ktheu, - sikur të qeverisë edhe vendin kështu siç ka bërë edhe shkrimet, na mori në qafë”. “Mos u mërzit, - i thashë, - se Doktori ynë vetëm me qeverisjen s’ka punë”.
E mora gazetën me ndjesinë se pas kaq e kaq vitesh edhe Doktori ynë, me siguri, ka mësuar të shkruajë ndonjë gjë, por të them të drejtën mbeta i shtangur. Turp, DOKTOR I MADH, turp! Po si s’mësove të hedhësh një shkrim të saktë në letër?! Njëlloj si atëherë kur të kishim kryeredaktor të pashpallur të gazetës. Ç’kemi hequr që të rregullonim dhe korrektonim shkrimet e tua! Morëm me rrogë të lartë një korrektore speciale, enkas për ty, Kadrien, motrën e shkrimtarit të madh Kadare, që t’i rregullonte shkrimet. Pas një ore punë Kadria e shkretë dorëzohej. “Më mirë më mbyllni në hale, se të korrektoj shkrimet e këtij malokut. M’u ça koka”, - thoshte. “Pusho, komuniste e qelbur, - i thoshte Bejdo Malo, - mos fol kështu për Doktorin!”
Shumë na ke lodhur ato kohë, Doktor i dashur, sidomos me shkrimet që na jepje në telefon dhe që s’kishte zot që ta kuptonte se ç’doje të thoshe. Shumë vështirë e kishin edhe njerëzit e Televizionit që të rregullonin figurën tënde. Se atëherë vetëm një televizion kishim dhe aty nga mëngjesi në darkë këndoje vetëm ti. Jepnin e merrnin njerëzit e Televizionit, por figura jote Sali që Sali dilte. Sidoqoftë, ca gjëra ndodhte që edhe t’i rregullonin. Për shembull, kur mbledhjet e partisë nuk kishin entuziazëm për ty dhe dominoheshin nga armiqtë, Aida Shehu i merrte duartrokitjet e armikut Eduard Selami, po dhe të armikut tjetër Petrit Kalakula dhe t’i kalonte ty. Kishim dëgjuar atëherë për lloj-lloj vjedhjesh, DOKTOR I MADH, por që të kishte edhe vjedhje duartrokitjesh, nuk na kishte shkuar kurrë mendja!
Kjo puna e rregullimit të performancës tënde është e vjetër, DOKTOR I MADH dhe i ditur. Besoj ke dëgjuar që televizioni u shpik në kohën që në këtë botë u shfaq Adolf Hitleri. Në atë kohë edhe Gebelsi i shkretë ka hequr të zitë e ullirit për të rregulluar figurën e Hitlerit të çmendur. Ka hequr, po jo sa ne, DOKTOR I MADH, sepse Hitleri nuk bënte shkrime. Sikur t’i mbushej mendja që të shkruante vërtet si puna jote, me siguri Gebelsi do ta kishte vrarë veten shumë kohë para se e vrau.
Copa-copa më bëje mua dhe Mero Bazen në shkrim. Urrejtje e madhe, që të shkonte deri në racizëm. Fundin na ke nxjerrë në atë shkrim. Deri këtu e pranojmë se, helbete, kemi qenë miq të ngushtë, se fundi i fundit i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan, po me gazetarin Andi Bushati dhe koqet e tij ç’kishe? Turp, DOKTOR I MADH, një mijë herë turp! Populli dhe atdheu pret që ta qeverisësh, por ti merresh me koqet e një gazetari.
E mora Andi Bushatin në telefon dhe e pyeta: “Mirë me mua dhe me Mero Bazen, po me ty ç’ka DOKTORI I MADH?”. “Ku e di unë ç’pati!” - u përgjigj Bushati i shkretë. “Ne si familje e kemi trajtuar dhe mbajtur mirë. E mori gjyshi (Hysni Kapo) nga mjek spitali dhe e bëri doktor personal, që t’i bënte analizat e ujit të hollë dhe të trashë, por ky paska bërë analizat e spermës time!”
“Se mos bëni ndonjë shkrim dhe thoni që me këtë punën e koqeve të Bushatit Saliu ka shkelur betimin e Hipokratit!” - më tha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Meksi, DOKTOR I MADH. “Me nder një mut ka qenë Doktor. Gjithë kohën sekretar partie i spitalit ka qenë”.
Allah, Allah, DOKTOR I MADH! Me ç’shohim e dëgjojmë, si më i rënduar dukesh këto kohë. Ndoshta ky është edhe shkaku që njerëzit që të rrethojnë tani dhe që iu lutesh të lexojnë shkrimin tënd, thonë se Doktori ka ndryshuar.
Botë e madhe kjo, Doktor i dashur, të cilën s’kemi si ta njohim të gjithën, por unë në të vërtetë nuk kam njohur një njeri të dytë si puna jote, qoftë edhe të ngjashëm. Ndoshta ti je njeriu i vetëm në këtë botë që nuk do të dijë se ç’mendojnë të tjerët për ty. Ti i cakton vetë edhe përmasat e ndershmërisë tënde, edhe madhështinë, edhe fitoret dhe arritjet. Ty të duket se ajri që ne thithim na e lëshon ti. Edhe toka të duket sikur rrotullohet rreth teje, ndryshe nuk kanë si shpjegohen shpërthimet gërdeciane, që të ndodhin jo rrallë. Ti je Smithi te “Komedianët” e Graham Grinit, i lindur në një vend pa rrënjë dhe ku njerëzit e shkretë e marrin jetën jo vetëm si t’u vijë, por dhe si t’ua vërtitësh ti.
DOKTOR I MADH dhe i dashur! Ndoshta tani në pleqëri mund të fillosh të kuptosh pse jeta është kaq e shkurtër. Përfytyro për një moment sikur ajo të ishte 800 vjet dhe gjithë këtë kohë të na shfaqeshe përballë ti? O Zot, hapu dhe?????????????????? të futemi!
Shpeshherë, i dashur Doktor, kam pyetur veten ç’deshëm dhe pse u bashkuam ne me këtë njeri?! Përgjigja është shumë e thjeshtë tani. Lirinë që erdhi në atë kohë na e rrëmbeve ti dhe ne, me paditurinë që kishim për të, të morëm për padronin e saj. E ku ta dinim ne të shkretët se ti DOKTOR I MADH s’ishe veç xhelati i lirisë! Më fal, Doktor i dashur. Në atë palo shkrimin tënd thua se unë dhe Mero Baze qenkemi vetëm një, pavarësisht se në mëngjes dalim si dy të ndryshëm. Po ti, cili je ti, zoti Berisha? I pangjashëm me asnjë qenie njerëzore të kësaj toke, ti je fatkeqësia jonë, ti je njeriu që i erdhi këtij vendi pikërisht atëherë kur s’duhej. Ishte koha kur shqiptarët po i mbyllnin derën së keqes dhe ti hyre nga dritarja.
Doktor i dashur dhe i madh! Kam një lutje fare të vogël, që ndoshta edhe tani në pleqëri të hyn në punë. Lëri pseudonimet! Si s’u lodhe këto 20 vjet me pseudonime?! Të gjithë njerëzit që ke pasur dhe ke përreth të janë dashur për pseudonime. Ti ishe Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, Bashkim Gazidede, Agim Shehu, Mero Baze, Ylli Rakipi e qindra të tjerë. Tani ti je Jozefina Topalli, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Bujar Nishani, Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu e qindra e qindra të tjerë. Dhe e di pse të janë dashur kaq shumë emrat tanë për pseudonime? Sepse ti, o njeri, ke 20 vjet në luftë. Ke 20 vjet që rron si pseudonim. Por fatmirësisht ke 20 vjet në një luftë ku emrat tanë s’të kanë ndihmuar dot të fshehësh SALIUN.
Besoj këtu është mirë t’i mbyllim këto rreshta. Ashtu si me shaka dhe me humor, pak si karagjozë dhe jo seriozisht, DOKTOR I MADH. Se po të jetë për seriozisht, kemi shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit… Hë po, se gati harrova. Po të kujtoj një postulat biblik që thotë: “Me atë gjykim që ke gjykuar do të të gjykojnë”.

Ylli Rakipi
Albania

30 Prill 2008

————————————————————————————–

Dy rakipët apo dhe dy ymerat

Në fakt këta nuk janë katër, por ata realisht janë dy për ngjashmërinë e tyre identike, në amoralitet ata njëlloj mund t’i thërrasësh dy rakipë, ose po deshe dy ymerë. Por në këtë rast përjashtimisht i dashur lexues nuk do të habitesh se dy plus dy nuk bëjnë katër, madje as edhe dy, por për çudinë tënde më të madhe, bëjnë një dhe vetëm një. Ata janë fenomenë të pashoq, janë unik në median shqiptare. Më së shumti për ta mund të thuhet se janë si pika e djersës që para se të shkëputet nga mjekra, ndahet më dysh.

Ata, dy Rakipë janë unikë dhe vetëm një, sepse në këto 18 vjet kanë njekur në çdo veprim, çdo hap dhe çdo frymëmarrje njëri-tjetrin, njëlloj siç e ndjek hija e tij, njeriun. Janë ushqyer në të njëjtin çonak, kanë fjetur në të njëjtin shtrat, kanë ushtruar të njëjtin profesion, më të vjetrin e njeriut, janë frekuentuar nga të njëjtët klientë, kanë ndarë të njëjtat shpërblime, por edhe të njëjtat shpifje dhe trillime. Ata kanë përjetuar të njëjtat keqshpërdorime dhe vetposhtërime si asnjë dyshe tjetër (njëshe) në këto 18 vjet.

Ata vërtet janë dy ymerë, njëri ka studiuar për Folklor tjetri për Gjeologji, por ata janë një dhe vetëm një. Puna në galeri u ka diktuar të përvetësojnë dhe përdorin të njëjtat pëshpëshpëritje, mërmëritje dhe madje buzëqeshje dhe nënqeshje të njëjtë. Ata janë një dhe jo dy, sepse pavarësisht se ditën ndodh që akuzojnë njëri-tjetrin apo familjarët e njëri-tjetrit, por natën gjer vonë, redaktojnë sëbashku fletushkën e tyre që për ekonomi tregu e ndanë në dysh. Herët në mëngjes si Ylli dhe Mero dalin veç e veç, por në fakt gjithë ditën rendin si njeriu dhe hija, jo bashkë, por veças nga tavolina në tavolinë, nga mejhanja në mejhane nga “Bulevardi” tek “Taivani” duke ju betuar bashkëbiseduesve se, dje Kryeministri më kërkoi për drejtues të Marrëdhënieve me Publikun, se Presidenti më ka futur miq për këshilltar politik, se ministrat dhe këshilltarët më kanë dorëzuar këtë apo atë dokument të fshehtë, që e kanë nxjerrë në fakt nga web-site zyrtar një orë më parë.

Këta janë unik në botën e mediave shqiptare sepse kanë humbur çdo kallaj, ndonëse njëri ka lindur në fshatin e kallaixhinjve më të famshëm të Ballkanit. Këta mashtrojnë veten, se të tjerët besojnë, dëgjojnë dhe vlerësojnë shpikjet, trillimet, mashtrimet të cilat i servirin sikur vijnë nga burime të sigurta zyrtare dhe mbizyrtare. Madje ndonjëherë peshkojnë edhe ndonjë fatkeq si Bushati, (Andushi) që e detyrojnë të betohet para pasqyrës për kokën e tyre (dokumentin e tyre).

Ata janë një dhe vetëm një, sepse dje në darkë “Daniolli” i zemëruar i komunikoi Ymerit vendimin për mbyllje të fletushkës së tij. Sherri pra është i madh, por prapë jo për ti ndarë . “Daniolli” e ka paditur madje në Prokurori me akuzën për vjedhje e përvetësim të pasurive të tyre të përbashkëta Ymerin. Kjo pasi shuma që fitoi nga qeraja e fletushkës së tij tek Taivani (PS) nuk e ka derdhur në arkë dhe, ndonëse i ka paguar taksat, nuk dihet se ku i ka dërguar.

Një shkak tjetër i sherrit të madh ishte dështimi publik i Ymerit për t’u shitur tek Berisha 10 ditë më parë. Kamarierët dhe klientët e Taivanit përjetuan një moment xhindosje të pabesueshëm të “Daniollit” (të na falë Prof. Qosja se nuk e kam fjalën për Daniollin e Sherkës, por për Daniollin e Bazes) tek i bërtiste gjysmës së tij, idiot, trutharë të paralajmërova, ta bëra të qartë 100 herë se Berisha vërtet nuk vishet firmato, por atë nuk e ke parë kurrë të veshë çorape të grisura dhe aq më pak opinga të çara, kurse ti besoje se do të blinte.

Shkak tjetër i tërbimit të “Daniollit” dhe që i vuri kapak mbylljes së fletushkës, ishte kryeartikulli i djeshëm i Ymerit për Andi Bushatin. I drejtohet, ke qenë, je dhe do të mbetesh i rrjedhur përgjithmonë. Guxoje dhe dje bëje artikull për Bushatin ndërkohë që atij, Berisha i ka bukosur gojën saqë nuk guxoi pas atij recitimi para pasqyrës atë dokumentin top-sepret që ta kishte dhënë “ai….” t’a bënte publik. Ti duhet të dish o trutharë që hap gazetën dhe bën kryeartikull për Bushatin, se Berisha ja ka futur në mengele ato Andushit, se është i gatshëm t’i botojë të plotë dosjen. Paske marrosur fare i kthehet Ymeri. Në kohën e dosjeve Bushati ka qenë me pantallona të shkurtra, harrove sa herë ja kemi botuar në gazetën tonë fotografinë me bibilush përjashtë. Po ne kemi fotot, por ai ka dosjen e mjekimit të tij për psikozë seksuale. Ç’psikozë seksuale o derzi, për histeri mundet. Jo, jo o njeri që nuk je njeri, kthehet “Daniolli”, se ai Andushi për të cilin ti boton kryeartikuj shumë vite më parë ka bërë një seri operacionesh për të zbritur në vete kokrrën që i kishte mbetur në bark. Po na flet si gjinekolog. Po them atë që thotë dosja, se kokrra nuk i zbriste poshtë sepse kanali kishte që në lindje i bllokuar dhe mjekët e huaj ja zëvendësuan me zorrë maceje.

Këto që më thua ti më duken fantazi, si kam dëgjuar ndonjëherë nga askush. Që ai pin çdo mëngjes hormone nga ato të miut për të mbajtur flokët e transplatuar, këtë ma ka thënë vetë. Çfarë, çfarë ? Mos ke ndër mend edhe ti të bësh transplantin si Bushati. Ja ku po t’a them se edhe hormone nga ato të derrit po pive as një qime floku nuk do të mbijë. Por mua nuk më plasi për leshrat e tu apo të Bushatit, por gazeta do të mbyllet me 1 maj dhe ti do të shkosh në kurs për ekonomi tregu jo si ai kursi që shkove për gjuhë të huaj dhe nuk mësove asnjë fjalë.

Dale, dale. T’ia lemë Berishës t’a mbyllë fletushkën tonë. Më duket se jo Bushati, por ti paske pirë hormone miu. Po ku mbyll Berisha gazetë. A e dëgjove zëdhënësin e tij, kur pasi Putin vuri ligjin për mbylljen e mediave, Berisha nxitoi t’u bënte thirrje mediave ruse, ejani dhe hapini në Shqipëri, se e kam hequr ligjin e shpifjes.
(Shkrimi eshte botuar ne gazeten “RD”, date 27 prill 2008)

PS: GAZETA “ALBANIA” ËSHTË E HAPUR PËR TË BOTUAR ÇDO SHKRIM TË Z. SALI BERISHA, NJËLLOJ SI DIKUR, POR PA PSEUDONIM

30 Prill 2008

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

20 Komente

  1. Idris thotë:

    1 May 2008 @ 2:54 pm

    O eT ku je ????????
    Nje rresht me pikpyetje nga TY do ishte nje
    BERISH me i MADH se MAMUTHI !
    Paskan shperthyer tubacionet e ujrave te zeza nga goja e Mamuthit !!!!!

  2. tung thotë:

    1 May 2008 @ 3:22 pm

    Dikur tregonim ose sajonim barsaleta me te ndjerin Pal Vata(nuk ishte faji tij qe e nxirnin per te rritur hovin e rinise) kurse tani tregojme barsaleta me SALI,por ky ja kalon edhe nastradinit ,eshte me te vertete njesh per gafat dhe budallalleqet e tij.Pa le kur do te flasi edhe anglisht.Mjer ky vend edhe ky popull.Barsaleta e pare qe me treguan ,pasi u ktheva pas kaq kohesh ne kete vend,qe mu duk si e egzagjeruar,por me vone u vertetua”hap dollapin ,del miu,hap televizorin, del SALIU,

  3. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 May 2008 @ 3:49 pm

    Kjo lufta brenda llojit eshte e bukur deri sa nuk behet bajate. Mero baze, Ylli Rakipi e te tjere minj kanalesh ngrejne krye ndaj miut te madh. Do te duhet nje mace qe te vendose qetesine.

  4. Dajoshi thotë:

    1 May 2008 @ 4:09 pm

    Rakipi sic a pranon edhe vete indirekt ka qene mi, por ky shkrim sikur e ngre pak. Sa me shume minj si Rakipi apo edhe i destinuari per ne ferr Baze te shkruajne kunder superkafshes (nuk me ngjan si mi, me teper me nje vampir) aq me mire eshte. Fundja kemi nevoje per pak gallate nga e kaluara. Nderkohe keto shkrime ndoshta e terbojne kafshen dhe i cojne ne mendje te hidhet nga kati 3 apo 4 i kryeministrise. E pashe kafshen ne takim me kryeministrin e Estonise tek lajmet e Vizion . O zot c’te shihje!!!!! Nje germuq me duart ngjitur pas trupit si ushtar, me nje goje si vize, me nje fytyre te vyshkur dhe nje shprehje te shumevuajturi. Sapo tha fjalen e pare anglisht Vizion e nderpreu. Eshte vertet sukses i madh qe Shqiperia nuk eshte ne ndonje situate superkatastrofe dhe kafsha duhet lavderuar per kete, mund te ishte shume shume me keq. Shyqyr zotit.

  5. libertas thotë:

    1 May 2008 @ 5:30 pm

    bo ca niveli… nuk e imagjinoj dot nje gazete te shkruaj ne kete fare feje me terma qe nuk perdoren as ne nje rreth te ngushte njerezish.

    sidoqofte une nga shkrimi i rd nuk kuptova shume.. mu duk cik si i kodifikuar..

    dikush mund te na beje nje sinteze te cka ka dash me thote autori dhe mbi te gjitha kush eshte autori?

  6. anonymus thotë:

    1 May 2008 @ 5:40 pm

    Sot NPR (WNYC ne NYC 93.9) ka nje vignette per kete pallen tone, nga ora 13 (lokale)…
    Qe linku:
    http://www.wnyc.org/shows/lopate/episodes/2008/05/01

  7. toko thotë:

    1 May 2008 @ 6:47 pm

    hajde gallate hajde Shtypi shqiptar :(
    Dhe duan pastaj te thithi trurin keta. Kaq te lexosh dhe ……..te ikesh nga syte kembet

  8. tym thotë:

    1 May 2008 @ 7:13 pm

    shkrimi i pare i Endrit Dibrës (dmth, kryeministrit BERISHA) tek RD e 20 prillit.

    www.peshkupauje.com/mbi-dashurine-e-re-baze-rakipi/2008/04/20/

    Mbi dashurinë e re Baze-Rakipi

    20 Prill 2008 @ 12:38 am · në Shtypi

    Endrit DIBRA
    Rilindja Demokratike
    20 Prill 2008

    Dy ditët e fundit, Rakipi-Baze, dy kalemxhinjtë më të shpërdoruar në media, që nga viti 1990 e deri më sot, ndërmorën serialin e ri të vetëposhtërimit ndaj njëri-tjetrit. Në fletushkat e tyre, njëlloj si prostituta pa klientë, nisën të akuzojnë njëri-tjetrin për dashuri me Berishën. Sipas Rakipit, Baze na qenka shitur tek Berisha pasi ky i fundit, me një vendim qeverie, i ka dhuruar Bazes rreth 2000 metra katror tokë tek ish-Uzina Elektromekanike. Rakipi, me porosi të Bazes, për ta bërë veten të besueshëm, i përlyen Bazes edhe të vëllain, Astrit Bazen, pasi shkruan se për të marrë tokë tek Berisha, ushtari i Ruçit ka përdorur kompaninë “Erion” të Astrit Bazes, vëllait të Mero Bazes. Nga ana tjetër, Baze i përgjigjet duke bërë be e rrufe se s’ka ndër mend të shitet tek Berisha dhe se Astrit Baze, përveç emrit dhe mbiemrit rastësor, nuk ka asnjë lidhje me kompaninë që përmend Rakipi. Madje Baze shton se e ndjen veten e tij si një viktimë e madhe e Berishës, pasi ky i fundit i ka marrë të gjitha pronat.

    Në serialin e ri, Rakipi-Baze veçse u faktojnë mediave të vendit se çifti i tyre, për të shumtën herë, shfaqet si viktimë tërësisht fatkeqe e keqshfrytëzimit dhe duket se janë të dënuar të mos shijojnë kurrë lirinë dhe shoqërinë e lirë. Ata janë të dënuar që për hesap të të tretëve, të depersonalizojnë njëri-tjetrin, të trillojnë dhe shpifin duke mos njohur kufi morali. Përgjatë gjithë këtyre viteve, ata kanë punuar mbi tokë dhe nëntokë së bashku, kanë banuar në një banesë, janë ushqyer në të njëjtin çanak, kanë punuar në të njëjtën gazetë dhe i kanë njohur njëri-tjetrit çdo gjë deri në detaje.

    Gjatë këtyre 12 viteve të fundit, më shumë se kushdo tjetër në këtë vend janë detyruar të shajnë njëri-tjetrin me tjegulla dhe themele, të akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje, shpërdorime, punë të pista, madje në shtrëngicë i kanë botuar njëri-tjetrit edhe dosjet… duke bërë publike pseudonime pune tejet poshtëruese si, “çorape”, “opingë”, etj. Në serialin e fundit mes tyre, Rakipi jo vetëm e akuzoi Bazen, me porosi të këtij të fundit, se po blihet nga Berisha, por edhe po implikon vëllain e tij, dhe ai është i detyruar që të bëjë du-dumin dhe të paditurin, sikur njeriu që i njeh dhëmbë dhe dhëmballë nuk i njihka të vëllanë. Ndërsa lidhur me vajtimin e Bazes se Berisha e ka lënë pa prona kjo gazetë thekson se edhe daniolli i tij (Rakipi) qesh dhe gajaset nga kjo.

    Në të vërtetë, Berisha ndaj këtij tenderlëpirësi ka vendosur vetëm një sanksion; që fletushka e tij nuk mund të përdoret për të prerë gjoba. Ai nuk ka lejuar që në kundërshtim me ligjin dhe duke paraqitur dokumente false, Baze të fitojë tendera me emrin e tij apo të Arturit (jo Astrit Bazes) dhe nuk ka lejuar që me presione të ngrejë traun e doganës për shtypshkronjën e tij apo importe të tjera. Të vjen mirë kur sheh se Mero Baze problemin e tenderave e zgjidhi shumë mirë duke deklaruar se Mero Baze nuk është Ymer Baze dhe se i nipi i tij nuk është nipi i tij duke ngjasur kështu me njeriun që mund të besojë se mund të maskojë dhe të shpëtojë nga vetja edhe duke pështyrë mbi surratin e tij.

    Lidhur me vendimin e qeverisë, të botuar në web site-in e qeverisë dhe fletoren zyrtare, për tokën tek ish-Uzina Elektromekanike, burimet zyrtare sqarojnë se:

    1) vendimi është në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe interesin publik.

    2) toka e shitur, pronë shtetërore e parashikuar për ndërtimin e laboratorit të meteorologjisë, për shkak të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Bashkia, nuk bënte të mundur ndërtimin e tij të financuar nga Banka Botërore.

    3) Sipërfaqja prej rreth 2 mijë metra katror është shitur me një çmim qartësisht më të lartë se sa çmimi zyrtar i përcaktuar nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipërfaqja e tokës është shitur me një çmim mbi 10 herë më të lartë për metër katror sesa shitja e bërë në të njëjtin vend nga qeveria socialiste në vitin 2005.

  9. Idris thotë:

    1 May 2008 @ 7:19 pm

    E o Sh.Musaraj ….perhere i GJALLE..
    SHPORT KARAVIDHESH !!!!!!!!!!!!!
    SHHHHHHHHHT! Po flet gazeta e Fshatit “YLLI PERPARIMIT”"duke shpjeguar qendrimin e BEUT(bajraktarit ) mbi disa ndodhi te fundit ne SHPORTEN e KARAVIDHEVE.

  10. topoxhixho Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 May 2008 @ 7:34 pm

    dy rasputinet dhe “car-i” nuk dashurojne me njeri tjetrin? Tani fillon gallata…deri sa te asgjesohen me njeri tjetrin…Rrofte Lufta brenda llojit Zoti e do Shqiperine Amerika e do Shqiperine, Liri Demokraci etj etj si keto

  11. Pjer Thomas thotë:

    1 May 2008 @ 10:20 pm

    Shkrimi i kryeredaktorit te “Albanias”, mu duk shum i forte dhe me finese. Jam habitur se si dhe Ylli Rakipi qenka prishur me Berishen, kur ata une i mbaj mend si dy te dashuruar me njeri-tjetrin. Per shkrimin e dyte, nese e ka shkruar vertete Berisha, do te thosha se i shkreti paska rrjedhur.

  12. libertas thotë:

    1 May 2008 @ 10:42 pm

    prokuroria ka plot material ku mund te kerkoje per shperdorim detyre etj etj. S’ka nevoje te beje asnje hetim, thjesht te beje copy&paste nga RD..

    keta jane dhe te trashe se shiko fatosin dhe te majten qe bejne ca bejne s’jau mer vesh njeri…

  13. Peshku Fluturues thotë:

    2 May 2008 @ 1:21 am

    Yllit i ka vene Edi Rama epitetin me te bukur kur nuk ishin miq: “jashteqitja ne forme Ylli e Partise”
    Mero Baze eshte sikur e ke nxjerre nga personazhet e peshtire te Viktor Hygoit, rrace minjsh haleje qe te kall krupen edhe kur buzeqesh me ato dhembet e palare.
    Bashke me Saliun bejne treshen e famshme te Pinokut, Zjarrngrenesi, Dhelpra dhe Macoku.
    Dhe se fundi desha ta mbyllja me nje pasazh nga Shvejku:
    “Dhe ky qe fundi i detektivit te famshem Bretshnajder. Kur iu bene shtate dordolece te ketille, ai u mbyll sebashku me ta ne dhomen e prapme te shtepise dhe i la pa ngrene per nje kohe te gjate sa, me ne fund, qente e hengren ate vete.
    Ai ishte aq i ndershem sa qe kurseu shtetin edhe per varrimin.
    Ne dosjen e tij te sherbimeve ne drejtorine e policise ishte edhe pjesa e rubrikes “Gradim ne Detyre”, ku per te ishin shkruar edhe keto fjale tragjike:
    “I ngrene nga qente e vet.”

  14. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 May 2008 @ 1:38 am

    :D :D :D … je i papam! I modh ne menyre te pakthyeshme! Definitivisht!

    PS. e qeshmja do vazhdoje me nderprerje (intermittently) per minuta e ndoshta edhe ore sot….

  15. Peshku Fluturues thotë:

    2 May 2008 @ 2:04 am

    Emigranto
    Thuaj po deshe qe Shvejku nuk eshte si Bibla. E ka nga nje pasazh per cdo situate e njeri!!! :)

  16. tym thotë:

    2 May 2008 @ 7:52 am

    shkrimi i pare i Endrit Dibrës (dmth, kryeministrit BERISHA) tek RD e 20 prillit.

    Askush nuk e vrau mendjen se kush ishte ky “Endrit Dibra” !

    http://www.peshkupauje.com/mbi-dashurine-e-re-baze-rakipi/2008/04/20/

    Mbi dashurinë e re Baze-Rakipi

    20 Prill 2008 @ 12:38 am · në Shtypi

    Endrit DIBRA
    Rilindja Demokratike
    20 Prill 2008

  17. Artian thotë:

    2 May 2008 @ 8:21 am

    Po ti, cili je ti, zoti Berisha? I pangjashëm me asnjë qenie njerëzore të kësaj toke, ti je fatkeqësia jonë, ti je njeriu që i erdhi këtij vendi pikërisht atëherë kur s’duhej. Ishte koha kur shqiptarët po i mbyllnin derën së keqes dhe ti hyre nga dritarja.

    Mire e ke mor Ylli Rakipi,por sic e ke shprehur dhe vete historine me Sali Berishen,kjo pune me ngjane me ate historine e m.utit te cilin,tonin e kemi(vete e kemi bere ) dhe me gjithe ate,ne hale e leme,(vecmas) ka vlere te diskutohet kjo tani?!!Problemi eshte qe “ai” ne vend qe te thahet ,te mos vi ere,ai po mbete i njome,sepse shume mendojne sic mendoje ti ne fillim andej nga 1992 per Doktorin…doktorit bravo i qofte..tani mbaini eren,mire tu behet!!

  18. wondered Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 May 2008 @ 12:23 pm

    Vetëm ishte një gjë e vështirë që na sikletoste shumë dhe mua dhe ndonjë mikun tjetër tëndin, si për shembull Mero Bazen, kur duhej të bënim sikur qeshnim me shakatë e tua. Të them të drejtën, shtrëngoheshim si të ishim kinezë, për ta nxjerrë atë të shkretë të qeshur, sidomos kur kishte shumë njerëz, për të treguar se Doktori ynë i dashur është edhe shakaxhi i madh. Ç’t’i bësh, shpesh njeriu vrapon pas gjërave që s’i ka.

    keto jane fjalet e nje servili te penduar ?!?!?
    apo si
    je si japonezet plako dora qe s’puthet me beshtyhet eeeee ???
    yyyyyyyyyy moralist pa moral

  19. wondered Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 May 2008 @ 12:28 pm

    e mori njeriu i shkrete gjarperin e ngrire dhe e futi ne gji qe te shkrihej .poooooooooooooooooor kur u shkri gjarperi tak e pickoi.
    apo jo rakipo ?????
    nga Gazmend Qesja

  20. wondered Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 May 2008 @ 1:37 pm

    O rakip se ke fajin ti , por tjeterkush ti je shembulli fiks per shprehjen
    “Do ngrihet kemba e ti bjere kokes “

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.