Lavdi Berishës
Elisa Spiropali
Kryeministri ynë, lavditë të panumërta i dëshiron dhe të pafundme i ka. Dhe shumë mirë bën. Sepse është shumë këndshëm të kesh mbi krye një njeri që arrin lavditë që synon. Por, në mënyrë që, jo vetëm ai, nga fitorja në fitore nga lavdia në lavdi, t’i shijojë sa më ëmbël, t’i gëlltisi sa më rehat lavditë e panumërta në këto 30 vite të numërta që i kanë mbetur, por edhe ne të tjerët të mos na merret fryma apo të na ndali zemra përgjatë atyre tre dekadave të ardhshme, duhet të bëjmë si të bëjmë që hakun të mos ia hamë, që lavditë e tij t’i qartësojmë, t’i bëjmë të njohura, t’i pavdekësojmë.
Për shembull, a mund të lejojmë të harrohet një nga lavditë e tij më të spikatura? Ajo lavdia apo çudia që ka lidhje me ministrat e partive të vogla kolaboracioniste. Me ato parti dhe ata ministra të cilat dhe të cilët para shumë vitesh vet’ i polli si klloçka, dhe tani po prap vet’ po i flak si lecka duke u thënë që duhet të kthehen nëpër po atë rrugë nga dolën? A na lejohet të lejojmë të lihet në harresë kjo stërlavdi e këtij stërnjeriu e arritur me aq e aq stërmundime?!
Po mrekullia tjetër, ajo që sa më egër e kërcënojnë mendimtarët, sa më ashpër e kritikojnë analistët, sa më me ngulm ia kërkojnë largimin opinionistët, ai po aq më thellë ngjishet dhe ngjitet dhe njësh bëhet me kolltukun, aq më i pa epur, aq më i pamposhtur bëhet. A mund të jemi aq të pashpirt sa të lemë ta mbulojë pluhuri i harresës këtë rekord historik planetar të pushtet-dashjes dhe kolltuk-ngjeshjes?!
Ose të marrim Gërdecin. Dihet se në Gërdec, ku për shkaqe të pastra “teknologjike”, kryeministri, si e thotë edhe vet aq sinqerisht, s’pati fare gisht. Të jesh brënda kokë e këmbë, me duar lart, pra gishtin jashtë, a nuk është kjo një kryevepër makiaveliste e lavdishme akrobacie cirku politik e paparë deri më sot në asnjë enciklopedi rekordesh?!
Prekja e Kushtetutës; Pas këtyre prekjeve, Presidenti, i cili do zgjidhet me shumicë të thjeshtë parlamentare 50 + 1, do shndrrrohet vetvetiu në një nëpunës të maxhorancës domethënë hyzmeqar i kryeministrit. Nga ana tjetër, pakëz më ngatërrueshëm me mocione “konstruktive” mosbesimi, ku kryeministrave të paaftë të ekipeve katastrofike gjithmonë përmes lojrave numerike me 50 + 1, parlamenti duhet t’u gjejë zëvendësues përpara se t’u kërkojë përgjegjsi për dështime apo shpërthime. Pra edhe me Presidentin edhe me Kryeministrin ndodh pikërisht ajo çka një individi të vetëm, kryeministrit, i duhet, dhe të gjithë shqiptarët e tjerë i pengon. I pengon sepse gjatë këtyre viteve dështimet e panumërta nuk kanë ndodhur kurrë për shkak të kryeministrit të dobët, por pikërisht për shkak të kryeministrit të fortë të paaftë, i cili tani na u dashka edhe më i fortë! Dhe kështu, në mënyrë diabolike-ciklike, gjithçka që ndodh në kokën e politikës sonë s’është kurrgjë tjetër përpos një furtune në një gotë uji pa asnjë lidhje reale me tabanin e vendit. A mund të jemi aq të pashpirt sa të bëjmë sikur nuk i kuptojmë këto lavdira në formë mrekullirash?!
Dhe të mendosh se me cilin Parlament, në ç’kohë rekord dhe me cilët deputetë po preket kjo Kushtetutë! Prekjet delikate, si kjo e Kushtetutës, normalisht i bëjnë Parlamentet e sigurta, me përfaqësim që përputhet me vullnetet e zgjedhësve. Jo pra jo, s’kemi lidhje, as ne as kryeministri ynë, as opozita jonë, me principe demokratike të ndrequara pak nga pak me aq mundim shekull pas shekulli në botën e qytetëruar. Ne zbatojmë principet tona specifike parlamentare.
Principet e 20 deputetëve nga një katund i vetëm. Të gjysmës së deputetëve ardhur në Parlament me lista të fallsifikuara. Të përfaqësimit me banditë lokalë, atye që zgjedhësve ua shkulin votën nga brimat e syve dhe të veshëve. A ka lexuar dikush në ndonjë libër apo të ketë parë ndonjë film me ndonjë popull si ne mbi kurriz një parlament si ky të cilit nuk i bëjnë asnjë përshtypje tmerre si këto?!
A nuk na përket të krenohemi me këtë lavdi?
Kryeministri kërcënon ministrat dhe deputetët me këpucë surratit dhe kokës. Askush nuk pyet, askush nuk ka as kuriozitet as fantazi, ore si janë ato këpucë, ushtarake apo civile, fëmijësh apo të rriturish, sholle apo llastiku, me gozhdë apo me kunja, me apo pa lidhësa, numrin sa e kanë etj. etj. Kujt i përket kjo lavdi; kërcënuesit apo të kërcënuarve? Kërcënuesit sigurisht. Prandaj të mos ia hamë hakut, t’ia numërojmë edhe këtë. Jo me plumb ballit! Me këpucë surratit!
Legjendat e lavdisë kombëtare, kënduar nga rapsodë të verbër shoqëruar me lahutë dhe çifteli, thonë se shqiptari është shkabë dhe lis. Çka qartazi nënkupton se shqiptari jeton nga 500 vjet si shqipja, deri në 5000 vjet si lisi. Kryeministri, pa lahutë, pa asgjë, me vetëm fjalë, shqiptarët që s’merakosen fare pse vitet u rrëshqasin, i ka bërë që seriozisht ta besojnë këtë. A ka lavdi më të madhe për vet atë, kryeministrin pra?
Ka edhe plot lavdi të tjera që po nuk ia njohëm mund të na mërzitet kryeministri. Dhe, çka është krejt e sigurtë sepse e provuar, po u mërzit mund të na bëjë hatanë. Thonë se në një eventualitet të tillë, pra nëqoftëse do bëjmë gabimin fatal që të vazhdojmë të mos ia njohim lavditë, ka ndërmënt të zbatojë një plan. Plani është ky; Meqënëse Gërdeci i vdekjes, të cilin shqiptarët normalë do ta kujtojnë me breza, por që mendjet e larta të kombit po e dënojnë me heshtje, si diçka lokale tepër e vogël për orekset e kryeministrit, ishte krejt i pa përfillshëm, kryeministri po kurdis tjetër gjë; Do thërresi detin ta përmbyti gjithë Shqipërinë. Jo të tërën. Një pjesë do ta ruaj, do ta kursejë. Përmbytjen do ta bëjë deri në majë të Tomorrit. Atje do ngjitet të jetojë i vetmuar duke medituar për çështje madhore kombëtare. Dhe prej andej do sodisi Shqipërinë nën ujë si Neroni Romën në flakë. Gojët e liga kanë edhe një tjetër variant, më pak të zi; Rrethrrotullimi gjigand monstruoz te Kthesa e Kamzës, që nuk duket aspak si rrethrrotullim por si bazë lëshimi raketash bërthamore ndërkontinentale, nuk po bëhet për makinat por, me dijeninë e fshehtë të tij, për tjetër gjë. Mbi të do vendoset shtatorja e tij. Por për këtë lavdi personale në formë kataklizme kombëtare s’është për tu bërë shumë merak sepse nuk mund të ndodhi më përpara se pas nja tridhjetë vjetësh.
Korrieri
30 Prill


30 Prill 2008 @ 3:29 pm
ONCE AGAIN ?!?!
Hala su shfry kjo goce e ?
Ket radhe e paska bere ne forme kastraveci shkrimin.
Thashe une, efekti i trangullit i Edit
30 Prill 2008 @ 3:35 pm
Shume mire e ka po he mos u trangullos nga emri. S’kemi prinicipe demokratike as ne pozite, as ne opozite. Une jam dakord.
30 Prill 2008 @ 3:43 pm
Blend !
Kjo cupa eshte ne kontradikte me veten kur thote :
Ky deputeti i kepuces surratit votoi per 50 plus njishin dhe Spiropali vetem sa po thote fjalen e hapjes se 9 Majit te G99.
Votoi pikerisht per ate qe Kryeministri t`ja beje surratin kepuce ketij deputetit.
30 Prill 2008 @ 3:54 pm
Koth, une ty te njoh per te mencur. Mos i jep publicitet shkrimit te kesaj kacurrelses, duke folur per te. Kjo kacurrelsja 30 kile, kete kerkon ne menyre te deshperuar, qe ti rezervohet ndonje vend nderi tek G99.
P.S. Fytyre-kepucet votuan ne rresht per ndryshimet kushtetuese, sic i kishte urdheruar Rama, si bashkepunetor i Berishes ne kete marreveshje qe coi edhe tek keto ndryshime.
30 Prill 2008 @ 3:59 pm
Po mire Koth dakord, edhe ne kontradikte mund te jete per ate - sido qe Berisha ua ben fytyren kepuce te gjitheve njesoj tani, pro kunder pak rendesi ka cfare votojne.
Per mua thelbi i shkrimit mbetet qe “ujdia” qe forcon Kryeministrin perben problem te madh, me kete jam dakord. Kjo besoj se eshte ceshtja me e rendesishme ku duhet te fokusohemi.
30 Prill 2008 @ 4:01 pm
Mos u merr me epitete fizike ThoughtPolice se do kuptohet dhe nga ata qe s’e dine akoma qe je diskutant pa argumenta.
30 Prill 2008 @ 4:16 pm
Blend, atehere kritika duhet te jete ndaj Rames. Berisha ka mbete konstant ne deshirat e tij per pushtet te plote, Rama ka bere pazar, sic thoshte Koth para nja nje jave, duke falur Gerdecin ne shkembim per llogari zgjedhjesh.
Ne kete aspekt, ky shkrimi eshte pak “out to lunch” se merret me Berishen ne nje kohe kur opozita e Ed Rames eshte ajo qe po e le interesin publik jetim.
30 Prill 2008 @ 4:23 pm
Plotesisht dakord me ty Penar. Kete koment i kam bere dhe une. Nga Berisha nuk ke cfare zhgenjehesh por nga Rama kemi pritur tjeter standard.
30 Prill 2008 @ 4:36 pm
Blend !
Eshte shaka te besh Berishen fajtoj qe kerkon te forcoje pozitat e veta. Berisha mund te doje te behet dhe mbret por opozita eshte aty pikerisht per ta ndaluar kete.
Nese argumenti eshte per nje Politike pertej te majtes dhe te djethtes, atehere kjo mban ere te qelbur.
Berisha e humbi njehere betejen me referendumin per kushtetuten ne popull, ndersa Rama ja dhuroi kete ne parlament, ne tavoline.
Ja dhuroi ne emer te kujt ? Perse ? Cfare e detyroi ?
30 Prill 2008 @ 4:47 pm
Nje here e gelltitem me zor ket cupen, heren e dyte e injoruam sikur se pame po tani per here te trete na ben per te vjelle. Birisha ka nje mije gjera per tu kritikuar po menyra mediokre si e ben kjo i shton pike Berishes jo ja ul. Ka te tjera pena qe e kapin mat Salen, ska nevoje te sillet dhe kjo pene koloupuce.
30 Prill 2008 @ 4:55 pm
Rama ate cka dhuroi eshte konsensusi per ate te shkrete reforme zgjedhore qe per mendimin tim eshte akti me pozitiv qe ka bere politika shqiptare ne keto 10 vitet e fundit.Ne lidhje me nenin 87 sic kemi thene eshte i diskutueshem…..por mos u nxitoni.
A nuk ishte perseri Berisha qe zgjodhi “cunin e mire te Tirones” per President te Shqiptareve?
A nuk ishte po kjo Kushtetute e votuar nga populli qe lejoi keto pislleqe te ndyra?
A nuk ishte kjo Kushtetute qe zhyti Shtetin ne krize politike?
Cila eshte zgjidhja sipas jush?Shkurt fare,cfare propozoni nga pikpamja juridike ne menyre qe krizat politike ti evitojme sa here duam te zgjedhim kreun e shtetit,por qe edhe thelbi i Kushtetutes te mos ndryshoje?
Konkretisht…?!
30 Prill 2008 @ 5:14 pm
O Miss Mjafti !
Harron ti zoçka qe Ndryshimet ne kushtetute kerkonin kesaj radhe 96 vota, dhe se PD me aleatete s’kane as 80 ?! Kush ja dha te tjerat ? Ja dha Rama dhe Gjinushi … pra, jane edhe ata bashke-autor te ketyre ndryshimeve.
30 Prill 2008 @ 5:14 pm
OK, shkrimi ka dicka qe nuk shkon ne thurjen e ironi-sarkazmes, pasi dyshja “mrekulli-lavdi” e perdorur nuk ka forcen goditese qe do te donte autorja. Ka dhe nje element jo fort te qendrueshem logjik, pasi ajo cka i kerkohet Sales, moderimi ne kerkesat per perqendrim pushteti, mund ti kerkohej ketij, te themi ne 1992-1993, kur ky nuk kishte nje histori te veten (ne analogji me credit history te ketushme) dhe mund te shpresohej shume ne kete aspekt (sic edhe ne fakt ndodhi me Salen ne vitet e para, kam pershtypjen). Por tani, kur credit score i sales eshte kaq poshte….
Ndersa stili… autorja duhet ndergjegjsuar qe ka shume nga Edison Ypi. Ne letersi ndikimi nga autore (te medhenj!!!) eshte i kutpueshem, por ne gazetari, opinion, politike!…
Te gjitha sa me lart pa harruar qe problematika e ngritur eshte e drejte. Vecse si i tha DA “zonjezes me cante”, kujdes me fjalen… se shtypi nuk eshte sport i lehte dhe ka edhe efekt bumerang… nisesh per Vjene e sos ne Bagdat (per xhenet u nisem, sosem ne xhehnem, shqiperi moj kucke na bere verem….
)
30 Prill 2008 @ 5:17 pm
Une personalisht jam kunder ç’do lloj kulti te individit, por nese ju jeni mesuar gjithmone duke thurur lavde udheheqsave, nxirrni nga qilaret tuaj veprat e Enverit qe kane pasur Gjysherit dhe Prinderit tuaj dhe ne modelin e tyre bejani nga nje veper Sales apo kujt te doni.
Pasi i fabrikuat Paketa Cigaresh, Buste, Portrete, Kenge e simbole te tjera, vetem Veprat e Sales kane ngelura tani …
30 Prill 2008 @ 5:24 pm
Harron ti zoçka qe Ndryshimet ne kushtetute…
—
E kuptoj qe ju pelqen ta degradoni biseden ne nivele ordinerësh. Po nuk dua te le pa thene qe eshte vecanerisht e ulet t’i drejtohesh nje femre te huaj me “zoçke”. Dhe nuk e kam per Spiropalin kete po per te gjitha “zoçkat” dhe shpezat e tjera duke nisur qe nga ato “klloçkat” qe na kane bere koken. Shume keq!
30 Prill 2008 @ 5:45 pm
po c’jane keto komente keshtu. nese keni dicka per shkrimin, nje koment, nje kritik, nje risi, shprehuni, perse e fyeni kete vajze me lloj lloj banalitete rrugesh?! kete shkrim adminet e peshkut besoj se nuk e sollen qe te behet tabele qitjeje per frustracionet e disa peshqve.
30 Prill 2008 @ 6:05 pm
Shiko Lexues !
Po te pergjigjem ketu edhe per ate temen tjeter.
Pa diskutim qe jemi ne nje mendje per shume gjera, dmth themi te njeten gje sikurse edhe ne nje debat tjeter te mocmen.
Sot nuk po votohet Rama apo Berisha. Sot iu propozuan shqiptareve ndryshime kushtetuese qe lidhen me Presidentin te cilat nuk e hengren fare procesin e konsultimit , as me publikun as me specialistet.
Ketu ndalojme. Kushtetuta nuk eshte tavell dhe po hudhim zaret e po ra shesh besh jemi ne rregull. Kushtetuta eshte loje shahu dhe kur ate e konsulton me nje shahist te mire mund te nxjerresh produkt te shendoshe. Se nga dreqin vjen arsyetimi qe “po si behet ndryshe ” mbas faktit te kryer as qe kam per ta amrre ndonje here vesh une.
Vete PS pranon qe procesi ka qene i ngutur, por shtojne se produkti eshte i mire . Lexo Yll Manjanin ne Shqipin e sotem per kete dhe si per te late mu.tin me shurre nxjerr ne evidence hipokrizine e rivaleve te vet brenda te Majtes.
Une perseri e kam ate pyetjen qe ja bera dhe Blendit : Perse u ngut kaq shume Rama, perse ?
Perse, cer interesi kishte ai qe t`i rreshtonte deputetet qe gjasme bejne opozite ne vathe si bagetite per te votuar as dhe pa e ditur se perse?
Diskutimi tani nuk eshte me si duhej ( sepse i bie si kofini mbas te vjeli ) por perse u shmang procesi i konsultimit.
Tjeter qe mos ngatarohemi : Rama nuk dha konsensus per reformen zgjedhore, por coi ne parlament propozimin per reformen zgjedhore.
Per te marre suksesin politik te berjes se protagonistit te reformes, beri leshimin e dhenies se konsesusit per ndryshimet e zgjedhjes se presidentit.
Kjo eshte evidente edhe nga deklarimet e zareve qe i leshon neper media dhe qe u shprehen qe : PS e arriti objektivin e saj politik.
Kjo i dashur lexues eshte preokupuese.
30 Prill 2008 @ 8:22 pm
Nje plake me thoshte nje dite! Shume kam vuajtur ne kohen e Enver Hoxhes, po sa mire qe: “na la mbrapa” pame edhe ndryshe, Kete po me thoshte edhe para disa ditesh sa mire sikur keto vitet e pleqerise te na “lininin edhe keta mbrapa” mbase shikonim edhe ndonjecike me ndryshe, me keto vitet e fundit te jetes qe ma kane mbetur
30 Prill 2008 @ 9:20 pm
Do kalojme vite e do shikojme se KEMI DHENE PUSHTETIN me nje lehtesi sa jipet nje lecke qe gjen ne rruge, e ste duhet per gje.
Ca do presesh pastaj nga njerez qe e kane te shkruar ne balle ca jane.
Pushteti dhe pergjegjesia per drejtimin e fateve te vendit e secilit prej nesh eshte teper i rendesishem per tju dhene nje njeriu kaq lehte.
30 Prill 2008 @ 9:57 pm
Le ta zeme se Berisha eshte djall me brire, ashtu sic thuhet ne shkrim, dhe sic besoj dhe une.
Po ata qe bejne pazare e terezitin punet e veta me kete me brire, mos jane gje pa brire? Kete gje artulli nuk ka ze ta thote. Dhe kjo quhet hipokrizi, me te cilen na ardhur gjer ne gryke.
Vertet Gerdeci qe tragjedi, por dhe kulm i korupsionit. Ai me brire eshte pergjegjesi kryesor. Po kujt i takon ta vinte me shpatulla mbas muri e te bente namin? Pse nuk e sqaron artikulli kete mesele?
Artikulli ankohet per ndryshimin e kushtetutes hajdutce. Po perseri ndalet tek gjysem e verteta, qe do te gjote qe gjysma tjeter eshte genjeshter. Kjo eshte te trajtosh shqiptaret si pune debilesh, gje qe mbase dhe meritojme.
Fatkeqesia jone nuk mbaron me dy bandat qe na mjelin me rradhe prej 20 vjetesh. Akoma me e rende eshte qe dhe ketyre te rinjve u del bakri akoma pa hyre ne loje. Mesa duket shembulli i me te medhenjve eshte shume tundues.
1 Maj 2008 @ 11:38 am
Ke te drejte or mik, Artikulli eshte bardh e zi dhe mundohet (si ne shumicen e rasteve) te stigmatizoje vetem Berishen si “Djallin” e vetem ne Shqiperi qe i ka sjelle gjithe te keqijat.
Edhe Adrea Stefani po e kupton kete gje, dhe po mundohet qe mos te kritikoje vetem Berishen per “autoritarizem”. Ne nje artikull te publikaur sot ne ditoren “Shqip” ai kritikon edhe Ramen per bashkepunimin me Berishen ne lidhje me ndryshimet kushtetuese. Ja sesi shprehet ai :