Login



Register

Larg

Shpeshhere ne biseda me miqte preferojme ta quajme veten brezi i humbur. Ne, te lindurit e viteve 80 jemi personifikimi i nje adoleshence te humbur, dhe nje rinie te kaluar nen agonine e nderrimeve te pushteteve. Nuk e di nese eshte thjesht nje dramatizim i rrethanave tona prej refugjati apo nje ide e pallogjikshme - e cila tashme ka vene rrenje mes shoqerise tone.

Mgjth jam e sigurte qe rreth meje moshataret e mij shqiptare qe kane jetuar fillimet e vitieve 90 ne shqiperi jane disi te zhgenjyer nga epoka e vrazhde qe pushtoi qyteterimin tone te deprivuar. Shpesh rri e mendoj per bisedat e pafunda rreth idese se femirise se humbur dhe nuk mund ta mohoj faktin qe femirija jone nuk ka qene aspak konvencionale, dhe me gjithe keqardhje them qe ka qene pak e trishtueshme. Nuk e diskutoj qe ne mes te ferres lind trrendafili, ndaj dhe nuk e mohoj qe edhe pse shume aspekte te jetes tone kane qene paksa te cuditshme, lojrat dhe kujtimet e bukura nuk mungojne.

tanku.JPGIshte viti 1991 kur per here te pare luajta lojen e vagonit me litar mbi asfaltin e rruges se demtuar nga tanku. Dikush thoshte se kishte kaluar nga mesi i nates dhe se prinderit e kishin lene te dilte ne drritare dhe te shikonte tankun. Dikush thoshte qe kishte qene shume afer, aq afer sa mund ta prekte. Shume te sigurte qe asnjeri nga ne nuk e kishte pare tankun vazhdonim lojen, si per te bllokuar ngjarjet qe do te ndrryshonin jetet tona pergjithmone. Shpesh here kur ndodhem ne Shqiperi dhe kaloj nga lagjia ime e vjeter e me vjen cudi qe gati 17 vjet me pas, shenjat e tankut akoma gjenden mbi asfalt. Si per te na kujtuar qe ajo mbremej e vitit 1991 eshte akoma me ne.

Pas asaj dite gjithshka filloi te ndryshonte pak nga pak ne lagjen tone. Shenjat e tankut nuk ishin me aq interesante. Nje ere e re po perkedhelte mendimet tona, dhe mes bisedave te te rriturve degjonim dramatizimin e gjendjes. Si padashur filluam edhe ne te kuptonim qe gjithçka qendronte tek politika, tek ideologjia, te e drejta e veprimit, mendimit, ekonomise se lire. Jo me keto terma, por me keto ndjenja. Papriturazi era e re perkedhelese u kthye ne eren e shkaterrimit, dhe instabilitetit.

Shenja e pare…pema e mimozes ne oborrin e pallatit tone filloi te thahesh. Dale nga dale, si per inat te shenjave te tankut ne asfalt, ajo terhoqi vemndjen tone. Nuk e mbaj mend kur pema u pre, duhet te kem qene ne shkolle. Por jam e sigurte se per disa dite ngrohu disa familje. Shpesh here mendoj per ato kohe, dhe kujtoj deshiren e prinderve te mi per te stabilizuar situaten, te pakten brenda mureve te apartamentit tone. Shetitjet nga liqeni nuk u harruan kurre, dhe e djela ne kopshtin zoologjik vazhdonte si me pare. Pak si e thate, dhe pa shije. Ne shkonim te djelen, por ishte gjithmone bosh. Shpesh here une dhe vellai im uleshim tek stolat perpara fazaneve dhe prisnim qe nje nga fazanet te hapte bishtin qe te shikonim ngjyrat. Vellai im ishte me i madh dhe me thoshte qe kur vinte ketu me perpara fazani gjithmone e hapte bishtin. Po pse nuk e hap bishtin tani? Eshte i plakur, thoshte vellai im. Kane kaluar shume vite qekur une vija ketu. Ne mendjen time fazani nuk ishte plakur, thjesht po priste qe zhurma, gjurlldia dhe sikleti te largoheshin, pastaj do te hapte bishtin si dikur. Si atehere kur vellai im ishte i vogel.

Vitet qe vijuan me pas kaluan nen heshtjen e perhirte te kohes. Shikonim rreth e qark disintegrmin e situatates. Si nje keshtjelle e akullt qe shkrihej, gjithshka rreth nesh filloi te shkaterrohesh. Parku lojrave filloi te shkaterrohej, ne te po ndertohesh nje shtepi e re. Mami pse e prishen parkun? E ka marr i zoti te keqen mami , eshte prona e tij! Prona sa koncept i cuditshem, edhe parku ishte i joni, pse mos te na e japin neve? Shume gjera nuk po kuptoja me. Ndoshta ishte procesi i rritjes, ndoshta ishte thjesht konfuzioni i sistemit te ri por thelle ne zemer ndjeja qe rremuja qe po kalonim nuk ishte e thjeshte. Mbase ishte intuite feminore, apo thjesht ndjekja e kujdesshme e bisedave te te rriturve qe me benin te mendoja se ndoshta gjerat nuk jane aq idealiste dhe ne nuk mund te marrim gjithshka kaq shpejt. Me vone ndjenja qe dicka po rregulloheshe filloi te pushtonte serisht mendimet dhe endrrat e mija. Pak liri, pak realitet, pak me mire. Me shume ngjyra, agimi nuk ishte aq i ftohte dhe ne po ecnim prepara…cfare ishte ajo fjala qe thonin prinderit e mi? Ah po ..Integrim. Ne po integroheshim. Ashtu si nje enderr e bukur qe te zgjon ne realitetin e mengjezit te lodhshem, 1997 pushtoi jeten tone. Ashtu me vite mateshe ekzistenca jone. Nje keq dhe nje me shprese se do te beheshe me mire. Ja ku ishim pra ne mes te kaosit si nje femije i harruar ne betejen e luftes.

Ironike te thuash por nuk mbaj mend shume nga 1997, mgjth se isha ne moshen qe mund te kuptoja. Forcimi dhe ideaj ishte qe te mbyllja porten e pasojave, dhe ne boten time gjithshka do te ishte ne rregull. Me gjithe forcene e kundershtimit te situates nje grimce e atyre diteve me vjen ne mend si pasqyra e viteve te kaluara nen agonine e ndrryshimit. Ja ku isha ne dhomen time duke pare televizor, normalisht mes krisjeve te armeve. Ishte naten vone dhe mami hapte deren e dhomes time ne nje menyre konstante sikur te kishte frike se me cdo hapje dere nuk do me gjente me aty. Ishte e ndaluar te shkoja afer dritareve, dhe kisha me shume se dy jave qe flija ne toke, jashte ishte shtetrrethim, brenda ne dhomen time kishte thjesht mospranim i situates. Ja, ne mes zhurmes te televizorit u degjua nje tjeter zhurme, me reale, me e forte, dhe interesante. Vinte nga rruga. Me doemos qe ky duhet te ishte nje tank.

Rregulli me i ri i mamit “ Mos ju afroni dritareve” u shkel. Hapa perden, dhe ja ku ishte tanku qe nuk e pash ne 1991… ishte mu perpara drritares time. Sa e cuditshme, nje tank lufte ne rruge. Por ke po luftonte? Mbaj mend qe ne majen e tankut qendrronte nje njeri I cili levizi doren ne shenje pershendetje drejte meje. Si me pa? Sa e cuditshme mu duk, ai person ne maj te tankut qe une para pak momentesh e shikoja me nje sy urrejte sepse simbolizonte instabilitetin tim, me pershendeti, si per te me treguar se gjithshka qe do te vijonte do te ishte me mire. Ndoshta i kujtova femijet e tij, ndoshta e kuptoi permes xhamit te dritares time qe une isha po aq e friksuar sa ai, dhe se per here te pare mosha nuk kishte kufi, dhe realiteti mbetet i njejte per te gjithe ata qe mundohen te jetojne nje jete sa me normale mes kaosit. Ja ku isha, paralelisht me njeriun qe pershendeti. Nuk ekzistonte as hapsire as ndrojtje as fund ndjenjash, as frike, as largesi, thjesht trishtim qe gjerat nuk perfunduan ashtu sic ne i enderruam. Shpesh here e kujtoj ate nate dhe gjithmone pyetja me naive me vjen ne mend. C’po ben vall ai njeri qe ate nate pershendeti per njerzillek?

Kthimet e mija ne Shqiperi tani jane te shpeshta dhe asnjehere nuk gjej ate qe lash. Gjerat ndryshojne dhe rrjedha e jetes vazhdon si normaliteti qe ne dikur kemi deshiruar. Shpesh here kur jam ne Tirane shikoj njerezit neper rruge dhe me duket sikur ata e kane harruar te shkuaren dhe ecin perpara. Ne moment me behet qejfi dhe gezohem per ta, sa shpejt qe iken koha, mendoj. Por heshtja e tyre me duket si nje amnezi vetiake, si neglizhim i nje situate te shkuar. Sa larg jane ato vite tani. Para disa javesh kur u ndodha ne Tirane nje nga kushuriret e mi 14 vjecar ne mes te bisedes tha : ….atehere kur ishte lufta duke ju referuar eventeve te 1997 …Atehere kur ishte Lufta? Doja ti thoja qe nuk ishte atehere, ishte afer shume afer. Por eshte kote, fundja per te ishte shume larg. Aq larg sa ta lejoj ate te jetoj jeten normalisht dhe pa frike. Aq larg sa te mos diskutoj tanqet ne lagje, dhe aq larg sa te enderroje nje te ardhme me te mire.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

11 Komente

  1. Peshku Fluturues thotë:

    10 April 2008 @ 2:49 am

    Bravo,bravo. Pershkrim shume i thjeshte dhe artistik i nje realiteti jetesor. Nuk po dua ta quaj i humbur, se eshte bere boze emertimi qe cdo brez i ben vetvetes si “brez i humbur”, por prape eshte nje realitet i trishte. Une vete jam brezi i 60′ e tani qe e lexova kete shkrim me duket sikur i kam dicka borxh ketij njeriu, mu sikur ta kisha vellain tim te vogel!
    Eh Shqiperi muti. Kur lexoj te tilla gjera them qe beme mire qe ikem, jo per vete se ne na eshte trashur lekura, por per kalamajte tane.

  2. lulian kodra thotë:

    10 April 2008 @ 3:51 am

    Nje nga shkrimet me te mira te sjella tek peshku, sa personal dhe vetijak, aq edhe universal. Gjynah qe do hidhen antipatetiket t’a prishin dhe gjynah qe meditime te tilla nuk gjejne nje platforme me te madhe se peshku.

  3. jay-z thotë:

    10 April 2008 @ 6:04 am

    Ehh - po ne te viteve ‘70, qe u rritem neper radha, me racione, pa lodra, pa rroba…krizat kane qene te shumta…Njeriu mund te koncentrohet ne gjerat qe nuk ka pasur apo sa e veshtire ka qene jeta, por c’rendesi ka. E shkuara nuk ndryshohet, e ardhmja po…

  4. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 April 2008 @ 8:22 am

    Shume e sinqerte. Nuk shoh ndonje paaftesi te peshkut per te vleresuar kete lloj intimiteti, as ndonje zbulim tek shkrimi per te merituar billborde. Sidoqofte, falemnderit autores qe u ul e shkruajti.. ato qe ne nuk ulemi te shkruajme.

  5. enka thotë:

    10 April 2008 @ 9:48 am

    pershkrim i mire i situates se hidhur te asaj kohe .me kujtove pak nje shkrimin tim te vjeter:

    http://albtranslator.blogspot.com/2007/02/ne-brezi-i-humbur.html

  6. tung thotë:

    10 April 2008 @ 3:07 pm

    N.q.s ky i vitit 80 e quan veten(ose brezin e tij) brez i humbur,si duhet ta quajne ata te viteve 50,60 apo 70(nuk po shkoj para 50) se ata sakrifikuan aq shume per ne dhe na siguruan nje hic ose nje m..Brezi i pare pas lufte kujtoi se do te hante me luge floriri ,por nuk hengri as me luge druri( u ngopen me luge bosh).U lind nje brez i ri i brymosur me idealet e genjeshtres dhe mashtrimit qe ne e quanim “njeriu yne i ri” qe nuk la aksion dhe trase pa ngritur,i beri duart gjak nga te duartrokiturat dhe brohoriste pas radheve te gjata te gjizes.Nje brez qe ani se mbarohesh qumeshti dhe kosi kur i vinte radha ne 3 te mengjezit,por partine nuk e shante sepse kujtonin (keshtu na e mbushnin mendjen)se ata pertej detit vdisnin nga uria e shume shume te tjera qe ketyre te viteve 80 e ketej ju duken si perralla dhe nuk i besojne.Pa u zgjatur ,pas 90 kur i tregoja nje gjermani(ne gjermani )per disa ndodhira se si mund te perfundoje ne burg ne Shqiperi me quante se kisha shume fantazi ne sajimin e gjerave.Prandaj them kur keta brezat e rinj e quajn veten brez i humbur ne duhet ta quajme veten brezi pjerdhur,se ne ate kohe e quanim veten rini e djegur.Edhe sa breza valle do sakrifikohen per te qene brezat e tjere me mire nga te paret tane?

  7. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 April 2008 @ 3:16 pm

    Nejse mo se mund ta ndajne titullin, “i humbur”, sido qe une nuk deshiroj asesi te mendoj se brezi im, qe eshte ky qe pershkruan MILA, te konsiderohet i humbur. Ne jemi ende “20 e ca” vjecare - sapo kemi nisur… :)
    Shkrimi sinqerisht me foli dhe me kenaqi shume. Faleminderit MILA.

  8. Bregdeti thotë:

    10 April 2008 @ 4:57 pm

    Shume e dhimbshme, por ne te njejten kohe shume realiste.
    Nuk eshte aspak e lehte te perjetosh momente te tilla ne jete, qe te ndryshojne komplet karakterin e gjendjes shpirterore.
    Shpresoj vetem qe femijet tane te kene nje jete me te denje dhe pa kesoj problemesh qe mosha jone kaloje gjithe keto vite.

  9. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 April 2008 @ 5:04 pm

    Brezat qe do te vijne do te jene akoma me te humbur sepse bota po shkon ne krize mireqenia boterore e viteve 50-te deri ne fillimin e viteve 90-te do te mbetet ne histori. ndersa ne Shqiptaret tani po i afrohemi realitetit.

  10. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 April 2008 @ 5:12 pm

    Shume bukur…Na kapi delli.. te gjitheve si brez… po hajt mblidhena njehere ne takimin e “cuna gocave te viteve 80″ :D

  11. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 April 2008 @ 5:02 pm

    Opo dridhuni sa te doni ju,. Ne donim te dilnim nga shiu ne diell, grekoserbet na futen jo ne bresher por ne mut dhe bile mu ne fund te detit. Po pse ka akoma te krahesuar periudha e erresires mesjetare berishiane me periudhen e 40 vjecare te zhvillimit me te madh ekonomik shoqeror te Shqiperise (jo komunist mbasi ju genjejne)??
    Eshte e turpshme dhe e pagueshme qe te mohosh punen dhe djersen e te tjereve! Cdo shqiptare ka detyre te njohe historine e Shqiperise gjate 40 vjeteve dhe pastaj le ta urreje ose ta doje. Del e flet tjetri si e ema e Zeqos ne maje te Thanes duke qene injorant noterik me shenime ne kartele dhe i tregon botes se si te rrotullohet. Pika mu ne bithe si ata qe flasin brockulla dhe ata qe degjojne dhe pertojne te hapin dokumente dhe libra per te kuptuar se c’po ndodh!

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.