Lamtumirë Tony Blair
“Nuk është koha që të na merren këmbët dhe të ndalojmë. Ka ardhur koha që ky parlament, dhe jo vetëm kjo qeveri, apo në fakt ky kryeministër, të na drejtojë, por që ky parlament të demonstrojë se ne do të ngrihemi në këmbë për atë që ne e dimë se është e vërtetë dhe e drejtë, të demontrojmë se ne do të përballemi me tiranitë, dhe diktaturat dhe terroristët, të cilët rrezikojnë mënyrën tonë të jetesës, të demostrojmë në momentin e vendimmarrjes se kemi kurajon për të bërë atë që është më e drejta. Ju kërkoj që të pranoni mocionin.”
Kjo deklaratë e Tony Blair u dha në kulmin e përpjekjeve të tij bindëse, duke argumentuar për domosdoshmërinë e luftës në Irak përpara parlamentit britanik në vitin 2003.
Por ndërkohë që ai largohet nga posti, karriera e tij eklipsohet nga Iraku dhe shpresa e tij për ndryshimin e politikës britanike për mëse një gjeneratë.
Toni Bler :”Unë përpiqem dhe bëj më të mirën. Unë jam përpjekur të bëjë më të mirën gjatë 10 viteve të fundit. Nuk them se gjithmonë kam pasur të drejtë. Natyrisht që jo. Ka pasur edhe gabime dhe gjëra që janë bërë gabim gjatë kësaj kohe. Por në fakt kur kthej kokën mbrapa dhe shoh dhjetë vjet që kaluan, unë besoj se ka shumë gjëra që janë bërë mirë”.
Karriera e Toni Blerit u formëzua në vitet 70, kur ai i bashkua Partisë Laburiste të qëndrës së majtë.
Fillimisht, ai ishte i lumtur të vetëpërshkruhej si socialist, por ishte i irrituar me grupimet e ekstremit të majtë brenda Partisë Laburiste, të cilat ai besonte se kishin krijuar një parti brenda partisë.
Bler argumentonte se kishte interesa të përbashkëta mes votuesve të klasës së mesme dhe klasës punëtore.
Filozofia e tij më pas u njoh si Rruga e Tretë, (Third Way). Për disa të tjerë ishte thjesht një sajesë për të fshehur mungesën e ideologjisë.
Kjo do të nënkuptonte se zoti Bler dhe aleatët e tij gjithmonë ishin trajtuar me dyshim të madh nga krahu tradicional i Partisë Laburiste.
Mes aleatëve të tij kishte një tjetër anëtar të ri ambicioz në parlament dhe ai ishte, Gordon Braun. Të dy këta politikanë ishin yje në rritje, por shumë shpejt do të konkuronin kundër njëri-tjetrit.
Vdekja e ish-udhëheqësit të Laburistëve, Xhon Smith në 1994-ën, e ndryshoi brenda natës miqësinë mes Blerit dhe Braunit.
U bë shumë shpejt e qartë se Toni Bler ishte favoriti në rradhët e publikut dhe Gordon Braun, u detyrua të lëshojë rrugë, duke ia lënë udhëheqjen partisë, rivalit të tij më popullor, pikërisht Toni Blerit.
Në Konferencën e Laburistëve, kur ai u zgjodh udhëheqës i Partisë, ai deklaroi:
Toni Bler :” Unë nuk do të pushojë derisa edhe njëherë fatet e popullit dhe partisë sonë do të bashkohen përsëri në fitoren në ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme”.
Me një zell evangjelist zoti Blair përckatoi misionin e tij për të bërë ndrshime të mëdha në rradhët e Partisë Laburiste të qendrës së majtë.
Ai e drejtoi sulmin e tij ndaj krahut të majtë duke hequr pjesën kryesore të Kushtetutës së vjetër socialiste të Laburistëve.
Me një grup aleatësh të vendosur, e riemëroi partinë në Partinë e re Laburiste, (New Labour) dhe arriti një fitore mjaft të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të 97-ës. Pas fitores ai deklaroi:
Toni Blair: “Një agim i ri ka lindur apo jo? Dhe është e mrekullueshme. Ne gjithmonë kemi thënë se nëse kishim kurajon për ndryshim, atëherë mund ta bënim këtë dhe ia arritëm”.
Por pavarësisht imazhit të freskët, zoti Bler punoi shumë për të bindur publikun britanik se shumë nga politikat e paraardhësit të tij, të konservatorëve, do të mbesnin të njëta dhe të pandryshuara.
Sa për fillim, shpenzimet u pakësuan dhe shumë taksa nuk ndryshuan. Pas dy vjetësh, megjithëse investimet në shëndetësi dhe arsim u rritën dukshëm, ekonomia britanike u forcua dhe taksat, sipas kritikëve ishin të fshehta.
Megjithatë pati një lloj radikalizimi.
Arritja e vetme më e madhe e zotit Bler në vitet e para ishte bashkimi dhe ulja në tryezë e palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut. Ai deklaroi atëherë:
Toni Bler :”Duke bërë atë që bëmë sot, ne kemi kryer atë që unë besoj ishte vullneti i shumicës dërrmuese të popullit në Irlandën e Veriut , dhënia e shansit për të jetuar në paqe, shansi për të nxjerrë fëmijët nga hija e frikës.”
Marrëdhniet më të ngushta me Uashingtonin shiheshin si prioritet i politikës së jashtme, siç kujton Alistair Campbell, një nga këshilltarët më të afërt të zoti Bler.
Campbell: “Unë mendoj se nëse do t’i thonim atij, shkruaj në një copë letër, pas dhjetë vjetësh në këtë vend pune, se cilat janë gjërat më të rëndësishme, mendoj se do të ishte marrëdhnie të ngushta me presidentin amerikan, kushdo që të ketë qënë ai, do të ishin në krye.”
Toni Bler dhe Presidenti Bill Klinton kishin një raport dhe marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin.
Marrëdhnia e tyre u çimentua në 1999, ku pa mbeshtetjen e Kombeve të Bashkuara, NATO sulmoi Serbinë. Zoti Bler e justifikoi ndërhyrjen ushtarake me arsyetimin humanitar.
Toni Bler: “Atyre që thonë se synimi i sulmeveve ushtarake nuk është i qartë, unë po ua bëjë mëse të qartë. Kjo bëhet për të frenuar aftësinë e Millosheviçit për të bërë lufte ndaj një popullisë civile të pafajshme”.
Analisti i BBC-së, Gabriel Partosh thotë se për Toni Bler, Kosova ishte një sukses i madh dhe një lloj trashëgimie që e inkurajoi Blerin të bëjë veprime, të cilat që t’i kishte shmangur.
Partosh: “Mendoj se shumë vetë e shohin dhe i gjykojnë veprimet e Toni Blerit për Kosovën, si një nga arritjet e tij më të ndritura në politikën e tij të jashtme. Kështu që ishte Toni Bler në fillim të mandatit të tij si kryeministër i Britanisë, pas afro 18 muajsh, nga ardhja në post, që u vu në rolin e timonierit , duke forcuar vendosmërinë që NATO-ja të vepronte dhe të mundësohej rikthimi i rrefugjatëve nga Kosova”.
Më pas erdhën sulmet ndaj Nju Jorkut dhe Uashingtonit në 11 Shtator. Brënda pak orësh zoti Bler dha këtë përgjigje instiktive ndaj tyre.
Toni Bler:”Ky terrorizëm masiv është djalli i ri botës së sotme. Ai kryhet nga njerëz fanatik të cilët janë tërësisht indiferent ndaj jetës njerëzore. Dhe ne demokracitë e kësaj bote, do të bashkohemi për ta luftuar atë së bashku, dhe ta shfarosim plotësisht këtë të keqe të madhe nga bota jonë”.
Pikëpamja e z.Bler se armët e shkatërimit në masë dhe shtetet me sjellje ndërkombëtare destruktive, kërcënojnë botën, gjetën mbështetje tek të gjithë presidentët amerikanë që ai punoi.
Në letër, Xhorxh Bush ishte kundërshtari ideologjik i Toni Blerit. Por të dy politikanët e çuan aleancën tradicionale trans-atlantike në një nivel të ri.
Pushtimi i Afganistanit në 2001 trimëroi ata politikanë në Shtetet e Bashkuara, të cilët kërkonin veprime të njëjta edhe në pjesë të tjera të rajonit.
Ndryshimi i regjimit nuk ka qënë kurrë pjesë e axhendës së z.Bler.
Por aleanca e tij me presidentin Bush e futi në një rrugë, ku ai e pati të vështirë të ushtronte ndikimin e tij.
Kur vështrimi i presidentit u kthye nga Iraku, z.Bler pati probleme për të bindur partinë e tij se kjo ishte një betejë e cila ia vlente që të luftohej.
Ndërkohë nëpër rrugë, mijëra vetë morrën pjesë në protesta kundër luftës në Irak.
Zotit Bler ju desh ti drejtohej tërë fuqive të veta bindëse, për të bërë që parlamenti të ndërgjegjësohej për nevojën e ndërhyrjes në Irak.
Toni Bler:”Ne na kërkohet tanimë seriozisht që të pranojmë që Sadami gjatë viteve të fundit, në kundërshtim me tërë historinë, dhe kundërshtim me tërë informacionet tona sekrete, ai ka vendosur që në mënyrë të njëanshme të shkatërroi këto armë. Unë ju them se një pretendim i tillë është totalisht dhe haptazi absurd.”
Por armët e shkatërrimit në masë në Irak nuk u gjendën. Z.Bler u ndesh me akuzat se ai kishte keqpërdorur të dhënat e shërbimeve sekrete dhe se kishte gënjyer.
Edhe pse shumë hetime nuk e gjetën fajtor zoti Bler kundërshtarët e tij nuk ishin të kënaqur.
Iraku eklipsoi përpjekjet e tij për të luftuar çështjen e borxheve në Afrikë apo luftën kundër ndryshimeve klimaterike.
Megjithatë, zoti Bler nuk ndjeu keqardhje.
Në 2005 u bë e qartë se magjia e Blerit po zvenitej. Edhe përpara se të hynte në zgjedhje dhe fitonte për të tretën herë me rradhë, një rekord për Partinë Laburiste britanike, ai filloi të cilësohej si një “përgjegjësi elektorale”.
Kundërshtarët e tij, do të jenë i kënaqur për largimin e Toni Blerit.
Fundi nuk ishte aq i këndshëm sa do të dëshironte Toni Bler.
Frustrimi i rivalit të tij të vjetër, Gordën Braun, i dëshpëruar për postin e lartë të kryeministrit të vëndit, ishte pjesë e këtij arsyetimi.
Duke qënë se kishte njoftuar më herët që ai kishte ndërmend të largohej nga posti i kryeminstrit, ishte e pashmangshme që autoriteti i Blerit do të pësonte erozion.
Por ai u largua në kushtet kur shumë anëtarë të Partisë Laburiste, janë mëdyshje, nëse do të mund të përsërisin ndonjëherë formulën fituese.
Në fjalimin e tij të fundit në konferencën e Partisë Laburiste zoti Bler, u tha delegatëve laburistë.
Toni Bler: “Në vitet që do të vijnë, çfarëdo që të jem, dhe çfarëdo që të bëjë, do të jem me ju, duke ju uruar gjithë të mirat dhe duke dëshiruar që ju të fitoni. Ndaj shfrytëzojeni në maksimum. Ju tanimë jeni e ardhmja”.
Marre nga BBC

27 June 2007 @ 10:40 pm
Tony Blair ka qene dhe do jete nje nga politikanet me te mire qe ka pasur MB ne vitet e mbas LDB.
Eshte fatkeqsi e madhe per Britaniket qe humben nje Kryeminister si Tony Blair.
27 June 2007 @ 10:41 pm
Tony Blair eshte nje nga politikanet me te mire qe ka bota tani per tani…Eshte me “mijra km.” para politikaneve te tjere botror…
Nje nga oratoret me te shkelqyer qe kam degjuar…Nje njeri qe te rremben me vete ne cdo fjalim….
Fatkeqesisht IRAK ka per te ngelur nje nga “plaget” e jetes politike te Blerit dhe per kete gje nuk mund ti jap piket maksimale si qyqetar i ketij vendi… Por e them me plot gojen, qe ka qene kenaqsi per mua, qe ky vende (Britania e madhe) ka patur per drejtus nje politikan te tille…Sipas te gjitha gjasave ka per te filluar se shpejti tratativat per paqen ne lindjen e mesme dhe i uroj fat…Ai vende e meriton paqen dhe nje njeri si Tony Blair kam besim se mund ti afroj dicka lindjes se mesme…
Lamtumire Tony!!!
P.s. Artikulli eshte marre nga BBC shqip dhe eshte i shkelqyer… Analize shume serioze dhe shume gazetare ne shqiperi mund te mesojne nga kjo..
27 June 2007 @ 10:45 pm
Une do thoja “Mirupafshim” Tony Blair, nuk besoj se nje burre i ketij statuti eshte gati te numeroje tespiet ne moshen 54 vjecare. Jam dakord me ju cuna, e kam ndjekur te gjithe karieren e tij (me teper politiken e jashtme te MB) dhe kam krijuar respekt te thelle per Z. Blair.
Kuptoj se do te marre persiper te jete “i derguar special” per lindjen e mesme, apo dicka e tille, dmth fale eksperiences se rralle qe zoteron, do kete tani per tani nje rrol diplomatik.
27 June 2007 @ 10:59 pm
Si fillim,
po ai do jete “i derguar specjal” ne lindjen e mesme, por kjo eshte vetem fillimi, se per te po pregatitet terreni te jete President i Komisionit Evropian kur ky post te kete vertet kopetenca te plota dhe EU te kete bere reformen e plote.
I uroj suksese ketij njeriu te madh.
27 June 2007 @ 11:02 pm
bye bye!
28 June 2007 @ 12:19 am
Leon,
sma merr mendja qe lufta e Irakut ka per ti ngele ”plage” Tonit..politika e jashtme apo lufta ne irak eshte thjeshte nje argetim per te humbur mendjen dhe gjurmet e veshtiresive te brendshme. Lufta ne Irak i paraqet botes imazhin e nje shteti e jo vet Tonit…
28 June 2007 @ 12:34 am
C’eshte ky titull artikulli i tille? Na ngrite gjakun; thashe se kish nderruar jete i biri i botes.
Sa per poilitikan jo vetem i zoti nga ana politike, por dhe oratoria nuk i mungon. Di kur ben shaka (te tipit anglez), dhe di te te imponohet pa shume zhurme, por qete dhe me arsye (megjithese laburist).
Njeri i madh vertet.
28 June 2007 @ 12:40 am
hahaha INA sa kam qeshe me postimin tend, me vertet qe titulli i temes ngjan sikur eshte lamtumire e jetes ti..
28 June 2007 @ 12:49 am
Edhe mua më pëlqente Blair, por më erdhi keq që përfundoi si hija e Bushit.
P.S. Përse “përkthehet” Partia Laburiste dhe jo e Punës?
28 June 2007 @ 1:06 am
Tonit gjdo të mir në jet dhe profesion me të vërrtet profesionisti të politikës.
Ne Shqipëtarët e Kosovës por jo vetum të ksaj treve Shqipëtare të kemi shumë borgj sepse ti ishe i pari i cili në këtë shekull fillove ti drejtosh padrejtsit i politikanve të maparshum Angloeuropian ndaj Kombit Shqipëtarë në përgjithsi.
Bye Bye Tony Blair.
28 June 2007 @ 1:12 am
iku edhe ky.Nejse, gjithmone ka mbajtur anen e shqiptareve kur vinte puna..Keshtu e do edhe ky nje rruge me emrin e tij…
28 June 2007 @ 1:18 am
Sorry, Dori!!!!
Ke te drejte, po sikur s’me behet te them e punes prandaj.
28 June 2007 @ 1:29 am
adrian thotë:
28 Qershor 2007 @ 1:12 am
iku edhe ky.Nejse, gjithmone ka mbajtur anen e shqiptareve kur vinte puna..Keshtu e do edhe ky nje rruge me emrin e tij…
—————
e ka ne kosove rrugen me emerin e ti
mbase dhe jam gabim,
28 June 2007 @ 1:59 am
Ky Toni eshte i madh, por eshte edhe i shkelqyer sepse si nip i gjysherve te vet, u perpoq shume te rregullonte disa nga fatalitetet qe krijuan ata per kombin tone. Faleminderit Tony qe ndihmove kombin tim.
28 June 2007 @ 5:23 am
Mos me thoni se do behet President i Komisionit Europian se me iku truri. Anglia nuk ka besuar asnjehere tek BE. Te pakten kurre nuk ka dashur ti dorezohet nje qeverie europiane qe ben ligjin mbi qeverine angleze. Une personalisht gjithmone e kam pelqyer qendrimin e qeverise angleze ne kete drejtim. Po na behet BE si puna e Internacionales Komuniste. Blair eshte nje shtetar i madh dhe nje burre me integritet. Nuk e besoj se do te bente kompromise ne kurriz te Anglise dhe qendrimit te pergjithshem anglez ndaj BE duke pranuar nje post te tille ne BE. Me sa di une ai do te pranoje postin e negociatorit per Lindjen e Mesme. Nese kjo ndodh, vertetohet edhe nje here se ai nuk e konsideron Irakun si nje humbje te perhershme dhe njolle ne karrieren e tij, por si nje pengese te perkohshme.
28 June 2007 @ 12:15 pm
Nje pershkrim realist dhe me vlere per Tony Blair, nga artikullshkruesi.
Komplimente!
Mendoj se rralle here u jepet fati kombeve per te patur Lidera te medhenj.
Tony Blair, ishtre nje i tille.
Vete konservatoret britanik, ishin te bindur qe ne partine e tyre nuk kishin nje personalitet qe mund te ishte ne lartesine Blair.
Uroj qe Liderat e ardhshem te Britanise, te kene dashmiresine per shqiptaret sic e kishte Blair.
28 June 2007 @ 2:01 pm
Mire beri qe u largua,se dhe shume ne pushtet behesh xhaket e vjetr pa vler.Mbeteshe me shendet tony.
28 June 2007 @ 4:24 pm
Ishalla e merr kemben zvarre per keta tanet…
Personalisht mendoj se Blair eshte nje faktor i pazevendesueshem
28 June 2007 @ 10:25 pm
tanet i marrte lumi ishalla
28 June 2007 @ 10:37 pm
ardiana,
You got mail..pallati 176
29 June 2007 @ 9:24 am
BREAKING NEWS……
Eshte gjetur nje bombe ne mes te Londres….
Policia ne alarm….Priten te reja te tjera….
Dyshohet per nje atentat terrorist tjeter….
Jan nderprer transetimet televizive…Valet e celulareve jane zero…
29 June 2007 @ 9:34 am
Qyqja
29 June 2007 @ 9:38 am
BREAKING NEWS vazhdon….
Flitet per “DIVISE FAUND IN CENTRAL LONDON”….
Si duket qenka paksa serioze….
Si duket eshte nje WELCOME nga ALKAIDA per kryeministrin e ri Britanik
29 June 2007 @ 9:48 am
Inducing fear and fiction terror via disinformation so that they can control you even more. Terrorism… Terrorismmmmmm…! uuuu… sa frike. Kur njerezit ndjehen te terrorizuar nga armiq te padukshem qe s’kapen kurre jane gati te japin gjithcka, parate, jeten, lirine. Kujt? Disa njerezve qe s’i kane takuar ndonjehere por qe me kaq deshire duan qe ti lejojne t’i kontrollojne gjithcka.
29 June 2007 @ 12:22 pm
Mendoj se duhe ta ndajmë vlerësimin për një lider politik nga vlerësimi i përgjithshëm i një njeriu. Bler ishte një lider model pasi arritit të bindë publikun anglez edhe për veprime që ishin të diskutueshme, si psh ndërhyrja në Irak. Këtu besoj se është veçoria e një lideri. Të argumentosh nga një pozitë inferiore dhe të bindësh. Bler arriti ta bëjë këtë.
Shqiptarët, veçanërisht ne nga Kosova, i detyrohemi shumë! Jetë të gjatë edhe në politikë!
29 June 2007 @ 12:46 pm
Bleri dukej qe ishte njeri energjik, orator, i punes. Persa i perket te ardhmes se larget te tij, si President e Komisionit Europian, asgje nuk eshte çudi ne kete bote. Biles kjo mund te sherbeje si oferte/karem per ta futur komplet Angline ne EU. Ku i dihet, EU po behet organizmi me gjigand i botes. Me vone mund te jete ky organizem qe mund te vere saksione dhe ndaj vendeve te medhaja, se ndaj vendeve te vogla as qe diskutohet.
30 June 2007 @ 4:34 pm
shpresoj vetem vajtje… lamtumire.
Reston na e kthe me vone.