Kujtesë për Deklaratën e Pavarsisë
Irhan Jubica
Në mënyrë të vazhdueshme, armiqtë e shqiptarëve në Ballkan e në botë kanë shpalosur shembuj nga historia për të dëshmuar, sipas tyre, mungesën e aftësisë shtetformuese te shqiptarët. E duhet thënë se shembujve të shumtë të shekujve të zhytur në terr, nuk u dalin dot kundër guvernatorët, papët e vezirët shqiptarë që administruan apo ngritën perandori joshqiptare nëpër botë. Megjithatë, deri vonë, shqiptarëve kanë vazhduar t’ju mjaftojnë këto kontribute në kujtesën historike të qytetërimit për t’u ndjerë si komb me vetëdije e kujtesë historike, anipse nuk kishin ende një libër historie.
Përkëdhelia “deri vonë” më së shumti është shprehje e relativitetit të kohës, pasi sot e kësaj dite institucione të caktuara të shtetit shqiptar ende marrin fytyrën e drejtuesit të radhës, duke konfirmuar jo vetëm mungesën e vizionit në ngritjen e institucioneve.
Me siguri është lënë jashtë vemendjes, në stadin e zgjidhjes së statusit përfundimtar së Kosovës, përvoja shqiptare me Deklaratën e Pavarësisë. Në fakt, përpara se të pasqyrojë pikëpamjet e vendeve perendimore për një shtet që nuk e deshën e as nuk e lejuan për 95 vjet rresht, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës duhet të shprehë aspiratën e popullit të Kosovës për pavarësi, sovranitet e integritet, edhe pse ndoshta nuk është fort e rëndësishme të pasqyrojë të gjitha objeksionet e Albin Kurtit. Por sado qesharake të duket, e rëndësishme është që Deklarata e Pavarësisë së Kosovës të sigurohet, të noterizohet, që të mos përfundojë pa nam e nishan si Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u deklarua e humbur në 94-vjetorin e nënshkrimit. Dhe jo vetëm kaq. Disa burra e ndonjë grua që ç’prej një jete paguhen si historianë, vetëm në vitin 2007 dolën e thanë se jo vetëm ka humbur deklarata origjinale, por dhe se kopjet e publikuara për mbi 50 vjet, fshehkan emrat e nënshkruesve të vërtetë.
A do të ndodhë kjo me Kosovën? Për fat, nuk besojmë se ekziston më e vogla mundësi që në Kosovë të instalohet ndonjë diktaturë si ajo e Enver Hoxhës në Shqipëri, por rreziku i manipulimit të historisë nuk është ekskluzivitet i sistemeve totalitare. Ka një diktaturë heshtjeje, për disa çështje shumë herë më të rrezikshme se absolutizmi i pushtetit. Lideri i “Vetëvendosjes” erdhi në Tiranë për t’u deklaruar kundër aktit të koordinuar të shpalles së pavarësisë, sepse sipas tij, mediat kosovare kanë rënë prè e kësaj diktature të heshtjes së komanduar.
Megjithatë, Kosova dhe bota e 2008-s nuk është Shqipëria dhe bota e 1912. Edhe për shkak të rrethanave historike, Shqipëria mund të thuhet se heshti për shkëputjen e Kosovës nga trupi i saj, ndërsa Kosova nuk do të bëjë të njëjtë gjë për Mitrovicën. Kosova po ngrihet si shtet në qendër të vemendjes botërore, ndërsa Shqipëria ishte aq në periferi të periferisë, sa prej ditës së 28 Nëntorit 1912, shqiptarët sot e kësaj dite nuk kanë as edhe një fotografi.
Historianët shqiptarë, “deri vonë” thanë se imazhet e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit etj., në ballkonin e një shtëpie vlonjate ishin të shpalljes, por doli se ajo foto i përkiste një festimi të pavarësisë. Nuk duhet harruar se breza të tërë shqiptarësh janë mashtruar me këto broçkulla, e ky mashtrim është ngjizur aq organikisht në mendjet e njerëzve, sa të vërtetat e fundit u duken të pavërteta. Por Kosova, siç thamë, nuk është Shqipëria e 1912 e më pas, vendi në të cilin, në kuptimin e kujtesës historike, baza e shtetit nuk ekziston, e ku për dhjetvjetësha me radhë kundërshtarët politikë eliminoheshin fizikisht për të pastruar rrugën drejt pushtetit herë të një fisi, herë të një mbreti e herë të një tjetër pretendenti për të bërë shtet. Sipas tij. Kosova është një mendje e hapur. Por prapëseprapë, mirë do të ishte që ajo Deklaratë Pavarësie të sigurohej.
Kurrë s’i dihet ç’ndodh.


5 Shkurt 2008 @ 4:21 pm
heheheh.. cer rrumpalle
5 Shkurt 2008 @ 7:21 pm
Hera e pare qe po e ndigjoj kete se, paska humbur deklarata e pavarsise. Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare. Qe te humbi nje dokument historik i nje rendesie te veçante, ketu ne perendim apo dhe ne lindje, do kishte plasur skandal i madh qe jo vetem do ndryshonte shum poste , por do vinte ne rrezik qeverisjen e pozites. ç’shtet budalla qe kemi qelluar.
5 Shkurt 2008 @ 7:34 pm
Me siguri qe deklarata e pavaresise nuk ka humbur , ajo Deklarate e Kombit Shqiptare eshte vjedhur pa snji medyshje , nga turko -Shqiptaret , pastaj ose eshte asgjesuar , ose i eshte derguar Sulltan Mutmutit ne Stamboll si simbol i besnikerise ndaj Portes se karte ,( Si na humberka kaq kollaj nje Dokument i tille qe per ate u shuan e dhane shpirtin kaq e kaq bije te shquar te kesaj Shqiprie !
5 Shkurt 2008 @ 8:12 pm
Po me siguri dikush nga aristokracia arrnauto-osmane duhet te kete origjinalin. Ai Lamja sikur i gjemon keto gjera. Ai duhet te dije me shume
5 Shkurt 2008 @ 9:21 pm
E ka sqaru Lamja ket muhabet te emisioni Shqip i Top Channelit. Po jua perserit xhakua prape juve, pa merak. Rrumpalleku nis qe mbas pavaresise. Njoni nga keta firmetaret e merr me vete dhe e fut ne nje senduk se shteti atehere s’kishte ku ta runte. Vitet kalojne e nuk i bie njeriu ne mend per te se eshte fakt qe shqiptaret i kane zet letrat. Kur vjen 25 vjetori i pavaresise ky robi qe e kishte pas ne senduk (emrin s’ia mbaj mend, te me falni), me sa mora vesh une, i fut ca fotokopje ene i shet.
Nje nga keto fotokopjet e kemi ne te rujtme si deklarate pavaresie sot. Edhe kete kopjen u kujtu t’ia dhuronte Kuvendit prof. Frasheri se shtetit tone as kishte per ti rene ne mend per te.
Per origjinalen nuk dihet gje sakte,po ka fjale se e kan vjedh armiqte e popullit tone
6 Shkurt 2008 @ 1:32 am
…eshte fakt qe shqiptaret i kane zet letrat.
Tironso!!