Kujtesa afatshkurter e popullit shqiptar dhe roli i mediave

Mbase eshte mungesa e shkollimit; mbase jane hallet e shumta te perditshme, mungesa e ujit, e dritave; mund te jete dhe shqetesimi qe lidhet me te ardhmen e femijeve tane – t`i shkollojme jashte shtetit apo ne Shqiperi, ta bejme doktor a profesor etj. ; por une vazhdoj te mos kuptoj pse populli yne rivotoi ne 2005 Sali Berishen.

Debati i fundit mbi ceshtjen Fazllic dhe ne vecanti nje artikull i djeshem nga Mentor Kikia me titull “Ketu mban era tradheti” (dt.11/10/08) me beri te mendoj mbi disa pyetje fare te thjeshta mbi absurdin shqiptar. Por se pari, ja se ç`thote Kikia :

“ Një njeri misterioz me njëmijë file të zeza, i përfolur për lidhje sa me mafien aq me politikën kriminale serbe, kryelart, ai thotë se interesohet vetëm për biznes në Shqipëri. Edhe sikur të ishte kështu, një biznesmen me të tilla lidhje, do të ishte vërtet i rrezikshëm. Por, edhe sikur ai të ishte biznesmeni më i ndershëm, përse duhej të ishte në mbledhjen e ministrave për çështjet e sigurisë
kombëtare. Madje, një mbledhje e thirrur enkas për të dhënë sqarime. Ja pse ai takim, i zhvilluar në një ditë pushimi zyrtar (nuk kishte ndodhur asgjë emergjente që të justifikonte takimin një ditë të diele) duhet të hetohet. Ja pse Presidenti duhet të ndalet dhe të mësojë se çfarë kanë dërdëllitur ministrat dhe zyrtarët e ushtrisë dhe policisë sonë, ndërsa Fazliç mbante shënime vazhdimisht. Duhet të hetohet se çfarë informacionesh ka qenë i interesuar Fazliç të mësojë. […] Ne duam të sqarohet se si është e mundur që ministrat tanë i raportojnë për sigurinë tonë kombëtare një njeriu si Fazliç…”

Dhe me te vertete si ka mundesi? I thirra mendjes dhe thashe qe pyetje te tilla nuk kane asnje lloj vlere pasi ka pyetje akoma me te renda qe nuk kane marre akoma pergjigje te tipit :

- pse u vrane brenda territorit Shqipetar Remzi Hoxha, Azem Hajdari e Ahmet Krasniqi (per ato qe nuk e mbajne mend, ai ishte ministri i mbrojtjes ne ekzil i UCK-se ne 1998)
- pse Shqiperia furnizonte me nafte trupat Serbe gjate konfliktit ne Ballkan
- pse Shqiperia e viteve 1992-1997 nuk mbeshteteste krijimin e UCK-se
- dhe shume pse? te tjera mbi shkaterrimin e shtetit dhe ekonomise ne periudhen ne 1991-1997, piramidat, krijimin e krimit te organizuar shqiptar, etj…

Ne 2006, (dt.05/12), Mustafa Nano ne nje artikull me titull “Bemat prej Renegati te Patriotit Berisha” na kujton nje takim te tijin me ish Ministrin e Mbrojtjes se periudhes para 1997 Z.Zhulali. Ai shkruan :

“Këto ditë, duke rrëmihur në ca shënime personale të mbajtura kohë pas kohe e për arsye nga më të ndryshmet të pabotuara, gjeta krejt rastësisht këtë pasazh:

“Pas krizës së vitit 1997, ish-ministri i Mbrojtjes në periudhën 1992-1997, Safet Zhulali, më takon një ditë prej ditësh në një prej atyre ish-bareve të improvizuar të parkut “Rinia”, dhe më fton për një kafe. Ishte i sëmurë, por ndihej hëm i braktisur, hëm i kafshuar prej ndërgjegjes së vet për besnikërinë pa kushte, që i kish falur Presidentit Berisha. Ishte i trembur prej këtij të fundit. I dukej, sikur gjesti që kish bërë në pikun e krizës së vitit 1997 (ai braktisi postin, dhe vetë Berishën, dhe iku në Itali) e linte të zbuluar e pa asnjë përkrahje. Në bisedë e sipër, Zhulali çalltis të më thotë në mirëbesim, se “ai (Berisha) u shërben interesave të shteteve të huaja“. Kur e pyeta, nëse mund të ma dokumentonte me ndonjë provë këtë gjë, ai nuk më dha ndonjë përgjigje. Veçse më hodhi një vështrim, sikur donte të më thoshte: “Ti e di që unë kam qenë njeriu më i afërt i tij. Nuk të mjaftoj unë si provë?” Unë nuk e besova, sigurisht. Në radhë të parë, nuk jam i prirur të besoj skenarë të tillë konspirativë, e në radhë të dytë, nuk arrij të besoj, se si një shërbëtor i interesave të huaja mund të demonstrojë këtë këmbëngulje shtazarake për të qëndruar në politikë. Dhe përse e gjitha? Për t‘u shërbyer të huajve. Bullshit!
[…]
*****
Ky ishte shënimi që gjeta. Është domethënës, apo jo? Sidomos këto ditë, kur Bullatoviçi ka nxjerrë në dritë një bisedë, që ai vetë ka bërë me Berishën në kohën e embargos ndaj ish-Jugosllavisë. […]

Pasi nuk u hoqi asnjë presje thënieve të Bullatoviçit (ky ishte i vetmi çast i sinqertë në atë takim me gazetarët), në tentativën për ta shpjeguar gjënë, ai (Berisha) vijoi të thoshe gënjeshtra e broçkulla. “Unë kam qenë kundër embargos“, tha ai, “dhe këtë e dinë që të gjithë“. Shih pa shih! Por kur e paskemi ditur këtë gjë? Ka ndonjë qëndrim publik a deklaratë të atyre kohëve, në të cilët Presidenti i Shqipërisë të ketë dalë kundër embargos? Asnjë, për be. Përkundrazi, Berisha e ka mohuar gjatë gjithë kohës faktin, që “shteti shqiptar është i përzier në kontrabandën e naftës“; ka thënë se “kjo kontrabandë nuk bëhet me mjete motorike, por me kafshë pune“, duke u përpjekur kështu të reduktojë në maksimum përmasat e kontrabandës; ka thënë më në fund, se “ky shtet i brishtë i dalë nga rrënojat e komunizmit është ende i paaftë për të realizuar kontrollin e plotë mbi territorin, e në këtë kontekst, është edhe më i pafuqishëm për të monitoruar gomarë e mushka të ngarkuara me fuçi e me bidonë të mbushur me karburant“. […] “Unë, duke thyer embargon, doja të ndihmoja Malin e Zi dhe Kosovën, të cilët ishin të destinuar të mbeteshin në të thatë nga kontrabanda që bëhej nëpër Danub“, tha më tej Berisha. Kjo është një idiotësi, që nuk ka kandar që ta mbajë. Ky zotëri ka ditur sasinë e naftës që kalonte kufirin, por se ku shkonte më tej kjo naftë, nuk kish se si ta dinte. Kush do ta pengonte këtë naftë të përfundonte në serbatorët e tankeve të ushtrisë serbe? Kështu që, nga na e nxjerrka këtë përmasë “humanitare e patriotike” të kontrabandës? Vetëm Berisha e di këtë. Është i lutur të na e thotë edhe neve.

* * *

E mbani mend atë deklaratën, që dha një ditë përpara se në Rambouillet të merrej vendimi mbi hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë? Nëse s‘e mbani mend, po ua sjell unë në kujtesë, së bashku me kontekstin. Të gjithë, amerikanë, britanikë, francezë, etj., po prisnin fjalën e firmën e delegacionit kosovar, pas së cilës vinte automatikisht vendimi për të autorizuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë. […] Dhe pikërisht në këtë situatë, opozitari Berisha bëri ta pabërën. Tha, se “kush hedh firmën në Rambouillet, është tradhtar i kombit“. Kurrë nuk na e ka shpjeguar se ku donte të arrinte me këtë qëndrim “bizzarre”.

E mbani mend gjithashtu, se si një ditë prej ditësh andej nga viti 2002 (ishte shtator, thotë ish-presidenti Meidani në një shkrim të vetin në “Panoramën” e datës 2 dhjetor 2006. Televizionet e gazetat mund të kontrollojnë arkivat e mund ta gjejnë), pikërisht kur kish filluar në Hagë gjyqi kundër Sllobodan Millosheviçit, Berisha bëri publik në një mbledhje të PD-së së Durrësit faktin, që ai kish komunikuar në telefon e kish shkëmbyer mesazhe me Millosheviçin gjatë kohës së luftës […] (pra) ka guxuar më anë tjetër të shkëmbejë mesazhe me kasapin e Ballkanit në ditët, që ky i fundit po ushtronte profesionin e kasapit në mishin e shqiptarëve të Kosovës. […] ”

E vura pak si te gjate kete artikull pasi besoj qe ngre te tjera pyetje akoma me te çuditshme mbi arsyet pse populli shqiptar e ka kujtesen e shkurter. E dini cfare? Une them te kunderten. Jane gazetaret tane, pseudo mediat tona te cilat vazhdojne te “struken” ne nje gazetari faktesh ditore e jo analitike, historike, sociologjike te cilat “keqmenaxhojne” opinionin publik shqiptar. Ju mjafton te shikoni lajmet tek Top Channel a Klan, Tvsh a Vizion Plus dhe te numeroni sesa kronike analitike do te gjeni ne to. Te gjitha jane thjesht “copy/paste” te jashteqitjeve orale te politikaneve tane. Artikulli i mesiperm i Z. Kikia, pavaresisht vleresimit te madh qe kam per idene qe ngre, ben pjese ne kategorine e artikujve “opinion” i cili nuk na ndricon me shume ne pergjigjesite e ndodhise se lartperfolur. Ne te kundert, artikulli i dyte, tregon ne nje menyre me konkrete, te mire argumentuar (ai permend te tjera fakte) e deri diku hulumtuese (takimi me Z. Zhulali mund te quhet bisede kafeje por eshte gjithesesi nje lloj gazetarie investiguese) se kush eshte fajtori nr.1 ne meselen Fazlliç.

E thene ndryshe, i takon mediave ta drejtojne popullin shqiptar cili per hir te se vertetes eshte akoma tejet i pakultivuar ne procesin e perpunimit te llogjikave politike kombetare. Ne mungese te nje leteresie apo elite kombetare aktive, ne mungese te nje sistemi arsimor te sakte, ne mungese te nje stabiliteti socioekonomik te domosdoshem per zhvillimin e ceshtjes kombetare, mediat mbeten i vetmi institucion qe mbulon mbare kombin shqiptar. Per arsye te jashtezakonshme si ceshtja e siguria kombetare, frika nga presionet qe mund ti behen nga drejtime te ndryshme nuk duhet te perbejne nje fre ne punen e gazetareve. Gazetaret e kane pra per detyre ti rikujtojne qytetareve te ketij shteti kush eshte personi qe drejton vendin tone.

E mbyll kete artikull te gjate duke kujtuar se Znj. Hoxha deklaroi se e kishte refuzuar kryeministrin Berisha si doktor personal te Enverit pasi rezultonte se “e vjeherra e tij ishte agjente e UDB-se”.

A mban mend njeri qe Z. Kryeminister ta kete hedhur poshte kete deklarate te rende? Pse nuk e zuri asnjehere me goje? Pse mediat tona nuk hetuan per nje gje te tille me ne thellesi, ose te pakten ti kerkonit Z.Kryeminister ta pergenjeshtronte kete deklarate?

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

86 Komente

  1. Ec mo!! thotë:

    12 October 2008 @ 4:23 pm

    Sepse akoma nuk e kemi kuptuar rolin dhe te drejten tone ne kete sistem te ri qe hyme pas diktatures.(Qe une akoma nuk e di se c`emer ka)
    Akoma vazhdojme te themi shyqyr qe kemi tre ore drita e uje, e nuk themi se si ka mundesi qe nuk ka 21 ore.
    Se akoma vazhdojme e dalim vetem neper mitingje partish.
    Sepse kete qylaf meritojme…

  2. edrus thotë:

    12 October 2008 @ 4:34 pm

    Aiglon, ato janë pyetje retorike tashmë!
    Dhe kryeministri ju është përgjigjur me frazën lapidar: “Mrekullia më e madhe në Shqipëri zgjat vetëm tre ditë”

  3. edrus thotë:

    12 October 2008 @ 5:36 pm

    La mémoire à court terme (MCT) permet de retenir et de réutiliser une quantité limitée d’informations pendant quelques secondes. Un grand nombre de recherches en psychologie cognitive ont cherché à déterminer les caractéristiques (capacité, durée, fonctionnement) et le rôle de la mémoire à court terme dans la cognition.

  4. Penar Musaraj thotë:

    12 October 2008 @ 5:38 pm

    E mbyll kete artikull te gjate duke kujtuar se Znj. Hoxha deklaroi se e kishte refuzuar kryeministrin Berisha si doktor personal te Enverit pasi rezultonte se “e vjeherra e tij ishte agjente e UDB-se”.

    Mbase, Aiglon, por mbase eshte me mire qe te mos merremi me keto muhabete spiunesh e agjentesh. Per aq sa une s’e kam qejf hiç Salën, s’me pelqen t’a shtroj çështjen në keto argumenta. Sepse ky myhabeti i spiunllekut eshte pafundesisht spekullativ dhe konspirator. S’ka fund, dhe askush nuk del i paster. Dhe, qe t’i pergjigjem citimit, N. Hoxha eshte njeriu i fundit qe duhet pyetur per keto gjera (jo se ajo nuk di, po sepse ne duhet te largohemi nga mendesia e saj dhe cfare ajo perfaqeson).

  5. XYZ thotë:

    12 October 2008 @ 5:43 pm

    Po e bej per klase te pare :

    Te dashur nxenes,

    Ka ne matematike nje bosht qe quhet boshti kordinativ. Quhet keshtu sepse ky bosh sherben per orientimin ne hapesire. Nje pike ne plan ka dy kordinata, x dhe y. Ne hapesire, tre : x, y, z. Kurse ne njetrajtesi, dmth ne nje drejtez, kemi vetem x.

    Koha futet ne kete te fundit. Koha ka vetem nje kah, nga e meparshmja tek e ardhmja.

    Boshti kordinativ ka nje pike qe quhet pika zero. Ne rastin e kohes, kjo pike perkon me kohen e tashme, me vete kete çast qe po shkruaj. Majtas pikes 0, kemi kohen e shkuar, dhe djathtas, kohen e ardhshme.

    Te vijme tek fjalet tona. Ku merr kuptim fjala “afatshkurter” ? Majtas ? Djathtas ? Apo ne piken 0.

    Per kete pune, sipas mjeshtrit qe ia permenda nje veper me lart, ne duhet te shkojme te pyesim vete fjalet. Ato e dine me mire sesa ne, me mire sesa trangulli qe ka shkruar artikullin me lart.

    Fjala afatshkurter eshte formuar nga afat + shkurter. E shkurter, kete e dime te gjithe. Eshte diçka qe po te kthehet ne njesi matese (meter, grame - psh tek kafja) del nje numer i vogel.

    Po afat, ç’do te thote ? Afati eshte nje periudhe kohore e cila si pikenisje ka piken 0, piken e tanishme, ose psh piken kur caktohet afati.

    Si rrjedhim, afati merr kuptim vetem ne pjesen e djathte te boshtit. Kemi afat vetem nisur nga sot : psh, ke vetem dy dite afat per te me paguar borxhin. Ke afat dhjete minuta te tregosh emrat e shokeve, etj.

    Te kthehemi tek kujtesa. C’eshte ajo ? Ne ç’kah ka kuptim kujtesa ?

    Kujtesa eshte grumbullimi i trurit, eshte depoja jone nga ngjarjet qe kemi kaluar. Kemi vetem kujtesa nga e kaluara dhe jo kujtese nga e ardhmja. Pra kujtesa merr kuptim vetem ne kahun majtas te boshtit.

    Zona e kujteses eshte nga minus 10, 20, 30, 5000 vjet e deri tek ZEROJA. Me tutje nuk shkon.

    Zona e afatit eshte nga ZEROJA e deri ne 10, 20, 30, 5000 vite te tjera te ardhshme.

    Si perfundim, CFARE DREQIN DUAN KETO DY FJALE BASHKE ?

  6. censura thotë:

    12 October 2008 @ 5:46 pm

    Nisa ta lexoj, po kur vura re qe i referohej shoqes nexhi e kuptova qe po humbisja kohen. Ju lutem , nje cike me shume respekt per lexuesit

  7. edrus thotë:

    12 October 2008 @ 5:51 pm

    O shqiptar, shqipja nuk flitet me rregullat e tua!
    Provo dhe kërko fjalët: “Kujtesa afat shkurtër” , do të shikosh që ka hyrë në terminologjinë shqiptare me kohëëëëë.
    Ç’lesh përkthyesi je kur nuk azhurnohesh me fjalët e reja? :P

  8. Artian thotë:

    12 October 2008 @ 5:51 pm

    Ne kete raste te vetem jam dakort me xyz,”Kujtesa afatshkurter ” !!!!
    nuk ka kuptim logjik !Kujtesa eshte veprimtaria e trurit ,ne qoftese do te thuhej Veprimtaria e trurit , eshte afat-kohe e shkurter ,eh edhe mund te kishte kuptim .

    Ne rastin konkret mund te thuhet ,kujtesa e dobet ne vend te afatshkurter! Edi pse ndodh kjo ,sepse shume vete nuk shkruajne me thjeshte ,por shkruajne me komlekse fjalet,te cilat edhe komplikojne titullin ,megjithse lexuesi e kupton se per cfare behet fjale .

    E thene ndryshe, i takon mediave ta drejtojne popullin shqiptar cili per hir te se vertetes eshte akoma tejet i pakultivuar ne procesin e perpunimit te llogjikave politike kombetare.

    Nuk eshte shume e qarte , “I don`t know what you mean “…

    i pakultivuar ne procesin e perpunimit te llogjikave politike kombetare.

    Nuk kuptoj cfare eshte “procesi i perpunimit te logjikave politike kombetare” !!!!

    Ne fund mund te them se idene e ke te mire por rrugen e shkrimit aspak mire .
    Verejtje me dashamiresi .

  9. B…LI thotë:

    12 October 2008 @ 6:01 pm

    “Ketu mban era tradheti”

  10. nejse thotë:

    12 October 2008 @ 7:27 pm

    E mbyll kete artikull te gjate duke kujtuar se Znj. Hoxha deklaroi se e kishte refuzuar kryeministrin Berisha si doktor personal te Enverit pasi rezultonte se “e vjeherra e tij ishte agjente e UDB-se”.

    E si ka mundesi qe nje njeri te cilesuar me nje “rrezikshmeri” te tille ta mbante Nexhi me gjithe Verin rrotull oborrit te vet? Te na e bente dhe sekretar partie, madje!!! (se vetem syleshko s’kane qene sypetritet e Verit!)

    Bashkohem me P. Musaraj dhe Censuren.

  11. ThoughtPolice thotë:

    12 October 2008 @ 7:36 pm

    - pse u vrane brenda territorit Shqipetar… Ahmet Krasniqi (per ato qe nuk e mbajne mend, ai ishte ministri i mbrojtjes ne ekzil i UCK-se ne 1998)

    Ahmet Krasniqi o autori me mendime infantile i ketij shkrimi, nuk ka qene ministri i mbrojtjes se UCK-se ne ekzil, por i qeverise se Kosoves ne ekzil me kryeminister po ashtu ne ekzil, Bujar Bukoshi dhe me President, Ibrahim Rugoven.
    Kolonel Ahmet Krasniqi, i vrare ne ‘98, sikurse edhe Bukoshi bashke me Rugoven kane pasur ferkime dhe konflikte me grupin stalinist qe drejtonte UCK-ne (Thacin, Xhavit Halitin etj). Dyshimet per vrasjen e tij me te drejte rendojne mbi Sherbimin Informativ Kombetar qe atehere drejtohej nga Fatos Klosi dhe qe thuhet se e ka bere per hesap te enveristeve qe kishin uzurpuar drejtimin e UCK-se.

    Ky gabim trashanik mjafton per t’i dhene noten te gjithe shkrimit tend.

  12. mrroklla thotë:

    12 October 2008 @ 7:40 pm

    O Mide-zabit! :)
    A ke noi apinjon per ate punen e Bullatovi(q)it dhe per ate punen e Rambujese?

  13. Aiglon thotë:

    12 October 2008 @ 7:45 pm

    Penar, ke te drejte persa i perket verejtjes tende. Hoxha eshte personi i fundit per tu permendur por e thashe thjeshte per ta risjelle ne aktualitet temen dhe si nje mbyllje te argumentimit tim. Mbase ajo duhet harruar, por te tjerat jo ama, me vjen keq. Nuk mund te ecim me keshtu. Jemi bere sinqerisht gazi i botes deri ne gjerat me minimale. Jo me larg se dje po bisedoja me nje mikun tim ne Komisionin Europian dhe po mi numeronte nje e nga nje shtepite miliona dollareshe, pronat dhe aferat e shumta (te ditura e te paditura) te politikane tane ne Shqiperi por dhe ne Kosove fatkeqesisht. Nuk shtyhet me keshtu… jemi ne qe bejme rradhe me dite te tera per te marre nje m-ut vize pastaj e jo ata me pashaporte diplomatike. E di ti qe nje shtetas shqiptar qe do te kthehet ne Tirane nga Kosova duke kaluar nga Maqedonia nuk mund te marre dot vize ne kufi por vetem ne ambasaden maqedonase ne Prishtine ? Pra dhe per nje tranzit te qelbur dy oresh te duhet te kerkosh “leje” e te paguash 15e … Dinjiteti i qytetarit lidhet ngushte dhe me menyren se si i sherben ceshtjes kombetare.

  14. J. thotë:

    12 October 2008 @ 7:55 pm

    Aman mer çdo gjë të bëhet, edhe serbit t’i puthet mytha VETËM MIXHA TË MOS PREKET.
    Po u arrit argumenti deri te mixha ndoten duart e diskutuesit e, përkrahësit e policat e… se mixha is in deep sh!t.

    Bravo polici që përdor propagandë serbe…UÇK nga ata është quajtur “grup marksist”.

  15. Aiglon thotë:

    12 October 2008 @ 7:56 pm

    TP, e drejte verejtja jote, kerkoj te falur per pasaktesine. Historia e UCK-se si dhe ushtrise se Bukoshit ngelen gjithesesi te mbuluara me mistere te panumerta qe kush e di se kur do ti vije dita te zbulohen…

  16. Aiglon thotë:

    12 October 2008 @ 8:00 pm

    XYZ, po, ashtu sic tha “Vive le Quebec libre” … e leme me kaq para se te behemi pishman se jam i bindur qe mund te dalim te njohur sikur te flisnim me emrat tone te vertete.

    J. , dhe pse TP kishte te drejte per pasaktesine time, te gjithe e dime se cfare bindjesh ka ai dhe shihe gjykimin e tij per UCK-ne. Pra, gjerat lidhen nganjehere, roli i vertete i UCK-se dhe mendimi i doktorit per te …

  17. gjon cima thotë:

    12 October 2008 @ 8:14 pm

    Problemi me akuzat e egzagjeruara eshte se me tu hedhur poshte kjo akuza merr me vete edhe ato te tjerat qe te gjitha se bashku vlejne me shume se krye-akuza.

    Saliu me ato kurset tre-mujore te magazinjereve qe i beri gjykates, me naften, shkaterrimin e shtetit, me pangopshmerine e pervetsimit, me jetesen me djetat e shrbimeve jashte shtetit, me “duart e pasterta”, me injorancen e thelle te ekonomise se lire (e ardhmja dhe ambicjoni me i madh i vendit tone), me njohjen e persosur te korrupsionit dhe allishverisheve, me sjelljen e pakontrolluar dhe rrugaçe edhe ne parlament, me banden e Fazlliçerve… etj etj ka treguar me fakte qe eshte nje pjelle enveriste dhe person i padenje e i pavlefshem per Shqiperine.

  18. Taqi thotë:

    12 October 2008 @ 8:15 pm

    por une vazhdoj te mos kuptoj pse populli yne rivotoi ne 2005 Sali Berishen ?

    Ti qenke me te verte driteshkurter e kujtese-shkurter o Aiglon !

    Po si harrove se ne ç’gjendje ishte Shqiperia e sfilitur pas 8 vitesh regjimi nanoist ?!

    Per te na provuar njeçikez se s’e ke harruar komplet periudhen 97-2005, na sill nje pasqyre te gjendes ekonomiko-politike-sociale ne ketij harku kohor te gjate … nxirr bilancet e KPD-rave, te kritikave te nderkombetareve, te “detyrave te shtepise” te pa-bera ndonjehere, te gjendes se rendit me bandat neper kembe, te gjendes se “kthimit te parave 100 %”, te gjendjes se papunesise, emigracionit; na jep njiçik shifrat e investimeve nder vite ne infrastrukture (qe ti krahasojme); na sill njeçike NR e tenderave qe fidheshin hapur, ose me mire me kobure ne dore (ne gati çdo komune te Shqiperise); na sill pak shifrat e turizmit, te pakten nga 2001 e deri ne 2005, se per mandatin e pare u justifikuat nga krizat … na rikujto pak rrahjet dhe burgosjet e opozitareve ne vitet 2000-2003 (siç i ka filmuar edhe ATN1 Tv)

    Si perfundim, nxirr bilancin e 8 viteve te PS dhe pastaj peyte veten se perse shumica e Shqipetareve preferuan te votojne Sali Berishen sesa Fatos Nanon

  19. Taqi thotë:

    12 October 2008 @ 8:19 pm

    s’po permend ujin dhe dritat … as ndertimin e ndonje hidrocentrali apo termocentrali te ri per te ardhmen … s’po permend edhe faktin se pse nuk arritem te firmosim MSA me perpara se 2006; as se pse ministrat “naçi, baçi, muçi” etj lavatriçe u denden me “magazinat” doganore; as se pse zonja e pare e vendit kishte monopol transportin e udhetareve drejt Greqise (leri helikopterat); as se pse kohet e fundit “padrino” siç i thoshte Meta, rrinte 4 dite jashte shteti dhe 3 dite ne Tirane

  20. Genty thotë:

    12 October 2008 @ 8:20 pm

    Kolonel Ahmet Krasniqi, i vrare ne ‘98, sikurse edhe Bukoshi bashke me Rugoven kane pasur ferkime dhe konflikte me grupin stalinist qe drejtonte UCK-ne (Thacin, Xhavit Halitin etj).

    Ketij i paska then truni “ik pirdhu”.

  21. ThoughtPolice thotë:

    12 October 2008 @ 8:23 pm

    Taqi, ti ke shume te drejte mer mik, por keta e shtrojne ndryshe ceshtjen. Si mund te votojne shqiptaret Berishen qe Nexhmija Hoxha e ka akuzuar se ka pasur te vjehrren agjente te UDB-se?! E kupton argumentin e tyre? Hahahahaha…

    E ke vene re qe jo vetem ne mediat e Edi Rames por edhe ketu tek peshku, nuk ka shkrime per premtimet e qeverise, ne jane mbajtuar apo jo, per investimet ne infrastrukture, per energjine elektrike, per reformat fiskale apo ne arsim etj., por kane kohe qe merren me shpifje dhe hamendje te kesaj natyre. Cfare tregon kjo? Nje opozite te lodhur dhe te shkaterruar qe Berisha nuk shqetesohet fare per to.

  22. Aiglon thotë:

    12 October 2008 @ 8:24 pm

    “Rusët momentalisht janë në ekstazën e gazit, por kjo është afatshkurtër. Falë simbolikës së popujve sllavë, ata mendojnë se mund të kthehen në Ballkan. Kjo është romantike, sepse është joreale. Rusët kanë menduar që t‘i shfrytëzojnë serbët për interesat e veta, por kjo nuk do të zgjasë. NATO-ja do të zgjerohet drejt Ballkanit.” Ismail Kadare
    http://www.lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=742

  23. Taqi thotë:

    12 October 2008 @ 8:26 pm

    doni tju permend Kazinote ? Korfuzin ? Athinen ? Krishlindjet ne Vienne, kur populi s’kishte drita perveç 30/31 dhjetorit dhe 1 janarit ?

    Apo me duhet t’ju kujtoj vjedhjen e thasarit te Kerrabes ne ‘99 ? Apo klasifikimet e Shqiperise nder ato vite, te bera nga Banka Boterore dhe Transparency International ? Doni te flasim per taksat e larta, por qe shteti me zor mbidhte 25 % te tyre ? Apo doni te flasim per babazine ne dogana e tatime, sepse tenderat me prokurim te drejteperdrejte atehere ishte moda e vjedhjes se 35 % te tenderave (direkt, pa konkurrim fare, i zgjithte komisioni fituesit) - kjo praktike nuk egziston me prej 3 vitesh, dhe qe nga 1 janari tere ofertat e tenderave ne Shqiperi do te dorezohen me internet - kjo ul ne 0 monedisine e dallavereve.

    Lere se s’po flas per rrogat e pencionet … shikoni shifrat e flisni (shifrat edhe atehere edhe tani, Instituti i Statistikave i nxirrte per studime) - dmth nese tani i egzagjerojne, edhe atehere i kane egzagjeruar, keshtu qe merreni me mire te gjithe shifrat te sakta …

  24. Artian thotë:

    12 October 2008 @ 8:28 pm

    E thene ndryshe, i takon mediave ta drejtojne popullin shqiptar cili per hir te se vertetes eshte akoma tejet i pakultivuar ne Do te thote te mendosh, te vesh trurin ne pune, te luash me njohurite e tua, ti perpunosh ato per te krijuar nje politike, nje strategji (psh.si te heqim vizat) ne sherbim te bashkombaseve te tu.
    .

    .. .nuk e kuptova kete fraze .

    Aiglon shpjegon :

    Do te thote te mendosh, te vesh trurin ne pune, te luash me njohurite e tua, ti perpunosh ato per te krijuar nje politike, nje strategji (psh.si te heqim vizat) ne sherbim te bashkombaseve te tu.

  25. Taqi thotë:

    12 October 2008 @ 8:31 pm

    e di o TP, e di shume mire, madje edhe une e thosha me ironi se : “Te nesermen e intervistes se Nexhmijes, u perhap si me porosi Fazlliç, dhe diten tjeter gazetat e bene lidhjen midis familjes se gjakut te Berishes dhe Serbeve”

    Kot nuk dézinformojne publikun keta : ne vend qe te thone se eshte Bonshnjak, ose me pasaporte Angleze, thone se eshte “Serbo-Kroat” / “Serb” / apo “Serbo-Boshnjak” — por rendesi ka per t’a qe Serbi te jete brenda ! :) ;) sa qesharake qe behen !

    Atehere ne mbledhjen e sigurise se LARTE kombetare qe zgjati 20 minuta midis Tom Ridge + Fazlliç dhe Qeverise (ku ishin tere mediat) na u vodhen formulat kimike te bombes atomike neve, na u zbuluan edhe vendet strategjike ku kemi rraketat berthamore qe ka ndertuar Enveri !!!

    ;)

    Me pak fjale, tani qe doli ky Fazlliç SERB e kaluar SERBIT (çudi qe ky u shpreh PRO KOSOVES SE PAVARUR) - atehere edhe Tom Ridge qe ishte “shefi” i ketij biznesmeni na qenka Lobist Serb !

    Me demek, ne ne Nato na futen per t’i bere nder Serbeve

  26. ThoughtPolice thotë:

    12 October 2008 @ 8:34 pm

    :lol:

  27. iduruari thotë:

    12 October 2008 @ 8:35 pm

    Ja thashe dhe me siper Aiglon-it : Ne 2005, populli nuk kishte zgjedhje dhe zgjodhi te keqen me te vogel (sipas mendimit te tij). E perseris : Nano i shiti ato zgjedhjet e 2005. Ky ishte pazari. U terhoq dhe Berisha e rifuti ne loje (kur Rama bllokoi zgjedhjet lokale). Pazara te pista… Mjere ai popull ne duar te kujt ka rene.

  28. Taqi thotë:

    12 October 2008 @ 8:43 pm

    Shpjegimi im per sulmet ndaj Berishes dhe Bashes tashme dihen perse behen, dhe nuk behen pa qellim (politk)

    Berisha njihet se eshte politikani me pro - Kosove qe ka Shqiperi — kete e tregon rruga Dr Kukes qe s’do behej pa vullnetin politik dhe vendosmerine e Sali Berishes. Berisha njihet gjithashtu se erdhi ne pushtet per te luftuar korrupsionin dhe pavaresisht se ky fenomen egziston ne % te larta, sipas nderkombetareve ky fenomen eshte luftuar dhe po luftohet ashper - 2 raporte nderkombetare njeri pas tjetrit e konfirmojne kete, pavaresisht qe bien ne nje moment te keq per opoziten.

    Bash njihet se eshte nje politikan i ri me vizion dhe me perspektive, ministri dhe politikani benjamin i Sali Berishen; Basha ka dhene ndihmesen e tij te forte per ndertimin e rruges Kombetare Durres-Kukes-Prishtine dhe tani si minister i Jashtem ka dhene kontributin e tij ne ndihme te kauzes Kosovare.

    C’fare ndodh ?

    Strategjia e opozites eshte shume Makiaveliste : ajo ka 3 vjet qe godet pikat me te forta te mazhorancen per t’i diskredituar ato.

    Fiiloi me rrugen e mijevjeçarit per Shqiptaret anembane trevave, duke u munduar te perhape lajme se aty po vidhen para etj etj : me kete ata goditen Berishen por sidomos Bashen.

    Vazhdojne me sulme te vazhdueshme ndaj Berishes si lideri i qeverise dhe mazhorances, duke u munduar te diskreditojne arritjet e qeverise dhe duke u munduar te nxjerrin qeverine e korruptuar - dmth “kot flitet per anti-korrupsion”, - eshte mesazhi qe kerkon te kaloje opozita.

    Nderkohe, Gerdeci ne vend qe t’i faturohej ministrit perkates (i PR-se), siç ndodhi me rrugen DR-Kukes ku ju faturua barra me e larte Bashes, ketu kerkohet te sulmohet vete Berisha - per te vene ne dukje korrupsionin shteteror …

    Tani, e sulmet e fundit per “tradheti”, per “shitje tek serbet” etj, opozita mundohet te na beje te besojme edhe ate qe zor se e besojne vete; qe Berisha nuk qenka patrioti me i madh i Shqiptareve, por se qenke Serbi me i madh i Shqiptareve !

    Epo kete, nuk e ha njeri ! Le t’a thote kete Nexhmija apo Edi Rama, le t’a thote kete Moisiu apo Klosi, kete s’e beson kurrkush perveç atyre qe shkruajne parrulla neper muret e Gjirokastres keto dite !

  29. hunter thotë:

    12 October 2008 @ 8:45 pm

    O Taqi, ti bravo qofte, po lodhesh kote. Une kam heq dore me kohe. Fazllic e bene serb (edhe pse i ati boshnjak mysliman dhe e ema serbe), prit kur te nxjerrin edhe ty “armik te popullit”. Jo per gje, por neuroni i vetem qe i leviz nga njeri vesh ne tjetrin vetem “Poshte Berisha” ka mesuar.

  30. Aiglon thotë:

    12 October 2008 @ 8:47 pm

    E thene ndryshe, i takon mediave ta drejtojne popullin shqiptar (i cili per hir te se vertetes eshte akoma tejet i pakultivuar) ne procesin e perpunimit te llogjikave politike kombetare.

    Artian, po, i takon mediave te te japin ty ate lloj informacioni qe te ta vere ty trurin ne pune ne lidhje me “pritshmerite normale” qe duhet te kesh ti dhe ne si qytetare te ketij shteti nga qeveria jone. I takon mediave te na japin informacionin cilesor dhe te na shpjegojne pse Izraeli eshte investitori i pare imobiliar ne Beograd, pse SHBA-te kane me shume FDI (investime direkte) ne Serbi sesa ne Shqiperi etj. etj. Ja per cfare e kam fjalen une. Mediat krijojne standartin e pritshmerise sone. Nuk ka ne Shqiperi asnje hapesire debati publik (psh. konferenca ne universitet te hapura publikut, forume etj) qe te na lejojne te llogjikojme ne nje menyre intelektuale mbi ceshtjet kombetare. Cdo gje, dhe argumentat e ketushem, bazohen ne shumicen e rasteve mbi biseda kafeneshe dhe jo fakte e arsyetime racionale e te paanshme. Une e perseris, e kam hallin te mediat qe nuk bejne FARE gazetari hulumtuese (hiq ketu fiksfare)…

  31. iduruari thotë:

    12 October 2008 @ 8:48 pm

    Taqke, Nje pyetje kam une i dashur : Ti me shume te drejte thua qe “Berisha njihet gjithashtu se erdhi ne pushtet per te luftuar korrupsionin dhe pavaresisht se ky fenomen egziston ne % te larta, sipas nderkombetareve ky fenomen eshte luftuar dhe po luftohet ashper”. Si ka mundesi qe ky shtrengoi duart (ne syte e gjithe botes, ne Pallatin e Brigadave) me njeriun qe na e serviri si simbolin e korrupsionit ne kete toke ???

  32. Liqeni thotë:

    12 October 2008 @ 8:51 pm

    O taqo o rrot karroce c’fare dallimi ka nje serb bosnje me nje serb serbie??
    Nipi i shefit te UDB-s, biznesmen me lidhje shume te dyshimta dhe kriminale ne Bosnje. I arrestuar nga policia.
    Ka shume shqiptare me pashaporta Ingleze ne Londer o taqo por s’jane anglez.
    Mos u dridh si kurva sot. Kujto sot ministren e Intergrimit Evropian qe del ne konference shtypi per te dhene sqarime prej idioteje, kur as edhe nje politikane i opozites nuk ka permend Ridge pervecse qeveritareve.
    Se c’fare dreqin do ministrja e Evropes te jape sqarime per nje takim qe nuk ka qene prezent edhe nuk e ka per detyre sigurine kombetare nje zot e di dhe Saliu.
    Mire o Taqo se edhe Sala apo cuni i Sales te na dale agjent i UDB s’ka gje o plako se mos do na marrim bombat atomike!!!!
    Vetem Sala te na rroje sa malet!
    Enveri me Kinen, Sala me Serbin!!! Lart e me larte sukseset e partise.

  33. Taqi thotë:

    12 October 2008 @ 8:56 pm

    Pas çeshtjes Trebiçka, ku opozita arriti gjithsesi te mashtroje e te dezinformoje nje pjese te konsiderueshme te opinionit publik (sipas metodave te Big Brother - e kam fjalen per librin e George Orwell) - u shpreha se pas ketij “skandali” imagjinar qe sapo u mbyll, do te kishte “skandale” te tjera qe do te shfaqeshin … dhe se te tilla skandale do te bazhdonin deri ne prag te zgjedhjeve : fjala me doli ! As 4-5 dite mbas publikimit te raportit te Ekspertit Ameerian qe vetetoje tezen e zksidentit, opozita per t’i hequr mendjen opinionit publik ne menyre qe te reflektoje mbi ate çeshtje per te cilen u derdh shume boje … i zyri syte njerezve me skandalin tjeter : ky akoma me i madh ! Skandal shteteror, skandal kombetar ! Tradheti madje ! Vjen era tradheti !

    Te gjitha keto te kujtojne medotat e Big Brother (te librit perseri) ku opinioni mbahej gjithnje nen mbikqyrjen e “telé-ékraneve” qe nuk fikeshin dot kurre e qe propagandonin perdite, qe spiunonin perdite, qe shihnin çdo gje perdite e s’te linin nje minute ne paqe per te menduar, per te reflektuar … nga nje grup armiqesor kalohej ne nje çeshtje lufte, ne çeshtje tradhetie, gjyqe politike etj etj

    Ajo qe po e ben Shqiperine te jetoje nje Big Brother seprapthi, eshte se mediat jane bere omniprezente dhe drejtojne tashme opinionin publik nga t’i doje qejfi ! ne kete kontekst, mos pasja e mediave te lira e sidomos te pavarura, i shdderron ato ne vegla shume te demshme per demokracine sepse ato kane dale nga rruga e tyre fillestare (informimi i drejte e i ekuilibruar) por jane shnderruar ne opinion dhenes dhe njerezit mbllaçitin opinionet e te tjereve pa u munduar te krijojne nje opinion te tyrin personal !

    Ky eshte rreziku : 1 sistem mediatik i kontrolluar, eshte si nje diktature potenciale! eshte diktature mendimi ! Kot s’thoshte Napoléon Bonapart-i, se “me mire 4 ushtri perballe, sesa 4 gazeta kunder !”

  34. Liqeni thotë:

    12 October 2008 @ 8:56 pm

    hunter,
    Jo me jo thuaje troc kujt i plasi qe eshte nipi i shefit te UDB-s dhe ka miq shume te ngushte Serbe.
    Thuaje hapur pa ngurim se tradhtin e ka ngrene Sala me buke qe me 97-n. Me troc se kaq s’ka ku vete!!
    Po ne s’na i ben syrri terr!! 50 vjet e edukoi mire Partia e Punes se kot nuk ishte sekretar i Partise.
    Lart e me lart sukseset e Partise.
    Poshte armiqte e brendshem dhe te jashtem.!
    Poshte ambasadori Amerikan!
    Poshte Ina Rama!

  35. ThoughtPolice thotë:

    12 October 2008 @ 8:57 pm

    Enveri ka qene me te gjithe ne fakt. Me jugosllavet (me ndihmen e Miladinit dhe Dushanit u vendos si usheheqes i PKSH-se), me ruset, kinezet etj.

    Babai i Fazllicit eshte musliman i Bosnjes, nuk eshte serb dhe nuk eshte nipi i shefit te UDB-se, shpifje edramiste.

  36. Taqi thotë:

    12 October 2008 @ 8:58 pm

    molekula, me fal gabimet … po shkruaj me nxitim

  37. xhibi thotë:

    12 October 2008 @ 9:00 pm

    Kur merr persiper te kritikosh artikujt e masmedias si jashteqitje, mendoj ke nje obligim qe artikulli jot mos te mbaje ere dekompozim qe pa e mbaruar se lexuari.

    gre_wireless thotë:

    per ca po flitet se harrova :)

    Pikerisht. Nese nuk e permbledh dot thelbin se cfare do te thote nje artikull me nje ose dy fjali, atehere nga ana e formulimit artikulli apo eseja ka deshtuar. Cfare deshe te thoshe ti, sinqerisht, se as une s’e kuptova?

    E mbyll kete artikull te gjate duke kujtuar se Znj. Hoxha deklaroi se e kishte refuzuar kryeministrin Berisha si doktor personal te Enverit pasi rezultonte se “e vjeherra e tij ishte agjente e UDB-se”.

    Ky “argumenti” me te cilin e mbyll eshte kaq absurd dhe qesharak, sa po te mos kisha lexuar pjesen tjeter te artikullit do kujtoja se e ke perdorur si sarkazem thjesht per te bere humor. Se pari, edhe nese e merr ca thote Nexhi si te vertete te pakontestueshme, prap llogjika e nje 7 vjecari ta thote qe ky argument s’qendron ne vetvete. Enveri vrau dhe burgosi dhe shoket e tij te ngushte per dyshime, ose thjesht per trillime kundra tyre se ata ishin agjente te UDB-se. Nese Veri dhe Nexhi e dinin (ose thjesht dyshonin) qe Birisha ishte agjent i UDB-se, pse do ta falnin? Apo qe te behej ai demokrat dhe ata 18 vjet me vone te kishin mundesi ta sulmonin me kete argument? :D
    Se dyti, dhe me kryesorja, duhet te jesh komplet i manget nga trute (ose shume i manget plus shume komunist) qe te marresh si te vertete te pakontestueshme cfare thote Nexhmije Hoxha tani per kohen kur i shoqi ishte diktatori i vendit dhe ajo bashke me te benin ligjin, qofte cfar thote per aletatet e saj apo kundershtaret e saj.

    Por mangesia e artikulli tend, ashtu si e shumices se artikujve te shtypit, mendoj nuk vjen kryesisht nga pamundesia sesa vjen nga anesia, partishmeria, politizimi ne kulm. Ti e tregon kete qe ne fillim pak a shume kur thua

    por une vazhdoj te mos kuptoj pse populli yne rivotoi ne 2005 Sali Berishen

    Tani kush po tregohet kujtese shkurter, masa apo ti? Cila ishte alternativa tjeter pervec Berishes? Nano kuptohet, i cili mbas 2 mandatesh e kishte perdhunuar komplet vendin, saqe dhe tani qe ka plot probleme ne Shqiperi, po ta krahasosh me ate periudhe eshte ku e ku me mire, si nga gjendja aktuale ashtu dhe nga perspektiva per zhvillim. Mbase po ta kishte mare nje i trete pervec Berishes dhe Nanos do ishte akoma me mire, mbase jo, po ja qe vendi keto dy mundesi kishte atehere.
    Megjithate ti nuk do ta kuptosh dot kurre gjithsesi, pasi per ty ka rendesi me shume te jete njeri dhe te mos jete tjetri ne pushtet, pavaresisht se cfare ata bejne dhe nuk bejne per popullin, per kete mase qe ti e akuzon si memorje shkurter.

    Berishezimi nuk eshte baraz me gazetari, as me kritike mediash apo analize politike; esht thjesht berishezim. :)

  38. Liqeni thotë:

    12 October 2008 @ 9:04 pm

    Polic leri xhinglat prej adoleshenti!!
    Pse nuk e pergenjeshtroi Bregu ne konference shtypi qe eshte i nipi??????
    Apo di ndonje gje me shume ti???? Na i thuaj.. ;) ;)
    Apo te presim Salen ne parlament te na i thote?

  39. Artian thotë:

    12 October 2008 @ 9:06 pm

    ajo fraza e cituar,se bashku me sqarimin ,qe ti po i ben ,kuptohet behet me e shpjegueshme ideja jote ,por pa kete spjegim,mbetet e pakuptueshme .

    Po e zgjas pak, fraza “media te drejtoj popullin nuk shkon” ,”te informoje” ,po,eshte me e kuptueshme, :) ,ketu e kisha fjalen .

    Nga shpjegimi juaj lexova :

    Nuk ka ne Shqiperi asnje hapesire debati publik (psh. konferenca ne universitet te hapura publikut, forume etj) qe te na lejojne te llogjikojme ne nje menyre intelektuale mbi ceshtjet kombetare

    Pse nuk ka hapsira ? kush i pengon keto hapsira ? Nuk ka fjale te lire ne Shqiperi ?

    Mendoj se duhet te kete hapsira ,por problemi eshte se njerzit presin nga qelli mos te bien .
    Ja ti ke nje shqetsim ,kerkon te debatosh ,nuk te eshte dhene leja per nje debat te llogjikshem sic thua vete ,te debatosh mbi ceshtjet kombetare ?

  40. iduruari thotë:

    12 October 2008 @ 9:07 pm

    Xhibi, Shume i sakte, komplimenta. Por prap e perseris, Nano i shiti zgjedhjet. Nuk kishte me kellqe t’a mbante pushtetin. Nuk u tregua i pangopur…

  41. molekula thotë:

    12 October 2008 @ 9:07 pm

    Ke ka fut Nano ne burg me se po na habisni? Asnje. Saliu po qe e ka profesion rrahjen e opozites.

    Sa per drita o nuk kemi pasur drita ne kohen e Saliut o kurre. Mbani mend vjet car sketerre 44 ka qene dilja nga shpia qe ne 5 pasdite sa pa rene erresira dhe rruget gumezhonin nga gjeneratoret. Sa shpejt harruat.

  42. Taqi thotë:

    12 October 2008 @ 9:10 pm

    takimi me nanon nuk kishte lidhje me korrupsionin, apo jo ? Nano vertet mund te ishte ai qe ju e cilesuat, por atehere siç erdhen ngajrjet, zgjedhjet u rrezikuan shume nga bllokimi i opozites se Rames paranojake nga çertfikatat - ajo ishte zgjidhja e fundit ne emer te nje interesi me te larte.

    Takimi midis Nanos e Berishes nuk ishte as i pari per ate pune (kujto Moisiun) - por ishte realisht ai qe lejoji zhbllokimin e situates, duke e vene dé facto ne minorance Ramen i cili s’mund te bllokonte me matematikisht ne parlament rishikimin e Kushtetutes …

    Nejse, po te kishte mundesi, edhe une s’do doja qe ata te ishin takuar … por fakti qe ata u takuan publikisht (sepse ka dhe komunikim me ndermjetesa-siç komunikon Sala me Ramen), nuk ishte pa qellim — i duhej dhene mesazhi Rames qe t’i lejpte fund lojes se bllokazhit dhe bojkotit te zgjedhjeve, apo jo ?

  43. J. thotë:

    12 October 2008 @ 9:11 pm

    Që të zgjasim kujtesën afatshkurtër:

    “ …the health service is free of charge for all and has been extended to the remotest villages. In 1960 we had one doctor per every 3,360 inhabitants, in 1978 we had one doctor per every 687 inhabitants, and this despite the rapid growth of the population. The natural increase of the population in our country is 3.5 times higher than the annual average of European countries, whereas mortality in 978 was 37% lower than the average level of mortality in the countries of Europe, and the average life expectancy in our country has risen, from about 38 years in 1938 to 69 years. That is, for each year of the existence of our people’s state power, the average life expectancy has risen by about 11 months. That is what socialism does for man! Is there a loftier humanism than socialist humanism, which, in 35 years, doubles the average life expectancy of the whole population of the country?”

    - Mehmet Shehu, November 28, 1979 speech[27]

  44. Taqi thotë:

    12 October 2008 @ 9:15 pm

    Ke ka fut Nano ne burg me se po na habisni? Asnje. Saliu po qe e ka profesion rrahjen e opozites.

    Sales i doli nami ne ‘96, kurse PS i doli nami ne 2000-2003

    gjate mitingjeve te PD qe organizonte Sali Berisha kur ishte ne opozite, rriheshin barbarisht nga forcat speciale qindra njerez … ka pasur nje periudhe mjaft armiqesore ndaj opozitareve ne vitet 2000-2001 sidomos, kur TV ATN1 (i vetem TV bashke me Shijakun atehere pro opozites) transmetonin pamjet e rrahjeve qe policet i benin njerezve te thjesht, shume vetem se kalonin ne rrugen qe te çonte nga mitingu, apo te sillte prej andej …

    kam pare skena ku rriheshin burra te moshuar nga “gorrillat” e forcave speciale — ishin kohe te keqija

  45. Liqeni thotë:

    12 October 2008 @ 9:16 pm

    polic ti paskan heq komentet?? :D
    nejse, per ate qe shprehe qe Fazlic mbeshtet pavaresine e Kosoves:
    Fazlic shkon në Beograd e më në fund nënshkruan marrëveshjen jo-formale me zëvendës kryeministrin e qeverise së atëhershme Miroljub Labus, me të cilin, mes të tjerash u vendos sesi BG&R do lobonte për Qeverinë serbe kundër pavarësisë së Kosovës.
    Per Taqon qe thote nuk eshte Serb:
    Kur, të premten e kaluar, pjesëtarë të Njësive Speciale të policisë federale arrestuan Naser Oriçin së bashku me komandantin e Srebrenicës janë shoqëruar edhe Damir Fazlliç, Nedim Shahinpashiç dhe Branisllav Cvjetiçanin nga Beogradi, i njohur me nofkën Sviç.

  46. ThoughtPolice thotë:

    12 October 2008 @ 9:19 pm

    O Liqen edhe njehere se censura eshte ne pune: Fazllici babane e ka musliman te Bosnjes, pra boshnjak. Nuk eshte as nipi i shefit te udb-se, kete e konfirmoi vete Fazllici, nese edramistet pretendojne te kunderten, te sjellin fakte.

    Ato qe ke shkruar me siper, nuk jane argumente qe tregojne origjinen e Fazllic.

  47. Taqi thotë:

    12 October 2008 @ 9:21 pm

    nese me citimet e periudhes se komunizmit doni te thoni se “edhe ata benin krahasime dhe dilnin te paret ne bote” - dua t’ju them se ky “krahasim” qe ne fakt eshte teper anakronik, nuk duhet perse t’i perqaset vetem kesaj qeverrijeve, por edhe “shifrava” te qeverive te 97-05 ( me kujtohet premtimi per krijimin e 200.000 vende pune, prsh : aq Shqiptare duhet te kene emigruar atehere, edhe une ika ne 2003 kur ishte Meta - ka qene fund Gushti, dritat priteshin 8 ore rresht !!!)

    Pastaj, shifrat e Enverit nuk kishte Banke Boterore apo Transparency International qe t’i vertetonte apo t’i mbeshteste : ato ishin “prodhim vendi” — kurse shifrat e ketyre bazohen edhe tek fjalet e nderkombetareve : kjo eshte nje diference e madhe

  48. edrus thotë:

    12 October 2008 @ 9:22 pm

    :)

    kete e konfirmoi vete Fazllici

  49. iduruari thotë:

    12 October 2008 @ 9:25 pm

    Taqi shkruan : “gjate mitingjeve te PD qe organizonte Sali Berisha kur ishte ne opozite, rriheshin barbarisht nga forcat speciale qindra njerez … ka pasur nje periudhe mjaft armiqesore ndaj opozitareve ne vitet 2000-2001 sidomos, kur TV ATN1 (i vetem TV bashke me Shijakun atehere pro opozites) transmetonin pamjet e rrahjeve qe policet i benin njerezve te thjesht, shume vetem se kalonin ne rrugen qe te çonte nga mitingu, apo te sillte prej andej …
    kam pare skena ku rriheshin burra te moshuar nga “gorrillat” e forcave speciale — ishin kohe te keqija”.

    Me fal Taqke (ndoshta je me i madh se une, ndoshta jo), por ketu ja ke fut pordhes, ja ke fut totalisht kot.

  50. edrus thotë:

    12 October 2008 @ 9:29 pm

    Kështu edhe hahet ;)

  51. iduruari thotë:

    12 October 2008 @ 9:29 pm

    I nderuari J, Po ne qe nuk jemi anglophone, duhet t’a marrim me mend ate qe shkruan ti.
    Te lutem, futi nje permbledhje te shkurter ne shqip.

  52. J. thotë:

    12 October 2008 @ 9:33 pm

    Jo Taqo nuk dua të them këtë. Ajo që dua të them është se sot pas plot 30 VJETËSH, nuk janë arritur ato standarte të arritura atëherë.
    Dmth nëse huazoj arsyetimin e Qafos në një temë tjetër - për 30 vjet ka ngel ora në vend.
    Përderisa për 30 vjet ka ngel ora në vend merrni e fshini menderen me këto shifra që sillni.

    Pastaj, shifrat e Enverit nuk kishte Banke Boterore apo Transparency International qe t’i vertetonte apo t’i mbeshteste : ato ishin “prodhim vendi” — kurse shifrat e ketyre bazohen edhe tek fjalet e nderkombetareve : kjo eshte nje diference e madhe

    O Tuhaf! Po pse mër për të vërtetuar shifrat duhet TI? Ju keni pjrdh për kokë time! Ikni mer legena merrem me ju, u 10fsha mixhën.

  53. Aiglon thotë:

    12 October 2008 @ 9:35 pm

    Artian, nuk jam i sigurt se me eshte dhene mundesia. Xhibi thote

    Se dyti, dhe me kryesorja, duhet te jesh komplet i manget nga trute (ose shume i manget plus shume komunist)

    Si thua, debatohet keshtu? Me vjen keq por ka njerez ketu qe nuk vine te mesojne dicka te re ose me mire akoma, te na mesojne dicka te re por kapen tek pse nje term perdoret keshtu e jo ashtu, pse Nexhmija tha ashtu apo ashtu. Ketu gjykohet dhe niveli i pergjthshem i nje debati. Sa te afte jemi ne te pranojme kritikat (une te miat i pranoj sic e sheh me siper) e te vecojme cka eshte me e rendesishmja nga ajo cka cdonjeri prej nesh shkruan. Duke qene se jemi ne demokraci, eshte normale qe mos te jemi dakort me gjithcka c`ka une, ose tjetri, mund te shkruaj ne nje artikull ose koment. Ti ke te drejte, Peshku shume here ka patur nje rol te jashtezakonshem ne ushqimin e nje debati konstruktiv. Une personalisht, sic e kupton, nuk jetoj ne shqiperi dhe Peshku eshte burimi im i informacionit nr.1. Por do te ishte mbase me mire sikur te rishihej kjo puna e moderimit te komenteve 1.qe Penari te lehtesohej, 2. qe njerezit te mendohen me shume para se shkruajne.

  54. kallash thotë:

    12 October 2008 @ 9:39 pm

    O Polic po fakti eshte mrena bre. Nuk duket se i eshte fut thelle Sules.

  55. J. thotë:

    12 October 2008 @ 9:45 pm

    Edo të ta them një llaf edhe unë kshu si profeci: Nëse do ketë klasë politike, apo brez shqiptarësh që do urrehen, mallkohen, përbuzen, shpërfillen, neglizhohen - do jenë Taqot, Hunterat dhe policat.
    Asnjë tjetër nuk do ketë fatin të hidhet më poshtë se këta në ferrin dantesk të historisë. Këta e prishën e shkatërruan çka gjetën e po flasin për arritje. Për të dalë te - komunist nuk të bën kush përveç hallit.
    Nuk ke ça bën me kta që “shesin” arritje, nuk ua mbyll dot gojën ndryshe. Se “demokracia” - ta çan gojën - dmth të jep lirinë për të shit profka.

  56. lahuta e malsise thotë:

    12 October 2008 @ 10:08 pm

    Ore shqiptare(sado qofshi te tille),qe Berishen ne nuk e meritojme kjo nuk do mend.Po cfare dreqin te bejme?nga te ja mbajme?ku te perplasemi?a e shef ke ka edi rama pas?cfare ofron ai?ku ka ideal ne keto qenie?ku ti kemi shpresat te eduart shalsi? te mjeret ne ne cfare humnere kemi Ra.

  57. xhibi thotë:

    12 October 2008 @ 10:08 pm

    Aiglon thote:
    Si thua, debatohet keshtu?

    Nese kujtove se une kisha per qellim te te ofendoj ty personalisht dhe te quajta ty te manget nga trute, atehere me fal; ky nuk ishte aspak qellimi.

    Mendova se ishte e qarte qe qe ajo cka thashe i drejtohej argumentit qe perdore ti jo ty personalisht, e cila ishte tek pjesa tjeter e fjalise qe e le jashte citatit. Mund te jesh me i mencuri i botes dhe te perdoresh nje argument te manget dhe fallco, per nje qellim apo nje tjeter. Politikanet p.sh. e bejne kete gjithmone.

    Per mendimin tim, i tille ishte ai argumenti qe perdore ti dhe ndaj u shpreha ashtu, bile po ta elaborosh me gjate cfare nenkupton ai argument ne kontekstin e artikullit tend, eshte akoma me absurd dhe qesharak si argument; “Nexhmije Hoxha tha qe Berisha ne kohen e komunizmit ka qene agjent i UDB-se, dhe duke e mare si te vertete kete thenie te saj ne duhet te mos ta kishim votuar Berishen ne pushtet (dhe wink wink; mos ta votojme me, se kshu tha Nexhmia :D ), dhe nuk duhet te vleresojme kryeministrat nga cfare bejne ata per vendin dhe popullin, po nga cfare thote Nexhmija dhe ish-byroistat e tjere per ta.” Se ky ishte argumenti jot fillestar; “sa budalla dhe kujtese shkurter ishte populli Shqiptar qe votoi per Salen”.

    Qe ta nisesh artikullin me nje premise kaq kategorike, qe Sala nuk duhej votuar dhe nuk duhet votuar me kurre ne pushtet, i bie te kesh argumenta te forta per kete, dhe padyshim ta bazosh analizen ne kontekstin e realitetit shqiptar dhe te arritjeve dhe mangesive te tij ne krahasim me ato te administratave paraprake. Nuk mund te ndertosh keshtjella kashte ne ajer me citate te Nexhmije Hoxhes.

    Pra ishe ti ai qe zgjodhe te elaborosh ceshtjen ne kete premise dhe qe bere kete argument per ta mbeshtetur.

    Nese nuk ishte kjo cka deshe te thoje dhe arrije (qe Sala nuk duhej te ishte votuar ne pushtet, dhe nuk duhet te votuar me ne te ardhmen), a mundet te na thuash me nje fjali ose dy, cfare deshe te thoshe me kete artikull, cili ishte thelbi, cka deshe te percillje?

  58. Aiglon thotë:

    12 October 2008 @ 10:26 pm

    Xhibi, shume mire, faleminderit per mirekuptimin tend. Tani ti thua :

    Qe ta nisesh artikullin me nje premise kaq kategorike, qe Sala nuk duhej votuar dhe nuk duhet votuar me kurre ne pushtet, i bie te kesh argumenta te forta per kete,

    Ja pse ju referova artikullit te Mentor Kikise dhe Mustafa Nanos me gjithe shembujt qe ata thone… pra, une nuk them se tha Nexhmia tha keshtu apo ashtu (ky ishte gabimi im, nje mbyllje ngacmuese dhe ne aktualitet por devijuese). Une them nuk duhej votur per te per shkak te gjithe arsyeve qe numerohen ne artikujt e permendur, duke filluar qe nga nafta dhene Serbeve e deri tek kjo ceshtja e Fazllic aktualisht. Pa permendur ato historite e UCK-se e Rambouillese. Ja se c`thashe. Dhe ne 2005, mediat tona (Muc Nano e ka bere kete shume ne ate kohe) duhet te na i kujtonin keto gjera. Shpresoj qe do te na i rikujtojne ne 2009.
    Persa i perket kritikave te F.Nanos, une, i pranoj keto kritika, prandaj them me mire Meta kryeminister peshngrites (Nano ishte per te ikur pa nje pa dy, ketu jemi te dy dakort) se Berisha. Ndryshimi jone eshte se une zgjedh te keqen me te vogel, e ne 2005, ishte LSIja, pastaj PSja, e pastaj PDja (nga e keqja me e vogel ne me te madhen).

  59. Artian thotë:

    12 October 2008 @ 10:27 pm

    Interesante eshte letra e Geri Kokalarit drejtuar Tom Ridge,ish sekretarit te GB per sigurine kombetare.Lexoeni .

    -http://www.albca.com/aclis/?sid=TanMarket.com+%26+TanPortal

  60. XYZ thotë:

    12 October 2008 @ 10:41 pm

    Vetem tani i hodha nje sy tekstit te Aiglon. U shushata perseri ! Aiglon, vertete me mendte e Mustafa Nanos shkon ti ? Mos keshtu, mon ami, un peu de respect pour les penseurs français.

    Ke nje ide andej nga fundi qe me beri pershtypje : ke thene qe shtypi shqiptar ka per detyre te edukoje popullin me procese kombetare et je ne sais pas quoi d’autre. U ftoha keq. Aiglon, degjoma nje fjale : shtypi shqiptar eshte me antikombetari ne ate pjese te Europes juglindore. Mos e ngaterro popullin me te. Populli eshte ku e ku me i zgjuar se trangujt qe shkruajne neper gazeta.

    Di gje ç’u be ne 97 ? Di gje qe shtypi shqiptar i asaj kohe ka qene aktori me qelbanik. Nejse. Bonne nuit.

  61. gre_wireless thotë:

    12 October 2008 @ 10:43 pm

    xhibo,

    ajo shakaja me siper i referohej debatit qe po zhvillohej per termin “kujtese afatshkurter” :) Artikullin nuk e kam lexuar….

    nga diskutimi i Aiglon dhe Xhibit mendoj se duhet te arrijme ne konkluzionin qe:

    1) nese thote Nexhi qe mos votoni per Salen nuk duhet marre per baze.

    per analogji

    2) edhe nese thote Sala votoni per mua nuk duhet marre per baze

    dhe gjithashtu

    3) nese thone persona ne ekstremet politike (me bindje apo me detyra) si psh Polici, Taqi, hunter, etj mos i merrni per baze

    ne fund

    4) jemi akoma ne kerkim te argumentit….

  62. xhibi thotë:

    12 October 2008 @ 10:56 pm

    Une them nuk duhej votur per te per shkak te gjithe arsyeve qe numerohen ne artikujt e permendur, duke filluar qe nga nafta dhene Serbeve e deri tek kjo ceshtja e Fazllic aktualisht.

    Dhe keto jane simbas teje ato argumentat e pakundershtueshme per nje premise kaq kategorike? :D Me argumenta te tilla Sala do jete ne pushtet sa te jete gjalle. Ai, mire apo keq, ka bere permiresime signifikante gjate mandatit te tij te fundit per vendin, ashtu si dhe ka pasur mungesa gjithashtu. Nese opozita don te fitoje zgjedhjet duhet ti tregoje popullit me platforma te qarta dhe konkrete se cfare dhe si do bejne ata ne 4 vitetet e ardhshme me mire se cfare ka bere Berisha gjate ketyre 4 viteve te shkuara (ne kohen e votimeve) per vendin dhe popullin.

    “Argumente”te tilla nuk i japin popullit as uje, as buke, as drita, as punesim, as me pak korrupsion. Deshtimi i mediave tona eshte qe ato nuk i japin mundesine popullit qe vertet te zgjedhe mbi cka do ndikoje jeten e popullit. Nese do punesosh nje menaxher biznesi fjala vjen, gjeja e pare qe do vleresosh tek ai eshte rezymeja e tij ne kete fushe dhe vizioni i tij per kompanine tende, dhe jo argumenta absurde te tipit “ka pasur mardhenie pune ky me firma greke apo serbe”, sic jane keto argumetnat te tipit “e dini juve qe Berisha nen regjimin e Sales ka mardhenie tregetare me Serbine?”.

    Ne mungese te ketij konkurrimi mbi keto premisa dhe mbi platforma konkrete, do behet lufte shashkash tymi dhe do votohet ne baze te kush ia futi kujt me shume politikisht me sulmet kundra njeri-tjetrit.

  63. J. thotë:

    12 October 2008 @ 11:00 pm

    Për hyrje, siç kam thënë më lart.
    Aman mer çdo gjë të bëhet, edhe serbit t’i puthet mytha VETËM MIXHA TË MOS PREKET.
    Me një fjalë mund të flitet për shtypin, për sintaksën, gramatikën, për padrejtësinë ndaj gegnishtes, deri dhe për mbarështimin e gjedhit në kooperativa. Po vetëm mixha të mos preket!! Vetëm ai t’i qëndrojë larg debatit.
    thotë XYZ:

    Di gje ç’u be ne 97 ? Di gje qe shtypi shqiptar i asaj kohe ka qene aktori me qelbanik. Nejse. Bonne nuit.

    Kush ka qënë qelbanik? Ai shtyp që mbante erë të djegur? Se ai që kishte pushtetin atëherë i vuri flakën??
    Pas shtypit i vuri flakën dhe gjithë Shqipërisë më pas.
    Ju të nxirrni shpirtin me zor, për kokë time.

    Kallash, mbi këta muskëtjerët duhet shtënë ca sido që të jetë. Ndryshket gryka e pushkës pastaj…

  64. Aiglon thotë:

    12 October 2008 @ 11:07 pm

    GW, ok, nese Muc Nano e Mentor Kikia nuk ju duken te pershtatshem, ja nje burim tjeter, ish ambasadori shqiptar ne OKB. Ja pse them se ne jemi kujtese “afatshkurter”, i harrojme shpejt gjerat. A pati ndonje hetim per kete punen e kontrabandes? :

    Pëllumb Kulla: Kështu mashtrohej OKB-ja, për thyerjen e embargos…
    Adrian Thano
    10-12-2006

    INTERVISTË EKSKLUZIVE / Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, rrëfen komunikimet me ish-presidentin Berisha, dhe shqetësimin e OKB-së për atë që po ndodhte.

    Intervistoi Adrian Thano

    Ndodhi pak ditë më parë… Dhe është pa dyshim, një nga ato kuicet e padëgjuara që me shumë gjasa bëjnë vaki vetëm në Tiranën politike të 2006-ës… Ish-Presidenti e lëshoi çuditërisht pa droje… Në përgjigje të pyetjes mbi një libër kujtimesh të ish-homologut malazez…
    U pyet mbi ato kujtime dhe ja ku u bë… Një buzëqeshje përzier me ca topa fjalësh të ngecura s’diku në gojë; më pas një “ju garantoj” pothuajse dridhëruese, (me ashk,- do ta quante Pëllumb Kulla); pastaj prapë një buzëqeshje,- le të themi, disi më e gjerë,- pas kësaj dy gojë-mbajtje rresht, ndonjë metaforë me vapora që ta bën veshin copë, pastaj, një tjetër megabuzëqeshje bujare (e shtata në rradhë), pastaj hiç-buzëqeshje (prite Zot ç’do thotë!), por ja ku kemi papandehur fytyrën më solemne mbi rruzull… (të gjitha këto brenda 50 sekondash)…dhe më në fund, mbarimi (në të gjitha kuptimet) i asaj që u nis për të qenë ndoshta një…fjali.

    E thënë shkurt, ajo që mund të kuptohej, ishte ajo që mund ta lexosh ende tutje-tëhu nëpër Google: Kryeministri i Shqipërisë së vogël, pohoi se vendi që ai drejtonte “me dorë të hekurt” e paska thyer embargon e OKB ndaj ish-Jugosllavisë. Pasoi ndonjë politikan i opozitës, (edhe ky shumë i bindur që gjëma është gjëmë). Pas tre ditësh, heshtje…
    Por, ka një shqiptar që mund t’na thotë diçka më shumë se këto triditëshat e zakonshëm të mejhanes, si me thënë, politike të Tiranës. Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB në kohën e thyerjes së embargos, është personi i duhur për të mësuar më shumë se ç’mund të mbetet në kokë nga gojëqeshje-gojëmbajtjet, apo opozicionet që fiken më shpejt se dritat dje në Kukës… Për fat të mirë, ky ish-ambasador nuk është një ish-zyrtar dokudo…

    Pëllumb Kulla, (aktualisht jeton në SHBA) i është përgjigjur disa pyetjeve të “Shekullit” mbi kohën e thyerjes së embargos, mbi komunikimin e tij në atë kohë me Berishën, çfarë i ka thënë ky i fundit në përgjigje të përcjelljes së shqetësimit të zyrtarëve të OKB-së, si i trajtonte kjo organizatë informacionet që vinin nga kufiri shqiptar etj.
    Kulla, është, sidoqoftë, si shumica prej nesh, i skandalizuar. Por jo vetëm kaq. Ish-ambasadori VIP ndihet i përdorur. Ka vepruar në kushte besimi të plotë dhe është mashtruar. As më pak, as më shumë: është mashtruar nga ish-Presidenti i tij!

    Dhe pikërisht këtu, kemi rast që veç informacionit ekskluziv, të fiksojmë një dëshmi për një nga tiparet më të spikatura komuniste të politikës, si me thënë post-komuniste: atë që Kulla, me shumë të drejtë, e quan “pabesi”…
    (A.Thano)

    Z. Kulla, disa ditë më parë Kryeministri shqiptar, u pyet lidhur me disa kujtime të botuara nga ish-presidenti malazez, Momir Bulatoviç. Z.Bulatoviç theksonte në këto kujtime, se ka egzistuar një marrëveshje mes tij dhe ish-presidentit shqiptar, Berisha, për të furnizuar me karburant ish-Jugosllavinë, në kushtet kur OKB kishte shpallur ndaj Beogradit, një situatë embargoje. Duke dëgjuar deklaratën e z.Berisha mbi këtë marrëveshje, kuptohet se Shqipëria e ka thyer këtë embargo, me sa duket, nën patronatin e instancës më të lartë shtetërore të kohës.

    Si ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, a jeni ju në dijeni, nëse OKB ka patur në atë periudhë sinjalizime dhe shqetësime, lidhur me këtë situatë? Nëse po, a mund të na i thoni ato?

    - Po ka patur, bile, mjaft. Në Këshillin e Sigurimit, strukturat monitoruese raportonin mbi shkeljet e sanksioneve që i ishin vendosur Federatës Jugosllave, të mbetur tanimë si një bashkim i veç dy republikave, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Shumë njerëz, në Misionet e Bashkimit Europian (BE) dhe të Organizatës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit për Evropën (OSBE) vigjëlonin rreth e qark kufijve të Jugosllavisë, që brenda në të, të mos hynte asnjë pikë karburanti. Përpara se kamionët dhe traktorët, karburanti mbushte serbatorët e tankeve, autoblindave dhe avionëve të Millosheviçit, që mbillnin vdekje në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Depërtimet nga kufiri i Shqipërisë, ishin shpesh temë e ditës.

    A keni patur ju kontakte specifike lidhur me këtë temë dhe me kë?

    Natyrisht! Misioni Shqiptar pranë OKB-së, ishte nga të parët organizma diplomatikë që priste qortimet. Ne ia përcillnim kryeqytetit tonë. Në mënyrë të veçantë e mjaft serioze, Këshillit të Sigurimit iu raportua në qershor 1995, kur nga Brukseli erdhi vetë Koordinatori i BE/OSBE-së, Ambasadori Antonio Napolitano. Në një seancë të posaçme u paraqitën dëshmi me foto në përmasa të mëdha, që nuk të linin asnjë shteg dyshimi, nëse qenë apo jo të shkrepura në kufirin shqiptaro-malazez. Aty shfaqeshin rradhë autobotësh. Fotot ishin marrë nga ajri dhe nga toka. E vërteta ish’ se rreth autobotëve nuk shihje asnjë polic apo njeri, që të të kujtonte shtetin. Mund të mbroheshim edhe ngaqë botet nuk e kishin në ballë destinacionin. Ama, kish plot transportime me hajvanë, fuçira të vendosura në barka të remuara nga fshatarë që përshkonin liqenin e Shkodrës dhe Bunën. Ishte një dëshmi e rëndë.

    Kishte Shqipëria, zyrtarisht, ndonjë version shfajësues për situatën?

    Versioni ynë shfajësues ishte ai, që ne kishim përsëritur edhe herë të tjera.

    Cili, nëse mund të thuhet…

    Ai pra, që “shteti ynë e pranon pafuqinë e tij për ta luftuar siç duhet kontrabandën që gjen hapësirë, pasi spekullantët e pasuruar për ta zhvilluar më tej pasurimin e tyre të pandershëm, motorizoheshin më mirë se shteti i brishtë paskomunist”. E bënim thirrje që Komuniteti Ndërkombëtar të na ndihmomte më tej, me mjete e specialistë, që t’i thoshim “stop” kësaj të keqeje. Ishte një formulë që e pat shqiptuar Presidenti e ministri dhe ne nuk na mbetej, veç të shkonim në gjurmët e tyre.

    Ju vetë, e besonit se kjo ishte e vërteta?

    - E besonim! Ne atëhere besuam shumë gjëra! Ne ishim të shkëputur nga terreni konkret dhe si të gjitha direktivat, do ta përmbushnim patjetër dhe këtë. Sado e pabesueshme, ne e thoshim me zemër të pastër këtë shfajësim. Lufta në Bosnjë shënonte kapituj ngjethës njëri pas tjetrit, që godisnin sytë e botës dhe të salloneve të OKB-së. Represionet në Kosovë, vrasjet e arrestimet në atë kohë, nga ana e palës sërbe ishin ende më të pakta, por gjithashtu tronditëse për diplomatët shqiptarë. Këta fakte e bënin më prekës sinqeritetin, për të mos thënë, distancën nga e vërteta lakuriqe me të cilën na mbante Tirana. Këtë ma vuri në dukje edhe Ambasadori Napolitano, me të cilin pata një takim të posaçëm. Ai kish rekomandim nga ambasadori tjetër italian, ai pranë OKB-së, Paolo Fulci, i cili ishte mjaft i afërt me mua. Napolitano, më foli më hapur sesa foli në takimet e tjera që pat në Nju York. Ai u bind se unë shfajësimin e kisha të sinqertë dhe miqësisht shprehu dëshirën, ndoshta të parealizueshme, që të më takonte, atëhere kur unë do të kisha një ide e një siguri tjetër mbi të vërtetën.

    E kishte fjalën për këto ditë ndoshta, për konferencën dhe pohimet e Berishës të javës që shkoi…!

    Nuk e besoj. Askujt nuk ia kishte marrë mendja, se z. Berisha do ta bënte atë pohim.

    A e sinjalizuat në atë kohë, zotin Berisha, për këto shqetësime që ju ishin transmetuar dhe nëse po, cila ishte përgjigja e tij?

    Pa asnjë dyshim që e bëra. Atë ditë dërgova raportin me shkrim dhe pas ca javësh në Tiranë, ia tregova më në hollësi efektin e dëshmive mbi shkeljet e sanksioneve, pra: thyerjes së embargos, siç përdoret këtu më thjeshtë. Më hollësisht, i rrëfeva dhe për bisedën me koordinatorin Napolitano.

    Cili ishte komenti i Presidentit?

    Ai, në një gjëndje emocionale të përngritur, më porositi që zotërinjve rreth e qark Këshillit të Sigurimit, t’u thosha se ne i kishim dhënë fund asaj epoke, kur qëllohej me armë kundër fshatarëve që kapërcenin matanë kufirit. Dhe nuk do të qëllonim më, daç të ishin ata të ngarkuar, daç të ishin pa ngarkesë! “E dimë,- tha Presidenti,- që shkelet kufiri, që përcillet andej dhe naftë e ushqime. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që ta frenojmë këtë evazion”. I mbaj mend tekstualisht fjalët e tij, pasi unë në atë kohë besoja kryekëput në ato që thoshte ai. E sidomos, sepse i thoshte me ashk.

    E diel 10 dhjetor 2006 | Viti X, Nr. 278 (3092) Shekulli

  65. burimi thotë:

    12 October 2008 @ 11:29 pm

    lexova aty se media duhet te edukoje njerezit. por cila media duhet te edukoje kete popull , media e rames qe genjeu per oren e bushit, apo per trebicken qe tha e kane vrare , apo per fazllic qe thote e kane burgosur kur ai eshte shoqeruar. diqka nuk kuptoi se qfare eshte kjo liri ku media genjen diten per diell e nuk merret asnje mase. as ketu ne amerike qe eshte vendi i lirise genjeshtra nuk lejohet dhe ka sanksione te forta ndaj gazetave dhe ndaj gazetareve

  66. Genty thotë:

    12 October 2008 @ 11:31 pm

    Ku ku ku per ne! Cfare media ne 1997, po ateher vec DW kemi degjuar, edhe kete luks e paskemi pas teper eee?!!!

    Mire keta gramafonat, por kur edhe disa qe e mbajn veten per jopartiak e lidhin cdo gje me politiken. Po pse more njerez Shqiperin vec permes PD dhe PS e shihni ju?? Edhe kur i ben mutin Serbi dhe Greku duhet ta mbullim gojen vec partia te na rroje??!!

    Vec ne komunizem etiketohesh armik po te kritikosh qeverine. Tani paskesh dale koncepti ri, kush shan qeverin i ben nder opozites. Po cfare te thuash me per kete fare lloj opozite, hiqjani fare te drejten e fjales e biem rehat.

    Duhet pare dhe ana pozitive. Shyqyr qe nuk ishin socialistet tani ne pushtet se atje do ishte bere nami tani. Gjithe institucionet do ishin ne flake dhe Berisha tek Sheshi duke i marr te gjithe me liber shtepie.

  67. ali aliu thotë:

    12 October 2008 @ 11:45 pm

    me duket se artikullshkruesi nuk paska jetuar ate kohe me ato police qe ishin nga koha e enverit qfare fuqie kishte qeveria te ndalte kontrabanden. dhe ta dish ti gazetaruc kontrabanden nuk e bejshin njerezit per politike por per para . boll shkruajtet sot sikur berisha ka shitur shqiperine apo kosoven se ketu eshte shqiperia dhe kosova dhe me berishen po bashkohet edhe me autostrade , kurse socialistet mblodhen taksen e majkos se edhe mbiemrin e ka serb se majko ne serbisht domethene nene dhe e vodhen per te mos e bere ate rruge se dihet boterisht se socialistet dolen nga kongresi i 10 i ppsh dhe thane nuk e mohojme baben per enveri dhe nuk e kane mohuar edhe sot

  68. iduruari thotë:

    12 October 2008 @ 11:51 pm

    Ali aliu, Po me Majkon çke ? Ai beri shume per Kosoven apo jo ? Apo mosmirenjohes si gjithmone ?

  69. bledi thotë:

    13 October 2008 @ 12:07 am

    1- Berisha habiti te gjithe ne Durres kur tha dhe ai kishte folur ne telefon me Miloshevicin. PO PSE….Miloshevici u arestua e u cua ne Hage per tu hetuar. Siduket Berisha kishte frike mos nxirte dhe emrin e tije dhe i beri paraprite. Kur kishte vite qe shante Nanon qe u takua me te.

    2- Ne fillim te viteve 90te, plasi lufta ne Jugosllavi. E per cudi shume ngjarje ne shqiperi, qe nga hapia e ambasadave rastistin me ngjarie ne kosove ?!
    Berisha mori pushtetint, i dha dermen ushtrise, e ekonomise e shqiperia qe e PA AFTE TE NDIKONTE NE NDIHME TE VELLEZERVE SHQIPTAR NE JUGOSLLAVI.

    Serbia ne fillim te 90tes luftonte ne disa fronte, dhe nje fron i ri ne kosove qe i paperballushem per te.

    Rofte Berisha ?!

    Shqiptaret kishin shancin ne vitet 90te, qe me forcat e tyre gjithe shqiptaret e ishjugosllavise te bashkoheshin ne nje shtet.

    Po sherret e rremujat politike hoqen vemendien nga kjo, dhe e ben shtetin tone te pa afte per te perballuar sfidat e kohes.

    Rofte Berisha ?!

  70. lopata thotë:

    13 October 2008 @ 1:41 am

    Artikull qesharak. Nuk behet politike serioze me Berisha e ka vjerrhen te UDB dhe Nanoja e ka te Greqise. Nuk behet duke sjelle deshmine e Nexhmije
    Hoxhes dhe Enver Hoxhes qe vraven e torturuan me shume shqiptar nga cdo force e huaj ne 100 vjetet e fundit. Dhe nuk behet politike serioze kur akuzon Fazllic per cdo gje nga sherbimi sekret Serb, tek gerdeci, te rruga Durres-Prishtine tek lobimi i Serbise ne OKB.

  71. toko thotë:

    13 October 2008 @ 2:58 am

    “Rastesia” mbreti i fatit dhe mbreteresha e fatkeqesise
    Ne nje shoqeri si kjo e jona ku “rastesise” i vishen tere atributet e fatit ( rastesia eshte mbreti i fatit per disa dhe mbreteresha e fatkeqesise per te disa te tjere) nga cunaket e politikes pritet te ndertohet nje demokraci liberale, me te ndarje ideale pushtetesh, me te drejta te njeriut te pa para ne histori vec ne librat e teoricjenve anarkiste qe ata mbajne neper xhepa si citatet e Maos.
    “Rastesisht” u vrane ne vitete 90-92 qindra te rinj ne kufij kur ligji e ndalonte kete vrasje, dhe kur grupi konservativ i Nexhmijes e kundershtoj kete ligj
    “Rastesisht” ne krye te levizjes per demokraci u vu Sali Berisha, nje sekretar partie dhe aspak i ingranuar me kete levizje deri sa ajo mori forme.
    “Rastesisht” te denuarit per vjedhje e vrasje ne regjimin e kaluar u bene te perndjekur politke, kur postet ne qeveri ndaheshin ne baze te tesres se burgut politik
    “Rastesisht” Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia u denuan thjesht per kafete, kur per to kerkohej denimi per vrasje
    “Rastesisht” Neritan Ceka kerkon largimin nga Partia e tij tek Presidenti i zgjedhur nga partia tjeter, kur Sali Barisha po konsolidonte pushtetit e tij autokratik/fisnor/krahinor ne PD
    “Rastesisht” u vune ne krye te qeverise se re demokratike njerez me te kaluar te dyshimte kur filluan te ndahen pronat e shtetit komunist
    “Rastesisht” u prishen urat, rruget, ekonomia bujqesia, arsimi shendetesia e sistemit te kaluar, kur Shqiperia kishte me shume nevoje se kurre per to si popul dhe si komb
    “Rastesisht” shqiptaret mesuan si te krijojne firma piramidale, kur mardheniet me perendimit u ftohen dhe me lindjen e mesme u ngrohen tej mase
    “Rastesisht” shqiptaret ju sulen depove te armeve kur ne Kosove po fillonte gjema e viteve 99
    “Rastesisht” vritet deputeti dhe nismetari i levizjes demokratike Azem Hajdari, kur PD-ja u gjend midis UCKse dhe UDBse
    “Rstesisht”shqiptaret behen transportuesit te lincensuar nga krimi per mallrat e jashteligjeshme, kur mbaroj ndajra e kapitaleve shtetore komuniste.
    “Rastesisht” brenda 3 vjeteve politikanet nga Shqiperia e varfer postkomuniste, ku te tere ishin njesoj pa asnje trashigimi pasurie, behen njerezit me te pasur ne Ballkan.
    “Rastesisht” Mafia shqiptare behet e njohur ne bote dhe konkuron suskseshem me Majfian e vjeter Italjane apo dhe ate te re Ruse.
    “Rastesisht” kunati i kryeministrit punon ne projektin “Manhatan” ne Gerdec, ku eskperimentet e zberthimit te predhave behen ne zonen e populluar ne periferi te Kryeqytetit dhe fitimi ne kete projekt ishte disa miljona $
    “Rastesisht” fabrika e municjonit hidhet ne ere kur mbi te ishin duke u zhvilluar hetime nga vende te tjera
    “Rastesisht” vdesh deshmitari kryesor i ketij hetimi kur ky akuzonte djalin e kryeministrit per tregeti armesh
    “Rastesisht” ne Tirane vjen Fazlic kur opozita kishte firmosur paqen me poziten me kusht me lere te mbush xhepat e mia te te le te mbushes xhepat e tua
    “Rastesisht” Fazlic i shpeton policise dhe prokurorise kur kerkohet nga me shume se nje gjysem dyzine shtetesh ne bote
    Dhe “rastesite” jane pa fund nga uji e dritat tek buka e ajri i paster, nga parqet e halet publike tek pallatet shumngjyreshe pa boje te Tiranes
    Dhe me thoni pastaj se “rastesia” nuk eshte mbreti i fatit te krimit shqiptar dhe mbreteresha e fatkeqesise se shqiptareve? Dhe me thoni pastaj se me kete “fat te keq” qe kemi ne shqiptaret, nese na vjen per shtat nje demokraci liberale me nje shtet anarkik?

    Arkivuar nën: Pa kategori 10 Tetor 2008
    ——————————————————————————–

  72. gjergji thotë:

    13 October 2008 @ 5:02 am

    Lexova nje citat qe shkruante: “Historia na meson qe s’mesojm asgje nga historia!”

  73. molekula thotë:

    13 October 2008 @ 6:00 am

    O taqo po ca lesh qindra te arrestuarish thua ti me po mitingjet e opozites se Saliut tend mezi kishin 100 bathorsa qe merrnin nga 5 mije lek per miting.

    Apo e ke fjalen per ate mitingun kur i rane deres se kryeministrise me arkivolin e azemit si neper ato filmat me Herkula? E kke fjalen kur zhulcat e Sales u turren me dhune ne kryeministri dhe i moren monitoret e kompjuterave per ekrane televizori? Vetem mavrite e mbrojne Sali tocin.

  74. zarathustra thotë:

    13 October 2008 @ 7:48 am

    Ne ‘97 ndersa ata te PD-se me pallto te gjata e te zeza nuk na linin te hynim ne fakultet, ata te PS-se na ofronin leke qe te ngriheshinn ne greva. Nje shoku im i pranoi keto lek (15 mije lek te vjetra si paradhenie) dhe u vu ne krye te “tubimeve” ne qender te qytet studentit, e rrahen paq, madje ne kurriz kishte dhe nje gjurme cizmeje nr. 47, kur u zgjua i pata shkruar nje poezi ne koke te krevatit:
    TOSIN E TERBUAR E VRANE,
    DOEMOS I TERBUARI TE HAN,
    NDERSA SYT E TYRE NDRISNIN
    NGA SADIZMI.
    PLAGEVE TE TOSIT
    RRIDHTE HUMANIZMI.

  75. Taqi thotë:

    13 October 2008 @ 10:36 am

    Jo Taqo nuk dua të them këtë. Ajo që dua të them është se sot pas plot 30 VJETËSH, nuk janë arritur ato standarte të arritura atëherë

    Atehere qenka ndryshe puna o J. (jul ?)

    Ti beke pjese tek ajo kategori njerezish qe mendojne se demokracia nuk i ka sjelle asnje gje te mire Shqiptareve dhe se ne kohen e monizmit ishte me mire; me pak fjale kete do te thuash, apo jo, kur shprehesh se pas 20 vjet tranzicion s’paskemi arritur “standartet” e 1979 ?!

    Edhe ti pra mendoka pak e shume si Edi Rama, i cili ne nje menyre apo ne nje tjeter shprehet se tranzicioni deri tani s’ka sjelle asnje gje te mire per ne; (kur te vije ai ne pushtet, domosdo qe tranzicioni do marre fund dhe se te mirat do bien si shi nga qielli)

    Edh Hysni Milloshi, Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha keshtu mendojne : “Ende nuk kemi arritur standartet e Enverit, e jo me te kemi bere hapa perpara”

    Qofshi ju qe jeni ! Une e rrespektoje menimin tuaj, edhe pse s’jam aspak dakort, por s’do rri ketu te debatoje per kete çeshtje.

    DHe nje gje tjeter, kujdes me ato te sharat - demokracia te pakten prezupozon qe te rrespektojme mendimin e te tjereve dhe jo t’ja mbyllim gojen dhunshem (ketu futen dhe te sharat)

  76. Taqi thotë:

    13 October 2008 @ 10:43 am

    Zarathustra,

    do t’ju tregoj nje histori te vertete ne lidhje me ngjarjet e 1997, por qe duket se eshte sa qesharake dhe aq domethenese ?

    Ndaç besojeni, ndaç mos e besoni !

    Nje i aferm i imi, (i cili kishte humbur leke ne firmat piramidale - por qe nuk doli rrugeve te protestonte) njihte nje nga djemte e lagjes se vet; ky ishte çun lagjeje, por mbahej pak per “zgjuarsine” e tij …

    Ne ngjarjet e 1997 ky personi, rreth 24 vjeç, ishte ne rreshti e pare te rrevoltave dhe protestave ne qytetin tim. Zere se kishte marre rolin e organizatorit amator te revoltave ndaj perballjes me shtetin dhe policine.

    Nje dite te bukur, ky i afermi im e tekon rruges dhe e shef cope-cope, te rrahur e te derrmuar.

    - “c’te ka ndodhur o Filan ?”

    - “me rrahu policia !”

    - ” Po ti ç’fare po beje ?”

    - “Po protestoja, po therrisja : “duam paret tona, duam paret tona !”

    - “Po mire, ke vene lek ne firmat ti ? Ke humbur gje nga ato ? Po prinderit e tu ?

    - “JO, une lek s’kam humbur, s’kemi aq lek ne sa te vinim neper firma; …”

    - PO atehere perçfare proteston ti ? C’fare te krruhet ?

    Ky ishte dialogu i shkurter i asaj dite marsi a prilli te 1997

    Kjo per te thene se midis atyre qe therrisnin : “duam paret tona” kishet plot qe s’kishin pune fare me firmat; kurse nga ana tjeter kishte plot qe kishin humbur para ne firma dhe nuk dolen rrugeve te çirreshin e te protestonin

  77. IS thotë:

    13 October 2008 @ 1:37 pm

    O taqi
    ma cpjego cik at deklaraten e rambujes
    se ky sala po na dilka salic fare
    dhe boll na e mburet at fazlliun se qenka boshnjak e se vetem nenen paska serpe…
    prap rac muti sllave eshte….aq me keq rac muti sllave e shartuar me racen e mutit arabe qe na ka prodhuar ne shqiperi salica dhe ministra si ky alibeu qe edhe osames i duket terrorist ei shtin friken

  78. mrroklla thotë:

    13 October 2008 @ 1:43 pm

    Ate e thonte qe ti vinte serbet te flinin mbi dafina o IS. :)
    Eshte politikan i holle ky, nuk e kuptojme ne! As une nuk e kam nga koka ime kete qe thashe. Ma ka thene nje kusheri qe e kam me PD-ne!

  79. berberi thotë:

    13 October 2008 @ 2:51 pm

    Sot paradite, Ministri i Pare ne vazhdim te mbrojtjes qe po i ben mikut te tij Fazlic, ju tha gazetareve ne nje konference te sforcuar shtypi se do te kerkoje hetim nderkombetar per ceshtjen Fazlic dhe se eshte e drejta e qeverise qe ai drejton ta kerkoje nje gje te tille, sigurisht duke e paguar kete hetim nga taksat e taksapagueseve shqipetar.
    1. Zoti Minister i Pare eshte mese normale te kerkosh hetim nderkombetar kur shikon se institucioni perkates (prokuroria) i vendit tend nuk po perpiqet te hetoje nje ceshtje qe per ju ben sens. Mirpo kjo nuk eshte e vertete sepse prokuroria e vendit tend tashme e ka nisur kete hetim dhe te gjithe ne, e aq me teper ju, presim resultatet/konkluzionet e para.
    2. Eshte po ashtu e drejta juaj qe te kerkoni nje hetim nderkombetar ne rast se ju nuk do te jeni dakort me akuzat dhe provat qe do te perpiqet te ngreje institucioni i akuzes, mirpo deri tani nuk kemi asgje te tille nga organi i akuzes, dhe ju me prononcimit tuaj po paragjykoni konkluzionet e pritshme te prokurorise. Kjo qe beni ju, jo vetem qe nuk ju nderon, por ju diskretiton akoma me shume se syte tane e te nderkombetareve.

    Eshte rasti tju sugjeroj se ne keto kushte, ajo qe ju mund te kerkoni do te ishte nje gjykim nderkombetar, pra me nje trup gjykatesish nderkombetar dhe vetem atehere kur prokuroria te kete mbaruar pune dhe te kete pergatitur dosjen e plote te akuzes, si dhe vetem atehere kur gjykata jone ti kete dhene te drejte organit te akuzes. Te nxitohesh kaq shume kur punet sapo kane filluar tregon se keni lepurin ne bark.

  80. Silie thotë:

    13 October 2008 @ 3:41 pm

    O berber je kaq naiv apo shtiresh,fakti qe prokurorija nuk perginjeshtroje lajmet e rreme te dites kur biznesmeni me shtetesi britanike erdhi per interviste ie,,
    Biznesmeni u arestua ne bosnje me akuza shantazhe pastrim parash etc. Genjeshter
    U mor urdher per arrrestim nga prokuroria shqiptare.Genjeshter
    Prokuroria u pedngua nga policia per arrestin e Britanikut.Genjeshter
    Daja e Britanikut ka qene ish drejtor i UDB.Genjeshter
    Thjeshte keto pika qe mund te sqaronte perfundimisht prokuroria dhe ajo deri tani hesht.Me heshtjen e saj ajo po nderhyne ne politiken shqipetare sepse keto “Fakte” jane duke u perdorur sa andej kendej per te hedhur balte mbi Qeverine e shtetit shqiptare.Kjo te le te kuptosh qe kryeministri dhe qeverija e tije nuk e shohin kete instuticion si te pavarur any longer,prandaj dhe kerkesa e tije per prokuror nderkombetare me duket me se normale dhe e drejte

  81. Koth thotë:

    13 October 2008 @ 3:51 pm

    prandaj dhe kerkesa e tije per prokuror nderkombetare me duket me se normale dhe e drejte

    Etalon te menduari e dashur , etalon.

    Qeveriu i Amkerikes per kete qe thua ti, mendon keshtu : “Ne jemi shumë të shqetësuar nga veprimet e fundit të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Brendshëm për të ndërhyrë në pavarësinë e Prokurorisë gjatë një hetimi në vazhdim

    Kjo eshte deklarata e zedhenesit te Ambasades amerikane ne Tirane , menjehere mbas ketyre deklarimeve te qeveriut.

    Sha ! Dmth sipas shahisteve duhet qe mbreti ose te levise, ose te behet nje levizje qe ta mbroje ( ndonje ushtar para ) ose loja te mbaroje me mat.

  82. Sorkadhja thotë:

    13 October 2008 @ 3:54 pm

    O Silie mesa te kuptova se je shume i pakuptueshem, nuk eshte detyre e prokurorise qe te pergenjeshtroje njoftimet/lajmet e mediave. Ato mund te pergenjeshtrohen nga personat/institucionet e prekura. Prokuroria mund te hetoje lajmet, nese ka nje padi qe depozitohet nga personi/institucioni qe preket.

  83. Artian thotë:

    13 October 2008 @ 4:16 pm

    1. …normale te kerkosh hetim nderkombetar kur shikon se institucioni perkates (prokuroria) i vendit tend nuk po perpiqet te hetoje nje ceshtje qe per ju ben sens.

    A jeni/je ne terezi kur flisni keshtu?

    Kryeministri kerkon hetim nderkombetar ,kesaj i thone ,o kryeminister po e 10 te gjithe kete shtet, kete vend !

    -Po c`kuptim ka publiciteti jot ne luften kunder korrupsionit ne TVSH ,kur ti thua qe ne ,populli ,ta denoncojme ?
    Tani ka ngel puna ne, populli ,ta dencojme korrupsionin ,tek Nderkombetaret ,tek komisionet parlamentare apo jo?

    Prokuroria Shqiptare qenka kot ! Po hiqe fare prokurorine ,bashke dhe me Ina Ramen ,Silvia Kontin tend ! Ti thua se Evropi ,te ka nderuar per luften kunder korrupsionit ?
    ME KE E KE LUFTUAR KORRUOSIONIN ,deri tani ,me komisionet parlametare .apo me nderkombetaret ?!!!!!

    Ti thua se qeveria jote ka pasur suksese ne luften kunder korrupsioni ,ke arestuar nja 150 zyrtare? A po jo ?

    Tani qe prokuroria ,po prek thmbren e Akilit te korrupsionit ku ti je zhytur,thua te ngrem nje komision Nderkombetar per ceshten Fazllic !!!

    Pse korrupsioni qenka vetem posht teje ,dhe jo pikerisht tek ty !!
    Korrupsionin e luftojne organet e pavarura ,dhe prokuroria e shte njera prej tyre ,cnuk bere per Sallakun ,mire bere ,vete e vendose Ina Ramen ,tani na del se edhe Silvia Konti qenka me opoziten !!

  84. Silie thotë:

    13 October 2008 @ 7:45 pm

    E dashur sorkadhe,te kerkoje ndjese per menyren time te te shkruarit e pranoj, me pelqen te lexoje por kame shume vite pa shkruajtur shqip.Nuk jame kompetent i cdo detyre e ketije apo atije departamenti te ndryshem te qeverise por me sa kuptoje une,prokuroria te pakten duhet te sqaronte rrethanat e verteta “te arratisjes” se ketije bisnesmeni qe sipas medias se atyre diteve prokuroret u penguan nga forcat e rendit per te ushtruar urdherin e arrestit.Me sa mora vesh dje ose sot nuk jame i sigurt, nuk ka urdher arresti por ka nje ftese, nese existon nje gje e tille, qe eshte vullnetare nga ana e te akuzurit nese deshiron te pergjigjet ose jo.Imagjino nese kjo,e verteta,do te konfirmohej qe diten e pare do na kursente shume e lagu e se lagu.Dhe kjo ceshtje implikonte ne menyre te drejtperdrejt prokurorine.Edhe ne qofte se nuk eshte detyra e ketije ose atije individi ose instuticioni per te pergenjeshrur nje lajme,ma merre mendja, ne se ka mundesi te demaskosh nje mashtrim cilido duhet ta ndjeje si detyre morale per ta bere kete, nese jo ligjore.

  85. D. thotë:

    14 October 2008 @ 12:16 am

    Taqi ti qenke krejtsisht nje humbje kohe. Fale teje dhe disa qendrimeve te tjera eksremiste, ketu zhvillohet nje debat tejet i pabalancuar. Lerini paragjykimet dhe kerkoni pergjigje nga qeveria per pyetjet qe ngre autori.

    Kush eshte Fazlic dhe pse eshte i pranishem ne takime qeverie?
    Fazlic njihet vec per afera korruptive. Pse deklaron hapur ky individ per lidhjet e tij me kryeministrin tone dhe familjen e tij?

    Nese keto i nxit opozita, ajo ka pak rendesi. Ne fund te fundit prandaj kemi nje opozite qe te ndihmoje ne nxjerrjen e te palarave, dhe gjithashtu presim qe kur keta te jene ne pushtet, gjithashtu opozita demokratike te jete vigjilente.

    Vdekja e Trebickes, packa perfundimit te analizes nga eksperti amerikan, do te mbetet si nje pikepyetje e madhe, e cila eshte shfaqur serish ne kongresin amerikan.

    Nese nuk ke ndonje fakt argumentativ ose nese nuk u jep dot pergjigje pyetjes mbi Fazlic mos derdellit kot posht e lart.

  86. shqipo thotë:

    19 October 2008 @ 5:30 pm

    Genty thotë:
    12 October 2008 @ 11:31 pm
    Ku ku ku per ne! Cfare media ne 1997, po ateher vec DW kemi degjuar, edhe kete luks e paskemi pas teper eee?!!!
    ———————————————————————–
    Genti e di ti se c’pune ka bere Ben Blushi ( :D djali i kico Blushit , atij qe ka pushtuar faqet e “merhanes” balkanweb ? ) ne 96-97 ?
    -Ka punuar ne DW dhe vec kontibutit te tij sillte aty dhe artikujt e te atit .

Komentet jane mbyllur ne te gjitha temat e arkivit.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com