Identifikohu



Regjistrohu

Kthehen në Butrint Artemisa dhe Apollo

apollo-artemis.jpg

Sot mbërrijnë në Butrint dy statujat prej mermeri të Artemisës dhe Apollos që datojnë të shekullit të dytë të erës sonë. Statujat pa koka u gërmuan nga arkeologët në vitin 1958 dhe u vodhën në Butrint dhe Finiq më 1991. Artemisa dhe Apollo u zbuluan nga policia greke pranë Athinës nën zotërim të dy koleksionistëve privatë më 1997. Që pas gjetjes statujat kanë qëndruar në Muzeun e Pireut ku dhe u vërtetua se përkisnin në Butrint.

Kthimi i këtyre statujave në Shqipëri bëhet si pjesë e një fushate energjike të ndërmarë nga shteti grek për tu bërë presion muzeumeve të ndryshme botërore të kthejnë në Greqi qindra vepra të vjedhura të artit të lashtësisë.

Me kthimin e këtyre skulpturave Greqia po jep e para shembullin për Muzeun “Getty” në Kaliforni dhe “British Museum” në Londër të cilët midis tyre zotërojnë disa nga reliket më të vyera, të nxjerra nga Greqia ilegalisht. Muzeu i ri i Akropolit në Greqi, ka një pavion të lënë zbrazët enkas, në pritje të Statujave të Panteonit që aktualisht gjenden në Londër. “Me këtë lëvizje ne po nënvizojmë filozofinë tonë politike me shpresën se njerëzit në vendet e tjera do të ndjekin shembullin tonë.”, u shpreh ministri grek i kulturës Mihalis Liapis gjatë ceremonisë së dorëzimit të statujave javën e shkuar në Athinë.

Blendi Salaj
peshkupauje.com
Foto: Louisa Gouliamaki / AFP

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

26 Komente »

  1. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 5:59 pm

    Me kthimin e këtyre skulpturave Greqia po jep e para shembullin

    uroj qe keto te mos jene te fundit qe kthehen ne Shqiperi…

  2. Danieli thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 6:03 pm

    Sa Hipokrite qe jane keta Greket more kur eshte puna e interesit te tyre i heqin pantallonat deri ne fund te kembeve….

    Per te vdekurit veprojne mire keta Greket kurse per te gjallet kane norma te tjera… Per emigrantet Shqiptare qe trajtohen si kafshet nuk e vene ujin ne zjarr hic keta Grekofonet qe tju japin ndonje dokument qentrimi apo te ndryshojne menyren e sjelljes dhe te ksenofobise se tyre idiote.
    Shpresoj qe kjo te jete nje shenje e mire ne drejtime te ndryshme karshi politikave qe ndjekin greket sidomos ne mardhenie me emigrantet Shqiptare.

  3. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 6:16 pm

    mire se u kthyet ne shqiperi. vetem se njesoj si pasardheve te skalitesve tuaj, kokat kushedi se ku ju kane mbetur.
    shakate menjane, me mallengjeu kjo foto

  4. Anonim thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 6:24 pm

    sa mire qe i kthyen. Se tani mund t’i vjedhim dhe bojm i dor lekesh :D

  5. Leon thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 6:56 pm

    Besoj se sot duhet ti pershendesim fqinjet tane jugore per gjestin e kulturuar dhe bujarine qe treguan..
    Bukuroshet Shqiptare po kthehen ne atdhe!!Efkaristo Eladha.. :D :)

  6. shqipe@ou thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 7:01 pm

    Ne nje gjest te ralle miqesie dhe drejtesie, Greqia fqinji yne jugor i ka kthyer Shqiperise dy statuja te vjedhura nga muzeu i Butrintit ne vitin 1991. Statujat u gjeten ne banesen e nje qytetari grek, i cili eshte burgosur per kete vjedhje ne vitin 1997. Statujat do te vendosen perseri ne muzeun e Butrintit, pasi qene mbajtur ne muzeun e Pirese. Statujat thuen te jene te Apollos dhe Artemises, dhe ju mungojne krahet dhe kokat.

    Tani, meqe jemi Shqiptare, dhe Trebeshinas disa pyetje na dalin ne mendje:

    1. Perse 11 vjet me vone? Perse ju desh Greqise 11 vjet te rikthente statujat tona?

    2. Pse eshte ky lajm nderkombetar? Nje kerkim i thjeshte ne google per Shqiperine, dhe ky lajm eshte nder te paret. A thua rikthimi i dy statujave mesatare (nga vlera) ishte c’ka na mungonte ne Shqiptareve?

    3. Kur do te na rikthejne Greket, tokat e vjedhura? Per mendimin tim Greket te mbajne dy statuja (qe ne arsenalin e tyre statujor, besoj se renditen nga fundi), dhe te na kthejne Camerine. Nese na kthejne Camerine dhe mbeshtesin pavarsine e Kosoves, bolgu yne dhe juaji, dhe faqja www.tepelena.com do te jene mbrojtesit me te medhenj te Greqsie.

    Gjesti miqesor i Greqise eshte me te vertete per tu laveduar edhe pse rikthimi i sherben me shume Greqise se sa neve, kur vjen fjala per imazhin e dy vendeve, por prape duke lene skepticizmin menjane themi: Faleminderit Gërqi.

    http://blog.tepelena.com/?p=190

  7. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 7:53 pm

    Sa mire! Le te shpresojme qe ky shembull te ndiqet nga vendet e tjera.

  8. Tironsi thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 8:08 pm

    Ne thomi ti skanojme se kshu e hongren ene trojont. Dreqi e di cere kon fut mrena greknit :D

  9. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 8:13 pm

    mire se u kthyet ne shqiperi. vetem se njesoj si pasardheve te skalitesve tuaj, kokat kushedi se ku ju kane mbetur.

    Kokat u prene nga Austriaket ne LIB…kshu e di une. Kur isha ne Apolloni njehere bile…ne murin e manastirit…gjeta te ngulur nje plumb…qe me duket se ishte nga koha e Asutriakve (kjo ishte para 97es :) )

  10. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 8:30 pm

    Si veshtire te besosh qe austriaket do u prisnin kokat statujave. Jo per gje, por austriaket kane patur tradicionalisht elite kulturore shume te zhvilluar per tu mpleksur ne barbarizma. E shumta do i kishin mare ne Viene pa i thyer…nejse…se gjate LIB statujat akoma nuk ishin zbuluar.

    Apollon e ka zbuluar Luigi Maria Ugolini andej nga viti 1930, kurse Artemisen e kane zbuluar arkeologet shqiptare me 1958. Kur jane germuar te dy statujat kane qene pa koka.

  11. mountain-storm thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 8:59 pm

    me falni qe ju pyes i kujt eshte ky flamur si zeber prane flamurit shqiptar?

  12. bacterius thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 9:02 pm

    - Rruzhdi o Rruzhdi po ku je a i vrarë?
    - Po veshtronja keto lajmet, o mavri, ata Greqërit, na i prune njady statuja qe na i kishin klepsur kur ju cmend zari Vlores ne ‘97?
    - Me ndonje nga ata fugonat e policise te mushur me refugjate qe i kthyen ne kakavie, ka mundesi ë?
    - Jo mo vete, vete i prune. Qe thua ti, Murato, ketyre statujave u kishte prere kokat Austriaku ne 1919, medemek qe “beni kakerdhi ju Shqiptaret se ne do ua presim kokat si qënit”.
    - S’ka mundesi ato i zhgërmuan nga balta në ‘58…..
    - E mo mire ata mund ti kene zhgërmuar në ‘58, po Austriaku pasi i zbuloi dhe i preu kokat i futi prape ne dhe ashtu pa koka e krahe qe mos kishin nga te leviznin. Kuptove ti derman?

  13. hunter thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 9:12 pm

    Te kthesh dicka te vjedhur pales se demtuar eshte dicka normale, por mqs. ndershmeria ne kohet e sotme eshte dicka e rralle, autoriteteve greke, duhet bere te pakten nje faleminderit. Ajo cfare nuk eshte normale eshte te shikosh paranojaket qe hipotezojne prapaskena e komplote ne kurriz te popullit shqiptar……..

  14. adriatik thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 11:01 pm

    Disa dite me pare degjova nga tv se ishin 1870 vepra arti te vjedhura (ne mos gaboj numurin). Kjo do te thote se na jane kthyer 0.05 perqind e veprave te vjedhura ne keto 17 vjete. Mua me duket nje shifer shume e vogel per tu entuziazmuar per mirekuptimin grek pasi kam bindjen se nje numur jashtzakonisht me i madh i veprave te vjedhura duhet te jete ne Greqi.

  15. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 11:03 pm

    Adriatik,

    Reklama eshte “shpirti i ketij biznesi”….

  16. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 11:14 pm

    Nuk ka asnje dyshim qe Greqia po e perdor kete lajm per interesin e vet. Ky kthim vullnetar i Apollos dhe Artemises nuk eshte thjeshte nga zemergjeresia greke, por per interes te fushates qe kane nisur per te mbledhur veprat qe u kane vjedhur te tjeret.

    Por ndoshta duhen falenderuar pasi edhe iniciativen per kthimin e veprave greket e moren, jo shqiptaret. Ministri Pango para ca ditesh po perpiqej ta paraqiste si “arritje te kabinetit” kete kthim te statujave, por ne te vertete ishte nje “dhurate qe i ra nga Olimpi”. Shteti shqiptar nuk ka ngritur asnje gisht per te kthyer Artemisen dhe Apollon (apo ndonje nga shume veprat e tjera) qe jane vjedhur. E nese qeveria ka nevoje te marre meritat per kete kthim, le t’i marre. Por mua me duket se falenderimet i takojne grekeve ne kete rast.

    Kjo eshte strategjia greke per te treguar vullnet te mire me artin e vjedhur - por sigurisht ata nuk e bejne nga dashuria per Butrintin por se shpresojne tu kthehen Statujat e mermerta te Panteonit.

  17. auron Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 11:24 pm

    Te dashur miq

    e rendesishme eshte qe keto statuja po kthehen ne shqiperi. e rendesishme eshte qe po krijohet nje precedent i rendesishem. Nuk ka fare rendesi se per cfare qellimi i ben Greqia kete kthim. Si xhest duhet te falenderohet dhe te mos paragjykohet.

    personalisht jam marre me kete ceshtje qe ne 2000 kur ktheva ne shqiperi Bustin e Livias nga nje koleksionist amerikan. Ky rast me beri qe te vazhdoja perpjekjet dhe me ndihmen e ish Ministres Dade arritem qe te ngrejme kete ceshtje me palet greke e cila ne 2003 ktheu 3 Buste te tjera si dhe premtoi kthimin e ketyre Statujave qe po vine sot.

    E bera kete paranteze per tju thene se gjithsesi Institucionet greke reaguan dhe vepruan me pergjegjeshmeri. ne kontrast me institucionet tona te cilat e kishin shume veshtire te ndermernin nje veprim te tille per tu perpjekur ne rikthimin e trashegimise ne shqiperi. fakti qe vetem ne Butrint po kthehen keto vepra tregon se ku ka angazhim ka edhe rezultate. Gjithsesi puna me institucionet tona eshte nga me te veshtirat dhe shpesh me shume te pengojne se te ndihmojne.

    realitet i trishtuar

    gjithsesi lajmi i mire eshte qe keto dy skulptura qe na u premtuan se do te kthehen ne 2003 erdhem me ne fund te shqiperi.

    per nje moment le te mos behemi cinike por te falenderojme ata Greket te cilet ne kontras me “tanet” bene dicka me shume

    auroni

  18. Bariu thotë:

    12 Shkurt 2008 @ 12:22 am

    1-Thuhet Apolloni, prej nga dhe Apollonia-qyteti i Apollonit. Apollo ka te beje me udhetime kozmike.
    2-NUK ka ne te gjithe Ballkanin, per mos me thene me gjere, statuja te stilit helen qe te jene TE PLOTA. Te gjithave i’u mungojne koka dhe krahet. Masakrimi ndodhi mbasi feja e krishtere triumfoi ne kta troje, dhe kryesisht nen perandorin Theodhos te Bizantit.
    Ai me ate vijen e famshme.
    Ishte i njejti qe ndaloi lojrat olimpike dhe rrafshoi Olimpine e lashte, si edhe rrafshoi tempullin e Zeusit atje dhe shkateroi statujen e tij 12metra te krijuar ne ar dhe fildish nga Fidia . Te gjitha keto ne emer te luftes ndaj paganizmit.

  19. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shkurt 2008 @ 2:07 am

    Kthimi eshte gje e madhe dhe faleminderit shume…

    Te tjera
    Austriaket une di qe kane marre objekte historike, po nuk di te kene shkaterruar (se di sa eshte e vertete ketu, kshu sikur kam lexu)…

    Blendo meritat do i ndajme… bene s’bene gje keta gjoksin dikush do e rrahe per kete pune… dhe i ra per hise Ministrit..

    Shqiperia mesa di ka ca mijera vepra (nje shifer qe me vjen ne koke thote 1600, po mund te jete dhe 16 mije dhe 60 mije s’ma therret mendja te sakte, po qe eshte me mije me mije eshte) te vjedhura, nje pjese e mire kane perfunduar ne Greqi, arsye e trafikimit te lehte ndoshta… Po vjedhja eshte dicka qe ka zgjat (sidomos me ikonat e kishave apo te tjera materiale me vlere ne to) dhe vazhdojne ende deri tani di qe ka dy grupe te arrestuara dy vjet me pare dhe di qe vjedhja e fundit ndodhi para 6 muajsh…
    Nderkohe mjaft vlera te tjera po degradojne ne pakujdesi… ndersa ne Durres buldozeret dhe eskavatoret vazhdojne te jene arkeologe te pare me dipolome dhe kush e di sa mbulojne me beton aty pari, se helbete Rrofte Pallati…

    Me beri pershtypje dy dite me pare, pamja e Koreano Jugoreve qe qanin me oi per djegien e nje porte diku te 500 vjeçare qe mbahej si simbol…Ne ketej varrosim, groposim, betonojme dhe u veme armatura e mbi to ngreme pallate (ato te djegurat spo i kap per bishti hiç) vlerave e simboleve 3 mije e kusur vjeçe dhe kokerr loti e pike meshire nuk kemi

    Imagjino sa parazitare jane diskutimet per rishikim/rishkrim te historise kur artifaktet dhe provat e saj zbulohen e mbulohen nga bultozere… Duket se nuk eshte me e nevojshme as ta diskutojme historia jone eshte duke u rishkru dhe do te kete ngjyre betoni, e veshme me pllaka bajate majolike dhe e me sifone banjosh ngjyre allosojshe…

    Perfundisht siç thote Bariu te pika e funit per at’ perandorin, ene ne ne emer te luftes anti-mit dhe per rishikim historie dhe per te mos e ushqye popllin e shkrete me asnje gje tjeter vec adhurimit per parane, do i veme kazmen edhe murit kinez (po te na lene) jo me do muresh anfiteatrosh apo noj koke 2 mije vjecare… Nje shoku im me kete rast do thoshte shkurt E ça…

  20. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shkurt 2008 @ 11:32 am

    Ja u kthyen edhe dy binjaket e Zeusit dhe te Letos, perendesha e gjuestise dhe perendia i drites, profecise, muzikes dhe artit. (c’bejne ne Butrint keta?)
    Artemisa, perendeshe e henes, Apollo perendi i diellit (lindur diten e shate te henes se plote).
    Hera u zemerua kur mori vesh se Zeusi i saj priste dy femije nga Letos, dhe e ndaloi perendine e lindjeve, Ilitian, qe te ndihmonte lindjen e te dyve; dhe pengoi vendosjen e saj ne ndonje vend qe e kishte prekur dielli apo hena. Prandaj Zeusi nxori qe nga fundi i detiti ishullin Delos, ku Letos nen driten e henes lindi Artemisen, dhe me ndihmen e saj (mitlogjia pra), te nesermen, qe ishte dita e 7-te e henes se plote, lindi edhe Apolloni, perendia e diellit, drites dhe artit.

    Artemisa qe i kerkoi Agamemnonit Ifigjenine si kusht per te qetesuar ererat kur ky u nis per ne Troje, gjendet e kultezuar ne Delos dhe Brauron. Apolloni me i shpenguar gjendet ne me shume vende se aq.

    Prandaj eshte mire qe greket nuk i mbajne per vete te gjitha perceptimet mbi dy binjaket qe na kthehen ne mes te drites pa koke. Por, edhe pa te, Butrinti i mirepret statujat ku thyhen shigjetat dhe ku kendohet me lirën qe Hermes shpiku per perendine pa koke.

  21. trimi thotë:

    12 Shkurt 2008 @ 1:37 pm

    Keto mire qe po na i kthejne, por une pyes se cfare ben shteti shqiptar per objektet qe sot e kesaj dite vazhdojne te kalojne detin neper kamione mes mallrave te ndryshem. Jo per ndonje gje, por di se ajo poilicia antitrafik (nese vazhdon te ekzistoje edhe sot) sikur nuk e ven fort ujin ne zjarr per keto pune. Keshtu te mos ankohemi nga greku kot dhe pa arsye, kur per kete pune jane tanet qe duhen rrasur brenda. Jane objekte nga me te ndryshmet te zbuluara gjate germimeve te paligjshme per ndertime pallatash, apo dhe nga germime klandestine ne zonat arkeologjike, qe jane si puna e ketij filmit te fundit Jumper, sot ne shqiperi e neser ne tokio.

  22. naim kasemi thotë:

    12 Shkurt 2008 @ 6:17 pm

    DITA ZERO
    Nga Prof. Dr. Apollon Baçe

  23. populli thotë:

    12 Shkurt 2008 @ 6:20 pm

    domethenia Blendo eshte urdherroni statujat, hajdutin e keni brenda,deri sa vete na i sillni ju dini te vidhni ne pritem derisa te rrikthehet gjendja e qete pas trazirave te 97s dhe si te qyteteruar qe jemi dime vetem te kthejme dhe po ua dorezojme,ajo qe kaloi pa u vene re dhe qe eshte me e rendesi eshte keqmirembatjtia pasi eshte ushtruar nje pastrim “barbare”ndaj ketyre statujave me solucione kimike te forta gje qe ka bere ta humbasin shkelqimin e meparshem ne disa pjese duke humbur dhe vleren e tyre te vjeter.

  24. ujku i zi thotë:

    12 Shkurt 2008 @ 7:55 pm

    Eh mor Apollon, por me duket se nuk e paske mesuar formulen magjike qe do e nxjerre shqiperine nga tranzicioni dhe do te bente edhe ty te “suksesshem”. Eshte; vidh por te pakten ben ndonje pune (ose te dukesh sikur ben ndonje pune) dhe jo, pune vetem pune, se nuk e ke te gjate sikurse nuk e kishe as ti. O tempora o mores.

  25. klajdevour thotë:

    13 Shkurt 2008 @ 1:38 pm

    koka e apollonit ishte ne shqiperi, dhe Pango para kamerave e ngjiti me trupin, por e beri aq forte sa me siguri do e kete demtuar pakez, idioti!

  26. naim kasemi thotë:

    13 Shkurt 2008 @ 1:49 pm

    Artemisa dhe Apolloni, bashkohen shtat e kokë
    Mer, 13 Shkurt 2008
    Luan Sejdini

    - E-mail Print PDF
    Komentet Komenti juaj

    Shtatoret e vjedhura kthehen dhe vendosen në Muzeun Arkeologjik të Butrintit. Asnjë përfaqësues i palës greke nuk ndodhet në ceremoni

    Mesditën e djeshme, shtatoret e Apollonit dhe e Artemisës u vendosën në muzeun arkeologjik të Butrintit. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, bëri prezantimine objekteve të ardhura një ditë para nga Greqia përmes pikëkalimit kufitar të Qafëbotës. Në ceremoninë e organizuar në Butrint me rastin e riatdhesimit të skulpturave ishin të pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, si dhe drejtori i Fondacionit “Butrinti”, Rumpert. Duke bërë bashkimin, ministri Pango tha se “në këtë mënyrë gjërat do të shkojnë në vendin e vet”. “Kthimi i dy perëndive (Apollonit dhe Artemises) në Muzeun e Butrintit”, deklaroi Pango, “erdhi si rezultat i vullnetit politik te treguar si nga Ministri Liapis, ashtu edhe nga paraardhesi i tij, Vulgarakis me të cilin, në qershor 2007 u ra dakord për këtë kthim të veprave të artit në vendin e tyre të origjinës të trafikuara në Greqi e më gjerë”.

    Koka e Apollonit i ka shpëtuar grabitjes së trafikantëve të objekteve arkeologjike dhe me rikthimin e shtatores në Butrint, ky ishte një rast për t’u bashkuar me trupin. Duke bërë këtë bashkim ministri Pango në mënyrë simbolike ka thënë se kështu do të shkojnë gjërat në vendin e tyre, duke nënkuptuar edhe ardhjen e mjaft objekteve të tjera të trashëgimisë sonë kulturore, që ndodhen në shtete të ndryshme të Europës. Shtati i Artemisës, është në mermer dhe në teknikë gdhendjeje që i përket kulturës paraqytetare ilire, periudhës helenike, shek II para Krishtit. Statujës i mungojnë 2 krahët dhe koka. Busti është i perëndisë femërore Artemis dhe paraqitet në lëvizje. Është zbuluar në vitin 1958, në kodrën e Finiqit dhe është ruajtur deri në vitin 1997 në Muzeun e Butrintit. Lartësia e saj është 1.25 metra. Objekti i dytë është i bërë po në mermer dhe në teknikë gdhendjeje. Shtati i Apollonit i përket periudhës së shek. II pas Krishtit, ndërsa koka është punuar më vete dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ndodhej në Muzeun e Butrintit. Ajo u gjet nga arkeologu italian Ugolini në Nymfeun (fontana) e Butrintit. Lartësia e shtatores është 1.38 metra.

    Në fund ministri i Turizmit dhe Kulturës Pango u është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për parashikimet e pritshme të sezonit turistik 2008 në shkallë vendi, që sipas tij, detyrimisht do të shënojë një bum të ri, sidomos me të huajt. Gjithashtu, ministri ka vlerësuar gatishmërinë e autoriteteve shtetërore dhe arkeologjike greke për të bërë dorëzimin e shtatoreve që sot zunë vend në eksponatet e muzeut të Butrintit, duke theksuar se kjo është shenjë e integrimit në bashkësinë europiane.

    Në ceremoninë e organizuar binte në sy mungesa e përfaqësive greke të atashuara në vendin tonë. Me duartrokitje të pranishmit pritën vendosjen e shtatoreve në piedestalet që për vite me radhë mbetën bosh.

    Auron Tare përshëndet në mungesë të gjithë ata individë që kontribuan për kthimin e statujave në Butrint

    “Kjo nuk është trashëgimi partiake”

    Në ceremoni megjithatë mungonin edhe disa ish- zyrtare të Ministrisë së Kulturës të cilët kanë kontribuar për këtë ditë të kthimit të shtëpi të statujave të vjedhura. Një prej tyre është Auron Tare, ish- drejtor i Parkut Kombëtar te Butrintit.

    Z. Tare si do ta komentonit mungesën në ceremoni të njerëzve që kanë kontribuar për këtë ditë? Pse ky “inat” me paraardhësit, kur kthimi i kokës së Livias në 2000 i hapi rrugë edhe kthimeve të tjera në Butrint.

    Komenti është mjaft i thjeshtë. Personalisht as që jam ftuar nga autoritetet e Ministrisë së Kulturës, por as edhe jam njoftuar për ndonjë aktivitet të tillë. Do të ishte shumë civile dhe fisnike që autoritetet e Kulturës të ftonin të gjithë ata që kanë kontribuar realisht në kthimin e statujave që nga ish-ministrja Arta Dade, e cila ishte e para Ministre e Kulturës që hapi bisedimet me palën greke mbi rikthimin e statujave të vjedhura nga Butrinti, por edhe zyrtarë të tjerë që nga Koço Gjipali që ka drejtuar Qendrën e Inventarizimeve, apo edhe ish-drejtori i Trashëgimisë Prof. Vaso Tole, i cili ka ndjekur gjithë anën protokollare të kësaj çeshtjeje, apo edhe disa arkeologë nga Instituti i Arkeologjisë. Nëse kjo do të bëhej Ministri i Kulturës do të fitonte shumë pikë në opinionin e gjerë, duke dhënë një mesazh të qartë se Trashëgimia Kombëtare nuk është trashëgimi partiake dhe njerëzit e kulturës nuk kanë përse të jenë në llogore të ndarë për këtë çështje.

    Kthimi i statujave në Butrint është një ngjarje shumë e rëndësishme, e cila duhet vlerësuar për mesazhin që jep, por edhe duhet theksuar se këto përpjekje filluan që me rikthimin në Butrint të Kokës së Livias, e cila ishte në duart e një koleksionisti privat amerikan. Si me kthimin e Livias si me Bustet e Agripës, Herkulanës dhe djaloshit që u kthyen në 2003, duhen falenderuar një sërë njerëzish që ishin aktivë në këto përpjekje.

    Më bën përshtypje fakti që shtypi amerikan botoi lajmin me shënimin se përpjekjet për kthimin e dy statujave filluan në 2003, ndërsa njoftimet tona zyrtare e fshehin këtë fakt. Është e rëndësishme që trashëgimisë sonë iu kthyen dy vepra me vlerë, koha do t’i harrojë vogëlsirat personale të zyrtarëve të vegjël.

    Në ceremoni të tilla nuk ka përse të mungojnë ata që kanë kontribut edhe për qendrën e Butrintit. Gjithsesi dihet që shqiptarët janë të mirë me të huajt dhe të këqinj me të vetët. Megjithatë shpresoj që të paktën në botimet e Fondacionit “Butrinti” nuk do të shohim raporte ku të thuhet që ishin pikërisht këta njerëz që i sollën statujat në Shqipëri. Në fakt me kthimin e bustit te Livias, Prof. Richard Hodges në një artikull në revistën angleze “Minerva 2001″ shkruante se ishte ai që e solli bustin. E shkruar nga një arkeolog me titull shkencor kjo është një gënjeshtër e turpshme aq më tepër që personi në fjalë nuk kishte lidhje me këtë histori. Po kështu në 2003, në Raportin vjetor të Fondacionit Butrinti shkruhej se ishte ky Fondacion që solli edhe tre bustet e tjera në Butrint paçka se nuk kishin të bënin fare me këtë histori.

    Besoj se Ministri i Kulturës kësaj radhe të bëjë të qartë se ishin vetë shqiptarët ata që i sollën këto vepra (pavarësisht nga llogorja), pasi evenimente si këto komentohen në qarqet shkencore në botë dhe nuk ka përse të vazhdohet me këto historira të arkeologut Hodges me shokë, që për të marrë ca fonde më shumë çoku i ngatërrojnë faktet reale.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.