Login



Register

Kryeministrit i shkulin veshin per Zogun e Zi

Pas uzurpimit skandaloz te fuqive te pushtetit lokal me ane te prefektit te Tiranes dhe forces te ‘kartonit’ ne parlament, u duk sikur Kryeministria e hodhi lehte lumin e Zogut te Zi. Sidoqofte, keto dite na vijne dy lajme per kete ceshtje qe tregon pazotesine e PD-se ne pergjithesi dhe Kryeministrit ne vecanti.

1. Rasti i Zogut te Zi eshte denuar ashper nga Kongresi i Autoriteteve Lokale, prane Keshillit te Europes ku Shqiperia aderon prej vitesh, si nje shembull kuptimplote i cenimit te decentralizimit dhe pavaresise se pushtetit lokal ne Shqiperi.

2. Gjykata e Larte e Al-Bananes deklaron se ne baze te vendimit te saj, te sapo publikuar, “akti normativ i qeverise per kompetencat e prefekteve nuk ka me fuqi juridike. Duke filluar nga dita e sotme(13 Nentor), asnje prefekt nuk gezon me te drejten ligjore te mbledhe Keshillin e Rregullimit te Territorit dhe te marre vendime te detyrueshme per t´u zbatuar nga pushteti lokal i bashkive”.

Ky vendim i gjykates tregon rezistence ndaj presionit te ekzekutivit dhe shoqeron aktin e kundershtimit te Presidences ndaj presioneve te Berishes dhe Topallit.

Urime te gjitheve! Situata tek juridiku dhe nje pjese e ekzekutivit s’qenka edhe aq keq.

Agjent Operativ

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

13 Komente

  1. Duke thotë:

    15 November 2006 @ 10:14 pm

    Ia tha moj, ia tha … po kujt ia tha …!!!

  2. Arber thotë:

    15 November 2006 @ 11:53 pm

    Cilin vesh i kane shkul?Mos vra ment plako se ka veshin tjeter.Hajd se mire e boni se edhe ajo ci prishi qe si me prish bunker ne mes te Tiranes.

  3. zana thotë:

    16 November 2006 @ 12:16 am

    Aaaaaaa…Tashti zuri mend Berisha.çte besh;kur nuk ishin nja 50000 veta ne Aksionin Civil .Keto po mbase diçka bejne

  4. shqipo thotë:

    16 November 2006 @ 1:23 am

    Anej nga Jugu kane nje shprehje “per inat te s’ime vjehrre, shkoj e flej me mullixhine”. Kshu eshte bo edhe ne Shqiperi tashti, po bohet puna me inote. Kryeministri, dihet me kohe qe eshte me inot. Tashti presidenti dhe gjykatat thone “ou? kshu do me m’a bo ti ee? prit se t’a gadis une”. Edhe kush e ha ne ket mes? Poplli pra poplli. Eh poplli…

    Se cfare progresi mund te behet duke mos u marre vesh “pushtetet” po duke marre vendime thjesht per te qene kundra tjetrit, hajde e merre vesh.

  5. Ec mo!! Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 November 2006 @ 11:43 am

    Ku ka vesh qe e merr persiper ate mor vlla.

  6. ardi thotë:

    16 November 2006 @ 11:53 am

    Kongresi i autoriteteve lokale prane keshillit te Evropes nuk ka peshen e institucioneve te tilla si Bashkimi Evropjan apo Parlamenti Evropjan. Tregohuni realist se raporti i Bashkimit Evropjan per Shqiperin viti 2006 ishte me i miri i gjithe ketyre 15 vjeteve.

  7. Genty thotë:

    18 November 2006 @ 11:25 am

    Raporti i BE nuk eshte bere publik nga qeveria Ardo, nga e lexove, apo ashtu degjove. Qeveria tha dhe po thot fjale te mira, por pse nuk e ben publik raportin?

    Ja si u miratua projekt buxheti per 2007 ne parlament.

    http://www.youtube.com/watch?v=jofNRHIHuMg

    Po patet kehe pa qeshur, ja ku eshte fjalimi kryeministrit mbi buxhetin e vitit te ardhshem dhe vleresimit te BE. Video nga seanca fundit plenare.

    http://www.youtube.com/watch?v=rS9RWcdj0qE

  8. ToniX thotë:

    19 November 2006 @ 4:55 am

    o shqiptar me te vertete ke nje emer te sakte per qyteterimin qe perfaqeson. Jam i sigurte se ke moton ta bejme bashkimin evropian si shqiperia. Ndoshta me fjale nuk e thua por me veprimet dhe me voten tende kete po ben. lexo njehere cfare thone specialistet per studimin e trafikut dhe rrethrrotullimet . Por na qenke shqetesuar se na i qenka prishur pavaresia rames dhe nuk beka dot si i dashka qejfi me jetet tona.Ne kete vend te felliqur ku as rrugen se kalon dot nga nje krah ne tjetrin dhe ku karroca e femijes kalon ne te njejten kohe me mercedesat e vjedhur ne kohen kur ndizet drita jeshile e kembesorit fale punes se shkelqyer te qeverive shqiptare te ketyre viteve. Zoti rama qe pa pike turpi mban ne krahun e tij te djathte avokatin e djallit ish ministrin e diktatures gjinushi qe e njef evropen vetem nga pushimet dhe vizitat e tij se ska punuar, paguar taksat dhe jetuar ndonjehere ne qyteterim dhe flet per bashkimin europian te cilin e njohin mire emigrantet tane te ndershem jo ata te korrupsionit.Le te mos i votojme me keta njerez te ligj ne parlamentet tona dhe atehere shqiperia sdo kete me nevoje per berishen sepse misioni i tij do te jete permbushur. egsistojne keta njerez te ligj pa egziston berisha kjo eshte gjeja qe ti nuk kupton.gjithcka qe shoh me trishton me trishton pa mase. Rezistences qe e keqja i ben vetepastrimit te ketij kombi qe te bekohet dhe te perparoje mbi toke

  9. Dajoshi thotë:

    19 November 2006 @ 5:35 am

    ToniX, fjalet e tua vertet qe me bene te mendohem dhe mqs mbeshtes Ramen ngaqe neveris Berishen thuajse u lekunda dhe te dhashe te drejte. Pse te mos votoj Berishen thashe me vete. Ti ke te drejte kur thua se duke votuar Berishen, shqiperia natyrshem s’do kete me nevoje per Berishen……derisa klikova ne linkun http://www.youtube.com/watch?v=rS9RWcdj0qE . Sapo pashe fytyren debile plot shkelqim te Berishes u zgjova. e si mund te votoje njeriu pro ketij imbecili apo te marri pas shpines se te cilit buzeqeshin me hipokrizi ca traversite si Basha, Ruli apo Mediu? Pyetje retorike.

  10. ToniX thotë:

    19 November 2006 @ 7:47 am

    Dajosh te falenderoj per videon.Tani do te jap mendimin tim per te.Cfare eshte e mire apo cfare eshte e lige nuk percaktohet nga buzeqeshjet. Buzeqeshje te tilla sarkastike apo hipokrite sic i quan ti mund te shikosh me ton edhe ne parlamentin anglez te merkurave ne BBC 2 gjate pyetjeve te kryeministrit kur shkemben akuza me konservatoret. Po nuk eshte kjo qe me shqeteson. Nuk me intereson fare temperamenti shperthyes i Berishes apo qe te duket bukur dhe te flase gjera te bukura dhe guret ne traste.Kerkoj vetem nje shprese per kete vend te zhytur kaq keq ne felliqesi dhe ne veprat e liga.Dhe Rama me mbeshtetesit Gjinushi, Ruci,Dade nuk me frymezojne shume.Tani ti kthehemi temes se Zogut te Zi . U shperdoruan aq sa u shperdoruan me ish nenkalimin pa studime te hollesishme sa perqind ndihmon apo thjesht nje bunker i ri kete here ne mes te kryeqytetit dhe jo ne ndonje autostrade apo superstrade ku shpejtesia e lejuar e mjeteve eshte me e madhe dhe nuk krijohet ngadalesim i mjeteve nga semaforet gjate hyrjes per ne qender te tiranes.Se fundi ne jemi nje komb qe i jemi falur djallit qe flasim dite e nate per euro dhe dyqane dhe mercedesa pavaresisht se nga vijne ato dhe cfare ere vijne ato. Le ti mbajme ata pak njerez te mire qe kemi se te miren ne pak vjet do ta shohim te gjithe. Le te na qeroje plehrat Berisha dhe pastaj te ike ne pune te vet pasi pas tij na duhen njerzez te qyteteruar dhe arsimuar. Dhe nje here te falenderoj per videon dajosh . Dite te mbare

  11. linda thotë:

    5 February 2007 @ 2:55 pm

    Me duhen ca inforamata ne lidhje me procesin e decentralizimit ne pushtetin lokal ne shqiperi ju lutem nese keni ndonje matarial lidhur me kte teme ju lutem ma dergoni ne emailin tim lindataurusus@yahoo.com .Ju faleminderit te gjithve nja 20 flete po te jete e mundur.

  12. linda thotë:

    5 February 2007 @ 2:58 pm

    me duhet material per pushtetin lokal ne shqiperi per decentralizimin ju lutem me dergoni ndonje material kush ka!, ju faleminderit lindataurusus@yahoo.com

  13. swed thotë:

    5 February 2007 @ 3:01 pm

    Linda, ku shkoi ajo adresa ucmenda@yahoo.com ? :D

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.