Kryeministri, njëri nga ata

Nga Mero Baze (Tema)

Dëgjova kryeministrin që përgjigjej dje në Kuvendin e Shqipërisë për Damir Fazlliçin. Fliste, qeshte, kërcënonte dhe mbronte një mafioz.

Nuk dihej pse fliste, kur nuk kishte për të thënë asgjë kundër akuzave që iu bënë publikisht. Nuk dihej pse qeshte, kur aty s’kishte asgjë për të qeshur; vajza e tij akuzohej se kishte pastruar 1milion e 750 mijë euro. Nuk dihej pse kërcënonte, kur ai është njeriu më i kërcënuar në gjithë këtë histori. E vetmja gjë e justifikuar ishte që mbronte Damir Fazlliçin. Kjo tregon shkallën e lirisë së tij nga mafia.

Por nuk dua t’i ngjaj Lulëzim Bashës në këto rreshta. Thjesht dua të nënvizoj një dimension të ri të daljes publike të kryeministrit. Ai tha një gjë shumë të rëndë, që çdokush që mund ta thotë në botë, shkon në pranga. Ai tha se ka fakte, kaseta, dokumente dhe dosje që implikojnë kundërshtarë të tij ose ish-politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri. Tha qartë që “i kam”. E përsëris, tha që “i kam” dhe nëse parlamenti i kërkonte dorëheqjen, ai mund t’i nxjerrë ato.

Ky në të vërtetë është një lajm i madh, që i kalon të gjitha lajmet. Kot lodhemi të gjurmojmë mafian, nëse kryeministri e njeh. Kot lodhemi të futemi në rrugicat e pista të Damir Fazlliçit, kur gjithë gjërat i di Sali Berisha. Kot i kërkojmë Ina Ramës të fillojë hetimet për Fazlliçin, kur kryeministri e pranon atë publikisht si mik dhe deklaron se ka dosjen e mafies shqiptare, me të cilën mbaka peng politikën shqiptare.

Dje, kryeministri na dha një lajm të madh, të pabesueshëm, por të rëndë për nga pesha. Na tha të mos e ngacmojmë, se do të denoncojë mafian. Duke thënë këtë, do të thotë se të gjithë ata që e sulmojnë janë mafiozë si ai, ndaj është më mirë të mos hapen letrat.

Kjo është një ngjarje e rëndë politike, që duhet mbajtur shënim. Është më e rëndë se spoti antikorrupsion që thotë denonconi tek unë dhe jo te drejtësia. Ne paskemi një dëshmitar të munguar për drejtësinë shqiptare që paska filmime, dokumente dhe dosje, të cilat dëshmojnë inkriminimin e kundërshtarëve të tij.

Zoti kryeministër, nëse dje në seancë ishe vërtet i qetë, vërtet i relaksuar, ngaqë buzëqeshje, vërtet i vetëdijshëm për ato që thoshe, atëherë mos vono asnjë minutë. Pa të kërkuar askush votëbesimin apo mosbesimin, dil e tregoju shqiptarëve mafian. Ata kanë vite që po e presin këtë ditë. Kanë që nga 3 korriku i 2005 që të presin ty t’ua tregosh. Shumë klientë të mafies i bëre miq të djalit dhe vajzës. Delijorgjin, Taçin dhe të tjerë, që i akuzoje për mafiozë, i ke të parët e shtëpisë. Të tjerë, që i akuzoje për Klanin e Zemunit, i harrove, kurse njeriun real të Klanit të Zemunit, Damir Fazlliç, kërkon të na e imponosh si kryeprokuror të Shqipërisë.

Zoti kryeministër, dil dhe trego mafian. Pasi ta tregosh, shko urgjent tek Ina Rama, Silvia Konti e drejtësisë shqiptare, siç vetë e ke quajtur dhe eja të të mbështesim ta rrëzosh atë. Mos vono asnjë orë dhe asnjë minutë. Është vonë për orën tënde të së vërtetës, por më mirë vonë se kurrë.

Por, zoti kryeministër, mos e bë atë gabim që bëre. Mos kërcëno se do të denoncosh mafian, po të kërkuan mocion mosbesimi. Nuk je kryeministër nga pakti me mafian, por nga pakti me shqiptarët. U ke thënë atyre do luftosh mafian dhe duhet ta luftosh. Askush nuk të ka votuar më 2005, që të marrësh dosjet e mafies dhe të mbash peng kundërshtarët e tu. Ishte e trishtueshme e diela në Tiranë, kur media akuzonte vajzën tënde për pastrim parash dhe opozita lavdëronte Xhuvelin për pastrim ajri. Është e zymtë jeta në këtë vend, kur kryeministri qesh…qesh…qesh në mënyrë të frikshme, duke thënë, mes të qeshurave, se “kam dosje mafiozësh, prandaj mos më ngacmoni”.

Zoti kryeministër, nëse ke qenë i përgjegjshëm kur fole dje në Kuvend, sot duhet ta nisësh ditën e punës te zyra e Ina Ramës dhe më pas në konferencë për shtyp. Të na thuash a je trim ta denoncosh mafian, apo do të vazhdosh të ruash paktin me të. Nuk e dinim këtë pakt, por vetë na e the dje në Kuvend. Na the “mos më ngacmoni, se do hap dosjet e krimit.” Hapi një orë e më parë. Mos u sill me to si me dosjet e Sigurimit të Shtetit që nuk i hape kurrë vetëm nga dëshira për të përdorur spiunët. Tani, njësoj si atëherë, kërcënon për të përdorur për interesa të tua dhe familjes tënde kriminelët dhe trafikantët. Jepi fund paktit me ta dhe ktheju paktit që ke bërë me shqiptarët. Ndryshe, pas disa vitesh, do të jesh një prej atyre, madje më i madhi.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

42 Komente

  1. kallash thotë:

    7 October 2008 @ 8:43 am

    Ore mire ky qe ka luajtur nga tepeleku po si ka mundesi qe deputetet e PD-se i rine akoma te rjeshtuar dhe presin urdhera prej tij? A kane ata nje fije dinjitet? A jane sado pak njerez? A thua qe ky ti kete robotezuar dhe i drejton me telekomand? Por ky nuk shquhet ne fushen e informatikes bile ska haber fare.

  2. lupi thotë:

    7 October 2008 @ 8:46 am

    Po car deputetesh ka aty mer ti, aty ka zara qe rrine si pula ne mbledhje te qeverise kur eshte Sala. Ata qe ti i quan deputete apo ministra te PD jane nje tufe njerezish pa pike karakteri te etur per pare dhe intelektualisht te sforcuar. I vetmi talent qe kane eshte qe te rrine squk per fasade Sales se Madh.

  3. Koth thotë:

    7 October 2008 @ 9:04 am

    :P
    ——————
    Një kallzim i pazakontë ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës. Burime të rezervuara brenda saj, bënë të ditur se kryeministri i vendit dhe një nga këshilltarët e kabinetit të tij, kanë depozituar pranë kësaj prokurorie një kallzim për fyerje.

    Të dhënat e para flasin për disa emaile të dërguara në adresën e kryeministrit Berisha dhe të këshiltarit të tij.

    Përmbajtja e këtyre emaileve nuk është vënë në dispozicion të mediave por duke gjykuar nga akuza dhe statusi i prokurorëve që po merren me çështjen, bëhet fjalë për fyerje dhe kërcënime.

    Një grup hetuesish të Prokurorisë së Tiranës kanë qenë gjatë ditës së sotme në ambjentet e ISP-ve që veprojnë në Tiranë për të identifikuar adresat nga janë nisur emailet.
    —————–
    Keshtu thote nje e perditeshme, o Mero keshtu qe kot e ke qe ankohesh qe nuk ka shku ne prokurori. :P

  4. artian thotë:

    7 October 2008 @ 9:20 am

    Burime të rezervuara brenda saj, bënë të ditur se kryeministri i vendit dhe një nga këshilltarët e kabinetit të tij, kanë depozituar pranë kësaj prokurorie një kallzim për fyerje.

    “Kallzim per fyereje”-duket si fija e barit kur mbytesh !Shenje qe tregone se uji po e kalon nivelin e” hundes se shtriges” shtriga po kerkon me doren e shtrembur te kapet nga fija e barit :)

  5. cudia thotë:

    7 October 2008 @ 9:46 am

    vetem me nje gje me vjen cudi, si ka mundesi qe cfare do akuze qe i behet Beros ai i kalon si pa u ndjere dhe pa ju dridhur qerpiku, sikur asgje te mos ndodhe, por vazhdon qesh, qesh, shan, fyen
    1/10 e ketyre te kishte ndodh ne kohen e PS

  6. Nexhi thotë:

    7 October 2008 @ 9:52 am

    cudia, meqe permende PS-ne,
    mos harro se KPD-ja e famshme ka qene nje shkolle shume e mire per te mesu se si tallet menderja me miletin dhe te tutë.
    :P
    Bah, sa m’ka marre malli per at Tosin bre :P

  7. ardi thotë:

    7 October 2008 @ 1:45 pm

    …per ner se dija kaq trim Meron….shume drejt…

  8. Idris thotë:

    7 October 2008 @ 1:57 pm

    “”"”"Mos u sill me to si me dosjet e Sigurimit të Shtetit që nuk i hape kurrë vetëm nga dëshira për të përdorur spiunët. “”"”"”
    Ky eshte thelbi i DOSJEVE …qe mbase e kane lexuar antikomunistet e PESHKUT… :P
    Megjithate kjo shoqeri e mbarsur me Hajduteb e Hipopkrite , me standarte te se Djeshmes per te mjegulluar te Sotmen shpejt do QARTESOHET .
    Vrimat ne vaporin e delnxhijve ka kohe qe jane hapur.Ai po mbytet .
    Shikoni e lesxoni egersine e prurjeve te kampit PD-ist edhe ketu tek Peshku….
    MUNGON plotesisht Argumenti ndersa “”"gjendrrat e loteve “”"
    dhe kercenimet e ndjellakeqsite vershojne LUME.
    Njesoj si babai i tyre shpirteror:
    “”"”"Mos me ngacmoni mue se une nuk ju ngacmoj jue . Po me ngacmuet Ju hap dosjet une Jue”

  9. emigrant thotë:

    7 October 2008 @ 2:27 pm

    O Tos, po duku mer, ka ke shku? :P

    Nexh, shif si e ka gdhend kkxh-ja ket me i tem tjeter (fjala gdhend gurin, sikur kena thon):

    … degjova dike qe po thoshte qe Nano ka qene engjell. Une mendoj se nese ka gje me te mire qe i ka ndodhur popullit dhe politikes shqiptare keto vitet e fundit ka qene dalja e nanos nga politika. Nano per mua eshte jo vetem i papergjegjshem, i korruptuar, hajdut dhe legen, por edhe shume i neveritshem me ato pozat qesharake dhe idiote. Nese berisha eshte bajraktar sic e quajne Nano eshte feudal.

    na dogji malli, nexh, se e kena mallin e nxeht’ shum’… :P

  10. Nexhi thotë:

    7 October 2008 @ 2:42 pm

    E di pse m’ka marre malli ?
    Se na ka pushtu nje vale rishfaqjesh.
    Nexhi po e po .
    Mbreme po diskutohej per realizimin socialist dhe na mbyten me pamje te Dulles, byrose, pleniumeve, vizitave te Dulles ne galerine e arteve, takime me artistet. Bustet, portrete, tabllo te Enverit duke ecur, te Ramizit.
    Se di , mu bo koka corbe.
    E ngaqe ne dashni ka kohe qe skam ra ma, se me ka ik mosha, me dalin ne enderr ato si shof m’darket n’TV.
    Ene kane fillu me m’dale fantazma :P
    Pranej thashe, t’pakten t’shifsha Tosin mer yahoo se ai t’pakten t’ban me qesh :P

  11. spiritus thotë:

    7 October 2008 @ 2:52 pm

    Po ku je o Fatos djali/se neve na mori malli:))
    Lereni te qete ne pensionin politik.Historine e tij e shkruajti .Mbase i ka mbet ndonje kapitull i fundit.Varet si dalin numrat ne 2002:)) Dhe kush ka mall, do te cmallet sigurisht, perfundimisht,thellesisht:))

  12. Koth thotë:

    7 October 2008 @ 2:59 pm

    spiritus,

    cer hyn Fatosi ketu ? Pse mbytesh me nje gisht uje dhe bi pre e devijimit te temes ?

    Ketu po flitet per :

    Të tjerë, që i akuzoje për Klanin e Zemunit, i harrove, kurse njeriun real të Klanit të Zemunit, Damir Fazlliç, kërkon të na e imponosh si kryeprokuror të Shqipërisë.

    jo per sumat e zhuritme .

  13. Idris thotë:

    7 October 2008 @ 3:00 pm

    Mati nr e sandalles Tosit ti ! Mixhes nr e kepuces ! :)
    Po s’vuri firmen “ai me mixhen” aty te rrini .
    Boni nga nje zemerate e penelate me artikuj tek Peshku e cfryni TAPANXHAT se “si bishte qenit keni per te mbetur”…As mos enderroni kocka…
    Kujt t’ja lejne ? Cakejve qe hane njeri tjetrin .
    Nga vitet tridhjete jalla po u mbeti ndonje “syhapje”.Deri atehere jeni mire ke Peshku!

  14. bledi thotë:

    7 October 2008 @ 3:06 pm

    Berisha mund ta nxjerri e bej sh…. ne parlament e asgje sdo behet.

    Berisha mund te bej cdo gje, se ka bere cdo gje dhe e kane line te kaloj.

    Nje here thoshin le se me mire te kemi kete idjot, sesa nje tjeter nga e djathta.
    Nje here hidh firmen Nano tia fuste Metes, e nje here Rama te forconte pozitat e vetes.

    E Berisha hedh cdo lum.

    Ky njeri i solli shqiperise ne 97ten krizen me te madhe ne histori, pothuaj i papergjegjshmi shkateroi vendin, e ne do ankohemi per ca llafe te tije.
    Po mo Mero, e solle NERONIN ne pushtet, NERONI ESHTE NERON, E MOS U ANKO.
    Berisha eshte nga ata qe duhet rezuar sic rezohen diktatoret qe nga Caushesku te Sadami, e te mos vazhdoj vendi kapur peng, e Berisha tallet perdite.

  15. spiritus thotë:

    7 October 2008 @ 3:07 pm

    Intermexo Koth.Komentin per “Klanin e Zemunit” dhe zbuluesin e Ku is Klani-t e kam bere ne temen e djeshme te Fazllicit & co.Hajduti bertet:kapeni hajdutin. Ca skema, sa do moderne te behet bota nuk vjeterohen dhe kane efekt, Koth.

  16. t_red thotë:

    7 October 2008 @ 3:22 pm

    Pse nuk arrij ta lexoj kete robin une? :( Kurre. Asnje rresht dhe asnje fjali nuk ngjit. Nuk ngjit!

    P.s.Spiritus, do ti qe po te ben mire peshku ty ;)

  17. spiritus thotë:

    7 October 2008 @ 3:37 pm

    T red , po ty cfar te ka bere mire qe s lexon dot?:)

  18. XYZ thotë:

    7 October 2008 @ 4:17 pm

    Na çmenden artikujt e ketij kokepatates. Ky gjoja ka qene analist dikur, pati zberthyer vete Pentagonin dhe CIA’n para ca vitesh.

    Nuk me kujtohet kush e tha nje dite ketu, me duket Xhibi (ndoshta gabohem, nejse). Artikujt e gazetave shqiptare jane thjesht mullare fjalesh qe mezi iu gjendet strumbullari. Dmth, diku eshte nje ide e vockel, dhe pastaj i tere shkrimi : bla bla bla, pastaj dok-dok-dokrra, pastaj gjep-gjep-gjepura, pastaj broç-broç-broçkulla, dhe ne fund lexuesi i shkrete me lupe ne dore duke hulumtuar nje fjali te vetme ku qendron ideja.

    Ne maje te hundes, vertete. Mire une qe rralle i shoh, dhe per me teper ne internet ku me nje klik e dergoj Meron ne fis, po te tjeret ne Shqiperi si ia bejne ? Te forte jane. Iu lumte shqiptareve heronj.

  19. Qafir Arnaut thotë:

    7 October 2008 @ 5:19 pm

    Ah ju ka mesuar Xhaxhizmi ju si te mbuloni bythen

    Ai tha se ka fakte, kaseta, dokumente dhe dosje që implikojnë kundërshtarë të tij ose ish-politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri. Tha qartë që “i kam”. E përsëris, tha që “i kam” dhe nëse parlamenti i kërkonte dorëheqjen, ai mund t’i nxjerrë ato.

    Ky në të vërtetë është një lajm i madh, që i kalon të gjitha lajmet.

  20. edrus thotë:

    7 October 2008 @ 5:55 pm

    Askush nuk të ka votuar më 2005, që të marrësh dosjet e mafies dhe të mbash peng kundërshtarët e tu.

    Ky njeri kujton se ata që e kritikojnë janë Enverista, Ramista, Metista, Erionista dhe me këto dosje do t’iu mbyllë gojën simpatizantëve të njërit apo të tjetrit………… Harron që njerëzve i është neveritur kjo politikë dhe këta politikanë që nuk ngrenë dot kokën sepse kanë frikë se ju dalin të palarat.

    Bëji një nder kombit Sali Berisha; Mblidhi të tërë ata të cilëve ja u di hilet, dhe vendosni QË TË TËRË që të largoheni nga skena politike shqipëtare.
    Do të isha i pari të nënshkruaja një amnisti PËR ÇFARDOLLOJ GJËJE që të keni bërë, VETËM QË TË LINI MË NË FUND ATË VËND dhe politikën QË TË PASTROHET NGA SHANTAZHET, ku i vetmi qëllim i përpjekjeve të të gjithë juve, është imuniteti që ju siguron të qënit të zgjedhur (se dhe për të fituar më tepër nga ç’keni fituar nuk është në qëllimet tuaja tashmë).

  21. t_red thotë:

    7 October 2008 @ 6:00 pm

    Konstante e kam pasur miresine une :)

  22. J. thotë:

    7 October 2008 @ 6:09 pm

    Do të isha i pari të nënshkruaja një amnisti PËR ÇFARDOLLOJ GJËJE që të keni bërë, VETËM QË TË LINI MË NË FUND ATË VËND dhe politikën QË TË PASTROHET NGA SHANTAZHET,
    100% dakort.

    Kot nuk mbledhin firma për një peticion të tillë. Kurioz me dit sa njerëz do ishim që do e nënshkruanim.

  23. ThoughtPolice thotë:

    7 October 2008 @ 6:25 pm

    Berisha di shume gjera per shume njerez. Funksionet si shtetar i larte dhe kalibri i tij si politikan ja kane dhene kete mundesi. Por, meqe jemi tek shkrimi i Meros, ky tender-lepiresi apo tender-gazetari te beje kujdes me keto shpifjet qe shkruan, se kur te dalin ato te vertetat qe di Berisha per te, do t’i behet fytyra kepuce pastaj…

  24. edrus thotë:

    7 October 2008 @ 6:40 pm

    Jul, para nja dy vjetësh, një shoku të një prej “Lvizjeve qytetare” i pata thënë që në vënd që të protestonin me oturakë (e marr si shëmbull, meqë është protesta e fundit kjo) të kërkonin një referendum ku:
    Të mos zgjidheshin për në Parlament ata që kanë qënë në më tepër se dy herë të zgjedhur.

    Kush e bën politikën sepse e ndjen vërtet interesin për problemet, pas dy nomenklaturash, nëse nuk ka arritur të japë ç’kishte për të dhënë, të vazhdojë ta bëjë në rradhët e partisë së tij.

  25. XYZ thotë:

    7 October 2008 @ 6:42 pm

    ThoughtPolice, nuk jam shume dakort me kete logjiken e shantazhit. Madje e quaj nje veprim te ulet politik.

    Nese Berisha di gjera per njerezit (ngaqe ia ka mundesuar posti), dhe keto gjera bien ne kundershtim me ligjin, atehere nuk ka asnje kuptim qe ai t’i perdore keto te dhena per qellime vetjake, dmth per shantazh politik.

    Normalisht, ai duhet te ngreje padi (pala paditese - Qeveria shqiptare) kundrejt cilitdo qe ka shkelur ligjin. Me perjashtim, sidoqofte, te zbulimeve te fshehta dhe gjerave sekret shteteror qe nuk nxirren ne pazar, ne asnje shtet te botes.

  26. Mand thotë:

    7 October 2008 @ 6:46 pm

    Fiuuuuuuuuuuu, ajde THP ajde, dhe Berisha te opinioni do te kishte zili. PO kur di pse si nxjerr ky njeriu, se atij po ja nxjerrin perdite. Apo ka hall te beje nai trafik votash me keto dosje. Ku i ke mer aman ti nxjerri se po i kalon mandati qeverises dhe ska nxjerre asgje. Ke degjuar te kete fut ndonje brenda ky njeriu, bdhe nja dhjete muaj pushtet ka me duket ne mos me pak, deri ne zgjedhjet e tjera. Car frike ka ky njeriu pse si nxjerr. Ty THP te duket e llogjikshme ty qe te shohesh qeverine te hiqet si viktime e opozites. Kam dosje une, si qaraman. Nxirri pra po je burre, pse si nxjerr

  27. toko thotë:

    7 October 2008 @ 6:47 pm

    ThoughtPolice thotë:
    7 October 2008 @ 6:25 pm
    Berisha di shume gjera per shume njerez. Funksionet si shtetar i larte dhe kalibri i tij si politikan ja kane dhene kete mundesi

    Dhe cfare ben me keto dijenite qe ka? Si “kolosi” i luftes kunder ketyre gjerave te keqia qe ai di, si kryemnister, si kryetar i partise qe ka ne dore edhe aren (shtetin) dhe gurin ( partine qe vendos prokurorin)
    cfare ben qe keto gjera ti denoj ose te pakten denoncoj publikisht? Perse e le popullin qor te votoj per keta njerez qe jane kaq te keqinj. Ai vetem per kete eshte po aq fajtor sa vete ata te keqinjte.
    Perse nuk e ben kete? Cfare pret? Ka 20 vjet qe i di keto gjera Perse? Perse? Perse?

  28. ThoughtPolice thotë:

    7 October 2008 @ 6:49 pm

    Nuk eshte shantazh, thjesht nje fjale publike per krimin dhe korrupsionin. Po te jete shantazh, ai nuk behet publikisht por me menyra sekrete dhe konspirative qe njerez si Mero ben qe te ju ike jo vetem goja per te folur, por nuk e hapin me edhe per te ngrene. Do ja fusin me force nga hundet me tub ushqimin.

    Shiko, shume gjera jane edhe raporte sekrete qe nje shtetar i pergjegjshem nuk mund t’i beje publike.

  29. Mand thotë:

    7 October 2008 @ 6:53 pm

    Ku ka raporte sekrete kur ka te bejne me abzimet me taksat e mija mer car flet ti. Ai i akuzoi qe ka dosje trafiku dhe korrupsioni, car thu ti mer plak se ma hoqe zarin. Pse mer per te mbajte raporte sekrete erdhi ne pushtet ai

  30. Genty thotë:

    7 October 2008 @ 6:55 pm

    Berisha di shume gjera per shume njerez. Funksionet si shtetar i larte dhe kalibri i tij si politikan ja kane dhene kete mundesi.

    Berisha gjithe kohen e pluralizmit ka luajtur rolin e kurves, ketej del e thot qe une nuk di asgje, nuk e njoh as kunatin tim, nga ana tjeter del e thote qe ka dosjet e mafias. Po per cfare eshte ne krye te shtetit ky njeri, te koleksionoje dosjet e mafiozve?! Eshte absurde qe kryministri fsheh krimet e te tjereve, mendoj se kushedi sa krime te renda do te kete kryer vete kur ka kaq frike te flase per te tjeret.

  31. ThoughtPolice thotë:

    7 October 2008 @ 6:55 pm

    Une keshilltar i Berishes nuk jam, por e di qe Mero Baze eshte i “kapur” me presh ne te pakten dy institucione shteterore qe ka tentuar te marre tendera ne menyre te padrejte dhe me shantazhe nepermjet fletushkes se tij.

  32. Vlore1920 thotë:

    7 October 2008 @ 6:59 pm

    THP. keto s’jane sekrete shteterore jane lidhje te politikes me mafjen dhe duhen bere te ditura sa me pare. po s’ka kush ti bej se jane te gjithe te menderosur se nuk jane aty per inteligjencen qe kane po rrine si leva te mafias, gangsterave, sherbimeve te huaja etj. ketu s’ka per bindje te majta a te djathta ketu si shihet fundi ketij muhabeti. nje i cmendur qe drejton shtetin

  33. Mand thotë:

    7 October 2008 @ 6:59 pm

    PO ta coje mer ne prokurori, ne rast se ka shkel ligjin. Ai po ja kerkon publikisht qe ta coje ne prokurori, car ka kap ai. Ky te kap ky, te jete per nai poilic qe ka marre nai dhjete mije leksh ehe dhe e kap, po ku ka byth ky me kap peshq te medhenj. Vetem llafe ka tre vjet e gjys, asgje ska bere vetem llafe. Sa i mire jam e sa i bukur jam, sa mire po drejtojme, pse mer THP per kete lloj pushteti votuam ne. Qe korrupsioni te kalonte nga nje dore te tjetra. He pra ky, se cirrej per klanin e Zemunit, dhe mbante fazllicin pas bythe. U be bishe dje se i shanin fazllicin, mu neverit

  34. edrus thotë:

    7 October 2008 @ 7:04 pm

    Që Merua mund të jetë më legeni i atyre që kanë luajtur me tendera, mund edhe ta pranojmë të mirqënë, por kush më garanton mua se dy ditë përpara votimeve Saliu nuk nxjerr të dhëna kompromentuese për Ramën, Metën, Veliajn e ku di unë dhe në çastin e fundit të gjithë njerëzve ju ngelet për të votuar sërish Berishën (në ktë rast: Pishtari i antikorrupsionit).

    Nuk e them se më bëhet vonë për të sipërpërmëndurit, por është një mundësi që mund të realizohet dhe që do të ishte e denjë për të neveritur dhe vehten pastaj.

  35. toko thotë:

    7 October 2008 @ 7:11 pm

    THP
    Ja te te ndihmoj une tu pergjigjesh ketyre socialisteve/komunisteve pinjolleve te Nexhit dhe Ramizit :)
    Te kujtohet 97? Thuhet nga Demokratet/antikomunistet/bijte e te perndjekurve politike se nje nga shakqet kryesore ishte se mafia socialiste. Ajo nuk u pajtua me masat qe mori qeveria antikomuniste/demokrate per gomonet dhe skafet. Te kujtohet Skender Gjinushi bosi i Gomeneve? Pra Berisha nuk i thote keto gjera hapur sot se ka hallin se mos behet nje tjeter 97 me keta socialistet mafioze kriminele komuniste pinjole te spiuneve te sigurimit. Pra ai dalngadale po perpiqet ti eleminoj keta nje e nga nje duke ngjtur keshtu shkallet e luftes kunder korupsionit nga vendi i 188 ne vendin e 154 pa gjak e lufte pa 97. Kjo eshte njesoj sic thone keta komunistet/socialetet pinjolle te ish bllokut komunist se edhe shqiperia do te rregullohet dalngadale Nuk behen gjerat menjehere thone keta por edhe lufta kunder korupsinit nuk behet menjehere. njesoj do kohe. Pra ne nje qafe jeni edhe ju dhe keta. Se kuptoj pse zireni ;) Duet:
    Dalngadal po vjen Behari
    Po na vjen po na vjen
    neper fusha mbiu bari
    po na vjen po vjen
    Dalngadal o dalngadal

  36. Vlore1920 thotë:

    7 October 2008 @ 7:18 pm

    Toko ke tradhetura vijen e partise :)
    dhe kur tani ne 100- vjetorin e komandantit :)

    sipas meje komandanti per ta luftuar me mire mafjen eshte infiltruar ne rradhet e saj ;)

  37. toko thotë:

    7 October 2008 @ 7:22 pm

    Vlora edhe kjo pjese e strategjise eshte. Dalgadale nga brenda, si uji qe gryen gurin edhe komandati nga brenda mafias po i shkakton deme. Po mbush edhe xhepat e tij por ama mafi e ka honger, e ka mren si i thone. Shshsht eshte sekret :)

  38. Dori thotë:

    8 October 2008 @ 12:38 am

    Nano u mbajt në pushtet 8 vjet dhe e teproi, Berisha gjithashtu po e tepron. Mësimi që do nxjerrin kapot së shpejti është që pushteti duhet ndërruar shpesh. Në këtë mënyrë zhvatja vazhdon por pa u thelluar aq sa të dalin të palarat në shesh. Do e ketë radhën Rama për t’u dhjamosur më duket.

  39. Genty thotë:

    8 October 2008 @ 7:26 am

    Vec ne Albanane mund te ndodhi qe kryeministri vendit mesohet se eshte mik i ngushte me mafian dhe kalohet njeloj sikur Britney Spears u xhirua pa te brendshme.

  40. artian thotë:

    8 October 2008 @ 8:13 am

    Nuk e kuptoni se ne shqiperi ,eshte varrosur ne mendje shpreja proverbiale:

    “Me mire te dali syri ,se nami”

    Politikanet Shqiptare ,pikerisht kete kane parasysh kur luftojne me njeri tjetrin.
    C`nuk ka thene Berisha per mafiozin Nano ,pra ai i ka hapur namin ,(jehona,hej,heeeeeeeeej Naaaaanoooooo ,eshte maaaaafjeeee ,maaaaaaaaaaaaaaafjeeeee) ,dhe nuk eshte marre me ligjin ,por edhe ligji nuk eshte marr me Nanon !

    Sot Nano me kompani eshte i lire ,ligji nuk thote gje ,atehere i bie qe Berisha ka punuar me shume ,per te hapur namin ,Jehonen!

    Po dihet qe shqiptaret influencohen nga nami ,Jehona e fjales,heeeeeeej ,heeeeeeeeeeej, o miiiiilet,Naaaaaano eshte hajdut !

    Kaq mjafton .Njerzit perpunojne namin .Kaq.

    Berishes sot me mire ti dalin te dy syte,qe i ka ne balle ,se vete e ka mbjelle ,kete Jehone,vet ta pesoj .

    Por kete radhe ,kam parasysh ,periudhen e tij ne pushtet nga 2005 me duket se nuk eshte vetem jehone ,nam ,por realitet !

  41. Edit thotë:

    8 October 2008 @ 9:00 am

    Nese se ka vendin ketu lutem ta transferoni atje ku duhetMishkoviçi i kontrollon të gjithë
    Nga “Sloboda Bosnia”
    Flet Vladimir Popoviç, ish- ndihmësi i kryeministrit Xhinxhiç. Akuza për bosin e “Delta Group”, që ka blerë “Euromax”-in në Shqipëri

    Ju keni ngritur padi kundër Dushan Mihajloviçit, ministrit të Policisë në qeverinë e dikurshme të Zoran Xhinxhiçit. Është ky vetëm njëri nga të paktën 20 konteste tuaja gjyqësore, por nga aspekti mediatik është një ndër më bujshmit. Pse e keni paditur?
    Për shkak se gjatë përpjekjeve të tij që të nxirret nga situata e palakmueshme, në të cilën e kishin sjellë gazetarët e TV B92, në kohën kur filloi aksioni policor “Rrjeti”, që kishte të bënte me shpartallimin e grupeve që ishin marrë me kontrabandë cigaresh, ai pa ndonjë arsye kishte filluar të me njolloste dhe të më akuzonte për çdo gjë. Ç’është e vërteta, njëri nga të akuzuarit kryesorë i grupeve si këto, Stanko Subotiç, i kishte deklaruar gazetarëve të emisionit “Insider” se për këtë aksion policor ka qenë në dijeni që nga viti 2003, kur vetë ministri Mihajloviç, që realizonte këtë aksion, i kishte treguar për një gjë të tillë dhe kur në një mënyrë e kishte kërcënuar. Meqë për të gjithë ishte e qartë se Mihajloviç kishte kryer vepër të rëndë penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, gazetarët e TV B92 kishin marrë nga ministri aktual i Policisë, Dragan Joçiç, vërtetimin se një gjë e tillë është e vërtetë dhe se Mihajloviç do të ftohet për dëgjim. Meqenëse arrestimet në Serbi i drejtonte Miroslav Mishkoviç, Mihajloviç i frikësuar vrapoi që të kërkojë mbrojtje nga ai. Kësisoj, Mihajloviç merret nën mbrojtje, por si kundërshpërblim të kësaj ai i jep Koshtunicës dhe njerëzve të tij rrëfimin e rrejshëm për kontekstin e vrasjes politike të Zoran Xhinxhiç, çështje kjo që më së shumti preokupon këtë grup tradhtarësh. Ja pra në këtë mënyrë në vend që t’i përgjigjet akuzave për keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë aksionit “Rrjeti”, ai mjeran ministër i Millosheviçit fillon fushatën e akuzave dymujore kundër meje, duke përfshirë këtu edhe akuzën se unë kinse qenkam fajtor për vrasjen e Xhinxhiçit. Motivi shtesë i Mishkoviçit në këtë fushatë dhe aksion të pakuptimtë ka qenë hakmarrja personale, sepse unë isha ai, i cili tre muaj para fillimit të saj, në një intervistë kam shënjuar Mishkoviçin si të keqen më të madhe në Serbi, praktikisht e kisha quajtur pronar të Serbisë.

    Nuk është mbase veç Mishkoviç pronar i Serbisë, ekzistojnë edhe të tjerë që janë po aq të fuqishëm (me ndikim). A mund të veçoni dikë?

    Mishkoviç është padyshim njëri nga pronarët më të mëdhenj dhe më me ndikim në Serbi, është pronar absolut, por nuk do mend se nuk është i vetmi. Me të jam marrë më së shumti, ngaqë askush nuk ka pasur guxim të thotë asnjë fjalë të vetme kundër tij, ndërkohë që ai veten e quan shtyllë të ekonomisë së Serbisë. Aty, megjithatë janë edhe tregtarët e tjerë të “mallrave me akcizë” si Pero Matiçi nga Benkovci, të cilin Mirko Marijanoviç dhe UDB serbe e kishin shndërruar në njeriun më të pasur në Ballkan. Është aty edhe Dushan Zabunoviç, pronari i firmës MPS, dhe bashkëpunëtori i dikurshëm i Marko Millosheviçit, sot është pronar i hotelit në Beograd, për të cilin ka dëgjuar e gjithë bota, ngaqë në njërën prej dhomave mban portretin e Hitlerit. Ka aty edhe kriminelë klasikë si Predrag Rankoviç Peconiju. Natyrisht, aty hyjnë edhe “biznesmenët” e dashur të Koshtunicës, Vuk Hamoviç dhe Vojin Lazareviç.

    Si u pasuruan në fakt Vojin Lazareviç dhe Vuk Hamoviç?

    Vojin Lazareviç u pasurua nëpërmjet kumbarit së tij, Aleksandër Nikitoviç, shefit aktual të kabinetit të Vojislav Koshtunicës, që në kohën e ardhjes së Koshtunicës në pushtet ishte zëvendës i shefit të kabinetit - i monstruozes Lilana Nedeljkoviç. Vuk Hamoviç përveç kësaj ka dëshmuar afërsinë me kabinetin e Koshtunicës edhe nëpërmjet Vladet Jankoviçit, ambasador i atëhershëm e Serbisë e Malit të Zi në Londër, përkatësisht shoqërimit të bashkëshorteve të tyre. Monopoli në eksportin e korrentit, shitjes së naftës dhe i lëndëve tjera të energjisë janë konfirmim shtesë i marrëdhënieve financiare me Mlagjan Dinkiçin, guvernatorin e atëhershëm, i cili i transferonte rezervat e devizave në bankën e tyre Euroaksis në Moskë, mjete këto që i kishin marrë nga njerëz të Millosheviçit menjëherë pas 5 tetorit. Falë mjeteve të tilla “falas” që ua dha Dinkiçi, ka filluar pasurimi enorm i tyre, kështu që ata e mirëpritën ardhjen e Koshtunicës në qeverinë e Serbisë dhe sukseset e mëtejshme në rrëmbimin e mëtejshëm të pasurive.
    Fahrudin Radonçiçi, pronari i gazetës “Dnevni avaza” (Avazi ditor), përmes Damir Fazlliçit dhe Miroslav Mishkoviçit ka instaluar Vojin Lazareviçin në Bosnjë e Hercegovinë, duke e ndihmuar të njëjtin në privatizimin e firmave të mëdha të Bosnjës. Një përpjekje e tillë ndodhi me blerjen e “Energoinvestit” në Sarajevë, por edhe me tregtimin e derivateve në Bosnjë e Hercegovinë.
    Këtu nuk ka asgjë për t’u habitur! Nuk ekzistojnë standarde morale, në të cilat vazhdon jeta shoqërore e publike afariste në rajon. Armiqtë më të mëdhenj politikë shndërrohen në partnerët më të afërt; palët që deri dje konsideroheshin të armiqësuara, themelojnë tani kompani të përbashkëta. Rregullat e sjelljes në këto qarqe afariste janë transferuar nga bota mafioze, prandaj klanet që sot janë në luftë, nesër ndërtojnë raporte bashkëpunimi. Ka të ngjarë që në këtë mënyrë Mishkoviçi, i cili kishte fituar shuma të majme parash falë egërsive të Millosheviçit, mes tjerash edhe në Bosnjë, ka ardhur me po ato mjete që ta blejë Bosnjën. Këtu del në shesh Damir Fazlliç, një figurë groteske, pleh dhe kriminel i rendit të tretë, ortak i dikurshëm i shefit të mafies në Kroaci, Hrvoje Petraçit, i cili sot imiton një kinse person kontaktesh me shtetet e Perëndimit për dy oligarkët e përmendur. Edhe pse të gjithë e dinë se kush është Fazlliç, ai edhe më tej gëzon respektin e madh dhe ushtron ndikim në majën politike të Bosnjës e Hercegovinës, veçanërisht në Sarajevë.

    Çfarë e lidh Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin?

    Nëntoka, kriminaliteti, shërbimet sekrete, Tijaniçi, Fahrudin Radonçiçi… Para së gjithash ngjashmëritë në profilin dhe karakterin e të dyve, Fazlliçit dhe Mishkoviçit. Fazlliç është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan. Prandaj ai dërgon atë kriminel të vogël që në emrin e tij t’i mbarojë punët më të ndyta korruptive prej Shqipërisë e deri në Bosnjë. Ai është njeriu që përdoret nga Radonçiçi dhe Mishkoviçi për punët e ndyta dhe do të jetë shumë interesant të shihet se në cilën anë do të rreshtohet, kur Mishkoviçi të vendosë të ‘lirohet’ nga Radonçiçi, siç ka vepruar me të gjithë partnerët e tjerë afaristë.

    Ndërsa gjendeshit në ballë të Byrosë për Informim pranë qeverisë së Zoran Xhinxhiçit, jeni takuar me Fazlliçin. Cili ishte shkaku i takimit?

    E kam parë një herë në jetë. Edhe pse ka tentuar që të më afrohet përmes linjave zyrtare, nëpërmjet ambasadës amerikane, unë nuk kam pranuar ta takoj. E kam takuar rastësisht, kur është shfaqur në apartamentin e një miku tim, ku unë gjendesha për vizitë. Ka filluar të fyejë e shajë kabinetin e Vojislav Koshtunicës, Aleksandër Tijaniçin, Radet Bulatoviçin, udhëheqësin e BIA, Ace Tomiçin, shefin e KOS etj., dhe të shpjegojë se të gjithë ata janë psikopatë e të çmendur, se po plaçkitin Serbinë. Thoshte se po e përdorin atë për të krijuar lidhjet me shërbimin e inteligjencës së Anglisë dhe se janë në gjendje t’i shkaktojnë çdo të keqe Xhinxhiçit. I thashë të vijë në qeveri dhe ato të cilat i tha, t’i thotë zyrtarisht. Kur erdhi të takonte me Zoran Janjusheviçin, bëri një deklaratë me shkrim, të cilën e kam ende. Mirëpo ai aty nuk bën fjalë fare për atë që kishte folur më herët. Më pas ai e keqpërdori këtë, duke e interpretuar se unë e kam kushtëzuar dhe se e kam detyruar që të akuzoj rrejshëm Koshtunicën dhe njerëzit e tij të afërm. Më kujtohet se qeveria jonë e pati arrestuar Fazlliçin, sepse ai edhe në atë kohë merrej me aktivitete kriminale. Ambasadori i atëhershëm i Amerikës, William Montgomery, ka ndërhyrë dhe ka kërkuar lirimin e Fazlliçit, edhe pse ai nuk kishte shtetësinë amerikane. Z. Xhinxhiç nuk e ka parë kurrë dhe për herë të parë ka dëgjuar emrin e tij atëherë, kur për të ndërhyri Montgomery. Ndërkohë, psikopati i vogël Fazlliç përhapte kudo gënjeshtrën se Xhinxhiç është daja i tij. Këtë e mësuam, kur Zoranit i erdhi një shkresë nga një afarist amerikan, që në fakt ishte viktimë e Fazlliçit, i cili e kishte gënjyer me muaj të tërë, i kishte marrë të holla kinse për qeverinë dhe bashkëpunëtorët e Xhinxhiçit dhe ku thuhej se, pasi i ishte kërcënuar se do të lajmëronte politikën, Fazlliç i përlotur kishte pranuar se e gjitha që kishte thënë është një gënjeshtër. Ai po ashtu kishte pranuar se nuk është kushëri i Xhinxhiçit dhe se kurrë nuk e kishte takuar atë.

    Jemi dëshmitarë të bashkëpunimit të madh të Milorad Dodikut, Boris Tadiçit dhe Vojislav Koshtunicës. Cilat interesa, sipas informacioneve tuaja, i bashkojnë këta tre persona?

    Para së gjithash këto janë interesat politike dhe interesat personale financiare. Tadiç dhe Koshtunica preferojnë koketimin me nacionalizmin serb dhe lidhjet me Republikën Serbe, pra njëlloj siç i preferonte Millosheviçi. Në Serbi keni mbi 1 milion votues që ndërlidhen në një mënyrë apo tjetër me këtë korpus. Të bërit me sy dhe puthjet me “grupet e caktuara” për qëllim të rezultateve zgjedhore kanë ngjashmëri me lajkat që bën Koshtunica dhe gjysma e ministrave të tij së vesë së Arkanit - mafiozes Svetlana Razhnjatoviçit. E ngjashme është edhe sjellja e Tadiçit, i cili i kërkon falje kësaj pronareje të alibive për vrasësit e Xhinxhiç. Në fund të fundit, pas saj qëndrojnë 100 mijë të rinj - të gjithë votues potencialë. Përveç kësaj, te Koshtunica ekziston edhe afërsia patologjike me serbët e pas-kodrinave, të cilat ai i quan qenie e shëndoshë e popullit serb, sepse, si duket, ne këndej qenkemi më të këqij dhe nuk jemi të gatshëm të vrasim e plaçkitim. Këtu qëndron afria erotike mes Koshtunicës dhe Dodikut. Megjithatë, unë besoj se interesat e Dodikut pjesërisht dallojnë, ngaqë ai para së gjithash sillet si një politikan pragmatist, i cili falë afërsisë me qeveritë në Beograd përfiton sa nga aspekti politik, po aq edhe nga aspekti ekonomik, dhe atë jo vetëm personalisht, por edhe në kuptimin e përfitimit për Republikën Serbe. Për këtë flet më së miri shitja e Telekom-it serb, thënë ndryshe, dorëlirësia e pakuptimtë e Koshtunicës dhe shërbëtorit të tij Drashko Petroviçit. Për këtë ndërmarrje qytetarët e Serbisë kishin paguar 600 milionë euro. Aspak e rastësishme që kjo ndodhi pikërisht gjatë zgjedhjeve në Serbi, kur plaçkitja e popullit serb nga vëllezërit e pas-kodrinave u përcoll me përuljet para mafiozes dhe thirrjes së hapur të Zdravko Çoliçit në telefon, që ishin argumentet e vetme të Koshtunicës. Roli komik i kryeministrit Dodik në të gjitha tubimet e partive kryesore, si dhe mbështetja që i jepej atyre që ishin në pushtet, gjë që rezultoi me dëshirën për fitoren e Partisë Demokratike në tubimin e Partisë Socialdemokrate, më së miri flasin për motivet dhe sinqeritetin e këtyre politikanëve. Kujtoj se shumë lexues tanimë e kanë kuptuar se marrëveshja i takon fushës së moralit e jo politikës.

    Sipas jush, si do të duket Serbia pas dhjetë viteve dhe ku do të jenë aktorët e sotëm, kryeministri Koshtunica dhe pronari i kapitalit të paparë, Mishkoviç?

    Për Mishkoviçin shpresoj se drejtësia dhe ligji do të vihen në vend shumë më herët. Nëse vërtet është aq i aftë të prodhojë pará, shpresoj se ai do të fillojë nga zeroja, nëse gjykata vërteton se origjina e kapitalit të tij nismëtar është kriminaliteti. Besoj se deri atëherë me siguri do të kuptohet prapavija e vërtetë e vrasjes së Xhinxhiçit, si dhe roli i aktorëve të shumtë të jetës publike në Serbi, përfshirë këtu Koshtunicën dhe rrethin e tij në këtë akt kriminal. Por, përkundrejt kësaj Koshtunica ka siguruar vendin e tij në histori dhe do të mbahet mend me atë se gjatë mandatit të tij janë ndarë Mali i Zi dhe Serbia, dhe është humbur Kosova. Jam i bindur se disa gjenerata të tjera, të ardhshme, do të shohin qartë patriotizmin e tij dhe ndjenjat nacionale, të cilat mes tjerash i shpaloste gjatë puthjeve dhe përqafimeve me futbollistin më të njohur, argjentinasin narkoman, Maradonën, në kohën kur futbollistin legjendar jugosllav, Dragan Gjajiçin, e futi në mënyrë përulëse prapa hekurave Kjo është pamja e vërtetë e këtij njeriu.

    Damir Fazlliç ka pohuar se ia doli të fusë ministrin e sotëm të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, në kabinetin e Xhinxhiç?

    Çdo gjë ka shkuar përmes Boris Tadiçit. Ai e solli Jeremiçin në kabinetin e Zoran Xhinxhiçit, me lutjen që të kryejë praktikën në një kohëzgjatje prej dy apo tre muajsh, gjë që ishte e nevojshme për studimet pas diplomës. Gjatë asaj kohe Jeremiç e ka takuar Xhinxhiçin disa herë, ndërkohë që sot në CV e tij ka shkruar se ai ishte njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Xhinxhiçit. Pos kësaj, Fazlliç ka shfrytëzuar Jeremiç për disa informata brenda kabinetit. Gjatë arrestimit të Volf Miniçit, një figurë groteske të përzier në punët e kontrabandës me duhan, shërbimi ynë ka hasur në bisedën mes ambasadorit anglez, Charls Crawforda dhe Vuk Jeremiç, në të cilën ambasadori britanik në panik e luste Jeremiç që të provojë përmes kabinetit të kryeministrit të ndikojë në lirimin e Miniçit nga burgu. I vetëdijshëm se ndërhyrja në punë të tilla do të mund ta dëmtonte, Jeremiç i shqetësuar dhe i frikësuar ia ka zënë për të madhe ambasadorit pse nga ai kërkon një gjë të tillë, duke i thënë se do të ishte më e mirë që ta përdorin kur t’i vijë radha privatizimit, ashtu siç janë marrë vesh më herët. Kjo bisedë i është përcjellë Xhinxhiçit, dhe kjo është arsyeja pse ai largoi nga kabineti i tij si spiun të shërbimit informativ të Anglisë, Jeremiçin. Më vonë, kur Tadiç zgjidhet kryetar shteti, Fazlliç ka qenë njëri ndër mysafirët më të nderuar me rastin e inaugurimit të tij.

  42. Edit thotë:

    8 October 2008 @ 9:04 am

    Dhe meqe nuk mirret dot nga balkanweb klikoni ketu:http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=27750

Komentet jane mbyllur ne te gjitha temat e arkivit.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com