Foto dite: Tuneli
Kryeministri Berisha: Kompania Bechtel-Enka ka përfunduar 49 % të punimeve në segmentin Rrëshen-Kalimash
KM.gov.al
14/06/2008
Kryeministri Berisha i shoqëruar nga rektorët e universiteteve shqipfolëse të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, inspektoi punimet në tunelin e Kalimashit, pjesë e rrugës Durrës-Kukës.
Kompania Bechtel-Enka e cila po kryen punimet në këtë segment rrugor, ka përfunduar 49 % të punimeve.
Kryeministri Berisha duke vlerësuar maksimalisht këtë fakt tha se kompania po punon pa ndërprerje dhe me një ritëm të shpejtë për përfundimin e kësaj kryevepre të inxhinierisë.
“Jemi këtu në një ditë shumë të veçantë. Sot kompania Bechtel-Enka ka përfunduar 49 % të tunelit dhe po punon 24 orë në 24 me ritëm të shpejtë në këtë kryevepër të inxhinierisë në Europë. Rruga që po ndërton kompania Bechtel, Rrëshen-Kalimash ka marrë një famë në mbarë Europën si një kryevepër e vërtetë e inxhinierisë ndaj dhe unë dua t`i shpreh falenderimin dhe mirënjohjen më të thellë drejtuesve, inxhinierëve, punëtorëve dhe të gjithë atyre që janë të angazhuar në këtë ndërtim që sërish do ta quaja aorta e kombit”, tha Kryeministri Berisha.
Kjo rrugë që kalon në terrenin më të thyer të mundshëm, vijoi Kryeministri, i bën shqiptarët krenarë në vendin e tyre e bën Shqipërinë një vend të zhvilluar.
“Një mik i imi i shquar që kishte treguar një lloj skeptizizmi për ndërtimin e kësaj rruge, erdhi dhe vizitoi rrugën. Më tha dy gjëra: nuk kam parë kurrë në jetën time një vepër të tillë inxhinierike dhe, e dyta; këtë mund ta bëjë vetëm Bechtel. Me një kënaqësi shumë të madhe më kërkoi që sa më shumë njerëz të vijnë ta vizitojnë. Unë para se të vij këtu takova një grup socialistësh në Kukës dhe i pyes si ishte ajo puna e varkës që e futët kryetarin tuaj kur erdhi në Kukës. “Na vendosi kushtin e vetëm; ose të më siguroni varkë ose nuk vij’. Atë e zë rruga, e ka tmerrin nga rruga. Ne do t`ia bëjmë një ftesë me kusht që mos kërkojë varkë. Kjo autostradë është fobi e kryetarit të opzoitës në një kohë që tund 5 herë një derë kopshti me 55 copa”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Më tej Kryeministri tha se transparenca në ndërtimin e kësaj rruge është e plotë dhe është i lutur çdo qytetar të kontrollojë çdo qindarkë.
“E vërteta është se rruga ka një projektues dy kompani nga më seriozet në rajon dhe në Europë, ka një supervizor serioz dhe ka një kompani tjetër që ndihmon qeverinë shqiptare në menaxhim. Në këtë kontekst gjithçka ka qenë dhe është transparente. Por, asgjë, asnjë lloj shpifje dhe trillimi nuk mund të errësojë shkëlqimin e mahnitshëm të kësaj vepre. Me këto tunele shqiptarët do t`i thonë njëri tjetrit se malet nuk na ndajnë më”, tha Kryeministri duke shtuar se rruga do të kushtojë pakrahasimisht shumë më lirë se sa shekujt që i ndanë shqiptarët.
Kryeministri Berisha e cilësoi vendimin për ndërtimin e kësaj rruge, si një nga vendimet për të cilën ndihet krenar më shumë se për çdo gjë tjetër. “E them me sinqeritet që nuk pranova asnjë variant tjetër. Kishte shumë variante, shumë presione, por kur shoh male të çara them se jo vetëm ndërtimi i saj që përbën një nga vendimet për të cilën ndjehem më krenarë në jetën time, por trajektorja më e shkurrtër që projekton është madhështia e kësaj rruge”, nënvizoi Kryeministri


15 Qershor 2008 @ 3:15 pm
Ceshte ky idiot ne mes qe vetem zgerdhihet?
Mos…. o Zot kush na qenka
15 Qershor 2008 @ 3:31 pm
Me siguri qe kjo veper do te behet mrekullia e tete e botes.
Rrofte kryeministri shqiptar. Lavdi Partise demokratike shqiptare.
15 Qershor 2008 @ 3:45 pm
Është hera e dytë që citon një
pa thënë se kush është ky mik,(herën tjetër e pashë tek artikulli për bërthamoren në Vlorë), dhe kjo gjë më bën të dyshoj se ka filluar të preket në sedër duke e futur babën në shprehjet e veta: “M’ka thanë baba mue… “.
P.s: Nuk mund të vë në dyshim fjalët e mikut të shquar se një vepër të tillë mund ta bënte vetëm Berktel (sepse nuk e njo Berktelin), por që nuk ka parë kurrë një vepër të tillë inxhenjerike… do të thotë që Ai miku i tij i shquar nuk është as nga Tropoja… se që të mos kesh parë “vepra të tilla inxhenjerike” do të thotë të jesh rritur vetëm pllajave me bagëti.
15 Qershor 2008 @ 3:47 pm
Arifo ate po menojsha ne une:D Cer lugati mer!!!
Megjithate ka per tu majt mend ky per kete rrugen, na pelqen neve apo jo.
15 Qershor 2008 @ 4:26 pm
Mua m’u duk se kishte hyre Santa ne tynel mor :D, edhe kishte nderruar kostum.
Pastaj m’u duk si Robin Williams i transformuar ne grua tek “Ms. Doubtfire”
15 Qershor 2008 @ 5:16 pm
Tani po qe jam krenare se jam shqiptare. Tani po qe u rriten rrogat e pensionet dhe u ul inflacioni. Tani po qe u mund korrupsioni dhe fitoi drejtesia. Rrofte tuneli!
Do kene zbulu naj skelet dinozauri tu gerrmu aty se s’ka mundesi tjeter.
15 Qershor 2008 @ 5:31 pm
Ore me duket mua apo ky tuneli eshte pak si i ngushte dhe i ulet?? (ose eshte tuneli dytesor i shpetimit ne rast rreziku)
A eshte per maune ne te dy krahet, nqs eshte me dy korsi apo si eshte???
A ka ndonjeri ndonje link ku te shikojme parametrat e tuneleve??
15 Qershor 2008 @ 5:36 pm
kryevepër të inxhinierisë në Europë………..
Evropa ka bere aeroporte, porte, super rruge, tunele nen det, centrale berthamore, platforma hapesinore dhe do habitet nga ne? Mire veten e vet e tregon sa imbecil eshte po neve shqiptaret pse na perfshin ne deklarata te tilla?
15 Qershor 2008 @ 6:03 pm
Qenka bere si Bono….
15 Qershor 2008 @ 6:03 pm
ka lexuar fjalimin e Mikut mbajtur dikur, diku...
15 Qershor 2008 @ 6:07 pm
‘krenar’ eshte ne kete kontekst epitet me doza pak artistike. Por po them qe cdo shqiptar ndjehet mire kur shikon qe po behen disa gjera normale ne vendin e vet. Ama cdo ndjene e mire qe na krijohet perbrenda per progresin ne shqiperi na zhduket si me magji kur flet Sala, ky na paraqet si ca zulu qe bertasin der ne kup te qiellit sapo bejne dicka.
15 Qershor 2008 @ 6:43 pm
Globalist, edhe mua më lindi ai dyshim. Duke patur parasysh që makineria e verdhë gjëndet në mes të tynelit dhe në njërën anë mezi kalon Sala vetë i katërt, kam frikë se nuk është dykalimsh ai tunel.
Ndoshta e bëjnë me kalim të alternuar dhe të rregulluar me semafor (!!)
15 Qershor 2008 @ 6:50 pm
Naryrisht qe ne tunel kahja e kalimit eshte nje. Jane dy tunele paralele. Secili me dy korsi, por ne te njejten kahje. Dmth ne nje tunel kahja e levizjes eshte jug-veri ne tjetrin veri-jug.
Ne asnje vend nuk ka ne te njejtin tunel levizje ne kahe te ndryshem. Kjo behet per te minimizuar aksidentet.
15 Qershor 2008 @ 6:57 pm
Tunelet
15 Qershor 2008 @ 6:58 pm
Syribukur kete e kuptoj por dua te di nese nje tunel, pra nje kahje ka dy korsi apo vetem nje????
O Edrus beji nje garanci Sales te vij ne Itali e te shoh nje tunel te hajrit se e genjejne miqte ate….
15 Qershor 2008 @ 7:01 pm
Mrekullia e vertete e tunelit eshte qe do te jete 0 Gravity dhe nje krah makinash do te kaloje ne toke, dhe nje ne tavan. Ndaj dhe Miku I Shquar u cudit kur e pa.
Miku I Shquar eshte ai burri me kravate ne krah te majte te Sales. Ai tjetri me ne te majte qe e ka ulur koken qe ti mbuloje kapelja fytyren eshte inxhinieri qe ka ndertuar kanalin e La Manshe dhe qe i vjen turp nga vetja kur shikon se cfare mrekullie ka bere Kompania Bechtel-Enka ne tunelin e Kalimashit.
Ne fund te vizites, Miku I Shquar kerkoi leje te hipte ne mbi sonden shpuese qe kryente punimet dhe me boje blu (e blere me fondet e KE) shkruajti ne dalje te tunelit: “E duam gjithe Evropen si Shqiperia”.
15 Qershor 2008 @ 7:02 pm
Hahaha, madhe kjo.
Edi Rama, te vazhdoje te merret me hartimin e programit se bashku me fshataret e Pogories, kurse ketu po behet historia.
Ja ore ktu, shih ca behet e pastaj filloni e beni dialektizma flosofike.
Si shqiptar duhet te jemi krenar dhe te kenaqur per kete rruge, pavaresisht se kush po e nderton, Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama
15 Qershor 2008 @ 7:03 pm
dhe projekti
15 Qershor 2008 @ 7:03 pm
propozoj që t’i propozojmë gjithë akademive nëpër botë që shprehja “saktësi zvicerane” të zëvendësohet me “saktësi shqiptare”. 49% dhe as më shumë, as më pak.
15 Qershor 2008 @ 7:11 pm
-E shikon ate tunelin me kater korsi?
- Jo mer burre, une nje korsi shoh.
- Aty ta kam llafin.
15 Qershor 2008 @ 7:13 pm
.. e të tjera
15 Qershor 2008 @ 7:17 pm
Ndertimi i kesaj rruge qe lidh Shqiperine me Kosoven eshte nje veper madheshtore, qe duhet te jete motiv krenarie dhe kenaqesie per te gjithe, pavaresisht se nen emrin e kujt po realizohet, Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama.
P.S. Admin post. im i meparshem u censurua, sepse ironizova E.R. apo se vura link per nje forum tjeter ku kishte shume foto te rruges?
Pershendetje
15 Qershor 2008 @ 7:32 pm
Per par kondicio:
-E shef Tiranen si eshte zhvilluar simbas planit francez, belg, …
-Jo mer, shof qe 20 katcet i jan fut ne b… njeri-tjetrit.
-Aty me rri - tha ortaku Jr.
15 Qershor 2008 @ 7:38 pm
hunter thotë:
15 Qershor 2008 @ 7:17 pm
Ndertimi i kesaj rruge qe lidh Shqiperine me Kosoven eshte nje veper madheshtore, qe duhet te jete motiv krenarie
——————————————-
Po pse ore kaq beterr jemi ne shqipot sa te krenohemi me nje cop tunel??? Bota po shkon ne Mars or mik kurse ne s’po mbarojme dot nje cope rruge durres-kukes. Kjo eshte per te na ardh turp, jo per tu krenuar.
15 Qershor 2008 @ 7:52 pm
para 2 muajsh takova nje mikun tim inxh.te impenjuar ne ate punim, dhe, me tha se punojne ne kushte mjaft te veshtira per shkak te terrenit.
15 Qershor 2008 @ 7:55 pm
1
2
3
4
5
6
—————————
njera thotë:
Po pse ore kaq beterr jemi ne shqipot sa te krenohemi me nje cop tunel?
Po, njera aq beterr jemi! Pastaj dicka me shume se vetem nje cope tunel me duket se eshte….
15 Qershor 2008 @ 8:41 pm
Nqs ju intereson, kam vene ne YouTube nje reportazh te televizionit te Kosoves (?) te koheve te fundit, rreth rruges Durres-Kukes-Morine.
09′ Kosovo to the Adriatic beaches in three hours (1/2)
09′ Kosovo to the Adriatic beaches in three hours (2/2)
15 Qershor 2008 @ 8:47 pm
Rrofsh Olsib.
15 Qershor 2008 @ 8:52 pm
JOOOOOOO! Beterr jo, jemi akoma me keq. Pastaj dicka me shume se nje tunel, me duket se eshte….
15 Qershor 2008 @ 9:02 pm
Mire Berishen po dhe tynelin do shani tani…bababbaba c´paskeni qen :).
Berisha qenka me Oranjet k´te kampionat m´duket
15 Qershor 2008 @ 9:24 pm
Asgje eT. Me saktesisht eshte e 2 qershorit 2008. Pra i bie te jete realizuar afersisht nga fundi i majit.
15 Qershor 2008 @ 9:26 pm
Po mire keta te kesaj firmes, vetem do shpojne apo dhe do shtrojne?!!
15 Qershor 2008 @ 9:31 pm
hunter thotë:
15 Qershor 2008 @ 8:52 pm
JOOOOOOO! Beterr jo, jemi akoma me keq. Pastaj dicka me shume se nje tunel, me duket se eshte….
————————————————-
Ehe, eshte tunel me drita, ke te drejte.
Sa per fjalin e pare tenden…ne ate fare feje kemi vetem kryeministrin ne
15 Qershor 2008 @ 9:38 pm
eshte tunel me drita……po kur te ikin dritat si do ja bejne per te kaluar tynelin, apo do ndezin qirinjte
15 Qershor 2008 @ 9:43 pm
Do te vendosin ty dhe shoket e tu cdo 10 metra ne te dyja kahet dhe pastaj do t’ju ndezin pord*at.
Praktikisht i bie qe tuneli te jete 24 ore i ndricuar!
15 Qershor 2008 @ 9:43 pm
Me drita te shkurtra kur ka trafik, me drita te gjata kur je vetem! Maqinat punojne me SLI dhe nafte/benzine.
Belle, duket qe leviz me tren.
15 Qershor 2008 @ 9:51 pm
Olsib, praktikisht i bie qe gjithe shqiperia te jete 24 e ndricuar, por ja qe s’eshte, dhe duke ditur qe ky tunel do jete ne territorin shqiptar, jam pak skeptike
@Ina, hahaha o dreq, po pervec asaj e kisha llafin una
15 Qershor 2008 @ 9:56 pm
Epo pyetja nuk qendron pastaj. U mesua ai popull, pa uje pa drita, si te doje partia. Coc del ndonje shpikje me kete rast pastaj, nuk thua shyqyr, mbase permendemi ne bote se si i konvertuam pord*et ne elektricitet. Do Zoti!
15 Qershor 2008 @ 10:01 pm
belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:
15 Qershor 2008 @ 9:38 pm
eshte tunel me drita……po kur te ikin dritat si do ja bejne per te kaluar tynelin, apo do ndezin qirinjte
———————–
Gjithesesi, mos ki merak se kryeministri do e furnizoje tunelin nga centrali berthamor 
Ironia eshte e zorshme te kuptohet eh?
15 Qershor 2008 @ 10:02 pm
Green Energy, green energy…!!!
Llafe, llafe. Realiteti eshte konkret!
Do te mjaftonte nje serbator i thjeshte.
“Peshku” pershembull!
Me lini te jap edhe une kontributin tim modest per energjine:
Me fal, por e imagjinoni se cfare do te ndodhte ne ato 8 km (?) tunel ne raste aksidenti?! Dhe nuk eshte nje mundesi e larget. Do te transformohej ne nje furre infernale.
Shpresoj qe t’i kene marre masat!
15 Qershor 2008 @ 10:38 pm
Kjo tregon se te gjitha variantet u varkan vetem ne doren e nje njeriu,(kjo eshte absurde,ne doren e” nje njeriu”)Berishes,i cili e pranon vet dhe e deklaron vet,percaktimin e nje “varianti” nuk behet nga nje grup specialistesh,kopetente por nga kreu i politikes,pra te gjithe shqiptaret duhet ta dine,po doli mire fituan po doli keq e hengren te semes!!!!!
Por vetem njeri mund te zgjedh me te miren ,-Berisha! Te jete e vertete qe varianti i tij te jete me i miri !!!!!!
Njeshi eshte fyl,thone! Sa do i mencur te jete!
por kur shoh male të çara them se jo vetëm ndërtimi i saj që përbën një nga vendimet për të cilën ndjehem më krenarë në jetën time, por trajektorja më e shkurrtër që projekton është madhështia e kësaj rruge”,
Vendimin per kete ruge Berisha e paska marre?.. ketu do me dal edhe Berisha!Vendimi per rrugen qe e ben krenar e ka mar Berisha,dhe e deklaron Berisha Njesh fare!
Ska pare tjeter rruge,te madherishme..por nuk e di Berisha qe bota ka sa te dhjesesh kesi rruge ,vetem te shkoje e te shohe Veprat e Artit te rrugeve ne Alpet e Italise kur shkone per France(Nice), me qindra tynele si ai i Kalimashit.
Ah mor kryeminister qe i kembetur ne dore shqiptareve !
15 Qershor 2008 @ 10:53 pm
ky eshte cmend fare!!!
15 Qershor 2008 @ 11:02 pm
Unë para se të vij këtu takova një grup socialistësh në Kukës dhe i pyes si ishte ajo puna e varkës që e futët kryetarin tuaj kur erdhi në Kukës. “Na vendosi kushtin e vetëm; ose të më siguroni varkë ose nuk vij’. Atë e zë rruga, e ka tmerrin nga rruga. Ne do t`ia bëjmë një ftesë me kusht që mos kërkojë varkë. Kjo autostradë është fobi e kryetarit të opzoitës në një kohë që tund 5 herë një derë kopshti me 55 copa”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Ladies and Gentlemen this is the prime minister of Albania Berisha speaking.

Jesus Fucking Christ ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
15 Qershor 2008 @ 11:15 pm
Mire Berisha, por Jezusi cfare te ka bere?
I ke blasfemite pa dogane?!
Si nje punk ordiner! Turp te te vije!
16 Qershor 2008 @ 12:12 am
Te bahet tuneli, me hekur e bloqe
Te shkojn’ te gezuar, malok’ e maloqe.
Ti shkrijme dyfeqet, e ti bejme ploqe
Kush s’ta ka ziline moj kala e koqe.
(Kenge nga kori i femijeve jetime qe jane targetuar nga shoqata “Dushar beu dhe dhe Ballkizja me shale te gjata” per tu ndihmuar nga nenemadhja shekullore qe nuk ka bere dot veper me te lavdishme qe nga koha e Skenderbeut)
16 Qershor 2008 @ 1:33 am
Kenga pritese e kenduar nga grupi “Tuneli” i Kalimashit, me rastin e vizites se Kryetarit ne Kalimash
Sa pa hy pranvere e pare
gjethi ende s’kish lshu syth
Sala mrriti prej Tirane
na e cpoi malin ne byth.
16 Qershor 2008 @ 2:18 am
Pse cuditeni me cmiren , perbuzjen dhe urrejtjen per rrugen ?!
se mos e lexojne armiqte e klases

Kujtoni ju se baballaret e tyre nuk e shikonin se ku po e conin kete popull me regjimin e tyre totalitar , jo jo ata e dinin shume mire qe po e shkateronin totalisht kete popull , por ky ishte dhe qellimi i tyre , keshtu qe dhe keta junioret e urrejne zhvillimin.
Fshiheni shpejt kete shkrim or neo komuniste
16 Qershor 2008 @ 2:42 am
Trimin vraje po hakun mos ja ha!!!!
Thote nje shprehje popullore shqiptare.
16 Qershor 2008 @ 2:58 am
Jo mor nuk se nuk ja hame hakun! Edhe ne dash me ja honger, tuneli eshte aty e nuk e ha dot, por edhe pak gallate do bojm.
Sales i lumte se e vertetoi edhe njehere fjalen:
Cdo Partia ben Populli
C’thote Populli ben Partia!
16 Qershor 2008 @ 3:11 am
Shqiperia po ndertohet ne te kater anet kurse socialistet e skaduar e te kalbur ende e injorojne kete fakt te pamohueshem.
Nderi dhe krenaria e kombit Dr. Sali Berisha me hapa gjigante po e drejton Shqiperine drejt integrimeve euro-atlantike kurse funderrinat socialiste ende jetojne me enderra dhe akuza te mykura.
16 Qershor 2008 @ 3:32 am
Ore Real
Ti a e ke lexuar fjalen e Nderit te Kombit apo jo. A
e lexove ti se cfare ka thene Miku I Shquar?
Nderi i Kombit e ka kalu me kohe Evropen or ti. Ate tashi po e gjemon Evropa nga mbrapa e s’po e kap dot.
Po ti qeke socialist i skaduar e i kalbur per vete me duket qe nuk ha pyke.
16 Qershor 2008 @ 4:26 am
e kam gabim une apo ky projekti ka fillu qysh ne kohen e Majkos? se sikur mblidhet edhe ajo taksa e Majkos (qe s’dihet ku perfundon).
16 Qershor 2008 @ 7:36 am
Te na rroje rrethi se shtrati na la - c’eshte?
16 Qershor 2008 @ 8:02 am
“..e them me sinqeritet” e shpreh vetem nje, qe eshte pa sinqeritet!
..ai ve ne dukje,ne vemendje te te gjithve se e ka me gjithe mend,(kete here) me sinqeritet!
Ta kete megjithe mend me sinqeritet?!!!!”Ja, me vdekshin te gjithe kalamojte zoti komandant”..e kom me vertet,qe qe nuk pranova variant tjeter, per rrugem Durres -Kalimash! Rruga patriotike!
16 Qershor 2008 @ 8:19 am
olsib,


Ty sikur te shava babane o burre i dheut…
Per Jezusin s’me vjen turp fare..
Edhe ajo qe shkruajta s’eshte gje fare, se ka edhe me keqe ketej nga jam..
16 Qershor 2008 @ 8:25 am
Sa kushton realish rruga?
Sipas nje GazeteTurkish Daily News,ajo kushton 531 million Dollar,( pare te thata kompanise se ndertimit amerikano-turke).
Eshte deklaruar nga qeveria se eshte nje fond i qeverise dhe i disa institucioneve bankare dhe bankave,te cilat nuk behen te ditura !!!!!!!!!!!
Enigem?Apo korrupsion!
http://www.turkishdailynews.com.tr/article.php?enewsid=56095
Kjo rruge nuk eshte shume transparente,….por politikani i famshem thekson se e ka me sinqeritet dhe me mburje,me mburje qe kjo rruge kushton me pak se shekujt per shqiptaret….
Clidhje ka kjo….hej eshte koha e bisnesit sot ,dhe leni keto lloqe kavaje ..se nuk jemi ne kohen e Bajram Currit ku do me na cu ti,zotria jote ,
Ecer pastaj ? Aka rryshfete kjo rruge zoti Kryeminister?Dhe leri lloqet !!:)
16 Qershor 2008 @ 9:18 am
“Një mik i imi i shquar që kishte treguar një lloj skeptizizmi për ndërtimin e kësaj rruge, erdhi dhe vizitoi rrugën. Më tha dy gjëra: nuk kam parë kurrë në jetën time një vepër të tillë inxhinierike dhe, e dyta; këtë mund ta bëjë vetëm Bechte
Karagjoz me te madh se ky trapi Berisha nuk kam pare ne jeten time!!!
E dini qe kjo kompania Bechtel kudo qe ka ndertuar rruge,ne fund ka marre tre fishin e parave qe kerkonte ne fillim!
Boll me, me kete idiot!!!
16 Qershor 2008 @ 11:38 am
Kush te jete ai miku i shquar!?
Shaban Memia?Jemin Gjana?Blendi Fevziu?
Do desha shume ta mesoja.
Ju lutem kush e di le te na informoje!
16 Qershor 2008 @ 11:42 am
16 Qershor 2008 @ 1:03 pm
Godsmack! Ai miku i shquar i Berishes quhet Askushi.
16 Qershor 2008 @ 2:02 pm
Rruga po shkon deri ne 1 miljard dollar hengri gjithe buxhetin e shtetit .
Pyetja qe eshte shtruar :
Sikur 150 miljon dollar te ishin investuar ne bujqesi sot nuk do te kishim pasur importe te prodhimeve bujqesore me vler 600 miljon dollar ne vite?
Pra behet fjale per rentabilitetin ekonomik te rruges ?
Por megjithate te perfundohet qe te mbahet mend se ne 20 vjet demokraci te pakten u ndertua e vetmja veper prestigjoze ne Shqiperi.
16 Qershor 2008 @ 5:19 pm
Rruga eshte e mire por ka nje problem teknik qe askush nuk e ka vene re deri tani. Rruga quhet Durres-Kukes e segmenti Milot -Morine eshte me 4 korsi. Ndersa pjesa e segmentit Milot -Fushe Kruje e Fushe -Kruje Vore eshte me dy korsi e ne kete rast nuk eshte parashikuar zgjerimi i saj ne kete projekt e aty mund te ndodhe fenomeni bottleneck ne periudhat e pikut te trafikut pasi ne segmentin Milot-Vore perplasen makinat qe vijne apo shkojne nga Tirana ne Lezhe e Shkoder apo nga Lezha e Shkodra drejt Durresit apo edhe Rinasit. Duhet parashikuar zgjerimi i Milot -Vore ( afro 60 km) edhe me ng anje korsi por kjo duhet bere sa me pare pasi ne te dy anet e rruges po ndertohet me leje e pa leje e kjo rrit koston e rruges per shkak te shpronesimeve.
17 Qershor 2008 @ 12:09 am
Une kam qene 10 vjec kur hypi ky trimi i tuneleve ne fuqi. Sot jam 27, edhe ky akoma ne krye.
Nga mos e varin veten njerezit.
17 Qershor 2008 @ 12:15 am
hahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahhahhaha
kisha kohe pa qeshur kaq shume.
kush eshte ky miku mor Sal? Pinokio?
17 Qershor 2008 @ 6:55 am
punon 24 orë në 24 me ritëm të shpejtë ……kryevepër të inxhinierisë në Europë.!!!!!!!
Si ta kuptojme kete,nuk tjeter kryeveper ne Evrope vetem kjo qenka!!!!!!!!!
24 orë në 24 ?!?!?!?!?!?!?!?!……………….?
18 Qershor 2008 @ 8:17 am
Kure rruga te kete mbaruar do te duket nje veper vertet per tu lavderuar
18 Qershor 2008 @ 3:13 pm
Shani ju Berishen sa t’keni qef, po edhe ne 2009, Bershia do t’i fitoje prapë zgjedhjet. E ju shani, shani, shani…
18 Qershor 2008 @ 3:25 pm
Dalina s’ke thone nonje kushedi…..
:P 
Jo ne 2009 por edhe ne 2019 sa kohe te kete Berra ne memedhembje SALEN kemi …laj thaj vish…
Sala per tunele eshte i lindur,vetem ate rruge njeh dhe aty shquhet, ne erresire
Por po te kalosh TUNELIN do shohesh qe ka drite tjeter ….
18 Qershor 2008 @ 4:19 pm
Po ja qe Zoti na e ka dergu Salen qe eshte ideologu me i madh i krejt Shqiptaris, dhe e ka nisur me te gjitha peripecite.
O reto!
Po futu or burre i dheut, futu ne hije! Mos rri ne diell gjithe kohen se nuk te ben mire. Shiko ndonje vend qe shet dhalle aty afer. Nuk eshte shtrenjte
18 Qershor 2008 @ 8:11 pm
O Reti pse nuk thua qe Sala eshte Mesia qe me ne fund u kthye per te na shpetuar jo vetem ne, por te gjithe njerezimin. Njerez si puna jote mbajten ne pushtet Enverin per me shume se 40 vjet. Tani po na beni peshqesh nje diktator tjeter me te zi se ai i pari.
18 Qershor 2008 @ 8:49 pm
- per cer ta bekoj?
-per mungesen e ujit,dritave,zgjatjen e listave te borxhelinjeve,per korrupsionin dhe mashtrimin,per shperdorimin e parave te udhetimeve ne per bote,per spekullimet e fjalimeve te tija ,mbi gjoja luften kunder korrupsionit,per rrudhosjen e trurit…..???!!!!!
Thuaj, do zoti i jep tru atij te jap dorehejen,per tragjedine e Gerdecit qe vrau 27 vete mijra e tjere pastrehe,pa shprese per te ardhmen..
18 Qershor 2008 @ 8:51 pm
e mer mire, se nuk ja vle me u mor me cdo koment, pash Zotin…
poplli e ka thon: vrimat e gardhit dhe komentet koti ne blog, s’marojn kurre…
18 Qershor 2008 @ 9:44 pm
T`hypin nervat ca ,kur thone te rroje sa malet,cer te rroje kot e,? me mire te vdesi e te rroje paplli!!
me ty jam o emigrant ..
18 Qershor 2008 @ 11:57 pm
Pervec Berishes…
Cfare po ndertojme?!
Nje video teaser! Ketu!
19 Qershor 2008 @ 6:41 am
ore aman cfar robsh jeni, veq me Salen e keni hallin, ku eshte interesi i kesaj rruge ,beni komente ore koke te zgjuara,edhe ne enderr po ju del Sala.ska me vjedhje miljonash,parate do investohen per popullin dhe jo ti leme neper kazinote e botes
19 Qershor 2008 @ 9:06 am
O shoki Mroklla e i nderuari arif bashkimi nuk eshte qe e dua Salen e qeverisjen e tij, po te kuptohemi o njerz:ti nje njeri nuk e duron organikisht ama eshte edhe ana tjeter e njeriut psh puna.Te jemi te sinqert e realist prej 2005 Shqiperia ne bote shikohet krejt ndryshe, deshtet apo nuk deshtet, o shoku nuk te fusin ne NATO veq se je i mire, po jone kriteteret qe permbushen pastaj o njerz qdo 6 muaj kemi revidim te buxhetit kemi ngritje te rrogave e pensioneve investime me miliarda etje etj po kur i ka pasur keto Shqiperia. Mosni mos hyni ne hak me ate njeri, ai i ka 63 vjeq dhe nuk ka ambicje as me vjedh as me vrapu pas kurvave as pas veturave te shtrenjet as pas kazinove as pas prestigjeve as pas pushimeve AI eshte i veqante ne menyren e vete e ka asi natyre.
Une them dhe mendoj se domosdo edhe ne 2009 duhet te jete ai ne qeverisje dhe ta dergoje Shqiperin ne EU.Per nje vlersim te nej dukurie te nevojite shifrat e jo llafet e kota.
E sa per rrugen te ju jep nje informacion nese do te aplikohej taksa kaluese ajo rruge per 8 deri ne 10 vite do ti ktheje ato pare te investuara ose ne ane tjeter nese do te jipej ne konsesion ndonje firme per nej vite ato do te paguajne deri ne 150 milone euro.Paramendojeni turizmin dimrore do te vijen miliarda o njerz.E ne fund te kuptohemi qysh u ule ne kariken e kryemistris ai njeri ka thene rruga e vetem rruga dhe ja e beri per mua eshte nje burre i respektuar qe i mbajti premtimin, e sa per lojrat politike te kuptohemi i ka shume te papershtateshem kundershtaret politik dhe natyrisht perdore edhe metoda te atilla kundruall kundershtarit politik.
19 Qershor 2008 @ 9:24 am
permes atij tuneli, Berisha po ua ben te mundur shqiptareve ta shohin driten dhe te afrohen ne mes vete. Shqiptaret i ka nda Zoti me terrene malore, por ajo rruge po i afron drejt bashkimit.
19 Qershor 2008 @ 10:33 pm
Pse mer Balo ja vejne emrin nga ato ane ee hihihi
19 Qershor 2008 @ 10:39 pm
Po mire hajde e ndrojme— MURRUA…..ose vuri ate emrin e atij qenit te tregimit……po qe do te haje DO …dhe qe dikush duhet ti hedhe HAJE duhet…Me mire se RETI s’ma do mendja se e ben njeri se dhe e njef…
19 Qershor 2008 @ 10:45 pm
Po ky si e ka pare boten qe shihete Shqiperine ne vitin 2005,me ate teleskopin me xham a po pa xham !!
He,he,he,he,he.he.he.. te jete dora vete ai,Berisha!,e te shkruaj me nik name ketu te peshku ky!!! he ,he,he…………….
19 Qershor 2008 @ 10:51 pm
ta dergoje Shqiperin ne EU,…po pse cer u bo Email,post elektronike .. he ,he ,he ,he ,he ,he , ..!!!
20 Qershor 2008 @ 9:27 am
Perseri te nderuar Idris dhe artian, nuk e di se cfare ngritjesh profesionale keni, por perseri them, nuk nevojitet shume intelekt e kulture njerzore ti kuptosh gjerat. Une u mundova shume thjesht tju tregoj permes logjikes se shendosh. Prej natyres nuk jame cinik, he he heh he he he he he ndoshta jame edhe Saliu ha ahahah, por jo me ate buzeqeshjen e tij , por me nje fetyre te re evropiane.Do te kemi Shqiptarin ma te forte ne Ballkan do jemi ma te respektuarit USA:United States of Albanias
20 Qershor 2008 @ 10:02 am
Per zotin Ai, eshte, he.he, he,he, e tmershme ,kisha parandjenje!….si jeni me shend Zoti Sal!
:) :), je i modh!Peshku ka nevoj per mendjen tende ,flori!Shtepine atje e ke akoma ku e ke pas mbrapa Hoter Arberise?!!
Te gjitha do ti bejme hallall!.. vetm per pjesmarjen ne blogun tone!
20 Qershor 2008 @ 10:34 am
E shoki artian gati je per tja qelluar, “jemi ku sjemi atje ne jemi, jojojjoj “eshte ky refreni i kenges se vesa luma .
Po mire pasi ty te binda si tja bejem me kete Idriss more vella, ta fusim edhe kete ne rreth., hahahahah kalo bukur.Do te vozisim 200 km/h neper tunel mos ke frike
9 Korrik 2008 @ 1:04 pm
Sali Berisha shqiptari me i madh i te gjitha kohrave.
24 Korrik 2008 @ 9:23 am
Rruga Durrës-Kukës është puna më e menur e Shqipëtarëve. Ajo është dashur të përfundojë që moti. Për këtë rrugë është dashur që të kontribojnë të gjithë shqipëtarët individualisht.
Ishalla kam jetë e udhëtoj nëpë këtë rrugë.