Kriza vjen nga keqmenaxhimi
Cilat mendoni se janë shkaqet që na kanë çuar në këtë gjendje ku jemi sot? Kam parasysh faktin se viti 2007 është përcaktuar si viti kur do të bëheshin hapa të mëdhenj për furnizimin 24 orë me drita të qytetarëve. Ka dështuar KESH-i, deri më tani?
Mendoj që nuk ka njeri në Shqipëri dhe ne gjithë komunitetin ballkanik që nuk e ka të qartë se tashme KESH e mbi të gjitha ministri Ruli ka dështuar.
Sigurisht duke pasur parasysh premtimet madhore për energji 24 orë në 2007 e deri tek herezite e fillimit të eksporteve në këtë vit, situata kalon në kufijtë e cinizmit. Por unë mendoj se e gjitha kjo nuk ka qenë thjesht një dështim i qeverisë Berisha, ose i drejtoreve përkatës të KESH. Për mua ka qenë një strategji e menduar mirë, e përpiluar me kujdes dhe e zbatuar hap pas hapi, dhe deri tani e realizuar me shumë sukses që KESH të shkojë në kufijtë e shkatërrimit, të falimentimit në mënyre që të shitet, të privatizohet me një çmim sa më të ulët. Unë jam i bindur se personat mbrapa kësaj strategjie, i kanë të gatshëm që tani, dhe ata individë që do te blejnë KESH.
Nuk ka si shpjegohet ndryshe, minimizimi i investimeve, penalizimi i firmave me eksperiencë në këtë fushë, largimi i të gjithë kuadrove e teknikëve të fushës dhe mbushja me militantë, ulja me qellim e arkëtimeve deri në këto nivele dhe lejimi i humbjeve në këto nivele. Çdo ditë dëgjojmë diçka të re nga KESH dhe nuk arrijmë të mos qeshim…e fundit që dëgjova ishte se paskan zbuluar që në Shkodër matësat e vendosur në 2004 nuk funksionokan. Po mirë, more profane po nga 2005 që e morët deri në 2007 nuk e patë se sa energji faturohej dhe sa tregonin matësat???
Gjithsesi unë jam i bindur se ka qenë thjesht, siç e thashë dhe më lart, një strategji e mirëmenduar për të privatizuar sektorin sa më lirë. Strategji e njëjtë si me Albtelekomin!
Sipas KESH-it, kufizimet e tanishme, pra në stinën e verës, kanë të bëjnë me një strategji për të ulur kufizimet në vjeshtë dhe në dimër. Pra, duke i paraprirë një krize më të madhe. Mendoni se KESH-i po vepron mirë në këtë drejtim? Çfarë duhet të bëjë më shumë?
Në radhë të parë mendoj që është herezi që vazhdojnë të fshehin mungesën e kompetencës pas klisheve të tilla. Dhe harrojnë që janë ata që thonin se nuk duhet të bëjmë kufizime kolektive, se energjia është mall etj. Për sa kohë që këta zotërinj harrojnë që energjia është mall, për aq kohë ne do të vazhdojmë të kemi kriza.
Se ç’duhet të bëjnë më mirë, mendoj se është e thjeshtë. Duhet të largohen dhe të lejojnë profesionistët të menaxhojnë. Ajo çka unë mendoj se duhet të pyesim të gjithë është se pse u la në verë tenderi i energjisë? Pse dështoi tenderi? Dhe se pse nuk po merret import. Mendoj se në këto faktorë duhet gjetur se cila do të jetë ecuria për më vonë.
Si e parashikoni ju dimrin e sivjetshëm: Me apo pa drita?
Për sa kohë KESH do të vazhdojë të jetë drejtori e Ministrisë së Energjetikës dhe Departament i Kryeministrisë sigurisht që kushtet do të vijnë duke u përkeqësuar. Mendoj se KESH duhet të fillojë sa më shpejt të funksionojë si kompani tregtare. Sa për parashikimet për këtë vit, unë mendoj se është ende shumë herët. Mendoj se kufizimet aktuale janë shumë të tepruara, pasi kemi përpara muajt Shtator e Tetor kur fillojnë shirat. Të fillosh të kufizosh që tani, thjesht më duket si ajo fraza e vjetër që digjesh nga qulli dhe i fryn kosit.
Çfarë strategjie i nevojitet KESH-it për të dalë nga kriza? A është e nevojshme një rritje e çmimit të energjisë?
KESH duhet të rikthehet menjëherë në strategjinë që u ndoq përgjatë viteve 2001 - 2005. Ishte e vetmja strategji që dha sukses. Dhe duhet të largohet nga ajo strategji që thashë më sipër që ta shkatërrojmë KESH-in që t’ua shesim miqve dhe fëmijëve sa më lirë. Duhet të hiqet dorë nga kjo strategji e këtyre dy viteve të fundit ku më qëllim u shty ndërtimi i TEC të Vlorës për mbi dy vjet, ku ka tre vjet që nuk fillon linja e transmetimit me Malin e Zi etj, etj. Dhe mbi të gjitha duhet të hiqet dorë nga eksperimentet e tipit Berishian për përcaktimin e çmimeve në KESH. Në lidhje me pyetjen se a duhet të rritet çmimi i energjisë, unë mendoj se nuk duhet të rritet por duhet të ribalancohet midis bizneseve dhe privatëve. Të mos harrojmë se vetëm një vit e gjysëm më parë, në kundërshtim me vetë kërkesat e Korporatës, u rrit mbi 50% çmimi i energjisë për familjarët dhe u ul mbi 30% ai për bizneset. Sigurisht, sot, ashtu si dhe atëherë, jam i bindur se ishte një gabim profan që prishi të gjithë ekuilibrin e çmimeve të energjisë. Ashtu siç vazhdoj që të jem i bindur se janë gabime këto përpjekje pafund për të ndërtuar në Shqipëri HEC dhe TEC me PPA (Power Purchase Agreement). Sigurisht që shteti duhet të mbështesë dhe ti krijojë kushtet kujtdo investitori që kërkon të investojë në gjenerim, por në asnjë mënyrë nuk duhet te japë Pra, pasi situatat hidrike ndryshojnë shpejt dhe ngelesh në dorë me kontrata të cilat do i paguash për energji që nuk të nevojitet. Ndërtimi i energjisë është shembull tipik i ekonomisë së shkallës. E thjeshtë - sa me i madh HEC ose TEC aq më i lirë del energjia për njësi. Në këtë prizëm, ndërtimi i shume mini HEC dhe mini TEC në vendin tonë është jo efiçent. Ajo çka ne kemi nevojë është urgjentisht linja e transmetimit dhe mbarimi i ndërtimit të fazës së parë të TEC të Vlorës dhe kalimi në dy fazat e tjera.
Deklarata e zotit Ruli sot në lidhje me ndodhjen e vendit në krizë nuk është gjë tjetër veçse vajtim mungesë profesionaliste. Eshtë ky zotëri që para dy vitesh udhëtoi në Kiev për të marrë energji, dhe besoj të gjithë e kujtojnë. Eshtë ky zotëri që pengoi ndërtimin e TEC-it të Vlorës si dhe linjës me Malin e Zi, për të mos folur për qëndrën e re dispeçer. Ka dy gjëra vetëm që nuk kuptojmë nga ky ministër që njëherë në vit del e flet për përgjegjësi të tija për krizën dhe vazhdon drejton - është ai apo Berisha që me qëllim e solli sektorin në këtë pozitë? Dhe kur thotë që i gjithë rajoni është në krizë, pse duhet të tallet me shqiptarët? Të na thotë një vend që ka kufizime dhe jemi dakord!


19 Korrik 2007 @ 10:39 pm
Ky qe po e jep kete interviste eshte Andis Harrasani…
————————————————————————
“është ai apo Berisha që me qëllim e solli sektorin në këtë pozitë? Dhe kur thotë që i gjithë rajoni është në krizë, pse duhet të tallet me shqiptarët? Të na thotë një vend që ka kufizime dhe jemi dakord!”
——————————————————————————Ketu ka nje argument teper te forte!
19 Korrik 2007 @ 11:24 pm
pse nuk kemi energji elektrike?
keta jane armiq te popullit tone
keta jane tradhetoret e kombit…..
nuk eshte e mundur qe ne 2007 te diskutojme akoma per keto gjera….
kane kaluar 2 vjet ku ne vend mbreteron erresira….
dy gjera ishin per tu bere…
1. te ndertohej tec vlores
2. nderkohe qe ndertohej tec-i te vazhdohej te sigurohej energjia nga importi
3. kush paguan te kete drita kush nuk paguan te mos kete
pse elbasani, korca dhe shume qytete te tjera paguajne gati 100% energjine elektrike dhe shkodra apo tropoja jane ne shifrat 20 % a me pak…..
tu jepet drite atyre qe paguajne…se ne kete menyre qe veprojne keta po favorizohen hajdutet dhe po diskriminohet i ndershmi…….
eshte absurde te rritesh energjine se shkodra apo vlora nuk paguajne energjine dhe t’ja ngecesh te gjithe faturen qyteteve qe i shlyejne detyrimet e tyre…..
19 Korrik 2007 @ 11:35 pm
Babe ketej nga amerika i thone “high five” ne shqip ka kuptimin te shtrengoj doren. Mese e vertete. Thua vertet te jene kaq te pazote apo kaq tradhetare te kombit. Nuk me besohet. Kete Min.- in e kam pasur profesor dhe me eshte dukur shume i zgjuar. Them se ka dicka me shume Ka vjedhje. Por kur vjedh qeveria c’pret se duhet te bej populli. Dhe me keq pas vjedhjes se popullit fshihen vjedhjet e qeverise. Keshtu qe qeveria nuk ka interes te ndeshkoj vjedhjet ne popull se atehere do te mbeten te vetem ne vjedhje dhe do te duket sheshit se kush vjedh. Por ama duhet te pranojme se edhe ne si popull vjedhim
20 Korrik 2007 @ 12:44 am
tomi
per mua jane tradhetore…se ti e the dhe vete qe ate e ke pasur profesor dhe te eshjte dukur i zgjuar…besoj se me te zgjuar nenkupton qe eshte edhe i afte e i mirepergatitur….atehere cfare mbetet te jete? tradhetore ….dhe populli vjedh se e mbeshtesin tradhetoret…..
20 Korrik 2007 @ 3:19 am
Babe
Per mua Vjedhje baraz tradheti. Nuk e kishte kot enveri qe kur vidhje te quante armik. te pakten kete e kishte mire. Vodhe do plumbin kokes se je tradhetar
20 Korrik 2007 @ 4:24 am
Ça te beje Ruli thoni ju? Ku t’i gjeje dritat? Me ça t’i bleje?
Pse korrenti kur eksportohet nga Shqiperia(kryesisht gjate stineve te rreshjeve, vjeshte-pranvere) eksportohet me 3 lek(te vjetra) kilovati, ndersa per shqiptaret shitet 52?(47 e kam lene une, mund ta kete kaluar 52-shin, me falni po ashtu)
Komunizmi falimentoi qe ne 1991, pse Shqiperia ende ruan kontratat e Ramizit?
Pse te mos blihen drita nga Italia, qe i ka shume me lire se Shqiperia, edhe pse per vete i importon nga Franca(shumicen).
Pse te mos kerkohet nga Amerika, Anglia, apo ndonje tjeter(edhe Rusi) qe te ndertojme nje central berthamor, e ta flejme mendjen njehere e mire, e pastaj ne daç rafte shi, ne daç leng mishi!
Keni degjuar ndonjehere te hyjne hienat, cakejte dhe zhgabat e Ngoro-Ngoros ne greve per drita? Jo, sepse edhe aty ka drita e ne Shqiperi jo.
Sa here e merr Sala pushtetin edhe reve te qiellit u shkon shtate e nderrojne rruge kur i afrohen Ballkanit.
20 Korrik 2007 @ 5:10 am
Lajm i Ores se fundit.
Kabineti Kryeministror me ne krye…. eshte nisur me kova llamarine per te exportuar energji.Populli i gezuar pret ne se kovat do ti mbushin plot apo jo.
20 Korrik 2007 @ 1:47 pm
zotrule,
“Sa here e merr Sala pushtetin edhe reve te qiellit u shkon shtate e nderrojne rruge kur i afrohen Ballkanit.”
——————————————————————-
Te marrin nja ca nga keto rete ketej….Se na mbyti shiu!!
Ke pare ti keshtu…Gjithe evropa po piqet ne diell, ndersa ne ketej u mbytem nga shiu…
20 Korrik 2007 @ 3:34 pm
Kjo historia e energjise eshte si e shume sektoreve te tjere ne Shqiperi.
Duhet ende te zbatohet (ka nisur por s’ka perfunduar) terapia “shock”, qe ideoi fillimisht i ndjeri Gramoz Pashko, ne fillimet e pluripartitizmit. Idea ishte e thjeshte: shkaterro (jo detyrimisht shkaterrim fizik, dmth shembje godinash, mgjs edhe ajo s’mungoi), gjithshka qe eshte ndertuar gjate regjimit kanibalesk enverian. Fatkeqesisht ajo teori u zbatua (e vazhdon ende ne KESH e Shendetesi).
Une mendoj se mungojne strategjite e mirefillta per rimekembjen e sektorit energjitik. Ndryshe edhe shoku Harasani do t’i kishte bere publike, besoj. S’ma merr mendja t’i kete sekret. S’di per cfare strategjie te sukseseshme gjate viteve 2001-2005 e ka fjalen zoteria?
Terapia e shock-ut, s’perfundoi dot gjate kohes qe shoku Harasani ishte Drejtor. Mendoj se ato qe thote per qeverine aktuale, jane po aq te verteta edhe per ate te mepareshmen.
Zgjidhja e vetme eshte PRIVATIZIMI. Sa me pare, aq me mire. Dakord qe eshte sektori me i rendesishem per nje vend, aq me teper kur shumica e vendeve ne bote perballen ku me shume e ku me pak me kriza, ose me sakte me emergjenca energjitike.
Perderisa energjia eshte mall, duhet t’i nenshtrohet ligjeve te tregut si cdo lloj malli. Po ashtu edhe uji. Nese keto dy produkte te rendesishem, nuk hidhen ne tregun e lire, kjo krize do te thellohet.
Mendoj se vetem Privatizimi e Liberalizimi i tregut do te sjelle normalizimin. Privati me mire se cdo qeveri arrin te ndertoje strategji emergjence dhe afatgjata per zgjidhjen e cdo krize ekonomike.
20 Korrik 2007 @ 7:00 pm
Privatizimi eshte nje zgjidhje e mrekullueshme, por edhe shteti duhet te vere dore me investime, subvencione etj sepse energjia eshte e shtrenjte akoma dhe jot te gjithe mund te perballojne kostot e saj. Keqmenaxhimi dhe vjedhjet jane shkaktaret kryesore. Harasoni mos te japi mend sot, por kur ishte drejtor te rregullonte sektorin. Arriti deri aty sa te thote ne ate kohe qe e ka nxjerre KESH me fitim! Une nuk marr vesh si funksionon biznesi i enregjise, por di te them nje gje, kur pashte ato hidrocentrale te amortizuara komplet (rrezik qe kur jane ndertuar nuk eshte vene dore), mendova ne menyre intuitive qe aty duhen miliarda dollare qe te vije ne terezi! Se si konkretisht nuk e di! Organizmat e huaja kane dhene pare po ne ja kemi keputur ne te vjedhur! Si ju ha mendja ju me cfare behen ato martesa luksi ke “XIbraku” me fustan
alla Geraldina Sposa, kur disa shesin femijet per buke! Turp to vije!
22 Korrik 2007 @ 4:44 pm
Mire mer mire, po si tia bejme se askush nuk po i jep zgjidhje? Vetem po “konstatojme”.
22 Korrik 2007 @ 4:52 pm
”Privatizimi eshte nje zgjidhje e mrekullueshme”
hmmm JO!!!