Kopjacët
Dërguar tek Peshku nga “Banago Albheart” - Është thënë: “Kush kopjon, ngelet në klasë” dhe është bërë kjo fjalë fryma e moszbatimit të rregullave. Të gjithë e thonë atë e vetëm pak i largohet kopjimit; pak e thonë e akoma më pak e zbatojnë pjesën e dytë të saj. E kështu rrjedh jeta studentore e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën pedagogeske.
Sot, në universitetin tonë, kopja nuk është më tabu, as mungesë morali, edukate e as turp. Këto të fundit janë të pa imagjinueshme, as nuk u shkojnë ndërmend këto gjëra studentëve. Madje ata shkojnë më larg; sot kopjimi është art, sot eksperimentohen mënyra të reja kopjimi, që nga ato standarde demode deri tek ato që ecin me hapin e kohës, kopjimi dixhital. Artistët janë krenar për artin e tyre, janë krenar për novacionet e tyre; e meritojnë! Hallall!
Megjithatë, kopjimi studentesk është akoma i ndalur nga pedagogët. Këta të fundit, kujdesen për këtë para çdo provimi; mbajnë një fjalim të shkurtër me karakter kërcënues. Studentët nga ana tjetër as që e vënë ujët në zjarr; nuk duan t’ia dinë se çfarë është përfundimi i kopjimit në atë provim; ata nuk janë tradhtor, nuk e tradhtojnë artin e tyre shpëtimtar, se pastaj ose do të pendohen ose do të ngelen në klasë. Kot çirren pedagogët; as që u var ndonjë student. Jo për ndonjë gjë por ata i kanë varur të gjitha gjërat e varshme tek pema fryte-shumë e kopjimit. Kështu, me keqardhje them se ky është realiteti i mjerueshëm studentor dhe kaq janë ambiciet e tyre bisht-prera.
Ekziston edhe një lloj tjetër kopjimi, i jashtëligjshëm, por nuk e ka kapur ligji deri tani. Është ai lloj kopjimi që quhet pikërisht plagjiaturë. Ç’ është kjo? Kjo është një gjëmë që na ka rënë në pjesë ta vuajmë. Ky tjetri është realiteti i mjerueshëm pedagogesk dhe kaq janë ambiciet e tyre hundë-prera. Çfarë ndodh? Po jua pikturoj në këtë shkrim. Më e rëndomta e të zakonshmeve është fotokopjimi. Nuk dua të më keqkuptoni; nuk kam asgjë me fotokopjimin, ajo është një nga arritjet më të mira të shkencës. Dua të them, fotokopjimi i faqeve të librave me një shenjë të mirë-dallueshme, që është pikërisht kjo: ©, C-ja brenda një rrethi. Kjo është shenja e të drejtës së autorit dhe do të thotë që ai material në të cilin është vendosur kjo shenjë nuk lejohet të kopjohet, të fotokopjohet, të shumëfishohet, të përvetësohet pa i marrë leje atij subjekti që vjen pas kësaj shenje, që mund të jetë autori, shtëpia botuese, të dy bashkë apo një i tretë, kushdo, që nuk ka shumë rëndësi. Ky lloj kopjim është kalimi i klasës së pedagogëve tanë. Sikur ta marrin vesh ata që posedojnë të drejtën e autorit të atyre librave që na serviren ne si leksione se çfarë bëhet me mundin dhe djersën e tyre, do të shkulnin flokët. Sikur këta të fundit t’i hidhnin në gjyq këta të parafundit, këtyre të parafundit do t’u binin flokët nga shuma të cilën do t’u duhej të paguanin për të dëmshpërblyer këta të fundit. E trajtova vetëm në aspektin ligjor; nuk po merrem me aspektin etik se e di që është e kot të ndalesh në ketë pikë, kur flet për njerëz të dalë nga ideologjia vlerë-zhveshëse komuniste e formimit “njeriut të ri” dhe që kanë aspirata perëndimoro-degjeneruese.
E dyta mënyrë plagjiature është, të shkuarit në internet, një kërkim i shkurtër në “google” dhe, hop, ja ku jemi, në faqen e internetit ku me një komandë pesë-gërmëshe “print” mbaron përralla; leksioni është gati. Pastaj leksioni na vjen ne, fatkeqve, bashkë me emrin e autorit, adresën e faqes së internetit nga është printuar dhe me nënshkrimin “© Author and Publisher”. Kësaj i thonë ç’i thonë! E po ta hash turpin e pa-aftësisë më bukë kaq me krenari unë vetëm në universitetin tonë kam parë. “Të çuditshme por të Vërteta” (titull emisioni i televizionit Koha). Aq keq më vjen për ta se mezi mund ta imagjinoni, por në fakt më vjen më shumë keq për veten time. Pyes veten, po përmbajtjen e leksioneve e dinë këta pedagogët tanë, apo jo? Ndoshta nuk kanë edhe aq shumë kohë. Në fakt, duhet t’i justifikojmë pak, mos bëni kështu tani. Ndodh që pjesë e stafit pedagogjik të jetë ndonjë që studion për provimet e magjistraturës e nuk ka kohë ta na përgatisë ne leksionet, apo ndonjë shtëpiake e devotshme që një fëmijë e kap nga dora e djathtë, një nga dora e majtë dhe i treti i hidhet në përqafim. Sa romantike! Kot si ka krijuar Zoti njerëzit me dy duar. Pastaj njerëzit bëjnë edhe punë të dyta; ku u del koha atyre të merren me përgatitjen e leksioneve tona. Unë për vete i justifikoj, ju bëni ç’të doni.
Kush foli aty? Si the? Po ata studentë që shkojnë në shkollë dhe punojnë njëkohësisht, a i tolerojnë pedagogët? Po ore, i tolerojnë, kur kanë kohë të lirë. Por, siç e thamë edhe më lartë, ata nuk kanë edhe aq shumë kohë të lirë. Në fund të fundit, ka ndonjë ligj që ta ligjërojë tolerimin e kësaj kategorie studentësh? Jo! Atëherë, aty të të plasin trutë, në dash të mësojnë, ndash të ngelen në klasë; afroje pak veshin! Në dash edhe të paguajnë. Kjo e fundit është nga zemërgjerësia e tyre, ë; duhet ta vlerësojmë ketë. Ja kështu!
Të lartë-përmendurat janë vetëm dy rastet më tipike të plagjiaturës; ka të tjera sa të duash, derivate të tyre. Të gjithë mund të sjellin ndërmend lloje të tjera, duke ju referuar leksioneve që ata marrin ndër duar dhe raste të tjera të tepërta për t’u përmendur.
Megjithatë, pas këtyre që thamë e dëgjuam, lind nevoja emergjente që ndonjë student i punësuar diku dhe nuk ka shume kohë të mësojë, të darovitë ndonjë pedagog duke e dhënë leksione të të cituari falas. Gjithashtu lind nevoja që çdo pedagog të ketë në mënyra të pashmangshme në raftin e tij/saj një libër; ai titullohet “Si të Shkruajmë një Punë Kërkimore”, botim i Qendrës për Arsimim Demokratik. Aty do të gjejnë një udhëzim të detajuar se si të përgatisin leksionet dhe si të citojnë emrat e atyre nga të cilët do t’u duhet të citojnë. Lind edhe një nevojë tjetër që është, pedagogët duhet të marrin leksione etike, meqë frikë nga ligji nuk kanë (se mos zbatohet ligji dhe nuk patën frikë ata), ku pedagogëve t’u thuhet që nuk janë thjesht papagaj, por janë njerëz që arsimojnë dhe edukojnë një brez shumë të rëndësishme për ardhmërinë e një vendi, që plagjiatura është vjedhje dhe vjedhja është e pamoralshme dhe nuk u shkon për shtat atyre që japin dije të jenë të tillë. Po kështu, duhet t’u mësohet se çfarë është turpi dhe se edhe nga studentët duhet të kenë sadopak turp. Këto nevoja emergjeto-utopike, inshallah, përfundojnë në ndonjë vesh të pa shpuar.
Për t’i vënë kapak muhabetit, kam një fjalë të fundit për studentët. Ose do t’u themi pedagogëve se çfarë na duhet ose ata do të na rrasin çfarë atyre nuk u duhet. Kështu, edhe pse jemi të injoruar dha pa fuqi ligjore, kemi të drejtën e fjalës, shkrimit dhe të vetorganizimit. Po pritëm që gjërat të ndryshohen nga lartë, kot e kemi. Ata lartë ose e dinë se ne jemi të kënaqur me çdo gjë ose nuk duan të ia dinë fare derisa ne do të flemë gjumin e pasivitetit. Po kështu, ai që e ka thënë atë shprehjen e injoruar padrejtësisht dhe gomarisht nga ne “kush kopjon ngalet në klasë” nuk ka qenë i marrë. Ndoshta nuk do të ngelim gjatë katër a pesë viteve shkollim dhe do të arrijmë ta marrim një copë karton në fund, por duhet të jemi të siguritë do të ngalemi në klasë kur të dalim në jetë. Të mos bëhemi naiv e të mashtroheni nga ndonjë rast konkret, që dimë, për njerëz që nuk kanë mësuar në shkollë dhe tani duket se janë mirë. Uroj të mos e keni fatin e tyre. Po të biem në kurthe të tilla analogjike do të thotë se jemi vërtet të varfër intelektualist dhe moralisht. Në fund të fundit, le t’u japim një shembull të mirë pedagogëve tanë kopjacë.


5 June 2006 @ 6:28 pm
Po pjesa me e madhe, le te themi 2/3 e studenteve te universitetit ku je ti kalojne ne saje te kopjeve. Imagjino sikur te ishte gjithcka ne rregull, sikur te ndalohej kopjimi ose studentet (nxenesit) te mos kopjonin dot, si do t’i behej hallit? Do te perballeshim me nje katastrofe. Studentet (nxenes) do te ngelnin, universiteti do te myllej per mungese studentesh. Po Pedagoget me se do te ushqeheshin? Me se do t’i mbanin familjet e tyre te shtrenjta? Po te mos i linin studentet te kopjonin, mjeti i vetem
5 June 2006 @ 8:21 pm
5 June 2006 @ 8:29 pm
si ide :)Materialet që gjenden tek Peshku janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen
6 June 2006 @ 1:58 am
Autori ja ka futur kot për sa i përket disa nga pikave të argumentit.
E para e punës, nuk është e thënë që çdo shkrim që ka simbolin © s’mund të kopjohet. Sa për të kundërshtuar edhe ca UJKUn si shpirt kundërshtimi që jam, shkrimet e mia tek peshku janë nën Copyright por janë të dhëna nën liçensën Creative Commons Attribution-ShareAlike 2.5 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.5/) e cila lejon këdo të kopjojë shkrimet e mia nën kushtet që ata të tregojnë autorin dhe tu japin po këto të drejta aty ku do të botohen shkrimet. S’ka nevojë as të më marrësh leje. I bëj ftesë të tërëve t’i japin shkrimet e tyre nën një liçensë të tillë në mënyrë që të ruhet liria e kulturës. Këto liçensa quhen Copyleft dhe e kanë bazën nën Copyright.
Së dyti. të drejtat e autorit ndryshojnë nga vendi në vend dhe nga viti në vit. S’është e thënë që një shkrim që ka simbolin © të gëzojë ato të drejta në kohën dhe vendin ku kopjohet.
Së treti, të paktën në Amerikë bashkë me të drejtat e autorit ekzistojnë edhe të drejtat e përdoruesit nën “fair use” ku lejohet kopjimi në raste kur ai s’përbën një pjesë të madhe, përdoret për mësim, etj.
Unë s’jam avokat dhe s’i di të gjitha detajet dhe ligjet, por duket që autori s’di as këto që përmenda më sipër.
6 June 2006 @ 12:12 pm
Postimi i permiresuar i un4given me siper.
Po pjesa me e madhe, le te themi 2/3 e studenteve te universitetit ku je ti kalojne ne saje te kopjeve. Imagjino sikur te ishte gjithcka ne rregull, sikur te ndalohej kopjimi ose studentet (nxenesit) te mos kopjonin dot, si do t’i behej hallit? Do te perballeshim me nje katastrofe. Studentet (nxenes) do te ngelnin, universiteti do te myllej per mungese studentesh. Po Pedagoget me se do te ushqeheshin? Me se do t’i mbanin familjet e tyre te shtrenjta? Po te mos i linin studentet te kopjonin, mjeti i vetem qe do te perdornin, dhe kesaj rradhe jo per te kamufluar mercedesat qe i perdorin jashte orarit te shkolles, do te ishin bicikletat 28she kineze te kohes se Xhaxhit. Imagjino sikur te mos lejohej kopja c’do te ndodhte! Ne grup nuk do te kishim 21 veta, ne klase nuk do te ishim 110 veta. Mezi do te mbidheshim 20 vete. Pastaj ne fund te fundit le te kemi ca goca te bukura me shume ne klase.
6 June 2006 @ 1:39 pm
Nje pergjigje e shkurter per Dorin.
Autori e ka bere pa a shume te qarte ne fillim te paragrafit se per cfare kopjimi e ka fjalen dhe pak me larte se çfare synon te godase me te. Autori nuk ka si synim te vere ne dukej faktin se pedagoget marrin nga interneti apo nga libra materialet te cilat i japin mesim, por ai do te thete se nuk merren ashtu siç duhen. Per me teper, ne shumican e librave nga te cilat autori leksionet ne forme te fotokopjuar e thone me germa te medha se nuk lejohet fotokpjimi pa lejen e autorit. Por çeshtaj nuk eshte kjo.
Ajo qe autori do te thote eshte se ne universitet mungon puna kerkimore nga ana e pedagogeve, se pedagoget jane pertace ose te pa-afte, se studnetet nuk marrin ato qe u duhen, por ato qe gjene pedagoget te gatshem per t’ua dhene. kjo eshte çeshtja.
Shpresoj te keq qene i qarte.
6 June 2006 @ 3:08 pm
jam dakort me artikullin. kam studiuar dhe ne shqiperi dhe jashte dhe e kam te qarte ndryshimin. kopjimi ne provim nga studentat mund te ndodhe kudo por ato skriptat e profesoreve tane te nderuar jane per te ardhur keq. ne tirane futesh ne provim ca mesime me shenime, nja dy me skripte, ca ke nje liber dhe vrit veten………. le po pikerisht keta lloj profesoresh na e mbajne veten me te diturit. me teper seriozitet tregojne ata prof. qe nuk kane ndonje titull…..
gjithsesi nuk po e zgjas se me fillon koka kur i kujtoj. po ju them nje gje qe e kam nga eksperienca ime:
me shume ecin ata qe ne fakultet kane kopjuar se ne qe shtrohemi te studiojme………
ju pershendes dea
6 June 2006 @ 3:55 pm
dhe une si dea kam studiuar ne shqiperi dhe po studio tani jashteshtetit……..ndryshimi eshte sie dita me naten …..me nje fjale… per ata studentat ne shqiperi me vjen shume keq……..niveli i porfesorave eshte me poshte se zero …nuk dine te japin si duhet mesim ..imorale dhe pianece sa sbohet …kur hysha ne provime binin ere konjak……..ose njerez nga rrethet qe ishin mbajtur me miq dhe neve nga tirana direkt 4 ose po te kishim miq 5 ballin e kishim pak rendesi kishte se sa kishe mesuar …dhe cfare kishe bo ne provim ……ta ngreje zerin te benin direkt armik klase ………..
po them dhe nje here …….ata qe duhet te studijojne ne shqiperi me vine shume keq……….
6 June 2006 @ 4:29 pm
Kam degjuar se ne shqiperi kopjimieshte vertet nje skandal,per sistemin arsimor, por me e keqja eshte se atje, blihen diplomat pa bere asnje vit shkolle ..psh. nje qe ka mbaruar 8 vjecaren, ka blere deftesen e pjekurise te shkolles se mesme , dhe ka hedhur kanditaturen ,per juridik, a jane te verteta keto .. ?
6 June 2006 @ 4:57 pm
Ne Shqiperi Kopjimi nuk mbetet vetem ne bankat e shkolles. Ate e gjen thuajse cdo jave ne faqet e shtypit shqiptar. Pa dashur te permend emra, por ka “gazetare” qe i shesin perkthimet nga shtypi i huaj si artikuj te tyre. A nuk eshte edhe ky Kopjim?
6 June 2006 @ 5:04 pm
Po jane te verteta.
juridikun naten, te klubi i Fidelit dhe Marlboro dmth…aty “studjonte”.
Ky fenomen i blerejes se diplomes eshte aq i perhapur sa nuk ka nevoje te jesh kompetent qe ta dish. Gati gjitsekush nga ne njeh dike qe e ka blere shkollen. Une kam nje shok psh qe e vazhdoi
Ceshtja eshte se kjo blerja e shkolles denon shume me teper ata qe kane studjuar rregullisht. Eshte si ajo shprehja, “Nje dru i shtrembet prish gjithe turrën”…Duke mos ditur me se kush ka studjuar e kush e ka blere diplomen, po te isha punedhenes, nuk do merrja fare ne pune te diplomuarit e U.T.
Pa u marre fare me mesimdhenien…ajo diplome e leshuar ne Tirane ka vlere sa per te mbeshtjelle nje pite.
6 June 2006 @ 5:12 pm
Blendi,
nga klubi i Fidelit kane dale shume “te diplomuar” e shume “gazetare” qe sot gezojne poste apo na mbushin gazetat.Une nuk kam studjuar ne Shqiperi, prandaj nuk mundem te gjykoj mbi nivelin e UT, mgjithate nuk besoj se eshte mire te pergjithesojme dhe te ulim vleren e te cdo diplomuari ne kete Universtitet.
6 June 2006 @ 5:20 pm
As une nuk studjova atje. Dhe jam dakord me ty qe nuk duhet te ulim vleren e cdo te diplomuari, por duhet te pranosh qe duam apo nuk duam ne, kopjacet ia ulin vlerat te gjitheve njesoj…
Une nuk kam asgje kunder atyre qe kane studjuar ne atdhe por korrupsioni ka demtuar rende reputcaionin e defteses se U.T…besoj me kupton cfare dua te them…DIPLOMA eshte nje DOKUMENT qe provon se ke studjuar, je lodhur, ke nxënë dhe je pregatitur per profesionin e dhene.
Por kur kjo diplome shitet per “5 lekë”, s’eshte me dokument, s’provon dot me mundin e studentit, s’ka me reputacion…fatkeqsisht.
6 June 2006 @ 5:25 pm
Te kuptoj shume qarte Blendi dhe e di shume mire se cdo te thote DIPLOME, se sa mund, djerse, disiplin dhe stres kushton ajo……dhe une revoltohem shpesh ne Shqiperi dhe te them te drejten, nje nga arsyet qe do me ndalonte te punoja atje eshte pikerisht ajo, qe do jem e barazrenditur, per te mos thene qe do me duhet te marr urdhra nga dikush qe zoteron nje dokument me emrin Diplome te blere apo te dhuruar nga dikush…
6 June 2006 @ 9:16 pm
Cfare eshte shpikur ne shqiperi ?
6 June 2006 @ 9:55 pm
7 June 2006 @ 1:40 pm
Realiteti eshte i dhimshem. Kjo nuk le shume vend per diskutim.
Ajo qe duhet te diskutohet eshte fakti se si mund ta ndryshojme kete realitet. A mjafon nje shkrim? A mjaftojne disa komente? A mjaftojne disa atrikuj ne gazetat tona? Apo duhet te bejn diçka tjeter?
Kjo duhet te diskutohet dhe te punohet rreth saj. Kush eshte i nteresuar mund te behet i gjalle.
7 June 2006 @ 1:54 pm
Ceshtja eshte se kjo ka nevoje te merret persiper nga ata qe demtohen me shume prej ketij realiteti mashtrues.
Vete studentet.
Ne nje vend plot derte si i yni, nuk mund te presesh nga nej grup tjeter shoqeror qe te luftoje kauzat e tua, aq me pak nga qeveria. Cfare organizimesh studentore funksionojne ne Shqiperi?
8 June 2006 @ 1:11 pm
Nje organiztae qe po merr forme tani ne Shqiperi eshte Qeveria Studnetore Shiptare. Ajo po punon fort deri tani dhe uroj qe te vazdhdoje ashtu.
Megjhithate vetem kjo nuk mjafton sepse duhet te ndryshohet mentalitet dhe veten ajo nuk mund t’ia arrij. Megjithate te shpresojme dhe te kontribuojme.
8 June 2006 @ 5:17 pm
edhe une studıoj jashte shtetıt
bıles per mjekeseı
ne ktu mesojme dıte e nate per ta gjetur sa me mıre ca hallı e ca semundje ka ı semurı kurse ato ne shqıperı bredhın dalın neper dısko e neper pube…
por jo se dhe ne fundja nuk e kemı ndermend te kthehemı ne shqıperı
se atje me rryshfete jane te gjıtha gjerat
prandaj vuan pak jashte shtetıt se nuk je afer famıljes por ama rron sı njerı dhe jo atje je doktor qe nuk sheh pacıentın nje here ne sy…me ka rene te vızıtohem nje here ne shqıperı
o zot ca pergjıgjesh nga doktorı
nuk ekenı me mend
ndersa ktu pıka kryesore dhe qe na ethone cdo dıte e ne cdo mesım te kesh kulture e ta shıkosh te semurın ne sy etj etj qe sja vlen te permenden ktu………
9 June 2006 @ 9:08 am
Ada, e kuptoj shume drejt. Duke studjuar ne Shqiperi e di mire se ato fjale me te cilat t’i pershkrove studnetet shqipetar, jo qe i meritojne, por meritoje edhe me shume se aq.
Me vjen per te vjell kur shoh sjelljet e tyre ne te gjitha anet, me te gjithe njerezit. Ata mbajne nje epitet mbi supe qe nuk e meritojne hiç, prandaj ndoshta edhe nuk jane krenar per kete.
Megjithate, nuk me pelqe qe ti parapelqen te jetosh jashte sepse ketu nuk eshte mire. Ajo qe ti dhe shoket e tu jashte duhet te vini ketu te na ndihmoni ne qe duam ta ndryshojme kete gjendje. Ne duam ndihme dhe perkrahje.
9 June 2006 @ 1:12 pm
te them te drejten me sa di une edhe ne universitetet shqiptare mesohet ne baze te vullnetit personal te cdo individi ose studenti, pastaj ka nga ata qe i marin provimet me kopje apo me miq etje.per studentet qe mesojne ne shqiperi per mendimin tim nuk eshte e drejte te themi qe jane per gjynah sepse ne base te aftesis edhe ne shqipri dalin te diplomuar te afte . Per sa i perket profesorave duhet te them se nuk eshte merit e profesorit qe te behesh i ditur ,profesori vetem sa te udhezon ose te jep drejtimet linjat ku duhet te lexosh cfare librash te lexosh etje cdo gje varet nga aftesit personale. Pastaj duke lexuar nje shkrim me siper me duket, nga Ada, mendimi im eshte se edhe ne vende te tjera ne shume raste po spate miq sa te te fusin ne nje vend pune, situata behet e veshtire per kedo qe sapo ka mbaruar studimet.
10 June 2006 @ 1:09 pm
nuk mendoj ashtu sı tı danıel
ktu eshte gjıthcka me provım
futesh ne provım dhe sıpas pıkeve futesh dhe ne pune
edhe specıalızımet keshtu jane..
po atje nje nxenes ı mjekesıse apo ku dı une futet me mıq qe do te thote qe nga fıllımı fare ky nxenes nuk eshte e drejte te behet studente ejo me per mjekesı…
te gjıthe e dıme se sı behet ne shtator neper unıversıtete…dhe jo me larg se kete vıt e pame qe pyetjet e ekonomıkut u vodhen 2 here…
imagjıno tanı!!!!
dhe tjetra sbesoj se asnje qe studıon jashte kthehet me deshıre te plote ne shqıperı sepse te gjıthe duan qe te shkojne lart e em lart ne arrıtjet e tyre dhe jo te mesoj e te lodhet aq shume e pastaj te vıj ne shqıperı te ngelet pa pune apo te marı 500mıje leke rroge ashtu sı nje doktor qe ka mbaruar ne shqıperı…
nuk besoj se eshte njesoj vleresımı..
apo jo??
10 June 2006 @ 1:11 pm
ne qofte se nuk qenka merıte e doktorve te gjıthe behen autodıdakte…
nje shkolle te mıre e bejne presorat errepte dhe te dıtur dhe pastaj vıjne nxenesıt..
kshu mendoj une…
12 June 2006 @ 9:53 am
kopjimi eshte padrejtesia me e madhe qe mund ti behet cdo studenti (njeriu) te drejte dhe te ndershem….mos qeshni….dhe ironia me e madhe eshte atehere kur tipat qe jane te paret per te kopjuar te shesin mend per aftesite e tyre te papara….uroj vetem qe keto gjera te mos zgjasin dhe per shume kohe edhe pse njerezit qe kane mbaruar shkollen me ane te kopjimit(sperjashtohen dhe ato menyrat e tjera) jane tani ne vende te mira pune dhe nuk kane per te levizur prej andej per nje kohe te gjate…dhe ky eshte nje gabim pasojat e te ciles do ti vuajme te gjithe…
28 June 2006 @ 10:39 pm
Nese kerkoni qe edhe ne Shqiperi te blihen librat atehere kjo eshte nje gje shume e veshtire per te arritur. Se pari, nxenesit nuk kane lek per ti blere, sidomos ata qe mesojne dhe ata qe mesojne vijne me se shumti nga familje te farfera per mendimin tim. Pastaj librat jane duke u fotokopjuar nga vete studentet evropian( vendodhja ime eshte Italia) te pakten per sa i perket studenteve ne vendin ku studioj une.( Te mos flasim per mua qe skam blere asnje liber shkollore ne kater vjet dhe qe i kam te tere te fotokopjuar). Edhe mua do te me pelqente te shifja nje liste me libra me kopertinat e tyre te bukura ne tavolinen time por kur nuk eshte e mundur nuk ke ca ti besh. Gjithmone i kam pasur pasion librat por kur nuk mund ti blesh cfare te besh, te rish pa studiuar? Jo shkoj dhe i fotokopjoje, fundja fundit i zoti i kopisterise duhet te me ndaloj por nuk e ben.
Te mos flasim per pergatitjen e profesorve ne univ. shqiptare. Eshte skandaloze. Nuk e kan iden e kerkimit ne internet( nese dine te ndezin komjuterin). Nuk kane deshiren per te vajtur ne biblotek dhe te studiojne per te zgjeruar horizontin per sa i perket lendes qe japin mesime. Te mos flasim per librat ne univ. Kane gati gjysmen ose 1/3 e materialit qe studion i njejti student ne nje univ. evropian. Ne Shqiperi ka fakulte ku nxenesi i vitit te dyte (per mos te thene i vitit te pare) di me shume per sa i perket nje lende se sa di profesori i vete. Kjo mund te kuptohet per ndonje nxenes gjeni po jo per disa nxenes te te njejtes kase. Kjo eshte shume frekuente per sa me kane thene ne fakultetin e Informatikes ne Tr. Aty profesoret jane te diplomuar per matematik ose fisike dhe kane nje specializim ne informatike por nuk dine gati asgje per zhvillet ne 20 vitet e fundit.
Shumica e nxenesve ne sh. (ata qe mesojne) mesojne vetem ne kohe sezoni ndersa jashte shtetit duhet te derdhesh djerse gjate gjithe vitit nese ne fund te vitit do ti kesh kaluar te gjitha provimet.