Konferenca Islamike dhe Kosova

Konferenca Islamike dhe Kosova
Gazeta Start

Nga Alban Tartari

Lexo analiza te tjera  version i printueshëm deroja nje miku Komento lajmin

Një ndër debatet në këtë periudhë tranzicioni në Shqipëri ka qenë edhe anëtarësimi – e më pas vijimi i kësaj anëtarësie të vendit në Konferencën Islamike. Debatet kanë qenë sa të pabaza, aq edhe të painformuara, madje edhe tendencioze. Gjithsesi kësaj here u duk qartë pse duhej dhe duhet anëtarësia e thjeshtë e Shqipërisë në këtë organizatë me një fuqi të konsiderueshme në arenën ndërkombëtare.

Gjithsesi temë nuk është më Shqipëria por Kosova. KI dha shenjat e para se do të njihte në bllok pavarësinë e Kosovës. Por kjo nuk ndodhi fatkeqësisht pas shpalljes. Anëtari më i rëndësishëm i këtij blloku për Ballkanin, Turqia reagoi pozitivisht vetëm 24 orë më vonë. Por në
njëfarë mënyre, entuziazmi u shua aty.

Janë disa arsye që çuan në këtë ftohje, që shumë vetë nuk po i kuptojnë, ose thjesht po aludojnë duke akuzuar KI për këtë vonesë. E para dhe më e rëndësishmja është se brenda KI ka shtete si Irani apo Sudani të cilat kanë qëndrime kategorikisht të kundërta me SHBA. Dhe padyshim, Irani nuk e pranon pavarësinë e Kosovës për vetë suportin amerikan, ndonëse qytetarët iranianë ndajnë të njëjtin besim fetar me ata kosovarë (ndonëse në sekte të ndryshme).

E dyta dhe jo më pak e rëndësishmja është ndarja e Sudanit, pra pavarësimi i krahinës së Darfurit. Të gjithë në KI e dinë që kjo do të ndodhë me mbështetjen amerikane, ndaj edhe e shohin njohjen e pavarësisë së Kosovës si legjitimim të kësaj shkëputjeje që është në radhë.

Megjithatë, asnjë nuk i justifikon vendet e KI, lidhur me vendimin për Kosovën. Së fundi ministri i jashtëm serb Jeremiç u mundua në Teheran –aty ku pretendohet se qeveriset sipas sheriatit- të marrë mbështetjen e atyre që i quan “grup i vendeve të paangazhuara”. Dhe pikërisht përpjekja nis në Teheran. Ky vend i çuditshëm që përpiqet të jetë mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, ende nuk e ka treguar këtë mbështetje në kohë të vështira për shqiptarët. Gjithçka shkon deri të retorika dhe
vargjet e Rumiut dhe Saadiut dhe vepra e Naim Frashërit. Dhe duket se në krye të vendeve myslimane që janë kundër pavarësisë së Kosovës
qëndron pikërisht Irani.

Ftohtësia e këtij vendi me SHBA nuk është një arsye për të mos mbështetur të drejtën e një populli të shtypur. Aq më tepër që kyshtet ka në themel – ose pretendon ta ketë – fenë që kanë edhe rreth 80-85 përqind e kosovarëve. Nuk është çudi, që Irani të rreshtohet në krahun tjetër – ndërsa në Liban dhe Palestinë mbështet Hizbullahun,
ndërsa në Ballkan i kthen krahët Kosovës.

Gjithsesi, njohja e pavarësisë së Kosovës, varet shumë edhe nga njohuritë që kanë këto vende, nga lobimi dhe kontaktet që bëhen me to. Pikërisht këtu duhet të shfaqet Prishtina dhe Tirana. Ka patur përpjekje, kryeparlamentarja Topalli i vizitoi vendet arabe, por sërish është pak. Kosova duket se është mjaftuar vetëm me një tur të kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Por edhe kjo nuk mjafton. KI është një ndër organizatat më të mëdha dhe me peshë në botë dhe një ndër më ndikueset në OKB. Ndaj edhe diplomacia e re kosovare e zotit Hyseni por edhe ajo e zotit Basha, kanë shumë për të bërë. Kur këtë e bën zoti Jeremiç i cili s’ka asnjë lidhje – madje asnjë të drejtë pas asaj që serbët u kanë bërë muslimanëve dekadën e shkuar- përse të mos dëgjohet edhe zëri i Hysenit dhe Bashës, por edhe zyrtarëve të tjerë më të lartë të Prishtinës dhe Tiranës në këto
vende, që nga Malajzia e deri në Marok.

Kjo është çështje kombëtare dhe shqiptarët duhet t’i bindin liderët e këtyre popujve. Ata duhet tu tregojnë se janë të sinqertë gjë që nuk e kanë bërë deri më sot. Pikërisht për këtë moment duhet ajo anëtarësi aq e kontestuar/ debatuar /përgojuar/keqtrajtuar e Shqipërisë në KI.

Pasi edhe Turqia është e tillë, por ky vend është aleati më i madh i Uashingtonit dhe Brukselit në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.

Ndaj, qëndrimit tendencioz “o burra të zhdukemi nga KI”, le t’i përgjigjemi me një lobim të fuqishëm në këtë organizatë, që edhe Sudani të bindet se kjo s’ka të bëjë me Darfurin e që Irani të bindet se jo çdo gjë që e prek Amerika ka shejtanin brenda.

Dhe kjo duhet të ndodhë shpejt…pasi Gjeorgjia po gjëmon, dhe rusë e serbë janë gati të bëjnë paralelizma në mes të ditës e të natës dhe koha e shkuar punon për ta! Në rast se KI nuk e bën këtë, në rast se çështja zvarritet apo nëse vendet që shtiren si miq me Shqipërinë nuk e bëjnë, atëherë Shqipëria ka kësaj herë plotësisht të drejtë që në
shenjë proteste të dalë nga kjo organizatë, pasi ajo do ta ketë bërë zgjedhjen e saj në favor të vrasësve të myslimanëve boshnjakë e kosovarë…

09/08/2008 :

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

72 Komente

  1. xhibi thotë:

    21 August 2008 @ 3:33 pm

    O Alban, juve te beni ekstremist me zorr mer. Ci ke keto budallalleqe mer?!

    KI është një ndër organizatat më të mëdha dhe me peshë në botë dhe një ndër më ndikueset në OKB.

    Ik ore se tallesh. Une vetem ne mediat shqiptare ja kam degjuar emrin, dhe zakonisht nga “analiza” te pjer.dhura si kjo e jotja.

    Kjo është çështje kombëtare dhe shqiptarët duhet t’i bindin liderët e këtyre popujve. Ata duhet tu tregojnë se janë të sinqertë gjë që nuk e kanë bërë deri më sot. Pikërisht për këtë moment duhet ajo anëtarësi aq e kontestuar/ debatuar /përgojuar/keqtrajtuar e Shqipërisë në KI.

    Tallesh prap. Apo e ke seriozisht? Islamizimi i Kosoves dhe Shqiperise qenka ceshtje kombetare tani? Mire qe nuk ke thene dhe qe Kosova nuk do e fitonte dot pavarsine nese nuk do kishin ndihmuar ata fondamentalistet islamike qe shkuan atehere, qe jo vetem ishin insignifikante, po per mendimin tim ishte nje gafe e rende e UCK-se. I dha municion serbeve te egzagjerojne dhe te portretizojne luften shqiptare si te mbeshtetur nga teorroristet islamike.

    Pse ore nuk na mjaftojne ne qe ne cdo qoshte te Shqiperise (dhe Kosoves ma ha mendja) ke nga nje xhami qe te can veshet 5 here ne dite me ezane, dhe kur futesh aty brenda shikon qe ka me shume imame arabe sesa besimtare shqiptare?

    Tani qenka ceshtje kombetare dhe islamizimi formal i Shqiperise. Ik o t0pe se late nam me “analizat” tuaja.

  2. Artan thotë:

    21 August 2008 @ 5:07 pm

    Deri tani Kosoven e kane njohur 46 shtete (sot u njoh nga Malta) qe jane pjestare te OKB-se, duhet te jene 2/3 e shteteve pjesmarrese te OKB qe Kosova te antarsohet ne kete organizate nderkombetare qe eshte jashtzakonisht e rendesishme per nje shtet ligjor!! Tani nga keto 46 shtete vetem Turqia dhe Shqiperia jane shtete te KI (!!!) ndersa te tjeret jane vende perendimore, disa mund te thone qe islamiket nuk e njohin se Kosova eshte nje shtet i mbrojtur nga USA…po mir nese nuk do na mbronte amerika jo vetem kosovaret por te gjithe ne shqiptaret sot nuk do egzistonin fare si rrace, islamiket para se te presin me homazhe nje minister (Vuk Jeremic) qe perfaqson nje komb ku musulmani ka te njejtin vler sa sllavet kishin per Hitlerin te fillojne praktikat per njohjen zyrtare te Kosoves!!! Si i thone asaj thenies “miku i mir te gjendet ne momente te veshtira”!!

  3. bela thotë:

    21 August 2008 @ 5:15 pm

    Artan kosovaret ti luten zotit 5 here ne dite jo per gje tjeter pervecse ti mbroje USA sic i mbrojti deri ne minuten e fundit te shpalljes se pamvarsise .

    Une se di se cili do qe ai kosovar te mendonte se vendet islamike jan “miq” per to, do isha shume kurioze kush eshte ndonjeri ketu qe mendon keshtu?

    Mendon ti Artan?

  4. bela thotë:

    21 August 2008 @ 5:21 pm

    pe Albanin e mora vesh, injorant per mua ne maksimum.

  5. Monda thotë:

    21 August 2008 @ 5:21 pm

    S’ka faj Tartari i vogel. Tartari i Madh, qe na beri anetar te KI pa pyetur parlament e njerezi ne donin te ngrinin flamurin kuq e zi me ate jeshil.

    Gjithesesi xhevahire te ketij rangu sinqerisht te bejne te aludosh edhe per llogjiken e Tartarit te vogel:

    Ndaj, qëndrimit tendencioz “o burra të zhdukemi nga KI”, le t’i përgjigjemi me një lobim të fuqishëm në këtë organizatë, që edhe Sudani të bindet se kjo s’ka të bëjë me Darfurin e që Irani të bindet se jo çdo gjë që e prek Amerika ka shejtanin brenda.

    Po mor derezi po, Rusia, US dhe Kina po presin Shqiperine, me sakt Tartarin e Madh t’i sajdisi punet me Sudanin dhe Iranin.

  6. toko thotë:

    21 August 2008 @ 5:42 pm

    Artan nje pyetje te thejshte
    Qeverite e Arabise Saudite, Jordanise, Kuvaitit per te permendur disa jo te tera, jane miq te medhenj te SHBA. Ne KI marin pjese qeverite jo populli, ( me shume vlere kjo po te gjykosh shkallen e demokracise qe kane keto vende) Atehere cfare lidhje ka me mos njohjen nga keto shtete te Kosoves, sepse Kosova mbrohet nga Amerika?
    E kuptushme Irani dhe Sudani. Por kjo konference ka me shume se kaq anatare. Ku jane te tjeret.
    Prandaj mendoj se ka me shume se kaq dhe ajo arsye qe eshte, mendoj se eshte per mire. (Osama Bin Laden u inatos me Arabine Saudite dhe Kuvajtin se keto shtete nuk pranuan “Ushtrine e tij ” per te cliruar Kuvajtin por pranuan Ameriken. Kerksa e ketyre vende per “ushtri te vellezerve muslinane” i eshte bere dhe UCK dhe kjo e fundit i ktheu mbrapsh. )
    Mjaft kemi halle me shpifjet e Serbeve/greke se jemi shtet terorist islamist edhe KI na duhet tani.
    Njohja e Kosoves ka rendesi te njihet nga vendet perendimore 100%, nga Rusia dhe aleatet e saj, pastaj nga KI. Ketu duhet te synoj politika jone e jashteme mendoj une
    Sa per Gjerogjine dhe Sudain qe permend, duhe te kuptosh se cdo gje qe prek Amerika e ka shejtanin brenda, ashtu si cdo gje qe prek KI ka nje shejtan brenda, ashtu si cdo gje qe prek Rusi ka nje shejtan brenda. Ska “free lunch” ne boten e politikes, qofte edhe saj Islamike te “vellezerve”
    Problemi duhet pare se cili shejtan na ndihmon ne shqiptareve. Shejtani i KI na demotn me shume se na ndihmon, jo per fajin tone kjo por per faj te tyre ( medresete e tyre si shkolla terorizmi ne keto vende, mire do te jete te mos vijne ne Kosove, pasi kete kerkojne ata per njohjen e Kosoves)
    Shejtani Rus na demton po keshtu, jo per fajin tone. Ja qe ata duan me shume tokat tona per veten e tyre se sa ne ( nenkupto greqi Serbi), atehere shejtnai i vetem mbetet ai Amerikan ( perendimor),kjo jo per merite tona thjesht per fatin tone qe interesi i tyre per qetesi ne Ballkan dhe per nje Ballkan perendor me mire se sa nje Ballkan Rus apo Islamik, perputhet me interesin tone ( se vete azgje nuk kemi bere per kete)
    Dhe se fundii Gjeorgjia ska mare fund akoma, qe te japesh konkluzione perfundimtare ( prit dhe do te shikojme), Sudani s’ka te bej aspak me ameriken ata kane koken e tyre qe me shume varet nga shejtani KI se sa nga amerika apo Rusi.
    Mendoj se merakun e ke te mire por zgjidhjen te gabuar ;)

  7. Ani thotë:

    21 August 2008 @ 5:48 pm

    Atehere cfare lidhje ka me mos njohjen nga keto shtete te Kosoves, sepse Kosova mbrohet nga Amerika?

    Si shume e veshtire kjo pyetja. Asnje llaf s’te mora vesh.

  8. gre_wireless thotë:

    21 August 2008 @ 6:01 pm

    Kosova tani ka nevoje per njohje nga sa me shume vende dhe nje njohje nga nje pjese e mire e vendeve ne KI ku dhe SHqiperia ben pjese do ishte nje shtytje shume e madhe per njohjen eventualisht te Kosoves nga OKB. Megjithese nuk jam dakort me cdo gje qe thuhet ne shkrim, mendoj se eshte nje shkrim me vlere per disa arsye:

    1) eshte e qarte qe cilado qe ka qene strategjia e Shqiperise apo Kosoves kundrejt ketyre vendeve nuk ka funksionuar (vetem Turqia e ka njohur, pra vetem nje vend dhe Shqiperia dy nga e gjithe organizata) dhe ndoshta duhet ta rimendojme edhe njehere si strategji se si mund te perfitohen me shume njohje nderkombetare per Kosoven.

    2) nuk me pelqen shume ky argumenti qe dhe ne jemi myslimane, prandaj duhet te na mbeshtesni, por nese nuk ka rruge tjeter mund edhe te mos jete nje ide e keqe. Kjo per faktin sepse Kosova eshte “done deal” tani, perendimi e njohu dhe ndoshta eshte kohe me e “pershtatshme” per ta luajtur ate karte, as opposed to nje vit me pare kur akoma po flitej per pavaresi.

  9. xhibi thotë:

    21 August 2008 @ 6:19 pm

    gre_wireless thote:
    2) nuk me pelqen shume ky argumenti qe dhe ne jemi myslimane, prandaj duhet te na mbeshtesni, por nese nuk ka rruge tjeter mund edhe te mos jete nje ide e keqe.

    O gre, po pse duhet te shitemi ne si muslimane dhe ti lepijme bythen atyre te KI, gjysma e te cilave jane fondamentaliste dhe allahuterrujt-iste si shtete? Per ti bere kompromis egos se tyre te felliqur qe na duan te jemi dhe te shprehemi jo vetem si vend islamist, por dhe antimamerikan?

    Na rrrufshin t0pet. Sic tha dhe dikush me lart e verteta eshte qe as Shqiperia as Kosova nuk do ezgistonin sot si shtete nese Amerika nuk do kishte luajtur rolin qe ka luajtur nder vite ne lidhje me kombin tone.
    Keta fondamentalistet ca kane bere per ne me shume se Amerika qe duhet ti pythim bythen fondamentaliste ne ketyre dhe duhet te genjejme e te themi se jemi islamista, kur ne fakt shumica jemi ateista?

    Ah po, na bene dhurate celulat e Bin Ladenit ne Shqiperi.

  10. ervin thotë:

    21 August 2008 @ 6:20 pm

    o xhaba a xhubi si e ke,boll ofendove nje fe te tere pas emrit tend te rreme o frikacak. tartari e ka emrin e tij madje edhe fytyren,por jo si ju qe jeni me te vertete ekstremiste ndaj muslimaneve. dhe zoterinjte e peshkut mos kaloi shfryrje e ofendime te tilla se e bastarduat faqen.artan

  11. xhibi thotë:

    21 August 2008 @ 6:22 pm

    Ervino, lexo me pare mer tyc pastaj akuzo. Shikon ti gje te jem shprehur kundra fese muslimane une?

  12. Qafir Arnaut thotë:

    21 August 2008 @ 6:24 pm

    Erwin! Une di qe ofendohet besimtari, se feja s’ofendohet dot. Kujdes me keto lajthickat :)

    ,boll ofendove nje fe te tere

  13. Monda thotë:

    21 August 2008 @ 6:32 pm

    Xhibi, kane komplekse te tmerrshme. Sapo shfletoja nje liber ne nje arsye tjeter dhe po vecoj kete citat. Qe te mos acarohet Ervini, e thene nga nje kritik myslyman i njohur Al-Jabiri:

    “… the Arabs, in the presence of powerful other, had a defensive reaction, one characterized by their “heading towards the past” and maintaining strong “posterior positions” to defend themselves.”

    Zevendeso fjalen “arab” me myslyman, dhe ja kompleksi, “in a nutshell”.

  14. gre_wireless thotë:

    21 August 2008 @ 7:04 pm

    xhib (edhe toko),

    nuk po flet njeri per ekstremizem dhe as Tartari nuk eshte ekstremist. Duket qe ty te shqeteson asocimi shqiptar-mysliman, por kjo nuk eshte e thene te shqetesoje nje pjese te madhe te popullsise ne Kosove dhe Shqiperi. Ne kete moment mund te jete ok nje kerkim njohjeje nga vendet e KI duke i kujtuar cfare i beri Serbia myslimaneve ne Bosnje, duke i kujtuar qe Kosova ka nje pjese te mire te popullsise myslimane dhe duke i kujtuar qe tani eshte momenti se me vone ndoshta nuk do te kene fare nevoje. Them qe tani eshte momenti sepse nje vit me pare kjo do ishte shume me e rrezikshme per imazhin nderkombetar. Kete sjell tema e Albanit dhe derisa t’i te me japesh nje meyre tjeter, nuk me duket se kjo teme eshte per tu hedhur poshte

  15. arb thotë:

    21 August 2008 @ 7:09 pm

    unè sinqerisht se kam kuptuar akoma mirè se çdo shqipèria nè KI..por mund tè jenè qèllime strategjike tè politikès sonè tè jashtme pèr tè cilat nuk jam ekspert e nuk mund tè flas me bindje tè plotè..por ka diçka qè mendoj se duket qartè e qè èshtè e thjeshtè…ne nuk jemi pjesè e atij qè quhet popull arab,prandaj mendoj se ata bèjnè sikur na duan e ne bèjmè sikur i kemi miq(hipokrizi nè maksimum do thoja mè mirè),nuk e di sa do vazhdojè kjo gjè,por mè kujton disi kujtimet e babait tim kur mè flet pèr “revolucion kulturor kinez” nè vitet 70,,ata bènin sikur na donin e mèsonin e ne bènim sikur i donim e mèsonim me zell tè madh prej tyre,thjesht kultura tè ndryshme..(mè ndjeni nè krahasimi nuk èshtè i saktè..mund tè ma shpjegoni mè mirè nè dèshironi)..mendoj se autori i shkrimit vendos theksin mè shumè tek puna mè e mirè qè duhet tè bèj ministria e jashtme e kosovès e shqipèrisè me kèto vende..por mendoj se kèto vende edhe sikur mos tè kish fare ministèr tè jashtèm shqipèria,duhet ta njihnin kosovèn,pasi nuk ka qenè e lehtè besoj pèr shqipèrinè tè bèhej pjesè e kèsaj organizate e tè mar pèrsipèr edhe shpifjet e botès pèr gjasme shtet islamik…dhe kjo tregon se nè shqipèri nuk ka aspak asnjè lloj paragjykimi mbi asnjè fe.

  16. Qafir Arnaut thotë:

    21 August 2008 @ 7:14 pm

    Katundaret duhet te shqetesohen sepse deri tani jane perdorur nga Washingtoni si valute qe mendohej se do u blinte ‘vullnet te mire’ nga lymat. Po vazhdoi ‘asocimi’ me islamin do perdoren me keq. Katundari duhet te mesoje me hir, ose ME PAHIR

    Duket qe ty te shqeteson asocimi shqiptar-mysliman, por kjo nuk eshte e thene te shqetesoje nje pjese te madhe te popullsise ne Kosove dhe Shqiperi.

  17. xhibi thotë:

    21 August 2008 @ 7:24 pm

    gre_thote:
    Ne kete moment mund te jete ok nje kerkim njohjeje nga vendet e KI duke i kujtuar cfare i beri Serbia myslimaneve ne Bosnje, duke i kujtuar qe Kosova ka nje pjese te mire te popullsise myslimane dhe duke i kujtuar qe tani eshte momenti se me vone ndoshta nuk do te kene fare nevoje.

    Po mire mer, po ceshtja eshte qe: Shqiperia ka qene ka vite antare e KI, dhe Shqiperia eshte vendi dhe atdheu mëmë i shqiptareve te Kosoves, dhe ka me shume shqiptare/banore sesa ka Kosova. Sa vende te KI e kane njohur Kosoven deri tani per hir te antaresise se Shqiperise ne KI, qe eshte ne fakt nje antaresi fallco, pasi shumica derrmuese e shqiptareve ne Shqiperi jane ateiste, as muslimane e as krishtere?

    He pra, nuk po them se jam kundra lobimit te tyre teorikisht si parim, po mendoj se ata, te pakten nje pjese e mire e tyre ne KI, jane fondamentalista dhe derra si dipllomaci shteterore, dhe nuk i plas per gje ne bote realisht, pervecse kur i forcon deklaratet e tyre islamike (kur e numerojne Shqiperine si vendi shembull musliman ne Evrope, e teri veri) dhe politike. Ata ka kaq vite dhe vetem i hedhin benzine konfliktit te Palestines me Izraelin dhe nuk i intereson zgjidhja, po polarizimi i atij konflikti (me ndonje perjashtim ku ke shtete qe kane ndikuar vertet pozitivisht).

    E kam fjalen ata nuk kane bere gje deri tani, dhe nuk mendoj se do kete sukses kjo. Thjesht sa do behemi ne bytheputhes te tyre, dhe ata ne perpjekjet tona te lobimit do kerkojne te tjera gjera, me keq se greket me vorioeprizimin e Shqiperise.

  18. Qafir Arnaut thotë:

    21 August 2008 @ 7:26 pm

    nje pjese e mire e tyre ne KI, jane fondamentalista dhe derra si dipllomaci shteterore

    Mese e vertete. Ne konferencen e fundit anetaret e KI-se vendosen te kushtezojne ndihmen ekonomike per anetaret, me aplikimin e Sheriatit ne ato vende

  19. gre_wireless thotë:

    21 August 2008 @ 7:28 pm

    xhib lexoje nga Arbi se une nuk po ta shpjegoj dot:

    arb thotë:

    21 Gusht 2008 @ 7:09 pm

    ..mendoj se autori i shkrimit vendos theksin mè shumè tek puna mè e mirè qè duhet tè bèj ministria e jashtme e kosovès e shqipèrisè me kèto vende..

    nuk eshte puna qe ti lepish gje ti vendeve arabe, po kjo eshte nje mundesi (nje dritare) per njohjen nderkombetare te Kosoves, dhe te pakten kini miresine ta diskutoni me gjakftohtesi perpara se ta mbyllni.

  20. Liqeni thotë:

    21 August 2008 @ 7:28 pm

    Jane dy arsye pse disa vende ne KI ngurojn.
    1) Shqiptaret jane populli me pro-amerikane ne bote!
    2) Shqiptaret jane populli me pak myslyman ne bote!
    Keto dy arsye njihen mjaft mire nga keto vende, ndersa per disa vende te tjera eshte thjeshte injorance ndaj ceshtjes Kosovare.
    Kjo ka edhe avantazhet e veta pasi bie kategorikisht ne menyre spetakolare “frika” e disa vendeve per nje shtet islamik ne zemer te evropes.

  21. Liqeni thotë:

    21 August 2008 @ 7:33 pm

    gre_wireless thotë:
    nuk eshte puna qe ti lepish gje ti vendeve arabe, po kjo eshte nje mundesi (nje dritare) per njohjen nderkombetare te Kosoves
    ————————————————————
    Po as nuk behet fjale per lepirje, ne kemi nje kryetare kuvendi qe as nuk e ka idene se c’domethene diplomaci!
    Shkon tjetra per lobing ne vendet arabe dhe ben xhiro me motor ne shkretetire me motor!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Edhe i nxjerr dhe foto ne krye te gazetave.Kjo mbase eshte normale ne nje vende evropian si Shqiperia ku xhiro e nje femre me motor eshte argetim, por jo ne vendet arabe!

  22. xhibi thotë:

    21 August 2008 @ 7:38 pm

    gre, lexoje dhe ti nga Liqensi pra, qe per here te pare me duket bie plotesisht dakort me ate. :P
    Ato dy fakte qe kategorizojne popullin shqiptar ne syte e islamisteve, pra proamerikanizmi ne maksimum dhe ateizmi (per rrjedhoje jofetarizmi, jomuslimanizmi) jane thelbi i qendrimit te KI ndaj shqiptareve dhe Kosoves ne vecanti.

    Sic thashe nuk jam kundra lobimit te tyre teorikisht, e aq me pak kundra diskutimit. Por nga ana tjeter kemi nje pervoje te gjate dhe nuk mund ta injorojme. Ca bene islamiket per Kosoven? Ofruan te dergojne muxhahedine te luftojne aty, qe kur Kosova te clirohej nga Amerika dhe Nato, muxhahadinet dhe grupet terroriste te deklaronin rolin e tyre.

    Ca bene tani per ta njohur qe nga 17 Shkurti? Lesht!

    Plus qe dhe lobimi, si cdo veprim tjeter dipllomatik nderkombetar, ka pasojat e veta. I intereson qeverise kosovare te aljenoje gjithe ato shtete te tjera me lobimin e fuqishem ndaj KI, i cili nuk ka shume gjasa te prodhoje fryte? ;)

  23. Monda thotë:

    21 August 2008 @ 7:40 pm

    Liqeni :)
    Per mendimin tim, si nje vit me pare, si tani, pa bereqet eshte kjo pune. Ceshtja e Kosoves eshte e mbyllur. E njohin apo s’e njohin vendet e KI-se. Mire do ishte te behej nje referendum per anetaresimin ne KI e t’i vihet kapaku kesaj pune. Anetar vezhgues mund te jemi, (sic eshte dhe Rusia) por anetar te plote eshte gabim i madh. Kush nuk e ka idene e Kartes se kesaj organizate, t’i hedh nje sy. Tartari i madh, s’e besoj ta kishte marre mundimin ta lexonte kur e nenshkroi me mendje te vet anetaresimin.

  24. toko thotë:

    21 August 2008 @ 7:40 pm

    Gre meqenese me ke perfshire ne komentin per Xhibin,
    Aspak nuk kam patur idene se kam firke nga terorizmi. Ajo qe ka dashur te them eshte se pazari qe mud te behet me KI eshte qe te pranojme medresete e tyre, menyren e tyre te qeversjes qe ata te njohin pavarsine e Kosoves, ndryshe ata nuk e njohin Kosoven, per arsyet qe kam then me lart. Nuk ka “free lunch”. Njohja e Kosoves atyre u hap probeleme se probelem si te Kosoves ata kane brenda gjirit te tyre. Atehere cmimi me te cilin ata mund te shesin Njohjen e pavarsise se Kosoves, eshte Islamizmi Ekstrem is ne vende te tyre i Kosoves ( Ekspansion Islamik). Tani pyejta qe me lind mua
    A ja vlen ky pazar?
    Une mendoj se jo.
    Se pari. Kjo do te thote te humbasesh aleate te tjere qe per momentin jane me te fuqishem. Perendmin. Ne qofte se mendohet se ky alet do te humbe forcen ne te ardhemn e aferme dhe KI ideologjikisht do te fitoj mbi perendimin, aterehe mbase ja vlen te shikohet kjo mundesi Por kjo mua nuk duket keshtu.
    Se dyti. Ekstremi i tyre fetar, nuk perputhet me kerkesen time per demokratimzin te jetes. Nuk me pelqen te jetoj nen ligjin Sheria.
    Se treti sepse Shqiperia dhe Kosova ka pakica jo islame SHQIPTARE. Mos duhet qe per hir te njohjes se Kosoves nga vendet Islame duhet keto pakica (nje prej tyre jam edhe une) ti diskriminojme sic ndodh ne Arabine Saudite, Siri, Liban, Irak, Iran etj etj.

    E perseris thjesht kjo kerkese nga ne eshte pjese e tregesise se politike. Te me japesh njohjen e pavaris duhet te te jape dicka Sa eshte cmimi, sa eshte humbja. Mendoj se nuk ka interes kjo kerkese.
    PS. Kerkese nunkupto kerkese politike. Kerkse morale kemi te drejte tu themi se duhet te na njohin. Por kaq pa hyre ne tregeti me ta.

  25. Rob-terneti thotë:

    21 August 2008 @ 7:56 pm

    Nuk ka pse te mos perdoren per te miren e punes te gjitha kanalet diplomatike, qofshin dhe ato qe kalojne neper KI apo vendet perkatese. Edhe US merret goxha me ta. Psh. keto dite US po konsideron sukses te madh vizitat e disa udheheqesve arabe ne Bagdat.

    Ndihma e US ka qene themelore, por akoma nuk jemi bere shteti i 51-te, pra duhet te bejme dhe ca gjera vete. Po kush do ta beje kete pune, thuaj. Gerrdecaret, apo ai cuni qe vec zgerdhihet. Shikoni serbin, s’po le dy gur bashke ne diplomaci.

    Ato variantet me fondamentaliste, lerini per tagji-shijuesit, si dhe dajen e Qafirit. E para, keta nuk jane ne bllok, pavaresisht KI, e dyta, si gjithe te tjeret, kane interesat e veta, dhe marrin vendime ne baze te tyre.

  26. Qafir Arnaut thotë:

    21 August 2008 @ 8:17 pm

    Dajes tem i morsh t’ligat e komes ti, se e i kane dale te gjitha parashikimet

    Ato variantet me fondamentaliste, lerini per tagji-shijuesit, si dhe dajen e Qafirit

  27. Rob-terneti thotë:

    21 August 2008 @ 8:27 pm

    Tashti, duke qene ne kome, dmth mo afer perenise, daja jot mund te na thote nei “sekret.” Po dyshoj, se ai Xhaxhi i Modh, po te tha “sekrete,” te merr me vehte masanej.

    Sa per ato parashikimet e dajes, kemi bo i muhabet te gjate shumeeee. E zor se ka kuptim ta bojm prap. Ti e ke daje, ne e mafsh me shnet, dmth me kome sa mo te gjate, po sa per parashikime, apo shpjegime daje, s’ka ke pru asnji gjer me sot.

  28. gre_wireless thotë:

    21 August 2008 @ 8:43 pm

    xhibi, ke te drejte duhet te degjojme Liqenin tek kjo teme: “ndersa per disa vende te tjera eshte thjeshte injorance ndaj ceshtjes Kosovare.”

    ketu eshte dhe problemi me diplomacine shqiptare. Nuk po punon fare per kete pune.

    toko, ti po ben muhabet per hesap tend tek kjo teme. Nuk po flet njeri per ligj Sheria dhe per Fondamentalizem, as per diskriminim te jomuslimaneve. As ne as artikulli. Prandaj te permenda dhe ty kur iu drejtova xhibit. Ideja eshte e thjeshte, puno dhe informoji ato shtete qe Kosova eshte nje shtet me ve, nuk ka rrugedalje tjeter dhe prandaj duhet ta njohin. Nese ata te thone pse na drejtohesh neve, ne nuk jemi as shtete te medhaja, as bejme tregti me Kosoven dhe nuk duam te hyjme ne nje ceshtje ku amerika dhe rusia po hahen prej kaq kohesh, ne mungese te nje argumenti me te mire mund t’ju thuash: ne kemi nje pjese te popullsise myslimane dhe ju duhet te na perkrahni ne ne te drejten tone ndaj serbit qe i preu myslimanet ne Bosnje. Nese gjen nje argument me te mire perdore, ne mos une mendoj se kete argument, qe ishte pak i rrezikshem para nje viti, mund ta perdoresh tani ne kete kohe. Xhib, kjo fjalia e fundit ishte ideja e asaj fjalise qe citove ti me lart, prandaj citoi fjalite tamam, jo duke i hequr kuptimin.

  29. xhibi thotë:

    21 August 2008 @ 9:06 pm

    gre, po tani ti e kalon pak ne naivitet :P
    nuk eshte puna/problemi tek mungesa e informacionit dhe se keto shtete nuk e dine qe Kosova ka disa muslimane, apo qe Bosnja po ashtu, apo se nuk e dine ata se ca ka bere Serbi ne Bosnje e Kosove, apo se nuk e dine ata qe Kosova tashme eshte shtet i pavarur qe njihet nga shumica e vendeve perendimore.

    Ti vertet mendon se problemi eshte qe ata nuk e dine? :)
    Sic thashe, nuk jam kundra diskutimit. Per mua lobimi agresiv i KI do kete me shume pasoja negative (ne teresi me gjithe shtetet) sesa pozitive per Kosoven. Thjesht opinioni im.

  30. Lexuesi thotë:

    21 August 2008 @ 9:23 pm

    Eh e Tan,Tan…ku e ke shkrujt kete artikull,tuj pjek misra?

    Qe te ngresh paralelizma mes Uck-se dhe Hesbullahut me duket sikur eshte me shume se tendencioze,absurde.Shkrimi (se analize nuk mund ti them) them se ishte nga ato shkrime per te cilat i konsideroj si kohe te humbur.

    Ps.Znj.Topalli shteti shqiptar e nisi ne shkretetirat arabe per ate te shkrete Kosove….por ajo deklaroi me te forte se kishte marre garanci per njohjen,e me kete rast i futi nje xhiro me motorr.

    http://www.peshkupauje.com/aventurat-e-jozefina-topallit-ne-kuvajt/2008/02/10/

    Ja keshtu o Tan analisti.Si lexon populli keto analizat e misrit te pjekur,ashtu beson dhe Diplomacine-Lobingun e bere maj motorrave.

  31. Lexuesi thotë:

    21 August 2008 @ 9:25 pm

    Korigjim -Tan=Alban * :)

  32. toko thotë:

    21 August 2008 @ 9:39 pm

    Xhibi ma hoqe te drejten e komenitt se perndryshe duhet te perseris cfare ke thene me lart :)
    Gre pervec cfare ka thene Xhibi dua te them se ato qe kerkoni ju ato qe une kam thene ne PS tek komenti im Eshte tu kerkosh ne forme morale ( duke ju bere moral) qe te njohin Kosoven. Aspak kundra kesaj. Por mendoj se thjesht per moral nuk zgjidhen problemet ne politike. Duhet te kete dicka me shume se kjo duhet te kene nje perfitim. E perseris ( e treta here kjo ). SKA FREE LUNCH. Te fitosh dicka duhet te japesh dicka.

    toko, ti po ben muhabet per hesap tend tek kjo teme. Nuk po flet njeri per ligj Sheria dhe per Fondamentalizem, as per diskriminim te jomuslimaneve. As ne as artikulli

    Ne artikull thuhet

    Nuk është çudi, që Irani të rreshtohet në krahun tjetër – ndërsa në Liban dhe Palestinë mbështet Hizbullahun,ndërsa në Ballkan i kthen krahët Kosovës.

    Ne fund thuhet

    …atëherë Shqipëria ka kësaj herë plotësisht të drejtë që në
    shenjë proteste të dalë nga kjo organizatë, pasi ajo do ta ketë bërë zgjedhjen e saj në favor të vrasësve të myslimanëve boshnjakë e kosovarë

  33. Rob-terneti thotë:

    21 August 2008 @ 9:53 pm

    Po serbi c’u ka premtuar? Do benen synet te gjithe thua?

    Duhet me u marre me te gjithe perendite, muslimane, ortodokse, katolike, budiste, … e me konferencat perkatese, perfshire dhe ate frankofone. Keshtu i bejme qejfin dhe dajes se Qafirit. Po sidomos duhen prek telat e interesave perkatese. Sa per ilustrim, ne Barcelone pavaresia e Kosoves u prit me shmpanje, nderkohe qe Madridi eshte shume kondra.

    Mbasi te eci puna, e ndajme hesapin cila perendi qe me dashamirese.

  34. gre_wireless thotë:

    21 August 2008 @ 10:27 pm

    xhib,
    lobimi ne KI do te kete pasoja sepse disa vende ne KI kane vete probleme me rajone te tyre. Nese do te merren me lobing mendoj se do ishte me frutdhenese nje nga nje. Dhe ashtu eshte, informacion kane plot nese duan, por thjesht nuk e levizin menderen se pse t’i hyjne kot kesaj pune. Por po te fillosh nga shtetet qe nuk kane ndonje kompleks per te tyre per ceshtjen e Kosoves dhe te fillosh te tundesh pak, ndoshta edhe pa dhene asgje mund ta marresh. ndoshta eshte naive, por puna eshte t’i tundesh pak dhe ok, si thote toko nuk ka free lunch, por nuk do me thene qe pazari eshte ai qe sugjeron toko. Mendoj se thjesht duke u fokusuar ne marredheniet tregtare, kulturore, bashkepunimin e ngushte midis dy popujve ne nje te ardhme te afert apo te larget, vota e Shqiperise ne KI, etj mund te arrish t’i zgjosh nga gjumi nje pjese te atyre vendeve.

  35. Gericom thotë:

    21 August 2008 @ 11:10 pm

    e terci e verci e terci e verci………

    une do te thoja dicka tjeter le ti hapen syte kosovareve dhe te shohin njehere se kush eshte ajo KI qe ky ketu na e ben si zgjidhjen e problemit te kosoves. pavarsia e kosoves mer djal eshte nje projekt i diplomacise amerikane qe nuk e ve fare ne kandar KI.

    pritja pak me shume per sa i perket nivelti intelektual te komenteve ketu

  36. toko thotë:

    22 August 2008 @ 2:11 am

    …Po serbi c’u ka premtuar? Do benen synet te gjithe thua?..
    ——————-
    Jo u ka premtuar arme
    Lexo: Syria seeks weapons deal with Russia amid ‘Cold War’ ripples.

  37. toko thotë:

    22 August 2008 @ 3:01 am

    Gog, Magog, Israel and Russia
    Nder te tjera thuhet ….
    ……What role does Islam play in the world? Moreover, what is the outcome of Islam? These questions continue to come to mind to those who see the conflict between Islam and the West rise. One cannot help but see the conflicts all around the world, and see the role Islam plays.

    For example, in Europe we see the conflict in Kosovo, in Russia there are the Chechens who are at war with Russia. In Iraq, we see the battle between Sunnis and Shiites, along with forces from the United States and Europe. India has a border with Pakistan, both nuclear countries, there are constant rumblings of war, between these nations. Israel in 2006 had a war with Hezbollah, a Shiite group in Lebanon, supported by Iran and Syria. Iran threatens to destroy the Jewish State, and wants to build a nuclear arsenal.

    On top of all these openly national conflicts, we have the threat of Islamic terrorism, which affects Muslim countries as well Western countries. Where is this conflict headed? For those who study Bible prophecy, the conflict in the Middle East is no mystery, the final battle according to the Bible, Armageddon, is located in Israel.

    The miracle of the nation of Israel cannot be under estimated, if one tries to understand these conflicts around the world, and their conclusion. Ezekiel, 2600-years ago, along with the other prophets of the Bible, foretold of a national rebirth of Israel, gathered from the nations (Ezekiel 36-37). Ezekiel followed this by describing a confederation of nations who would attack a reborn, nation assembled out of the nations in Ezekiel 38 and 39. This event is known in the Bible as the battle of Gog and Magog.

    The battle of Gog and Magog is an event, which plays a prominent role in Islamic, Jewish and Christian eschatology. Although the scenarios have different results, all three faiths see Gog and Magog as a major event. Now just what are Gog and Magog is the subject of this paper.

    What is the battle of Gog and Magog?

    In short, the battle Gog and Magog is war in the latter days (Last days) when a confederacy of nations attack Israel, which has been restored in the last days. These nations, which attack Israel in Ezekiel chapters 38 and 39, include nations, which are Muslim and have a clear animosity to Israel. Along with these Muslims nations, a northern kingdom, called Gog and Magog, which many identify, as the land Russia, will ally itself with Muslim nations, to oppose Israel in the last days.

    PS Per ata qe besojne ne profecite e 2600 vjeteve me pare :)

    Ja dhe nje tjeter
    Will Russia and a gigantic army of Islamic soldier really invade the land of Israel as the Bible claims?
    Ka shume te tilla. Sic duket keto ka lexuar dhe Bushi yne dhe Putini Rus :lol:

  38. Qafir Arnaut thotë:

    22 August 2008 @ 5:07 am

    Gog dhe Magog shqiperohen xhuxhmaxhuxh.

  39. Albin thotë:

    22 August 2008 @ 7:54 am

    te nderuar, duket se flisni pa njohjen e duhur per problemet qe kalon sot Prishtina.ne na duhet sa me pare njohje nga me shum vende,qofshin keto arabe, çifute, katolik, afrikane…ska asnje rendesi, shkrimi e thote kete. madje per ate qe s’e kuptojne thote qe edhe Shqiperia te dale nga Konferenca Islamike nese ajo nuk e njeh Kosoven. me duket çudi qe dikush aty Xhibli a ku di une, shan ezanet e xhamite e thote nuk shava fene. nejse kjo esht e ceket,e rendsishme eshte qe diplomacia e Tiranes dhe Prishtines te punojne ne te gjitha drejtimet…edhe me KI. Albin Kastrati, Prishtine

  40. pavaresia thotë:

    22 August 2008 @ 9:25 am

    Letyrat dhe Xiberat sa here qe preket ndonje ceshtje islame terbohen si shejtane.

    Mendoj se ne menyrE lakonike duhet te kemi parasysh keto gjera persa i perket ceshtjes ne fjale :

    1.DUHET TE BEHET NJE DALLIM THELBESOR NE MES ISLAMIT SI FE DHE KI SI ORGANIZATE. EDHE PSE PRETENDOHET SE ESHTE KONFERENCE E VENDEVE ISLAMIKE, QEVERITE DHE SISTEMET E TYRE NE 90% TE RASTEVE PAK KANE TE BEJNE ME ISLAMIN SI SISTEM QEVERISES.

    2. PERSE NUK NJIHET KOSOVA NGA KI? TE PYETET SH.B.A
    NGASE PJESA DERRMUESE E KI ESHTE ALEATE E SH.B.A DHE POLITIKISHT, USHTARAKISH DHE EKONOMIKISHT JANE TE NDERTHURUR AQ SHUME ME AMERIKANET SA NGANJEHERE TE JEPET PERSHTYPJA SE JANE KOLONI E TYRE. CFARE E PENGON IRKAUN, AFGANISTANIN, EGJIPTIN, ALGJERINE, MAROKUN, JORDANINE, KUVAJTIN, OMANIN, KATARIN, BAHREININ, JEMENIN, ETJ. KUR DIHET SE JANE ALEATET ME TE NGUSHTE TE SH.BA.

    3. NE FILLIM SHTETET ANETARE TE KI U PRONONCUAN SE DO TA NJOHIN KOSOVEN. DERI KETU GJITHCKA ISHTE BRENDA LOGJIKES NORMALE. TANI, CFARE NDODHI NE ARENEN NDERKOMBETARE QE SHTYU KI TE NDRYSHOJE VENDIM MENJEHERE. PRA NE PARIM KI ESHTE PRO PAVARESISE SE NJE VENDI MUSLIMAN, POR POLITIKISHT DICKA NDRYSHOI DHE KY NDRYSHIM PADYSHIM KA LIDHJE ME MARREDHENIET SH.B.A-KI.

    4. KI ASNJEHERE NUK KA THENE SE NUK DO TA NJOHE KOSOVEN. PRA POTENCIALISHT AJO DO TA NJOHE ATE. ESHTE E MUNDSHME TE MENDOHET SE KI PO PERDOR NJOHJEN E KOSOSVES SI MANOVER POLITIKE PER ARRITJEN E DISA MAREVESHJEVE QE KA AJO ME SH.B.A

    5. KI U SPRAPS MENJEHERE PASI SH.B.A KERCENOI SERIOZISHT IRANIN, PRA KI DO TE IMPONOJE NE ARENEN POLITIKE NDERKOMBETARE RENDESINE E VET DUKE I TREGUAR AMERIKANEVE SE NUK JANE THJESHT VEGLA TE CILAT MARRIN URDHERA NGA SHTEPIA E BARDHE SA HERE QE BUSH ZGJOHET NGA GJUMI.

    6. NE PLANIN E BRENDESHEM QEVERITARET KOSOVARE JANE DUKE BERE GAFA TE PAFALSHME DUKE MOS LOBUAR DIREKT NE KI. MJAFTON TE PERMENDIM QE SH.B.A KA DERGUAR EMISARIN E VET NE KI PER LOBIM. QEVERIA KOSOVARE ESHTE DUKE TREGUAR HAPTAZI NJE PERBUZJE NDAJ KI DHE KJO SIGURISHT QE NUK RRIT SHUME SHPEJTESINE E NJOHJES NGA KJO ORGANIZATE.

    7. PERFUDIMISHT PERGJEGJESI KRYESOR PER NDRYSHIMIN E MENJEHERSHEM TE VENDIMIT TE KI PER MOSNJOHJE TE PERKOHSHME TE KOSOVES ESHTE PADYSHIM SH.B.A PER RRJEDHOJE ESHTE AJO E VETMJA E CILA DUHET TA ZHBLLOKOJE ATE.
    SH.B.A NE MAREDHENIET ME KI PERSA I PERKET KOSOVES PO VUAN ABUZIMET QE KA BERE GJATE DEKADES SE FUNDIT ME TERMIN TERRORIZEM ISLAMIK DUKE ANATEMUAR MILIARDA NJEREZ.

    ZGJIDHJA ESHTE VETEM TEK SH.B.A

    Ndersa keta XIberat ketu jane pasardhes atyre qe kane shekuj qe lehin, por qe fatmiresisht vetem lehin.

  41. Tironsi thotë:

    22 August 2008 @ 9:46 am

    Ashtu eshte pavarsie. SHBA e kane gjithmone fajin.
    Pa njohje, s’ka c’na duhet pavaresia, pranaj o ta rregulloje me Iranin, o ta leri fare.
    Tobestafkurllah!!! Pse s’ja ve fajin KI ti qe i bie samarit ngaqe i ha mune gomarit, po ja ve fajin Amerikes qe na e dha pavaresine?

  42. xhibi thotë:

    22 August 2008 @ 9:54 am

    Tironso, nuk perton qe u pergjigjesh kur e shikon c’shkruajne? :P
    Tek e fundit dhe keta tipat qe kane atdheun e pare islamin, te dytin vendet islamike, dhe te tretin vatanin e vet jane peshqeshet qe islamistat na bene me mesymjet e tyre. Shyqyr zotit nuk jane shume thuaj. :D

  43. max thotë:

    22 August 2008 @ 9:56 am

    zakonisht ne vendet Islamike ben ngrohte, cudi qe pavarsia qenka ftohur ne tajare….
    FAJI i AMERIKES :D

  44. Artan thotë:

    22 August 2008 @ 10:26 am

    Po te shikoni harten e vendeve qe kan njohur Kosoven si shtet te pavarur del qe 85% e BE-se (22 nga gjithsej 27), 100% e G7, 80% e NATO-s (21 nga gjithsej 26) dhe 24% (46 nga gjithsej 192) e OKB-se e kan njohur pavarsine…pra mungojne vendet ne te cilat amerikes po i lekundet influenca politike siç jane vendet afrikane, aziatike dhe amerikano latine!! Tani nese analizohet harta boterore del se vendet aziatike nuk kane per ta njohur kurre Kosoven shtet sepse jan kok e kembe te zhytura nen influencen ruso/kineze, amerika latine ka shtete qe jan anti amerikane (Venezuela, Bolivi, Kili, Kuba etj) dhe rrjedhimisht kunder pamvarsise, mbase diçka mund te pritet nga vendet e amerikes qendrore por kontinenti i cili do te kete rolin vendimtar ne çeshtjen kosovare eshte Afrika dhe me sektesisht vendet e Konferences Islamike…dhe kete Beogradi e ka kuptuar mire perderisa ministri i jashtem serb Vuk Jeremic ka shkuar ne te gjitha vendet (apo ka takuar ambasadoret) me peshe (Iran, Egjypt, Indonesi, Libi, Kuwajt, Sudan etj) duke bere nje propagande model duke i kerkuar miratimin ne disfavor te Kosoves!! Cfar kan ber politikanet kosovar/shqiptar?…Asgje, Kosova deri tani keto njohje i ka vetem fale lobingut qe USA kan bere ne favor te pavarsise, sepse t’ishte per ne e perseris qe as do t’ekzistojshim si komb!! Ne shtator kemi mbledhjen e pergjithshme te OKB-se Kosoves i duhet miratimi nga 2/3 e ketyre vendeve jo vetem per njohjen e saj si shtet antare te kesaj organizate por sidomos per te hedhur poshte kerkesen qe ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq, me 15 gusht 2008, dërgoi zyrtarisht në OKB, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth aktit të pavarësisë së Kosovës pra rreth legjitimitetit te kasaj pavarsine ne baze te ligjeve nderkombetere!!!

  45. dea thotë:

    22 August 2008 @ 10:35 am

    sa keq qe ju shfryni kaq keq kunder nje besimi…ka mllef shume te ju te shqiperise,aq mllef saqe do mbytni veten. keni frike se shqiptaret jane musliman, po jane dhe kete smund ta ndryshoni…leni Pavaresia mos i ngacmo mbetjet se vijne ere.

  46. Tironsi thotë:

    22 August 2008 @ 10:42 am

    Artano, Kosova nuk behet dot anetare pa miratimin e KS ku eshte dhe Rusia.

    Article 4
    1. Membership in the United Nations is open to all other peace-loving states which accept the obligations contained in the present Charter and, in the judgment of the Organization, are able and willing to carry out these obligations.

    2. The admission of any such state to membership in the United Nations will be effected by a decision of the General Assembly upon the recommendation of the Security Council.

    Ajo qe do kerkoje Serbi eshte advisory opinion dhe s’ka fuqi ligjore. Megjithate ka peshen e vet, prandaj diplomacia jone duhet minimalisht te kerkonte nga KI qe te abstenoje, duke mos e blloku pavaresine. Dmth, ok nuk jeni gati te na njihni, por te pakten mos votoni per Advisory Opinion.
    Kjo nuk eshte ndonje gje e madhe per tu kerkuar ne kete moment dhe besoj se eshte me e arritshme. Njohja pastaj le te marri kohe.

  47. pavaresia thotë:

    22 August 2008 @ 10:51 am

    Sakte Artan,

    eshte pikerisht kjo asyeja qe KI kthehet ne nje organizate kyc per ceshtjen tone kombetare. prandaj duhet qe Sejdiu me shoke t’i hipi kalit dhe t’u tregoje vendeve muslimane se ate foton e Papes qe ka ne zyre e ka se i kishin thene se shpetimi i vjen nga perendimi, por ja qe duhet gjithmone te mbash dy foto se jetes nuk i dihet.

    Ne jemi akoma si komb qe shohim vetem bardh e zi. Jo cdo e bardhe vjen per te te shpetuar dhe jo cdo e zeze vjen per te shkaterruar. Edhe pavaresia erdhi si pasoje e interesave amerikane anti ruse ne rajon dhe jo nga dashuria e madhe qe kishte Bushi pe bacen. Prandaj ne duhet te jemi mirenjohes Sh.B.Ave per atre qe kane bere, por kete vetem politikisht, ne qastin kur kete ne shnderrojme ne dashuri patetike rrezikojme te prishim ekuilibra te cilat ndryshojne here pas here.

    Asnjehre mos e duaj apo urre perfundimisht dike, ngase ai mund te kthehet nga miku yt ne armik dhe nga armiku yt ne mik. Ky postulat politik as nuknjihet fare nga foshnjat e politikes KOsovare qe kapardisen duke rrezikuar ardhmerine e nje kombi te tere.

    Ndersa keto XIberat akoma s’kane dhene nje argumet te hajrit.
    Politika e mllefit eshte historikisht e deshtuar.

  48. Koth thotë:

    22 August 2008 @ 11:10 am

    Mao Ce Dun : Armiku i armikut tim eshte miku im.

    Pavaresi !

    Ai Ministri i Jashtem serb ka bere nje deklarate qe afersisht eshte qe nese Gjykata Nderkombetare do e quaje te rregullt procesin e pavaresise atehere Serbia eshte e gatshme ta njohe shtetin e Kosoves.

    Ne kete kuptim keto tezat me KI behen jo primare. Sepse besoj se njohja e pavaresise nga vete Serbia eshte shume me e rendesishme se e gjithe KI dhe se keto pallavrat me vende aleate qe kane kushte te tipit nje xhami nje rruge sikur dalin i cike anakronike.

    Kjo qe sapo thashe eshte taze dhe mendoj qe te mos ngutesh kur absolutizon disa procese kur mesa shof as qe ja thoke kesaj pune shume.

    Kosova ka interes ta njohe Serbia sepse keto formulat e integrimit sikur nuk llafosin per Sudan e Jemen, por per tjeter gje.

    Ah,
    ti ke absolutisht te drejte pastaj kur sharlot ( shkurtim i fjales sharlatanet TM ) perziejne debatin me fene.

  49. Tironsi thotë:

    22 August 2008 @ 11:24 am

    Kotho, si zor eshte qe ta quaje te rregullt sepse tek e fundit kjo eshte ceshtje politike. Ligjerisht eshte po aq e hapur rruga ne te dy krahet, qofte pro qofte kunder.

    Hidhi nje sy listes se gjyqtareve te Gjykates Nderkom. per Drejtesi dhe shife qe nuk ka shume gjasa qe te votohet pro pavaresise. Ne rastin me te mire do thone qe s’e gjykojme dot sepse eshte e drejte e cdo shteti te beje njohjen ne hesap te vet

    President

    * Rosalyn Higgins (United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland) Shume konservatore po hajt mo po themi PRO

    Vice-President

    * Awn Shawkat Al-Khasawneh (Jordan) S’i Dihet

    Judges

    * Raymond Ranjeva (Madagascar) S’i Dihet
    * Shi Jiuyong (China) KUNDER
    * Abdul G. Koroma (Sierra Leone) S’i dihet
    * Gonzalo Parra-Aranguren (Venezuela) KUNDER
    * Thomas Buergenthal (United States of America) PRO
    * Hisashi Owada (Japan) PRO
    * Bruno Simma (Germany) PRO
    * Peter Tomka (Slovakia) KUNDER
    * Ronny Abraham (France) PRO
    * Kenneth Keith (New Zealand) PRO
    * Bernardo Sepúlveda-Amor (Mexico) S’i dihet
    * Mohamed Bennouna (Morocco) S’i dihet
    * Leonid Skotnikov (Russian Federation) KUNDER

  50. Koth thotë:

    22 August 2008 @ 11:29 am

    Tirons,
    po ti nuk di nje gje tjeter ama : qe vendimi nuk eshte i detyruar.

    Ky eshte shans per te bere hesap dhe ta shikojme se mos jete ndonje mundesi per t`ju dhene arsye politikes ne Serbi per te gjet shkak per nje PO.

  51. Tironsi thotë:

    22 August 2008 @ 11:39 am

    e di Kotho e di. Vendimet e ICJ edhe po te jene te detyrushem, per zbatimin e tyre ngarkohet KS, ku zot shyqyr kemi amerikonin, qe pqavarsia nuk na e do hic.
    E mira eshte qe inisiativa per Advisory Opinion te bllokohet, se eshte thike me dy presa. Gjasat jane qe vendimi te mos jete as mish as peshk, po po te jete kunder nesh, e frenon ne menyre te frikshme njohjen nga shtete te tjere asnjeanes te tipit te Zelandes psh.

  52. Koth thotë:

    22 August 2008 @ 11:43 am

    Po dihet ajo : tani per tani amerikoni mahet .

  53. Tironsi thotë:

    22 August 2008 @ 11:48 am

    Ymër paste jarebi!!!

  54. Artan thotë:

    22 August 2008 @ 12:00 pm

    Po nese njihet nga Serbia puna mbaroi…e vetmja gje eshte se politikanet serbe e dine shume mir qe nese bejne nje gje te tille mbarun sepse popullata serbe nuk eshte akoma e gatshme te pranoj nje shkeputje te Kosoves qe perkrahet edhe nga Beogradi pra nje gje e tille nuk mund te ndodhe tani!!! Sipas meje Serbia po lun akoma kartat e veta kunder njohjes se pavarsise: 1- duke arrestuar Karadzicin 2- arrestimi i ardhshem i Mlladic dhe Hadzic dhe 3- duke i lepir by…. arabve dhe evropjanve. Tirons eshte e vertete qe Kosova nuk do behet antare pa miratimin e KS-se por njohja nga 2/3 e shteteve antare te OKB do te ishte nje shtyse e jashtzakonshme (edhe nga pikpamja psikologjike) per statusin e Kosoves ne te kunderten miratimi i advisory opinion te paraqitur nga Serbia si dhe njohja nga me pak se 1/3 (siç eshte sot) e vendeve antare te OKB-se do i jipnin Serbis dhe Rusis nje arme politike per te vazhduar pengesen e pavarsis.

  55. Koth thotë:

    22 August 2008 @ 12:35 pm

    Artan !

    Po nese njihet nga Serbia puna mbaroi…e vetmja gje eshte se politikanet serbe e dine shume mir qe nese bejne nje gje te tille mbarun sepse popullata serbe nuk eshte akoma e gatshme te pranoj nje shkeputje te Kosoves qe perkrahet edhe nga Beogradi

    Ndaj per shkak te proceseve te integrimit perqendrimi duhet te behet mbi presionin ( alternim me favoret ) qe mund te bejne te fortet e Europes mbi Serbi. Keshtu qe fillohet nje proces si ai me siper qe te shembi disa tabu.

    Sepse ne fund te fundit dhe ky debat i brendshem i vete politikes serbe me ultrasit e vet eshte.

    Emertimet se Jeremic eshte tradhetar dulen. Te shikojme si do shkoje ky proces i shembjes se tabuve.
    Jemi ne fillim apo ne mes nuk di ta them, po edhe nje popull bask per te dyten here nuk ma do menja se eshte me leverdi edhe per Europen edhe per serbet vete.

    Duhet nje shkak.

  56. J. thotë:

    22 August 2008 @ 12:36 pm

    Fajin e ka Amerika! Që dha pavarësinë dhe DETYROI posi posi, vendet e KI të njihnin Kosovën. Ose të stresoheshin për ta njohur.

    Hajde hurma të tharta arabie, tha. Kush ka dhëmbë edhe i ha.

    Megjithatë duhet pohuar se ka një lloj kompleksi përsa i përket lidhjes me vendet vapike. Për mua ky kompleks është i ligjëruar e keq të mos u vijë, përsa kohë shteti ynë është i dobët. Duke qënë i dobët, i ka frikë influencat potencialisht të rrezikshme të huaja. Gjuha e njëjtë në të cilën duhet të flasim ne dhe këto vende midis tyre është gjuha e interesit. Po ec e gjej tashi interes të përbashkët me vendet e vapës së madhe, veç në mos daçin këta të vëmë dhe ne tyrbe e qylaf.
    Nëse e gjeni ju lidhjen e interesit (që do ishte dhe interesonte) mes nesh dhe KI por e palidhur me islamizimin e shqiptarëve, atëherë u heq kapellën edhe e vej çallmën (metaforikisht).

  57. bela thotë:

    22 August 2008 @ 1:09 pm

    Per ata kalova lumin te dh…a kalin!!!!!!!!!

    Eshte gjeja me natyrale te shikoni CNN keto dite ….dhe jo vetem 2-3 here te te them te drejten.Por jo vetem ato qe te servirin ne stilin Hollivudian …….shikoni pak me larg se sa nje flamur i djegur nen catine tuaj ,ka edhe bomba te ashtuquajtura intelligjente qe bihen mbi kokat e njerzve neper rruget e lojrave te femijeve tuaj…………..

    Nqs eshte dikush ne keto momente qe do te doja te peshtyja me gjithe qejf ne fytyre ata kane fytyren e nje SERBI & ISLAM-EXTREMISTEVE-SHQIPTARE( SPO I QUAJ KOSOVARE)

    Nuk arij te kuptoj kujt i sherben ideja e marteses se Budes me Marksin te “dashur” extremiste islamike qe na cate kaptinen me doktrrina bajate.

    Mbani ate qe keni mos ju humbi si kocka e qenit mbi uje.

    __________________

  58. Qafir Arnaut thotë:

    22 August 2008 @ 3:05 pm

    Nuk o perbuzje mer lanet! O strategji e bukur. Ja kan lon Komunitetit Islamajk t’Fushes Mullenjave t’Zeza me e bo ket LOBING!

    QEVERIA KOSOVARE ESHTE DUKE TREGUAR HAPTAZI NJE PERBUZJE NDAJ KI DHE KJO SIGURISHT QE NUK RRIT SHUME SHPEJTESINE E NJOHJES NGA KJO ORGANIZATE.

  59. bela thotë:

    22 August 2008 @ 3:17 pm

    qafir aranut

    Kjo eshte ajo qe ne menyre te ndergjegjshme disa kane zgjedhur……………

    por nuk e dine se sa e pandergjegjshmja e tyre nuk i tradheton duke u shprehur ne nje menyre ose ne nje tjeter ne vende dhe momente te tjera???????

    Pastaj disa gjera duhen degjuar sepse ndihmojne te shkosh perpara .

    P.s Une nuk do tua thoja me “atyre” ……….HmMmm,duhet te mendohem pak

  60. toko thotë:

    22 August 2008 @ 3:26 pm

    Ore cfare kerkohet te behet me shume nga ne
    Sheikeve te Kuvajtit i dhame celsat e nderit te Tiranes
    Kryeministri kuvajtian duke shprehur mbështetjen për pavarësinë e Kosovës, është deklaruar optimist për te ardhmen e saj ndërsa ftoi presidentin për një vizite ne Kuvajt. Te njëjtën ftese Al Sabah i ka drejtuar edhe kryebashkiakut te Tiranes Edi Rama. Ne takimin e zhvilluar ne bashkine e kryeqytetit Rama i ka dorëzuar kryeministrit kuvajtian çelësin e Tiranes, simbol i cili u dhurohet personaliteteve me te larta shtetërore.
    Ju kemi vajtur ne shtepi per vizite nga Parlamenti
    Focusing on Kosovo issue, which is also one of the most important aims of the visit of the Speaker of Parliament in some countries of the Persian Gulf, Mrs. Topalli underlined that the execution of Ahtisaari’s Package for Kosovo is the only road that guaranties region’s peace and stability.

    Speaker of Parliament Topalli expressed her gratitude for the support Kuwait has given during Kosovo’s crises in 1999. Albanian nation could not forget this support at that very important moment of its history.

    The support for Kosovo people at that moment was an obligation for us, the Kuwaiti Emir said. He ensured Mrs. Topalli that Kuwaiti’ support for Kosovo will be permanent.

    “Kosovo is expected to declare the independence in coordination with United Nations, USA and European Union. It would be very important that Kosovo independence be recognised by your country, Speaker of Parliament underlined.”

    Ju dhame edhet e drejten te ndertojne xhamite
    Kuvajti 5 milionë euro për realizimin e projektit fitues për rindërtimin e Sheshit “Skënderbej” dhe Xhamisë së Et’hem Beut

    Pra nuk qendorn tek njohja qe duhet keto vende te kene per Kosoven. Ato e njohin Kosoven shume mire

    The support for Kosovo people at that moment was an obligation for us, the Kuwaiti Emir said. He ensured Mrs. Topalli that Kuwaiti’ support for Kosovo will be permanent

  61. Tironsi thotë:

    22 August 2008 @ 3:32 pm

    edhe konkluzioni toko eshte qe…?

  62. gre_wireless thotë:

    22 August 2008 @ 3:52 pm

    Koth,

    te presim Serbine qe ta njohi?? E vetmja gje qe do te ndodh eshte qe Serbia ne rastin me te mire do uli ofensiven. Perseri kjo nuk do te thote qe nuk duhet te vazhdoje lobimi. Per momentin njohja nga sa me shume vende eshte ajo qe do e ndihmonte me shume, gjithmone kjo jo ne kurriz te zhvillimit ekonomik ne Kosove.

  63. toko thotë:

    22 August 2008 @ 4:04 pm

    Tironsi thotë:
    22 Gusht 2008 @ 3:32 pm
    edhe konkluzioni toko eshte qe…?
    ————-
    Te vazhdohen perpjekjet per njohjen e kosoves nga same shume vende, perfshie ketu dhe ato te KI. Por energjithe duhet perqendruar ne vendet me peshe, perfshi ketu ne fillim vendet perendimore qe akoma nuk kane njohur, dhe ma pas edhe Kinen, Rusine dhe Serbine.
    Mos njohja nga KI eshte ne favorin tone mendoj une. Mund dhe duhet te perdoret si “leverage” ndaj vendeve perendimore qe me pak fjale duke modifikuar fjaline e fundit te artikullit do te thoja

    “Shqipëria ka kësaj herë plotësisht të drejtë që në shenjë proteste të dalë nga blloklu i vendeve perendiomore, pasi ajo do ta ketë bërë zgjedhjen e saj në favor të vendeve te Lindjes se Mesme dhe KI
    Per kete atyre ( vendeve perendimore) u duhet tregua nder te tjera ky artikull dhe disa nga komentet ketu, si kerkese e popullsise.
    Tjeter “leverage” eshte qetesia dhe stabiliteti ne Ballkan. Vetvendosja u duhet treguar perendimoreve, si rrezik se situata mund tu dale jashte kontrollit ne qofte se ata nuk veprojne.
    Keto jane qe kemi ne dore dhe keto duhen bere mendoj une

  64. gre_wireless thotë:

    22 August 2008 @ 4:15 pm

    toko,

    sa vende perendimore kane mbetur pa e njohur Kosoven dhe per cfare arsye? Ta them une pergjigjen, shume pak dhe ato qe nuk e kane njohur nuk e kane bere per arsye se kane “vetvendojet” e tyre qe u perbejne rrezik, prandaj nuk e prishin shume gjumin per vetvendosjen e Kosoves.
    te presim qe ta njohi Serbia, Rusia e Kina, eshte prit gomar te mbije bar (per mendimin tim). Pra cfare mbetet…..si argumentoi Artani me lart vendet e KI. Tani ti (xhibi e ndonje tjeter) po jep nje pazar qe mua nuk me duket real. Me fal qe po te flas me kete gjuhe po me duket nje kompleks i juaji ne lidhje me fene myslimane. Une mbeshtes fort mendimin e shtetit shqiptar bazuar ne kombesi dhe jo fe dhe perkrah prezantimin tone ne bote jo me ane te fese por me termin shqiptari. Megjithate nuk duhet te kemi komplekse t’i mbajme kanalet e komunikimit hapur me cdo vend. Nese nuk del llogaria, nuk kemi pse ta pranojme, por te pakten duhet ta provojme

  65. bela thotë:

    22 August 2008 @ 4:17 pm

    ………e kemi provuar or taj e kemi provuar edhe b…n kemi shitur cdo me?

  66. Qafir Arnaut thotë:

    22 August 2008 @ 4:28 pm

    Gre, majr e ke ti or taj. S’duhet me pas komplekse. Por sic thote diplomati veteran Skiner Shkupi: KI na prish imazhin, e der tash s’kena pas asnji perfitim prej antaresis. Ndoshta po ta njohin Kosoven unanmisht do dilte dividendi i antaresimit…por ja qe s’e kan njoft e jo per faj te Shqiptareve(thom une)

  67. Rob-terneti thotë:

    23 August 2008 @ 8:35 am

    O Qafir,

    Pyte iher Skenerin, si na prishka imazhin KI? Ne para kujt? Jo per gjo se Perendimit sikur nuk ja prishin resmen ato sheiket me carcaf e me miliardat e investimeve. Apo lypja e votes ne OKB osht mekat mo i modh se me shku m’krevat me to?

    Ka qen i film me Alberto Sordin, qe shkon me i delegacion ke sheiku; po ai kishte i huq te keq, e pelqeu pikerisht Alberton. Aman i thone koleget, nga sakrifica jote m’tule varet superkontrata, ne t’nesermen … mezi ecte Alberto i shkrete.

  68. pavaresia thotë:

    23 August 2008 @ 9:18 am

    Pervec mllefit qe kullon ne disa anetare ketu te cilet nuk bejne asnje fare analize vetem shajne, diksutimet e tjera me duken te denja per te rrahur mendimet.

    Nje aprovim prej 2/3 te vendeve te OKB natyrisht do te legjitimonte pavaresine e Kosoves ne arenen nderkombetare. Ketu celesi eshte tek ato vene te cilat nuk jane profilizuar haptazi kunder pavaresise si rrjedhoje e politikave qe ato kane ne kundershtim me ato amerikane. Dhe nje pjese e mire e tyre jane anetare te KI.

    Teza te presim njohje nga Serbia, por ama jo nga KI-ja eshte muslimano-fobi gjenetike e cila vetem mund te jete e trasheguar brez pa brezi.

    Cfare prishje imazhi behet nese nje shtet ka partneritet me KI-ne? Keto jane teza serbo-greke te hedhura qe ne 1996 ne Shqiperi te cilat duan qe s=Shqiperia te izolohet ne maksimum. Po keto perkrahes te ketye tezave nuk bienm dakort me aleancen Sh.B.A -Shqiperi.

    6% e GDP se SH.B.A vijne nga investimet arabe ne kete vend te cilet kane blere pika kyce te bankave, naftes, deri ne kinematografi dhe amerikaneve nuk u prishet fare imazhi.

    Kancelarja Merkel shkoi ne Algjeri per te takuar kryeministrin e ketij vendi pasi nje firme gjermane do te ndertonte ne kryeqyetitin Algjer nje xhami prej 1 miliard eurosh dhe gjermaneve nuk iu prish fare imazhi.

    Presidentit BUsh nuk i prishet fare imazhi kur shkon ne vendet superluksoze te Gjirit per te dikutuar per politikat globale te energjise.

    Cehtja e imaxhit eshte ceshtje dashamirsie apo dashakeqesie. Nese merret per imazh dy vende mulsimane ne lufte atehere mund te marrim me dhjetra te tilla jo muslimane ne te gjithe boten.

    Politika dhe dashuria qendrojne ne dimensione te kunderta, ndaj ajo qe permenda me siper eshte se ne nuk dime te bejme politike,ne dashurojme marrezisht. Por ky nuk eshte profesionalizem politik.

  69. Koth thotë:

    23 August 2008 @ 9:24 am

    pavaresi !

    kush e ka thene kete ne peshk ?

    Teza te presim njohje nga Serbia, por ama jo nga KI-ja

  70. Liqeni thotë:

    23 August 2008 @ 9:41 am

    Vendimi i Gjykates Nderkombetare nuk do te jete PO e qarte sic shpresojne Shqiptaret edhe as JO e qarte sic shpresojne Serbet.
    Pra nuk eshte se kjo gjykate nxjerr fajtore apo ndeshkon. Thjesht shpreh nje opinion edhe ka shume gjasa qe ky opinion te jete as PO dhe as JO.
    Te dyja palet si Serbet edhe Shqiptaret do lexojne me kujdes detajet e vogla dhe gjuhen diplomatike. Duke u bazuar tek keto detaje te vogla dhe te parendesishme do behet interpretimi sipas interesit politik.
    pavaresia,
    Mos bej krahasime me Gjermanine apo USA me Shqiperine se nuk eshte e drejte.
    Gjermania ka me shume myslymane sesa Shqiperia dhe Kosova bashke!!
    Edhe keta jane myslymane safi jo si puna jone!
    Gjithashtu USA ka interesa mjaft te ngushta me boten arabe.
    Pra,ndaj ketyre shteteve nuk behet llafe per prishje imazhi, se nuk te lene vete arabet t’ju prishet imazhi,se kane paret e naftes te depozituara ne keto shtete.
    Ndersa per nje shtet te ri si Kosova dhe nje shtet te pjerdhur si shqiperia imazhi ka shume rendesi!

  71. pavaresia thotë:

    23 August 2008 @ 10:24 am

    Dakort liqeni,

    Une solla shembullin sepse jemi me shume ne shqiptaret qe i meshojme imazhit pezhorativ te muslimanit, ardhur kjo si pasoje e disa inferioriteteve edhe injorances sone te trasheguara nga komunizmi.

    Sikur ne te pakten te njihnim me mire sec eshte bota arabe do te kishim nje arsyetim me te ekuilibruar.

    Fatkeqesisht ne mbruhemi me lajme nga nje burim i vetem qe kryessht vjen nga CNN, BBC apo REUTERS qe jane te nje linje dhe nuk kerkojme te shohim anen tjeter te lajmit. Sigurisht qe kjo prodhon njeanshmeri ne gjykim.

  72. Qafir Arnaut thotë:

    23 August 2008 @ 10:56 pm

    si na prishka imazhin KI? Ne para kujt?

    Para kahur konservator te BE-ut te cilit po i rilind djelli. Ata nuk e lexojne Miranda Vickers kur thote qe Shqiptaret jane sui generis ne Ballkan. Ato statistikat e viteve 30-te, bashke me anetaresimin ne KI te prishin pune me kete krah ne ngjitje.

    KI-ja do vetem 5% te popullates te jete muslimane te te pranoje. Me llogjiken e Shqypnis aty duhet te ishte Franca, Hollanda, Gjermania. Po ja qe s’jane.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com