Kolumbia shqiptare
Xhibi
Cfare ndryshim ka kultivimi ashiqare dhe ne mase i droges ne luginat e Kolumbise, me ate ne Lazarat apo zona te tjera te Shqiperise, pervec faktit qe Kolumbia nuk aspiron te behet antare e BE?
“Gati per sulm antikanabis”, thote ministri i brendshem ne artikullin qe vijon. Para partizane! I prisni dot vete ato bimet ne Lazarat me forcat ushtarake dhe policore qe keni ne Shqiperi, apo ti bejme nje apel Natos, dhe bile dhe emigranteve qe te kthehen te gjithe dhe te rrembejne shpatat?
Cfare shpjegimi tjeter mund te kete neglizhenca e kesaj ceshtje duke pasur parasysh qe dihet nga te gjithe qe ky problem ka vite qe egziston, dhe qe lehtesisht mund te vihet nen kontroll nga shteti, pervec korrupsionit?
Nuk i vjen turp ketij ministrit qe del ne interviste se pari pa mare ndonje mase drastike per kete ceshtje, dhe se dyti kur thote qe po hetojne per kete gje (tani u kujtuan?!) dhe nese do gjejne gje do te nderhyjne? Nese do gjejne gje? A nuk u dha kjo kronika televizive para disa ditesh ku kanabis ishte ne Lazarat kudo si parcela misri apo gruri dhe ku njerzit e vadisin me autobote ne mes te dites?
Cfare do gjejne keta pra? Nuk e dine keta se kujt i perkasin ato parcelat e tokes dhe ato 40 shtepite qe i kane kontrolluar?!
__________________________________________________________________________
Korrieri
Ministria e Brendshme, gati për sulm antikanabis në Lazarat
Ministri Nishani: Po hetojmë për informacionet në zonat e mbjellja me hashash dhe ku të gjendet do të ndërhyhet
TIRANË - Kur mbase kanë mbetur fare pak ditë që të korret hashashi i mbledhur në Lazarat, apo në zonat e thella malore të veriut, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, premton se do të jetë “kosa” e policisë që do t’i presë i pari. Kreu i Ministrisë së Brendshme, në një konferencë për shtyp ku u analizuan rezultat e punës 7-mujore të Policisë së Shtetit, pohoi se gjendja në Lazarat është problematike, pasi lënda narkotike vazhdon që të prodhohet aty. I pyetur nga media në lidhje me gjendjen e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri, Nishani tha se nga ana e tyre po vlerësohet çdo lloj informacioni që mbërrin në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zona të ndryshme dhe se policia nga ana e saj do të ndërhyjë në çdo rast. Kjo mbase do të duhej të përkthehej edhe një ndërhyrje e mundshme në Lazaratin sfidues karshi forcave të policisë nuk do të ishte e largët. Në të kundërt, e vetmja gjë që do t’u ngelet uniformave blu, është që të presin ta bllokojnë gjatë shitjes apo trafikimit hashashin e Lazaratit, ashtu sikurse ndodhi vjet, kur nga rreth 7000 kg hashash i sekuestruar në operacione të ndryshme policore, 3500 kg ishin “made in Lazarat”. Përveç problemit të përvitshëm Lazarat, Ministri i Brendshëm bëri të ditur se sivjet janë zvogëluar hapësirat e tokës të mbjella me bimë narkotike dhe kjo duket dhe në sasinë e asgjësuar nga uniformat blu deri më tani. Aq sa është kapur përgjatë gjithë vitit në të gjithë vendin, në fakt vitin e kaluar u kap vetëm përgjatë zonës së lumit të Vlorës, e cila ka qenë gjithmonë tokë pjellore përsa i takon kultivimit të hashashit. Nëse nuk do të kishte “vrimën e zezë Lazarat”, më pas me të drejtë kreu i Ministrisë së Brendshme, Bujar Nishani, mund të krenohej me shifrat antidrogë të këtyre 7 muajve të vitit 2008. Nga janari e deri në gusht, sektori i antidrogës ka zhvilluar 20 operacione, nga të cilat 5 ndërkombëtare, me 224 persona të arrestuar, ku janë sekuestruar 47 kg heroinë, 813 gr kokainë, 2.027 kg hashash, si dhe janë asgjësuar 80.950 rrënjë kanabis sativa. Ndërkohë, statistikat e policisë italiane dëshmojnë se nga policia e shtetit fqinj janë kapur vetëm 6.5 kg heroinw, 3.2 kg kokainw dhe 4 kg mariuanw tw ardhura nga Shqipwria, çka për hir të së vërtetës është një e pakrahasueshme edhe me sasinë e kapur gjatë vitit 2007, kur u kapën gjithsej 100 kilogramw lëndë të ndryshme narkotike dhe shifrat e sivjetshme janë me “vite dritë larg” me shifrat e vitit 2003, 2004, 2005, kohë kur nga ana e policisë italiane kapeshin rreth 3-4 ton lëndë narkotike. Si një “bonus” për rezultatet e këtij viti, shihet edhe efektshmëria e moratoriumit antiskaf, për të cilin Ministri Nishani tha se do të kërkohej shtyrja në kohë në Parlament, kjo dhe për arsyen e thjeshtë se policia kufitare aktualisht nuk posedon mjetet e duhura për t’i bërë ballë trafiqeve të ndryshme të paligjshme, që do të mund të ringjalleshin në rast se do të hiqej moraturiumi antiskaf i vendosur në prill të vitit 2006. Ndërkohë, ndër shifrat e mira të punës së policisë gjatë këtij viti, është edhe goditja e grupeve kriminale, ku janë zbërthyer 69 të tillë, me 280 persona të arrestuar.
28 August 2008 @ 9:18 pm
Ka dhe nje ndryshim tjeter Ndersa Kolumbia po ben disa perpjekje per ta ndaluar Ka aktivizuar ushtrine dhe policine, qe jane pak ekfektive sepse ne Kolumbi kemi zona qe akoma pasardhesit e Kristofor Kolombusit nuk i kane zbuluar, ne shqiperi kemi nje Lazarat, nje fshat qe vetem me nje brigate tankes e nje helikopter ushtrak mund ta pastrosh nga keta FARK-taret shqiptaret. Mirpo per Lazaratin nuk ka mirkuptim politik. Sikur nje toge policesh te shkoj ne Lazarat do te quhet nga Mjaftistet dhe opozitaret si shkelje e te drejtave te njeriut, do te quhet si vendojse e diktatures ushtarake ndersa fakti qe Lazaratasit FARK-iste po terorizojne jo vetem fshataret e Lazaratit por edhe ato te ngjitur me ta, fakti qe ky teorrizim i ben njerezit akoma me te padashur ndaj vendit te tyre ( dashuria per jeteneshte me e madhe se dashuria e vendit tend), as qe u ben pershtypje forcave politke dhe jo politike. Nga ana tjerer qeveria qe aktualisht eshte e ndotur nga koka ne kembe me pislleqet e korupsionit dhe paaftesise po ri ne nje karige me tre kembe dhe ka frike se nje pastim i Lazarati do te prish balancen e kariges ku eshte ulur dhe rezohet. Keshtu qe hesht ose ben sikur lufton ne kete zone. Ne jemi me keq se Koslumbia. Te pakten Kolumbia po lufton, ne vetem se e inkurajojme me keto batut idiote te ministrit.
28 August 2008 @ 9:29 pm
Tokua i mire!
:P 
Lazarati nuk eshte problem fare…Thuaj qeverise te forcoje Traun e Doganes kunder tyre, ndaloju magazinat e magazinimet e paligjeshme dhe Lazot i ke me shata e kazma duke punuar token ku ne mos qe , vet do jene mprehur per buken e Gojes si gjithe Shqipria…
Por Lazot jane Djepi i Demokracise bashke me Kavajotet
28 August 2008 @ 11:17 pm
Xhibi,
eshte Kolombi. Kolumbia eshte nje qytet ne MD.
29 August 2008 @ 12:18 am
Ndryshimi është që Kolumbia nuk ka vetëm një fshat problem se të ishte ashtu kishte mbaruar puna me kohë. Gjithashtu FARKu ka si synim pushtetin dhe paret e drogës i ka mjet. FARTët e Lazaratit kanë si synim paret dhe pushtetin e kanë mjet. Në fakt, s’janë për tu parë ndryshimet por për tu parë të ngjashmet se në fakt s’para ka shumë lidhje Kolumbia me Shqipërinë.
29 August 2008 @ 6:10 am
Pikerisht, fakti qe ne rastin e Shqiperise kemi te bejme vetem me nje fshat, ose disa fshatra, e ben akoma me flagrante kete situate ne rastin e Shqiperise.
Gre, ke te drejte, Kolombi eshte. Gabim drejtshkrimor i ndikuar nga anglishtja
29 August 2008 @ 10:28 am
Kjo pune rregullohet brenda nji dite :
Kujt i kapet ne tokat e tij kanabis i mbjelle t`i sekuestrohet ajo pjese toke qe eshte mbjelle.
Njelloj sikurse sekuestrohet nje veture kur ben transportin e droges, edhe toka po keshtu.
Kjo puna e Kolumbise si shume eshte, keshtu qe si me terezi doren kur shkruani.
29 August 2008 @ 11:10 am
Admin, se mora vesh pse e fshive komentin!!!!
29 August 2008 @ 1:30 pm
…Kujt i kapet ne tokat e tij kanabis i mbjelle t`i sekuestrohet ajo pjese toke qe eshte mbjelle….
Pu pu pu mor Koth. Por po te behet kjo e di cdo te thone “politikanet e rinj” apo OJQ liberale moderne?
“Shkelje e te drejtes se njeriut , shteti po behet si shtet komunist po ju mer token fshatareve me force”. Letrat do te vershojne ne tere amabasadat e huja. Gazetat do te buxhasin, “shteti po mer me forcen e policise dhe ushtrise token e fshatareve etj etj”.
Mos haro ne fund te fundit hashash po mbjellin ate bime qe shume nga “politikanet e rinj” dhe OJQ “liberale” e blejne direkt nga Lazarati, ndersa politikanet e vjeter marin voten direkt po nga Lazarati. E kupton tani qe idene e ke te mire vec……….
29 August 2008 @ 7:24 pm
Lazarati eshte dicka qe ka mbjell politika ne shqiperi.
Ai eshte nje cop fshat dhe gjithe kjo ndodh se ne kemi nje shtet te tille, ku kreu i qeverise e ministri i mbrojties jo vetem vjedhin hapur, po vrasin dhe gjithe ata veta…e as e cajne koken…madi kryeministri ka djegur gjithe shqiperine ne 97ten per karrigen e tije……e ca do presesh nga ca fshatar?! E ca morali do tu besh atyre?!
Pa fol qeverite hajdute qe kane nderuar vendet, e retorika me Lazaratin eshte vetem retorike, se ne thelb asnje pale politike sote nuk ka pike morali e nuk ka minimumin e standartit kur vjen fjala per te bere para e vjedhur…e pike ideologjie e morali nuk kane.
As kishte per te egzistuar Lazarati si problem, po te mos qe ky realitet ne shqiperi,qe pjell keto probleme, e qe minuten e pare qe vendi do KETE NJE QEVERI SERIOZE E JO HAJDUTE ORDINERE….Lazarati si problem do pushoj te egzistuar…MADIE PA TANKE, ELIKOPTERA, ARME ETJ…thjesht fare.
Gazetat si dikur qe na shkruanin per Nano hajdutin e Berish luftetarin e korrupsionit…e sot meren me shkrime per politiken e dites…e as e kane fare se jane kundra droges, kontrabandes e parave qe vine nga pislleqet….madie e kundra…PUNOJNE PER KLANE QE DUAN NESER TI MARIN TE DREJTEN PER TE BERE PARA ME GJITHE RRUGET E PALIGJSHME.
Ska moral ne ate vend….e ca kerkoni te ca fshatar periferik?!
29 August 2008 @ 7:54 pm
Tani gjoja po e marin vesh per here te pare keta qe paska probleme kultivimi droge ne Lazarat apo ne fshatrat e tjera per te cilat Lazarati ka sherbyer si shembull.
Ah po, ne me pak se nje vit ka zgjedhje prap.
Te pakten me rastin e zgjedhjeve mbase behet dicka. Kete punen e hapjes se dosjeve duket se e paskan seriozisht.
29 August 2008 @ 9:02 pm
Krahasimi me Kolumbine
ishte me duket shkrehje e emocioneve te autorit. Nese kanabisi eshte per jashte , lereni te shkreten te sjelli ca valute 
11 October 2008 @ 1:11 pm
une mendoj qe vet shteti investon ne keso pislleqe
11 October 2008 @ 1:16 pm
per te gjitha punet e flliqura qe bahen ne shqiperi ngarkohet qeveria aktuale me to sepse populli eshte shume i pa mbrojtur nese miret seriozisht nje pune serioze nga qeveria populli nuk ka forc te shtyhet me ushtrin dhe policin e shtetit por ketu ka vet dore shteti se eshte shtet i koruptuar shqiperia nuk e meriton as antarsimin ne nato as ne be sepse asgje nuk ka te perbashkt me keto dya qe ceka sepse jan te koruptuar gjer ne thelb vet qeveritaret me nje fjal kishte qen mire te ngritet enver hoxha dhe nje here e te ju qi nanen rend edhe popullit pis edhe qeveris se shqiptart ndryshe nuk e meritojn se jan shume te pa gdhendur ne koke jan shume popull i pa pike edukate