Login



Register

Kokainë në shishet e verës franceze

Vdekja e çiftit të helmuar me verë në Golem të Kavajës disa muaj më parë, bëhet shkak për fillimin e hetimeve për një grup kriminal, që dyshohet se trafikon kokainë përmes përzierjeve në shishet e verës. 

Trazhgim Sokolaj (Panorama)

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka regjistruar procedim penal dhe ka filluar hetimet për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, duke iu referuar rastit të helmimit të Tomi Rrumbullakut, ish-punonjës në një kompani postare dhe Diana Xibrakut, mikeshë e tij. Dy viktimat e helmimit vdiqën në janar 2008, teksa po drekonin në një lokal në Golem, ku kishin konsumuar nga një shishe me verë franceze. Ekspertiza e mjekësisë ligjore arriti të zbulojë sasi të lartë kokaine në përqendrimin e tretësirës së verës, që ishte konsumuar nga dy viktimat e ngjarjes së ndodhur shtatë muaj më parë. Pas këtij fakti policia e Tiranës, e cila po hetonte ngjarjen bëri verifikime të hollësishme nëse ndonjëri nga viktimat kishte hedhur drogë në verë, por një gjë e tillë nuk u provua. Sipas burimeve zyrtare, shishja e verës ishte marrë me vete nga Tomi Rrumbullaku, i cili kishte preferuar të konsumonte nga pija e tij, teksa drekonte në një restorant në Golem të Kavajës. Ngjarja mbeti mister për disa muaj për shkak se nuk u gjet ndonjë provë që të saktësonte nëse droga në verë ishte hedhur nga viktimat e ngjarjes para se ata të konsumonin pijen alkoolike. Së fundi, policia duket se ka gjetur prova që tregojnë se asnjëri nga dy të helmuarit nuk e kishte kryer një veprim të tillë, çka lë vend për dyshime të bazuara se pas shishes me pije të shtrenjtë franceze, fshihet një grup kriminal që në mënyrë të sofistikuar trafikon kokainë përmes përzierjes me verë. Për këtë shkak, materialet hetimore të ngjarjes së ndodhur në Golem të Kavajës në janar të këtij viti, i janë referuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka për kompetencë hetimi grupet kriminale dhe trafiqet e paligjshme përfshi narkotikët.
Hetimi për trafik
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat konfirmuan lajmin, mësohet se materiali hetimor është referuar pak ditë më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kjo e fundit në bashkëpunim me Sektorin e Antidrogës po hetojnë rreth një grupi kriminal, i cili për të fshehur lëvizjen e drogës hedh kokainë në sasi të lartë në shishet e verës, që transportohen duke u deklaruar si pije alkoolike, çka e bën të vështirë zbulimin e narkotikut brenda shisheve të mbyllura të markave të ndryshme nga më të njohurat e verës. Pas mbërritjes së shisheve në destinacion, përmes pajisjeve dhe mënyrave të sofistikuara trafikantët arrijnë të veçojnë kokainën nga vera. Gazeta disponon edhe markën e pijes franceze, por prokuroria kërkoi që ajo të mos publikohet për shkak të sekretit hetimor. “Kemi dyshime se, përmes metodës së tharjes trafikantët arrijnë të nxjerrin kokainën nga vera. Përmes kësaj mënyre që realizohet në laboratorë të sofistikuar, pija alkoolike avullon dhe ajo që mbetet është kokainë e pastër në sasinë që është hedhur në shishe para trafikimit”, thanë burimet nga policia. Sipas tyre, çifti i helmuar në janar 2008 në Golem dyshohet se, aksidentalisht ka blerë një nga shishet e tilla dhe për pasojë ka gjetur vdekjen nga përqendrimi i lartë i kokainës në tretësirën e pijes së njohur franceze që konsumuan gjatë drekës fatale.


“Çifti i helmuar në Golem vdiq nga kokaina në verë”

TIRANE - Tomi Rrumbullaku 54 vjeç, dhe mikesha e tij 44-vjeçare Djana Xibraku humbën jetën të shtunën e 12 janarit 2008, teksa po drekonin në një lokal në Golem të Kavajës. Rreth orës 11:00 të asaj dite, Tomi Rrumbullaku me mikeshën e tij kanë hyrë në lokal duke mbajtur me vete një shishe verë të markës së preferuar prej tyre, të cilën besohet se e kishin blerë në Tiranë. Dy viktimat porositën peshk dhe sallatë dhe fillimisht kanë konsumuar nga një birrë. Më pas, ata kanë hapur verën e preferuar, një markë franceze, që Tomi Rrumbullaku e kishte blerë në Tiranë dhe kanë shijuar pijen e shtrenjtë. Vetëm pak minuta pas kësaj, e para që ka humbur ndjenjat kur ende nuk kishte konsumuar gotën e parë te verës, ka qenë Djana Xibraku. Në momentet e fundit të jetës shishen gjysmë të mbushur të verës Tomi Rrumbullaku e ka hedhur në koshin e plehrave, siç dyshohet për ta fshehur. Efekti vdekjeprurës i lëndës narkotike ka qenë i menjëhershëm, duke nxjerrë shkumë nga goja të dy miqtë janë rrëzuar mbi tavolinë, ndërsa transporti i tyre drejt spitalit ka qenë thuajse i kotë, pasi ata vdiqën para se të mbërrinin në urgjencën e Durrësit. Policia dërgoi për ekspertizë peshkun, sallatat dhe gjithë pijet e konsumuara prej viktimave në të cilat nuk u gjet asgjë e dyshimtë veç kokainës në verë. E konsumuar në verë, sipas mjekëve kokaina ka efekt vdekjeprurës.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

13 Komente

  1. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 July 2008 @ 2:32 pm

    Ue? Ku e kane ble mor daku???? :) :) Kush qenka ky dyqan qe shiska kete lloj vere te papame? Si ato historite e fillimit te ‘90. “Mos hani cumcakiza se u kane hedhur droge”. Nigjoni ca thote ene ky trangulli tjeter. “E konsumuar në verë, sipas mjekëve kokaina ka efekt vdekjeprurës”
    :P:P:P:P

  2. Kokaina thotë:

    4 July 2008 @ 2:48 pm

    Ky artikull e ka nje mision….
    PARALAJMERON…KE …PER CFARE …..Mund ta hetoje prokuroria.. :P

  3. T. Sokolaj thotë:

    4 July 2008 @ 3:10 pm

    Artikull i janarit 2008

    TIRANE – Krerët e policisë së Tiranës dhe zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, zhvilluan dje një analizë të hollësishme të hetimeve për vdekjen e çiftit Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku. Vdekja e çiftit të shtunën e javës që shkoi, tashmë është bërë objekt i veprimeve hetimore nga vetë Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Për shkak të specifikës së ngjarjes, dosja është tërhequr në institucionin më të lartë të policisë dhe po verifikohet nga specialistët më të mirë të krimeve kundër personit. Mjekësia Ligjore është përpjekur të mohojë gjetjen e një sasie të konsiderueshme kokaine në verën nga e cila kishin pirë dy viktimat e ngjarjes, ndërsa po drekonin në Golem të Kavajës. Gjithsesi në një raport të grupit të hetimit të policisë, që i referohet edhe një ekspertize të Laboratorit Shkencor Kriminalistik, konfirmohet se në shishen e verës është gjetur sasi e përqendruar e lëndës narkotike kokainë. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga rrëfimet e dëshmitarëve që ndodheshin në restorant “Peshku”, ku humbi jetën Tomi Rrumbullaku dhe mikesha e tij, Diana Xibraku. Dëshmitarët, por edhe vetë policia, kanë konstatuar se dy viktimat kanë nxjerrë shkumë nga goja, pasi kishin pirë nga një gotë të vetme prej verës që Tomi Rrumbullaku kishte marrë me vete për ta konsumuar në lokal. Këto janë simptomat që përshkruajnë mjekët në rastin e konsumimit të sasive të mëdha të kokainës me verë nëpërmjet rrugëve të ushqimit. Mjekët kanë sqaruar se kokaina e konsumuar me verë përmes rrugëve të frymëmarrjes shkakton grumbullimin e lëngjeve në mushkëri, bllokim të kalimit të oksigjenit në gjak e përfundimisht asfiksi me pasojë vdekjen. Të gjitha këto janë simptomat që përshkruhen nga mjekët si pasoja të konsumimit të kokainës me verë. Gjithsesi verifikimet e bëra nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë tregojnë gjurmë të dukshme helmimi në stomakun e dy viktimave. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, krerët e hetimit në Policinë e Shtetit kanë qëndruar në ambientet e policisë së Tiranës, ku kanë analizuar në detaje hetimet për vdekjen e çiftit. Mësohet se policia tashmë është fokusuar në një version hetimor të konsoliduar për këtë çështje, porse gjithçka mbahet në sekret të plotë nga grupi hetimor.

    artikull tjeter:
    Mjekët: Kokaina përzier me verë jep “edemë pulmonare” në mushkëri

    TIRANE - Mjekët e Spitalit Ushtarak në Tiranë pohuan mbrëmë, se përdorimi i lëndës narkotike kokainë në verë, në një sasi të përqendruar shkakton probleme serioze. Sipas mjekëve të pyetur dje, konsumi i kokainës në rrugët e ushqimit bashkë me verën rrezikon seriozisht gjendjen shëndetësore të personit që ka konsumuar pijen. “Kështu hedhja e një sasie të konsiderueshme kokaine në verë, i shton fuqinë alkoolike asaj, duke e kthyer atë në një pije tepër të fortë të papërballueshme nga organizmi njerëzor”, thanë mjekët toksikologë. Sipas tyre, kjo shkakton mbushjen e mushkërive me ujë (edemë pulmonare) dhe bllokon shkëmbimin e gazrave në gjak, pasi më parë alkooli ka mbërritur nëpërmjet gjakut në tru. “Uji i grumbulluar nis të dalë nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe personi nxjerr shkumë nga goja”, sqaruan mjekët. Në këtë kohë, sipas specialistëve reaksionet në organizëm janë zinxhir, pasi personi pëson asfiksi nga uji i grumbulluar në mushkëri, më tej furnizimi i organizmit me oksigjen është i bllokuar. Në këtë mënyrë vdekja e personit, sipas specialistëve është e shpejtë, për shkak të mungesës së frymëmarrjes dhe si pasojë mungesës së oksigjenit në gjak.

  4. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 July 2008 @ 3:25 pm

    Epo po ishte ashtu ata do kene pire nga 100 gr per koke :) S’u ka bere gje perzierja me vere, ymrin ja ka marre lenda e pare. Cdo gje sado e mire e ka 1 limit :P

  5. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 July 2008 @ 4:25 pm

    uffff….te pakten ta dim qe kokaina me vere nuk shkon…..

    o njeren o tjetren …te dyja bashk sbohet :s :D

  6. Moza thotë:

    4 July 2008 @ 4:34 pm

    EH,
    N’pergjithesi malli me alkolin nuk shko hic.
    Ma mire mos e provo.
    Nigjo mu :P E provoi burri im, dhe pervecse desh iku per lesh, desh ngeli dhe ipotent a cer i thone atij llafit largqofte :P

  7. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 July 2008 @ 4:40 pm

    …e mire te pakten tani e se si mund ta heqesh qafe sa me shpejt :D

  8. Moza thotë:

    4 July 2008 @ 4:42 pm

    Po po,
    Puna eshte qe te jem e sigurte qe vdes,
    Se te rroje, dhe ngeli ipotent tobestafkurllah ska cer me duhet :P

  9. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 July 2008 @ 4:44 pm

    …pastaj….mund ta ndash mer mos rrespektim te detyres bashkshortore :D

  10. Moza thotë:

    4 July 2008 @ 4:51 pm

    Moj ti EH
    Cer halli ke qi do tem dash ka burri ?
    eee
    i ke vu synin ti burrit tem e
    tyt aty

  11. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 July 2008 @ 4:56 pm

    larg qoft…thjeshte po te paraqisja zgjidhjet e mundeshme… po ti ta mbash me shnet

  12. Moza thotë:

    4 July 2008 @ 5:00 pm

    iiii goce e keqe,
    do me nda shoqet nga burrat !
    jazek :P

  13. Pjer Thomas thotë:

    5 July 2008 @ 9:19 am

    Moza, po grate sikur jan bere lekiste moj, prap aty e kane mendjen, tek seksi :-)

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.