Identifikohu



Regjistrohu

Këpucët e Dilaverit

Elisa Spiropali

Në cilin shekull jeton Bulqiza e sotme? Në të 17-in apo 21-tin? A ka një
minimum autoritet të shtetit dhe një fije rend në atë qytet? A ka zbatim
minimal ligjshmërie? Në kushtet kur nuk po vidhet dhe grabitet vetëm
“Vlera e Shtuar”, çka duket qesharake, por i gjithë qyteti, nën e mbi
tokë, madje bashkë edhe me jetët e Bulqizakëve, a do të mundej Marx-i apo
të tjerë mendimtarë të Ekonomisë dhe Sociologjisë ta studionin atë gjendje
apo të bënin të paktën ndonjë përshkrim sado të përafërt?
Bulqiza e sotme kalon çdo përfytyrim. Nën dhe mbi. Nga jashtë e nga brenda.
Për shkak të shfrytëzimit të gjatë dhe të egër miniera po shembet nga
brenda. Nga jashtë po ndodh hataja. Qindra bulqizakë, të punësuar për
bukën e gojës nga persona me liçensa të marra në Tiranë, i vërsulen çdo
natë një pllaje në hyrje të minierës ku janë grumbulluar mbeturinat e 60
viteve shfrytëzim. Grumbullojnë dhe transportojnë krom. Dikush me mushka
me kosha. Dikush tjetër mbi shpina fëmijësh me arka lidhur me litar.
Pamjet dhe ndërlikimet sociale të kujtojnë Gold Fever në Amerikën e largët.
Rritja marramendëse e çmimit të kromit në tregun global e ka tronditur
rëndë gjindjen lokale. Skllevër lokalë të një produkti global, e gjithë
Bulqiza është përfshirë nga Krom Fever.
Bulqiza dhe zona e Dibrës ka numrin më të vogël të investimeve në 18 vjet
në krejt Shqipërinë. Ethet e banorëve të Bulqizës dhe fshatrave përreth
për pes’ lek për të mbajtur frymën po janë të papërmbajtshme. Rezistenca
proverbiale e shqiptarit për të mos u alienuar po lufton dhëmb për dhëmb
me nevojën për mbijetesë.
Babëzia e banditëve, me ose pa liçenca shfrytëzimi, të lidhur me fije
pushteti lokal e qëndror, syrit pishë të të cilëve nuk i shpëton dot
askush dhe asgjë, gjithashtu s’po njeh kufi, në mosnjohje ligji dhe në
sjellje banditeske ndaj banorëve.
Por më tepër bën përshtypja indiferenca kriminale e shtetit. Një të enjte
pllaja e kromit zuri nën të një punëtor nga një fshat aty afër. Sikur të
mos kishte ndodhur asgjë, pas pak ditësh, të hënën, puna në zonën e
rrezikshme nisi përsëri. As kontroll, as verifikim, as bllokim liçense, as
bllokim punimesh, asgjë. Çfarë ironie, çfarë papërgjegjsie, çfarë
paftyrësie të kujtosh se fill pas kësaj ngjarjeje Ministri i Ekonomisë del
e flet e kërcënon për heqje liçencash.
Ishte hera e 11-ë e vajtjes sime në Bulqizë. Të gjitha herët kanë qënë
plot me episode të çuditshme të pashlyeshme dhe meditime të pazakonta. Sa
duket të tilla do mbeten edhe në vajtjet e ardhme. Tashmë jam krejtësisht
e fasionuar dhe plotësisht e bindur se njerëzit e minierës së Bulqizës dhe
vetë miniera e Bulqizës përbëjnë një çift të hatashëm simbiotik që duhet
studiuar nga afër me shumë kujdes. Po ashtu si zgafellat e panumërta
labirintike dhe të rrezikshme të minierës, mardhëniet njerëzore Bulqiza i
ka edhe më të panumërta, edhe më të thella, edhe më të vështira për t’u
eksploruar.
Besoj se një numër prej episodeve të jetuara në Bulqizë ia vlen të
tregohen. Këtë herë zgjodha të rrëfej diçka që s’duhet harruar kurrsesi.
I martuar me 4 fëmijë, familiar, fjalëpak, i drejtë, inteligjent, Dilaveri
është një minator tipik bulqizak. Po, të gjitha këto cilësi Dilaveri i ka.
Por meqënëse Dilaverit ndër deje nuk i rrjedh ujë shiu por gjak njeriu,
madje gjak shqiptari, për më tepër gjak dibrani, Dilaveri i urtë, i qetë,
i respektueshëm, i vëmëndshëm, është në të njëjtën kohë, edhe fije bari
edhe shkëmb stralli, edhe çakmak që ndez dhe ndizet nga padrejtësitë,
tmerrohet nga korrupsioni. Dilaveri ka 24 vjet që punon në minierë.
Cilësitë individuale dhe rrethanat e prunë që Dilaveri të jetë ndër të
parët dhe kryesorët gjatë protestave të vjetshme sindikaliste ndaj
kompanisë lidhur me vdekjet e shumta të njëpasnjshme në minierë, kushtet e
punës, pagat etj. Gjatë këtyre kohëve Dilaveri i është dashur të bëjë
udhëtime të shpeshta Bulqizë-Tiranë-Bulqizë gjatë të cilave është takuar
me pronarë minierash, krerë sindikatash, politikanë, qeveritarë, etj.
Dilaveri edhe pse e di se nuk është qyrku që bën njeriun por njeriu
qyrkun, nuk mund t’ia lejojë vetes që me po ato rroba që hyn në minierën e
errësirës së nëntokës të vejë edhe në Tiranën e kafeneve. Prandaj kohët e
fundit, brenda mundësive modeste, pak nga pak, sa mundet, Dilaveri po e
përmirëson paraqitjen. Paraqitjen e jashtme. Sepse paraqitjen e brendshme
Dilaveri bulqizak e ka ku e ku më të mirë se paraqitjen e brendshme të
hordhisë së nëpunësave të korruptuar kryeqytetas të cilët do-s’do duhet
t’i takojë. Mirëpo me paraqitjen e jashtme Dilaverit i ka dalë një problem
i brendshëm tepër i madh. Një brengë e thellë sfilitëse. Një hall social
gati i padurueshëm. Dilaveri afrohet të ma thotë hallin torturues me një
ton të tillë konfidencialiteti dhe vetpërmbajtjeje sikur po më thotë
sekretin e bombës atomike. E dëgjoj dhe s’di ç’të bëj. Fillimisht më
qeshet. Pas ca çastesh më qahet. Halli i Dilaverit, po ashtu si vet’
Bulqiza, Miniera, Tirana, Shqipëria, Shqiptaria; është në të njëjtën kohë,
edhe qesharak edhe tejet serioz, edhe fare i vogël edhe tepër i madh, edhe
krejt i thjeshtë edhe tmerrësisht i ndërlikuar.
Mund të duket e pabesueshme, por halli i Dilaverit është se bleu një palë
këpucë të reja.
Nuk ishin të bukura? Jo. Nuk ishin as të bukura as të pabukura. Ishin të
thjeshta. I ranë të vogla, ia bënë këmbët me fllucka? Jo. Dilaveri para se
t’i blinte i provoi. Nuk ka Dilaveri aq pare sa të blejë këpucë pa i
provuar.
Asnjëra nga këto. Problemi ishte shumë më i thellë. Problemi ishte se pasi
i bleu dhe nisi t’i vishte, natyrisht vetëm në qytet në Bulqizë dhe për
udhëtime në Tiranë, një ditë prej ditësh një bashkëqytetar bulqizak i
afrohet dhe i thotë….
Dilaveri, nga tërbimi dhe moskuptimi, nuk është në gjendje ta formulojë
qartë, as çfarë i tha bashkëqytetari atij, as si iu përgjigj ai
bashkëqytetarit, bashkëhallexhiut, bashkëvuajtësit. Por në thelb, e
përmbledhur, përmbajtja e bisedës tronditëse ishte kjo; Bashkvuajtësi dhe
bashkëminatori i vuri në dukje Dilaverit se nuk kishte bërë mirë që kishte
blerë këpucë të reja, se tash e tutje bulqizakët mund të pëshpërisnin me
njëri-tjetrin nëpër kafenera duke shtruar pyetjen madhore ku i gjeti
Dilaveri paratë që bleu këpucë të reja, se mund të dalësh në krye të
protestave për të drejtat e minatorëve, të jetëve të tyre, të familieve të
tyre, por duhet patur shumë-shumë kujdes, se, qoftë edhe në një qytet të
rrënuar pa shtet dhe pa rend si Bulqiza, pasi bëhesh njeri i njohur nuk
mund të sillesh dosido duke prishur para pa hesap, se në fund të fundit,
të flasim troç, edhe blerja e një palë këpucëve të reja, është, si të
thuash, pse jo, shenjë…korrupsioni.
O Perëndi! Çfarë duhet të mbathi Dilaveri për të lëvizur nëpër Bulqizë për
t’u takuar me miqtë a për të pirë një kafe, për të ardhur në Tiranë për
t’u kacafytur me burokratët? Këpucë të shqyera, opinga të vjetra?
Dilaver, e ke fajin vet. Pse dole në qytet me këpucë të reja që sapo i
bleve në dyqan. Pse s’ike në ndonjë vend sapo dole nga dyqani me këpucë të
reja mbathur? Andej nga varrezat e Bulqizës për shembull. Të kryeje një
rrugë e dy punë. T’u bëje të fala miqve të tu minatorëve të vdekur nga
grykësia banditeske shtetërore dhe lokale. T’u thoshe se në Tiranë
burokratët shurdha, memeca, qorra, s’kujtohen për minatorë as të gjallë as
të vdekur. Dhe me këtë rast të udhëtimit në varreza, kur të vije përsëri
në qytet, të të shihnin kritizerat me këpucë të reja që duken si të vjetra
sepse të ndotura me baltë të patharë varri?

(Korrieri, 27 Qershor)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

157 Komente »

  1. pasaniku thotë:

    2 Korrik 2008 @ 10:37 am

    bukur.. por këtë fjalinë mund ta kurseje :Nuk ka Dilaveri aq pare sa të blejë këpucë pa i
    provuar.

  2. Iris thotë:

    2 Korrik 2008 @ 10:53 am

    S’po kuptoj nese e kane bere me plan te nxjerrin nje artikull te tille ne jave, apo jane ne gare midis tyre per, kush e shfrytezon me bukur vuajtjen.

  3. Moza thotë:

    2 Korrik 2008 @ 11:26 am

    Blend,
    Po te pakten mos nxirr fotot ne Facebook se me ke pi kafe neper Tirane.
    Sepse une se shpjegoj dot ndryshe frekuencen me te cilen sillen hartimet e tetevjecares se kesaj individes tek peshku.

  4. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 11:39 am

    Elisa! Emer i bukur! Edhe shkrimi i mire eshte. Te lumte vajze.

  5. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 11:39 am

    O Moza, po FaceBooku per cfare eshte?
    Shiko, une pi kafe me ke te dua. Kjo nuk ka fare lidhje me artikullin ketu, qe (me vajti goja mbrapa) nuk eshte LEXIM i DETYRUAR. Te pelqen, s’te pelqen - ler komentin per autoren, c’hyjne fotot qe ve une ne Surrat-Defter ketu? Me tej, ne (une dhe Moza) jemi miq ne FB, ngaqe une besoj (endè) se ti nuk abuzon me miqesine tone (virtuale, gjys anonime).

    Per shkrimin Iris, Moza (kritike-skeptike te tjere), per mendimin tim nuk ka “shfrytezim te vuajtjes” ketu. Dikush duhet te flase per BULQIZEN, se sic e ka qare edhe Lubonja tek shkrimi i tij, nuk ka te keqe me te madhe se nje popull qe mesohet me te keqen. Ata po vdesin si minj ne ate miniere, kurse ne Tirane as e (TM) njeri fare. Tmerr! Dikush te flase, cirret, qaje - e ne perfitofte tangent prej kesaj, ashtu qofte se te pakten merr mundimin.

  6. Arbeni thotë:

    2 Korrik 2008 @ 11:47 am

    Nuk kam ndonje parapelqim pozitiv per Elisen por shkrimi eshte shume i ndjere.
    Shume here me cilesor se ato shperthimet e para. BUKUR

  7. Iris thotë:

    2 Korrik 2008 @ 11:48 am

    Jam dakort Blendi. E kuptoj kete lloj tmerri, por perderisa zoterinjte ne fjale Mjaft & Co e kane mare mundimin disa here dhe s’kane arritur gje, ndoshta duhet te nderrojne metode.
    S’me duket qe komentet, analizat ,llafollogjite neper gazeta kane pasur ndonjehere rezultat te prekin ne seder qeverine. Akoma me keq kur duhet ti konkretizojne ato qe thone, njerezit s’i ndjekin sepse s’kane besim. E kur s’kane besim, s’ua fiton dot me te tilla fjale, se jane ngopur me njerez qe ndertojne karrieren ne kurriz te tyre.

  8. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 11:53 am

    O Iris, po qe te preket ne seder kjo qeveri duhet fiillimisht te kishte seder. Nuk mendoj se Elisa po mundohet te preki ndjenjat e Genc Rulit (hihihi) - them, i drejtohet shqiptareve - dmth, i bie pragut te degjoje dera.

    pershendetje

  9. anonim thotë:

    2 Korrik 2008 @ 11:53 am

    Kjo pune eshte si puna e asaj qe thone:

    hip ne peme se te vrava, zbrit nga pema se te vrava.

    Nga nejra ane ne qe jemi jashte, me ndihmen e te brendshmeve, ankohemi pse nuk ankohen ata qe jane brenda dhe vuajne. Kur ata qe jane brenda ankohen, ankohemi se pse u ankuan keta dhe jo ata te tjeret, qe nuk i dime kush jane, por qe ne imagjinaten tone kolektive jane me te mira se Spiropali (qe pesku e ka mobuar si askush tjeter, turp anonimatit te peshkut), se mjafti apo kushdo qe te jete.

    Njerez te vegjel e arrogante qe shfryjne frustrimin e anonimatit, te mungeses se vemendjes, dhe mossukseseve personaleve.

  10. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 11:59 am

    :)

    Shume interesante kjo ngjarja.

    Do te isha shume kurioz te dija cfare i thane dilaverit per kepucet, tekstualisht pa perkthim.

    Nuk di pse por kam pershtypjen se minatoret nuk e kane aspak merak pse bleu Dilaveri kepuce apo me cfare parash i bleu.

    Kam pershtypjen se i bezdis disi minatoret ideja qe dikush mund te shfrytezoje ata per tu ngjitur lart ne shkallen sociale.

  11. Moza thotë:

    2 Korrik 2008 @ 12:05 pm

    Mire o Blend mire.
    Hyn shkrimi qe cke me te.
    Sepse une i referohem peshkut si portal informacioni dhe opinioni.
    Dhe preferoj te mos lodhem te bredh gjithe shtypin per te marre vesh se c’behet apo per te diskutu ato tema qe me grricin.
    Po keshtu dhe shume te tjere si une. Dhe puna nuk eshte po ste pelqeu mos e lexo. Puna eshte qe nje shkrim, po te mos ishte, ne vend te tij do te ishte nje tjeter. Une shof shume tema te munguara tek peshku qe do doja shume ti shifja e ti diskutoja. Nuk ju ve faj admineve, ju beni me te miren qe mundni. Konsideruar dhe qe rroni jashte, nuk keni si ti dini shume mire ca ndodh dhe kush jane ngjarjet dhe temat me kritike.
    Por, kur lexoj ket individen, qe nuk sjell asnje info, po e perseris ASNJE INFO, por thjesht shpreh hidherimin e vet dhe elaboron kot me kot, mua sme kenaqet syri. Ka hartime emocionale qe sjellin informacion ose percjellin kendveshtrime te reja apo ngrene tema te reja, por ky nuk eshte nga ata. Le te themi qe misionin e Bulqizes e ka kryer kjo goca, ska nevoje per hartim te perjavshem o Blend.
    E sa per facebook, une preferova te te them te verteten, se mund te te thoja dhe qe te pashe ne Tirane ne kafe me ket e me ate.
    Plus qe nuk me duket se je aq i rezervuar ne jeten virtuale sa te me lesh mua shteg per abuzime. Tobestafkurllah ! Cne une me jeten virtuale te te tjereve !

  12. Iris thotë:

    2 Korrik 2008 @ 12:07 pm

    Anonim, ka ca njerez qe kane ZGJEDHUR te jene persona publike, keta njerez duhet dhe te pranojne kritikat, jo vetem elozhet qe u thurrin.
    Une Elisen e kuptoj, sot i eshte dashur te justifikoje leket qe merr nga Mjafti me nje artikull. Hallall !
    Mua me eshte dashur ti justifikoj ndryshe dhe ti s’e di se si se s’kam vene shpallje une gjekundi. Siç e shikon, i kemi te ndara fushat ne te cilat kemi ZGJEDHUR te jetojme.

  13. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 12:08 pm

    në thelb, e
    përmbledhur, përmbajtja e bisedës tronditëse ishte kjo; Bashkvuajtësi dhe
    bashkëminatori i vuri në dukje Dilaverit se nuk kishte bërë mirë që kishte
    blerë këpucë të reja, se tash e tutje bulqizakët mund të pëshpërisnin me
    njëri-tjetrin nëpër kafenera duke shtruar pyetjen madhore ku i gjeti
    Dilaveri paratë që bleu këpucë të reja, se mund të dalësh në krye të
    protestave
    për të drejtat e minatorëve, të jetëve të tyre, të familieve të
    tyre, por duhet patur shumë-shumë kujdes, se, qoftë edhe në një qytet të
    rrënuar pa shtet dhe pa rend si Bulqiza, pasi bëhesh njeri i njohur nuk
    mund të sillesh dosido duke prishur para pa hesap, se në fund të fundit,
    të flasim troç, edhe blerja e një palë këpucëve të reja, është, si të
    thuash, pse jo, shenjë…korrupsioni.

    Nuk eshte ceshje parash eliza. Une shpresoj qe te pakten ta kesh kuptuar edhe pse e ke interpretuar keshtu.

  14. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 12:18 pm

    Moza, nese sheh tema te munguara, jepi. Si thote Ypi, “Eja moter”! :)

    Sinqerisht, shkruaj per keto problemet. Qofte edhe dy paragrafe sa per te hapur temat shkruaj dhe une do ta mbush fund e krye peshkun me to. Tash nuk po bej shaka, eshte Peshku yt, shfrytezoje per te miren e perbashket dhe ke gjithe mbeshtetjen tone.

  15. Moza thotë:

    2 Korrik 2008 @ 12:20 pm

    Mire o mire,
    Se gati me bone me qajt :-)

  16. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 12:24 pm

    Qeke kthy, Blendo! :D welcome back!

    PS a ja vle me kalu anej ka facebook-u, mer? ;) :P :P

  17. J. thotë:

    2 Korrik 2008 @ 12:36 pm

    Hartim shumë i bukur, (minus) 10 (10 në kuptimin e mirë të fjalës), me yll (edhe yll në kuptimin e mirë të fjalës).
    Figura letrare të përdorura bukur, suspence, gjallëri fjalori, shembuj njohurish erudicioni, krahasime të goditura.

    Shumë shumë bukur. Më pëlqen që bulqizakët dinë të vuajnë kaq bukur sa po e përshkruan Elisa.

    Tani do doja të më jepnit realisht disa info, Elisa mund të kontribojë po pati qejf.
    1 - Cilët janë ata që shfrytëzojnë minierën pa licencë? Sa janë? I ka paditur kush?
    2 - Cili është deputeti i zonës së Bulqizës? Dhe cili është kryetari i bashkisë? Subjekteve politike që u përkasin kta etj.
    Pra me një fjalë cilët janë përgjigjegjësit realë të kësaj gjendjeje në Bulqizë? Me fol në ajër flas gjithë ditën unë.
    3 - edhe një pyetje për Elisën; Shqipëria qenka e bukur, të kthehemi? Po në Bulqizë të shkojmë? Apo mjafton të kufizohemi me xhiro rreth bllokut për të pa sa e bukur është mëmëdhembja?

  18. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 12:41 pm

    Blend, shkova me ter men. Dikush kishte vesh t-shirt me stonsat. C’ka do te thote: Shqiperia do te behet!!! :D

    PS Si tha njoni te i film, me te tille djem, gjynah te lengoje ky vend… :P

  19. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 12:48 pm

    Ai cuni eshte shok dhome i Dritanit ne NY. Do behet patjeter Shqiperia, kon bo nonat Cuna, dhe Goca. :D

  20. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 12:54 pm

    WHAAAAAAAAAAAT???? you’re not kidding, right?

    O Roni, o surprize!

    per ty dhe per nder te banoreve te Bulqizes, te pershendes me:
    Gimme Shelter

  21. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:01 pm

    Ai eshte, ai. Dhe ne u takuam krejt rastesisht, e u beme nje grup simpatik qe shikonim ndeshjet e Euro2008 bashke, e me vone, kur doli muhabeti tek Tani thashe ate “Sa bote e vogel!!!”

  22. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:04 pm

    Shyqyr qe nuk qenkam i vetemi qe me duket kot ky hartimi i Spiropalosjes.

    Se ca ka nje stil kjo, di une, si shume te tjere tek ne, si kala prek kashte, me forma estravagante dhe ballkone kashte, po hic gje brenda. Kete rradhe metafora e steperdorur nuk qenka Ajnshtajni, po Dilaveri.

    Cili eshte qellimi i Mjaftit apo Spiropalit me kete shkrim, apo i Peshkut qe, duke perdorur fjalet e Spiropalit sec paska nje fasionim me keto gjera? :D

    Pse me hartime tip tetevjecare dhe duke keqperdorur emrat e individeve fatkeqe zgjidhen punet? Shyqyr qe kemi Mjaftin thuaj. Kot nuk kane studiuar dhe jashte ata, qe me Erjonin dhe Spiropalin, paskan “mesuar” goxha :D

  23. J. thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:15 pm

    Po e kërkoja termin në mendje për të përshkruar shkrime të tilla; edhe në fund më erdhi një fafurisje kshu tuj pi kët birrën që kam përpara: Ky zhanër lëvrues prej Elisës dhe të tjerëve mund të quhet “telenovelë gazetareske”.

    sinqerisht tani, shumë shkrime, nuk ngjajnë me telenovela?

  24. Moza thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:17 pm

    Qenke shume prodhimtar sot J. :-) E paske hudh syrtarin n’toke ! :P

  25. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:20 pm

    Moza, meqe ti je ne mëmëdhembje :) per kuriozitet, di gje kush i financon keta te Mjaft? I bejne publike keta financat e tyre si OJQ qe jane?

    Dhe ca kane pasur ndonje aktivitet kryesor gjate 2008 p.sh.

    Ose te tjeret nese e dine.

    Flm.

  26. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:22 pm

    aha xhibi

    nuk ka uje ai burim

  27. vajkal Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:24 pm

    e lexova me nje fryme. erudicion i bukur

  28. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:25 pm

    Eh more xhib,

    qenke i ri te peshku.

    gene ka qyshkur eshte krijuar Peshku qe e kerkon ate qe ti pyet aq pafajesisht, sa qe kam pershtypjen se i ka zene goja lesh :) ;)

    Ndaj mos u lodh kot xhibi. Ta them miqesisht si dikush qe te do te miren :)

  29. Moza thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:28 pm

    Xhibi,
    Nqs do te lexosh per mjaft try www.mjaft.org si dhe bej nje search tek peshku me fjalen “Levizja MJAFT”.
    Aty do gjesh plot tema me opinione rreth kesaj.
    Une personalisht nuk kam info, dhe ato qe kam i kam marre nepermjet peshkut, sepse ne memedhembje MJAFTit nuk i degjohet aq shume zeri sa ne peshk. Ne peshk eshte e ekzagjeruar, duket sikur vetem MJAFT ekziston ne shqiperi. Ne fakt realiteti eshte ndryshe. Ata jane prezent vetem neper media, sigurisht qe mediat paguhen per ti promovuar ata dhe aktivietet e tyre. Tjeter gje nuk ka per MJAFTin, nuk eshte pjese e te perditshmes time jehona e MJAFT, dhe as i afrohet fare.

  30. Paulo thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:29 pm

    Une se mbarova dot se lexuari……..

  31. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:34 pm

    Per Elisen si autore: :)

    alienim = tehuajzim
    indiference = mosperfillje
    fasionuar = ? (fascinated?)

    per fjalen “zgafellat”: bravo!

    “Nuk ka Dilaveri aq pare sa të blejë këpucë pa i provuar.” - kjo nuk shkon.

    Ku fillon pershkrimi i Dilaverit, ka shume nga stili i Ypit. Diten qe nje shkrim i juaji nuk do sjelle ne asnje moment kete ngjashmeri, duhet ta festosh me Dom Perignon.

    Grotesku me kepucet qendron, por eshte i pafuqishem te mbaje i vetem, nje shkrim.

  32. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:34 pm

    Moza e ke njecik inat kete gocen ti pranoje :)

  33. xhenius thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:35 pm

    Elisa! vazhdo te jesh e ndjeshme dhe ne paqe me veten tende!

  34. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:37 pm

    E mire, shyqyr e kane ate faqen e tyre me flash prezantime te pakten :D

    Pak a shume kete pershtypje kisha dhe une per keta, po thashe te pyes. Me ben pershtypje qe nuk bejne publike financat. Si mund ti besosh nje grupi te tille “te pavarur” ne Shqiperi, qe supozon te kete ato funksione qe supozon Mjaft?

    Sa specialiste kane te punesuar keta? Kjo Spiropali p.sh. qe paska bere ece-jak ne Bulqize, pse nuk ben nje studim serioz aty, nese do te ndimoje ne zgjidhjen e problemit, dhe te kete dhe specialiste te pavarur qe dhe ti vene te dy kembet ne nje kepuce qeverise, po dhe te jete nje studim serioz me sugjerime dhe alternativa, te cilin publikim pastaj mund ta cosh dhe ne media nderkombetare apo shoqata te tjera nderkombetare qe kane dhe ndikim per zgjidhje, dhe qe mund ti vene qeverise kembet ne nje kepuce?

    Ne vend te ketyre Spiropali i jep nje hartim popullit per te justifikuar parate. Turp!

    Jane mesuar vetem te angullijne te qurraviten dhe te hedhin dhe presin fajet, dhe jo te bejne dicka konkrete per te zgjidhur problemet. Mire ata qejane politikane te deklaruar, po dhe keta Mesiat e Shqiperise kur thote Ypi? :D

  35. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:37 pm

    amen

  36. Moza thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:38 pm

    :-) Po, e pranoj, ma ben me miza televizorin Ilira kur del :-) Por gjithesesi, nuk e kam me gocen jo, e kam me fenomenin dhe ate cka ajo perfaqeson. E kam me ate qe lejojne te zhvendose emocionet, vemnendjen dhe dufin e qytetareve ne drejtimin e gabuar dhe joefektiv.
    Kaq mer kam une, se gocen vete as e njof, as kam gje me te.
    Dhe po te jete e pamartume i uroj nje fat te mire ishalla, jo sterre si imi :P

  37. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:42 pm

    Syribukur thotë:
    2 Korrik 2008 @ 1:25 pm

    …mos u lodh kot xhibi…

    Lodhu xhibi lodhu.

    Sa here qe ti i pyet dhe nuk te pergjigjen ta kane borxh nga nje “mbase vjedhin! mbase jane vegla te ndokujt qe nuk dihet! mbase jane te paafte per aq sa shpenzojne! mbase paguhen aq sa te mos quhen vullnetare fare! …”

  38. iris thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:44 pm

    Yyy xhibi. Amin!

  39. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:44 pm

    gene thotë:
    2 Korrik 2008 @ 1:42 pm

    Lodhu xhibi lodhu.

    Sa i pameshirshem qe je o gene ;)

  40. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:49 pm

    Po normal do lodhemi sa do e bejme tastieren e komp djerse e gjalle :lol:
    Po sinqerisht mo, se te ngrene nervat kur lexon te tilla gjera. Si ajo shprehja fshati digjet, Mjafti krihet.

    Sic tha dhe Moza, eshte turp te luash me emocionet e nje populli te vuajtur dhe tejet te pashprese dhe cinik (nga pervojat qe ka pasur) me hartime prekese me kepuce Dilaverash dhe barsaleta te paqenash shoferash te Ajnshatjnit.

    Keta dhe kane studiar ne Amerike. Nuk paskan mesuar ndonje gje sado pak si operojne ketu organizata te ngjashme?

    Apo vari hebet, mbas ca kohesh del dhe Spiropalosja me nje parti te sajen, dhe vjen nje tjeter, dhe cikli vazhdon, dhe populli mban ca shpresa te kota, dhe vjen nje tjeter qe i ben hartime Dilaveresh sa per te justifikuar parate qe nuk i deklarojne nga dhe sa i marin.

  41. Asterion thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:52 pm

    Lexoj për hallet e minatorëve të Bulqizës herë pas here, por një gjë s’e kam marrë vesh akoma: ka sindikatë atje? Këtë pyetje e bëj sa herë që ndesh në lajme për abuzime me punonjësit - sepse në krah të këtyre të fundit dëgjoj të renditen gazetarë, televizione, shoqata, politikanë të opozitës, por jo sindikatat. A nuk duhej të ishin të parat sindikatat?

  42. eizo thotë:

    2 Korrik 2008 @ 1:52 pm

    per kete gocen ose te them shkrimtaren apo gazetaren apo analisten apo mbrojtesen e te drejtave te njeriut
    lezova dicka tek mjaft dhe mund te them

    alles klar herr komisar ………:-)

  43. toko thotë:

    2 Korrik 2008 @ 2:32 pm

    36 komentet, te gjitha me te shame, por jane 36 komente. Sa qef kemi vetem te shajme. S’na pelqen, lere fare injorohe. Por bah ku rime ne pa share, shyqyr qe na erdhi ne dere. Pastaj i kerkohet Blendit perse e sjell kete shkrim ketu. Ai eshte ne rregull ne qofte se do te ndjeke rregullat e bisnesit. Komente per shkrimin: 36. Pjesmares: 10. Konkluzioni: duhen sjelle shkrime te tjera te Spirales.Rezultati:faqja ka komente dhe pjesmares. Cfare rendesie ka per Blendin nese keto jane sharje apo lavderime? Ne fakt kjo e ben kete faqe te bukur se per ndryshe po te kishte vetem lavderime atehere do ishte bere boze.
    Per shkrimin meqense jam ketu :) Nuk e kuptoj iritimin e disave, mbase nisen nga qe e ka shkrojtur kjo Spiralja dhe akoma ndjehemi te fyer nga ajo intervista me Blendin por shkrimi ishte i shkrojtur si nje hartim qe ngre nje problem dhe aspak per mendimin tim nuk e politizon ( krahasuar kjo me me nje shkrim tjeter per ate fakirin ne SHkoder) Keshtu qe si shkrim do ti shkonte mire nje OJQ-je (psh Mjaft) apo nje institucioni fetar (psh Kishes Protestante). Ose ose nje grupimi politik ekstrem te majte. Psh nje parite komuniste te vendeve perendimore. Keshtu qe ketu ska azgje per te share Spiralen. Ajo ka shprehur mendinin e saj shoqeror ( OJQ ), apo fetar apo dhe politik, por ndryshe nga rasit i atij fakirit ne shkoder kete radhe pa doreza

  44. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 2:44 pm

    toko thote:
    Ajo ka shprehur mendinin e saj shoqeror ( OJQ )

    toko, nuk ka nevoje per hatime dhe shprehje mendimesh populli apo Dilaveri qe e perdor Spiropali si flamur qe e tund verdalle per te nxjerre ne pah veten, jo Dilaverin.

    Ka nevoje per zgjidhje, per ndihme konkrete.

    Per ca i marrin parate keta Mjafti, per te bere hartime? Apo per te perdorur si vegel politike e nje partie apo kahu kunder nje partie e nje kahu tjeter?

    Ca lesh OJQ-je jane keta qe nuk deklarojne fondet? Si mund te jene keta mbikqyresit e qeverise (roli i supozuar dhe veteshpallur nga keta) kur keta nuk kane transparence per vete?

    Sa shoqata nderkombetare tip OJQ-je ka ne Shqiperi, dhe sa specialiste te vendit dhe te huaj te shoqatave te ndryshme; me sa prej tyre ka bashkepunuar Mjaft per te bere vertet gjera serioze dhe per te kontribuar?

    Apo mjafton te bejne nga nje hartim here pas here dhe nga nje show neper rruget e Tiranes.

  45. toko thotë:

    2 Korrik 2008 @ 3:18 pm

    xhibi,
    Asnje presje nuk i heq atyre qe thua. Te gjitha i takojne Mjaft ( une do te thoja me shume por po e le me kaq)
    Vec perseri nuk duhet te jete kjo arsyeja qe Spiralja te shpallet “Persona non grata ” tek peshku, Mendoj se shkrimi i saj vlen te diskutohet nga OJQte, Fetaret apo anetaret e partise komuniste te revizjonuar qe mendojne se komunizmi ku te gjithe do te punojne sipas mundesive dhe paguhen sipas nevojes eshte sistemi me i avancuar shoqeror qe i takon e ardhmja ( ata te ligjshmit qe kerkojne qe fitojra e komunizmit mund te vij nepermjet votave dhe jo dhunes ). Dhe deri sa kemi te tille edhe tek peshku atehere ja vlen te debatohet me ta.
    PSh A duhet te nderhyj shteti ne nje vend te koruptuar si shqiperia ne punet e ndermarjave private sic eshte ajo e Bulqizes? Apo do te ishte me me vlere qe shteti te nderhyj sa me pak tek privati dhe te perqendroj energjite tek lufta e korupsionit? Ide qe une mendoj ja vlen me shume te diskutohet se sa diskutimi se shkrimi ishte nje hartim apo cfare ka bere e ben Spiralja e Mjaft per Bulqizaket.

  46. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 3:29 pm

    toko, sic tha Moza, cdo shkrim apo teme qe trajtohet ketu ze vendin e nje shkrimi apo teme tjeter (opportunity cost) dhe kjo vlen per cdo gje ne jete. Po meqe ketu eshte nje komunitet me shume pjesmarres dhe lexues, atehere humbja apo fitimi nga perzgjedhja qe behet nga administratoret ne cfare dhe si trajtohet shumefishohet.

    Ca vlere ka ky shkrim per Shqiperine apo per Peshkun?

    Eshte tallje per mua.

    Po te ishte nje studente gjimnazi qe ben praktike tek Mjaft-i dhe ajo ta kishte shkruar, ok, po jo Spiropalja te talli bythen me problemet e popullit, dhe ne ta lexojme ketu dhe ti perlumei tani se sa shume po preket ajo.

    Njesoj si te jesh p.sh. ne rolin e, fjala vjen nje mjeku laboratori te analizave te gjakut, dhe te besh nje hartim se sa shume vuan filan pacient nga niveli i ulet i razave te kuqe qe ke vene re ti mbas 15 analizave te gjakut qe i ke bere atij.
    O trap, ti thuash atij mjeku, po ti ne ate rol qe ke te takon te besh analiza serioze te gjakut dhe te evidentosh komponentet mungues, dhe te sugjerosh tek doktoret e tjere terapira etj. Dhe me qe je mjek bamires, dhe te besh ceshte e mundur dhe vete qe te kooperosh me persona te tjere per ta sheruar kete pacient.

    Jo te besh hartime duke perdorur semundjen e nje pacienti per te nxjerre ne pah se sa shume te plas ty bytha per te, ne menyre qe te vazhdosh te marresh rrogen kot per te pasur ca fame dhe para te tjera nepermjet reklamave ne media qe ti po ben me kete hartim.

    Ja prandaj te revoltojne keto gjera me keta te veteshpallurit Mesia (dhe te Ypi-shpallurit).

  47. saara Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 3:52 pm

    Mbahu Bulqize mos ki frike, se ke kritizerat n’Amerike :)

  48. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 3:54 pm

    haha Sara

    Ta kishe thene me mire mbahu Mjaft & Spiropali mos ki frike :D

  49. iris thotë:

    2 Korrik 2008 @ 3:55 pm

    Opo shyqyr qe ka Mjaftin Bulqiza e Bulqizen Mjafti!
    Ketu te pakten s’po i mbajme me uje te vaket.

  50. saara Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 3:57 pm

    jo xhibi, ne fakt e kisha per ty. pastaj kjo drejtorja e Mjaft-it, elisa, e ka mbiemrin spiropali. ti si e ke?

  51. toko thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:00 pm

    Saara me mire se ironia dhe sharja do tja vlente diskutimi, ndryshe me le pershtypjen se ske cfare te diskutosh, pra pranon ato qe themi vec se te vjen inat qe i themi dhe …… Miqsore Pace

  52. kapedani thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:02 pm

    Nejse edhe ju, kjo ka qene nje lloj eseje, nga ato qe duhen per te ndezur mendjet dhe zemrat e njerzve. Shikoni reagimet dhe do te kuptoni se ajo ja ka arritur qellimit te saj, te polarizoj, te sensibilizoj dhe te ngjalle emocione. Sidomos mua me ka ngrehur kaq shume emocione saqe po i dridhem i teri, dhe jam duke e shkruajtur keto dy rrjeshta gjithe ngasherime. Do t’ja dija per nder dikujt ketu, sikur te me jipte adresen e saj private, nr. e tel, cfaredolloj informacioni qe te do te me lidhte me kete vajze te dlire.

  53. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:15 pm

    sara, kur te veteshpallem dhe une Mesia apo te behem drejtor i Mjaftit, atehere falsim per mua. Deri atehere, me mire flasim per ca po flisnim. Ose per ty po deshe :D

    Kapedan, po mbaje veten u burr i dheut :D

  54. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:17 pm

    Ore, pse gjithe kjo energji e harxhuar dem duke kritikuar vendimin per ta vendosur kete tek Peshku? Ne kohen e harxhuar per te shkruar hartim-komentet dedikuar “hartim-shkrimit” do kishit bere mire te na sugjeronit TE PAKTEN 1 shkrim qe mendoni se ia vlen te botohet. Kontrollova pa ndonje shprese e nuk gjeta asnje kontribut me ndonje shkrim (qofte nga shtypi i dites) nga kritizeret ketu. Peshku eshte i hapur - provoni nje mendesi te re - ne vend se te ankoheni, kontribuoni, bashkepunoni me ne.

    Nuk dua qe te keqkuptohemi sikur nuk e vlersojme cfare mendoni, por them se tash qe avash avash po mbushim 5 vjec, kemi formuar edhe nje aftesi te gjykojme cfare vlen e cfare nuk vlen te botohet. Peshku ka ecur shume mire ne baze te vendimeve qe kemi marre deri tani, jemi konfidente. Keshtu qe keto kritikat me “opportunity cost” (kostot reale ne i mbulojme vete) jane disi sofiste dhe palidhje.

    Ne nuk jemi ne gare popullariteti ketu, dhe e dime se nuk i kenaqim dot te gjithe.

    ‘Nuf said.
    Respekt
    :)

  55. Moza thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:18 pm

    huh Blend,
    prit he burre se nuk jemi te gjithe si ti qe i kemi kry pushimet dhe kemi kariku energjite :P NE ktu po terhiqemi zvarrrreeeeeeeee :P

  56. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:22 pm

    Blendi, ja shikon, po te reagonte Spiropali ndaj mases sic reagon ti ndaj nesh, gjerat do vinin me mire :)
    Sinqerisht, nuk eshte (te pakten per mua) kritika kryesisht se e ka fajin Peshku qe e vuri shkrimin, packa se sic thashe me duket pak si fasinim kjo puna e Spiropalosjes. Revolta ime ishte tek Mjafti dhe se si tallin menderen me problemet e popullit, nderkohe qe nuk plotesojne as kushtet minimale per llojin e organizates qe jane, se nuk kane transparence financiare.

    Kritika ndaj Peshkut per kete artikull ishte dytesore. Gjithsesi don’t take it personally kur thua per kostot reale apo virtuale.

    Fundja mbase dhe e kemi gabim. :)

  57. Parrulla Armiqesore Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:22 pm

    Elisa, ta dije se cdo te thote vertete te kesh “gjak dibrani” s’do cuditeshe kaq shume me hallin e Dilaverit.

  58. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:23 pm

    O Blendi, avash me kritikat o burre se edhe kane reflektuar njerezit, mos ia fut kot. : P

  59. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:30 pm

    E moj se me te dytin po i jepja. C’avash?
    Edhe kane reflektuar dakord, po c’me sugjeron, te mos i them dy qindarkat e mia? :) Na rrofte qe mbajme peshkun ne pastaja, admina pa te drejte fjale. :D

  60. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:32 pm

    Poshte qeveria e Peshkut! Duam parate tona! Dilni tek sheshi sot ne oren 8. Gjysma e policise eshte me ne. Per gjysmen tjeter sillni kapake tenxheresh dhe garuzhde.

    Liri, demokraci! Liri, demokraci!

    :lol:

  61. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:35 pm

    O mjaftiste, ju lutem shume lereni minatoret ne hallin e tyre dhe mos i bastardoni kerkesat e tyre duke i keqperdorur per perfitime politike dhe per hartime te dobeta, sa per te justifikuar rrogen ne organizatat jo te shoqerise civile dhe fletet e nderit nga organizatat dhe partite politike.

    Nuk e kuptoj si kane fytyre keta/o mjaftiste te shkarravisin per mjerimin (dobet gjithsesi), pas asaj cjerrje maske qe ju beri ish-kreu i grevisteve te Gerdecit?!

    Qe te jem i sinqerte, nuk ke faj ti Spiropale, pasi shkrimi mban daten 27 qershor, drejtuesi i grevisteve te Gerdecit ende nuk kishte folur, por faj ka ai qe e ka sjelle ketu kete shkrim…

  62. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:36 pm

    T’i thuash qe c’ke me te…po akoma me shume t’i thuash pasi ta keni bere shembullin balte ta keni bere, deri sa te na vije t’ju themi “avash ore, pse vetem ju do botoni?” :P
    E kam zene me kerkesa per ulje marshi sot, se nuk dua te ma kaloje njeri, prandaj :P
    P.S. 1edhe degjo, Moza ka bere sot nje nga komentet me te gjata, me te plota dhe me “te pastra” qe kam lexuar jo vetem prej saj :D ; edhe ky eshte kontribut. Ti po deshe vurja ne tabele te nderit apo teme me vete. Ama ajo kontributin e saj e dha!
    P.s 2 Te zgjatshin sa me shume energjite qe more ne memedhe. :)

  63. bato thotë:

    2 Korrik 2008 @ 4:56 pm

    Thoughpolice

    O mjaftiste, ju lutem shume lereni minatoret ne hallin e tyre dhe mos i bastardoni kerkesat e tyre duke i keqperdorur per perfitime politike dhe per hartime te dobeta, sa per te justifikuar rrogen ne organizatat jo te shoqerise civile dhe fletet e nderit nga organizatat dhe partite politike.

    Nuk e kuptoj si kane fytyre keta/o mjaftiste te shkarravisin per mjerimin (dobet gjithsesi), pas asaj cjerrje maske qe ju beri ish-kreu i grevisteve te Gerdecit?!

    Qe te jem i sinqerte, nuk ke faj ti Spiropale, pasi shkrimi mban daten 27 qershor, drejtuesi i grevisteve te Gerdecit ende nuk kishte folur, por faj ka ai qe e ka sjelle ketu kete shkrim…

    Une prape nuk e kam kuptuar se ku eshte ajo cerrja e maskes. Qe njerzit dhe ceshtjet e tyre instrumentalizohen eshte nje proces krejt normal, ben pjese tek strategjite politike, qe jane ose pasoj e aleancave ose e promovimit te nje ideje ose ceshtje. Qe nje ceshtje mund te merret peng nga te jashtem, edhe kjo eshte e parashikueshme. Problemi eshte askush nuk pyet se kush i ndihmoi keta te Gerdecit te organizoheshin. Une kur shkoj ne Shqiperi dhe per nje certifikate, nje vule a te takoj dike ne ndonje zyre dua nje jave tu gjej vrimat, pervec faktit qe shume dyer ne keto zyra jane mure te vizatuara si dyer, ku strehohen karikatura ala-Dritero- Agolli. Pra dikush i ka ndihmuar keta katunaret te organizohen.

    Ajo qe Mjaft ben me mire, nuk jane keto zhurmat dhe hartimet, porse ajo qe quhet “Socializimi” brenda institucionit te tyre. Keta kane filluar te prodhojne (te socializojne, ti brumosin me ideologjine dhe metodat e tyre te punes) intelektuale
    te rinje ne shqiperi, duke u instrumentalizuar idealin ketyre. Thithin pra elemente ose me leke ose ideologji, dhe vjellin keto krijesa qe ne i lexojme dhe i komentojme. Neser, kur ne te dy te kthehim TP, do gjejme po keta tipa mbas sportelit. Pra Mjaft eshte duke krijuar rrjete te fuqishme (Networks) qe neser mund te shperbejne dhe zevendesojne rrjetet klanore, dhe do te jene keta qe do te kontrollojne pushtetin politik.

    Une them se gjerat perpara se te vleresohen nga ana morale dhe normative, duhen pare me sy realist njeher!

  64. artian thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:07 pm

    Elisa , a e di se vlera e indeksit te pages ne shqiperi eshte rritur 7 here?
    E tha z.Berisha.
    Dilaveri kot merzitet,duhet te kenaqet,e te gezoj ,te shkoje e te bleje tani, dy pale kepuce!
    Me kete talent ,Elsa te shkruaj 1 tone leter,nuk do te preke as edhe nje grime, zemrat e lexuesve.
    Po te kete kohe,te shkruaj me shkurt!

  65. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:09 pm

    thoughtpolice, ke talent per hajvanlliqe. Paske ngrene RD-ne keto dite? S’i e trete?
    MJAFT! u mundua pa kushte t’i ndihmoje ata te Gerdecit, dhe ne asnje menyre nuk ka perfituar prej tyre, perkundrazi, ka bere ate qe duhet ta benin TE GJITHE QYTETARET e Shqiperise. U mundua, po Shqiptareve po u vdes ngadale c’do sens shoqeror. Une isha atje dhe i pash me syte e mi perpjekjet e MJAFT!. Vetem respekt kam per keto cuna e goca.

    Po bythelepiresit e qeverise se kaqolit pikerisht kete do thone, qe Mjafti mundohet ta shfrytezoje situaten. Nderkohe qe ai toçi i toçajve ben shurdhmemecin…c’do thoshin tjeter?

    I ka thene LUBONJA bukur keto dje. Nuk e nenvizoj dot mjaftueshem sa e rendesishme eshte te mos ta pranojme kete ligesi si normalitet. Opozita e tregoi veten, po edhe aktivistet te heshtin? Mos o Zot!

    E te kerkosh qe Mjaft! te mos merret me Minatoret, kjo i kalon te gjitha caqet, cfare perversiteti!!!!!

    NEWSFLASH - minatoret jane ne greve urie prej disa ditesh.

  66. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:17 pm

    “Progresi teknik gjen shprehjen e tij ne mekanizimin e proceve te punes, ne zbatimin e metodave te perparuara ne prodhim….”

    Sekretar (Sale e qujshin per dreq edhe te Zonja nga qyteti), te ngjit fjala si me zamke, te ngjit!….

    Se harrova: “Socializmin e ndertojne masat, Partia i ben ato te ndergjegjshme”.

    PS ene boll u qate nga hartimet, se ja u kputa me naj “Mire me realizimin, po me tejkalimin ku jeni?”, qe te mos dini ka t’shkoni masanej….

  67. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:17 pm

    Per te vonuarit nuk mbaj asnje pergjegjesi pse nuk kuptojne. Tani, qe te dergosh ushqim ne greven e urise dhe te thuash qe nuk mu cjerr maska, kur kjo te dale ne publik, eshte budallallek me brire qe edhe pleqte para PS-se, nuk e besojne.

    Te perdoresh disa hallxhinje per perfitime politike dhe financiare, nderkohe qe mjaftistet si perfaqesues te nje organizate gjasme te shoqerise civile, propagandojne te kunderten, eshte cjerrje maske edhe shume bile.

    Nese e kane ne plan qe te ndertojne keshtu lloj rrjetesh me te rinj apo pleq qe marrin peng, keqperdorin hallet dhe fatkeqesite e shqiptareve, une personalisht ndjehem i privilegjuar qe po flas ne kete menyre.

    Nese ideali i ketyre rrjeteve qenka keqperdorimi i protestave te ca hallexhinjeve, dhe ne fund edhe deshtimi i tyre, per hesap te grupeve dhe partive politike te ndryshme, atehere e ardhmja qenka shume e zymte. Por, falemiderit o Zot, qe kjo rrace te deformuarish ne karakter, pinjolle te komunizmit, qe per nga urrejtja ndaj atyre qe kane perballe nuk ndryshojne shume nga baballaret e tyre, i eshte cjerre maska qe me kohe (jo vetem ne kete rast) dhe jane ne numer te pakte, dhe jam i bindur qe nuk do te gjeje pas sportelit te tille njerez qe nuk kane bere asnjehere transparencen e rroges se tyre.

  68. bato thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:26 pm

    Xhibi, me permendjen e Mesias, me kujtove nje vjersh nga Robert Gernhardt, “Dhe une thashe!”

    Ich sprach (une fola/thashe)

    Ich sprach nachts: Es werde Licht! (Naten fola: Le te behet drite!)

    Aber heller wurd’ es nicht. (por me celet, nuk u be)

    Ich sprach: Wasser werde Wein!
    Doch das Wasser ließ das sein. (Fola: Uje, ne vere shnderrohu! Porse uji uje ngeli.)

    Ich sprach: Lahmer, Du kannst gehen!
    Doch er blieb auf Krücken stehen. (Fola: Gjyryk, te ecesh, mundes tash ti! Por ne paterica ai ndenji)

    Da ward auch dem Dümmsten klar,
    daß ich nicht der Heiland war. (Qarte iu duke edhe me budalles, qe une s’isha shpetimtari)

  69. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:31 pm

    I keni pare se si rezervistet mjaftiste, emigrante ne amerike, qe e bene zborin tek Mjaft gjate pushimit nje mujor ne Shqiperi, se si shprehin respekt per mjaftistet ne detyre te plote.

    I shikoni se sa goje ndyte jane dhe te pacipe, qe te acorajone ne maksimum kur kerkojne qe te te genjejne perseri. Pasi i keqperdoren dhe ju deshtuan greven atyre te Gerdecit, tani kane fytyre qe te flasin edhe per minatoret.

    Harrojeni! Minatoret ju nxjerrin me shqelma, vetem po provuat te afroheni, jo me te beni ate qe bete me grevistet e Gerdecit…

  70. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:36 pm

    Bato, poezi e bukur.

    Blendi, ti p.sh. qe ke simpati per Mjaftin dhe punen e tyre, sic dhe shprehesh, ke ndonje kritike per ta, dhe nese po, ca kritike ke?

    Mendon p.sh. qe eshte problematik dhe i dyshimte fakti qe ata nuk bejne transparence me financat e tyre? Mendon se ky eshte nje kusht miminal per nje organizate te tille?

    Mendon se ata duhet te kene ndonje kusht qe p.sh. mbasi largohen nga Mjaft nuk do te perfshihen ne politike (me parti etj) per nje periudhe kohore te caktuar, ne menyre qe te behet e besueshme qe ata vertet kane ato qellime qe thuan, dhe jo thjesht ta perdorin Mjaftin si platforme per sulme politike dhe si trampoline per karierat e tyre politike te mevonshme?

    Mendon se duhet te bashkepunojne ngushte me organizata te tjera OJQ shqiptare dhe te huaja ne Shqiperi, dhe qe duhet te kene transparence dhe bilanc jo vetem financiar, po dhe te punes se tyre dhe mardhenieve qe kane me njerez te tjere?

    Apo nuk kane shume rendesi keto?

  71. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:37 pm

    1- Te fotoja e fejsbukut jam edhe une bashke me Blendin. Ju le te hamendesoni lirshem per marredhenien time me artikullshkruesen.

    2- Ky artikull eshte shume me i mire se Berisha Iiiiiiiiiket e gjera te tjera te atij lloji. Madje mua me pelqeu. Patetizmi eshte kontrolluar mire, mgjs eshte perdorur figura e Dilaverit qe te prek, sic u prek e gjithe familja ime tani qe po ua shpjegova.

    3- Elisa ka guximin te permendi Marksin, litarin ne shtepine e te gijotinuarit. Tregon qe brezi yne nuk ka frike nga fantazmat, perkundrazi. Edhe alienimin ne ate kuader e kishte perdorur, mgjs ishte i pasqaruar/i panevojshem.

    4- Asterion, sindikatat permenden ne artikull dhe jane te pranishme ne proces.

    5- Stop hating.

    6- Kam dyshime per efikasitetin e perfshirjes se Mjaftit neper keto greva. Sepse, nese nuk e keni kuptuar ju te Mjaftit, shkaktoni nje fare alergjie tek njerezit kur futeni ne cdo proteste. Pse? Nuk e di pse. Po me mire do te ishte po te kontraktonit ndonje grupim tjeter, psh ndonje OJQ qe i merr leket kot, qe te bente front per ju.

    7- Ju qe kerkoni ‘pune konkrete’, e keni idene se c’eshte kjo? Perpilim kontratash qe nuk do te firmosen ndonjehere? Kur nje grup kerkon permiresim te kushteve te punes, kjo behet me presion sindikal, josindikal, ligjor, periligjor a ku di une. Perpara se te kerkoni gjera ‘konkrete’, sqaroni ne mendjen tuaj c’dmth fjala ‘konkrete’.

    8- S’kam shpresa per ndonje revolucion te kushteve te punes dhe jetes ne Bulqize, ne miniera apo ne vende te tjera te varfra dhe te pasura te Shqiperise. Qeveria eshte ne kaosin e daljes, koordinimi eshte i dobet, deshira per investime te huaja e forte si gjithmone dhe aftesia (madje edhe fuqia) negociuese e saj teresisht e neglizhueshme.

    9- Elisa, vazhdo shkruaj per gjera te tilla konkrete me mire se per presidente e kryeministra. Mos u perzjeni ne cdo greve. Stick to smth dhe tregojini KETYRE (dhe MUA) ate qe keni arritur, se kjo eshte shume shume shume e nevojshme per te krijuar besueshmeri. Kontraktoni eksperte nese mundeni, qofte edhe per marredhenie me publikun. Minimizoni patetizmat. Mos demonizoni administraten (hordhi te korruptuara, etj). Vazhdoni beni punen qe ne te tjeret nuk po e bejme, por mos e beni me sens te ekzagjeruar heroizmi dhe tragjizmi. Te dyja keto sense vijne shume era perendim, sepse varferia, mentaliteti i nje komuniteti te mbyllur dhe mosperfillja e qeverise nuk perceptohen si tragjedi nga shqiptaret - pra ju perceptoheni si te huaj. Shprehja e Lubonjes, Blend, duhet pare ne kontekst.

    U lodha menderisht, peshku shume negativ keto kohe.

  72. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:44 pm

    Dilaver’s shoes… tingellon si nje classic movie me 13 oscare…. :D

    trop, shume fotozhenike te facebooku. e vizitova qy me mjes. pashe edhe Ronin per ftyre, se vetem ne telefon ja njifsha zonin.

    C’bohet nga atdheu? U kenoqet me ajer mesdhetar?

  73. mroklla thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:48 pm

    Elisa ka guximin te permendi Marksin, litarin ne shtepine e te gijotinuarit. Tregon qe brezi yne nuk ka frike nga fantazmat, perkundrazi

    Nga metaforat ,po, qe duhet te kete frike brezi juaj!
    Sidomos kur perdoren gabim!
    Brezi juaj, gjithashtu, nuk duhet te kete frike nga modestia, kokeultesia, humble-lleku! :)
    Kete vecori, brezi juaj duhet ta perdore pa iu mbajtur dora!

  74. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:49 pm

    Hahahahaha, Emo, kjo nuk eshte thenia e dites, por e muajit…

    Dilaver’s shoes… tingellon si nje classic movie me 13 oscare

  75. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:53 pm

    Mroklla, I bow my head in humility in front of my Lord, not in front of any widget. Anglisht kjo meqe permende hambellllekun.

    Jeni te keqinj mroklla, te keqinj. Nese ne kemi nevoje per modesti, ju keni nevoje per te pare drite.

  76. kapedani thotë:

    2 Korrik 2008 @ 5:57 pm

    Thoughtpolice, problemi eshte se ne nuk kemi alternative. Ngelet nje pyejtje shume praktike mbas ketyre filozofike - filozofia e praktikes (”die Philosophie der Praxis”), thote Marx,(megjithese dikujt edhe mbase nuk i pelqen) eshte ajo rruge praktike qe na meson se cfare do te bejme me tej, porqe pa iu shkeputur asnjeher idealit tone (perkunder opurtunizmit, qe ka asnje ide, por shume rruge). Pra vetem me pune, mund te realizohet ndonje ndryshim. A do gjuajme me domate, veze apo boje, patjeter, edhe kjo eshte pune. Porse duhet te percaktojme njekohesisht edhe alternative.

    Rudi Dutschke ka qene nje komunist ne vitet e 1973 e me tej, qe pretendonte se revolta jashte-parlamentare eshte ajo cfare do te sillte ndryshimin e sistemit, sepse sistemi gjerman atehere ka qene Korporatism (pra konsensus midis klases politike dhe asaj puntore, sindikatave). Por ai nuk pati sukses, Oscar Fischer, Jeshilet paten sukses, pasi u afirmuan si parti politike (10-13% sot), si alternative e katert, ne Gjermani ne kuadrin e 10 vjeteve.

    Morali: nuk duhet vetem kritike, por alternative politike konkrete.

    Une do te krijoj organizaten time “Boll!”, kush do te me financoje? Brukseli, jo, sepse une nuk u garantoj atyre qe do te ndjek politiken e tyre, pasi jam edhe vete i padisplinuar. Ambasada amerikane, jo, se une nuk duroj dot nje amerikan/e qe te me fryj ne vesh dhe te me frymezoj si “Shpirti i Shenjte”. Atehere kush?

  77. mroklla thotë:

    2 Korrik 2008 @ 6:07 pm

    Jeni te keqinj mroklla, te keqinj.

    Te keqinj jemi vallaj! :)
    Po, nuk e kemi me t’keq! Pa t’keq e kemi! :)
    Chys! Mpuha!

  78. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 6:10 pm

    Emigrant, ajo shprehja jote vertet e forte. Shpresoj ta vere Peshku tek kutia e thenieve, me gjithese jam skeptik per kete gje :)

    kapedani thote:
    Une do te krijoj organizaten time “Boll!”

    Rrezik per ndonje muaj do degjojme qe dikush formoi nje OJQ me emrin Boll. Te pakten shpresoj te te japin kredi qe emrin e kopjuan ketu nga ty :D

  79. Artian thotë:

    2 Korrik 2008 @ 6:14 pm

    Alternativa e vetme eshte “te degjohet populli”!

  80. Rob-terneti thotë:

    2 Korrik 2008 @ 6:24 pm

    O milet,

    Mire mer mire, keta te Mjaftit nga nje here dhe ja fusin kot, si puna e asaj thirrjes, emigrante vraponi. Por ne kete rast problemi eshte nje nga gangrenat e Shqiperise. Mos harroni se kromi e ka ndihmuar shume Shqiperine, dhe eshte e turpshme si trajtohen keta njerez tani. Shkrimi mund te jete jo per ndonje cmim letersie, po halli me te cilin merret eshte i madh, bile shume me i madh se sa Mjafti mund te mbaje.

    Ne nje vend normal ky problem … Po ne nuk jemi te tille, mungon kembana -tha.

    Kot i kerkoni zgjidhje e projekte Mjatit, ata nuk jane as qeveri, bile as opozite. Kerkoini hesap atyre qe u keni dhene apo do t’u jepni voten. Bile, per kete do te mund te ndihmonte Mjafti, t’i kerkonte prononcim opozites si do ta zgjidhte kete problem; kurse pozita duhet ta jepte hesapin ne parlament, prap po te kishim kembane.

  81. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 6:29 pm

    Blendi, ti p.sh. qe ke simpati per Mjaftin dhe punen e tyre, sic dhe shprehesh, ke ndonje kritike per ta, dhe nese po, ca kritike ke?

    -

    Po, kam kritika dhe ua kam bere me dije. E para duhet te PUNOJNE ME SHUME, me fort, me mire. Ta pastrojne Levizjen nga te paaftit, te painteresuarit qe marrin rroga kot. etj etj…ka shume por nuk jane te gjitha per muhabet tek Peshku.

    ————————————-

    Mendon p.sh. qe eshte problematik dhe i dyshimte fakti qe ata nuk bejne transparence me financat e tyre? Mendon se ky eshte nje kusht miminal per nje organizate te tille?

    -

    Financat e Mjaftit une e dij nga vijne dhe nuk kam bere ndonjehere ndonje hetim per te marre vesh se nga vijne, sepse nuk jane aq “misterioze” sa hiqen disa. SOROS, USAid, Ambasada Hollandeze, jane tre qe me vijne ne mend. Kur bejne projekte te mira, donatoret jane te gatshem dhe ka plote qe i perkrahin…Nuk e di pse ju duket llogjike juve qe MJAFT! te zbertheje financat “me urdher te Peshkut”. Une nuk do i zbuloja financat nje “nofke” anonime tek peshkupauje. Nese dikush eshte realisht i interesuar te mesoje me teper, le te gjeje kohe te shkoje te takoje Llukanin, zyrat jane tek Rr. e Elbasanit, jam i sigurte qe do mesoje me teper. Pra keto akuzat me duken icik te stisura, dembele biles.

    ————————————————–

    Mendon se ata duhet te kene ndonje kusht qe p.sh. mbasi largohen nga Mjaft nuk do te perfshihen ne politike (me parti etj) per nje periudhe kohore te caktuar, ne menyre qe te behet e besueshme qe ata vertet kane ato qellime qe thuan, dhe jo thjesht ta perdorin Mjaftin si platforme per sulme politike dhe si trampoline per karierat e tyre politike te mevonshme?

    -

    Jo. Asnje kusht te mos kete. Mendoj se individi duhet te kete liri te plote te jete qofte aktivist, qofte politikan.

    ———————————————–

    Mendon se duhet te bashkepunojne ngushte me organizata te tjera OJQ shqiptare dhe te huaja ne Shqiperi, dhe qe duhet te kene transparence dhe bilanc jo vetem financiar, po dhe te punes se tyre dhe mardhenieve qe kane me njerez te tjere?

    -

    Shqiperia eshte e mbushur plote me OJQ qe hane buke kot ne te gjithe kuptimin e fjales. MJAFT! nuk ben pjese te keto, (ha buke vec) dhe eshte e lire te zgjedhe te bashkepunoje me ke mendon te arsyeshme, por duhet te bashkepunojne eshte disi e forte si kerkese, sidomos ne kontekstin e OJQ-ve parazite shqiptare.

    ———————
    Apo nuk kane shume rendesi keto?

    -

    Pyetje retorike kjo? Pse ta nisim mbrapsht biseden? :)

  82. mroklla thotë:

    2 Korrik 2008 @ 6:43 pm

    O Blendo!
    Me vjen shume keq, po duhet me t’kundershtu per keto qe the!
    Ky muhabeti i Mjaftit eshte bere bajat “ke zoti”, por “in all fairness”, jeni ju qe e shtyni kete Mjaftin dhe Mjaft-lleqet ketu ne Peshk. Gjindja komenton per ato c’vihen ketu, jo keshtu, ne abstrakt!
    Sa per financat e Mjaftit, ata (Mjaftuesit) e kane per detyre te bejne publike financat, jo sepse keshtu duan ca te ngeshem te Peshku, po sepse, si OJQ-ja me e madhe ne Shq, ata jane tashme person “quasi-publik” dhe si rrjedhim ja kane borxh kete transparence PUBLIKUT “en-large”! Keta kuriozet ketu jane thjeshte ena ku mbahet kjo pritshmeri!!
    Ti thuash ti kuriozeve: Kush eshte kaq kurioz bujrum ne zyre, eshte, e pakta “e padrejte”! Mjafti e di shume mire qe asnjeri nuk eshte aq kurioz sa te harxhoje diten neper zyrat e nje OJQ-je!
    Rezultati?
    Njerezia spekullon me Soros e me Captain Hook Treasury! Mjafti nuk i tregon financat! I le te tere te spekulojne! Nuk i intereson se c’mendojne njerezit per te!!
    Atehere pse duhet qe njerezia te sillen me Mjaftin “pa paragjykim”?
    Si ishte ajo puna e Pates me Patokun?

    P.S.
    Mua per vete nuk me ha kesula se ku i gjen leket Mjafti! Per mua Mjafton qe te mos veshin me ato pulovrat e Vitit te Kaluar! :)

  83. Permetari thotë:

    2 Korrik 2008 @ 6:58 pm

    Ajo qe me ka bere pershtypje nga kronikat televizive te koheve te fundit ne Shqiperi, ishin pamjet e ketyre minatoreve, tek i ishin sulur malit privatisht e familjarisht, me mjete primitive per te nxjerre krom e per ta shit. Nderkohe qe mund te jene te verteta ato historite e firmave te licensuara me te drejte apo pa te drejte, ato te pakten perpiqen te zbatojne ligjin. Por a jane te ligjshme keto inkursione private te minatoreve per te nxjerre krom e per ta shitur? Nga njera ane kerkohet qe keto firma te mos funksionojne derisa t’u krijojne kushte sigurie minatoreve, dhe nga ana tjeter minatoret “hapin” minieren privatisht. A jane me te sigurt per jeten e tyre duke bere nje gje te tille? Elises i kujton Gold Fever-in e Amerikes se larget kjo situate, por po te vazhdojme paralelizmin, une s’di qe ato kerkuesit e arit ne Amerike t’i paraqesnin kerkesa per rritje rroge apo kushte me te mira pune qeverise amerikane. E them kete jo per te lene keto njerez ne meshire te fatit, por jo edhe per t’i bere personazhe heronjsh si ne librat e Xhek London-it, sepse ai paralelizem nuk qendron. Zgjidhje aty do te kishte jo duke bere eskursione e solidarizuar me te paligjshmen, por duke ndihmuar konkretisht per te patur nje kompani serioze qe trajton minatoret ne menyre humane por edhe qe te mund te rrise ekonomine e gjithe zones. Sepse keshtu sic eshte situata, nuk ka fitim as njera pale e as tjetra. T’i shtysh minatoret per greva e protesta nuk eshte ndonje ndihme e madhe, per mendimin tim. As sensibilizimi i opinionit nuk do t’i ndihmonte shume ata. Ne qofte se njerezit shohin neper kronika se minatoret “e kane marre vete ceshtjen ne dore” duke kerkuar kromin privatisht, nuk ndihen shume te motivuar per t’u ngritur ne protesta kunder qeverise. Apo s’eshte ky synimi i Mjaftit?

  84. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 6:59 pm

    Ky muhabeti i Mjaftit eshte bere bajat “ke zoti”, por “in all fairness”, jeni ju qe e shtyni kete Mjaftin dhe Mjaft-lleqet ketu ne Peshk.
    —–

    Nuk eshte ashtu. Te garantoj se edhe ne do donim te flisnim me pak per Mjaft!-in e me shume per ceshtjet. Ceshtjet te mjerat ceshtje.

    Problemi eshte qe keta te MJAFT!-it jane nder te paktet qe merren me ceshtjet, andaj kur hapen biseda detyrimisht hyn MJAFT! ne mes. Ky eshte nje problem qe kerkon zgjidhje ne fakt. Lexo piken 6 tek komenti i tropizmes me lart…se njerezit nuk shquajne dot pemet nga pylli…gjithsesi ky nuk eshte faj as i MJAFT! as i Peshkut por i te treteve…atyre qe duan te monopolizojne opinionin, qe manipulojne, genjejne, shantazhojne (edhe ketu) tere diten e Perendise. Kjo eshte lufte vullnetesh. Hasta la victoria Siempre. :D

  85. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:00 pm

    Blendi,
    Se pari pse kritikat ndaj Mjaft nuk qenkan te gjithe per muhabete tek Peshku, po lavdet dhe shkrimet spiropaliste jane? :)

    Se dyti tek financa, nuk tha njeri se duhe te jene transparente se thote peshku apo per mode, po se ashtu duhet. Se pari OJQ-te nga natyra duhet te jene transparente, aq me teper kur bejne rolin e mbikqyresit te qeverise dhe politikes, dhe aq me teper ne Shqiperi, ku ka precedente shume negative.

    Te dish ca emra nuk eshte transparence, eshte te hedhesh hi syve. Transparence eshte sic bejne OJQ-te ne gjithe boten, qe deklarojne publikisht financat e tyre, kaq para nga filan organizate kete muaj, kaq nga pishmani, kaq perqindje parash shkojne per te paguar stafin, kaq per vete aktivitetet, etj. Pra bilance te vazhdueshme. Ndryshe nuk ka si te kete populli besim qe keto para dhe kjo organizate nuk eshte vecse nje vegel e dikujt, apo nje Ajnshajn i dikujt, per te huazuar metaforen e shumeperdorur te Spiropalit tek ai artikulli tjeter.

    Pra i takon Mjaftit te beje transparencen financiare, jo njerzve ti ndjekin nga mbas zyrave per te mesuar keto gjera. Apo do shkoje Dilaveri i Bulqizes qe eshte pa kepuce tek zyra e Mjftit ne Tirane qe te mare vesh ne ka transparence dhe nese vertet Mjafti ka hallin e tij apo thjesht po e perdor mjerimin e tij per qellimet e veta aspak humanitare?

    Plus qe vete drejtuesit e Mjaftistave jane prononcuar ne disa okazione qe nuk bejne transparence se valla duan te mbrojne donatoret e tyre se qeveria mund te hakmerret ndaj tyre, duke i vene gjoba etj. Ca jane keto peralla?! Nese donatoret jane ne rregull nuk kane pse te kene frike nga qeveria, se nuk eshte me komunizem. Ne te kundert, nese donatoret jane per vete te korruptuar dhe bejne gjera te paligjshme, apo bejne donacione per te perdorur Mjaftin si mashë politike, atehere Mjaft nuk ka pse te pranoje ato donacione.

    Per te njejtat arsye eshte e rendesishme qe keta persona ta kene praktike pune rregull qe nese do kesh rol egzekutiv apo drejtues tek Mjaft p.sh. do deklarosh se mbasi te largohesh nuk do merresh me politike per 2 apo 5 vjet apo ku di une. Eshte nje garanci ajo qe nuk je tek Mjaft per tu bere politikan, aq me teper duke patur precedentin e Erjonit.

    Kjo eshte dicka qe ndodh dhe ketej ne amerike p.sh. ne kahun e kundert, dhe eshte problematike. P.sh. nje pjese e mire e parlamentareve amerikane mbasi dalin nga Kongresi apo admnistrata e Shtepise se Bardhe behen lobista. Kjo normal i ben njerzit te dyshojne nese keta vertet deshin te sherbenin ne qeveri, apo thjesht krijuan lidhjet qe te jene efektive si lobista. Obama p.sh. me ca kam degjuar ka bere nje premtim qe per 2 vjet ata qe punojne ne administraten e tij nuk do kene mundesi te lobojne. Pra i jep popullit nje garanci, mbasi ka pasur precedente negative.

    Plus, nuk eshte pune e drejte apo lirie veprimi sic thua ti, por eshte kusht qe menjanon konfliktin e interesave dhe tregon transparence. Si mund te jesh njekohesisht dhe mbikqyres (watchdog) i politikes dhe i perfshire ne te, apo te besh rolin e mbikqyresit thjesht per tu katapultuar me lehte ne politike?

    Kurse per bashkepunimin qe thashe, dhe kjo vlen dhe per pergjigjet e tjera qe ke dhene; mos i qit fjalet jashte kontesktit qe te behet argument i pavlefshem. ;) Nuk thashe une te bashkepunojne me OJQ-ra kot se koti dhe parazitare, po me sa di une ne Shqiperi ka OJQ-ra dhe organizata qeveritare te huaja p.sh. qe vertet ja vlen te bashkepunosh. Kur bashkepunon me ta tregon qe 1) ke interes te zgjedhesh hallet dhe jo thjesht te besh tellall per te bere reklame vetes; 2) ke transparence dhe nuk je nje grup i mbyllur qe ben dallavere dhe nuk do te dine te tjeret; 3) jep-mer pervoja dhe krijon vertet networks me gjera qe ja vlejne dhe kane efikasitet.

    Pa llogaritur specialistet e ndryshem qe disponojne keto organizata te tjera qeveritare ose jo, qe jane ne Shqiperi. Kjo do mundesonte qe per problemet Mjaft jo vetem te veje tellallin, po te nxise qeverine me propozime konkrete per zgjidhje. Kjo gje pastaj ne vetvete e detyron qeverine qe te mare masa dhe i ve dhe afate dhe e mbikqyr tamam, aq me teper duke pasur parasysh qe kemi te bejme me qeveritare shqiptare ku per shume prej tyre qellimi kryesor eshte perfitimi per vete, jo te zgjidhin hallet e popullit.

    Pra behen hapa serioze dhe tregon transparence dhe seriozitet, dhe ka edhe opinion pozitiv (cka sjell rritjen e mbeshtetjes ndaj kesaj organizate) por dhe ben dicka per zgjidhjen e problemeve, qe eshte kryesorja.

    Keto jane thjesht ca ide nga nje njeri pa pervoje ne keto pune, te hedhura vec per efekt debati ketu. Po ka plot ide te tjera ma ha mendja nga njerez te tjere. Nese Mjaft do ishte serioz ne keto gjera do implementonte gjera te tilla. Nese do ishte thjesht nje organizate kukull me qellime kryesisht te tjera, atehere do bente kryesisht gjera vanitoze dhe show neper rruge dhe media, dhe vetem ne plan te dores se dyte do bente ndonje gje konkrete.

  86. Adrian thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:16 pm

    Blendo, ta marrim te mireqene se MJAFT ka ndihmuar keta te Gerdecit ashtu sikunder thua ti, apo minatoret e Bulqizes, megjithese une qe isha ate dite kur keta te MJAFT ishin ne perpjekje per te sensibilizuar opionin per ate qe po ndodhte, pashe tjeter gje. Personalisht me ka lene shije te hidhur, njerez qe prej ditesh ishin ne Greve u sollen, me pas u percollen, me pas u sollen, me pas u vendosen banderolat me shkrim dore apo ku di gje une. Kam qendruar ne sheh me shume se 40 minuta me shprese se do te gjeja dhe une veten, por per fat te keq humba veten. Nuk pashe as me shume as me pak, goca e cuna simpatike qe gjeten nje mundesi per te bere nje dore muhabet dhe per te pire nje cinare dhe shikonin njeri-tjetrin ne sy pa e dite ca do benin pas shiut te imet. Nuk mungonin dhe pyetjet, he si duket, mire dolli?? Kam marre pjese ne shume protesta, gjate kohes se qeverisjes socialiste, nje pjese e mire te organizuara dhe nga MJAFT dhe ne nivel jo te keq, kujtoj ate per tragjedine e 9 janarit ne mos gabofsha, por duhet te pranojme qe asnjehere nuk ia arriten te jene te lartesine e duhur dhe te justifikojne donacionet e SOROS, USAID apo ndonje ambasade tjeter. Mua nje pjese e mire e mjaftisteve me duken cuna te perkedhelur nga fati apo leku, ashtu sikunder the ti qe jane kthyer ne parazite forumesh, e-mailesh. Ajo qe une shtroj si pyetje une eshte shume e thjeshte. Perse o zoteri keta te MJAFT nuk reaguan per ceshtje shqetesuese para se ato te ndodhnin, perse vrapojne te pervetesojne nje greve, nje proteste, nje denoncim. Perse ata cuna, apo ato goca qe kane qene dhe gazetare, ose kane lidhje goxha te mira me median nuk i perdorin burimet, informacionet e tyre, per te ngritur vete nga fillimi deri ne fund nje problem, nje ceshtje dhe per te vijuar me pas me sensibilizimin e opioninit publik. Perse kjo zonjusha nuk shkoi me pare per te pare ate biznesin e vdekjes ne Bulqize dhe te bente nje shkrim qe te godiste. Mos e pengoi Qeveria. Kete te bejne keto zoterinjte dhe me pas te shohin nese do i shkojne njerezit nga pas.

    Ne vende te tjera, ku problemet ndoshta nuk jane dhe kaq te ndjeshme dhe kaq te renda, reagimi qytetar eshte shume i ashper dhe rreth tyre mblidhen shume njerez. Mua me vjen keq vetem per nje gje, keta cunat dhe gocat me apo pa deshiren e tyre po bejne qe te vdesi “protesta”, sepse e kane bastarduar me firt lady-t e kohes se Nanos dhe ca levizje trendy, qe ska zog shqiptari qe ia ndien. I thone atij llafit o e bejme, o ta leshojme se kshu me breke neper kembe nuk behen protesta.

    kalofshi mire

  87. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:18 pm

    mroklle minatori je ti? se te quajta dhe widget pale…

  88. mroklla thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:20 pm

    Thote Blendi: Lexo piken 6 tek komenti i tropizmes me lart…

    Ate s’e lexoj se m’ka sha!
    M’ka thone “cattivo”!!! M’ka vone te lista e kulakve, dhe m’ka lendu’ ndenjat (dhe ndejat). :)
    Dhe cer nervash mer ti eejjj…!! Gati, gati m’boni kurioz!

    Si thote konga?
    O shume lule shkuan-e
    O por si ti s’vezhduan-e
    Po me javash o zok i lehte
    Se Brinja eshte vent i serte

    Hajt, hajt Blendo!
    Ti mbroji keta se i ke shoke e miq!
    Po, mos m’thuj qe kur e shikon situaten nga kjo ane e xhamin, nuk e kruan nje cike koken me dyshim!
    Si tha eTjeni?
    Se jom’ “refugjat” nuk jom trap! :)

  89. mroklla thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:24 pm

    Jo, xhane, nuk jam Minatori!!
    Ta thote Blendi kush jam (kush kam qene te pakten) , po mos e vej ketu se kam dal n’ilegalitet! :)
    Sa per Widget, ashtu i bi n’Anglisht apo jo?

    P.S.
    Chi e’ Minatori?

  90. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:27 pm

    Permetari thote:

    Zgjidhje aty do te kishte jo duke bere eskursione e solidarizuar me te paligjshmen, por duke ndihmuar konkretisht per te patur nje kompani serioze qe trajton minatoret ne menyre humane por edhe qe te mund te rrise ekonomine e gjithe zones.

    Dmth, Permetar, Mjafti dhe sindikata ne kete rast te gjejne nje investitor tjeter, me te mire, ose ose te behen vete investitore, pastaj t’i mbushin mendjen qeverise te prishe kontratat ekzistuese, gje qe edhe mund te behet me ndihmen e gjykatave. Por kjo do te donte 1) deshiren e qeverise per prishjen e kontratave ekzistuese dhe 2) proces te pershpejtuar gjyqesor, apo thyerje te kontrates nga qeveria menjehere dhe marrje persiper te demshperblimit nese i demtuari fiton gjyqin ku ka paditur qeverine. Ngelet problemi i kredibilitetit ndaj investitoreve, gje qe mund te ndihmohej me sqarim te bollshem mbi thyerjet e standardeve te sigurise dhe punes ne rastin konkret. Dmth, nese nuk je shok me Genc Rulin apo vajza e Sali Berishes, pac fat ne realizimin e kesaj.

  91. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:33 pm

    Nuk pashe as me shume as me pak, goca e cuna simpatike qe gjeten nje mundesi per te bere nje dore muhabet dhe per te pire nje cinare dhe shikonin njeri-tjetrin ne sy pa e dite ca do benin pas shiut te imet.

    -
    Adrian, per kete ke shume te drejte. Edhe mua me ben te krruaj koken, kjo eshte nje nga kritikat qe permenda me pare per xhibin. Ka njerez qe jane ne MJAFT! per sport, prandaj dhe levizja vuan skepticizem te tmerrshem. Une po te isha ne MJAFT do beja c’te mundja per nje shkundje te forte nga elemente/sjellje parazitare. Kjo levizje ose do jete zjarr, ose do fiket fare.

    ——

    Perse kjo zonjusha nuk shkoi me pare per te pare ate biznesin e vdekjes ne Bulqize dhe te bente nje shkrim qe te godiste. Mos e pengoi Qeveria. Kete te bejne keto zoterinjte dhe me pas te shohin nese do i shkojne njerezit nga pas.

    -

    Me kaq do ta mbyll per sot se une s’jam avokat as i MJAFT! as i Elises. Po per hir te se vertetes nuk numerohen heret qe Elisa ka shkuar ne Bulqize te vizitoje minatoret, ka shkruar per ta, ka qare me ta, qysh ne krye te heres. Nuk eshte ndonje cudi e madhe te jete atje ne Bulqize dhe tani qe ne i meshojme tastjerave.

    Me tej, mos me beni pyetje, pse s’ben MJAFTI! kete po ben ate - une nuk perfaqsoj levizjen MJAFT! me shume se c’e perfaqsoni dhe ju.

    Respekte.

  92. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:33 pm

    Se harrova te them, Mjaftit bravo i qofte nese merr persiper kompetencat e Albinvestit.

  93. NYC-USA Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:33 pm

    kjo tema, ashtu si ideja kryesore e artikullit (per dilaverin e shkrete e katnaret qe merren me te ) e do titullin “hajt merrena me boten, se vete s’kena c’bojm”

    moto e perhapur shume, qe ka face-byk(c)-i (nje tjeter humbje kohe kolosale) tek mjaft-i etj..

  94. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:36 pm

    O kapedan Dileveri, sekretar i pare i PP-se, rri ore rehat se eshte serioze tema, c’jane ato devijime qe ben ti nga udha e Zotit peshk? :D

  95. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:40 pm

    mroklla, Blendi nuk e di se kush je (mund ta zbuloj po te dua por nuk kam pse ta bej) perderisa zgjedh anonimitetin dyfish pa i prishur pune askujt, pse duhet ta dhunoj une zgjedhjen tende? Per mua je “mroklla” dhe kjo m’eshte boll.

  96. Permetari thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:47 pm

    Tropizma thote:

    Mjafti dhe sindikata ne kete rast te gjejne nje investitor tjeter

    Kam dyshim ne te tilla aftesi te Mjaftit :-) Jam kunder kesaj.

    t’i mbushin mendjen qeverise te prishe kontratat ekzistuese

    OK, le ta provojne po a e bejne dot? Perseri kam rezerva. Ja p.sh tropizma, ne qofte se dikush te thote ty nga mengjesi ne darke se je idiote, e papergjegjshme, e rrezikshme, e se duhet te iiiiikesh nje ore e me pare nga syte kembet, sa e prirur do ishe ti ta degjoje, apo te nderroje mendim prej atij dikush-it? Mjafti nuk i ka lene vend vetes per te bere negociatorin me qeverine.
    Nje profesori im ne UT gjithmone thoshte: ” Kur me fusni mik per provimin kini parasysh dicka. Qe t’u dale kjo pune per mbare, une duhet te skuqem perpara atij mikut, se po ishte e kunderta aha, as mos shpresoni…” Pra shkurt muhabeti, ti futesh Mjaft-in si mik qeverise per te ndihmuar minatoret, do te thote “t’i ngelesh ne klase”. Boll me Majaft-in! Shume-shume ne ndonje konkurs te organizuar nga Soros-i mund te ndihmoje.

  97. Qafmolla Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Korrik 2008 @ 7:53 pm

    Sa fiksim e keni te gjykoni ne terma letrare edhe kur nuk behet fjale per letersi. Cdo gje te shahet me kollaj duke perdorur fjalen “hartim”. Argumenti ka vkeur me kohe…

    Pa permendur ketu sharesit e perhershem dhe konspirativet e perjetshem.

    Now here’s a hint: Njerezit duhet te bejne seks se paku nje here ne vit. Kjo eksperience e domosdoshme i ben ata te jene me pak te dhunshem dhe shume me mirekuptues e sociale.

    Ne kete kuptim, femra qe ka gjasa te vdesin te