Identifikohu



Regjistrohu

Kënaqësia e të lexuarit një libër është fetish shpirtëror, ndërsa kënaqësia e të blerit një libër është fetishi i komfortit

Anaisa

29 Shkurt 2008

“Një libër është një mik, që edhe pasi ta kthen shpinën mbetet mik”, thotë një shprehje. Dhe është besuar përherë se një libër ka një shpirt, një jetë të cilën e jeton ndërsa lexon, dhe eksperienca mbetet e pashlyeshme në mendjen tënde. Ky është fetishi shpirtëror që një libër bart nga brezi në brez. Nga ana tjetër, ajo çka realisht shitet e blihet nëpër libraritë e Tiranës, tregon për një tjetër lloj fetishi të lidhur me librin: Ai i komoditetit. Nëse e pranojmë thënien e mësipërme, atëherë sipas asaj që tregojnë botimet që kanë mbushur raftet e librarive, miqësia me librin është transformuar sipas një loje tjetër të marrëdhënies. Tashmë libri është një vetëm një objekt, ashtu si eksperienca e të lexuarit të tij është një fetishizëm i komercializmit.

Nga vëzhgimet në disa librari të Tiranës duket se janë të njëjtët tituj që tërheqin vëmendjen e blerësve, pikërisht ata që janë reklamuar më shumë. Megjithatë segmente të njëjta klientësh, janë gjithashtu të identifikueshëm, ata veçohen sidomos përmes moshës.

“Janë krijuar disa prototipe lexuesish; pak më të vjetrit tërhiqen nga libra historike dhe biografikë, mosha e mesme preferon letërsinë e huaj, ndërsa të rinjtë duan libra best-seller”, thotë Arlindi, i cili punon në librarinë e “E Përshtatçme”, në Tiranë. “Shumica e klientëve duan letërsi të huaj, best-seller-s”, thotë Zylka, nga libraria “Albania”, duke bërë edhe ajo një ndarje të ngjashme sipas moshave.

Kjo nuk është ndonjë problem. Pse lexuesit e sotëm preferojnë Steel në vend të Vonnegut? Ndoshta sepse Vonnegut nuk është përkthyer asnjëherë në shqip, po edhe sikur të përkthehej ai nuk do të lexohej, edhe pse historitë e tij mbi paranojën e periferive dhe konsumimin e pashpirt, i çon personazhet e Vonnegut në udhëtimet më aventureske. Shumica preferon historinë e ish-aktores, para-menopauzike, që fluturon në Paris dhe bie viktimë e një akti terrorist, prej nga lind edhe një romancë ‘glamur’. E vështirë për t’u përtypur, por e vërtetë. E nëse kaq duan, kaq le të marrin. Por ama, është një gjë tjetër që më shqetëson. Libri më i shitur këto kohë sipas librashitësve është “Gjuetari i balonave”. Kjo nuk më shqetësonte aspak, në momentet kur bisedoja me punonjësit e librarive që vizitova, të cilët ma paraqisnin të parin në listën e tyre të shitjeve. Kur më thanë me pak fjalë historinë, mendova se ky qenka një fenomen: një libër i një afgani, best-seller në perëndim. Pastaj nga emri, shumë fanta-komik dhe i thellë. Fati im i mirë, që u bëra kurioze të shoh se çfarë reklame ka pasur ky libër në Shqipëri, që qenka bërë kaq i njohur. Ah… ja të shohim këtu… “Koha Jonë”, 11 gusht 2007… kryeministri Berisha paska kaluar pushimet e shkuara në shoqëri të këtij libri, thuhet këtu. Pastaj forumet qenkan mbushur me këshilla për të lexuar këtë libër. “Shekulli” shkruan se vera ka qenë sezon i lartë për këtë libër, sidomos ndikuar nga vëmendja kryeministrore. Ajo që më vuri në një këndvështrim krejtësisht të ndryshëm ishte rënia ndesh me një artikull të gazetës “Sot”, me titull: “Berisha në pushime lexon “Gjuetari i balonave” dhe Mustafa Nano që lexon dhe avancon Noam Chomsky-n”. Pasi lexoj artikullin e qëndisur nga Kastriot Myftaraj, kuptoj sesi ky libër qenka aktualisht libri më i shitur i librarive dhe ishte këtu që u shqetësova. Kthehemi te blerja e librave si fetish. Koncepti i fetishizmit, në kuptimin e parë të kësaj fjale (besim në forca të magjisë dhe transhendencës brenda një objekti) diku nga shek. 18-të kërkonte të bënte diferencën ndërmjet të ashtuquajturave shoqëri primitive (që kanë një model fals të eventeve natyrore) dhe shoqërive moderne (të cilat nuk e kishin). Ishte Karl Marx, që revolucionarizoi këtë koncept, duke e përdorur në mënyrën e kundërt. Në vend që të kritikonte fetë ‘primitive’ ai e përdori për të kritikuar shoqëritë moderne. Marxi vuri re se njerëzit në shoqëritë kapitaliste shpesh fetishizonin objekte materiale, çdo produkt që i reklamohet konsumatorit se ka një fuqi magjike ose mistike (si disa firma rrobash, parfumesh ose ushqimesh) janë fetishe. Teoria Marx-iste e fetishizmit të komoditetit propozon të shpjegojë këtë fenomen. Nuk e di ende nëse është e qartë lidhja që kam në mend, ndërmjet librit, dy kuptimeve të fetishit, artikullit “Berisha në pushime lexon “Gjuetari i balonave”, Mustafa Nano që lexon dhe avancon Noam Chomsky-n” dhe librit “Gjuetari i Balonave”. Ndoshta për ketë duhet të lexoni artikullin e Kastriot Myftaraj- është shumë i lehtë për t’u gjetur, mjafton të “gugëlloni” titullin e tij dhe do iu dali menjëherë. Paralelizmi im me çfarë thuhet në artikull është i qartë. Autori afgan i suksesshëm në perëndim, nuk është idoli i popullit të vet- s’ka sesi të jetë- ndryshe nuk do ishte best-seller në Amerikë. Por kjo njerëzve nuk u intereson, ashtu sikurse nuk u intereson që heroi afgan, nuk është i afganëve, por heroi afgan i amerikanëve. Nuk u intereson që ky libër fals, nuk ka brenda tij asnjë ‘fuqi magjike ose mistike’ historia e të cilit do të mbetet brenda teje gjithë jetës. U intereson vetëm që e kanë marrë vesh nga gazeta se kryeministri po lexoka filan libër. Fjala ka marrë dheun nëpër forume dhe ka madje njerëz që shkruajnë se e kanë lexuar nga tre herë këtë roman dhe ua këshillojnë edhe të tjerëve. E, prej pothuaj mbi gjashtë muajsh, ky është libri më i blerë nëpër librari! Akoma nuk kemi hequr dorë nga të shtruarit bibliotekat tona me librat që na mëson “udhëheqja”?! Nëse përpara thuhet që ‘ishte me detyrim’ po sot pse? Atëherë edhe sot, “injoranca është burim i gjithë të këqijave”, - shkruan Fatos Lubonja, në artikullin “Përpjekja e jonë”, në numrin e fundit të revistës “Përpjekja”.

Ndoshta juve nuk i njihni këta emra që ‘thonë’ shumë gjëra për shumë gjëra. As unë si njoh shumicën e tyre. Jam vetëm një vajzë nga Tirana, që di të shkruajë dhe s’ka asgjë më të mirë për të bërë. Por kaq e di, një libër mund të të shpëtojë. Është e pabesueshme të mendosh se brenda një kapaku me fletë të shtypura ti do të gjesh përgjigje për pyetjet e sikletshme që të vijnë në kokë, por ashtu është. Mendimi i njerëzimit, çdo gjë nëpër të cilën specia jonë ka kaluar, është e shkruar nëpër libra. Ka libra që flasin edhe për të ardhmen. Herës tjetër që mendon të harxhosh lekë për një libër, qëndro një sekondë dhe mendo për atë që ke dëshirë dhe etje të dish. “Një libër është si një kopësht që mbahet në xhep”, thonë kinezët. Ulu pak aty, në atë kopsht, dhe dëgjo frymëmarrjen e njerëzimit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

35 Komente »

  1. ITS Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Mars 2008 @ 9:13 pm

    Jam vetëm një vajzë nga Tirana, që di të shkruajë dhe s’ka asgjë më të mirë për të bërë.

    Ah moj Anaisa, sa idealiste qe je. Dukesh qe sapo ke dale nga bangat e shkolles dhe kujton se i di te gjitha. Fatkeqesisht te shkruash sic shkruan ti nuk do te thote te “dish te shkruash”. Ke shkruar shume dhe s’ke thene asgje te re.

    I re nga hena, e nga Karl Marxi per te thene qe industria e librit eshte e komercializuar si cdo gje tjeter. Do apo s’do ti letersia populiste do te “prevaloje” (ne fjalet e kryeministrit) dhe Vonnegut apo Naomi Klein nuk jane autore qe pertypen nga te gjithe.

  2. reader thotë:

    1 Mars 2008 @ 9:59 pm

    Futi nje te lexume “The Kite Runner” (s’eshte per tu pasur fort bese perkthimeve ne librarite e Tiranes dite e sotme) se nuk eshte dhe aq keq, dhe nuk ben propaganden e askujt. Eshte nje burim i mire per te kuptuar ca gjera mbi historine e vendit.

  3. Idris thotë:

    1 Mars 2008 @ 11:48 pm

    Anaisa !
    Kjo qe merr persiper te perpunosh Ti eshte gje teper e respektueshme .
    Asnjehere dhe ne asnje kohe e vend nuk ka “kandare” qe ti mase gjerat. Por, po aq e vertete eshte se sa ka pasues te rendesishen te nje teorie qe fisnikerojne dijet e njerezve po aq ka edhe “shfryres hundesh” qe i kundershtojne keto DIJE “per mode” pa kuptuar asgje perse u vine kunder.Urime

  4. anaisa Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Mars 2008 @ 2:04 am

    flm per komentet. nuk shpresoja te terhiqja vemendjen me dicka te pathene me pare. kjo nuk eshte e rendesishme. per mua, interesante eshte te shkruash per librin si fetish dhe dy menyrat sesi mund te lidhen keto te dyja. njera, per mua, eshte ajo e shendosha, tjetra eshte e semura. nuk e kam mbaruar tani shkollen dhe nuk jam idealiste pse po them se nje liber mund te te shpetoje.

  5. K. thotë:

    2 Mars 2008 @ 2:23 am

    Ca thu mi ca thu?
    Shpresoj ta lexosh mesazhin para se te fshihet!

    Falenderoj shefin, qe me paguan per te lexuar kete qe sapo lexova. Me vjen shume keq, qe karaktere si puna e juaj kane b… te shkojne ne librari e te bejne dhe artikuj ( Artikuj???) a me mire te shkruajne pacavure te ketille qe nuk vlejne 2 leke.
    Oh medet medet….

    Kete e shkruar ti:
    “Herës tjetër që mendon të harxhosh lekë për një libër, qëndro një sekondë dhe mendo për atë që ke dëshirë dhe etje të dish.”

    Keshtu per te miren tende, dhe per te miren e KB qe ka ne dispozicion peshku, heres tjeter qe mendon te shkruash dicka si kjo me siper, qendro nje sekonde, dhe largohu ne kompiuteri!!!

  6. anonymus thotë:

    2 Mars 2008 @ 2:43 am

    Hahahaha!
    O K, me bone me qesh. :)

    Ej, kape dhe i’ tjeter nga kjo chupa!
    Pse lexuesit e sotëm preferojnë Steel në vend të Vonnegut? Ndoshta sepse Vonnegut nuk është përkthyer asnjëherë në shqip…

    Ndoshta? NDOSHTA? :)

  7. matematikani_vogel Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Mars 2008 @ 2:49 am

    lexuesit e sotem thote qo chupa ?
    Ku jane lexues ata mer yahoo.
    Ato te Steel jane telenovele-use :-) mi
    Kur hame makarona, hame makarona,
    Kur hame lesh, hame lesh
    E di besoj at barcaleten .
    E pra mos na i nataro gjonat

  8. lulian kodra thotë:

    2 Mars 2008 @ 2:56 am

    Anaisa, te falemnderit! Pasi i bere vetem nje pershkrim ne nivelin e fetishit material Gjuetarit te Balonave, dhe nuk argumentove as edhe minimumin se pse ketij libri i mungon, apo e ka plot e perplote fetishizmin shpirteror, por u more vetem me politikat e autorit (te dashur ne Amerike, te urryer ne vendin e tij), serish pa folur per librin dije, por per librin objekt, njekohesisht sic e pranon edhe vete, pa avancuar nje teori ekonomike, por duke ricikluar Marksin, me ben te mendoj jo vetem se nuk di te lexosh, por as edhe te shkruash, rrjedhimisht, keshillen qe jep duhet t’a injoroj dhe Gjuetarin i Balenave qe nuk e kisha lexuar deri me sot, duhet t’a lexoj, pavaresisht ne e lexon Berisha, apo jo, dhe mbi te gjitha per inat tend, sepse nuk i kishe bere nje kritike te mirefillte librit, sepse nuk na tregove dot se c’eshte ajo kenaqesi shpirterore qe mund te nxjerrim nga ky liber, por u more thjesht me fetishizmin e blerjes se ketij libri, dmth, na the mos e bleni, (blerja eshte fetish i komfortit), nuk na the mos e lexoni, (leximi eshte fetish i shpirtit). Shkurt, me gjithe perpjekjen tende, re pre e fetishit te komfortit.

    p.s. Te sugjeroj shume perzemersisht, te na ofrosh pjesen e dyte te ketij shkrimi, dhe te na thuash pse te mos e lexojme. Na e ke borxh nga titulli.

  9. anaisa Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Mars 2008 @ 3:47 am

    serish shkoni pertej falenderimeve te mia. kritikat tuaja jane te mirepritura. nuk besoj te kem shkruar dicka kaq te shemtuar dhe pa kuptim sa thua ti K- perkundrazi teje.

    une bera nje konstatim nga nje vezhgim personal. Nese doni ta hidhni poshte jepni versionin tuaj, po te pakten mos beni sikur intelekti juaj eshte ofenduar nga une. ju lutem. nuk ju shkon, me gjuhen qe po perdorni.

  10. Idris thotë:

    2 Mars 2008 @ 4:15 am

    Se kane me ty moj Jo.JO! As me artikullin .As me librat.
    Rri rehat ti se shamite i kane humbe Sales ,perdor kete takemin per te mshi hundet…. :) :) :)

  11. ujku i zi thotë:

    2 Mars 2008 @ 4:46 am

    Anaisa, kete shkrimin nuk e kuptova mire se c’kishte per qellim: shpjegimin filozofik te “ftishizmit”, apo ishte kritike letrare?
    C’fare kuptimi ka: “Ky është fetishi shpirtëror që një libër bart nga brezi në brez.” Mos me thuaj qe edhe kete e ka thene Marksi?!

    Ndersa per kritike letrare, ben mire t’i lexosh librat para se t’i gjykosh.

    Kur më thanë me pak fjalë historinë, mendova se ky qenka një fenomen: një libër i një afgani, best-seller në perëndim. Pastaj nga emri, shumë fanta-komik dhe i thellë. Fati im i mirë, që u bëra kurioze të shoh se çfarë reklame ka pasur ky libër në Shqipëri, që qenka bërë kaq i njohur.

  12. lulian kodra thotë:

    2 Mars 2008 @ 6:00 am

    Anaisa, sic duket qarte edhe nga citati qe ka zgjedhur ujku i zi, ti nuk e ke lexuar librin, por e ke gjykuar nga kopertina, si objekt fetishi. Sinqerisht, lexoje, dhe na sill pjesen e dyte qe ke premtuar ne titull.

  13. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Mars 2008 @ 7:18 am

    Por kjo njerëzve nuk u intereson, ashtu sikurse nuk u intereson që heroi afgan, nuk është i afganëve, por heroi afgan i amerikanëve. Nuk u intereson që ky libër fals, nuk ka brenda tij asnjë ‘fuqi magjike ose mistike’ historia e të cilit do të mbetet brenda teje gjithë jetës. U intereson vetëm që e kanë marrë vesh nga gazeta se kryeministri po lexoka filan libër.

    Ke ndonjë burim statistikor?

  14. ITS thotë:

    2 Mars 2008 @ 7:34 am

    C’i paskeni bo Anaises se shkrete. E paskeni bo per dy lek. Po kini re njerez meshire. :D
    /Nga ana tjeter me behet qefi qe mediokriteti nuk po lavderohet si zakonisht ketu tek peshku.

  15. Darien thotë:

    2 Mars 2008 @ 11:23 am

    Po me vika keq se e paskeni masakruar keq çupen. Eshte per te vleresuar te A. te pakten ka aq trimeri sa te vije ketu e te pergjigjet…dmth, te provoje te pergjigjet. Vetem A, me kujdes here tjeter!

    Deri diku ke te drejte kushdo-qofsh. A. e ka bere çorbe dhe s’merret vesh mire nga fillon e nga del. E sulmon kot kete çunin afgan. K.V.junior ka qene me origjine gjermone dhe ka shkrujt kunder Gjermanise, ka qene amerikan dhe ka shkrujt kunder Amerikes. Perse ai te mos shkruje kunder Afg?

    E ke lexuar librin e tij te pakten? Sme duket se eshte aq keq sa e ben ti, me sa thote edhe Readeri.

    Nga ana tjeter, pak a shume te gjithe e kishim nuhatur qe kur nje liber ka me shume reklame, shitet me shume. Cuditerisht kjo ndodh edhe per makinat, rrobat etj. Dmth, seshte ndonje zbulim i madh, kupton.

    Dhe shyqyr Z-tit qe nuk e njohin Vonnegutin aq shume. Si do ndiheshim ne snobet e letersise sikur ta njihnin te gjithe? Keq. Do lexonim Stillin a si ja thone qe te thoshim Okej, kete e lexojne pak.

  16. anaisa Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Mars 2008 @ 2:54 pm

    vetem se kur hakerreheni beheni shume qesharak. ju jeni idhtare te letersise..haha idhetare ca fjale. OK kush e ka lexuar librin nga ju, le te sjelli pjesen e dyte te shkrimit. un e kam thene qe nuk dua ta lexoj nje liber te tille, besoj qe sh nga ju kane lexuar edhe kodi da vinci, une se kam lexuar as ate, e megjithate them qe eshte liber falls.

  17. Darien thotë:

    2 Mars 2008 @ 3:26 pm

    Sbehet fjale nese do apo sdo ta lexosh Anaisa. Por natyrisht, nese mendon dhe nese shkruan per kete liber, do ishte e vendit qe ta lexoje me para, apo jo?

    Une e kam lexuar Kodin. Eshte falls, natyrisht, por ngjarjet jane ndertuar nga nje pene me vlere. Historia ecen, ka shume vlera.Pastaj, natyrisht, nese e lexon Kodin da Vinçi me idene qe po lexon Biblen sipas Dan Brown ja ben vetes, sepse dihet te 99% e atyre aty jane mashtrime.

  18. Artian thotë:

    2 Mars 2008 @ 3:27 pm

    Mendoj se libri ne shqiperi eshte nje luks,pasi shumica nuk kane kohe te lexojne librin,nuk kane kushte sepse ne darke qe mund te kete pak kohe te lire,mungojne dritat,pagat jane te ulta .cmimet e librave jane te larta.
    Megjithe ate te ben pershtypje sipas sondazhit te Anises,qe libri Gjuetia e Balenave paska qene me i shitur vetem se e paska lexuar Kryeministri,kjo nuk eshte shenje e mire kur theksohet qellimisht,sepse i bie qe te jete nje mentalitet i vjeter i trasheguar nga jeta “e udheheqseve te patrise”dhe influences se tyre tek masat,”u shit sepse e ka lexuar kryeministri”
    A nuk duket kjo si”shitja e Vepres 19-t te shokut EH?.. aha vepra 19 .. mbaroi .u shite e gjitha.. si more ? po .. presim botimin e dyte….
    Eshte nje pushtetar- individ, objekt i imagjise se shitjes se librit ketu??
    Anisa me pelqen arsyetimi jot..

  19. avocados Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Mars 2008 @ 3:41 pm

    The kite runner- e kapercen fenomenin afgan. Eshte liber shume i mire, ka te kombinuara pothuaj te gjithe elementet qe e bejne nje liber te dallohet nga turma, shkrin pa sforco jeten e individit me kohen, me vendin dhe problematiken e tij. Mbi te gjitha eshte shume i vertete. Kunder Afganistanit? Why? pavaresisht si i ka vajt filli atij vendi, Talibani nuk eshte nje me Afganistanin.
    Lexoje me mire se ti hysh nje fushate anti.
    Sot gjykimi fatkeqesisht eshte bere njesh me paragjykimin. Veshtire t’i ndash.

  20. Pjer Thomas thotë:

    2 Mars 2008 @ 4:07 pm

    Anaisa do bente mire te na sillte nje liste me librat me te shitur keto vitet e fundit , dhe çmimet perkatese te tyre, kuptohet pa harruar te thote me dy llafe se perse ben fjale libri. Me kete rast i duhet te bredhi tek te gjitha librarite, gje qe kerkon pakez kohe. Megjithse dihet qe ne Shqiperi, ka rene leximi i librave, sikunder eshte shtuar shitja e qofteve :-)

  21. Idris thotë:

    2 Mars 2008 @ 4:22 pm

    Mund te dale nje tregim i bukur A…..pak ashume, pershkruan tipat qe i paisnin “biblotekat e familjes” sipas kombinimit te ngjyrave me perdet .
    Psh. Nje Salist mund te bleje 20 libra me “BALENA” , me kusht qe te jene kopertinat te kombinuara me BLU te THELLE, 35 libra me “BALENEN BLU” me kopertina lehtesisht blu me prirje nga boj qielli,etj etj etj.
    Duke qene se kombinojne po me bojen blu te perdeve , ka filluar levizja militante e kerkeses per LETRA HIGJENIKE po me ngjyren BLU sipas shijes se cfardo K/Ministri,qe lexon libra ne menyren OBLLOMOVIANE

  22. Peshku Fluturues thotë:

    2 Mars 2008 @ 5:09 pm

    Mos ma merrni per ofendim por eshte BALONA jo BALENA. Se pastaj do dalim nga nderzimi artificial i lopeve tek lufta ne Vietnam

  23. anonim thotë:

    2 Mars 2008 @ 5:15 pm

    rrofsh, PF se ma kurseve komentin.

  24. Idris thotë:

    2 Mars 2008 @ 5:20 pm

    Kjo si pengon bleresit, robt e pelqimeve k/ministrore, te blejne libra me Balena apo dhe me BALL-ona k/ministrore… :( :(

  25. anaisa Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Mars 2008 @ 10:54 am

    haha.. Idris mos u merzit, nuk ka ndonje ndryshim ne kete pike sesi quhet ky libri. Edhe per ata qe e kane blere ne Shqiperi, mendon se u behet vone se ca i ka ndodhur Amirit apo Hasanit! Ketyre su behet vone qe po behen plehrat kapice deri ne tavan ne vendin e tyre, e tani po u interesoka Afganistani e ca u be me ata njerezit atje. HIPO-KRIZI

  26. kerkim Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 9:55 pm

    anaisa atyre edhe mbase nuk u behet vone, por ti prap me megallomanizem mbron mos leximin e librit. E kujt do i bente dem leximi i librit? Vetem ty ne kete rast. Edhe mos leximi i Kodit da Vinci prap ty te beri dem. Pse do thuash ti? Sepse humbe imagjinaten pjellore te Brown (pa ofendime per ata qe besojne se tek ky liber jane te gjitha te verteta). Por humbe dhe shume me teper qe ndoshta mund te jete nje nga arsyet e pse ne Shqiperi THE KITE RUNNER apo libra te tjere shume te shitur lexohen; ate te berit si te tjeret per te qene pjese e kesaj bashkesie, per te patur dicka per te diskutuar a per te debatuar ne nje tavoline, pa marre parasysh shkallen e vlersimit. Vet the qe ke kohe te merresh me keto gjera, pra te lexosh, atehere futju punes. lol
    Kjo eshte dhe ajo qe u mungon nje pjese te gazetareve ne shqiperi kur shkruajne tek seksioni i kultures, pa lexuar librin e ngrejne ne piedestal ose e groposin te gjalle. Po ata te shkretet mbase e bejne nga qe nuk kane kohe, nuk paguhen mire apo thjesht nuk i intereson fare etika e punes, kjo eshte ceshtje tjeter. Po ti per cfare e ben? Mire e tha njeri me lart: paragjykimi dhe gjukimi jane njesh tek ty.

  27. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 10:40 pm

    anaise, une nuk e kuptova mire ceshtjen qe diskuton ti ketu. kuptova shume me teper duke lexuar komentet.
    megjithate Gjuetari i Balonave, sic eshte perkthyer ne shqip, eshte nje liber me vlera artistike qe nuk krahasohet me vellimet e Danielle Steel dhe nuk mund te presesh te lexohet nga te njejtet njerez. Nese Sali Berisha paska ndihmuar ne shitjen e ketij libri, bravo i qofte.
    i njejti argument edhe per Kodin e Da Vincit. Autori nuk ka kembengulur askund qe ato qe thote jane te verteta, por ka perdorur fakte dhe histori per te krijuar letersi te mirefillte, ahstu si duhet te krijohet letersia. nuk e kuptoj komentin tend per “liber Fallc”. nese do te thuash qe eshte komercial, ashtu qofte. por kjo nuk do te thote qe nuk eshte shkruar me mjeshteri.
    te njejten gje ka bere edhe Vonnegut, megjithese ky ka shkuar shume me larg duke krijuar realitete te tjera per te ilustruar idete e versionet e veta te se vertetes.
    Suksesi komercial i nje libri nuk e hedh detyrimisht poshte vleren e tij artistike, por nuk do te thote detyrimisht qe libri eshte i arrire.
    Dhe mbi te gjitha, lexoji njehere librat mbi te cilet shkruan se te humb kredibiliteti.

  28. deni Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Mars 2008 @ 11:29 am

    Antikonformizem amatoresko-adoleshencialo-kot.

  29. anaisa Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Mars 2008 @ 4:49 pm

    i vetmi gabim qe mund te kem bere une, te dashur peshq, eshte qe te kem postuar nje shkrim per vetine e ‘zgjedhjes’ se te pasurit kendveshtrim personal- ne nje forum- ku mendimet e njerit jane rrjedhime te mendimeve te te tjereve. Shikoni veten tuaj- ju qe jeni te gjithe ne nje mendje.

    anaise, une nuk e kuptova mire ceshtjen qe diskuton ti ketu. kuptova shume me teper duke lexuar komentet.

    Ka ca batuta te mira megjithate :) me vjen keq q s’mund t’i rendis.

    Kam nderhyre edhe gjate debatit tuaj dhe po i pranoj komentet tuaja si japonez me duket, jo si shqiptar.

    Pse zgjati- e-mail-et me vinin edhe pasi se gjeja me artikullin ne faqen e pare te peshkut- ..se di. Nuk gjej nje pergjigje te pyetjes sime te komentet tuaja. Keshtu q postimi im deshton sigurisht.
    Mund te mendoj per shume arsye. Po s’kam pse i konkretizoj. E di qe ka arsye. Ndonjeri nga ju, e di se cfare do te thote kjo?

  30. anaisa Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Mars 2008 @ 4:54 pm

    i vetmi gabim qe mund te kem bere une, te dashur peshq, eshte qe te kem postuar nje shkrim per vetine e ‘zgjedhjes’ se te pasurit kendveshtrim personal- ne nje forum- ku mendimet e njerit jane rrjedhime te mendimeve te te tjereve. Shikoni veten tuaj- ju qe jeni te gjithe ne nje mendje.

    anaise, une nuk e kuptova mire ceshtjen qe diskuton ti ketu. kuptova shume me teper duke lexuar komentet.

    Ka ca batuta te mira megjithate me vjen keq q s’mund t’i rendis.

    Kam nderhyre edhe gjate debatit tuaj dhe po i pranoj komentet tuaja si japonez me duket, jo si shqiptar.

    Pse zgjati- e-mail-et me vinin edhe pasi se gjeja me artikullin ne faqen e pare te peshkut- ..se di. Nuk gjej nje pergjigje te pyetjes sime te komentet tuaja. Keshtu q postimi im deshton sigurisht.
    Mund te mendoj per shume arsye. Po s’kam pse i konkretizoj. E di qe ka arsye. Ndonjeri nga ju, e di se cfare do te thote kjo?

  31. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Mars 2008 @ 4:54 pm

    anaisa, mos i nenvlefteso komentet e peshqve. Eshte audience e veshtire (e kam provuar dhe gabuar me te vete, ndaj te them), por ndoshta nga me te mirat qe nje shqiptar qe shkruan mund te gjeje.

  32. anaisa Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Mars 2008 @ 5:02 pm

    une..standarde (!!) jo, s’jane fjalet e mia. Jane te tuat emigrant.
    une mendoj qe ka daltonizem, po edhe pasterti shikimi. eshte si harta e pluhurit mbi uje.

  33. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Mars 2008 @ 5:05 pm

    OK!
    Do deshiroja t’ju lexoja prape.
    Cimi

  34. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Mars 2008 @ 5:15 pm

    Anaisa, kot sa për t’ju shtuar edhe një më tepër numrit të e-maileve që ju arrijnë, a mund të më thoni se kush e ka thënë atë shprehje?

    “Një libër është një mik, që edhe pasi ta kthen shpinën mbetet mik”, thotë një shprehje.

    Mu duk pak e çuditëshme si shprehje që herën e parë që e pashë shkrimin (që sinqerisht, pas leximit të saj, nuk munda ta vazhdoja).

  35. Idris thotë:

    9 Mars 2008 @ 5:43 pm

    Plotso dhe shpjego Anais!
    Mos mbro kot se koti me “sulme” e “justifikime”.
    Shume mire per ty ,qe nuk gjejne “te gjithe ne rresht” ate qe ke dash te thuash.
    Plotso dhe shpjego!…… si rruga me e drejte e mbrojtjes se Prurjes.
    Urime! Jepi!

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.