KE: Pastroni historinë nga urrejtja ndëretnike
Gazeta Shqip
28 Mars 2008
Tekstet e reja do të hartohen sipas normave evropiane
Këshilli i Evropës e këshillon Shqipërinë të rishohë tekstet e historisë. Orientimet e KE-së dhe organizmave të tjerë kanë të bëjnë kryesisht me eliminimin e klisheve negative, gjuhës së urrejtjes a përçmimit ndaj fqinjëve, apo të një populli ndaj një populli tjetër. Lajmin e bën të ditur Ministria e Arsimit, përmes zyrës së shtypit. Leksionet evropiane për dhënien e lëndës së historisë në shkolla kërkojnë ndër të tjera edhe përshtatjen e kurrikulës së kësaj lënde me standarde dhe struktura të përbashkëta në nivel evropian. Vendi ynë është përfshirë në projektet e KE-së në këtë drejtim dhe është angazhuar të ngrejë grupe ekspertësh të historisë për t‘i përshtatur kurrikulat e lëndës së historisë, që nga klasa e katërt fillore deri në klasën e dymbëdhjetë të arsimit të mesëm me standardet evropiane.
MASH bën të ditur se “qëllimi i grupeve të ngritura në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta mes shteteve nuk ka të bëjë me hartimin e teksteve të përbashkëta, por me analizën dhe shqyrtimin e teksteve të historisë të vendeve përkatëse për të parë plotësimin e standardeve të organizatave evropiane mbi mësimdhënien e historisë”. Në mësimdhënien e historisë shkollore kërkohet nga KE: përshtatja e kurrikulës së historisë me standarde dhe struktura të përbashkëta në nivel evropian. Po kështu, tekstet me terminologjinë e tyre nuk duhet të nxisin urrejtjen, paragjykimet ndër shtresat e një populli, por edhe midis vendeve të ndryshme. Kërkesa e tretë konsiston në vendosjen e lidhjeve të ngushta midis trajnimit akademik dhe atij praktik. “Forcimi i kontekstit multikulturor në mësimin dhe mësimdhënien e historisë. Lidhjet midis historiografisë dhe didaktikës së historisë. Kontributi i historisë dhe i mësimdhënies së saj në politikat e edukimit”. Janë tri pika të tjera të rëndësishme të KE-së, për Shqipërinë.


28 Mars 2008 @ 7:52 pm
Aman per c’urrejtje flasin keta? Librat tane te shkrete tani duhet te jene bere si ushqime per njerez ne diete te rende shendetsore; pa yndyrna, pa kripera, pa ereza, pa Shqiperi te vertete.
28 Mars 2008 @ 8:01 pm
ore pse e shesin kte multikulturalizmin si dicka qe blihet ne pazar dhe e sjell ne shpi e c’do hall e veshtirsi rregullohet? don’t they know its not all that its cracked up to be?
28 Mars 2008 @ 8:24 pm
Po me ne mo lla ca paten? Ka nanji historian te na thote nanji pjesez te vogel ku na kane mesu me urrejtje ne?
28 Mars 2008 @ 8:26 pm
Epo dhe kjo nuk ka kuptim fare.Po pse nuk ja kerkojne Greqis keta qe ti pastroj tekstet e librave????????
29 Mars 2008 @ 4:56 am
Sepse gerqia eshte Ivrop dhe kjo thirrje vjen pikerisht nga gerqia!!
29 Mars 2008 @ 6:22 am
Nuk po kuptoj, mos ndoshta keta i referohen heqjes se figurave si Gjergj Kastrioti apo Ismail Qemajli? Me fjale te tjera, qe dojn qe historia jone tja filloj me Enverin!
Ndoshta jasht temes, mirpo mu dha rasti te asistoj ne disa ligjerata historie ktu ne Uni te Vjenes, dhe historine e shqipetareve e filloi vetem si nje “Sub rrace e Otomaneve te cilet quheshin Shqipetare” te cilet sigurisht,sipas tyre, disi rane nga qielli!
A din dikush ketu se kush eshte kompetent per shkrimin e Historise sone , dhe pse nuk permendet askund ekzistenca jone perpara pushtimit Osman?..a mos ndoshta kjo ka te beje edhe me politike, force e influence shteterore!?
29 Mars 2008 @ 12:07 pm
Kjo reforme mund te aplikohet per sllavet, po per shqiptaret ???Kur kam dal nga bankat e shkolles nuk kam patur ndonje urrejtje po as dashuri.Indiference, proletarizem e besim ne internacionalizem. Rrjedhoja esht edhe nje popull i dobet ne identitet nacional qe shet interesat nacionale si politika shqiptare psh ne Himare etj.Po edhe sikur te hiqen kto FRAZA urrejtje te fqinjeve a duhet te fshehim ne historine???Shqiperia eshte ndare s’duhet ta themi? Qe Kosova nuk esht shqiptare po multietnike?Amendojn ata se greket s’do thojn se jugu esht nordepirus dhe Maqedonia esht Hellada.Jo se kam frike se edhe ktu po thuhet:BEJ SI THEM UNE PO JO SI BEJ UNE dhe e hajne me te dobtit si puna jone
29 Mars 2008 @ 12:35 pm
Bile bile, vëndi ynë i ka paraprirë direktivave europiane… që vitin e kaluar filluan të satamponin librat e historisë me hartën e Greqisë deri në Shkumbin
.
Pastaj një gjë s’marr vesh, pse u dashka të respektojmë direktivat e KE kur nuk marrim pjesë???
Kush është ai idiot që thotë që këto janë direktiva të KE, kur vetë në vëndet e Europës perëndimore programet e shkollave bëhen nga vetë shkollat…. të njëjtin tekst historie studiojnë fëmijët e Predapio-s dhe ata të Trentino-s në Itali?
Na rrofshin 300 universitetet shqiptare… zaten, kështu është kur nuk ke nevojë për Akademi
29 Mars 2008 @ 2:39 pm
ketu thuhet se KE e keshillon dhe jo e detyron Shqiperine…PO ne si nxenes te mire te Eu ne vend qe te merremi me PROBLEME egzistenciale merremi me detaje si e si ti pelqejme EU te na doje EU qe na i punoi te gjitha te zezat.NJE histori shqiptare sipas “standarteve EU” ca a kjo USHQIMORE a?Nji gje kan ne mendje europianet kane frige nga lindja e kombit shqiptar dhe po i dalin punes para qe tia perpunojne mendjen si me plastoline pasi po behet i zgjuar e po i kerkon autodeterminim ne TROJET e veta
29 Mars 2008 @ 7:42 pm
O zot cfare rrotash. Dhe keta tonet oburra te bejme cfare u thone greket. Po ta percaktoje njehere sakte “EU” se ku jane pjeset qe paskan pjese me urrjetje ndaj popujve te tjere (O zot sa per te qeshur eshte qe ne Shqiperi EU identifikohet me Greqine, bishtin e EU-se). Te them te drejten per ne qe jetojme ne vende te EU nuk kemi pare ndonje here kesi lloj keshillash te cuditshme pa percaktuar sakte se ku duhet te behen ndryshimet. Pastaj per keto gjera ka institucione te vecanta te specializuara dhe EU nuk ka pune fare.
Une nuk mbaj mend te kemi patur ndonje liber te mbushur me urrejtje. Nese ka ndonje anesi ne historine qe kemi mesuar ne ato jane kryesisht ne pjesen e historise me Turqine ku ngrihet lufta e shqiptareve per clirim. Po kush e kishte bere konkretisht kete kerkesen aman se jam kurioz ta di???