Karkalec
Një karkalec ka qëndruar mbi pllakën ngjitur me këmbën e krevatit. Pasi kam vrarë ca nga të ngjashmit e vet që morën guximin të më ngjiten nëpër flokë apo mbi lëkurë, çdo tendencë ensifericide duket të më ketë vdekur. Dielli përvëlues duhet të ketë bërë të veten. Dhe karkaleci s’po më shqetëson. Rri një pllakë larg këmbës së krevatit, aty ku unë nuk jam e detyruar të shkel.

Dal. Kthehem. E gjej mbi fustanin e preferuar që kam lënë mbi krevat. I pëlqyeka dhe karkalecit, them me vete. Nuk më shkon nëpër mend që karkaleci mund të jetë daltonik. Fle. Zgjohem. Karkaleci është kthyer te pllaka e vet. Bëhem gati t’i them mirëmëngjes, po më duket vetja idiote që përpiqem të flas me një qenie si karkaleci që, sigurisht, nuk e njeh gjuhën time. Dal. Kthehem. Karkaleci qëndron mbi derën e dollapit. Një ndjesi e acarimi ma çon dorën drejt shapkës. Bie telefoni. Bëj dush. Kthehem në dhomë. Karkaleci, përballë meje. Instinktivisht, vë peshqirin përpara. Fle. Zgjohem. Karkaleci qëndron te pllaka e vet. Pa u menduar, i them mirëmëngjes me ton familjar. Hap derën e ballkonit. Dal. Kthehem. Karkaleci s’është më aty. Bëj valixhet gati. Mbyll dyer e dritare. Dal.
16 August 2007 @ 1:49 pm
vetmi…te jesh vetem…ke plot miq e shoke… djaj ne mendje…
jam,
jam i vetmi,
jam i vetmi qe quhet vetmi,
…dhe kam frike nga vetja ime…!
http://www.youtube.com/watch?v=3Oec8RuwVVs
16 August 2007 @ 2:02 pm
Akull!Po une sikur e”vrava” ate “karkalecin”tend?!Apo e “ngjalle”prape.Epo kot nuk them diku per dike(per ju,femrat ,de!)”…ke ilac me pika malli”.Megjithate,vemendjes dhe”vigjilences”sime nuk i shpeton,sado qe mua me ke lenel “prapa listes”…
16 August 2007 @ 2:03 pm
Akell,
Si e vetmuar dukesh nga shkrimi. Ose shume komunikuese me boten e gjallesave. Prandaj merr nei qenush.
Ma qite mallin e karkalecave. Shkrim i kendshem, te perfytyroj ty dhe karkalecin. Tek dhoma ime e gjumit hynin shpesh karkaleca. Une cuditerisht nuk i vrisja me qejf,i leja te te jetonin ne paqe neper mure. pervecse kur ma kerkonin i kapja dhe i zhdukja. Por qe kur merrja ti vrisja i qeroja te gjithe naaaa
Merr nei qen mi zogu. Nei qen me lesh te paster, jo me morra.
Pastaj me kujtohet ai numri tjeter qe i benim kur ishim kalamaj qe i keputnim krahet dhe karkaleci prape se prape fluturonte i shkreti.
Eh, akell. Shkrimtari i mire te ngjall ndjenja dhe te fut ne mendime. Perderisa e ben kete duhet te jesh shkrimtare e mire
16 August 2007 @ 2:16 pm
Perparim,
do e kete “ngjalle” Administrata se une s’kam “ngjalle” gje per vete, ka ca dite qe merresha me kafshe te tjera…
p.s. une s’te le prapa liste, shijoj ne heshtje.
Loer,
Before you jump,
Tell me what you find
When you read my mind
Lume,
mos me thuaj “shkrimtare” se me hipin ca delire qe s’ka qen te m’i uli.
Lume, une s’i dua fare qente, me duken shume te varur, le qe ketu ku jetoj une s’te lene te mbash kafshe, keshtu qe une engledisem me kujtimin e karkalecit qe “takova” ne Shqiperi.
16 August 2007 @ 2:28 pm
akull,
C’domethene daltonik??
Sa shume e vret mendjen… E trullose dhe karkalecin nga trute…Prandaj ka ik i shkreti..
16 August 2007 @ 2:30 pm
Leon, daltonik eshte ai qe s’dallon ngjyrat, qe sheh vetem bardh, zi dhe gri.
p.s. ti me mua je apo me karkalecin?
16 August 2007 @ 2:32 pm
Akull-naja,
Good one. The ‘Grasshopper’ piece too.
The Killers
16 August 2007 @ 2:32 pm
Daltonik dmth qe si thith bojrat fare.
Meshkujt jane ne pergjithesi te tille. I duken te gjitha ngjyre ……….
16 August 2007 @ 2:35 pm
hahahaha thanks..
Me ty jam..Te keshilloj te blesh nje fustan te ri me te bukur nga ai qe kishe edhe keshtu karkalecat do zene rradhen te dritarja te futen brenda..
16 August 2007 @ 4:26 pm
akvll…aludon per her ex …ka dhe nje zgjidhje tjeter pervec shapkes.Hap dritaren.
16 August 2007 @ 7:41 pm
Akullnaja me pelqeu stili jot me fjali te shkurtra. Tregim i shkurter i thjeshte dhe i drejperdrejte.
“pëlqyeka” — besoj do te ishte “i pelqeka”
“…..po më duket vetja idiote që përpiqem të flas me një qenie si karkaleci që, sigurisht, nuk e njeh gjuhën time.”
Jam njemije perqind i sigurt qe nuk e njeh gjuhen tende.
“..Karkaleci, përballë meje. Instinktivisht, vë peshqirin përpara….”
Edhe po te mos e vesh peshqirin, s’ndodh gje.
16 August 2007 @ 7:50 pm
Darien, FLM!
Dhe une “pelqeka” e shkruajta, por s’ma pranoi korrektori i Wordit, thashe t’i besoj ne mungese te fjalorit.
Asnjehere mos ji njemije perqind i sigurt, se ka gjithmone nje mundesi ta kesh gabim, qofte dhe ne nje milion.
16 August 2007 @ 7:53 pm
panatha,
jo nuk aludoj per ex-in, po te aludoja per te do kisha shkruajtur per ndonje kale a delfin a ku e di une ç’kafshe qe gjoja komunikojne me njeriun dhe jane besnike.
teo,
ç’te te thom une ty… s’kemi para per screen, se ngelem duke pagu bateri per laptopat…
16 August 2007 @ 8:58 pm
akull-naja, me keto prozat e shkurtra je e parezistueshme. e ke parasysh aromen e tokes pas shiut? Une nuk ngopem me ate arome, dhe provoj te njejten ndjesi pas tregimeve te tua.
(PS. E botova me autoresine tende per te mos shkaktuar konfuzion, dhe qe ne arkiv te mos bjere nen “Blendi”, por te grupohet me te prurjet e tjera prej teje.
16 August 2007 @ 9:04 pm
Blend, dhe ti me keto krahasimet me arome toke pas shiut, i parezistueshem behesh.

Seriozisht tani, falemnderit, me behet qejfi shume, aq sa gati marr kot.
p.s. Asnje problem. FLM!
16 August 2007 @ 9:06 pm
Tregimi ishte ndertuar bukur, te jepte nje ndjesi te nje ere apo flladi qe fryn , dhe ti vret mendjen a do bjere shi apo do hapet koha.
16 August 2007 @ 9:23 pm
Mos e lini Akullin te marre kot se do rrzoje ndonje titanik…
:D Kush e shef prape filmin pastaj….
Normal une bej kot intersantin se tani per tani skam shefa mbi koke 
17 August 2007 @ 12:40 am
Kam qejf te merrem me disa si te kane kuptuar.
Pa…. Duket qe i lexon deri ku mund te beje “verejtje” Thenja:
-Ka dhe zgjidhje te tjera pervec shapkes.Hap dritaren. (!!!!!!!!!!!!)
Po spe s’te ka mjaftu ty qe ka hap deren e ballkonit,bile dhe dritaren e ka pas hap ……
kaleci….Po mire mo vlla; ku e ka ndare me rrokje emrin e karkalecit .aklli
Per tregimin kam vetem nje …Shume origjinal.jam i pamesuar per perfundime te ketij lloji,por gjithsesi shume i kendshem.Sintez mendimesh?….metafore?…
eprgjithsimapo thjeshte frymezim origjinal?….perseri dicka e kendeshme qe le gjurme.
17 August 2007 @ 3:16 am
Nje proze poetike, simpatike.
urime!
17 August 2007 @ 5:31 am
akull , shkrim i bukur, shume i zgjuar, pershendetje!
17 August 2007 @ 10:34 am
Akëll, lëre vlagën e tokës pas shiut, por hap derën e furrës që të dëgjojmë/ndjejmë aromën e ndonjë tjetre…. akoma me KarKalecin?
17 August 2007 @ 2:25 pm
njeriu eshte kafshe sociale, do te rrije me njerez. Ne situata te ndryshme gjendja emotive te ben te mos vrasesh edhe nje mize qe te shqeteson , per gjithe kete multicolor ndjenjash njeriu eshte i bykur.
18 August 2007 @ 12:10 pm
Jeta, mos doje të thoje i mykur tek fjala e fundit e komentit tënd??
19 August 2007 @ 2:24 am
Akulli,
Bere mire qe nuk e vrave!
19 August 2007 @ 12:13 pm
ITS,
Nuk i rashe per ta vrare
Po i rashe per ta marre
Falemnderit te gjitheve per komentet!
19 August 2007 @ 8:17 pm
Shume e vertete ajo qe karkaleceve ju keputnim krahet …. njesoj paska qene bota, si ne Elbasan edhe ne Tirane…
19 August 2007 @ 8:21 pm
Mo u lodh kot, se Lumja ka shku per weekend n’Greqi.;)
19 August 2007 @ 8:25 pm
Moooos, c’me the!
19 August 2007 @ 8:27 pm
He, se we mbaron neser, po te zgjohesh qe me nate, e ke ne istikam.

p.s. na thave site, thashe se te humbem.
19 August 2007 @ 8:33 pm
S’te le puna. Nje tjeter rast per ti thene edrusit qe blogjet nuk jane me nje aspirate, por nje ceshtje kohe…

19 August 2007 @ 8:39 pm
Ke shku me rifresku kujtimet me Rabijen ti dhe as që na i var fare
19 August 2007 @ 10:03 pm
Se c’kam nje parandjenje qe je duke u fshire pas dushit, me nje dore biles aty tek pjesa e kokes po fshihesh,ndersa me nje dore po shkruan..ashtu copa copa dmth me nderprerje.Jepi nje te lehte “karkalecit’, si pune “fluje’ si thote Kadareja.Sprove interesante.Shume ngacmuse e nxitese per variante te panumert te menduari e krahasuari.Te kete kaq tru Aklli? Megjithse ajo e ka prure.
19 August 2007 @ 10:07 pm
Ma fute me dacke, Idris?
Komentin e Emigrantit e ke ketu:
http://akullnaja.blogspot.com/2007/08/karkalec.html
19 August 2007 @ 10:18 pm
Ke te drejte.Aty ke pyetjet per emigrantin kisha harru ato qe me mesove:
dhe nje
pra nje qesh dhe nje shkel synin…
-Nje
Yhy sa shume paska fole emigranti me nje qe nxehej….
19 August 2007 @ 10:25 pm
Ver ç’te duash tani, mua m’u be faqja blu…
19 August 2007 @ 10:48 pm
Idris, per ty: http://akullnaja.blogspot.com/2007/08/gjyshi.html
19 August 2007 @ 11:25 pm
Kujdes mos i keput kembet atij karkalecit se do qorrohet fare pasandaj…
20 August 2007 @ 12:57 am
Jo kaq shume ……Akul i zjarrte.Thua shume ne ate qe duket pak.Marsh uraten e gjydhit tend.
20 August 2007 @ 4:32 am
ky idrisi (kopetenti) fshin postimet :), kshu ja u ben dhe juve besoj…
20 August 2007 @ 8:45 pm
per mendimin tim,ne momentin qe ke shkruar kete etyd ke qene e mbarsur letrarisht,ose ashtusikurse thuhet rendom,e frymezuar dhe ke marre te parin detaj qe te ka rene para syve dhe ke dashur te merresh me te.Kjo nga nje ane tregon fantazi te shfrenuar dhe te afte te dale nga cdo lloj situate,por nga ana tjeter tregon se laboratori yt i brendshem krijues nuk ka qene i afte te te furnizoje me ide me te qarta e me te qenesishme,nemenyre qe fantazia jote te “shitej” me nje cmim me te larte.Kete e them edhe duke patur parasysh edhe disa krijime te tjera te tuat,por prita derisa dyshimet e mia te ktheheshin ne bindje.perfundimisht me duhet te them se ti merresh pak me vehten,aludon dhe mediton pak rreth asaj qe shkruan ose mund te shkruash,duke harruar se jo gjithcka qe shndrit eshte ar(flori).Keshilla ime eshte se duhet te jesh me e qarte para letres se bardhe(nqs shkruan ne tastiere,akoma me mire) dhe kjo qartesi me vehten arrihet duke patur si qellim perfeksionimin dhe jo vetem duke e pare te shkruarit si nje proces te kendshem oseose deri edhe si hobby
21 August 2007 @ 12:53 am
Dorian, falemnderit per analizen qe me ben.
Le te themi qe me ajo qe une “shes” eshte mundesia per te fantazuar, dhe pse kjo s’qe pikenisja fillestare e ketij shkrimi dhe as e te tjereve. Ti ke te drejte, une shkruaj sepse kjo me jep kenaqesi. Me ngazellen procesi i lidhjes se nje frymezimi te çastit me gjera te jetuara per te dale ne nje metafore. Karkaleci eshte i huaji, i paftuari, shpesh i bezdisshem ngaqe jemi mesuar vetem apo me me pak te huaj, qe kur kemi moral luftarak e gjemojme, por kur jemi lodhur dhe ai s’na ngacmon, e leme te qete dhe ne, madje me kalimin e kohes, kur gjendemi vetem me te, tentojme te komunikojme dhe pse s’flasim te njejten gjuhe, dhe kjo ne kuptimin figurativ. Nje alternative eshte qe i paftuari e humbet durimin dhe si vjen, ashtu iken. Kjo ishte ideja e kesaj pjese. Mund te kisha ndjekur nje mundesi tjeter e te shkruaja mbi proçesin e “zbutjes” siç e quan Sant Ekzypery te “Princi i vogel”, pra njohjes dhe miqesimit me te huajin. Por ja qe i rashe rruges qe me frymezoi per momentin.
Pershendetje!