Kanadezja dhe “tradita” Shqiptare
Historia e mëposhtëme është marrë nga blogu i një Kanadezeje në Tiranë (Stepping Stones). Për të gjithë ata që kanë shumë kohë jashtë Shqipërisë, lexojeni deri në fund, është e fortë e do t’ju rikujtojë një zakon që s’është çudi ta keni harruar ![]()
Dje nxorra qenushin tonë për një të ecur të gjatë dhe të këndshme rreth bllokut tonë e ndërsa po kthehesha ndalova të blija bukë të freskët, të sapodalë nga furra. Përpara dyqanit kishte një rradhë të vogël të përbërë nga 5 gra kështu që u bashkova me to dhe prisja rradhën para dritares. Krejt papritmas, një burrë i moshuar (aspak i sjellshëm) erdhi dhe u drejtua drejt dritares, lëshoi monedhat dhe mori një bukë.
“Hmmm, thashë me vete, diçka s’shkon këtu”.
“Më falni zotëri, nuk mendoni se duhet të shkoni në fund të rradhës dhe të prisni si gjithë të tjerët” ju drejtova në Anglisht. Të gjithë u kthyen të më shikonin, një e huaj bjonde që po llomotiste e tundte gishtin. Zonjë, - i pyeta gratë rreth meje – përse e duroni këtë sjellje, këtë mungesë respekti.
“Po, po” tha një grua e moshuar si dhe diçka tjetër në Shqip mbi mungesën e respektit.
Aha – thashë me vete, paskam të drejtë për këtë.
Një grua e re më hodhi një vështrim e më pyeti “Si të quajnë?” Thashë me vete ç’i duhet emri por ja thashë gjithsesi. Pastaj mendova që të sillesha njësoj kështu që e pyeta si e quanin. “Luçiana” më tha. “A flet Anglisht Luçiana?- e pyeta “Jo”, ishte përgjigja e aty mbaroi biseda jonë.
Pak çaste më vonë një burrë tjetër u afrua dhe u drejtua menjëherë drejt kreut të rradhës. E preka në sup dhe e pyeta përsëri se çfarë kujtonte se po bënte? Gratë nga mbrapa murmuritën “prapa”, fjala në Shqip për “kthehu mbrapsht” por përsëri kërkesa s’u morr parasysh. Po zieja nga brenda dhe isha gati të nisja një Lëvizje Shqiptare për të Drejtat e Femrave. Gjithsesi, më në fund erdhi rradha ime, mora bukën dhe u drejtova për në shtëpi e kënaqur me protestën time vetqetësuese.
Më vonë mbasdite i tregova pastrueses tonë se ç’kisha parë dhe e pyeta se si e duronin gratë Shqiptare këtë farë sjelljeje.
Zonja Kim- më tha, - në traditën tonë kemi dy rrjeshta për bukën, një për burrat dhe një për gratë. Dhe e bëjmë me rradhë, burrë-grua, burrë-grua”.
Oh- thashë unë, - kjo qënka e llogjikshme e qesha me veten për diskutimin në rrugë.

5 May 2006 @ 11:16 am
Si gjithmone kur sheh veten ne pasqyre, nuk te pelqen, dhe kanadezja ne nje fare menyre pasqyron realitetin shqiptar, ka shume per te bere dhe ndryshuar tek ne, por ka edhe ma keq, se ne.
5 May 2006 @ 11:22 am
me duket e habitshme qe te ekzistoje akoma kjo gje
5 May 2006 @ 4:57 pm
Erti puna e rradhes akoma ekziston sepse une e provova vete kur isha per vitin e ri 2006 ne shqipersi dhe rinovova dhe pashaporten. Ishte per te qeshur kur shikoje femrat ne nje ane dhe meshkujt ne tjetern. Por ajo me e keqa ishte fakti se si shkonin 5 meshkuj dhe pastaj 1 femer… pra rradha ishte perqejf, kuptohet si ne c do rradhe kishe dhe nje sherr midis meshkujve qe vuajne nga kompleksi i inferioritetit dhe mburreshin kush ishte me burre dhe me i forte. Te shokojne gjera te tilla por per fat te keq akoma jane ne shqiperi.
Abi
5 May 2006 @ 5:00 pm
Thanks for the translation service! I am curious what those comments say!
5 May 2006 @ 5:13 pm
Puna e radhes eshte nje problem i madh ne shqiperi qe prej kohesh nuk po zgjidhet, ne bote eshte shume ka shume menyra per te respektuar radhen dhe njeriun qe pret, nje nga keto eshte bileta me numer, nje shpikje aq e thjesht aq edhe e drejte, -akoma ne shqiperi punohet si ne kohen e pordhes, me falni per shprejen, pse nuk vihet ne veprim kjo gje kaq e thjeshte por qe te edukon te respektosh radhen kushdo qe te jete sex-i ,mashkul apo femer.
Po qeveria e sherbimeve nuk e ka pare dhe nuk e shikon kete, qe ne cdo aspekt, dhe cdo rast te sherbimit qytetar RADHA ka shume rendesi, se pse eshte ceshtje kohe qe nuk duhet te shpenzohet kot, dhe te ndihesh i ofenduar nga persona qe nuk respektojne edukaten me elementare te respektit ndaj personit.
5 May 2006 @ 5:23 pm
Puna e rradhes ne Shqiperi nuk lindi kot. Ne rradhat e gjata ku nejrzit shtyhen me ore nuk me duket normale qe femrat te ngjeshen mes meshkujve…ju e dini se si ka pas lekundej rradha si anija ne det.
E pra ishte e arsyeshme qe femra e meshkuj te mos ngjiteshin ashtu trup me trup per ore te gjata prandaj lindi nevoja qe rradha te ndahej sipas sekseve. Nuk ishte nje teke e meshkujve por prej arsyes dhe respektit per seksin tjeter.
Rradha sipas seksit nuk diskriminon aspak grate. ne nje rradhe ku presin 4 burra dhe asnje grua, grua vjen blen dhe iken. Pra varet si qellon…
5 May 2006 @ 6:08 pm
Blend ashtu mendoja dhe une qe te kishe rradhe per femrat dhe meshkujt vec ishte e kendeshme sepse meshkujt nuk te shtypnin, por ama u mendova pak me shume dhe mendoj se arsyeja e vertete pse ne shqiperi jane krijuar rradhe te tilla ka qene per shkak se shumica e shqipetareve jane muslimane, dhe si te tille kane marre tradita ku femrat rrine vec meshkujve, kur falen eshte e njejta gje, kur ka dasma apo vdekje eshte e njejta gje.. prandaj mendoj se kjo puna e rradhes ka ardhur me shume per shkak te fese se sa te respektimit te femres, sidomos kur e dime mire qe mashkulli shqiptar kur shkon ne shtepi e rreh femren e vet dhe se ka problem, jo te gjithe kuptohet…
Abi
5 May 2006 @ 6:55 pm
abiiii …dashke dru m’duket!
Ka pas lezetin e vet edhe rradha ..prandaj merje komshijen me vete qe t’shifje ku ishte rradha me e shkurter, aty t’shkoje.
5 May 2006 @ 7:37 pm
Gjergjo,
Rri rehat se ja ke hedhur rradhave dhe halleve po ne te shkretet.. qe na duhet te rinovojme pashaportat..
Abi
6 May 2006 @ 1:44 am
Po qe se teoria e Blendit qendron besoj se do te kishte dhe autobuza per meshkuj dhe autobuza per femra .
6 May 2006 @ 1:51 am
Radhet jane te pashmangshme por jane gjetur zgjidhje qe njerzit te mos ndihen te ofenduar ose te mos krijohen shkaqe per shere , por si cdo gje e mire pranohet ngadale nga mentaliteti shqiptar .
6 May 2006 @ 2:07 am
Dhe dicka tjeter , radhet jane nje fitim i madh burimi te ardhurash per disa , prandaj edhe aty ku normalisht nuk duhet te kishte radhe , te interesuarit i krijojne artificialisht . Natyrisht mentaliteti dhe karakteri jone ( qe eshte per tu ardhur keq ) i pranon ne heshtje megjithese me humbje .
6 May 2006 @ 7:08 am
jo lali ,jo,s’i kemi harruar rradhet,se sa per te na freskuar kujtesen kujdesen italianet(provo te hysh ne questure per te rinovuar dokumentet ose ne poste per te paguar ndonje gje :):).persa i perket rradhes:po te isha ne vendin e kanadezes do te me bente me shume pershtypje arroganca e burrave(nese perfituan qe te shfrytezonin “superioritetin” e tyre si meshkuj,sesa menyra e rradhes.perse si ben pershtypje CIVILES kanadeze qe ne aeroport pasagjeret ndahen ne dy sportelle(shqipetaret ne nje ane dhe zonja ne nje sportel me vehte),s’e di ku mund ta gjej blogun e saj se dhe ne shqip do t’ja thosha dy fjale
6 May 2006 @ 7:38 am
Thanks for the email and for translating the comments for me
This line up issue seems to be a pet peeve for Albanians (and for me!).
6 May 2006 @ 12:48 pm
Blogu i saj eshte publikuar se bashku me artikullin, eshte lidhja “Stepping Stones” me lart.
6 May 2006 @ 3:49 pm
Blendi,faleminderit ,por e gjeta sapo u shkeputa qe ketu,dhe te njejten gje i shkruajta dhe ne blogun e saj(tani me duhet te perkthej se c’me ka shkruar ajo
6 May 2006 @ 3:56 pm
sapo bera perkthimin me google te Kim H(shiko me siper),por,s’me ben perkthimin e nje fjale,po pati mundesi,ndonje qe kupton anglisht te me perktheje c’ka eshte shkruar me siper(Kim H ora7.38)
6 May 2006 @ 3:57 pm
Tipike shqiptare. Po te tjeret cfare mendojne ?? Varja kanadezez dhe te tjereve. Ne jemi nje popull i tere dhe kemi cdo te drejte te kemi zakonet tona, ca te mira dhe ca te keqija, te cilat nuk vihen ne pikepyetje sa here na vine ose na dalin disa te huaj qe e kuptokan boten me “mire” se ne.
Mendjet e botes na sollen drogen, prostitucionin, siden, femijet qe vetvriten ne emer te fese, pseudo-demokracine etj. etj.
6 May 2006 @ 4:47 pm
edrus ,,
Kim H ,po te thote pak a shume keshtu:
“falenderime per “email-in”dhe per perkthimin,komentet per mua .ky problem duket se eshte per shqiptaret ,nje kafshe shtepiake e bezdishme, (si dhe per mua !)
kaq, me sa kuptova pasi nuk di cfare domethenie ,ka me tej ai.
6 May 2006 @ 5:27 pm
keshtu e perktheva dhe une,por desha te dija nese ne anglisht perdoret me ndonje kuptim tjeter si shprehje(megjithate faleminderit)edi
6 May 2006 @ 5:41 pm
Shqiperimi i “pet peeve” do te ishte dicka si “fiksim”, “bezdi e perhershme” etj.
6 May 2006 @ 6:27 pm
ndoshta,si nje idiom, psh .si mund ta perktheje nje huaj qe nuk e di kuptimin e vertet te shprejes:
“mori kot .si pushka e jevgut”
i huaji mund ta perktheje fjal per fjal. por kuptimin e vertet ne, edim se cfare kontesi ka .. hahahaha
nuk e di se cfare kontexi kishte kim h. /ju keni te drejt /
6 May 2006 @ 7:06 pm
faleminderit qe te dyve,gjithe te mirat edi
7 May 2006 @ 11:16 am
Qesharake qe ne tirane akoma njerezit presin ne radhe per te blere buke!!Dhe me qesharake qe dhe kanadeset ngerenkan buke!!
8 May 2006 @ 10:13 am
Epo ky asht ”Metropoli” yne…………
10 May 2006 @ 4:15 pm
Rradhet jane kudo.Para disa kohesh mu desh te shkoja ne zyren e te huajve.Ishte hera e pare qe paraqitesha ne kete zyre pasi kisha ndryshuar vendbanimin.Nje dite me pare kisha shkuar per te pare orarin dhe te nesermen meqenese doja te mbaroja pune shpejt, zgjodha orarin e sherbimit te paradites qe fillonte ne 8-11.Mendoja qe te shkoja disa minuta me pare, prandaj dhe u nisa me shpejt per atje.Mberrita rreth 10-te minuta me pare, por çte shoh? Nj grumbull i madh kishin rrethuar dy punonjes sherbimi jashte.njeri prej tyre mbante nje liste ne dore dhe lexonte emrat qe ishin shkruar ne te. U habita dhe ju afrova dikujt dhe e pyeta. 3perse ajo liste?”- “Eshte lista e rradhes”-mu pergjegj dhe sqaroi. “Cilido qe vjen shenon emrin e tij ne liste” Pra njerezit per te qene te paret, ngriheshin qe ne pese te menjgjesit shenonin emrin ne liste dhe largoheshin per tu kthyer ne oren e caktuar.Mu kujtuan guret e rradhes qe vendosnim dikur ne Shqiperi. U ndjeva e rrevoltuar, sepse ne institucionet e tjera nuk punohej keshtu, aq me teper qe kjo menyre krijonte nje konfuzion artificial ne nje kohe qe ekzistonin mundesite qe te veprohej si ne institucionet e tjera me terheqjen e numrit te rradhes.E ndersa me erdhi rradha nuk mu durua pa protestuar per kete menyre, nderkohe u solla si shembull institucionet e tjera.Me degjuan me vemendje dhe me premtuan se do ta diskutonin kete verejtje.Ne fakt pas dy ose tre javesh gjithshka ndryshoi. Por sa per ne Shqiperi rradhat i solli fukaralleku, dhe mungesa e mjaftueshme e lokaleve te sherbimit. ne keto kushte ku rradhet ishin te stermedha, zgjidhja me dy rradhet (burre, grua)ishte me se e logjikshme, por kur behet fjale per 4-5 vete, nuk ka me kuptim.
10 May 2006 @ 4:48 pm
Mire e ke ti po per t`u futur ne listen e rradhes per ne ambasaden greke, gjermane dhe italiane ne Tirane, mire qe do ngrihesh qe me nate po do pagush edhe nje dore paresh.
Sepse emrat jane fiktive dhe gjoja te bejne nder.
Kjo behet me bekimin absolut te atyre qe jane brenda ketyre ambasadave.
Nuk eshte re per ne qe e lexojme. Ne jemi kavie ketu ne vendin meme, jo me ne vendin ku ti jeton je K te madhe.
Rrrofte Europa e Bashkuar qe na fal ndjesine e mrekullueshme te poshterimit!!
Te na rrojne te drejtat e shkruara te njeriut dhe poshte Kina komuniste qe nuk respekton te drejtat e kinezeve!
13 May 2006 @ 11:39 am
Ti GR je nje rrupalle e vertete, dhe meqense e urren kaq shume Europen pse kerkon te marresh vize, shko te vellezerit tuaj kinez apo me mire koreano verior, atje e merr vizen pa rradhe te madhe, prandaj do ishte mire te shkosh, merr me vehte edhe ca shoke te tuaj, se atehere pritja jone ne dyert e Europes do shkurtohej shume…….
13 May 2006 @ 1:07 pm
Degjo ore Shkodran gjermanie,
Une tregova cer behet me ambasadat ketu ne Tirane.
Ti nese je mire dhe i respektuar atje ku je shume mire.
Ne Kine kam qene dhe jam ndjere me i respektuar se ne Gjermani.
Per kujtesen tende: eshte nje eksponent i rendesishem i nje partie qe tani eshte ne qeverisje dhe para disa vjetesh beri nje vizite tek disa familjaret e tij ne Gjermani. ( atje ky je ti ).
Eshte mbi 65 vjec, zotni burre. I bene kontroll te vecante se mos ishte korrier droge.
E di kush ishte e vecanta e kontrollit : i futen gishtin ne b…. se mos e kish fshefur atje drogen. Ky personi ka shkruar dhe dy libra mbi nevojen e integrimit te Shqiperise ne BE.
Shko pyete tani si mendon?!
Ty nuk te prish pune se une jam rrumpalle apo e ke zene vendin dhe nuk do konkurrente.
Mos u merzit se forum eshte ky dhe anonime jemi.
26 May 2006 @ 8:33 am
sa per ambasadat e tiranes der ne nje fare shkalle e kane fajin vete njerzit qe presin per vize …shumica e tyre nuk jane fare serioze dhe lene pershtypje shume te anti-qytetare.
kete e them nga pervoja immer kur isha ne tirane per te nzerre nje vize per prinderit e mi.
atje pashe “biznesmene” qe kishe frike dhe asnje deshire ti shikoje drejte ne sy.
njeri nga ate me propozoj 1000 euro ne dore qe ti perktheja nje dokument ne gjermanisht se vulen e notarit e kishte veti ai …megjisthse nuk ishte jurist …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
nga ky lloj jemi jemi ne ……:-(
8 June 2006 @ 1:10 pm
Keshtu pra, na paska shkuar nje kanadeze ne dyqan per te blere buke, dhe qenka habitur me zakonet tona. So what? Pa le po e paska the pastruesen e shtepise shqiptare…. hahahahaha. E ka pyetur ate shqiptaren se sa gjuhe te huaja di dhe se sa universite ka? Jam i sigurt se ajo shqiptarja i jep uje ne bisht te luges. Ca te beje se e ke zene halli tani.
Zakonet tona, te mira apo te keqia, jane zakonet tona. Nqs duhen te ndryshohen le te ndryshohen. Por jo se nuk i pelqeka dikujt ne Kanada.
Ne nje qytet te Gjermanise ku po ben stervitje kombtarja angleze, eshte dikush qe ka qe prej vitit 1993 qe del ne rruge lakuriq - komplet - sic e ka bere nena. Askujt ne ate qytet te vogel si ben pershtypje dhe kur e pyeti nje gazetar anglez nese do ti veshe rrobat tani qe erdhen anglezet, ai qeshi me te madhe si per te thene: e ca pastaj.
Ne Belgjike, deri vone ishte e ndaluar me ligj te vije perde neper dritaret e shtepive.
Ne Hollande shitet droge ne farmaci.
Oh po, dhe ne Angli, makinat qarkullojne ne anen e tjeter te rruges dhe timoni eshte ne krahun e djathte.
Shyqyr zotit ajo kanadezja ska qene akoma ne Europe…
Hedh nje ‘i zgjuar’ nje gur ne lume, futen 100 te zgjuar (apo 30?) dhe se nxjerrin dot.
Nuk na prishin pune rradhet e ndara (megjithese u qe jeni atje, ndryshoheni traditen po te doni). Ka plot gjerat te tjera qe duhet te ndryshojme….
hajt tung pra
8 June 2006 @ 1:19 pm
Kritika te ben te ecesh nje hap me perpara, te tjerat nuk kane rendesi gjera qe ndodhin,
njerez te gjalle bejne mrekullirat dhe shemtirat gjithashtu ..
23 August 2006 @ 2:48 pm
Uau nuk e dija se akoma ekziston nje rradhe e tille ne Shqiperi. E kisha harruar.
23 August 2006 @ 2:55 pm
Vallahi, ene une e pata harru ket detaj!
23 August 2006 @ 5:55 pm
PO qe me ndodhi dhe mua ky muhabet.
Nejse kisha nja 10 vjet qe kisha ikur nga Shqip dhe mendova se puna e rradhes se ndare meshkuj e femr ado ishte zhdukur me kohe po jo. Dhe un nje dite prej ditesh kajloj aty te nje furre jo shume afer shpis po qe gjithmone kishte njerez dhe me kishin thene qe benin buken shume te mire e thash hajt mo po e marr njehere ktu. E futem ne rradhe komplet pa e venen re se rradha kishte dy ndarje seksuale, un thjesht se ka dy rradhe pike. Dhe me e shkurta na kish qene ajo e burrave dhe un si idiote po rri aty. Kur femrat fap e fap mbaruan pune burrave spo u vinte rradha. ‘ladies first’ kur nja dy pleq pas meje filluan llaka llaka me njeri tjeterin per mua deri sa un fillova ta marr vesh sec ku e kishin hallin po skisha ndermend te ndrroja rradhe. njeri me ne fund me thot ‘goce dil nga ana e grave’ e mire mo skisha cbeja u detyrova te dal nga ana tjeter po aty u mbuush sa hap e mbyll syte me nja 10 gra
pas gjithe asaj te priture tek rradha e gabuar nuk kisha me durim me prit tek rradha e grave e ksht ika pa ble buke. buken mund ta ket shume te mire ajo furra po mua sme la njeri rradhe ta provoja