Kalle… digje… vëri zjarrin

1.jpg5 persona kanë mbetur të pastrehë në Tiranë, pasi shtëpia ku jetonin është përfshirë nga flakët në mënyrë të dyshimtë, duke u rrezikuar atyre jetën dhe duke u djegur gjithë çfarë kishin. Banesa që i përkiste të afërmve të Qazim Mulletit, ish-prefekt i Tiranës, e cila ndodhet pas Pazarit të Ri në rrugën “Qemal Stafa”, ka marrë zjarr rreth orës 13:00 të mesditës (e shtunë 5 janar), duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të saj, të gjithë qiraxhinj në banesë.

Ku jane zjarrfikesit?!
Dëshmitarë okularë të grumbulluar në krah të rrugës “Qemal Stafa” ku ndodhej edhe dukepriturujin-2.jpgndërtesa thonë se zjarrfikësja ishte vonuar fillimisht, ndërsa edhe pas mbërritjes ajo ka pasur disa herë probleme me mungesën e ujit. Drutë e thata dhe gjendja mjaft e rënduar e ndërtesës kanë bërë të pamundur që prej saj të shpëtohej ndonjë pjesë dhe aty nga ora 16:00 e pasdites, zjarrfikësit u përqendruan në ndalimin e përhapjes së flakëve, ndërsa pjesa më e madhe e shtëpisë njëkohësisht me vlera historike ishte djegur apo shembur dhe prej saj nuk mund të shpëtohej asgjë.

Presim ujin
 

Në vitin 1914 shtëpia, pronë e familjes Mulleti, ka qenë konsullatë austriake dhe është dhënë vazhdimisht me qira deri në vitin 1944. Në 1924 ajo ka qenë Ministria e parë e Bujqësisë. Aty ka banuar publicisti dhe patrioti Dervish Hima si edhe Et’hem Toto. Më vonë ka qenë bërthama e parë e shkollës femërore. Pas çlirimit në ambientet e saj u hap shkolla “Avni Rustemi” dhe shërbeu për disa vite për të ashtuquajturat “kurse të analfabetizmit”. Pjesë të ndërtesës kanë shërbyer si strehë edhe për misionin UNRA.

Censure demokratike

cesuredemokratike-3.jpg“Kjo shtëpi nga marsi i vitit 1942 deri në prill 1943 ka qenë bazë e rëndësishme ku shok… (i prishur emri i diktatorit Enver Hoxha) ka zhvilluar veprimtari ilegale revolucionare”. …Emri i fshirë nga dalta nuk është enigmë. “Ka ndenjur për ca kohë Bahri Omari, por edhe Enver Hoxha ka qëndruar”, - thotë Agim Mehmeti, edhe ky banor në atë zonë dhe njohës i historisë së ndërtesës. Nuk dihet kush dhe kur është censuruar emri i diktatorit, të cilin duket se e ka zënë mallkimi i fshirjes nga historia e emrave të shokëve të luftës që më pas i dolën tradhtarë. Por është e sigurt që Hoxha ka jetuar të paktën 10 ditë në banesën e njërit prej bejlerëve më të vjetër të Tiranës, njëkohësisht njërit prej armiqve të tij, familja e të cilit u persekutua dhe u përndoq pas lufte.

Uji erdhi shuajm… rrenojat

ujeerdhi-4.jpgFakti që ndërtesa frekuentohej prej përdoruesve të drogës dhe të pastrehëve ka hedhur dyshimet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë pakujdesi e këtyre personave. Burime nga policia thanë se kjo ishte një nga pistat në të cilën ata po hetonin. Burimet (që nuk duan t’u bëhet publik emri), thanë se në hetim ishte edhe mundësia e një zjarrvënie të qëllimshme. Athina Paluka banore e lagjes, tha se shtëpia e përfshirë nga flakët ishte kërkuar të prishej edhe më parë, pasi në vend të saj do të ndërtohej një pallat. Më parë shtëpia ishte hequr nga lista e Monumenteve të Kulturës, ndërsa ishte e rrënuar pjesërisht…

E dikur
potemosishtedjegur-5.jpgNese nuk do ishte djegur, do te ishte diçka e ngjashme me foton më sipër…. Sidoqoftë ndërtesa që ra pre e flakëve në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet, ishte një nga shtëpitë më të vjetra të Tiranës (rreth 200 vjet) dhe pritet që ashtu si shtëpia e Lasgush Poradecit të kthehet në pak kohë në një pallat…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente

  1. losttext thotë:

    19 January 2008 @ 11:56 am

    Menyra si eshte shkruar ky lajm, nuk ta perfton ate lloj lodhjeje qe zakonisht te krijohet kur lexon lajmet neper gazetat shqiptare. Ne kete rast, dallohet kursimi i fjales, saktesia e perdorimit te saj dhe ndjekja e ca rregullave themeltare te gazetarise.

  2. edrus thotë:

    19 January 2008 @ 1:44 pm

    Lost, prandaj kur i “qepemi” gazetarëve shqiptarë përjashtojmë Krastën dhe ndonjë shoqe që kemi tek peshku :)

  3. Perparim Hysi thotë:

    19 January 2008 @ 3:55 pm

    Shkrimi i goditur dhe shume domethenes.ajo shtepi duhej shpetuar me cdo kusht,jo vetem se atje banonin familjare dhe jeta e tyre ka qene e rrezikuar,por dhe si nje deshmi e historise kur ka sherbyer per shume”strehuese historike”(ne mund te shprehem keshtu!)qoft edhe pse eshte fshire emri i Tarrasit apo shokut Shpati!Nga ana tjeter,ajo ka qene shtepi evjeter tiranase,autentike,edhe spe ka qene prone e prefektit Qazim Mulleti qe,gjithesi,e vlereson historia dhe jo ashtu sic eshte pare ne menyre groteske permjet komedise”Prefekti!”.E pergezoj Krasten per shkrimin.

  4. Zana thotë:

    19 January 2008 @ 8:10 pm

    Per fat te keq shumices se atyre qe paskan banuar ne kete shtepi ua paska regullu samarin Enver Hoxha.E kjo ndodhi vetem te nje shtepi..Po te perdorim rregullen e treshit??Atila ishte lule…..

  5. akull-naja thotë:

    20 January 2008 @ 2:04 am

    Epo, Losttext, Krasta është poet nga përbrënda (nga jashta, gazetar:)).
    http://shqipoezi.blogspot.com/2007/11/ninull.html

  6. emigrant thotë:

    20 January 2008 @ 2:13 am

    Kraste, ta kam lene shenimin te blogu.

    Je grup! Shume te pergezoj! FLM!

  7. tropizma thotë:

    20 January 2008 @ 6:49 pm

    Vertete shkrim i bukur, pa teprime si thote the losti, qe i jep gjithe mundesine historise te tregoje trishtimin e vet. Mungesa e ujit per shuarjen e zjarrit ishte trishtim e shkuar trishtimit. Edhe pllakata ketu funksionon fare mire, i shpeton kollaj kritikes :) .

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com