Identifikohu



Regjistrohu

Kadare: Vitet e mia në Moskë dhe dashuria e humbur

Kadare: Vitet e mia në Moskë dhe dashuria e humbur me vajzën Larisa

Shkruar nga Vasilij Tjuhin
e martë , 13 maj 2008
Kadare: Vitet e mia në Moskë dhe dashuria e humbur me vajzën Larisa
Një intervistë që e kërkon çdo gazetar shqiptar. Ismail Kadare ka dhënë me qindra, në mos me mijëra intervista. Nga SHBA e deri në Japoni. Nga Anglia e deri në Australi. Por kurrë deri më sot, nuk kishte folur për një media ruse. Për një vend ku ai studioi për dy vjet me radhë në Institutin e Letërsisë “Gorki”. Ku shprehu talentin për herë të parë dhe ku e theku atë për të shpërthyer pas kthimit në Tiranë. Ja që po sipas rregullit që Kadareja përcjell në librat e tij, edhe më e paimagjinueshmja në jetë ndodh një ditë.

Një gazetar me emrin Vasilij Tjuhin ka zbuluar se romancieri më i mirë në botë është një shqiptar, që studimet e larta i ka kryer në Rusi. Madje edhe librin e tij të parë e ka botuar atje. Madje akoma, mbështetur edhe në direktivat e Hrushovit, libri është shoqëruar me një parathënie ku shkruhej troç: Shtëpia botuese e cilëson librin paksa dekadent e modernizues. Dhe gazetari rus i ka prekur telat Ismail Kadaresë. E ka pyetur për gjithçka të mundshme që një rus kërkon të dijë nga gjeniu i letrave. Madje për ca gjëra na ndihmon edhe ne shqiptarëve, që nuk dinim dhe shumë për ta pyetur në lidhje me vitet e tij në Moskë. Dhe intervista na zbulon pothuajse një roman më vete me jetën e Kadaresë nën borën ruse, nën letërsinë madhështore ruse, nën terrorin komunist rus, por edhe për dashurinë me një vajzë të cilën e ndërpreu në mes ajo që quhet prishja e marrëdhënieve mes dy vendeve. Një dashuri, për të cilën Kadare për herë të parë tregon gjithçka. Larisa, ose Lora siç e thërriste shkurt, me të cilën nuk arriti të mbante as korrespodencë. Pa flet edhe për ndikimin tek shkrimtarët rusë. Por edhe për shokun e ngushtë që në mënyrë tragjike mësoi pas shumë vitesh se përfundoi në vetëvrasje. Por edhe për letërsinë në Shqipëri dhe në Rusi. Dhe që çuditërisht Kadare mëson nga gazetari që librat e tij ishin të ndaluar në Rusi. Një intervistë e jashtëzakonshme, që na sjell fakte të jashtëzakonshme. Dhe që botohet enkas në gazetën “Tirana Observer”. Dhe për këtë ne falënderojmë personalisht zotin Ismail Kadare për këtë mundësi, bashkëshorten e tij Helena, por edhe botuesin e njohur Bujar Hudhri, që me “Onufrin” e tij nuk bën të mundur vetëm botimin aq cilësor të veprave të Kadaresë por përcjell një kulturë tek ne dhe brezat e rinj për të cilën ne e nderojmë.

Roland QAFOKU

Kjo është e para intervistë juaja për lexuesit e Rusisë. Ju keni studjuar në Moskë, në Institutin e Letërsisë dhe e flisni lirisht gjuhën ruse. A keni pasur rastin kohët e fundit të flisni rusisht?
Po, kjo është e para intervistë imja dhe nuk e fsheh se më ka emocionuar shumë. Unë kam dhënë me qindra, për të mos thënë me mijëra intervista, në vende nga më të ndryshmet, që nga SHBA e deri në Japoni, por asnjëherë deri më tani nuk i jam drejtuar lexuesve të vendit, ku kam qenë student. Kështu mund të kuptohen përjetimet e mia.
Po, në vitet e rinisë unë kam studiuar në Moskë, mirëpo për shkak të pamundësisë për t’u shoqëruar me rusë, tashmë flas me vështirësi rusisht, megjithatë, lexoj dhe e kuptoj mirë atë. Hera e fundit që kam folur rusisht më ka ndodhur në Veri të Italisë, në pranverën e vitit të kaluar, gjatë ceremonisë të dorëzimit të çmimit Grincano Kavur. Atje ndodhej një vajzë përkthyese nga Sankt-Petërburgu, kurse disa vite më parë, në dy takime ndërkombëtare të shkrimtarëve, si në Lisbonë ashtu edhe Londër, më ka rastis të bisedoj rusisht me Brodskin.
Si e përfytyronit Moskën para vajtjes atje? Deri në ç’masë përfytyrimi është përputhur me realitetin dhe si u ndjetë kur ju desh ta braktisni atë, për shkak të përqkeqësimit të marrëdhënieve midis BRSS-s dhe Shqipërisë?

Moska mua më ka pëlqyer shumë më tepër, në krahasim me atë që prisja. Siç e kuptoj unë, kjo ka ndodhur për shkak se propaganda sovjetike e kishte zbukuruar atë pamje të Moskës, që asaj i dukej më interesante, kur në realitet ajo ishte sterile dhe e zymtë. Por aspektet më intime të jetës të qytetit të madh, pasurinë e jetës shpirtërore të njerëzve rusë, bukurinë e vajzave të tyre dhe shumë gjëra të tjera, unë munda t’ia zbuloj vetes, pikërisht pasi mbërrita atje. Kjo ishte Moska jo edhe aq pompoze, por shumë më e përzemërt. Pikërisht për këtë Moskë më vonë do të ndjeja mall, por jo për atë, që pasqyronte propaganda e realizmit socialist.
Unë u largova shumë i tronditur dhe jam i mendimit se studentët shqiptarë, të cilët mësonin në vendin tuaj, në përgjithësi e përjetuan me vështirësi domosdoshmërinë e largimit, pas prishjes së marrëdhënieve.
Njëra nga poezitë e mia, mbase njëra nga ato më të bukurat lirike, të shkruara nga unë (nuk e di, nëse jeni i të njëjtit mendim me mua), ka marrë emrin e një vajze ruse, “Lora” (që do të thotë Larisa). Poezia i përket pikërisht asaj periudhe, kur nisi konflikti dhe unë u ktheva në Tiranë, duke qenë i detyruar të ndahesha prej saj. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike, përgjithmonë humba mundësinë, madje edhe për të mbajtur korrespondencë me të.
A do të kishit dëshirë që përsëri të vini në Rusi? A ndjeni nostalgji për Moskën?
Kur kthimi në Moskë u bë i pamundur, unë provova një nostalgji të padurueshme. Në librin tim “Kthim në studio”, shpesh e kam përshkruar ëndërrën e përjetuar: papritur u ndodha në Moskë, në konviktin e studentëve. Me trolejbusin Nr. 3 po udhëtoja nëpër buevardin e Tvjerit drejt Institutit të Letërsisë, ku studjoja, por trolejbusi mezi zvarritej. Më pas në rrugën time u shfaqën disa kanale, pellgje dhe unë në asnjë mënyrë nuk po e gjeja dot rrugën për në sheshin “Pushkin”. Me një fjalë po provoja një makth të vërtetë, i cili vazhdoi derisa u zgjova.
Më vonë, pas rënies së komunizmit, kur mundësia për të udhëtuar u bë plotësisht reale, sado e çuditshme që të duket, në një farë mënyre, nostalgjia m’u dobësua. Megjithatë, me kënaqësi do ta vizitoja përsëri Rusinë dhe veçanërisht Moskën, në se më krijohet një mundësi e tillë. Unë shpresoj se kjo do të ndodhë.
A keni ndonjë dijeni për ata studentë, me të cilët keni studiuar bashkë në institutin e Letërsisë? A mbani kontakte me ta?
Ka kaluar shumë kohë dhe për asnjërin nga bashkëstudentët e mi, që mund të jetë bërë i përmendur, nuk kam dëgjuar gjë. Në vitin 1989 u gjenda në Suedi, ku takova një shkrimtare nga Riga, të cilën e pyeta për një shok të kursit, për poetin Jeronim Stulpanc. Për fatin tim shumë të keq, ajo më tha se kishte përfunduar në vetëvrasje. Atë e kisha pasur shok të ngushtë dhe, para se të mësoja se ç’kishte ndodhur, e kisha përshkruar në romanin kushtuar viteve studentore, madje, duke e pëmendur me emrin e tij të vërtetë.
Mos e keni fjalën për romanin “Muzgu i perëndive të stepës”?
Pikërisht për të. Sapo u ktheva në Shqipëri, në vitin 1960, nostalgjia për vitet studentore moskovite më nxiti të shkruaj për ta. Romanin e fillova ta shkruaj në vitin 1962, por me vështirësi munda ta publikoj në vitin 1978, në përmbledhjen “Ura me tri harqe”. Unë nuk dëshiroja të tërhiqja jashtë mase vëmendjen, përderisa çështja ishte shumë delikate. Gjithçka kishte lidhje me Rusinë, për shumë vite u shndërrua në tabu, aq më tepër historia e dashurisë së një djaloshi shqiptar me një vajzë ruse. Në qendër të romanit është fushata kundër Pastërnakut, që u zhvillua në vitin 1959. Atë unë pata mundësi ta përjetoj ditë pas dite, sepse shumë ngjarje të kësaj fushate kishin lidhje me Institutin e Letërsisë, që mbante emrin e Gorkit. Në librin tim përshkruhet shkrimtari Pastërnak, që u ndodh në izolim të plotë, kundër të cilit shteti sovjetik u vërsul me tërë forcën shurdhuese të propagandës së vet. Tanimë do të më dëgjoni me vëmendje: ndërkohë që Shqipëria zyrtarisht ndodhej në armiqësi me Bashkimin Sovjetik, unë ia lejova vetes që ta përshkruaj këtë shtet në mënyrën më negative. Si pasojë e këtij qendrimi, me dashje apo pa dashje, shkrimtari Pastërnak u shndërrua në një hero pozitiv. Këtu edhe qëndron paradoksi i pabesueshëm: në një vend me një regjim të egër stalinist, siç ishte Shqipëria, dënohej fushata kundër Pastërnakut. Së bashku me shtetin unë demaskoja edhe shkrimtarët sahanlëpirës, duke vënë në lojë veprat e tyre dogmatike, hipokrizinë e tyre, parrullat e realizmit socialist si dhe spiunimet që i bënin njëri-tjetrit. Madje, njëri nga personazhet jepet me pseudonimin “spiuni”, që përveç të tjerash, këtë fjalë e shkrova në shqip, ashtu si edhe shqiptohet “spiun”.
Ndërtesa gjashtëkatëshe në hutorin (fermën) Butirsk, ku jetonin shkrimtarët dhe studentë të Institutit të letërsisë, unë e përshkova të ngjashëm me ferrin e Dantes, me gjashtë rrathë. Në secilin rreth shkrimtarët e rinj dhe të vjetër personifikonin njërin nga mëkatet. Kështu, sipas kateve ishin vendosur konformistët, dogmatikët, duke vazhduar dei në katin e fundit, ku jetonin spiunët. Ju mund të më thoni mua se edhe vetë unë kam jetuar në këtë konvikt. E vërtetë është, edhe unë kam jetuar atje. Romani është shkruar në vetën e parë dhe në të menjeherë e pohoj se jam student i këtij instituti. Madje, në njërën nga skenat e romanit, njëra nga heroinat (mikesha ime moskovite), së cilës ia kisha fshehur se isha shkrimtar, kur e mori vesh të vërtetën do të klithte me tmerr, sikur po demaskonte një kriminel: “Edhe ti qenke shkrimtar?” Dhe unë i përgjigjem: “Ehë, ashtu është! Për më tepër, akoma më keq, nga ajo që mendon ti: jam shkrimtar i njohur!” Ç’të bëja tjetër, unë isha njëri nga bujtësit e këtij ferri gjashtëkatësh? Por isha i ndërgjegjshëm për këtë fakt. Ja ku qendronte ndryshimi. Unë isha i ndërgjegjshëm, prandaj e përshkrova këtë ferr, që ta mësonte bota mbarë. Pikërisht këtu qendronte edhe përparësia ime.
Në fakt, të tëra ato që unë i godisja, ne i kishim vetë në Shqipëri. Aq më tepër që tek ne gjithçka ishte akoma më e egër. Po të kishte qenë në vendin tonë, Pastërnakun do ta kishin pushkatuar. Kështu kishte ndodhur: duke shfrytëzuar armiqësinë zyrtare kundër Bashkimit Sovjetik, unë kalova plotësisht në pozita liberale. Kritika në Shqipëri ishte e çorientuar dhe mbante një heshtje të plotë, që për mua pati tepër rëndësi. Në kohën kur tashmë kjo vepër ishte botuar në Perëndim, një kritik komunist italian, një farë Xhanroberto Skarsia, i cili i shërbente komunizmit sovjetik, e vuri në dukje këtë paradoks dhe në mënyrë publike më akuzoi se e kritikoja Bashkimin Sovjetik, nisur nga pozita “atllantike” (domethënë tepër perëndimore).
Ja si ishte ndërtuar bota jonë. Sikur nuk na mjaftonin spiunët tanë, por duhej që edhe kritikët perëndimorë të bënin çmos për të na spiunuar.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

73 Komente »

  1. Moza thotë:

    14 Maj 2008 @ 2:08 pm

    Ismail Kadare ka dhënë me qindra, në mos me mijëra intervista. Nga SHBA e deri në Japoni. Nga Anglia e deri në Australi. Por kurrë deri më sot, nuk kishte folur për një media ruse.

    Edhe ca pastaj ?

  2. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 5:28 pm

    Nuk do doja t’ja shikoja fytyren Lores ne ndonje foto! Me mire te jete ne imagjinaten e gjithsecilit ne menyren e vet, si frymezuesja e njerit prej krijimeve me te mira lirike ne poezine shqipe.

    Femrat reale pas krijimeve artistike duhet te nderrojne identitet. :)

  3. shefi kuadrit thotë:

    14 Maj 2008 @ 5:34 pm

    E kam lexuar poemen per LLoren qe ka shkruar Kadareja, thjesht gjeniale. Ngjason ca me ‘Re me pantallona’ te V. M ndoshta atehere Kadare ka qene nen ndikimin e V. M. Muzgu i perëndive të stepës per vete eshte nje kryeveper sidomos pasazhi kur I.K cucuris si ne molisje me nje vajze ruse naten ne stol prane aeroportit duke i njohur aeroplanet nga zhurma e tyre.

  4. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 5:40 pm

    IK ka qene fort i ndikuar nga Majakovski. E ka quajtur si poetin me te madh te shek 20, dhe dukej sikur e thoshte me bindje ate gje; jo i shtyre nga gjera te tjera. “Re ne pantallona” eshte krijim gjeniu. Cdokush do magnetizohej!

  5. eT thotë:

    14 Maj 2008 @ 5:41 pm

    nuk me duket shume e fresket kjo interviste

    origjinali

  6. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 5:48 pm

    ehh, do kohë përkthimi…

    vetëm se te origjinali nuk ka koment sipas të cilit Kadareja është romancieri më i mirë në botë dhe këtë rusët nuk e dinin (frymëmarrje e thellë). unë e kuptoj që një libri mund t’i bëhet reklamë me kësi lloj fjalish, po që një intervistë të ketë nevojë për reklamë, duke qenë vetë reklamë, nuk më kish vajtur mëndja dhe s’kisha dëgjuar ndonjëherë, dhe as lexuar, sigurisht.

  7. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 9:11 pm

    R. Qafoku:

    Një gazetar me emrin Vasilij Tjuhin ka zbuluar se romancieri më i mirë në botë është një shqiptar, që studimet e larta i ka kryer në Rusi. Madje edhe librin e tij të parë e ka botuar atje.

    Ky eshte shembull interesant per raportin e cuditshem me te verteten. “Romancieri me i mire ne bote” eshte ne koncept i ngjashem me miss universum, apo simotren folklorike, te bukuren e dheut. Praktikisht nje gje e tille nuk ekziston.

    Qafoku mendon ndoshta qe IK eshte me i miri (qe ta mendosh kete duhet ne fakt te kesh lexuar tere romanet e botes, por ky eshte tjeter muhabet), dhe ne fjaline e cituar ky fakt jepet me ambiguitet, pra eshte Qafoku qe e mendon kete, apo Qafoku e di qe rusi e mendon kete.

    Po ashtu, kam sigurine pothuaj absolute qe Kadare ka botuar aty nga mosha 17-18 vjec. Libri ka qene titulluar “Frymezime djaloshare”. Mqse IK ka lindur ne 36, botimi duhet te jete i viti 1953-54. Kohe para se IK te shkonte ne USSR.

    Pse keto pasaktesi, kur ketu nuk po kerkohet as ndonje “genjeshter nga halli” (NotLuege), nuk e kuptoj.

    Kadare nuk ka nevoje fare per keto. Gjashte germat e mbiemrit tashme jane te vetmjaftueshme.

  8. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:03 pm

    E ka kush nga ju LLoren ta na e sjelle ketu?Kam kohe pa e lexuar:”Per te ndertuar nje ndarje per te qene ,eshte me e veshtire se te ngresh nje piramide..”Po,Emigranti ka te drejte…Ndoshta eshte nje nder lirikat me te bukura ne letersine moderne shqipe.

  9. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:20 pm

    Zana, me jep pak minuta!

    Sapo u ktheva ne zyre. Kjo eshte nje nga gjerat qe do e beja me me qejf. Nje sec.

  10. saara Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:21 pm

    LLORA

    -I-
    Prape mu kujtove, Llora.
    Dashurine tone te shkuar
    Prape ripertyp
    Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
    Naten
    Ne grazhdin e rrethuar nga bora.

    Po ripertyp
    Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
    Borite dhe katroret mizeri te taksive,
    Tabelat e kafeve plot drite,
    Afishe, stacione metroshe
    Ku me ty brodha

    Nofullat e zemres
    Me dhembin
    Llora.

    -II-

    Tani shiu godet me shkelma xhamave.
    Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
    Llora,
    Me ka marre malli,
    Mall boje hiri.
    Tani nata si nje mbulese vigane
    qendisur me drita aneve
    Karrfosur me paralele dhe meridiane
    Nga lindja ne perendim,
    Na mbulon e shqetesuar.
    Ne shtrihemi nen te,
    Si ne ethe zbulohemi
    Te ndare,
    Te larget,
    Te vetmuar.

    Pati nete
    I qullur nga stuhia jote
    Heshtja prane teje dhe pasionit te marre
    Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
    Si mbi nje kryq te madh
    Te bardhe.

    Ne fillim e mora kaq lehte.
    Madje s’thosha as fjalen “dashuri”.
    S’e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
    Do te kryqezohesha mbi ty.

    -III-

    Ja
    Vetetimat e bardha ne qiej
    Adresen tende shkarravisin.
    Sikur keto re
    Te perhimta
    Te ngarkuara
    Te ti dergoja si letra, Larisa.

    Letra …
    Nga tere letrat qe shkrova
    Sdi pse te dergova ate me te marren
    Pas se ciles si personazh Dostojevski
    Te thashe njeqind here “me fal!”

    Me pas ate faj per ta shlyer
    Doja te te shkruaja por me kot.
    Lapsi me ngrinte mbi leter
    Dhe une ngrija si robot.

    Ti u ngryse kur ta shpjegova,
    Veshtrimi t’u err, t’u mpi,
    Si syte e falltarit kur pikasin
    Midis fallit kumtin e zi.

    Dicka qe prishur ne bote
    Ne zemrek te saj, ne aks.
    Ikje e letrave si e zogjve
    S’parandillte vec dimrin plak.

    -IV-

    Keshtu pra te ti nisja keto re
    Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
    Ti ne mesnate e hutuar atje
    Do te coheshe nga gjumi
    Tek xhami t’afroheshe:
    C’ndodh keshtu?
    C’eshte kjo gjeme,
    Ky shi here i merzitur, here i rrepte,
    Keto vetetima,
    Keto rrufe?
    Dhe do te rrije gjithe naten tek dritarja
    Rete te deshifroje,
    Llora.

    -V-

    Zor se ne jete do te takohemi.
    Adresat humben,
    S’ka me letra.
    Ti mjegullat,
    Une rete
    Do ti dergojme njeri-tjetrit
    Gjersa dhe vete
    Te mjegullohemi.

    -VI-

    Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
    Si nje terbim, si nje shkulm ere,
    Shkronjat vallzonin si ne ethe:
    Prerje. Prerje. Prerje.

    Prerje maredheniesh diplomatike
    Kurre s’do te shoh ty.
    Ambasadat u mbyllen.
    Pasaportat,
    Vizat
    Rame ne zi.

    Mbi ijet tua te bardha
    Ra pluhur.
    Mbi syte e tu.
    Larisa diplomaticeskaja
    C’ndodhi ne bote keshtu?

    -VII-

    Qendrova perpara globit.
    Ballin e nxehte mbeshteta
    Mbi rrudhat e meridianeve
    Do te desha te pija me globin,
    T’endeshim te dy te dehur,
    Ai mes kozmosit,
    Une rrugicave te Tiranes.

    -VIII-

    Nga erdhi kjo dashuri
    Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
    Ishte me siguri si ndeshkimi
    I atij qe me tempullin tallet.

    Njohja ne stacionin Konsomolskaja
    Banale si rrallehere ish
    Numri i telefonit
    Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
    Me te kuq buzesh
    Barbarisht.

    Restorant Leningradi
    Shampanje
    Snobizem i dyanshem.
    Kotni.
    Perlat, secili, pse valle
    Perpiqet ti fshihte ne thellesi?

    Nje te kollur si prej prostitute
    Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
    Ndersa une ngul kembe se nga lirat,
    Merrja vesh me pak se nga futbolli.

    Vec te port e shtepise
    Nen ca jorgovane
    Ajo psheretiu njerezisht
    Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
    E kthyer ne madone serisht.

    -IX-

    Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
    Naten avioni u ul n’aeroport.
    C’pati mes nesh,
    Llora,
    Harrese, ftohje, abort?

    Tek dera e avionit era te priste.
    Zemra ime me debore u mbush
    Si nje vetmi e madhe zbrisja
    Po n’aeroport.
    Askush.

    askush.
    Hamej, merrini keto valixhe.
    Te renda?
    Jane mbushur me pritje.

    Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
    Ti s’dija c’kishe, s’me prisje.

    -X-

    Ne kafe artistike bashke jemi prape.
    Jashte debora ruse.
    Brenda ti.
    Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
    Prape me sllaven ben dashuri.

    Pusho, gen i vjeter i rraces,
    Ne thellesi, ne humnere hesht,
    Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
    Kryqi im ajo le te jete.

    -XI-

    Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
    I ngrysur, shpresepak, shteteror,
    Kemi flakur te dy mburojat,
    Si qelqi te thyeshem jemi prore.

    Ku jane ditet e shkujdesshme.
    Te dielat mendjelehta, te martat,
    Kur ti me shthurjen une me injorancen
    Vertiteshim si me maska?

    Tani qe te tjeret rresht vune maskat
    Ne papritur i hoqem ato
    Fishkelle, uleri ere e marre,
    Oren e ndarjes kendo!

    -XII-

    Ndarja …
    Nje fjale goje
    Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
    Te ndertosh nje ndarje per te qene
    Esht’ m’e zorshme se te ngresh nje piramide.

    Si yjet jane vertete dashurite,
    Kerkojne hapesira te medha e po aq mund.
    por jet´ e njeriut s’eshte galaktike
    Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.

    Ne jeten e ngushte koha vertet s’mjafton
    Per dashuri,
    Per ndarje,
    Harrese.
    Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
    Kengetor i thinjur shetites syqorruari …

    Era e nentorit
    Librin e trete te vjeshtes
    Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.

    Te gjitha keto rikujtoj
    Ripertyp.
    Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
    Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.

    Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
    Keshtu pra, Llora.

    Ismail Kadare (1961)

  11. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:24 pm

    Llora

    -I-
    Llora
    Prape mu kujtove, Llora.
    Dashurine tone te shkuar
    Prape ripertyp
    Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
    Naten
    Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
    Po ripertyp
    Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
    Borite dhe katroret mizeri te taksive,
    Tabelat e kafeve plot drite,
    Afishe, stacjone metroshe
    Ku me ty brodha
    Nofullat e zemres
    Me dhembin
    Llora.

    -II-
    Tani shiu godet me shkelma xhamave.
    Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
    Llora,
    Me ka marre malli,
    Mall boje hiri.
    Tani nata si nje mbulese vigane
    qendisur me drita aneve
    Karrfosur me paralele dhe meridiane
    Nga lindja ne perendim,
    Na mbulon e shqetesuar.
    Ne shtrihemi nen te,
    Si ne ethe zbulohemi
    Te ndare,
    Te larget,
    Te vetmuar.
    Pati nete
    I qullur nga stuhia jote
    Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
    Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
    Si mbi nje kryq te madh
    Te bardhe.
    Ne fillim e mora kaq lehte.
    Madje s’thosha as fjalen “dashuri”.
    S’e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
    Do te kryqezohesha mbi ty.

    -III-
    Ja
    Vetetimat e bardha ne qiej
    Adresen tende shkarravisin.
    Sikur keto re
    Te perhimta
    Te ngarkuara
    Te ti dergoja si letra, Larisa.
    Letra …
    Nga tere letrat qe shkrova
    Sdi pse te dergova ate me te marren
    Pas se ciles si personazh Dostojevski
    Te thashe njeqind here “me fal!”
    Me pas ate faj per ta shlyer
    Doja te te shkruaja por me kot.
    Lapsi me ngrinte mbi leter
    Dhe une ngrija si robot.
    Ti u ngryse kur ta shpjegova,
    Veshtrimi t’u err, t’u mpi,
    Si syte e falltarit kur pikasin
    Midis fallit kumtin e zi.
    Dicka qe prishur ne bote
    Ne zemrek te saj, ne aks.
    Ikje e letrave si e zogjve
    S’parandillte vec dimrin plak.

    -IV-
    Keshtu pra te ti nisja keto re
    Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
    Ti ne mesnate e hutuar atje
    Do te coheshe nga gjumi
    Tek xhami t’afroheshe:
    C’ndodh keshtu?
    C’eshte kjo gjeme,
    Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
    Keto vetetima,
    Keto rrufe?
    Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
    Rete te deshifroje,
    Llora.

    -V-
    Zor se ne jete do te takohemi.
    Adresat humben,
    S’ka me letra.
    Ti mjegullat,
    Une rete
    Do ti dergojme njeri-tjetrit
    Gjersa dhe vete
    Te mjegullohemi.

    -VI-
    Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
    Si nje terbim, si nje shkulm ere,
    Shkronjat vallzonin si ne ethe:
    Prerje. Prerje. Prerje.
    Prerje mardheniesh diplomatike
    Kurre s’do te shoh ty.
    Ambasadat u mbyllen.
    Pasaportat,
    Vizat
    Rame ne zi.
    Mbi ijet e tua te bardha
    Ra pluhur.
    Mbi syte e tu.
    Larisa diplomaticeskaja
    C’ndodhi ne bote keshtu?

    -VII-
    Qendrova perpara globit.
    Ballin e nxehte mbeshteta
    Mbi rrudhat e meridjaneve
    Do te desha te pija me globin,
    T’endeshim te dy te dehur,
    Ai mes kozmosit,
    Une rrugicave te Tiranes.

    -VIII-
    Nga erdhi kjo dashuri
    Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
    Ishte me siguri si ndeshkimi
    I atij qe me tempullin tallet.
    Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
    Banale si rrallehere ish
    Numri i telefonit
    Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
    Me te kuq buzesh
    Barbarisht.
    Restorant Leningradi
    Shampanje
    Snobizem i dyanshem.
    Kotni.
    Perlat, secili, pse valle
    Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
    Nje te kollur si prej prostitute
    Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
    Ndersa une ngukembe se nga lirat,
    Merrja vesh me pak se nga futbolli.
    Vec te port e shtepise
    Nen ca jargavane
    Ajo psheretiu njerezisht
    Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
    E kthyer ne madone serisht.

    -IX-
    Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
    Naten avjoni u ul n’aeroport.
    C’pati mes nesh,
    Llora,
    Harrese, ftohje, abort?
    Tek dera e avjonit era te priste.
    Zemra ime me debore u mbush
    Si nje vetmi e madhe zbrisja
    Po n’aeroport.
    Askush.
    askush.
    Hamej, merrini keto valixhe.
    Te renda?
    Jane mbushur me pritje.
    Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
    Ti s’dija c’kishe, s’me prisje.

    -X-
    Ne kafe artistike bashke jemi prape.
    Jashte debora ruse.
    Brenda ti.
    Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
    Prape me sllaven ben dashuri.
    Pusho, gen i vjeter i rraces,
    Ne thellesi, ne humnere hesht,
    Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
    Kryqi im ajo le te jete.

    -XI-
    Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
    I ngrysur, shpresepak, shteteror,
    Kemi flakur te dy mburojat,
    Si qelqi te thyeshem jemi prore.
    Ku jane ditet e shkudesshme.
    Te djelat mendjelehta, te martat,
    Kur ti me shthurjen une me njorancen
    Vertiteshim si me maska?
    Tani qe te tjeret rresht vune maskat
    Ne papritur i hoqem ato
    Fishkelle, uleri ere e marre,
    Oren e ndarjes kendo!

    -XII-
    Ndarja …
    Nje fjale goje
    Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
    Te ndertosh nje ndarje per te qene
    Esht’ m’e zorshme se te ngresh nje piramide.
    Si yjet jane vertete dashurite,
    Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
    por jet e njeriut s’eshte galaktike
    Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
    Ne jeten e ngushte koha vertet s’mjafton
    Per dashuri,
    Per ndarje,
    Harrese.
    Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
    Kengetor i thinjur shetites syqorruari …
    Era e nentorit
    Librin e trete te vjeshtes
    Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
    Te gjitha keto rikujtoj
    Ripertyp.
    Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
    Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
    Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
    Keshtu pra, Llora.

  12. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:26 pm

    LlORA,
    prapë mu kujtove, Llora
    dashurinë tonë te shkuar,
    prapë ripertyp
    si demi qe ripertyp barin e livadheve te largët
    naten
    ne grazhdin rrethuar nga bora

    Po ripertyp
    atë asfalt e zhavorr kercites
    borite dhe katroret mizeri te taksive,
    tabelat e kafeve plot drite,
    afishe,stacione metroshe
    ku me ty brodhe

    Nofullat e zemrës
    me dhembin,
    Lora.

    II.
    Tani shiu godet me shkelma xhamave,
    atje qielli i zi si negativi i një shkretetire,
    Lora,
    më ka marrë malli,
    mall boje hiri.
    Tani nata si një mbulesë vigane,
    qendisur me drita aneve,
    karfosur me paralele dhe meridiane
    nga lindja ne perëndim
    na mbulon e shqtesuar
    ne shtrihemi nën te,
    si ne ethe zbulohemi
    te ndare,
    te largët,
    te vetmuar.

    Pati nete
    i qullur nga stuhia jote
    heshtja pranë teje dhe pasionit te marrë
    mberthyer mbi krhaet dhe kembet e tua
    si mbi një kryq të madh,
    te bardhe.

    Ne fillim e mora kaq lehtë,
    madje s’thoja as fjalën dashuri
    s’e dija se dhjetë vjet me i ri se Krishti
    do të kryqezohesha mbi ty.

    III.
    Ja
    vetetimat e verdha ne qiell
    adresen tënde shkarravisin
    sikur këto re
    te perhimta
    te ngarkuara
    te ti dergoja si letra,Larisa.

    Letra…
    Nga gjithë letrat qe shkrova
    s’di pse te dërgova me te marren
    pas se cilës si personazh i Dostojevskijt
    të thashë njeqind here “Më fal”

    Me pas atë faj për te ndrequr
    doja te te shkruaja por me kot
    lapsi me ngrinte mbi leter
    dhe unë ngrija si robot.

    Ti u ngryse kur ta shpjegova
    veshtrimi t’u err,t’u mpi,
    si sytë e fallatarit kur pikasin
    midis fallit kumtin e zi.

    Diçka qe prishur ne botë,
    ne zemrek te saj,ne aks.
    Ikje e letrave si e zogjve,
    s’parandillte veç dimrin plak.

    IV.
    Kështu pra te ti nisja këto re
    gjer ne vilen tënde ne rrethine te Moskes,
    ti ne mesnate e hutuar atje
    do të coheshe nga gjumi,
    tek xhami do t’afroheshe;
    C’ndodh kështu?
    C’është kjo gjeme
    ky shi here i mërzitur,here i rrepte,
    këto vetettima
    këto rrufe?
    Dhe do të rrije gjithë naten tek dritorja
    rete te deshifroje,
    Lora.

    V.
    Zor se ne jetë do takohemi,
    adresat humben
    s’ka letra,
    ti mjegullat,
    unë rete,
    do ti dergojme njeri-tjetrit,
    gjersa dhe vete
    te mjegullohemi.

    VI.
    Më kujtohet,gazetat hapa ne mëngjes
    si një terbim,si një shkulm ere.
    Shkronjat vallezonin si n’ethe.
    Prerje,prerje,prerje.

    Prerje mardheniesh diplomatike
    kurrë s’do të shoh ty
    ambasadat u mbyllen,
    pasaportat,
    vizat,
    rame ne zi.

    Mbi ijet e tua te bardha
    ra pluhur.
    Mbi sytë e tu
    Larisa Diplomaticeskaja
    c’ndodhi ne botë kështu?

    VII.
    Qendrova përpara globit
    ballin e nxehte mbeshteta
    mbi rrudhat e meridianeve
    do të desha te pija me globin,
    t’endeshim te dy te dehur
    ai mes kozmosit,
    unë rruginave te Tiranës.

    VIII.
    Nga erdhi kjo dashuri,
    kur turp më vinte nga kjo fjale,
    ishte me siguri si ndeshkim
    i atij qe me tempullin tallet.

    Njohja ne stacjonin Kosmolskaja
    banale si rrallehere ish
    numri i telefonit shkarrevitur shkujdeshem
    me te kuq buzesh
    barbarisht.

    Restorant”leningradi”
    shampanje
    snobizem i dyanshem
    kotni
    perlat,secili,pse valle
    perpiqej ti fshihte ne thellesi?

    Një te kollur si pre prostitute
    ajo nxirrte ore e çast si mburoje
    ndërsa unë kembengulja se nga librat
    merrja vesh më pak se nga futbolli.

    Veç te porte e shtepise
    nën ca jargavane
    ajo psheretiu njerezisht
    dhe iku me vrap pas puthjes se pare
    e kthyer ne madone sërish.

    IX.
    Gjithë mbremjen fluturuam mbi qytete e Europes
    naten avioni u ul ne aeroport.
    C’pati mes nesh ,
    Lora,
    harrese,ftohje,abort?

    Tek dera e avionit era te priste
    zemra me debore m’u mbush,
    si një vetmi e madhe,
    zbrisja,
    po n’aeroport,
    askush,

    Askush,
    Hamej,merrini këto valixhe!
    Të renda?
    Janë mbushur me pritje.

    Gjithë naten fluturuam mbi qytetet e Europes
    ti s’dija c’kishe,
    s’me prite.

    X.
    Ne kafe artisktike bashke jemi prapë
    jashtë debora ruse
    brenda ti.
    Shkrofetin brenda meje geni i races
    Prapë me skllaven bën dashuri.

    Pusho,gen i vjetër i races.
    ne thellesi,he humnere,hesht,
    nëse jetës sime do ti duhej një kryq,
    kryqi im ajo le të jetë.

    XI.
    Dhe ja gdhiu mëngjesi plot me gazeta
    i ngrysur,shpresepake,shtetëror.
    Kemi flakur te dy mburojat,
    si qelqi te thyeshem jemi prore.

    Ku janë ditet e shkujdeshme
    te djelat mendjelehta,te martat,
    kur ti me shthurjen,unë me injorancen,
    vertiteshim si me maska?

    Tani qe te tjerët rresht i vune maskat
    ne papritur i hoqem ato,
    fishkelle,uleri,ere e marrë,
    ore e ndarjes,këndo!

    Por ndarja është e rëndë,
    shpirtin ta qit.
    Të ndertosh një ndarje për te qenë
    është me e rëndë se te ngresh një piramide.

    Si yjet janë dashurite
    kërkojnë hapsira te mëdha e po aq mund.
    Po jetë e njeriut s’është galaktike,
    qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.

    Ne jetën e ngushtë koha vërtetë s’mjafton
    për dashuri,
    për ndarje,
    harrese.
    Pleksen dahsurite dhe ndarjet dhe harrimi.

    Kengetor i thinjur shetites sy qerruari…
    era e nentorit,
    librine tretë te vjeshtes
    shfleton dhe mbyll duke uleritur trishtuar.

    Të gjitha këto rikujtoj,
    ripertyp,
    ne dhëmbë guret e pendimit me kercasin
    Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.

    Kështu pra, Larisa moskovitja,
    Kështu pra, Llora.

    p.s. gabimet janë atij që e kishte hudhë në internet. të përshëndes, Zana.

  13. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:28 pm

    me breshëri googluesit e Lllorës…

  14. shefi kuadrit thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:31 pm

    Fenomenale. Te ngjeth pasioni i fjales, rrjedhshmeria e vargezimit dhe thellesia e figurave letrare. Shyqyr qe po shohim letersi te vertete ketu se poezite e zakonshme qe na sillen rendom na kane sembuar aftesine per te thithur letersi te vertete.

    Me ngelin ne mendje…

    Pati nete
    I qullur nga stuhia jote
    Heshtja prane teje dhe pasionit te marre
    Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
    Si mbi nje kryq te madh
    Te bardhe.

  15. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:41 pm

    E mire, mire, o shef! Llafosu ti, i thone kesaj… :D

    Qe vllai dhe nje rubin tjeter (ngjyre manushaq i thelle ky, aty ku vishnnja fqinjeron me blune)

    Të ndertosh një ndarje për te qenë
    është me e rëndë se te ngresh një piramide.

  16. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:44 pm

    shef,

    mos prit të vijë letërsia te ty. kape:

    http://www.shqiperia.com/letersia/index.php

    ose dhe këtë tjetrën:

    http://parnasi.blogspot.com/

    ose, ose, më mirë akoma:

    http://bletebzz.wordpress.com/postings-ii-ervin-hatibi/

    ose, ose: http://groups.yahoo.com/group/albanian-one/messages/23

    ose pastaj, mund dhe të blesh libra…
    pa të keq.

  17. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:47 pm

    admin, kur të të bjeri kohë, të zhvarrosësh komentin tim të orës 10:44, ku po përpiqesha të ndriçoja shpirtin e shefit.

  18. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 10:53 pm

    thenk ju.

  19. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Maj 2008 @ 12:23 am

    meqë u përmend Majakovski, ja një shqipërim i shpejtë nga reja (my tribute to IK):

    … balli im shkrin xhamin e dritares.
    Si do jetë kjo dashuri, vrundull mrekullor apo e çalë,
    Do jetë e përjetshme apo do vdesë ngadalë?

    Nuk duket
    Si dashuri e madhe,
    Duhet të jetë
    Dashuri e vockël - foshnjarake,
    Qe e trembin boritë, zhurmat e kamionëve,
    Dhe e ngazëllejne veç zilkat minjone te pajtonëve.

    Përballë vij
    Me shiun që valëzon pellgjet,
    I stërpikur nga zhurmat e qytetit.

    Duke rendur amok me një thikë përjashta
    Nata e arriti
    Dhe e goditi
    Në shpinë.

    Goditja e mesnatës u ndie
    Si koka që bie nga një gijotinë.

    Pikat gri të shiut skërmiteshin
    Dhe ulërinin
    Mbi xham.
    Te bëhej sikur hungërrinin
    Gargoillat në Notrë Dam.

  20. Peshku Fluturues thotë:

    15 Maj 2008 @ 1:58 am

    Kjo eshte kokrra e reres rreth te ciles eshte mbledhur perla

    Hyre ti.
    E rrepte si “na” - ja,
    Dorashkat duke vertitur, nderkohe
    the:
    “E dini -
    Une do martohem!”
    E mire martohuni.
    S’ka gje.
    Do duroj.
    E shihni sa i qete rri!
    Si pulsi
    I te vdekurit.

    Ju kujtohet?
    Ju thate
    “Xhek London,
    Pasion
    Pare
    Te bredh”,
    Por une nje gje dija:
    Ju jeni Xhokonda,
    Te cilen duhet ta vjedh,
    Dhe ma vodhen.

  21. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Maj 2008 @ 4:30 am

    Qe thu ti PF, sot e kisha bo nijet me flejt ne ore te rregullta dhe thashe ti hudh i sy shuuuume perciptaz blogosferes (never more than 5 minutes) para se “te godas krevatin”, sic do thojte fjaleperfjalshem inglizi. Pra nuk u cote nepermen naj koment a gjosen hic. Ti shko e ve ktu kokrren e reres qe ngjizi rrathet koncentrik te perles… no fair, man! No fair… :)
    Ke ato linqet i cik me siper, ke edhe ket
    “http://bletebzz.wordpress.com/postings-ii-ervin-hatibi/” zamet shif komentin 78, dhe sidomos komentin 84 (nuk po them qe ti je “man o’ the mountain”, vetem doja me diftu qe ky komenti jot me siper erdh si nje melodi e bukur shume dhe e vjeter e stonsave, qe nuk e kishe nigju prej nja tre vjetesh dhe duke ngrene mengjes ne nje Arby’s, psh, te vjen nga backgroundi … te themi kshu si kot “Ventilator blues”… cka sjell si rezultat te degjuarin 100 here te saj brenda javes ne vazhdim… needless te say qe kjo ka ndodhur, “ka ndodhur ne Odesa”.. :D :P )
    PF, kjo dynjo eshte e bukur najhere, ke pa ti, “for a change” do thojte prap inglizi!

  22. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Maj 2008 @ 4:35 am

    I saw one thing only:
    You were La Gioconda,
    Which had to be stolen!

    And someone stole you.

    Well, hats off to the geniuses (IK & VM) who brought us here!

  23. Peshku Fluturues thotë:

    15 Maj 2008 @ 4:56 am

    Ha,ha,ha.
    Emigrant, ajo qe thu ti tek 84, si ka rone grepit. Gjyms’ e t’keqes. Po kur ta perrlajne kanarinen me gjith kafaz, ajo o’c'o!!!
    Ha,ha,ha,

  24. shefi kuadrit thotë:

    15 Maj 2008 @ 6:12 am

    Akullnaje, sh flm per linqet qe solle. Libra kam plot po me merr malli per ato qe si kam. Do ishte mire me qe jemi tek poezia lirike (qe per mua eshte e preferuara) dikush te na sjelle ca nga Jorgo Bllaci, Sergeji Esenini apo ca te Kadarese nga Enderrimet dhe Fluturime Djaloshare e Shekulli Im. Se me pelqen ca Kadareja kam filluar te lexoj edhe poetet qe i pelqejne Kadarese. Se ku ka shkruar diku qe ka nje dashuri te thelle per nje poet lushnjar te viteve 70 me emer Faslli Haliti..ne mos gaboj, si dhe nje tjeter emri i te cilit nuk me kujtohet. Ndonje poezi nga keta?

    Po kontriboj edhe vete me 3 strofa nga Esenini, shume e ndjere (ka 13 strofa)

    LETER NENES

    Gjale je, nenoke? Edhe une
    Gjalle jam. Shendet me pac, shendet!
    Drite e befte krejt kjo mbremje e lume
    Izben tende, qe me mall me pret.

    Thone se je ligur e je tretur
    Nga meraku im, po nuk ankon,
    Se, peshtjelle me nje shall te vjeter,
    Fillikate rruges shpesh kalon.

    Dhe kur mugetire e ngrysur bie
    Nje vegim i zi ty te kall frike,
    Sikur ne nje sherr diku ne pije,
    Vjen dikush e ma keput me thike.

    vargje te thjeshta dhe aq njerezore e depertuese, i madh eshte Esenini. Kam pare edhe nje foto te tij duke ja lexuar poezine nenokes se tij te moshuar, shum foto prekese.

  25. Cheney thotë:

    15 Maj 2008 @ 6:15 am

    Ca gjera as koha si ndryshoka dot ne Moske..

    me kujtohet, dikur kam thene, ore sikur fizikisht nuk shko kjo puna kryqit..

  26. Roni thotë:

    15 Maj 2008 @ 7:12 am

    Shkrofetin brenda meje geni i races
    Prapë me skllaven bën dashuri.

    Pusho,gen i vjetër i races.
    ne thellesi,he humnere,hesht,
    nëse jetës sime do ti duhej një kryq,
    kryqi im ajo le të jetë.

    Ah ky geni i vjeter i rraces!!!!
    Kur e lexova per her te pare, pa hikur nga shqiperia, nuk e merrja vesh per cfare po fliste Kadareja.
    Por do ti qe mbasi erdha ne NY dhe fillova te takoj gene te huaj fillova ta ndigjoj dhe une genin e rraces se vjeter.
    Vetem rrespekt Molit qe e ka kap kte detaj te jetes jashte shqiperise kaq kuptimplote kaq thjeshte dhe bukur

  27. Roni thotë:

    15 Maj 2008 @ 7:34 am

    Kete po e sjell per te gjith ata qe i ka marr malli per Shqiperine

    Me ka marre malli per Shqiperine tone
    Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
    Tymi i cigares “Partizani” qe pinte dikush
    Dridhej, kalteronte bente spirale,
    Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
    Mua bashkeatdhetarit
    Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
    Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
    Dhe ne rruget ku s’kam bere marrezi.
    Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
    Inatin akoma do ta mbajne,
    Koken do ta tundin,
    Po une s’do ta marr per keq,
    Se malli me ka marre.

    Dhe t’eci rrugicave plot gjethe te thara
    Gjethe te thara gjethe vjeshte,
    Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

    Me ka marre malli per Shqiperine tone;
    Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
    Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
    Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
    Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
    Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
    Per mjegullat qe si indiane te kuq
    muzgjeve shtegtojne.

    Per lokomotivat e kuajt,
    Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
    Per qiparisat, kopete, e varret
    Malli me ka mare, malli me ka mare,
    per shqiptaret.

    Me ka mare malli e se shpejti vi atje
    Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
    Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.

    Aerodromi do te dridhet nga uturima
    Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
    Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
    Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
    ndonjehere.
    Ismail Kadare

  28. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Maj 2008 @ 1:41 pm

    nëse jetës sime do ti duhej një kryq,
    kryqi im ajo le të jetë.

    Ketu sonda shko shume thelle. Une nuk besoj qe IK ne kete kohe te kete qene i ndergjegjshem ne domethenien e asaj qe po shkruante ketu dhe se pas ketyre rreshtave (ne linje me “kryqin e bardhe”) kishte teori dhe koncepte te tjeresh nga raca e vet e gjenive. Keshtu duket funksionon mekanizmi i ketyre niveleve, keto jane elementet qe bejne gjeniun, qe jane me te dhene jo me te thene.

  29. IK thotë:

    15 Maj 2008 @ 1:56 pm

    emigrant t thotë:

    15 Maj 2008 @ 1:41 pm

    nëse jetës sime do ti duhej një kryq,
    kryqi im ajo le të jetë.

    Ketu sonda shko shume thelle. Une nuk besoj qe IK ne kete kohe te kete qene i ndergjegjshem ne domethenien e asaj qe po shkruante ketu dhe se pas ketyre rreshtave

  30. Oreeee thotë:

    15 Maj 2008 @ 1:59 pm

    Vitet e mia në Moskë dhe dashuria e humbur me vajzën Larisa

    …nuk eshte as i pari dhe as i fundit…IK,ne dashurite e humbura..por ne se ai vertet beson ne dashurine (e humbur),let te pendohet per mekatin qe i shkaktoi djalit qe i dashuroi dhe e humbi njekohesisht vajzen e tij..Ai nuk ishte njeri dhe te drejte te dashuronte ,si IK.??

  31. IK thotë:

    15 Maj 2008 @ 2:14 pm

    Oreeee thotë:

    15 Maj 2008 @ 1:59 pm

    Vitet e mia në Moskë dhe dashuria e humbur me vajzën Larisa

    …nuk eshte as i pari dhe as i fundit…IK,ne dashurite e humbura..por ne se ai vertet beson ne

  32. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Maj 2008 @ 2:22 pm

    S’e di perse, por mua me ka pelqyer gjithmone me shume Kadare Poet se sa Prozator (qe gjithesesi eshte gjeni) :)

  33. IK thotë:

    15 Maj 2008 @ 2:35 pm

    Syribukur thotë:

    15 Maj 2008 @ 2:22 pm

    S’e di perse, por mua me ka pelqyer gjithmone me shume Kadare Poet se sa Prozator (qe gjithesesi eshte gjeni) :)

  34. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Maj 2008 @ 2:44 pm

    shef,
    nga Faslli Haliti:

    Permbytja

    Zoti
    Pergatiti
    Permbytjen apokaliptike,
    Noe ndertoi arken
    Strehoi ne arke çiftet “elite”.

    Bota
    Ishte prishur,
    Duhej pastruar,
    Duhej shfarosur fara e korruptuar.

    U mbyten njerezit,
    Kafshet.
    U permbyt bota dyzet dite.
    Por lulezuan peshkaqenet…
    Festuan
    Gjarperinjte.

    Dhe bota mbeti siç ish…

    për më tepër…

  35. Permetari thotë:

    15 Maj 2008 @ 2:59 pm

    Per mua “Muzgu i perendive te stepes” ka qene kryeveper, mbase ajo qe me la mbresa me te medha se gjithe veprat e tjera te Kadarese. Ishte si nje zbulim, si nje arrati nga realiteti i atehershem, si nje thesar per te cilin s’mund te flitej me kedo, apo edhe te komentohej ne oren e letersise.
    Llora gjithashtu eshte nje mrekulli.

    Hamej,merrini këto valixhe!
    Të renda?
    Janë mbushur me pritje.

    Gjithë naten fluturuam mbi qytetet e Europes
    ti s’dija c’kishe,
    s’me prite.

    E si te mos i pelqesh keto vargje? E si te mos revoltohesh nga banda e mediokerve, qe s’rreshtin se llomotituri vec fjale qe ndotin?

  36. shefi kuadrit thotë:

    15 Maj 2008 @ 5:38 pm

    Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
    Tymi i cigares “Partizani” qe pinte dikush
    Dridhej, kalteronte bente spirale,
    Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
    Mua bashkeatdhetarit

    Me 5 rreshta ka thene sa te tjeret thone ne 4 strofa.

  37. Idris thotë:

    15 Maj 2008 @ 6:05 pm

    A ka vent per kete ? FLET edhe DRITEROI !!!!!!
    Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
    Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
    Kerkojme patkonj e s’na jep njeri hua,
    S’e gjejme as nallbanin e marre.
    Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
    ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
    Tani dhe kali calon e s’na ha as barin e njome;
    me sy si gota na sheh si te huaj…

  38. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:29 am

    Dikush kerkoi Esenin. Une nuk e di sa eshte perkthyer Esenini ne shqip. Por nuk eshte ide e keqe qe te sjellim ketu ndonje shqiperim vetjak. Thjesht sepse lidhet me Rusine.

    Njeriu i zi

    Ah miku im, miku im,
    I pamundur jam e s’di
    Si më erdh’ sëmundja
    Kjo flamë e sëkëlldi.
    Mbi fushën e vetmuar
    Era kërcëllimë,
    Shtatori zhvesh korijet,
    Alkooli trurin tim.

    Natë e kallkanosur.
    Udhkryqet xhan-xhin.
    Fillikat parvazit
    Unë nuk pres njeri.
    Fusha tej mbuluar
    Me bardhësi të butë
    Në kopsht mbledhur pemët,
    Kalorës të drunjtë.

    Diku një zog nate
    Sjell ogur të keq,
    Kalorësit e drunjtë
    Trokojnë nëpër terr.
    Ah, prap njeriu i zi
    Në karriken time,
    Kapelen heq ngadalë,
    Zhytur në mendime.

  39. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:59 am

    Fundi i lamtumires para vdekjes, shkruar me gjakun e vet, nga Esenin:

    Te vdesesh s’eshte e re ne kete bote te trishte,
    Por edhe te jetosh, e panjohur s’eshte, natyrisht.

  40. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:58 am

    Unë nuk pendohem, s’thërres, s’vajtoj

    Unë nuk pendohem, s’thërres, s’vajtoj,
    Avulli tretet nga mollë e bardhë,
    Mbërthyer nga floriri’ vyshkjes
    I ri s’do jem më si më parë.

    Ti nuk do rrahësh si dikur
    Zemër nga përbrenda mardhur,
    Dhe lendinat me meshtekna
    S’do grishin më ti shëtis zbathur.

    Shpirt shtegëtar, pak e më pak
    Flakën e buzëve përshkëndit.
    Shkëlqimi im shkoi edhe vate
    Shkëndijë e syrit m’u venit.

    Tani u zbuta në dëshira
    A ëndërr ish ç’po ëndërroja?
    Pranvera si jehonë e hershme,
    Një mëz i kuq që kalëroja.

  41. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:04 am

    Brrrrrrrrrrrrrrr

    Po shume e frikshme kjo o emigrant.

    Young at heart, si i thonte, jang et hart.

    Si ai xhaja ne televizor qe pi lengje frutash… :) :(

  42. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:11 am

    Kane shpirt ruset, Blend! Nuk jane rronxho-bonxho. Madje me sakte, kane shpYYYrt! (nuk di a e ke degjuar shqiptimin lab te fjales shpirt; te mbush shpirtin (no pun intended) :D )

  43. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:17 am

    O leber, po ku ini a u qivja udhet, hidhuni, beni beli, beni ferk a lumemedhenj, se u meruat, nga ini e nga s’ini, lekdushas, nivicas, progonatas, bencallinj, maricjote, kuciote, dukatas, rradhimas, luzatas, kashishtas, tragjasllinj… :D :D

    mos ma shuj ket Blend, se eshte i cik si me Marks kjo: Leber te te gjitha fshatrave, bashkohuni! ;)

  44. Roni thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:37 am

    Keto rreshta ja dedikoj te gjith atyre qe kane mundur te pushtojne Trojen e tyre………..

    Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
    T’i përqafoja flokët e dendura.
    Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
    Se gjithë grekët kur ra Troja.
    Ismail Kadare

  45. toko thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:39 am

    Pa ty

    Ti ike udhes se pafundme
    Ku zverdhin druret gjetherenes
    Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
    I arti medalion i henes.
    Lejleket iken.
    Fill pas teje
    Si stof i keq u zbeh blerimi
    Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
    Me negativin e nje filmi.

    Tani ne fusha shkoj menduar
    Ku nis te fryje ere e ftohte,
    Ku ca mullare te gjysmuar
    Duken qe larg si Don Kishote.

    C’te bej, po them me vehten time,
    Ne kete ore te vone te muzgut,
    Ku qerrja baltave ben shkrime.
    Te lashta sa te Gjon Buzukut?

    Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
    Te pi ne gjunje duke rene,
    Ne gryke e di qe do te me ngelet
    I ftohte medalioni i henes.

  46. Roni thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:46 am

    Edhe po nuk e patet pushtuar Trojen akoma , kurajo, se greket sju ndane per 10 vjet!!! :-)

  47. Peshku Fluturues thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:51 am

    Restaurant

    Fragile, fading 37,
    she wears her wedding ring like a trance
    and stares straight down at an empty coffee cup
    as if she were looking into the mouth of a dead bird.
    Dinner is over. Her husband has gone to the toilet.
    He will be back soon and then it will be her turn
    to go to the toilet.

    Richard Brautigan

  48. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:58 am

    OK, meqe u hap loja:

    LOVING CUP
    (M. Jagger/K. Richards)

    I’m the man on the mountain, come on up.
    I’m the plowman in the valley with a face full of mud.
    Yes, I’m fumbling and I know my car don’t start.
    Yes, I’m stumbling and I know I play a bad guitar.

    Give me little drink from your loving cup.
    Just one drink and I’ll fall down drunk.

    I’m the man who walks the hillside in the sweet summer sun.
    I’m the man that brings you roses when you ain’t got none.
    Well I can run and jump and fish, but I won’t fight
    You if you want to push and pull with me all night.

    Give me little drink from you loving cup.
    Just one drink and I’ll fall down drunk.

    I feel so humble with you tonight,
    Just sitting in front of the fire.
    See your face dancing in the flame,
    Feel your mouth kissing me again,
    Oh, what a beautiful buzz, what a beautiful buzz.

    Yes, I am nitty gritty and my shirt’s all torn,
    But I would love to spill the beans with you till dawn.

  49. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:02 am

    Mirupafshim, mik, pra mirupafshim,
    Ti më je i shtrenjtë në shpirtin tim !
    Kjo ndarje, e parathënë nga fati,
    na premton përpara prapë takim.

    Mirupafshim pa shumë lotë, të shkretën.
    Mos u ngrys! Ja qave, po përse?!
    Që të vdesësh, s’është e re për jetën,
    por dhe të jetosh, nuk është e re.

    Përshtatur në shqip : Agim Shehu

  50. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:05 am

    Belle, e ka shkrujt para se me vdek ai ket. Me gjakun e vet. Preu kycin e dores. Pranej thashe qe kane shpYrt ruset. Shif po deshe komentin e ores 2:59 :)

  51. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:08 am

    Emigrant, e vertete! Sergei Esenin i dha fund jetes se tij ne moshen 30-vjeçare, ouch! :(

  52. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:13 am

    Sipas jeteshkrimit, ai vdiq ne 28 dhjetor te 1925. Vari veten ne nje hotel me emrin Hotel d’Angleterre. Ishte i semure nga nervat ne ate kohe. Gjynah se vdiq edhe i ri, edhe i neveritur nga jeta dhe, beso ose jo, edhe nga poezia… :( :(

  53. Roni thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:21 am

    Me mjeker cdo Taverne kam fshire,
    parajses i kam thene: .”Lamtumire!
    E bukur je, por nuk ben per mua !”
    Kerkomeni ne Vreshte dhe ne Tire.

    Fito nje Zemer, puthe dhe rrembeje,
    dhe adhuroje si Altar prej Feje:
    Njeqind Qabera sa nje zemer svlejne;
    Zemer kerko, Haxhi, jo Gur Qabeje.

    Te shkuarat mos i kujto me lot
    per te pritmet mos u lodh me kot:
    Sa koh ne luadh je, kullot;
    Nga drapr i vdekjes nuk shpeton dot.

    Dergova Shpirtin lart ne Qiell mbi rete
    Dhe n’Erresiren posht’ tatepjete
    Mu Kthye pasi e zbuloi Misterin;
    Me the keshtu: “Parajs’ e ferr jam vete.”

  54. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:24 am

    Një tjetër poezi nga Sergei Esenin!

    Veten s’e gënjej unë kot me fjalë.
    Zemra tym do shlodhje, doemos
    Emri sharlatan ndal më ka dalë,
    ndaj më ka dalë emri skandaloz.

    S’kam grabitur, s’merrem me kusarë,
    Nëpër skuta nuk kam vrarë fatkeqë,
    Jam veç një nga rruga, një i marrë
    që në udhë gjithkujt i buzëqesh!

    Unë, i prapi i rrugëve moskovite
    shesheve po endem në qytetë
    çdo zagar i mjerë i çdo rrugice
    e njeh mirë hapin tim të lehtë.

    Çdo kalë komunaleje i gjorë
    mua më tund kokën e njerëzishme
    Unë për kafshët jam aq mik njerëzor
    sa me varg zbut shpirtin e një bishe.

    S’mbaj në kokë cilindër për gratë,
    të bëj dashuri - idiot i tërë.
    Unë më mirë cilindrin e bëj tas
    të ushqej një pelë me tërshërë.

    Njerëz, miq nuk kam. S’kam përkëdhelje;
    tjetër gjëje i bindem në hapësirë.
    Jam gati, në qafë t’i var një pele
    një kravaten time më të mirë.

    Ndaj sot me rënkime nuk më gjeni
    Zemra - tym ka dritë, doemos.
    Prandaj sharlatan më ka dalë emri.
    Emri ndaj më doli skandaloz.

  55. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:27 am

    BRAVO Belle!
    BRAVO Roni!

    FLM te dyve!

    PS E boni fora New York City!!!

  56. Roni thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:45 am

    E di qe po dal pak jashte teme po nuk mund te rri pa ja dhene fjalen dhe te madhit Petro Marko

    Marrezi, turp turp dhe
    mekate
    per jeten e terbuar
    se kur me ndal, o gjenerate,
    qe vuan rruges ndonje nate,
    me merr per te denuar
    dhe, me nje ze qe vret,
    ngahera me pyet:
    -Ku linde, o i ri?
    -O jete, linda ne shkreti!
    -Ku rron dhe ku vete,
    ne c’dhera e ne c’dete?!
    -Cudi! C’kerkon prej meje ti
    dhe si, o jete, pyet,
    kurse ne varferi
    me hodhe kur me gjete
    te lindur nga skelete
    pa drite, pa liri?
    -Njeri!
    Nga vete, as me thua?
    -S’e di! Jo, Nuk e di!
    Po lerme, o jete, c’ke me
    mua?
    -Dua ta di, po dua!
    -Atehere, jete e krisur,
    per mua mos pyet
    se qysh ne n’agim kam nisur
    te shkel si skllav i shkrete
    mbi gjurma shprese drite…

  57. Cheney thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:50 am

    Me leje,

    te jesh poet-eshte njesoj
    sikur me te vertetat e jetes
    te theresh mishin tend te bute
    dhe me gjakun e ndjenjave
    te perkedhelesh shpirtrat e te tjerve..

    Emo,
    e kane pas perkthy ne fillim fare, edhe ket edhe te birin. se mbaj mend se kush. E kam bler te ajo kioska perball xhamise dhe anash palatit te kultures.. Se mbaj mend kush e ka perkthyer, libri fle mes shokesh ne memedhe..

  58. Roni thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:52 am

    Prap Petrua

    O mëkatar,
    as faliu ligjes sime,
    bindu i çmendur ëndërrtar,
    s’jeton me shqetesime!…
    -Mu thell’ në brendësire
    ku ndjenja rron e lire,
    ku dhëmbja dhëmb e prekur

    nga ligja jote e fuqiplotë,
    ne gjirin tim si hekur,
    si hekur e çelik,
    qëllo, qëllo, o me kamxhik;
    pa frik’ e pa mëshirë
    e pa pendim,
    se mu në thellësirë
    të shpirtit, në një kënd,
    lindi një shqetësim
    që çeli varrin tënd…

  59. Cheney thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:57 am

    Emo,
    do me falesh po ajo e “16 Maj 2008 @ 3:58 am” do shume, po shume shume pune.. :) e di qe do shqiperu por sikur eshte oksidu..

  60. poeti thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:28 pm

    Gjynah se vdiq edhe i ri, edhe i neveritur nga jeta dhe, beso ose jo, edhe nga poezia.
    Shyqyr qe jo te gjithe e kuptojne poezine si ky i ziu, se do kishte vetvrasje masive edhe te peshku :D

  61. Blina thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:21 pm

    Azem Shkreli

    PARA ELEGJISE

    Një ditë do t’i marrësh në gji
    gjethet e rëna të stinëve të tua
    dhe do të kërkosh kot veten
    shtigjeve të harruara të një moshe
    e nuk do të kesh më as flokë ere,
    as shikim ylberi ta matësh fillin
    dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
    Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
    si pajën e nuses së vdekur
    e do të numrosh fluturat e shkuara
    t’agsholeve t’prenduara
    e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
    as lot në sy të qeshën ngrohtë,
    të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh
    djelmoshat.

    Një ditë dot’i hash buzët e tua,
    gjurmët e tua do t’i pështysh
    dhe secilin muzg do ta pagëzosh
    me nganjë pendim që dhemb
    e s’do te kesh me as sy deti,
    as hap te hedhur sorkadheje
    te shohesh si t’perqeshin gonxhet
    dhe te ikesh prej hijes sate.

    Ruaju, moj se vashat me te bukura
    i vret bukuria e vet.

  62. Lab_ParExcelence thotë:

    16 Maj 2008 @ 11:06 pm

    Emigrant;
    kujdes me Labet he me rruaç,laje gojen mir perpara…..

  63. shefi kuadrit thotë:

    16 Maj 2008 @ 11:11 pm

    Faleminderit belle per ate poezi te ndjere te Eseninit, flm edhe ti Roni per prurjet nga P. Marko, shume ka filluar te me pelqeje me ato peshperitjet e embla te shqiperise se jugut.
    Ndonje nga Faslli Haliti?

  64. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 11:37 pm

    Lab_ParExcellence, me paske keqkuptu. Per labet, e laj gojen dy here, i kaloj flos roncem dhe e shpelaj mire e mire me Listerine!

    E ke degjuar Luzatin? :)

    Eshte rruges kur shkon per nga qyteti i ketij gjeniut….

    Edhe nje: ne ate listen siper, kam harruar kryesorin e kryesoreve: Gusmarin :)

    PS Nuk je i pari qe me ke keqkuptu. Kur kam shkrujt dicka per Progonatin, u hodhen nja dy se pale cfare kujtuan…

    Te pershendes!

  65. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Maj 2008 @ 12:50 am

    A di gje njeri, eshte perkthyer ndonjehere ne shqip e plote “Re ne pantallona”?

    Me duket se kam pare pjese te saj ne shqip, por s’jam i sigurte.

  66. Peshku Fluturues thotë:

    17 Maj 2008 @ 12:55 am

    Eshte perkthyer nga Kadare. E ke tek poezite e “Ftese ne Studio”.

    P.S. Kete duhet ta kishe ditur vete, apo jo? :)

  67. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Maj 2008 @ 1:54 am

    Jo, PF, sinqerisht nuk e kam ditur… Ftese ne studio e kam lexuar, por kjo nuk me bie ndermend…

    Ate fragmentin me siper nga reja s’do e kisha prek me dore po ta dija ket fakt… Te njejten frike kam me Eseninin…

  68. Peshku Fluturues thotë:

    17 Maj 2008 @ 3:13 am

    Ja dhe nje nga Mbreti i Padiskutueshem i lirikes shqiptare Lasgush Poradeci

    TI PO VJEN QE PREJ SE LARGU

    Ti po vjen qe prej se largu magjiplote e dalengadal
    Ti po vjen qe prej se largu duke shkitur mi lendina.
    Nene themberzat e tua pergezohet trendelina,
    Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t’u fal

    E si shkon me hap te matur me pushton nje dhemshuri
    Do te tretem te kullohem ne kalim te kembes s’ate
    T’i pushtoj i llahtaruar ato hapeza mekate
    Ndaj kalon mi tufe lulesh madherisht si yll i ri.

    Dhe te qaj me mall te rende poshte teje pa pushim,
    Poshte fillit te poleskes ku do shkeli kemba jote.
    Te te shtroj nga dhembja ime nje cudi prej pikash lote,
    Nje fluture te pervajshme vetem dhembj’ e deshperim.

    Te ma shkelesh hije-lehte! te ma shkelish mespermes
    Te te shoh si me lekundesh me sy fjetur e fatuar,
    Brenda loteve te mija te te shoh te pasqyryuar,
    E pastaj le te venitem, le te hesht, e le te vdes.

  69. shefi kuadrit thotë:

    17 Maj 2008 @ 9:29 am

    E bukur kjo e Lasgushit. Me pelqen shume kjo rima a/b/b/a, sidomos kur arrihet.

  70. xhenius thotë:

    18 Maj 2008 @ 7:28 pm

    ….ti mjegullat,
    une rete,
    do ti dergojme njeri-tjetrit…..
    fantastike ta lexosh,teper e dhimbshme ta jetosh!

  71. anonim thotë:

    18 Maj 2008 @ 7:58 pm

    Të kisha njëmijë heshtje, të dëgjoje…..
    dymijë zëra bashkë me heshtjen…
    krahë t`u vije reve të lundroje
    liqenjtë e mallit, qiejve të gjeje….

    Mallëngjim nga sytë e tu ka Galaktika…
    më sheh nga lart në heshtje edhe hesht…
    mallkuar qoftë ndarja , e pashpirta
    me mjegull heshtjesh të ka veshur krejt…

    Të kisha njëmijë heshtje,të dëgjoje,
    të gjeje brenda heshtjes, zërin tim…
    dhe heshtur, pa më zgjuar, të kërkoje
    ku ndodhet, brenda teje, loti im…

  72. Lab_ParExcelence thotë:

    18 Maj 2008 @ 8:28 pm

    emi-grant,thaç se mos po ironizoje labet a i vrar,Luzatin e njo mir un se andje kalohet per te gjeniu,po e njoke mir zotrote laberin,me gusamrin ne krye
    te pershendes
    N.B dhe un bera shaka se e dija qe nuk i ironizon dot njeri lebrit)

  73. dori1 thotë:

    19 Maj 2008 @ 6:08 am

    Te me ndjeni per c’do te shkruaj me poshte…Dhe mos ma merrni per sharje…amani bre!

    Kur dua te perkundem ne enderrime futem tek “Peshku…” dhe lexoj peshkataret. Eshte nder me te kendeshmet vendparkime te atyre qe dine shqip… Perkedhelem nga fjalet e poezive, “dritherohem” nga furia e perleshjeve te se djeshmes me te sotmen, enderroj syhapur per diten e neserme dhe qesh me vehten time…Jam me fat. Sapo u takova me ata te “Peshkut…”
    Faleminderit e naten e mire…O njerez

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.