Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin
(Fotografi nga protesta e opozites, e premte 21 Mars. Fotograf Hektor Pustina per AP)
“Po përdorni çështjen” për kapital politik është një nga thirrjet që është dëgjuar shpesh këto ditë nga njëri krah i politikës. “E harruat Gërdecin” akuzon dikush në faqe para pak çastesh duke u përqëndruar tek intervistat e tre prej të strehuarve në mjediset e shtëpive të pushimit të shtetit në Durrës. Në fakt shkruesi ka njëfarë të drejte në “akuzën” e tij megjithëse s’e kupton nevojën për “harrim”. Gërdeci duhet të lëvizi në plan të dytë sepse për këdo që ka dy gram tru, në këtë rast s’bëhet me fjalë vetëm për Gërdecin, as për fatkeqët që humbën jetën aty, as për fatkeqët që s’u janë gjetur akoma trupat, as për fatkeqët që u plagosën, e as për fatkeqët që pësuan dëme materiale e psikologjike. Pavarsisht hollësive mbi viktimat, e mbi dëmet e shkaktuara, çështja duhet kaluar tashmë në një plan tjetër, është personale për të gjithë ne dhe jo vetëm për ata që jetojnë në Gërdec e në rrethinat e tij!
Është e tillë sepse në rastin e Gërdecit të paktën dy institucione të shtetit s’kanë funksionuar siç duhej; Ministria e Mbrojtjes që kishte për detyrë të mbikëqyrte sigurinë e punimeve, dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta që s’e vuri dot re që në atë fabrikë kishte vetëm 1 të siguruar! Është personale sepse Qeveria dështoi në përpjekjen e saj për të detyruar një ndërmarrje private që punonte me Shtetin që të respektonte rregullat e Shtetit! Është personale sepse nëse s’i zë dot besë Shtetit që të kontrollojë tregtinë e armëve, atëherë s’i mund ti zësh besë që të kontrollojë tregtinë e mallrave ushqimore, të energjisë, të pajisjeve të ndryshme, të materialeve të ndërtimit, e të shumë e shumë mallrave të tjera. Është personale sepse, troç muhabeti, s’dua që nesër të më shembet pallati poshtë karrikes ku po qëndroj tani dhe të bie në humnerë 7 kate më poshtë thjesht sepse Shteti e kishte lënë pas dore detyrën e tij dhe s’kishte kontrolluar cilësinë e ndërtimit, ashtu siç nuk kishte kontrolluar cilësine e sigurisë në Gërdec. Është personale sepse s’dua të helmohem nga ushqimi që ha sepse dikush në kufi ka lejuar importimin e mishit të infektuar. Sepse, sepse, sepse………
Duke qënë se ky muhabet është personal, dhe duke qënë se të gjithë ne vëmë në rrezik në rradhë të parë të vetmen gjë që kemi tamam tonën, kokën që kemi mbi supe, atëherë më e pakta që mund të kërkohet moralisht dhe në mënyrë të barazvlefshme nga Qeveria është që “të vërë në satër” kokën e saj për të mundësuar që:
1) Shtetasit të kuptojnë që nëse ndonjë ditë humbin jetën thjesht se po kalonin në vendin e gabuar, në orën e gabuar, atëherë të paktën dikush do përgjigjet për këtë dhe nuk do të jetë thjesht funksionari i rastit që do ti rrasin në dorë përgjegjësinë ligjore, por edhe funksionari më i lartë që mban përgjegjësi morale për mosfunksionimin e zyrës ose institucionit të tij.
2) Shtetarët të kuptojnë që jetët e njerëzve dhe dështimi në punën e tyre s’mund të kalohet thjesht me një shplarje të gojës për përgjegjësitë ligjore, dhe se ka edhe një të shkretë përgjegjësi morale (deri më sot e përdorur shumë rralë në vendin tonë).
E nëse Qeveria e “vë kokën e saj në satër”, nëse Zoti Kryeministër i vendit jep dorëheqjen duke shprehur keqardhje jo vetëm për viktimat, por edhe për faktin që dy organe të Shtetit DËSHTUAN në punën e tyre, atëherë të paktën tragjedia e Gërdecit s’do mbahet mend vetëm si tragjedia e rradhës pas ’97-ës, pas ’98-ës, pas 9 Janarit, pas Dhëmblanit etj, etj por si tragjedia që shënoi fillimin e përgjegjësisë morale në Shqipëri. Se mbi ligjin zotërinj Shtetarë të politikës së vjetër e të re, mbi atë ligjin e bërë llastik prej jush, qëndron ai i shkretë moral që me ç’duket ka kaluar malet, ka vajtur diku emigrant e është zhdukur nga ky vendi ynë për një kohë të gjatë!
Llukan Tako
21 Mars 2008
Shënim 1: Gjëja më normale në këtë situatë do të ishtë dorëheqja e Qeverisë Berisha, dhe krijimi i një Qeverie të re nga ana e shumicës në Kuvend.
Shënim 2: Gjëja që ka më shumë gjasa të ndodhë është që Partisë Republikane ti ofrohet një tjetër Ministri në vend të Ministrisë së Mbrojtjes, të ketë një rrokadë Ministrash dhe Qeveria të vazhdojë të punojë njësoj sikur të mos kishte ndodhur gjë.
Shënim 3: Ato lekët që po harxhohen për të dëmshpërblyer viktimat e tragjedisë s’janë të Qeverisë por janë TONAT. Ato lekë mund të mos kishin vajtur për të paguar varrimet e atyre të shkretëve që u vranë KOT por mund të ishin përdorur për të përmirsuar jetën TONË dhe të TYRE!


21 Mars 2008 @ 1:39 am
Shume dakord Llukano. Por, si t’ja bejme me median dhe gazetaret tane te cilet gjithmone veprojne si “kofini pas te vjelit.” Si mund te flasin ata per punetoret e pasiguruar dhe qe punojne ne te zeze kur ata vete kane punuar dhe punojne si te tille. Si mund te flasin ata kur kioska e domolimit isht mu perpara hundes se tyre dhe ata nuk thane nje fjale per te. Si mund te flase e protestoje “Mjaft-i” kur ata merreshin me blasfamite e Spiropalit dhe G-99-tes. Dakord me doreheqjen e Qeverise Berisha po kush na siguron se nje Qeverisje edhe me e keqe do te na vije mes tamtameve te ngjashme me tamtamet e para-emerimit te Leonard Ndokes si Minister i Shendetsise.
Ne nje vend ku edhe ajka e kombit punon ne te zeze vetem te zeza te tilla do te ndodhin.
21 Mars 2008 @ 1:47 am
E bukur Ll Si gjithon gjerave ju bie ne koke Demin e kap per briresh
…Shënim 1: Gjëja më normale në këtë situatë do të ishtë dorëheqja e Qeverisë Berisha, dhe krijimi i një Qeverie të re nga ana e shumicës në Kuvend…..
Faleminderit
21 Mars 2008 @ 1:47 am
Llukan, e ke qare shkrimin xhan, ke folur per te tere ne, me mire nuk behet dot. Dhe une si popull zotohem qe deri ne zgjedhjet e ardhshme kurre nuk do votoj per politikane te papergjegjshem dhe vecanerisht per Berishen qe eshte po aq i pergjegjshem sa c’eshte edhe gomari. Por te jem i sinqerte si popull, kur zgjedhjet te vijne vertet, une prape per gomarin do votoj sepse nuk duroj dot Ramen lakuriq ne nje plazh te humbur te botes dhe po ashtu thone qe eshte edhe i korruptuar, Meta nuk me pelqen se e ka koken te madhe dhe vjen nga nje parti e vogel, Dash Shehi nuk me pelqen se thone qe pi dhe gjithe te tjeret jane ca kriminela dhe te korruptuar. Berishen dua xhan se ai me mbledh ne shesh, me ngre qimet perpjete kur uleret kunder korrupsionit dhe me jep ate ndjenjen e dalldise se shkaterrimit….. me kupton xhan???!!!! Llukan, jam ne hall, kam nevoje per ilace por doktorin e kam te cmendur, ti mire flet por po flet me murin.
:( 
21 Mars 2008 @ 1:49 am
Arben,
Une tatimet mbi te ardhurat e mia dhe sigurimet shoqerore s’ja paguaj gazetave, as televizioneve private. Une me vote s’kam zgjedhur Elisa Spiropalin. Une s’punoj i pasiguruar.
Une pergjegjesine e kerkoj nga ata qe me kerkojne pergjegjesi dhe te cileve u jap pergjegjesi duke paguar tatimet dhe duke respektuar ligjet qe kane hartuar. Ti kujt ja kerkon pergjegjesine?
Le te merremi me “koken” fillimisht se peshku qelbet nga ….
21 Mars 2008 @ 1:53 am
O Arben, po pse mer burre duhet te veme ne dyshim cdo gje???!!!! Ne vend ti themi shtypit bravo i qofte per guximin, perpiqemi te gjejme arsyet “e keqija” qe fshihen pas shkrimeve. Hajde te diskutojme vertetesine e atyre qe thuhen, por s’ka kuptim te bejme hetuesin per qellimet qe fshihen. S’kemi pse te frikesohemi nga nje qeverisje tjeter, bemat e berishes te sigurojne automatikisht qe me keq s’behet dot. Bile une them qe po hyme me berishen ne nato a ku di une ku tjeter (personalisht mendoj qe me berishen vetem ne qenef mund te shkojme), berisha do veteshpallet mbret, asaj si t’ja bejme pastaj???!!!
21 Mars 2008 @ 1:54 am
Ne qofte se do te pranonim si te sakte nje skeme te tille frike, atehere i bie qe nuk duhej te ishte bere asnje ndryshim: as permbysja e 90-es, as zgjedhjet cdo 4 vjet etj…Sepse: Po sikur ai qe do vije te jete me i keq? Me gogol se ky qe eshte aktualisht?
Qeveria nuk eshte kurore e perjetshme, qe po u lidh njehere ne altar dhe mori fund kapitulli, do plakesh e do vdesesh me te. Nqs ajo qeveri qe eshte ” martuar” me kontrate me popullin e vet, nuk i pergjigjet detyrimeve qe ka marre persiper, ka “divorc” . Cdo arsyetim tjeter eshte loje fjalesh, kalambur.
Nqs PD nuk ka resurse te brendshme sa te krijoje nje qeveri tjeter, atehere kot qe e quan veten si partia me e madhe ne mazhorance etc.
21 Mars 2008 @ 1:58 am
Nuk i kuptoj pyetjet e tua Arben. Me duket sikur vetem ben gjoja sikur je dakord me Llukanin per te gjet shtegun dhe akuzuar mediat, G99, MJAFT!, Elisa Spiropalin etj etj…Gjithe, gjithe the vetem “U bon kto me fol!”, qe per mendimin tim eshte sikur te mos thuash gje fare.
Sipas teje media duhet te heshte? Shqiptaret krejt ta ulin koken ne hi?
Pse te mos ngrihemi mbi anet politike, mbi PD e PS e G9999999????? Pse te mos mbajme anen e qytetarit, anen e shqiptarit qe skllaverohet ne shtepine e tij?
Kjo qeveri duhet te bjere. E Djathta le te ngreje nje qeveri te re, me te mire, pa ish-komuniste anti-komuniste - te kurruptuar, bandite, hijena - sic eshte stani i Berishes.
Ka e Djathta djem te mire plote qe ta perfaqsojne si duhet kete popull. E DJATHTA them E DJATHTA se nuk me rref tek E MAJTA hic…por ca prej nesh nuk dalin qe nuk dalin nga llogoret e qelbta te politikes se qelbet.
Dhe shqiptaret vdesin kot…
21 Mars 2008 @ 2:00 am
Ti Llukan e ke kapur nga nje kendveshtrim interesant problemin dhe tablloja qe paraqet ne lidhje me problemet, qe i quan personale, eshte realiste. Mirepo kur vjen puna tek zgjidhja nuk ofron diçka bindese, thjesht jep nje reçete qe nuk ka ne te ndonje kure po thjeshte nje qetesues, sa per te kalu dhimbjet e momentit.
Do doja te dija se ç’te ben te mendosh se krijimi i nje qeverie tjeter nga po e njejta shumice do kishte nje efekt “abrrakadabrra”?
21 Mars 2008 @ 2:01 am
o dajo iku koha e mbreterve, po sa frik e keni kete berishen o njeri ,po iku berisha ca do te ven ty ke qeveria e Ilir{metes}kokmadhit qe eshte bere milioner,apo te Ed stergjaci,zevendes kryeminister apo minister mbrojtje,bene pak paq me veten o njeres,si nuk degjova nje njeri se do i ndihmoje me kaq leke ata fatkeq por mendjen te sala e kini,keshtu si flisni ju te jepni pershtypjen se mezi keni pritur te ndodhte kjo fatkeqesi
21 Mars 2008 @ 2:10 am
Llukani i ka rene ne koke aq bukur dhe aq thjeshte sa me nuk behet, ky shkrim duhet vene ne kryeartikull ne cdo gazete shqiptare per nje jave rresht qe ca qorrave qe jane me shumice ne shqiperi tu hapen syte.
Urime Llukan
@shkelzen, ju drejtove Llukanit por po them edhe une 2 fjale per fjaline e fundit tende. E djathta u zgjodh nga zgjedhjet e lira, nga shumica si rrjedhim i takon ti shkoje punes deri ne fund te mandatit. Nese berisha eshte i paafte kjo nuk ben te djathten automatikisht te paafte ne teori. Si rrjedhim i paafti duhet te lere punen dhe ta provoje nje tjeter nga e djathta. Nese ata ndjehen te pazote per kete atehere bujrum le ta lene pushtetin dhe te behen zgjdhje te reja. Personalisht enderroj per nje theqafje sa me te shpejte te berishes, topallit & co, por e di qe realisht do me duhet te pres edhe ca. Tung.
.
21 Mars 2008 @ 2:12 am
taras, vetem nje saktesim nga ato qe thua. Berishen vetem frike nuk e kam, me e keqja qe me ben eshte diareja por dhe kjo ka te miren e vet se me ruan nga mbipesha. Tung.
21 Mars 2008 @ 2:13 am
ti advokatos duhet te jesh me i thelluar ne mendimet e tua
21 Mars 2008 @ 2:19 am
taras, edhe nje gje tjeter se harrova. Tamam, tamam Gerdeci eshte shume pak ne krahasim me ate qe berisha beri ne 97. Nese mban mend ne ate kohe presidenti i plotfuqishem i vendit hapi depot e armeve dhe u perpoq te vinte veriun kunder jugut. Kaq do mjaftonte per satrapin qe te varej ne peme, fatkeqesisht sot e kemi prape mbret dhe po ato arme qe ai i nxorri sheshit atehere vazhdojne te vrasin njerez sot. Diferenca e vetme eshte qe ne 97 ai e beri me qellim, sot e beri pa qellim por thjesht eshte indiferent ndaj popullit qe qeveris.
21 Mars 2008 @ 2:26 am
97 eshte dicka tjeter nuk ja vlen ta diskutosh tani,po nje gje te them keta qe ciren tani per gradecin,ashtu u coren dhe ne ate kohe,moren pushtetin e shperdoruan sa deshen per 8 vjet me radhe u bene super mlionera,dhe ta sollen Salen prape ne pushtet,prandaj te them mos merni si pushka jevgut se do rezoheni prape e nuk do keni me fuqi te ngriheni,lerini organet kopetente te flasin ,pastaj shohim e bejme
21 Mars 2008 @ 2:37 am
Ore, po pse ndosh kaq shpesh qe nje situate te gjykohet ne funksion te nje apo disa supozimeve …
Ca ketu thone qe “nese iken Sala i bie te vij Ed hajduti, Meta kokemadhi,etj, keshtu qe me mire te rri Saliu …”
Ore qytetare te botes ne vitin 2008 … Cdo njeri pergjigjet perpara ligjit & popullit PER ATE CKA BEN.
Nese Rama, Meta apo larg qofte Nano do e zevendesojne Saliun nuk do te thote se ne duhet te shesim trute e te ulim breket …. Jo o njeri jo .. Do te thote qe ne rradhe te pare, fajtori, ne kete rast ai i Gerdecit, merr haracin e vet, dhe se dyti kushdo qe vjen e ka te qarte se tashme njerezit nuk gjykojne bardh e zi, blu e kuq, por gjykojne veprat dhe punen …..
Nese ata shkaktojne nje Gerdec te dyte atehere une e ti do jemi po ketu tu themi HORR IK!!!!
Une mendoj se kjo eshte fryma qe duhet te gjykojme politikanet tane e jo nga fakti se gjyshi im ishte partizan apo i joti ballist … Hapni syte njerez jetojme ne vitin 2008 !!!!!! Nuk ka me komuniste ashtu sikurse nuk ka demokrat .. Ka vetem njerez qe bejne premtime dhe duhet ti mbajne .. Nese jo kthejuni kundra dhe hidhini mga kolltuqet …
Sa per rastin e Saliut & Mediut duhet tu nderrohet kolltuku me nje karrike druri ne gjykate …
21 Mars 2008 @ 2:43 am
po kete du me thene duro o njeri dhe 1 vit se jane votimet,dhe sala apo njala que si te dush ti e ka nje mandat 4 vjecar,keshu si thu ti cdo vit i bie te votojme boll me se u lodhem me politike,
21 Mars 2008 @ 2:46 am
Nuk eshte e thene qe te jesh dakord me prurjen sado qe te duket e arsyshme.Prurja me shume ka nje strukture emocionale se sa REALE,pavaresisht se eshte nje ceshtje madhore per fatete Shqiperise.Ne se e shohim ne kende te tilla PO!
Duhet fixuar mire se Ekipi Pergjergjes DUHET te SHKOJE i PENALIZUAR para LIGJI (gjykates) !
Atje do te provohet ne se eshte fajtor ose JO duhet denuar apo jo
Ky eshte ai filli moral qe i ka humbur SHQIPERISE jo morali Ligjit ne nje vend ku nuk ka LIGJE dhe per ato qe jane nuk zbatohen.
Doreheqja eshte nje akt personal , ndoshta edhe qytetar , qe sido qe te jete ndikon ne permirsimin e MORALIT te POLITIKANIT perkates,aspak ne MORALIN e POLITIKES apo te LIGJIT
Te detyruarit qe te lesh mandatin,te shkuarit para Drejtesise per te Deshmuar mbi pergjegjesine,pa marre parasysh POSTIN SHTETEROR ky PO qe eshte FILLIMI i nje MORALI te RI te POLITIKES Shqiptare.
Dhe kush e do SHQIPERINE te FILLOJE nje JETE te RE te kerkoje e te nxise me c’do KUSHT daljen para DREJTESISE te kesaj ARROGANCE SHTETERORE
para LIGJIT
P.s.nr1-Faktet po tregojne se edhe me precedente penale,mund te jesh deputet edhe minister alias MIXHISTI LUL BASHA.
Ps nr2-Faktet tregojne se po ishe nen sqetullen e SHTETIT nga i penalizuar mund te kalosh edhe ne rangje me te larta alias Mixhisti tjeter G.Dibra.
P.s nr3-Me cdo kusht duhet ti shkohet deri ne fund ,ndryshe gjithshka do mjegullohet.Faktet tregojne se te gjitha akuzat midis dy Krimineleve Nano-Berisha,perfunduan ne nje moment me shtrengime duarshe perqafime te nxehta.
21 Mars 2008 @ 3:03 am
Perse sillen ketu Meta Edi etj Arsyeja qe Ll kerkon largimin nuk ka te beje me kush do te vije pas kesaj. Une personalisht dhe sic shpreheni dhe shume nga ju ketu nuk kam besim se ata qe do te vijne do te jene me te mire se keta qe jane tani. Por si thoni Ta kalojme Gerdecin ne heshtje se kemi frike se ata qe do te vijen nuk do te jene me te mire se keta qe jane tani. Nuk behet fjale per te zgjedhur me te mirin ketu. Kjo behet kur te vijne zgjedhjet pas nje viti Ketu behet fjale per te denuar me te keqin.
Denimi duhet te jete moral “doreheqje” dhe ligjor Prokuroria te hetoj e qete kete qeveri. Problemi qendron qe po nuk pati denime morale qeverite do te bejne sic kane bere seri me sot Ik njera e hadje tjetra bej rotacionin e zakonshem, bej krime e vrasje, shkatero ekonomine, pasuro mafian dhe leri vendin tjetres qe po keshtu ben te njeten gje. Prandja duhet denimi moral. te pakten ata qe do te vijne nuk do te jene me te mire se keta por e dine se ka dhe fund te turpshem. Denimi ligjor, eshte ana tjeter per ti mesuar se ka dhe burg. Kete nuk e vendosim ne. Kete e vendos gjykata. Por qe kjo gjykate te mare nje vendim te drejte duhet se pari te kete prova te mira nga prokuroria, duhet te kete mbrojte te besushme nga i pandehuri. Keto nuk mund te behen kur i akuzuari ka akoma dhe aren dhe gurin ne dore.
Se fundi le te mos dalim nga tema Ll thote:
…dhe krijimi i një Qeverie të re nga ana e shumicës në Kuvend…
Dhe shumica nuk eshte as Edi e as Rama e as Meta e as Iliri. Do tju lutesha sic thote dhe vete Berisha “Mos e politizoni ceshtjen”
Pra lereni biseden te vij Iliri apo Meta apo Edvini apo Rama.
Ceshtja eshte te denohen ata qe bene Gerdecin moralisht jemi te bindur qe ju takon dhe ligjeirsht si ta vendose gjykata.
21 Mars 2008 @ 3:04 am
Shkrimi eshte i mire Llukan, me pelqen por, per mendimin tim, nuk e kap spektrin e plote te krizes jo vetem te administrates qeverisese por te gjithe shoqerise shqiptare. Gerdeci eshte vertet ngjarje tragjike dhe nuk mendoj se duhet te kaloje ne plan te dyte. Gerdeci sado e dhimbshme si ngjarje po u ben nje sherbim pozitiv dhe po i jep mundesi shoqerise shqiptare te zgjohet dhe te kuptoje ku qendron e keqja. Nuk eshte vetem ministria e mbrojtjes dhe ajo e puneve sociale qe kane deshtuar, eshte nje sistem i tere politik i ngritur mbi interesa te ngushta financiare dhe politike qe deshtoi. Ku jane strukturat anti-korrupsion te cilat paguhen per kete pune, pse s’funksionuan? E kam fjalen per sherbimin sekret te ushtrise dhe per sherbimin informativ shteteror. Keto institucione sipas ligjit hetojne ne menyre te pavarur per te parandaluar ngjarje te tilla. Duhet bere analize e thelle se pse keto struktura deshtuan dhe duhet diagnostikuar problemi qe keto gjera mos ndodhin perseri ne te ardhmen ose te pakten mundesite e tyre te jene sa me te vogla per t’u ricikluar. Gjithashtu deshtuan dhe elemente te shoqerise civile. Media gjithashtu deshtoi dhe nuk jam dakord qe duhet pergezuar per ate qe beri. Eshte paburreri te besh ate qe beri media pasi ndodhin tragjedite, dhe ca me keq te deklarojne qe ne kishim materiale kompromentues por nuk i botuam per arsye nga me qesharaket. Me konkretisht a meriton kjo medie te pergezohet per trajtimin e Kosta Trebickes si hero? Eshte turp! Ai nuk eshte shume me ndryshe nga Pinari qe ka qejf ta cilesoje si mafioz. Incizon telefonata per t’i patur si mjet kercenimi ne rast se kompania e tij menjanohet nga pjesa e tortes, dhe ai na qenka hero per kete? Nje njeri qe perdor femra per “t’i ulur inatin bosit dhe t’i puthe b.en me lutje” -une sinqerisht nuk e kuptoj si mund te jete hero. Vertet qe morali nuk gjendet ne ate vend - na paska shkuar ne emigrim. Per mua nuk ka shume rendesi ne se hiqet tani Berisha apo jo. Ajo qe une nuk shoh ne ate vend eshte politikani i vertete, politikanin e pakorruptueshem dhe me ndjenja humane, nuk shoh qytetarin qe respekton ligjin si domosdoshmeri te bashkejeteses ne nje shoqeri civile jo si nje kufizim qe ne mos ta shkelesh i duhet ardhur anash. Mund te heqesh Berishen dhe te nderrosh gjithe qeverine, por per sa kohe makuteria per para e pasuri do te jete forca levizes e atyre te ashtuquajturave forca politike ne Shqiperi, s’ka garanci se problemi do te zgjidhet. Gerdecit i duhet njohur merita historike qe po i jep shoqerise shqiptare te beje nje analize te thelle. Eshte e lehte te irritohesh e te lesh zemerimin te erresoje gjykimin. Me e veshtire eshte te gjykohet me gjakftohtesi dhe te behen analiza te plota e te thella, te diagnostikohet dhe me pas te percaktohet trajtimi i duhur per te zgjidhur problemin. Historia nuk perseritet por rimon. Dhe do te ishte fatkeqesi qe kjo mundesi qe po jep Gerdeci te shperdorohet perseri, dhe me fal ne se e them per interesa te ngushta te ndonje partie.
21 Mars 2008 @ 3:11 am
Dakord me Llukanin, Blendin, Dajoshin etj.
Problemi qe une kam eshte se te gjitha institucionet have to be judged by high standards. Pashe, degjova, mesova ne Top-story se si shteti ishte i detyruar nga “Gjykata e Pavarur,” t’i pagonte nje bizsnesmeni 400 milione leke per kepuce skarco qe nuk i hynin askujt ne pune. E pra jemi ngjirur e cjerre deri tani per nje “Gjykata te Pavarur,” te varur nga xhepat e Gjykateseve. Besojne se ato leke vijne edhe nga taksat e tua Llukan.
Deri me tani “ushtria,” ka qene gjykuar si me e pakurruptuara nga opininoni publik. Nuk di se cfare do te thote opinioni publik pas ketaj.
Opinioni im eshte se ne po bejme aq shume zhurme e po hedhim aq shume bomba tymese sa po ia bejme me te lehte fajtoreve t’i shpetojne gjykimit.
21 Mars 2008 @ 5:26 am
E o socialiste te coroditur? ende po qani me lot krokodili? ende po mundoheni te na qani diten e vrani naten?
Ju socialistet ishit ne pushtet nga 1945 e deri me 1991 dmth plot 46 vite dhe asnjehere nuk keni ndermarre ndonje fushate pe eliminimin e armatimeve te vjeteruara por i mbanit dhe i fusnit te tere neper depo.
Ju socialistet gjithashtu ishi ne pushtet prej 1997 e deri me 2005, por prap nuk bete asgje per eliminimin e armatimit te vjeteruar.
Dhe tani, vetem tani ju doli gjumi te ulurini si te terbuar.
Ju po ulurini symbyllur dhe nuk po e shihni efektin qe ulurimat e juaja e kane. Nuk po e shihni se populli tani edhe me mire po e sheh se ju kalbesirat socialiste do te beni cfardo qe eshte e nevojshme vetem e vetem per te marre pushtetin.
Ju socialistet e mjere e te mallkuar nuk po jeni ne gjendje te merrni pushtetin me voten e lire te popullit por po mundoheni per te shfrytezuar fatkeqesite e popullit per tu futur ne pushtet.
Populli u mashtrua me 1997 ku me ane te mjerimit te popullit u futet ne pushtet por kesaj here nuk do te keni sukses.
TURP duhet te ju vije o socialiste te qelbosur e te zgjebosur, TURP, TURP, TURP.
21 Mars 2008 @ 5:37 am
Llukan, i ke thënë të gjitha, dhe ashtu siç thoshte ndokush më lart, kishe lënë pa thënë gjënë kryesore: ATA QË GABUAN dhe nuk punuan për shtetin TË GJYKOHEN…. DHE KJO TË BËHET PREÇEDENT për të gjithë të tjerët.
Kush të kërkojë të qeverisë, ta marrë atë punë si PËRGJEGJËSI morale/qytetare/politike dhe jo që me atë post të ketë gjetur pulën që i bën vezë të arta.
Nëse duam që të jetë një shëmbull egzemplar, edhe dënimet duhet të jenë egzemplare… dhe atëherë s’do të kemi nevojë që të ulërasim IK ndaj të gjithë figurave të kalbura të politikës shqiptare.
21 Mars 2008 @ 5:57 am
Real, ai armatim nuk ishte i VJETËR, sepse po të ishte i tillë… nuk e blinte njeri. Atë armatim shteti e pati bërë me paret e popullit për të mbrojtur popullin, ndërsa sot, shteti ja fal dikujt që të bëjnë miliona me pasurinë e popullit.
Armatimet e vjetra… një herë e një kohë i gjeje në muze, dhe me gjithë nevojën që mund të kishte atëhere për hekur, topat e vjetër ishin akoma në muret e kalave… ndërsa sot edhe armatimet e reja shiten për skrap
21 Mars 2008 @ 5:58 am
Llukan,
Ti shpreson te te degjoje nje vesh i shurdhet!
Une prisja levizje te gjere qytetare, pa lidera, pa gishta dhe pa grushta ne ajer. Prisja solidaritet mes vellezerish per te kundershtuar kete tradhti te madhe!!
Duhej te mblidhej i madh e i vogel, duhej te tundej vendi dhe te gjith te thoshim BOLL. Jam i sigurte se pervec nja 2 fekaleve te thara si ky derdimeni me siper, te gjith ndihemi te tradhtuar.
S’levizem..
21 Mars 2008 @ 6:02 am
edrus,
mos harxho energjite.. do dalin gjera te tjera si psh, nje pjese e municionit(mes te tjerash) ishte fringo drejt e nga POLICANI!!!!!! Po keto jane dytsore..
21 Mars 2008 @ 6:12 am
Si të mos dyshoj Cheney?
Na çanë veshët që në ‘97 u boshatisën depot…u boshatisën depot…u boshatisën depot…u boshatisën depot…
Meqë jam pak i fiksuar pas detajeve: Si ka mundësi që të ngelen pa naftë makinat e zjarrfikseve ndonjëherë, dhe të paguhet nafta për 50 makina të ushtrisë për të bërë trasportin dhe kjo vlerë nafte të mos i kishte rënë në sy atyre që nuk dinin asgjë?
21 Mars 2008 @ 6:22 am
edrus,
ne shkurt jane numeruar grupe me 7 kamione ushtrie cdo dite qe venin e vinin ne POLICAN.. keto jane gjithsesi dytsore Edrus..
21 Mars 2008 @ 6:22 am
Per cilin armatim e ke fjalen ore ed-rusi? Per armatimin qe po carmatosej se nuk ishte me ne perdorim? vet fakti qe po carmatosej tregon se ishte armatim i vjeter. Por pasi nuk na qenka i vjeter sic thua ti, atehere i cilit vit qenka or i uruar? Na e trego vitin e prodhimit pra pasi nuk qenka i vjeter.
E sa i perket shitjes se armatimit ne Afganistan, cka ka te keqe ketu? a te mos bejme eksporte fare por te izolohemi sikur ne kohen e xhaxhi enverit tuaj te dashur?
Ju lutem i beni nje nder vetes dhe kuptone faktin se ne pushtet vihet me voten e popullit e jo me fatkeqesine e popullit sic po mundoheni te beni ju mbeturinat e coroditura socialiste, mbeturina tamam si ky armatimi qe shkaktoi tragjedine, mbeturina te enver stalinit.
21 Mars 2008 @ 6:26 am
Retorika e anarkistit të kuq të lagjes:
http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=18202
Jam dakord me Çenein se ai që vuri bombën në Gërdec e kishte von bastin ke pakënaqësia e popullit anarkist shqiptar. Po populli s’ia vari bombëvënësve se qiste pare për vete prej shitjes së armëve. Atëherë vje plani 2: anarkistët e kuq të Mjaftit dhe PS. A do ia dalin të shkatërrojnë shtetin? Së shpejti në kinematë rreth Evropës.
21 Mars 2008 @ 6:32 am
reali i parrullave shkruan:
“a te mos bejme eksporte fare por te izolohemi sikur ne kohen e xhaxhi enverit tuaj te dashur?”
Jo, si ne kohen e xhaxhi sales tuaj, te dashurit te enverit.
21 Mars 2008 @ 8:03 am
Me vjen kec qe kam shkruajtur ndonjehere ne kete faqe se ju qenkeni mbledhur te gjithe me duket bij komunistesh.
S`keni faj ju jo problemi eshte i xhaxhit Ramiz ne 1990, megjithate……………
21 Mars 2008 @ 8:10 am
Dakord me analizen dhe konkluzionet.Cilido shqiptar me nivel mesatar llogjike duhet te dilte atje ku thote autori i shkrimit. Por kur qe nga kunata ,tashme vejushe, e Saliut e gjer tek gerdecari me i fundit nuk kane bojkotuar Qeverine Hajdute ngre para nje pikepyetje te madhe qe pergjigjen e gjen tek shprehja e popullit:
“Iriqi e ka vendin ne ferra”
21 Mars 2008 @ 8:28 am
-Krahu i majtë i ushtrise të dalë në krahun e djathtë, krahui i djathtë të dalë ne krahun e majtë, kurse qendra të rrijë në mes-
Kush e ka përdorur këtë strategjii?
21 Mars 2008 @ 9:26 am
Mora vesh qe do te mblidhet Keshilli i Sigurimit Kombetare si kofini pas te vjeli.Ka mundesi Presidenti tu shperndaje dekoratat ministrave te qeverise se Saliut.Dij njeri kush jane kokrrat e ketij keshilli.
21 Mars 2008 @ 10:28 am
Keshilli i Sigurimit Kombetar eshte nje fjale shume e madhe per Shqiperine e sidomos per Gerdecin. Gerdeci ishte 11 shtatori yne! nuk u sulmuam nga terrorizmi apo nga armiqte.veshtire tu bjere ne mendje per nje vend si yni. armiku yne eshte korrupsioni i babezitur.korrupsioni qe shendosh nje rreth te ngushte personash ne kurriz te pasurise shteterore e te sakrificave te shume shqiptareve. per tu mbrojtur nga ky korrupsion s’ka nevoje per Keshill Sigurimi Kombetar.duhet vetem PASTRIM!!!!! duhet te ngrihet zeri ndaj kesaj qeverie e asaj qe ishte para saj sepse zullumet e Delinjeve nuk mund te behen per vetem 3 vjet. lidhjet nuk ngrihen kaq shpejt, tentakulat kane kohe qe jane shtrire. ata qe ishin e keta qe jane na detyrohen shume. eshte koha te na kthejne kusurin biles edhe me interesa!!!
keshilli i sigurimit kombetar sot me duket si kori i policeve tek portokallia!
KUSH I KA FJALET MO????????????????
21 Mars 2008 @ 10:28 am
Mark,
Presidenti duhet te jape pergjigje mbas mbledhjes ne kete keshill kush e ka fajin qe u cenua siguria kombetare, nga kush u cenua dhe cer masash do merrren qe te mos ndodhin ne te ardhmen.
21 Mars 2008 @ 10:50 am
Eshte e padegjuar qe ne nje tragjedi kombetare te nje shteti presidenti (apo kryeministri ne kete vende qe jam une) te mbledhe keshillin e sigurimit kombetar 7 dite me vone…
Kjo tregon sa serioze dhe sa te pergjeshem jane strukturat shteterore.
Kjo te humbet edhe besimin se ky keshill mund te kontriboje dhe nxjerr pergjegjsi.Presidenti qe kemi ne krye eshte pjese e ketyre afertave te ndyra dhe u zgjodh nga keto aferta korruptive.
Shqiperia po paguan haracet e afertave korruptive qe u bene ne kurriz te nje vendi.Une besoj se Shqiperia po paguan per kete. Jo vetem per zgjedhjen e ketij presidenti,por edhe per emerimet ne ministrit e ndryshme dhe pazaret e pista qe jane bere ne emer te kualicionit qeveritar.
Po paguan edhe per indiferencen dhe naivitetin e tmershem. Ketu nuk po bej me faje njerezit e zakondshem,por me teper ate pjese intelektuale qe mund te kete ne shqiperi. Kjo eshte tragjedi kombetare edhe eshte e pafalshme qe asnje intelektual nuk ngre zerin apo kryerjen e nje peticioni derguar ketij kryeministri genjeshtar dhe mashtrues.
Ku jane “baballaret” e kombit sic pelqejne te quajne veten??????
Ku eshte zeri i tyre??? Ku eshte zeri i shefit te shtabit???
Eshte pergjegjsia e ushtrise Shqiptare te siguroje sigurin e qyqetareve.Ku jane standartet e NATO-s??
Ketu ku ndodhem gjenerali me grade me te larte ushtarake e ka ngritur zerin disa here ne menyre publike kunder politikes dhe qeveris kur ata kalojne vijen.
Edhe jo vetem per Irakun dhe Afganistanin, por edhe mungese kepucesh dhe armatimi. Kjo quhet pergjegjsi dhe kredibilitet!!!!!
TURP i madhe per gjithe ata ushtarake qe drejtojne ate ushtri.
Politika e qelbur ka kryher krime njerezore ne emer te tyre duke perdorur duart e tyre. Ju rrofshin parakalimet dhe aleancat me trupat nderkombetare ne IRAK.
Harroni qe jeni betuar per kete vende ta mbroni edhe me jete… Hipokrite!!!
21 Mars 2008 @ 10:53 am
a e dini qe jeni vertet te gjithe shume patetik.po cju duhet ju mo re te fiqeroseni kaq shume per fatet e shqiptareve?! nuk ju degjon njeri, kot e keni, vetem ca qe flasin ktu, ca emigrante qe i merr malli dhe sdine me ca te shtyjne kohen! po mesoni njehere si funksionon aparati i shtetit pastaj behuni gjykates, ju qe se keni haberin nga ligji! nje gje them per ju socialistet(femije te llastuar nga familje komuniste), qe shteti i mori persiper te gjitha pasojat dhe po ben maksimumin per te dale nga situata, nuk po ben si IDHULLI JUAJ NANO, QE I LA TE VDISNIN ATA NE KARABURUN MEGJITHESE TELEVIZIONI JUAJ TOP-CH. U NGJIR 4 ORE DUKE BERE APEL PER SHPETIM! JU KERKONI TE IKI QEVERIA, PO VETEM TRE JAVE NA NDAJNE NGA NATO, SI TE PARAQITEMI PA QEVERI, APO TE VEMI DHE TNA NXJERRIN PE…! PO JU KTE DONI O SERBE!
21 Mars 2008 @ 10:56 am
ismir,lefti,
Komenti im nuk ishte per ju!!! Ju kerkoj ndjese n.q.s. e keni marre per te kunderten.
21 Mars 2008 @ 11:03 am
Ceshta e forcave te armatosura nuk ehste kaq e thjeshte. kur u ndryshuan sistemet ushtria shqiptare ishte pjesa me e pasua e shtetit te varfer shqiptar. pasuri te paperllogaritshme ne troje, struktura, baza, material luftarak, uzina, fabrika e sa e sa skuta te fshefta qe s’dihen nga te gjithe.
nje nga qellimet e qeverise pushtetit Berisha I ishte edhe dobesimi i ketij faktori, zhvleresimi, harresa dhe pastaj shitja. qe kur ministria e mbrojtjes drejtohej nga Zhulali filloi shitja e armeve. avionet kargo qe uleshin e ngriheshin nga aeroporti i Kuçoves e dhjetra kamione qe kalonin nga Skrapari e Permeti drejt tij shumekush i mban mend. po ne ate kohe mediat s’kishn rolin e sotem. boterisht dihet qe nje nga arsyet e shperberjes se forcave te armatosura ne 1997 ishte pikerisht dimensioni qe pushteti u dha atyre. ushtarake te zhgenjyer, te keq shperblyer nuk mund te rrezikonin jeten per mbrojtejen e reparteve. pastaj edhe nje rast i mire per te mbuluar shume zullume.
edhe pse forcat e armatosura ne 18 vite kane humbur materiale, vendbazime ato jane ende shume, teper te pasura, sidomos tani qe cmimet e tokes rriten perdite. si shpjegohet qe me ardhjen ne krye te tyre te zotit Mediu rifilloi dimensionimi i ri. u ridimensionuan forcat ajrore, ato detare, qe jo rastesisht kane ne administrim zonat me te mira: ato buze detit e prane qyteteve.
keta drejtues po e shesin pasurine tone e vene ne krye te forcave njerez qe mund ti komandojne lehte.
jane teper dinake ata qe na drejtojne Leon, teper…..
21 Mars 2008 @ 11:03 am
Presidenti duhet te shperndaje parlamentin!! Nuk e di nese ka kopetenca te bej kete gje.Mund te kerkoje ndihme edhe nga forcat e armatosura!!
21 Mars 2008 @ 11:15 am
“Presidenti duhet te shperndaje parlamentin!! Nuk e di nese ka kopetenca te bej kete gje.Mund te kerkoje ndihme edhe nga forcat e armatosura!!”
21 Mars 2008 @ 11:18 am
Lefti ke qene ndonjehere ne mes te detit ne dimer e me dallege plote? ndoshta jo, por te siguroj qe kush e merr ate iniciative ka arsye per te ikur nga ky vend. ke punuar ne mes te diellit te gushtit ne nje kapanon me llamarina (e te siguroj qe vera e 2007 ishte teper e nxehte) per 10 mije leke ne dite? me siguri jo. po te them qe ata qe benin ate pune e benin se kishin nevoje.
e pra, per ate e kete qeveri, per ata e keta te mjere, gjerat ne kete vend duhet te fillojne te ndryshojne. vetem shporrje! kete ta thote dikush qe jeton mes pluhurit e baltes perdite!
21 Mars 2008 @ 11:20 am
Tani,
Te kuptoj drejt. Por kjo tragjedi ka nje te vecante therese.
Eshte krijuar ne nje repart ushtark,prone e ushtrise shqiptare.Mesa kuptoj eshte pron e tyre dhe pergjegjsi e tyre.
Ka patur nje shperthim municioni dhe predhash te cilat jane nen mbikqyrjen e kesaj ushtrie. Eshte detyra e tyre thelbesore te menaxhojne keto predha dhe municion.
Armatimet jane duart e nje ushtrie dhe bazat ushtarake shtepia. N.q.s. kjo ushtri e lejon te manipulohet me duart e saj dhe me shtepin e saj jane fajet e saj.
N.q.s. nuk eshte e afte ta bej kete gje atehere te shkrihet se per parakalime marrim nxensit e shkollave te mesme. Ose me mire paguajme forcate NATO-s ne shqiperi te na e bejne nje parakalim me rastin e festes se Ushtrise.
Dinak se besoj qe jane thjesht matrapaze te neveritshem.Edhe nje ushtri ne afrike tregon me shume kujdes dhe perkrahje per popullin e vete.
21 Mars 2008 @ 11:31 am
Epo me ne fund po fillojne te kuptojne qe ceshtja e shperthimit eshte nje tragjedi aksidentale e ndodhur nga mungesa absolute e kushteve te sigurise. Pak a shume si ne 80% te firmave ndertimit, minierave etj. Ceshtja e tregtise se municioneve eshte komplet ceshtje tjeter dhe ve ne drite nje afere korrupsioni dhe abuzimesh me te cilet gjithe shoqeria jone eshte e mbytur deri ne fyt. Nje maxi-korrupsion qe doli ne drite apo per te cilin indinjohemi vetem se ndodhi tragjedia. Kush kerkon rrezim pushteti, prerje kokash te kryeministrit apo ku di une vetem se ben lojen e Mediu-t, Delijorgji-t & Co. sepse nuk ben gje tjeter vecse krijon kaos dhe turbullire. Me vjen te plas, kur lexoj se Deliorgji del nga gjykata me buzeqeshje dhe ben shantazh, se po qe e mbajne ne burg humbin vendin e punes 400 puneor te tjere. Kjo te ben te mendosh se ndjenja e sigurise ne vetvete e mbi te gjitha miqesite qe ka (nga te gjitha krahet) do ti lejoje t’ja hedhi lumin.
Duhet nje prokurori me b.ole, po te renda ama. Nje prokurori qe te kerkoje gjykates sekuestrim provizor te gjitha pronave, te Delijorgjit, Pinari-t e po qe e mundur edhe Mediu-t. Nje prokurori qe te vere ne sekuestrim kartave e kredie e bankomate, pronat, llogarite, shtepite (perjashto ate te banimit), celulareve, makinave me te cilat femijte e tyre shkojne ne shkolle. Nje prokurori qe te vejne neper shpia e te bejne kontroll cdo gjeje, mundesisht nen syte e familjereve. Terrorizim psikologjik. Duam te shikojne nje prokurori qe ben kerkese per heqje imuniteti Mediu-t, nje parlament qe urgjentisht pergjigjet e nje makine policie qe i ve prangat deputetit Mediu sapo kalon pragun e Kuvendit Popullor nen flashet e fotografive te gazetareve e kamerave te televizioneve.
Uau, mbase e e teprova, mbase enderroj teper….
21 Mars 2008 @ 11:38 am
PO Sala qe e mbante dhe e mbrojti fill mbas ngjarjes kete Mediun ka ndonje pergjegjesi?
21 Mars 2008 @ 11:40 am
hunter,
Presidenti i Shqiperise thote qe eshte cenuar Siguria Kombetare per shkak te mos veprimit te strukturave shteterore.
21 Mars 2008 @ 11:42 am
MASAKER - asgje me pak se MASAKER.
21 Mars 2008 @ 11:44 am
21 Mars 2008 @ 11:44 am
21 Mars 2008 @ 11:46 am
21 Mars 2008 @ 11:47 am
Tironsi, mbrojtja e Mediu-t nga Berisha mgjs. e detyrueshme per momentin (ne fund te fundit eshte/ishte minister i tij) eshte nje gabim i rende. Sidoqofte nuk ishte nje mbrojtje e jashtezakonshme, dmth e tipit po ra Mediu rame te gjithe.
Koth (Presidenti i Shqiperise thote qe eshte cenuar Siguria Kombetare per shkak te mos veprimit te strukturave shteterore), nuk te kuptova.
21 Mars 2008 @ 11:59 am
O gene,
Ja nje fakt qe mashtrusi dhe mashtruast e tjere te politike bejne sikur harrojne.
Para vizites se Bushit u kerkua nga amerikanet qe ajo sasi municioni te largohet nga Gradeci per arsye sigurie….Kjo ngjarje u publikua ne shtyp me buje dhe cdo njeri e di kete.
Pas vizites se Bushit ai municion u kthye perseri aty.
Ata qe bene transportin e ketij municionin nuk punojne per ushtrine dhe qeverine?? Kur edhe nje qyqetar i thjeshte di per kete ngjarje si ka mundesi qe nuk di S.B. ??
21 Mars 2008 @ 11:59 am
Plotesisht dakort me komentin e ores 11:28 ,nga Tani!! ashtu eshte , dhe une te besoj me ato qe thua!!
21 Mars 2008 @ 11:59 am
hunter,
dmth ,
nuk ka funksionuar Komiteti i Politikave Mbrojtese
shtab i pergjithshem i ushtrise nuk ka raportuar per asgje ( Presidenti deh Kryeministri thone qe nuk dinim gje )
SHISH nuk ka raportuar,
SHIU nuk ka raportuar
Lexoje po munde vete se si e formulon vete Presidenti se sipas asaj atehere duhet te gjejme cer Neni i Kushtetutes parashikon keto detyrime dhe se kush duhet te mbaje pergjegjesi penale.
Shkurt njesia kushtetuese kordinuese, komanduese, manaxhuese ( ne kohe paqeje ) per problemet e Sigurise ka qene jashte loje.
21 Mars 2008 @ 12:10 pm
kOTH OK.
Po nje gje s’kuptoj, ne kontrate, gjithnje nese eshte e vertet ajo qe thot ky Trebicka, behet fjale per furnizim fishekesh, qe de facto mabroi nga 10-15 maj 2007. Dy jane gjerat:
1. Prej 15/05/2007 deri me sot, per ke eshte punuar, kush ka paguar e ku kane perfunduar municionet?
2. Kur Trebicka thote per municione, e ka fjalen per fisheke, por aty ndodheshin predha, gjyle gje qe nuk e marr vesh, kujt i shkonin?
21 Mars 2008 @ 12:20 pm
E degjuat edhe presidentin:
-Kriminelet kane emer e mbiemer,-tha ai por mua nuk ma mba ….ta them.
Hajt mirupafshim .Nga Kesh.Sig.Kom.
21 Mars 2008 @ 12:22 pm
Kaq duhet te beje kryeministri.
Duhet me teper se “gerdeci” (e vura ne thonjeza se nuk behet fjale vetem per gerdecin) per te vertetuar se nuk e ben dot berisha ate pune?!
21 Mars 2008 @ 12:24 pm
21 Mars 2008 @ 12:42 pm
Eshte nje problem teper madhor per tu hetuar. Te them te drejten ajo prokurorja e re me duket teper e vogel per kete hetim te madh. Deri tani ka hetuar ne mos gaboj ne Durres vetem vjedhje e ku ta di une. Per kete nuk besoj se eshte e afte te dale dhe te vere para drejtesise ata burra qe deri me sot kane bere ligjin. Me sa shoh eshte vene si nje marionete ne duart e atyre burrave kreshnike te zbritur nga malet.
21 Mars 2008 @ 1:19 pm
Urime per shkrimin! Eshte nje shkrim shume i sakte dhe shume i vertete. Qeveria, ne krye Sala duhet te ishin shume..shume te kujdesshem, te pergjegjshem, dhe te mos lejonin qe gjendja te vinte ne kete pike.
Ndonese po bej nje koment te vogel.
Ajo qe do te kisha dashur te lexoja ne kete shkrim do te ishte gjithashtu e njejta fryme te mos drejtohej vetem nga qeveria por nga te gjithe politikane. Jemi ne nje pike te tille ne shqiperi sepse keshtu e kane lene politikanet tane dhe ne vete si popull. Ne shqiperi te flasesh per standarte apo per sigurime, njerezit te shikojne sikur je ndonje alien…
Pra nuk eshte vetem qeveria qe ka pergjegjesi per situaten ku jemi.. ka faj dhe bashkia per ndertimet pa leje dhe per qejf pa pike standardi, ka faj dhe opozita qe nuk eshte marre me problemet kryesore qe ka ky vend sepse i intereson te duket sikur ben gam gam dhe rri urte qe te vazhdojne xhepat tu mbushen…. kemi faj dhe ne qe shikojme gjerat rreth dhe nuk bejme gje sepse themi s eshte e imja…..
Personalisht mendoj se Sali Berisha duhet te jape doreheqje per papergjegjesine e tij per te drejtuar nje vend…. por nuk kam as edhe nje pike shprese qe ai qe do te vinte do te ishte shume me i mire…(fatkeqesisht ky eshte realiteti ne Shqiperi)
Abi
Nga shume njerez kerkohet qe Sali Berisha (turp Zotit qe ekziston per Shqiperine) te jape doreheqje… por pyetja qe bej une eshte… Kush nga keta politikane qe ka kerkuar doreheqje ka gjithashtu perzantuar nje program ku adreson te gjitha pikat dhe problemet qe kemi ne…???? Une deri tani di te them 0 politikane kane bere nje gje te tille…
Qe te gjithe bejne gam gam dhe te dalin si krijesa te mira qe po u qan zemra per njerzit e thjesht (nuk thashe populli sepse dhe ato pjese e popullit jane)..
21 Mars 2008 @ 1:34 pm
Kjo ceshtje mbyllet mbas Samitit te NATOS 2-4 prill ku Shqiperia behet anetare , Greqia nuk do te kundershtoj anetaresimin tone. Ftesa per Shqiperin u vulos me ardhjen e Bushit ne Tirane. Larg qofte te rrezohet kjo qeveri e ne pushtet te kthehet Bracja&Co , 1997-2005 na cuan ne Afrike.
21 Mars 2008 @ 1:58 pm
Permetar pershendetje.Ishte shume i mire shkrimi jot ,dhe ca te tjere,por ty ta kisha borxh nje falenderim.Nuk kam shume kohe per te shkruajtur,vetem sa i hodha nje sy te gjithave.na mbyten taksat dhe pagesat,nuk po na lene te marim fryme,aq shume ka.Ne paguajme taksa keta horrat bejne EURO me thase dhe Shqiperia jo qe nuk po ecen perpara por po shkone mbrapa.
21 Mars 2008 @ 2:01 pm
shqiperia hidhet ne ere jo perpara qe jo e jo.
21 Mars 2008 @ 2:06 pm
Te vazhdosh ti faturosh politikes cdo gje qe nuk shkon eshte gabim i madh. Vleresimet politike behen gjate zgjedhjeve.
Pergjegjesite ligjore jane personale. Ta hedhesh ne politike cdo gje eshte sikur Delijorgjit, Pinarit (edhe Mediut se shpejti mendoj/shpresoj) ti dorezosh celsat e burgut e ti thuash “edhe ti je viktime e ketij sistemi”. Energjite duhen shfrytezuar per ti bere presion prokurorise, gjykatave per tu treguar sa me rrepte. Sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte nder me te korruptuarit; provoni edhe drejtohuni gjykatave e shihni sa ju zgjidhin hallet. Para pak javesh nje gjykates liroi nga burgu nje te denuar te rende me justifikimin se ishte i semure. Receta natyrisht ishte fallso, po askush nuk permed emrin e ketij gjykatesi qe la te lire nje kriminel. E pastaj ndodhin gjakmarrje e kapen me kanunin. Sikur nje nga ato pergjegjesit e Gerdecit te lirohen, une po te kisha viktima ne familje do te isha i pari qe do i futja plumbin. Nuk dijme asgje cfare po behet ne prokurori. Askush nuk po ve ne qender te vemendjes ate qe eshte sot protagonist, dmth sistemi juridik. Pse nuk behet miting prane prokurorise, policise apo burgut ku ndodhen te akuzuarit qe zeri te mberrijne deri ne veshet e atyre qe vendosin. Dhe ato qe vendosin nuk jane Berisha, Rama, Topi etj
21 Mars 2008 @ 2:41 pm
hunter shkrimi me larte me duket me interesanti dhe me i qelluari deri tani,ke shume te drejte gjeja krysore qe cdo shqiptare duhet te kerkoje sot eshte, konsolidimi i pushtetit ligjore,dhe jo te meremi me budallalliqe e beri Sala apo e beri Edi,me keto gjera kemi 18 vjet qe meremi dhe nuk ja kemi pare fundin.Te falenderoj
21 Mars 2008 @ 3:28 pm
Plotesisht dakord me hunter. Me sakte nuk mund te thuhet. Plaga e Gerdecit dhe plaget e pafundme qe ka shkaktuar e shkakton cdo dite korrupsioni dhe arroganca e pushtetareve tek Shqiptaret nuk mund te mbyllen pa pjesmarrjen direkte dhe te pakorruptueshme te sistemit te drejtesise. N.q.s jo do te jemi nje kopje Siciliane e Italise se viteve 70-te, 80-te.
21 Mars 2008 @ 3:29 pm
Pershendetje. Hunter te gjitha sa lexova, shkrimi juaj eshte i rradhe dhe i pershtatet kohes sot ne shqiperi, bashkohem me mendimin tend.
21 Mars 2008 @ 3:42 pm
P.sh. pse ndonje anetar vullnetmire i “peshkut pa uje” nuk gjen e ben publike nje fax/email te prokurorise. Te degjojne edhe zerin tone, ti bejme presion, qe ato qe “denojne ne emrin tone” ti shkojne deri ne fund kesaj historie. Puna eshte qe pergjegjesit duhen denuar ne menyre shembullore, edhe pse sa rreziqe te tjera vertiten mbi koken e shqiptareve. Sa pallate ne Tirane, perfshi edhe nga botuesit e gazetave te tipit “Shekulli” jane ndertuar pa respektuar normat e sigurise, ku raporti 70% cimento me 30% rere eshte nderruar ne 70% rere e 30% cimento.
21 Mars 2008 @ 3:46 pm
Ky eshte nje krim dhe pegjegjesit duhet te paguajne.
Berisha eshte 100% pergjegjes dhe se paku nuk duhet te jete me kryeminister.
Prokuroria dhe gjykata vijne menjehere pas kesaj
21 Mars 2008 @ 3:48 pm
Delijorgji pinari mediu berisha
Pse e hoqe kete te fundit nga lista?
Nuk po i faturohet asgje politikes ne pegjithesi e as sistemit. Po i faturohet atyre disa personave me emer e mbiemer: njeri eshte Sali Berisha (jo politikan por sali berisha)
21 Mars 2008 @ 3:53 pm
Problemi eshte tek zbatimi i ligjit , moszbatuesit e saj kerkojn kriza qeveritare , mungese autoriteri shteteror per te vepruar lirisht. Eshte imorale te instrumentalizosh ngjarjen 2 jave para samitit te NATOS ku Shqiperia behet pjese e civilizimit PERENDIMOR. Opozita i eshte bashkuar planeve shoviniste SERBE per destabilizim te vendit.
3 PRILLI 2008 duhet te shpallet dite e shenjte momenti kur kryeministri yne Sali Berisha do te firmos anetaresimin e Shqiperise ne Nato ne pranin e presidentit Amerikan Bush. Anetaresimi ne NATO stabilizon sigurin kombetare dhe e fut Shqiperin ne harten e vendeve te sigurta per investime, do te permiresoj imazhin e Shqiperise ne bote, dhe eshte nje hap drejt anetaresimi ne BE.
21 Mars 2008 @ 4:08 pm
Ardi,
E ke gabim Dita e saliut eshte 1 Prilli akoma nuk te eshte mbushur mendja.
21 Mars 2008 @ 4:10 pm
Në Gërdec plasi qoftëlargu që u ra aq afër sa nuk e prisnin banorët e shkretë. Por efekti i plasjes u zhvendos shpejt prej aty. Zhurma më e madhe pas plasjes vazhdon të bëhet në Tiranë. Në studiot televizive, në ekranet e pjerrëta, në zyrat qeveritare, në kulisat opozitare, në gazetat që nxitojnë të botojnë teori konspirative e regjistrime të c’regjistruara para a pas shpërthimit, në letrat e hapura e të mbyllura për implikime politike e familjare, në luftë të heshtur dhe publike deklaratash.
Gjithandej flitet për Gërdecin; vetëm në Gërdec jo.
Përcjelljet amatore për kavalishencën në Durrës janë shoqëruar me kërcënimet po kaq amatore dhe naive për marrëdhënie me median lakuriqe, por të lirë. E brenda saj të gjithë flasin e bërtasin për tragjedinë që iu mbiu në derë, ju plasi në dorë e po ju shtrembërohet në fytyrë.
Shpërthimi shfarosës në Gërdec zbuloi edhe një herë paturpësinë e shpallur vizive për t’i bërë fresk interesave meskine që s’kanë shumë lidhje me njerëzoren. Dorëheqjes së vetme të kësaj katastrofe mediat iu kundërpërgjigjën flakë për flakë duke filluar të hamendësonin se kush do të zëvendësoje Mediun, e jo si e pse do ta marrë tjetërkush përsipër përgjegjësinë për të qenë Ministër Mbrojtjeje në një vend të minuar politikisht.
Faqet e gazetave filluan të botojnë fotot e kandidatëve që do të zënë karrigen e ministrisë së mbrojtjes, duke lënë paturpësisht mënjanë sjelljen paralele të shkaqeve përse ai iku dhe përse pasardhësi i tij në kushte normale duhet të mendohet mirë para se të pranojë këtë post. Por, media është e shqetësuar vetëm për fast-foodin e lajmit, që nuk mund të jetë më Gërdeci, sepse sipas traditës mjerane shqiptare, i kaloi tre ditët e çudisë fshati i hedhur në erë nga “mbikujdesja” shtetërore.
Media po merret me fotot, me pasardhësit, me shkëmbimet kryeneçe të disa palëve dhe njerëzve që luajnë me predhën e shpërthyer, me kryeministrin që diku i bërtasin të ikë, diku e shpallin hero. Ai vetë nuk e sheh më si një fjalë më vete foljen “ik”, sepse e ka pasur në një togfjalësh mbi të cilin u ul këmbëkryq në fushatën e 2005-ës. Prandaj ka fituar imunitet ndaj asaj fjale dhe ndaj çdo thirrjeje për të parë drejt dhe me përgjegjësi se çfarë i takon të mbajë mbi supe. Ose pesha mbi to është aq e rëndë sa ai nuk e ngre dot më as kokën, as sytë. Veçanërisht nëse forca e rëndesës është brenda tij, siç reflektohet në lodhjen pothuajse të dhimbshme që shfaq luhatja e krenarisë berishiane këto ditë.
Por media u mor me të në mënyrë të çjerrë; e të njëjtën monedhë i dha edhe ai.
Ulur aty në kavalishencën e urryer të Durrësit, banorët e Gërdecit dëgjojnë se si kryeministri i kontratave amerikane dhe sigurisë për numrin zero të minorenëve në fabrikë e rrezikut që paraqiste ajo, flet me entuziazëm të papërballueshëm për dashurinë e tij për median e lirë. Aq me patos madje, sa edhe medias vetë është gati t’i vijë keq për shpërdorimin e energjive në mënyrën e padrejtë për t’i shpjeguar kryeministrit se shqipja ka një folje kalimtare që në mënyrën urdhërore, veta e dytë, njëjës, bën “ik”. Mënyra gramatikore është urdhërore, se mënyra mediatike është këshilluese me taban, mbështetur në ajër e ngulur në hiç.
Kurse banorët e Gërdecit vazhdojnë të bëjnë kavalishencë. Atyre iu premtuan “t’ju mbulohen shpenzimet e varrimit e varrimet bashkë”; do t’ju rindërtohen shtëpitë si pas tërmetit të 79-ës në Shkodër; do t’ju japin edhe nga një takëm lugësh të florinjta, që të rehatohen sa më mirë në shtëpitë e reja.
Por media nuk ka për t’i mësuar këto, sepse do të mblidhen oborrtarët e saj sa nga njëri cep i ekraneve në tjetrin duke nxjerrë teorirat e zëvendësimeve dhe nxjerrjen e metodave të reja për t’i mësuar shqipen e harruar kryeministrit që nuk e njeh mënyrën urdhërore të të gjitha foljeve të shqipes.
Binom i pandarë. Po aq sa tragjedia gjatë dhe pas shpërthimit në vatrën e të mjerëve në Gërdec. Kurse disa kilometra larg tij, vazhdon beteja boshe e fjalëve fasadë, që mbulojnë mrekullisht tragjedinë e vërtetë të incesteve qeverisës - të qeverisur; akt që denjësisht e gjen të publikuar imoralitetin e saj “live” në shtratin mediatik.
21 Mars 2008 @ 4:19 pm
Mbase shpesh jemi te paqarte duke perseritur qe TE mos POLITIZOHET.
Nje koncept fare i paqarte.Jo vetem qe duhet te POLITIZOHEt por i Duhet te STERPOLITIZOHET sepse te gjitha klasat,grypet,individet qe synojne te marrin PUSHTETIN vijne me programe POLITIKE,cfaqen ne KRAHE POLITIKE,kkundershtojne e miratojne Ligje e norma POLITIKE,administrojne e vendosin KUADRO te SHTETIT ne baze te KOALICIONEVE POLITIKE.Me statutet e tyre POLITIKE vendosin qe kryetari i asaj FORCE POLITIKE te jete K/Minister dhe me mazhoranca e kombinime POLITIKE VENDOSIN edhe PRESIDENTIN.
C’eshte ky spekulim i paster …..Mos e Politizoni….
Po “fitorjet” qe kane vule POLITIKE nuk jane te politizuara???
Pa u zgjastur shume PROBLEMI eshte shume i qarte:
Ajo force qe u shperblye POLITIKISHT me “portofole” duhet me c’do kusht te NDESHKOHET ASHPER e te PAGUAJE edhe POLITIKISHT kur i “fryn” si e babezitur portofolet me para nga gjaku (konkret dhe jo simbolik) i popullit.
Desha te sqaroja edhe dicka
Burizaneve qe i bien melodise “kjo qeveri eshte e ligjshme se ka ardhe me voten e POPULLIT”
Eshte e vertete dhe ky eshte mesimi i pare i DEMOKRACISE:
Te vleresohet perfaqsimi i popullit me klasen politike qe fitoi.Dhe ketu qendron edhe rrenja e DEMOKRACISE …me KUSHT…..
Kjo klase qe ka PUSHTETIN ,te mos ta drejtoje me gjishtin e mezit dhe me hanxhar ne dore POPULLIN…….ca me teper duke e vjedhur e trajtuar si KAFSHE…..Shembulli me tipik i ballafaqim it te ketyre KONCOPTEVE jashte ujrave te trubullta te 97 me paster dhe me i qarte se GERDECI nuk mund te vije.
Ky eshte nje mesim i MADH
21 Mars 2008 @ 4:31 pm
Mendoj se shkrimi ska pike as presje per te hequr. Shof qe edhe reagimet nuk mungojne, kush shan Sales eshte detyrimisht komunist…
Po ashtu na qenka edhe E.Selami, po ashtu edhe B.Mustafaj, po ashtu edhe une ndoshta.
Prirja politike te shqiptaret eshte tifozllik, jo arsyetim- kam degjuar nje te huaj dikur, shume heret.
Po ca do bejme po iku Sala, ky gjigand qe se levizin nga vendi as gjaku e as bombat, ke do zgjedhim?
Ata qe shiten tanket per 300 mije leke, edhe tani bertasin per kete qamet qe i ndodhi Sales, Ehhh shyqyr thuaj!!!
Apo ata qe slane gje pa vjedhur dhe pa privatizuar per veten dhe klanet e tyre, tani dalin e rrjedhin lot per kete “shyqyr” qe ndodhi? Apo ata qe ju premtuan leket shqiptareve dhe i moren te gjitha per vete?
Une nuk kam besim te asnjera, politika te reja me xhaketa te vjetra vetem tek ne mund te “ndodhin”. Ndoshta ndodh, ketu ne fakt cfare nuk ndodh, por per mire shume shume rralle.
Personalisht do dilja ne shesh vetem per kujtimin dhe dhimbjet per ato viktima te ketij viktimizimi te te gjithe shoqerise shqiptare… Mendoj se edhe optimisti me i madh, nuk do besonte tek keta politikuce me moral te ulet ose pa te fare!
21 Mars 2008 @ 5:25 pm
Llukan i papare shkrimi. Shkon ne zemer te disa nje problemi real. kur nje zinxhir me dhjetra hallka te shtetit deshton, qeveria duhet te mbaje pergjegjesi politike.
Pergjegjshmeria per fat te keq nuk eshte nje gjendje statike, e fiksuar. dmth nuk do te thote qe me te hequr Berishen, do vije ne pushtet Kushdoqofti, nje njeri i pergjegjshem ne absolut, dhe ne populli pastaj do fleme te qete pergjithmone. Kjo sdo te ndodhe. Gjasat jane qe edhe po Iku Saliu, ai qe do vije nuk do jete Z. Ipergjegjshmi. Por e vetmja siguri qe do kemi eshte qe ai do mbaje mend qe Saliun e shporri pupulli per kete pune, e do tentoje te jete me i pergjegjshem ne do doje te rri ne ofiq. Nese jo do na duhet tja mesojme dhe atij te njejtin mesim, si Nanos e Berishes, e kujdo tjetri, deri sa te dale nje kalse politikanesh ta kete mesuar.
Trishtueshem une nuk shoh zgjidhje tjeter
21 Mars 2008 @ 5:27 pm
Ministri i dorehequr del ne “konference shtypi” dhe nuk merr asnje pyetje!!! Thjeshte dorezon tre dokumenta per te pergenjeshtruar akuzat!

Po cilat jane keto dokumenta? Dhe si e pergenjeshtrojne akuzen?
1. Dokument qe verteton se AEY kishte marreveshje me shtetin Amerikan!! Kjo nuk ishte fare ne diskutim!
2. Dokument qe AEY ka nje perfaqesues Juridik ne Shqiperi!!!! As kjo nuk ishte ne diskutim!
3. Dokument me shkrim (I love that!) ku pronari i AEY deklaron se nuk ka problem me kontraten!! Sigurisht as kjo nuk ishte ne diskutim! Akuzat jane qe
(A) kompania e Trebickes u hoq qafe ne favor te kompanise se Delijorgjit dhe …
(B) Saliu dhe i biri kane ndikuar per kete!
Keto 3 dokumenta qe ofroi Fatmiri nuk pergenjeshtruan asnje nga keto akuza, por krijuan idene qe ja ne kemi dokumenta! Cdo gje eshte legale!!
Sigurisht ai nuk mori asnje pyetje per te elaboruar mbi ceshtjen!
Sot asnje gazete nuk u mor me kete ceshtje! Qe Fatmiri i iken shpjegimeve! Te tera u moren me c’tha Edi per kete dhe c’tha Sabriu i Urte me ate!!
21 Mars 2008 @ 5:38 pm
Silleni edhe shkrimin-peticion te Erion Veliajt, te firmosur nga G99, “simpatizante dhe qytetare te Tiranes”, sic njofton “Shekulli”, pasi i jep mbeshtetje dhe argumenta me shume shkrimit te mesiperm.
Edhe Erion Veliaj, ne nje studio televizive, pak kohe me pare, angazhimin e tij, tashme zyrtarisht ne politike, na e zbukoroi me shprehje te tipit, “eshte personale”.
Qe te mos zgjatem ne debate qe nuk kane ndonje vlere te madhe, nje gje deshiroj te theksoj ne faqet e peshkut. Shfryme dhe peshtyme kunder qeverise ne keto dite, me dhe pa te drejte. Thirrjet anti-kushtetuese, gjuha e urrejtjes se shfrenuar ishin ne ditet e tyre me te mira, bile dikush propozoi edhe mohimin e shtetit shqiptar dhe dorezimin e pasaportave. Po pse nuk u kujtua dikush qe te fliste per ndihmen per familjet e viktimave, te plagosurve, banoreve te asaj zone qe jane demtuar nga kjo tragjedi? Pse nuk organizohet dicka ne mbledhje te ndihmave financiare per viktimat dhe te prekurit nga keto shperthime. Cfare ben Mjaft-i, apo ka angazhime te tjera? Sa tema jane hapur tek peshku, per sensibilizimin e shqiptareve brenda dhe jashte Shqiperise, per te ndihmuar financiarisht (sipas mundesive) te prekurit nga kjo ngjarje?!
Ne fakt kemi qene te zene te gjithe, duke kerkuar doreheqjen e Berishes, megjithese thelle-thelle jemi te bindur qe Berisha nuk ka pergjegjesi ligjore dhe direkte per kete ngjarje, ministri qe duhej te merrej me keto gjera, ka marre pergjegjesite e tij dhe ka dhene doreheqje. Kemi qene te zene duke u marre me thashetheme te stisura keq nga biznesmene te pandershem dhe media qe te vetmin funksion kane pasur vetem propaganden dhe asgje me teper…
Jo miq te peshkut, nuk mund te jem dakort me kete shkrim dhe as te marr pjese ne protesten e sotme, per ti dhene shtytje ne politike Erion Veliajt apo braceve te PS-se. Do te mbeshtetja me deshire te madhe nje angazhim qe mund te behej me marshime apo menyra te tjera, per te mbledhur ndihma per te prekurit nga kjo ngjarje.
Pergjegjesite ligjore, morale dhe politike per kete ngjarje do te dalin dhe te gjithe mund te marrim qendrim, qe nga protestat, ngritja e zerit tek peshku apo edhe hedhja e votes ne kuti, por kurrsesi, nuk duhet te harrojme viktimat dhe te prekurit nga kjo tragjedi, pse Erion Veliaj apo Edi Rama me bracet dhe rucet e tij, kerkojne ta perdorin politikisht kete ceshtje…
21 Mars 2008 @ 5:45 pm
Tragjedia e Gerdecit nxorri ne shesh nje instace te hales ku politika aktuale ka katandisur Shqiperine.
Fatkeqesia eshte se ky nivel korrupsioni eshte norme ne memedhe. Dhe per kete kane kontribut te gjitha qeverite e deritanishme dhe te gjithe aktoret politike te sotem pa perjashtim, ne pozite dhe opozite (kur ishin dhe ata ne pushtet). Prandaj, dhe tregimi me gisht nga njera pale ne tjetren eshte thjesht hipokrizi.
Po vazhduam keshtu, aty do mbesim, haleja e Europes. Kete e dime jo vetem ne, por gjithe bota, qe nga ana tjeter nuk ha bar. Si rrjedhoje, kush eshte ai investitor serioz qe do te donte te ngaterrohej, te bejej viktime e kesaj mafie primitive.
Megjithate, ky gjak viktimash, kete rast, mund te hape nje shteg per ndryshim. Them “mund”, por ne fakt, duke njohur realitetin me duket e pamundur.
Ne keto kushte, dopio gjashta i ka ngelur ne dore prokurorise, apo kryeprokurores. Ajo do te duhej jo vetem te hetoje sic duhet, por te kete guximin te gjuaje dinosauret. Por, bathet nuk tregojne per mire. Tashme eshte e qarte se Mediu eshte i dh…, por nuk po degjojme ndonje kerkese nga prokuroria per heqj imuniteti te tij. Edhe materialet e botuara, si dhe fjalet e tij vete dh… dhe Berishen. Keshtu qe dhe ndaj tij do te duhej kerkuar heqja e imunitetit menjehere.
Keto te gjitha do te kerkonin nje kryeprokurore heroine. Nuk e di nese ajo aktuale e ka deshiren apo mundesine per tu bere e tille. Por te pakten, nese nuk i del zot kesaj pune, gjeja me e mire do te ishte te jepte doreheqjen, per te mos u bere ortake ne kete pisllik.
21 Mars 2008 @ 5:58 pm
Mos i kerkoni fajtoret e kesaj fatkeqsie te ministra apo kryeministra…
Fajtoret kryesore jemi Ne, Populli.
Kemi 18 vjet qe percjellim vetem dite,muaj,vite te zeza!
Pse ta kene fajin, akoma qeveritaret?
Ky popull,nuk ka faj?
Kush e vendosi Berishen prape,pas asaj qe hoqi ne 97?
Paguajme gabimet dhe injorancen tone!!!
21 Mars 2008 @ 5:58 pm
Permetaro ta ka tregu me kohe Ismajl Kadarja ku qendron e keqja. NE LINDJE. NE BIZANT dhe ne levantinet e bizantit ne Shqiperi
21 Mars 2008 @ 6:10 pm
Peshq,
Per ta ndihmuar INEN gjer sa ti vijne ndihmat mundohuni te kapni kapon e Evdin.Po te gjeni ate keni gjetur edhe ku kane perfunduar leket e baxhanakut te gjore.
Ja disa drejtime:
http://www.evdin.com/
http://webyield.net/cgi-bin/cdfree.pl
http://www.ip2location.com/demo.aspx
http://87.230.26.239/
Urime
21 Mars 2008 @ 6:28 pm
Jam dakort me ThoughtPolice.
Nderkohe qe emrat e S. Berishes, Sh. Berishes, Mediut, Ilir Metes, Erion Veliajt, Edi Rames etj. jane lakuar e sterlakuar viktimat e Gerdecit jane pagezuar me emrin“ te tridhjetet”. E c´rendesi kane emrat e jeta e viktimave kur per te inkriminuar Berishen eshte i rendesishem vetem numri: 30…
Kam pasur respekt per Veliajn por tani me duket vetem nje don Veliaj marionete e don Rames per te mposhtur don Berishen.
Do beja me kenaqesi nje proteste kunder k´tyre pseudo- politikaneve qe perfitojne dhe nga tragjedite per nje cope karrige…
21 Mars 2008 @ 7:06 pm
Edhe une jam dakort me ThoughtPolice per sa i perket sensibilizimit te Shqiptareve kudo qe jane qe te mbledhin ndihma per tragjedine e Gerdecit.
Duhet t’i kushtohet me teper vemendje Nr te llogarive qe jane hapur ne bankat Shqiptare per depozitat ne Lek, Euro dhe Paund nga ku te gjithe mund te kontribuuojne per t’i ardhur ne ndihme atyre qe sot me shume se kurre kane nevoje per lek, para, per te rindertuar shtepite e tyre, te rifillojne punen e tyre, te ringrene bizneset e tyre : shkurt, te fillojne nje jete te re, ndoshta nga e para per shume prej tyre.
Opozita duhet te mos i kushtonte kaq shume rendesi doreheqjes se Berishes, aq me teper kur dihet se ne rast krize, kapiteni i anijes nuk e duhet ta lere ate pa drejtim e ta braktisi. Po keshtu, vendi s’mund te futet ne krize politike, nga katastrofa qe ndodhi.
Ka shume arsye per kete : e para, eshte se duhet qe shteti te jete prezent, te beje ç’eshte e mundur per te ndihmuar viktimat; te shtoje sigurine ne zonat e tjera ku ka punishte demontimi armesh; te marri masa (siç e beri Genc Ruli) per te hequr depozitat e gazit dhe naftes nga zonat e banuara; pra, te rrise sigurine qe ka mungaur.
Arsyeja tjeter, eshte se vendi po afrohet drejt NATO-s, dhe kete duket sikur as Tragjedia e Gerdecit s’mund t’a pengoje dot : edhe 2 jave, me 2 Prill do merret vesh nese Shqiperia do ta kryeje tranzicionin politik apo jo.
Gjithashtu, gjendja eshte ne krize politike rajonale nga çeshtja e Kosoves : tensionet jane te dukshme ne rajon, dhe Shqiperia duhet te paraqese sot me shume se kurre, nje stabilitet politik sa me te madh. Per rrjedhoj, deshiroj te denoj ashper tere ata AXHITATORE qe u perpoqen te hapin PANIK gjate tragjedise se Gerdecit.
E kam fjalen per disa politikane te opozites, te cilet te nesermen u turren ne Vore dhe organizuan nje “batalion” kalamanjsh e te rinjsh, per te zene rrugen dhe autostraden. Por, e kam me teper fjalen per informacionet e dhena nga disa media.
Kur nje media pasqyron drejte nje ngjarje, me fakte te sakta, te gjithe e pergezojme. Por, kur nje media, e cila nuk ka burime te sakta zyrtare, hedh ne TREG gjate nje katastrofe te tille, lajme te rreme siç hapi TCH mbasditen e 15 Marsit, kjo eshte e denueshme, sepse shkakton panik dhe nuk sherben aspak per qetesimin dhe kontrollimin e situates.
E lexova vete lajmin “famoz” te TCH ate dite, duhet te ishte ora 4 mbasdite. Lajmi tregonte se “sipas burimeve te TCH, ne Gerdec kishin shperthyer vetem nje pjese teper e vogel e depove, dhe se kishte ende sasi gjigande qe ishin ne rrezik. Sipas po ketyre burimeve, afer shperthimit, ndodhej nje tunel me rraketa TOKE-AJER, dhe kishte rrezik eminent per shperthim”.
1 ore me vone, pasqyrohet PERGENJESHTRIMI i MIN MBROJTJES, duke garantuar se nuk kishte ne zone asnje tunel apo depo me rraketa Toke-Ajer apo Toke-toke ….
Ja pra, nga “qejfi” dhe “zelli” per te KAPUR EKSLUZIVITETIT, disa TV dhe disa MEDIA nuk hezituan te publikojne dhe BUDALLIQE pa pike baze zyrtare dhe pa pike konfirmimi te cilat vetem sa kane pasur efekt pozitiv per t’a duke i rritur audiencen, e duke krijuar me teper frike, panik dhe gjurulldi tek popullata, sidomos tek banoret e Vores dhe fshatrave perreth …
21 Mars 2008 @ 7:07 pm
Duhet ta kuptojme te gjithe se nuk ka per te patur hetim objektiv mbi kete tragjedi e nuk ka per te patur drejtesi per ata fatkeqet, pa dhene dorheqjen i dyshuari kryesor z.Rumpalla, dhe pa e lene imunitetin gjithashtu.
Jo Ina Rama, qe e ka vene vete Berisha ne ate post per qejfin e vet, por kushdo prokuror qe te jete, nuk ka per te vene dot drejtesine ne vend se “kjo mafje eshte shume e madhe ” thoshte ai Bisnesmeni Amerikan.
Kunati i Berishes qe ka ardh ne Shqiperi vetem ne 2005 dhe Shkelzeni adoleshent nuk mund te krijonin nje trafik kaq te madh municionesh vetem fale kopetencave e meritave te veta, e nuk mund te silleshin me njeriun e departamentit te shtetit ne ate menyre, pa pasur pas vetes ate, ( Berishen ) qe i bashkon.
Natyrisht eshte e kote qe t’a kerkosh trurin e ketij trafiku tek ai eskavatoristi, qe s’eshte me shume se nje eskavatorist i mesem .
Ndaj eshte qesharake t’ju thuash antareve te peshkut se po e politizojne ceshtjen kur ne fakt po kerkojme t’i hapet rruga drejtesise e te dorehiqet i dyshuari kryesor. Sa me shume te qendroje ne ate post Rumpalla aq me e madhe ka per tu bere mjegulla e aq me shume kane per te humbur ne kete mjegull njerezit faktet, prokuroret etj etj.
Duhet te behet presion sa me i madh qe te dorhiqet Berisha sa me shpejt, e qe te pakten kesaj here drejtesia te vihet ne vend per ata fatkeqet e per te gjithe ne. Te gjithe perfitojme nga kjo doreheqje pasi edhe politikanet e tjere do te kene me shume frike ne te ardhmen.
21 Mars 2008 @ 7:13 pm
nga sa po marrim vesh nga lajmet e ketyre diteve, Gerdeci nuk ishte thjesht nje aksident i natyrshem, por nje mine me sahat e vene nga vete keta qe jane ne pushtet dhe qe ju plasi ne dore po ketyre.
nuk diskutohet, eshte fatkeqesi qe ne rradhe te pare ka ndikuar pergjithmone ata 30 njerez dhe familjet e tyre dhe gjithashtu gjithe ata persona qe shpetuan gjalle por jane ne spital ose ata qe u jane prishur shtepite. Urojme qe keta ta kalojne sa me lehte kete fatkeqesi me ndihmen me te madhe nga kushdo qe ka mundesi..
megjithate, kjo nuk eshte e vetmja mine me sahat e vendosur ne vendin tone. disa aludojne qe korrupsioni qe ndodhte aty ishte dicka tjeter dhe shperthimi dicka tjeter. Jo, une mendoj se te dyja jane te lidhura… lidhjet korruptive i ben firmat qe merreshin me kete te paprekshme dhe at bejne si ju do qejfi duke rritur probabilitetin e fatkeqesive te tilla. Kushedi se sa raste te tjera ka ne gjithe territorin e republikes qe mund te kthehen ne tragjedi ne cdo kohe. Ne nje shkalle me te vogel keshtu ishte dhe tek minierat ne Bulqize. Nje gje e ngjashme mund te ndodh ne cdo kohe me depozita gazi, apo nafte. Shpresojme qe jo…
Nuk mund te themi asnjeri nga ne qe nje kryeminister apo minister tjeter nuk do ishte i perfshire ne afera te tilla korruptive. Megjithate kjo i plasi ne dore S.Berishes dhe F. Mediut. They were on charge, dhe me faj, pa faj doreheqja e tyre eshte gje qe duhet te ndodhe. Largimi i S.Berishes dhe vendosja e nje kryeministri tjeter te djathte nuk e pengon hyrjen e Shqiperise ne NATO. Perkundrazi tregon se ky eshte nje shtet demokratik, ku kryeministri u terhoq duke marre persiper pergjegjesite (qofshin edhe minimale si psh mosmbrojtjen e qytetareve nga nje fatkeqesi e evitueshme) dhe i jepet nje shanc nje personi tjeter, perseri te zgjedhur nga nje qeveri e djathte i cili edhe pse mund te mos jete aq i afte sa Sala ka fatin qe nuk i ka plasur ne dore nje DESHTIM.
21 Mars 2008 @ 7:17 pm
Ju lutem veni foto nga protesta e sotme ne Tirane nese keni mundesi..dhe ndonje report .
Shumica e protestuesve sipas disa personave paskan qene te moshes 40-50–mendova se do ishin me te rinje.
21 Mars 2008 @ 7:24 pm
anja, me te rinj ishin kur nisi shetitja por u plaken rruges, ka 17 vjet qe mileti shetit dhe vrapon pa arritur askund pervecse “getting older”.
21 Mars 2008 @ 7:28 pm
Kam lexuar me vemendje pothuaj gjithe komentet tona te koheve te fundit ( jo vetem te ngjarjes tragjike te Vores por edhe para kesaj ngjarjeje) dhe me duhet te pranoj se ne ( shoqeria shqiptare e peshkut pa uje) kemi ndryshuar shume nga nje vit me pare. Ata qe me njohin e dine mire se une mbase nuk mbaj mend shume emrat apo pseudonimet tona ketu, por thelbin e pergjithshem te debatave e komenteve tona i mbaj mend shume mire. ( gjerat kompesojne njera tjetren)
Nje vit me pare po te lexosh komentet tona dukej qarte se ne peshkateret ishim shqiptare me militantizem te theksuar partiak. Ne cdo debat, ne cdo koment, fryma jone militantiste dukej qarte dhe shume here na demtonte ( sipas mendjes time kjo) ne shikimin e realitetit shqiptar . Bile jo pak jemi akuzuar si te tille nga vizitore te jashtem te peshkut, dhe kjo shume here jo pa te drejte kur dihej pozicioni yne militant.
Sot po te lexosh komentet tona mendoj se kemi aritur te behemi shqiptare te pavarur politikisht. Ngjarja e Vores dhe kerkesat politike te shume peshkatareve ketu eshte shume me ndryshe se kerkesat tona politike te nje viti me pare. Nuk flitet me per emra partish apo individesh, por flitet per denime politike te fajtoreve te politikes sone qe e kane katandisur vendin tone ne kete derexhe. Nuk them se procesi i ndryshimit tone ka mare fund, por mendoj ( sipas mendjes time kjo) se jemi ne rruge te mbare. Fakti qe sot pranojme se asnje nga politikat egzistuese te sotme nuk do te jete ne gjendje te ndryshoj dot Shqiperine, mendoj se eshte hapi i pare per tu shkeputur nga militantizmi yne dhe bere te mundur te shikojme realisht fatet e vendit.Dhe jo vetem kaq. Shume nga ne kane filluar edhe te kerkojne rruget e zgjidhjes. Ato do te jene te ndryshme, nuk them se do te vije nje dite qe te gjithe ne do te bashkohemi ne nje mendim per rrugen e zgjidhjes, por edhe ketu duket ndryshimi. Personalisht ata qe me njohin e dine se une gjithmon kam menduar se rruga e zgjidhjes do te jete nje rruge zgjidhje e shpejte, automatike, me nje force te re qe nuk ka azgje te perbashket me forcat egzistuese, qe mbi interesat e saj politike, do te vere ligjin dhe zbatimin e tij. Pranoj se, fale debateve dhe komenteve tuaja, edhe une kam ndryshuar, sot mendoj ndryshe.Sot mendoj se ajo qe une kam pare si zgjidhje ka qene nje utopi. Nuk mund te linde nje force e tille ne boshllekun politik shqiptar te mbushur me ajer helmues korupsioni. Pra te gjithe kemi ndryshuar.Interesante per mua eshte fakti qe shume peshkatare kane filluar te shikojne si mund te zgjidhet kjo situate. Shume nga ne jane pesimiste “Nuk ka zgjidhje. Kemi mare fund” thuhet shpesh. Mirpo ka shume qe thone se duhet te kete nje zgjidhje Si zgjidhje sot nga shume peshkatere, shikohet roli yne si individe, si qytetare te ketij kombi qe po drejtohet kaq keq nga politikanet e te gjitha ngjyrave dhe formave. Shume nga ne tani kerkojne te vihen para pergjegjesise morale dhe ligjore politikanet e koruptuar mafioze dhe ajo qe eshte per tu theksur ne ndryshim nga nje vit me pare, tani flitet ne pergjithesi per cdo politikan dhe jo per emra te pervecem. Une mendoj se sot shume nga ne po krijone idene se venia para pergjegjesise e politikaneve do te jete rruga e ndryshimit te Shqiperise. Une personalisht mendoj se kjo do te jete rruga e pastrimit te ketij ajri qe qelbur korupsioni qe ka mbytur dhe vazhdon te mbyse cdo foshnje te paster, te lindur per te ndryshuar kete vend Dhe kjo kerkese tona sot eshte pa asnje klauzole per te bere perjashime, sipas militantizmit perkates politik.Nje ndryshim tjeter qe shikoj sot eshte ndryshimi i opinionit tona ndaj korupsionit. Jo shume kohe me pare kerkohej te mos i kushtohej vemendje korupsionit, e jusitfikuar kjo me mendimin se “keta jemi ne, keshtu si ne jane edhe vendet e tjera te ish lindjes komuniste, keshtu eshte bota.” Ndersa po te shikosh sot, sidomos me qendrimin tone ndaj ngjarjeve te Vores, te gjithe ne kerkojme te goditet korupsioni i cdo ngjyre apo forme. Nje ndryshim i madh mendoj une, kur kam parasysh se ishte ky korupsion, i neglizhuar nga ne te tere ,qe solli kete katastrofe njerezore plotesisht e menjanushme.Eshte e para here qe shikoj se kerkesa per doreheqjen e qeverise Berisha nuk behet mbi baza militante, por mbi baza llogjike dhe te arsyeshme. Kam plotesisht bindjen se po kete kerkese do ti a benim edhe kujdo politikani tjeter, qe do te ishte ne pushtet, ne rast te nje katastrofe te tille. Me shume me bind kjo me faktin se pas kesaj doreheqje nuk kerkohet zevendesimi i kesaj qeveria me kete apo ate qeveri. Kerkesa per doreheqje shikohet thjesht si denim dhe jo si hakmarje politike. Shikohet si mjet per ndryshim dhe jo thjesht si mjet per te sjelle ne fuqi nje force apo individ politik.Dhe ky eshte ndryshim eshte i ndergjegjeshem dhe jo i detyruar me faktin qe nuk duam te politizojme situaten e rende ne Vore. Kerkesa per doreheqje eshte kerkese politike, pavarsisht se duam apo nuk duam te politzojme nje situate. Fakti qe ishte politika shqiptare e 17 vjeteve qe solli katastrofen e Vores e ben te pa mundur ndryshimin e situates, pa kerkesa e ndryshime politike.
Dua te falendroj peshkun pa uje, administratoret e tij, dhe te gjithe pjesmaresit qe pa perjashtim kane ndikuar ne keto ndryshime te qendrimeve tonat.Dikush do te thote E pastaj? Cfare rendesi ka se ndryshoj mendimi i peshkatareve?
Kush jemi ne peshaktaret?Une mendoj se ka rendesi . Nuk e di sa e madhe apo e vogel eshte kjo rendesi por them se nuk eshte pa rendesi. Ndryshimi yne do te sjelle ndryshimin e mentalitetit te populit, ndryshimin e te menduarit per politiken si nje mjet i pergjitheshem kombetar per te ndryshuar jeten tone personale. Do te jemi ne peshaktaret qe me bisedat tona publike ne kete blog do te ndryshojme mendjet e lexuesve dhe do te jene keta lexues qe me bisedat e tyre ne kafenete e Tiranes, Shkodres ,Vlores, Kurbneshit apo Himares, do te ndryshojne mendimet e popullit, te atij populli qe neser do te kerkoj te njeten gje per kedo qe krijon katastrofa te tilla si kjo e Vores. Do te kerkoj te vihen para pergjegjesise morale dhe ligjore fajtoret pavarsisht nga ngjyra apo forma apo bindja politikeValle u zhduken apo do te zhduken krejtesisht militantet? Jo, jam i bindur qe nuk do te zhduken plotesisht. Ata jane produkt i politikes dhe ne fakt ata kur jane ne masen e duhur kane nje vlere te madhe per politiken, pasi ata jane zeri i partise qe ata perfaqsojne. Pa ta ne nuk mund te njohim dhe dime cilat jane forcat politike dhe cfare programi kane ato. Ne fakt ata me sjelljet dhe veprimet e tyre jane pasqyra ku ne shikojme nje force politike te zhveshur nga zbukurimet dhe genjeshtrat politike. Por rendesia dhe vlera e tyre varet nga numuri i tyre. Qe do te kete individe apo OJQ qe do te perkrahin kete apo ate force politike kjo eshte e natyrshme. Do te kete te tille individe apo OJQ edhe ketu tek peshku. Keta do te jene batalionet luftarake te grupimeve politke qe do te hidhen ne vijen e pare te frontit te luftes politike. Por per sa kohe puna dhe vepra e tyre eshte e kufizuar vetem si zedhenes te partise qe ata perfaqsojne dhe te mos kene ate force qe kane sot qe, te vendosin rezultatet e zgjedhjeve, apo vendimeve te tjera te rendesishme te fateve te kombit tone, une mendoj se ata jane te vlefshem. Ndryshimi i peshkut me bind se shume shpejt keto forca do te kene si ne tere boten e qyteteruar, vetem forcen qe ka nje zedhenes partiak, do te jene vetem perhapes te idese se partise se tyre dhe do te jemi ne, jo militatantet , ata qe do te krahsojne keto ide dhe vendosin per fatet ketij vendi. Prandaj mendoj se ka rendesi ndryshimi yne.
Prandaj kerkoj te falenderoj peshkun
Toko
21 Mars 2008 @ 7:33 pm
s’di ç’komente ke lexuar ti o toko, po mua më duket se ke lexuar në tjetër vënd. po ashtu si thua ti, qoftë!
21 Mars 2008 @ 7:35 pm
Tregon maturi kjo moshe 40-50 vjecare qe ka dale ne rruge, tregon pergjegjesi. Por njekohesisht tregon edhe besnikeri politike, gati gati militantizem. (Tregon qe jemi shume larg nga Sex Pistols, Akull), tregon qe rinia, studentet, nuk e ndjejne pergjegjesine politike qytetare, jane te infektuar nga politikat e papergjegjshme, nuk e ndjejne pergjegjesine anarshike te perballjes se tiranise me dhune, nuk e ndjejne legjitimitetin e dhunes se sovranit, nuk e ndjejne pergjegjesine qe do iu bjeri ne dore neser, pergjegjesi qe do jete aq me e madhe sa c’eshte me e madhe papergjegjesia e udheheqesve te sotem, nuk e ndjejne detyrimin e marrjes ne dore te fatit te tyre, per te mos e lene te shkelet me kembe nga keta qelbesira te papergjegjshem, fodull, arrogant, bosh. Iu ka rene pordha ne zemer.
21 Mars 2008 @ 7:42 pm
Akvll
Kam lexuar Ll, Blendi, Penar, veten time, Gre, Grupi, Endrus, Altin Koth etj etj etj me falni nese kam haruar shume te tjere. Kam thene
….Qe do te kete individe apo OJQ qe do te perkrahin kete apo ate force politike kjo eshte e natyrshme. Do te kete te tille individe apo OJQ edhe ketu tek peshku. ….
Dhe ketu e kam fjalen per disa mbase ato qe keni lexuar ju. Ata sot jane shume me pak nga sa ishin nje vit me pare. Kete dua te them.
21 Mars 2008 @ 7:47 pm
kurse mua, toko i dashur, mu bë se ka një javë që lexoj tifozllëk militantist. por mbase unë lexoj gabim.
21 Mars 2008 @ 7:49 pm
Ah se harrova te shtoj se i ka rene pordha ne zemer te bllokut, njeri pispillosur me shume se tjetri, pispillosur me shume se politikanet, nje me jake prep, e tjetri duke pire kafe si europianet, duke protestuar si europianet kunder hyrjes ne Irak. E ne te tjeret qe bejme perc-perc nga interneti.
21 Mars 2008 @ 7:52 pm
se harrova dhe unë, mbase i lexoj gabim dhe :
I don’t know what I want
but I know how to get it
…
21 Mars 2008 @ 8:02 pm
Se harrova ç’kisha në mënd të thoja kur hyra: më pëlqeu ky shkrimi yt Llukan, i ke shpëtu për pak emotivitetit.
Përshëndetje!
21 Mars 2008 @ 8:04 pm
Jo jo, shpresoj te mos jesh duke ironizuar akvll. Nuk eshte wannabe gjimnaz