Identifikohu



Regjistrohu

“Ja sheshi, ja mejdani hidhu Like kapedani…”

chimai19@gmail.com
Shekulli Kontakt

Ashtu si te gjitha fenomenet dhe dukurite shoqerore evoluojne ne sensin e zhvillimit, edhe sistemi zgjedhor nuk mund te jete nje shkemb i palevizshem perjetësisht.

Arritja e konsensusit politik midis forcave kryesore politike, PD-se dhe PS-se, per disa ndryshime te sistemit zgjedhor duhet pershendetur. Te gjithe qytetaret, pavarësisht perkatesise se bindjeve politike, madje edhe institucionet nderkombetare e pelqyen dhe e mbeshtetën.

Vetem lideret e partickave te vogla e kundershtuan dhe e anatemuan ate menyre radikale, madje e emertuan ate si marreveshje tradhtare, si puç kushtetues, se Edi Rama po bashkepunon me Sali Berrishen ne dem te se majtes etj. Flamurin e kesaj kundershtie, mllefin me te madh e ka shpalosur dhe e ka demonstruar me tone nervozizmi e shantazhi lideri i LSI-së, z. Meta.

Arsyeja e kundershtimit te sistemit te ri zgjedhor behet sepse partite e vogla me peshe minimale elektorale jane ne hall, pasi ato subjekte politike false nuk mund te livadhisin me, atyre po u lekunden pozitat dhe bashke me to edhe karriget, mandatet e pamerituara ne kuvend dhe gjithfarë perfitimesh dhe privilegjesh te panumërta personale.

Pra, gjithe kjo zhurme e zamallahi propagandistike e shoqeruar me akuza, fyerje, sharje e batutash pa kripe behet thjesht dhe vetem per pushtet.

Në fakt LSI nuk është nga ato parti që sistemi i ri e lë jashtë Parlamentit. Atëherë pse është turbulluar z.Meta? Mendoj se kriza e vërtetë e zotërisë në fjalë dhe LSI-së, është mbetja pa kauzë. Një parti pa kauzë, e ka të vështirë të ardhmen. LSI ka qenë partia e të pakënaqurve prej Nanos. Tani Nano nuk ekziston më. Kështu që ai nuk mund të jetë më arsyeja e ekzistencës së LSI. Ndaj kauza politike e radhës ishte antiberishizmi. Por marrëveshjet e hapura në Vlorë, Fier etj., kur votat e LSI u bashkuan me ato të PD për të nxjerrë jashtë vendimmarrjes PS-në, e dogjën dhe antiberishizmin si kauzë të LSI-së.

Kjo është kriza e vërtetë e LSI. Pyetja që duhet t’i bëjë vetes z.Meta është: Çfarë përfaqëson tani LSI?

Sistemi i ri zgjedhor i ka percaktuar qarte rregullat e lojes politike, prandaj ato lipset te pranohen, futur ne loje, bëj elektoratin per vete, fito sa me shume vota qe te marresh me shume mandate - qofte te daja nuk ka më. Ja sheshi, ja mejdani, hidhu trimo kapedani…

Le të bëhet politika më homogjene, te çlirohet nga shushunjat dhe prurjet e teperta qe deformojne dhe asfiksojne demokracine, qe ne parlament te mos vijne me deputete medioker qe vetem ngrohin kolltukët.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente »

  1. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Maj 2008 @ 7:02 pm

    Kjo është kriza e vërtetë e LSI. Pyetja që duhet t’i bëjë vetes z.Meta është: Çfarë përfaqëson tani LSI?

    ??? Peshku pa uje…

  2. Koth thotë:

    2 Maj 2008 @ 7:13 pm

    Shekulli Kontakt

    Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha sot ne mesdite se “jep vetëm 48 orë afat për të biseduar me Ramën për çështjen e referendumit mbi ndryshimet e Kushtetutës”.

    Ai theksoi se ishte i gatshëm për t’u takuar me kryesocialistin Rama por kjo, sipas z.Meta, “ishte thirrja e tij e fundit” për shkak se sic u shpreh kreu i LSI “të hënën hyn në fuqi puçi kushtetues”.

    Sipas Metes, jane shkelur 4 nene të Kushtetutës së mëparshme.

  3. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Maj 2008 @ 7:24 pm

    Metes mund te mos i pelqejne ndryshimet - dihet se pse. Mua si qytetar nuk me pelqen menyra sesi u kryen ndryshimet “nga mesi i erresires”…POR ndryshimet jane kushtetuese, pasi Kushtetuta ia garanton Kuvendit te drejten per ta ndryshuar. Kaq thote Ligji, te tjerat jane politikë.

  4. jolly thotë:

    2 Maj 2008 @ 7:29 pm

    Ore pse nuk pranon te takohet ky Rama? Salen e takon me vrap ky, dhe fshehurazi. Pse trembet nga takimi me Meten? A kerkon bashkepunim??

  5. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Maj 2008 @ 7:41 pm

    Shkrim i goditur dhe realist. Ilir meta ska pse te beje rolin e te fortit. Ne rast se perpiqet ti beje shantazh PS ashtu sic beri me Nanon me sukses ne zgjedhjet e kaluara, ka per te perfunduar si peshku pa uje. LOL. Pra si ne qe skemi se cte bejme dhe bejme muhabet ketu tek “Peshku pa Uje”. Hajde pra Ilir bashkohu dhe ti me ne.

  6. Koth thotë:

    2 Maj 2008 @ 8:00 pm

    Po Blend edhe Mim Kodheli keshtu mendon :

    …Aleati ynë Ilir Meta duhet të mendojë për miliona njerëz që nga politika presin njerzillëk e jo harbutllëk, presin zgjidhje të problemeve të tyre të panumërta e jo sherre për orekset e pak politikanëve, presin arsye për të besuar tek e ardhmja e jo mllef që buron nga e shkuara…

  7. Qafir Arnaut thotë:

    2 Maj 2008 @ 8:06 pm

    Mbetja pa kauze e LSI? Cila ‘pjeseri’ paska kauze ne Shqiperi? Ajo anti-komunistja me ish-komunistin ne krye? Apo ajo ish-komunistja me anarkistin ne krye?

  8. Rob-terneti Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Maj 2008 @ 8:15 pm

    Kaq shpejt ju mbaruan paret ketij? Jo per gje, po punonte solidar me gjithe te shoqen kur milnin lopen vence.

    Sidoqofte, kur zihen hajdutet, qarri eshte i viktimes.

  9. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Maj 2008 @ 8:57 pm

    Mbetja pa kauze e LSI? Cila ‘pjeseri’ paska kauze ne Shqiperi? Ajo anti-komunistja me ish-komunistin ne krye? Apo ajo ish-komunistja me anarkistin ne krye?

    …apo te inatosurit me Skraprlliun ne krye?? Ehu kshu s’mbarrojme kurre ne…

  10. Qafir Arnaut thotë:

    2 Maj 2008 @ 9:19 pm

    Athere kur te gjithe jane njesoj si mund ta justifikosh favoritizmin personal per …le te themi per Edi Ramen?

  11. ardi thotë:

    2 Maj 2008 @ 9:37 pm

    …nuk ja mbeshtes I Metes, por i jap nje gje te drejte…..me Salen nuk mund te behet absolutisht asnje pakt…..sado i dobishem eshte….une vet kam humb besim edhe tek E Rama ….
    ….Kodheli e ka te drejte - tani politika e ka te futmen me “njerzillik” jo harbutllik….

  12. Artian thotë:

    2 Maj 2008 @ 9:41 pm

    Pyetje.
    Kush eshte rrena me e madhe ne Shqiperi?
    Pergjigje.
    Politikanet luftojne per interesat e kombit.

  13. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Maj 2008 @ 1:46 am

    Te gjithe qytetaret… e mbeshteten

    Po ne fshataret qe nuk e mbeshtetem? Kemi ndonje vlere ne apo na shumezon me zero?!

  14. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Maj 2008 @ 1:58 am

    Ne fakt blendi kjo ceshtja e kushtetueshmerise eshte paksa delikate pasi kuvendi nuk mund te ndryshoje parimet themelore nder te cilat qendron e drejta per te votuar dhe per tu votuar.

    Qofte e para edhe e dyta shkelen me kembe (edhe perpara ndryshimeve te shkelura me kembe ishin ne fakt po qe se duam ta konsiderojme shqiperine nje republike te pandashme dhe jo nje federate shtetesh apo rajonesh apo zonash elektorale)

    Shkelet me kembe e drejta per te votuar ne momentin kur vota ime per ver llapen perkthehet cuditerisht ne vote per tit qamushin
    Shkelet me kembe e drejta per t’u votuar ne momentin kur une marr 1/140 e votave te elektoratit por shumezohen me 0 edhe pse te mjaftueshme per te bere nje numer te plote (1 deputet)

  15. hunter Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Maj 2008 @ 11:46 am

    Ambasadori i KE-së në Shqipëri: Ndryshimet që iu bënë Kushtetutës së Shqipërisë janë amendime që i hapin rrugë zgjedhjeve të vitit 2009…si dhe Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të merren shembull nga vendet e rajonit për progresin e bërë
    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=35747

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.