Intervista

Një Shqiptar (nga Vlora) tip «V.I.P.o» në Belgjikë shkon për intervistë në Komisariatin e Lart për Refugjatët dhe Apatridët.Me qëllim që të fitonte statusin refugjat politik ai pas një ‘konsultimi’ me disa bashkpatriotë të tjerë gjeti variantin më të besueshëm :Te shtirem si Kosovar.Hyn në sallën e intervites, përballë tij një oficer tepër i pregatitur rreth çeshtjeve ne Ballkan dhe posaçërisht, Kosovën.

Në pergjithesi inetrvisat zhvilohet gjatë 3 deri në 4 orë me dy pushime të shkurtra ,këto të fundit me qëllim që azilanti të relaxohet ,bile u afrojn dhe kafe por Shqipot mendojnë se do ket ndonjë «ilaç» brenda dhe e refuzojnë kafen.

kosova.gifPasi paraqiti «problemin» e tij politik refugjati duhej, sipas procedurës ti përgjigjej disa pyetjeve,të cilat shpesh herë janë të vështira Pas një « bombardimi » me pyetje nga ana e oficerit i cili kishte hartën e Kosoves në kompjuter:

Oficeri: Nga ç’vend i Kosoves jeni ju ,zoti Hasan

Azilaniti (i ashtuquajtur tashmë Hasan): Unë jam nga Peja, ore

Oficeri: Sa km larg është Peja prej Prishtinës?

Hasani as e kishte iden fare se ku binte Peja

Hasani: 80 km

Oficeri: Jo ,është 40 km

Hasani: Ore kokpagure, unë të them vajtje –ardhje, apo do rrim në Prishtin ne?

nga blogu Amur Monde

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

22 Komente

  1. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 12:45 pm

    Po qesh me ze, e u habit ky/kjo qe kam ne zyre. :)

  2. dhelpra thotë:

    15 June 2007 @ 12:52 pm

    Kjo eshte barcalete e vjeter.
    Anyway, nice to read it again

  3. akull-naja thotë:

    15 June 2007 @ 1:21 pm

    muhahahhahaha! :D

  4. Leon thotë:

    15 June 2007 @ 1:24 pm

    Kjo eshte e vertete…. :P
    Meqe ra fjala po ju tregoj nje te forte tjeter nga nje Vlonjat prape….
    Perkthysi-Nga je ti?
    vlonjati-Prej kosove e burre(Perdor dialekt kosovar)
    Prkthysi-C’flamur ka kosova?
    Vlonjati-Mendohet pak…. Po si i jonit a te qi… :P
    Pas intervistet e pyes personin
    E ore c’te pyeten??
    Vlonjati-Lere,lere u merzita me ne fund nuk me durua po ju thashe..
    Mire qe s’me pyetet sa here e bente plaka me plakun!!! :P
    P.s. 100% e vertet!!!

  5. Altona thotë:

    15 June 2007 @ 3:40 pm

    Kam qeshe me lote!!! E madhe kjo!

  6. nokian73 thotë:

    15 June 2007 @ 4:00 pm

    http://www.thisislondon.co.uk/news/article-23400727-details/Crackdown on Albanians who lied about fleeing Kosovo war/article.do

  7. traummädchen thotë:

    15 June 2007 @ 4:05 pm

    “bile u afrojn dhe kafe por Shqipot mendojnë se do ket ndonjë «ilaç» brenda dhe e refuzojnë kafen”.

    hahahhahahahahah sa e vertete kjo :)

  8. Vlore1920 thotë:

    15 June 2007 @ 4:15 pm

    Punonjesja>> Ju lutem mos kaloni nga ajo pjese e kopshtit se kane lene te lire luanin.

    Pergjigja:He moj ti se s’ta merr njeri luanin.
    ————-
    Kjo kokepagure - kisha kohe pa e degjuar :D

  9. tomi korca thotë:

    15 June 2007 @ 4:18 pm

    KJo ngjarje me kujtoj nje ngjarje tjeter. Te dikujt VIP dhe ky ose me sakte pasunar. Kishte gruan me bare dhe shkon ne Amabasaden Amerikane per vize. Arsyeja: Vizite tek disa te aferm qe kishte ne Amerike.
    Interivistuesi shikon dokumentat dhe i thote.
    -Para dy vjetesh ke qene ne Amerike?
    Po -i thote pasunari. -Me lindi gruaj nje djale ne Amerike.
    Intervistuesi shikon gruan e pasunarit perseri me bare.
    -Kush i pagoj shpenzimet e lindjes-pyet intervistuesi
    Askush-pergjigjet pasunari, por une i paguaj nuk ka problem dhe nxjer nga xhepi i brendeshem i kostumit gri nje tufe me qindshe $
    Mos thuaj askush- i thote intervistuesi - I pagova une nga taksat e mia. Nuk te takon viza
    Pasunari del jashte e takon nje shokun e tij
    He?- i thote shoku- si doli
    Nuk na i dhane -thote pasunari
    Pse? pyet shoku
    Sepse keta amerikanet kane zili qe ne jemi bere te pasur. Sec me nxori nje justifikim per taksat qe ka paguar ai qe me intervistoj por ta them une keta jane ziliqare se ne jemi te pasur
    (100% e vertete

  10. BRUKSELI thotë:

    15 June 2007 @ 6:22 pm

    ne fakt ne intervista ata oficerat pyesn lloj-lloj pyetje idiotesh,si psh, kush eshte emri i ekipit te futbollit emri i trajnerit te ekipit te qytetit apo fshatit nga azilanti vjen!!! etc etc
    po shqipot e din ç’heqin per te fituar nje cop azil

    tramummedshen ke ber ndo1 intervist ti? ;)

  11. Pjer Thomas thotë:

    15 June 2007 @ 7:56 pm

    Intervista ishte humoristike dhe kam qesh , ishte nje humor i holl popullor, veç ama :-) te pasqyrosh vertet nje interviste te nje azelanti kur jep interviste, eshte tragjiko-komike, ku peshorja anon me shume nga tragjikja. Sikleti qe ndjejne azelantet gjate intervistes, eshte nje faqe me vete e historise se secilit, sepse aty varet e ardhmja e fatit te kujdo. Nga njera ane , qendrojne juriste apo specialiste te azilit, qe perpiqen te te kapin ne ndonje gabim per te te kthyer dhe nga ana tjeter je ti , qe perpiqesh qe me ato qe thua , te qendrosh ne ate vend. Jane si te thuash dy forca, qe shtyjne me dipllomaci, njeri-tjetrin. :-)

  12. lola thotë:

    16 June 2007 @ 1:56 pm

    hahhahaha. Shume e forte kjo, kam qeshur me te madhe.

  13. Blendi thotë:

    16 June 2007 @ 1:58 pm

    :) Ik qaj icik me ata shqiptaret ne rajon te policise ne greqi tani. :(

  14. lola thotë:

    16 June 2007 @ 2:04 pm

    Vini me shpesh nga keto soj historirash humoristike se kemi nevoje dhe te qeshim noj here. Na kenaqe o Blendi. Uf, sa qesha per zotin kur i shkova ne fund “historise”.

  15. alb thotë:

    16 June 2007 @ 2:12 pm

    Ka qene nje ndodhi tjeter e ngjashme ne Angli.

    Oficeri: Si e ka flamurin Kosova?
    Azilanti: Si i yni.

    Perfundimi: Pergjigja e azilit, bilete vajtje per ne Shqiperi.

  16. zog thotë:

    16 June 2007 @ 2:18 pm

    intervista te tilla tregojne demagogjine e botes qe forma te tilla pranimi i ben veçse pse ka nenshkruar ate karten e te drejtave te njeriut dhe e cila ja ngref sqimen ndaj vetes. ne fakt pyetje te tilla jane ulese me teper per punonjesin e sherbimit sesa per azilantin.
    sikur te isha vete punonjes i tille : nuk do beja pyetje te tilla aq me teper kur ti e di qe emigranti perpra teje nuk eshte i vertete. do te udhehiqesha vetem prej psikollogjise se tij, sipas kokes mnjf.
    ose do kerkoja qe nje sherbim i tille te mbyllej dhe do te kerkoja pune tjeter.

    ps: sikur te pyesnit shqiptaret sesa km larg eshte laçi psh, vetem pak vete do te pergjigjeshin sakte, megjithese ata nuk ka dyshim qe jane shqiptare. pra ……

  17. alb thotë:

    16 June 2007 @ 2:51 pm

    zog thotë:
    ps: sikur te pyesnit shqiptaret sesa km larg eshte laçi psh, vetem pak vete do te pergjigjeshin sakte, megjithese ata nuk ka dyshim qe jane shqiptare. pra ……

    _____

    /plotesisht dakord… vecse shqipove u eshte ngjitur ideja e te qenit gjithmone fajtor.

  18. padrekosova thotë:

    17 June 2007 @ 2:58 pm

    Kur vajta ne greqi meqense nuk dija gjuhe dhe zgjeja dot pune fillova te beja lypsin.
    Gjeta nje fanar ne kifisia(lagja ete pasurve)dhe cdo dite rija aty ne mengjes.
    Gjithmon ne oren 6 30 kalonte nje zotni me bmw hapte xhamin me linte ne dore 100 dhrahmi une i tHoja faleminderit dhe ky rit vazhdoi muaj me radhe.
    Nje dite hap doreN mbas ikjes te tij dhe shof qe me kish lene vetem 50 dhrami.
    S do ket patur te holla i tash vehtes.
    Diten tjeter perseri ne dore 50 dhrahmi. Temem ore thashe c po ndodh.
    Diten e trete hapa doren ai leshoi 50 dhrahmi .dhe desh te mbyllte xhamin .une i kapa krahun dhe e pyeta.
    zotni ju muaj me radhe me jepnit 100 dhrahmi dhe tani vetem 50 pse.
    kam shpenzime po ndertoj nje shtepi te re me thote.
    E pashe ne sy dhe nuk mu durua me ja plasa.
    po mir mo shkerdhate me parate e mia do e ndertosh shtepine ti.

    p.s.
    refimi i nje besimtari para padres.

  19. Blendi thotë:

    17 June 2007 @ 7:28 pm

    hahaha e bukur dhe kjo

  20. dea thotë:

    18 June 2007 @ 10:56 am

    :lol: te ka faj vlora :D

  21. Cheney thotë:

    18 June 2007 @ 11:05 am

    mjerim..

  22. BRUKSELI thotë:

    18 June 2007 @ 12:16 pm

    dea-
    ai qe e ka shkruajtur(dhe sajuar) eshte nga Tepelena
    ;)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com