“If you build it, will they come?”
Varshave - Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice dhe ministri i jashtem polak Radek Sikorski, shtrengojne duart pas firmosjes se marrveshjes per ndertimin e sistemit mbrojtes prej 10 raketave interceptuese pa marre parasysh kercenimet e menjeheresheme te Rusise.
Zonja Rice i Rice rrezoi komentet e forta te udheheqesve ruse te cile thane se lejimi nga Varshava e vendosjes se 10 raketave mbrojtese kaq prane (180km) kufirit perendimor te Rusise do t’a justifikonte nje sulm te mundshem ndaj Polonise.
Komente te tilla “ta themi hapur, jane ne kufijte e çudirave”, tha Rice duke folur me gazetaret qe e kane ndjekur ne Varshave.
“Kur kercenon Polonine, ndoshta harron qe nuk eshte viti 1988,” tha ajo. “Eshte viti 2008 dhe Shtetet e Bashkuara kane nje…Traktat garantimi per te mbrojtur territorin Polak njesoj sikur te ishte teritori i Shteteve te bashkuara. Prandaj ndoshta nuk eshte fort e mencur te leshosh te tilla kercenime.”
Foto: Czarek Sokolowski / AP

20 August 2008 @ 4:06 pm
Njesoj si ne konfliktin e raketave berthamore ne Kube me Kenedin e Hrushovin
Thua te jene raketet antirakete ne Poloni qe solen gjeorgjine njesoj si Raketat berthamore ne Turqi qe sollen ngjarjet e Kubes? Koha do ta tregoj, vec sepse kam parandjenjen se gjerat do te vijne deri tek momenti qe gishti do te jete mbi butonin e shkrehjes se raktetave dhe papritur dikush do te jape urdherin “Abort Abort Abort”. Dhe gishti do te largohet nga butoni, kapaku sigureses do te ulet, celsat do te hiqen per tu varur perseri ne qafe te gjeneraleve per te pritur te hyjne ne fuknsionim nje dite tjeter .
Ne shkembim te saj Rusia largohet nga Gjeorgjia, mer vetem dy krahinat ruse, amerika gris plani per raketave antirakete ne Poloni, Serbia mer krahinat e Kosoves se Veriut dhe Vendet e Kaukazit hyne ne NATO.
Thua te ndodhe keshtu?
20 August 2008 @ 4:13 pm
Ke pare shume filma me lufte me duket.
20 August 2008 @ 4:40 pm
C’ma morre llafin nga goja…
20 August 2008 @ 4:41 pm
Booo edhe ky projekt, ashtu si Nabucco, qenka planifiku per vitin 2012? Ca bohet kshu mer jahu?
20 August 2008 @ 4:42 pm
a ma sqaron njeri se pse duhej ky traktati me Polonine kur Polonia eshte anetare e NATOs?
20 August 2008 @ 5:04 pm
Nuk e di a e keni nigju k’te:
Nji bujk polak po punote token kur hasi ne nji llampe magjike. Xhindi si kahera i premton t’i plotesoje tre deshira. Mendohet plaku dhe thote “dua qe hordhite mongole t’vijne e t’rrenojne polonine”.
Xhindi: Je mendu mire?
Polaku: Po, po.
Vijne mongolet dhe e shkaterrojn Polonine, e mandej hikin.
Xh: tani deshiren e dyte.
P: te njejten gje.
Vijne mongolet dhe e shkaterrojn Polonine, e mandej hikin.
Xh: po te treten?
P: edhe njihere.
Vijne mongolet dhe e shkaterrojn Polonine, e mandej hikin.
Xh: vec nji pyetje kam, lum miku. pse e shkatrrove vendin tre here me Mongol?
P: se kur Mongolet vijn deri ktu per t’shkatrru Polonine tre here, e kan djeg e rrenu Rusine gjasht here rruges.
20 August 2008 @ 5:49 pm
Marrveshja e NATOs nuk do te thote te besh c’te duash ne territorin e tjetrit. Edhe here te tjera, kur jane vendosur rraketa amerikane ne Evrop, kjo eshte bere me marreveshje te vecanta.
Ka shume mundesi qe keto rraketa te jene vertet mbrojtese ndaj shteteve tip Irani. Kjo sepse pergjigjet atomike te Ruseve apo US, kryesisht mbeshteten ne leshime nga nendeteset, mbrojtja ndaj te cilave eshte praktikisht e pamundur. Nga ana tjeter, te pakten ne publik, eshte pranuar se kjo teknologji nuk funksionin akoma. Megjithate, efekti psikologjik eshte i rende.
Gjithashtu, dje Kondoliza ia beri te qarte Ariut, se nuk mund te ndaloje asnje vend sovran t’i bashkohet aleances se Atllantikut.
Ariu duhet te kuptoje se nqs do te hyje ne ringun e super peshave, duhet ta beje simbas modelit te shekullit te 21-te dhe jo te 19-tit. Zor se KGB-gsit e kuptojne kete.
20 August 2008 @ 6:02 pm
Interesant eshte fakti qe vetem para ca kohesh ishte pikerisht pala polake qe nepermjet kryeministrit te saj REFUZOI ZYRTARISHT propozimin amerikan.
Mesa duket polakeve u jane ngjallur kujtime te hidhura,fill mbas pushtimit se Gjeorgjise nga forcat ruse.
Mbi te gjitha loja behet akoma me interesante me realitetin e ri europian te krijuar.Rikonfigurimi i realitetit ne kontinentin me te rendesishem nxjerr qarte Rusine jashte loje…si fuqi destabilizuese dhe aspak koerente a serioze ne qendrimet e saj.
Nice….loje e bukur kjo amerikancja
20 August 2008 @ 6:39 pm
Ukraina thote qe mbas ca ndodhi ne Gjeorgji, e vetmja garanci per ne eshte futja ne Nato.
Ka gjasa tani qe dhe Rusia te kete shkuar per lesh ne Gjerogji dhe ne perfundim te dale e qethur.
Te pakten per sa i perket vendeve te tjera ish sovjetike qe nuk jane ne Nato, ato tashme jo vetem qe ndihen me te kercenuara, por sulmi rus ndaj Gjerogjise i jep nje fare legjitimizimi atyre per te dale hapur kundra mother Russia-s dhe per tu futur ne Nato.
Nderkohe Putinit qe eshte akoma me zemer bashkimosovjetiks dhe komunist i qelbur dhe KGB-ist, do i dale tym nga veshet kur te vije dita qe te “rrethohet” nga Nato komplet, dmth nga shtetet qe do jene ne Nato.
20 August 2008 @ 7:08 pm
20 August 2008 @ 7:08 pm
Bath bath

20 August 2008 @ 7:33 pm
Ore c’dmth kjo shprehja “bath, bath, por nje kokerr”?
20 August 2008 @ 8:07 pm
Qafir,
Mesa e kam kuptuar une, do te thote “Nje dynja me bathe (bishtaja) po te gjitha me nga nje kokerr brenda”. Dmth, ne pamje duket shume, po ne te vertete eshte pa gje, ose shkurt: I njejti avaz pa bereqet!
Kush ka ndonje interpretim tjeter, bujrum
!
20 August 2008 @ 8:08 pm
puma, pasi te kesh nenvizuar fjale/fjaline trokit mbi lidhje. elimino nepermjet canc pjesen blu dhe vendos URL-ne tende
20 August 2008 @ 8:13 pm
Qafo,qepa me bishtin poshte, qepa me bishtin larte…
per me shume
20 August 2008 @ 8:27 pm
Qafiro, ata duan garanci dhe mendoj se do ta gjejne. Rusise i hyri vetja pak si shume ne qef. Putini vertet mendon qe ishte gabim qe u shperbe Bashkimi Sovjetik, po harron tani qe ca u be nuk zhbehet me, dhe duke qene shume agresiv me ish vendet e BS, sic ishte pushtimi i Gjerogjise dhe kercenimet e hapura qe ai i beri vendeve te tjera, ja futi dhe ai pak vetes duke u bere pa dashje katalizator i pershpejtimit te aleancave perendimore te ketyre shteteve.
eT,
shume mire e kishe bere kete punimin.
Trecereku i peshqve paskan blogjet e tyre. Kjo do nje klithme me vete. Bej ndonje punim te tille me blogjet shqiptare.
20 August 2008 @ 9:05 pm
Ky polaku qenka si shpirt. I ndrit fytyra dhe Kondit se po i shtrengon doren.
20 August 2008 @ 9:12 pm
bah, edhe ti e paske menu ket…:) sa i thashe nji polakes ktu, sa te mire e paskeni ministrin e jashtem mi dreq, i shkelqeka ftyra si old varshava naten …
21 August 2008 @ 12:49 am
Qafiro, po pse habitesh, ty ta ka thene qe para 15 vitesh daja jot Samuel qe Jewkraina eshte vend skizo: gjysem k’nej, gjysem anej
21 August 2008 @ 9:10 am
Robo e kom llafin nga kendveshtrimi i Polonise. Polaku eshte anetar i NATOs qe do te thote qe nqs sulmohet, gjithe aleanca eshte e detyryar ta mbroje. Pse kerkon siguri ekstra Polaku? Mos po pjerdh edhe Aleanca e kom llafin
21 August 2008 @ 9:22 am
O Tirons,
te besh lufte a marifet trimash ose budallenjsh. Nuk lufto nji grek per Turqine vetem se jane te dy ne Nato.
I shembull te vogel po ta jap edhe me nderhyrjen e Natos ne Kosove, ku ata flamurt vija vija nuk shprazen as dhe nji kobure.
Sec ka ca hesape qe nuk i mbyllin dot ata me njeri tjetrin.
Le te thote Gjeorgjia tani qe e nxorra kemben tre here jashte rrethit, po keto traumat qe lene luftrat nuk hiqen keshtu tak fap.
Shkurt keto vendet liridashese nuk i pyt njeri , ketyre boll t`ju perplasesh kemben i here dhe i mushin breket.
Po prit se mos kete ndonje gje me shume se kaq se sikur po shtohen zerat qe Europa nordh pa Amerike.
23 August 2008 @ 5:18 am
Po prit se mos kete ndonje gje me shume se kaq se sikur po shtohen zerat qe Europa nordh pa Amerike.
……
I like that .
23 August 2008 @ 6:08 am
Tironso,
Shtylla e aleances osht US e Ingliterre. Te tjeret jane mo shum figurante. Jermonit qe kur o trell nuk i osht rrit mo. Francuzi, po i ka qef ato punet e pigalit, megjithse ky Sarkozija duket icik mo burre. Megjithate, garancite jane te forta. Mos harro se LIIB, per i majtje llafi, pikerisht ndaj Polonise, filloi.
Traktati ne fjale, dhe rraketat nuk jane vetem per mbrojtjen e Polonise. Bile tamom fare, nuk mbrojn asnji, te pakten me kte vakt. Kjo teknologji kunder rraketave balistike, sic e thashe, te pakten per publikun, nuk ka punu mire akoma. Dhe marreveshja thote per instalim mbas kater vjetesh.
Sic thone ekspertet, edhe sikur te punoje kjo teknologji kunder rraketave balistike, nuk ka ca i bo dot atyre te rusit. Se pari, shumica e trajektorjeve te rusit i bine per shkurt nga poli i veriut, e se dyti, nuk ka bir qe mbrohet dot nga leshimet prej nendetseve. Rreziku nga Irani apo nei tjeter osht real. Keto mjeshtrat kane testuar rraketa rreth 2000km, qe e kepin ne Evropin.
Tashti, politika ashtu osht … gru e mire. Ne fakt, ne pazarin per Gjermanine me Gorbacovin, ketij te funit iu dhane garanci se NATO nuk do zgjerohej me ne lindje. Jelcini, duke prit vaporin me buke prej perendimit, nuk kishte fuqi me u nxef, kshu qe e shute zeherrin me vodka. Ky KGB-isti, masi mushi barkun u kujtu per nom e per NATO, e bo gogolin ne Gjeorgji.
US s’lesho pe, dhe e bo Polonine (pervec sa me lart) nyje mbrojtese per Perendimin. Bile, llapat e liga thone, qe po e pais me rraketa patriot, qe vertet nuk i bojne gjo atyre balistike, por punojne mire kunder atyre me rreze te shkurter.
Sic e tha nje ekspert i ketyre puneve, US e Rusia kane ditur e do te dine si mos te percellojne dynjone me atom. Keto jane me shume shfaqje muskujsh.
Rusia eshte vend i madh, me burime te pafundme, por fatkeqesisht, lidershipi punon me modele te vjetra shume, se edhe vete osht i tille. Nuk i mjafton Ariut gjysma e globit qe ka? Ku jane teknollogjite e prodhimet Made in Russia? Lere naften, lindja e mesme ka shume me teper se ata, po arabet s’jane bo dot superfuqi. Ata duhet te mesojne nga Kina e India, qe po sundojne boten, dhe jo me ushtri, megjithse dhe keto nuk i lene mbas dore. Psh Microsofti laboratorin me te madh kerkimor e ka ne Kine e jo ne Rusi. Sa do Ari qofshin, nuk e kthejne dot historine mrapsh. O do pershtaten, o do mbesin ne kafaz.
24 August 2008 @ 10:58 am
Rob-terneti; ….Sic e tha nje ekspert i ketyre puneve, US e Rusia kane ditur e do te dine si mos te percellojne dynjone me atom. Keto jane me shume shfaqje muskujsh….
Kaq ju duhet republikanve
si menyra e vetme per te shitur armet dhe per ta mbajtur revolucionin jashte Amerikes.