High Fashion
Mësova dhe unë c’është Casa Italia se nuk kam qejf kur me thonë njerezit “Injorant”. Për ata andej Atlantikut, “Casa Italia” është një mall tipik, musi ata të amerikës, por goxha më i shtrenjte. Gjithësesi, në epoken e globalizimit importi i koncepteve të huaja është fenomen fare normal. Dhe duket se shqiptarëve u pelqejnë mall-et. Të rehatshëm s’ke c’thua, në një vend i ke të gjitha, as shi, as erë as diell. Prandaj para disa ditësh, kur mu dha mundësia te vizitoj per here te parë një qendër tregetare ne Shqiperi, shkova. Në këtë menyrë edhe do mesoja pak mbi çmimet, se ende nuk më është dashur të blej rroba në atdhe, dhe nuk ia kam shumë idenë.
Me telefonon nje mik me mbremje, une akoma ne zyre.
“Dua te blej nje dhurate per nusen me thote, o viç te Casa Italia?”
“Une te vij ne mall? I urrej. Jo, shko se kam nje takim pas pak.”
Pastaj u kujtova qe takimin ma kishin shtyre per ca ore me vone (kjo ndodh rendom ne Shqiperi mesa po kuptoj, “E leme nga java” eshte normale per te fiksuar data takimesh.)
E marr shokun mbrapsht ne telefon, “E di cfare, do vi plako, do vi se jam kurjoz cfare ka te kjo shtepia italiane” (qe eshte ngritur aty te kthesa e Kamzes)…
Me makine ne, cajme trafikun, admirojme zotesine e ca shofereve qe manovrojne ne menyra fantastike gjithkohes duke shkelur cdo rregull qarkullimi, dhe mberrijme te Casa. Ka nje strukture parkingu marrshallah, me disa kate vetem qe kthesat brenda struktures i kane bere fiks 90 gradeshe, a thua se makinat jane elastike - mire qe ky miku s’ka “X5″ - “Si ore mire qe s’kam X5? Dua te kem.” - do kishte thene, po keto po i them vete sikur i thote ai. Nejse, hyme ne parking-strukturen, shigjetat na tregojne qe lejohet te kthehesh vetem majtas - nje djalosh qe drejton trafikun na ben me shenje te kthehemi djathtas. Ne per nje moment mbesim. As majtas, as djathtas. Dhe ai qe kete rradhe “na jep urdher” te mos e zgjasim po te bejme si thote. Futemi kundravajtje dhe zeme vendin e lire. Nje makine qe kishte zbatuar rregullin dhe kishte ardhur perqark eshte teper vone, vendin ia zume ne “legenat” qe thyejme rregullat. “Na fal vlla, te drejte ke ti, po ai laci aty te hyrja na detyroi.”
Hyjme brenda ne shtepine e ‘taljonit. Tamam si jashte shtetit, drita, kristale, shkalle allasoj qe ngjiten vete, pllaka te lemuara sa une mezi po ecja. Ne te tre katet plot me njerez qe qe dalin per te blere rroba moderne (dhe qe ndonjehere perfundojne tek supermarketi e blejne kackavall dhe letra higjenike). Kuptova qe po te doja mund te beja gjoja sikur isha serish ne ShBA, mjaft te mos vija re cmimet. Vura re sesi edhe qendrimi i vajzave-shitese, edhe modelimi i dyqaneve ishte njesoj si kudo tjeter ne bote - dhe nuk e di pse per nje cast te shkurter u ndjeva ligsht nga kjo. “Asnje grime origjinalitet”. E perzura mendimin e lige, “C’te keqe ka nese ndertojme replikime egzakte te asaj qe kemi pare jashte?”
Diku ndryshojme gjithsesi, cmimet nuk jane njesoj. Ne njerin dyqan qe vinte era VOGUE gjejme ca mallra firmato, te firmave te ndryshme, njera xhakete Gucci, tjetra Armani, duket qe keto rroba e gjyslyke te shtrenjte jane blere sa andej kendej e kane perfunduar ne nje vend sebashku pas udhetimesh plot aventura. U afrohemi rrobave te grave. Miku im kerkon dicka te vecante per shoqen e tij. Une mbes tek nje kostum shume i shemtuar Versace. Vjetersire dukej nga stili. Stof gri gjithandej, pjesa e kopsave me lule me ngjyra - nuk marr vesh nga moda, por ma shpifi. Kap etiketen e cmimit, 950 Euro. “Holy Sh!t!!!” - mendoj. “Me 950 Euro ushqen nje fshat te vogel”. 950 Euro per nje kostum femrash? Ndihem i varfer, pastaj ndjej percmim per ate makutin qe ia ka ngopur me ate cmim qesharak.
Nejse, dolem. Hyjme tek butiqueja ngjitur. Miku im ia ve syrin nje palltoje te zeze Armani. Kjo duket sikur ka ndenjur ca vjete varur ne kremastar. E kuptoj qe po behm zevzek ndaj nuk them gje. Miku im tani po e prek mallin, po e studjon.
“Sa eshte kjo palltoja e grave?”
“E thote.”- ia ben goca me taka te larta.
“Po ku e thote se nuk e shoh?”
“Ja.” - Ajo vjen dhe ben te gjeje etiketen, por nuk ka etikete gjekundi. “Ja te marr pak pronarin ne telefon. Alo Buqe..?!”
Nderkohe qe goca me taka zgjidh ceshtjen e çmimit me pronar Buqen une vij verdallë butiquesë. Me kap syri nje kemishe ne kuti, bashke me kravaten. Si keto kemisha une bleja gjithmone kur jetoja ne ShBA, ndoshta sepse edhe kombinimin e kravates e ka bere dikush me sy per kete pune, dhe nuk jane fare te shtrenjta. Kjo eshte nje kemishe Pierre Cardin, tamam si ajo qe kam blere para ca muajsh per 19 dollare amerikane, 18.99 per te qene egzakt. E marr ne dore kutine dhe i flas mikut, edhe ai ka jetuar ne ShBA dhe do me kuptoje.
“Ej, te duket familjar ky paketim?”
“Po mo, nga amerika ka ardhur, duket. Shiko si eshte ca e shtypur, ka udhetuar ne valixhe.”
“Duket tamam si ato qe shiten ne TJ Maxx” - i them. “Aty i blej une”
“Po, biles po ta shikosh, ia kane hequr etiketen e Tj Maxx-it.
Symprehte miku, tani vura re qe etiketa amerikane nuk ishte shqitur mire, dallohej qe ishte e TJ Maxx-it.
I armatosur me dijenine qe nje kemishe si kjo nuk ben me shume se 20 dollare e pyes gocen me taka per cmimin.
“Kjo kemisha eshte 16,500.”
Une dhe miku shihemi ne sy. Na vjen te qeshim, dhe te qajme.
“16,500 te reja, pra 165,000 leke te vjetra?”
“Po, me te vjetrat i bie njëqind e gjashtëdhjetëepesë mij leke.”
“Po tallesh?”
“Eshte Pierre Cardin.”
“Nuk tallesh. Wow!!!”
“Çmimi i pallotes se femrave eshte 700 Euro”.
Duke bere nje supozim llogjik, nese kane 10 fishuar cmimin e kemishes, edhe palltoja ndoshta po shitet dhjetefish.
“Jo faleminderit” i buzeqesh miku dhe dalim.
Rruges se kthimit bisedojme per absurditetin e cmimeve ne krahasim me te ardhurat e njerezve ne Shqiperi dhe per babezine e “biznesmenit” qe shet per 16,500 nje kemishe te rendomte qe ne ShBA e ka blere per jo me shume se 1,650 leke shqiptare. Ndjeva keqardhje per ate derdimenin qe do shkoje ta bleje ate lecke te ardhur nga amerika…pastaj mendohem, “Ndoshta ai budallë e ka hak.”
Blendi Salaj
peshkupauje.com
6 October 2008 @ 4:15 pm
eshte tendence ne renie blend.
Dhe ti po te kishe sjelle nja dy baule me vete nga ndonje outlet, do kishte bere ca leke per muajt e pare.
dhe pse ndonje rrobe nuk u ben, por prape tek porosisin 6-7, e llogarisin qe njera mund tju dale huq 

tek QTU psh krejt dyqanet e Mango, Springfield, ndoshta dhe Esprit kane afersisht te njejtat cmime dhe discounte qe kishin ne te njejtjen periudhe ne disa vende te tjera ku i kam pare. Vjet ne Kenvelo ishin t-shirtet e cunave, tutat apo xhupat me lire se te tregu i medresese. Kuptohet qe per mallrat alla Armani do duhet nje cike me teper kohe qe te ftillohen robte.
Ka dyqane me cmime rrobash absurde, por po te jesh nje cike smart, po te kerkosh gjen.
Kurse kjo ardhja e rrobave nga USA eshte pazar i mire
Por qe ta dish qe njerzit tani kane dale dhe sjane me budallenj.
Plot po vishen nepermejet internetit
Plot te tjere udhetojne dhe me 1 a 2 here te dalme jashte shtetit rregullohen per gjithe vitin dhe si pjerdhin fare keto dyqankat shqiptare.
E pastaj ata qe skane leke per Casa Italia e M.Shyri vene nga tregu cam ore, ose ose ke gabi
Por ama ka nje shtrese ne shqiperi qe akoma e identifikon pozicionin e vet shoqeror me cmimin (jo raportin kualitet-cmim) qe ka canta e dores, kepucet, apo palltoja qe mban veshur. Keto njerez, nje pjese e adoleshenteve dhe larja e parave mbajne hapur ca dyqane me cmime absurde ne shqiperi.
6 October 2008 @ 4:15 pm
Blendi, i madh. Qe sot e tutje ti gradohesh “Our Man in Tirana”. Rrogen do ta dergojme me ceqe te mbeshtjelle si kausha bajamesh, dhe do ta marresh tek ai jevgu i vogel qe shet fara para Postes.
6 October 2008 @ 4:19 pm
e njejta gje edhe ne europe, nexh! big time! jo vetem ne shqiperi. vanitet global.
6 October 2008 @ 4:21 pm
6 October 2008 @ 4:24 pm
Fjala jote ne vesh te Perendise Nexhi. Sido qe ky ishte vetem nje rast qe tregova, por kam dhe 3, a 4 raste te tjere si ky andej nga M. Shyri.
Shqiptaret nuk jane budallenj, prandaj dhe ai mall mbetet pashitur ashtu sic e meriton. Po mua me bezdis makuteria. Shite djallin 6,500 (te reja), trefishoje dmth, po jo dhjetefish se eshte “vjedhje”, e ky popull nuk ben ate fare leku sa ta bleje. Por kur mbetet keq shtrengon barkun dhe e blen ama. Mendo sa sakrifikon nje familje e varfer per te bere nje dhurate persembari femijes…
Sa per ato dyqanet e tjera ke te drejte, jane me ne terezi, sido qe per rrogen mesatare ne Shqiperi jane ende teper te shtrenjta. Gjeta nje xhakete sportive te lezetshme te QTU-ja per 20,000 (te reja) por dyshoj se i njejti mall ne ShBA do shitej me shume se 100 USD. Nejse se sipas vendit dhe kuvendi…une jam akoma ne fazen e identifikimit te dyqaneve qe kane rroba per stilin dhe xhepin tim.
6 October 2008 @ 4:26 pm
I’m not so sure its the same thing Chim.

Vaniteti vjen nje cike paralel me statusin ekonomik e social, ose me vanitetin e trasheguar
Nuk flas thjesht per masen.
Une bej cudi se si njerez te lindur psh ne vitet ‘70 qe kane provu fukarallekun ne kurriz, qe e kane pasur rastin te mesojne vleren e vertete te gjerave, qe e kane shty me therrmija, qe kane studiu e kane bere 2 gram hajer per vete, kur rehatohen me leket qe kane fituar vete, te bien kaq keq pre e vanitetit
6 October 2008 @ 4:30 pm
Blendo,
Sa e ke ala dallarin poshte, boje kshu :
Bli nje 2 way ticket per stacionin me te afert te US.
Rri nje fundjave apo 4-5 dite, tako nai zjarm, bli 2 thase me rroba per gjithe vitin dhe te garantoj qe del me fitim. Fiton kohen qe do humbje duke u sorrollat neper dyqanet e TR, dhe me paret del jek e jek, dhe i cike syte i hap
6 October 2008 @ 4:32 pm
kam pare gjermane me syte e mij, Nexh. qe vinin te shisnin mend ne austri. e me cfare do thuash ti? jo vetem me S500, por deri edhe me markat e kemisheve. Shume e shpifur. Te njejtet njerez qe ofendoheshin po te mos iu rezervohej rradha e pare ne ceremonine kishtare te krishtlindjes!!! Deri ketu shkonte farsa.
Ka njerez qe nuk shkojne kurre ne ALDI ose HOFER, sistematikisht - nuk ua lejon sera, medemek.
6 October 2008 @ 4:34 pm
Pershkrimi shume fin dhe ironia klas. Kjo eshte Tirona, metropol jo shaka mik.
Fotoja aty ke Casa Italia eshte?
Palloshet e (c ) veshur firmato
P..anat me tanga P.Cardin
( Fotoja eee:))
6 October 2008 @ 4:36 pm
Dhe ne që kujtonim se do ta mërziste balta Blendin
6 October 2008 @ 4:39 pm
Hyjme brenda ne shtepine e ‘taljonit. Tamam si jashte shtetit.“Asnje grime origjinalitet”.
Po a jemi proglobaliste o Blendi?:) E gjithe bota nje fytyre ka.Veshur me xhinse, camcakiz ne goje, kufje I Pod ne vesh, fast food nga do dhe ec perpara:))
6 October 2008 @ 4:52 pm
Nuk tu duk origjinale ajo shitsja ty?!
6 October 2008 @ 4:52 pm
Sa vete blejne tek ky dyqan? ne qofte se mallrat shiten atehere nuk eshte faji tregetarti por i atyre qe blejne. Ketu duhet pare mentaliteti yne akoma i viteve 1980. “Asht e jashteme” edhe m…t te jete paguanim me florij per m..tin e jashtem.
Ne qofte se mileti nuk blejne atehere si ri hapur ky dyqan, cfare fshihet pas tij?
PS Hiqni fotografine ju lutem kam frike ta hap ne pune peshkun se do te thone se po shikon ……..
6 October 2008 @ 4:55 pm
Hë bre shyqyr që “u dukët” se na kishit rrudhur trurin me tema pulitike.
Mu më kujtohet si periudhë zbori ajo punë, deri para dy ditësh. lol
6 October 2008 @ 5:02 pm
blejne o tomi blejne
dhe mire bejne se me vete nuk do i marrin ato te shkreta para qe nuk i ha as qeni
Gjithsesi mos i nenvlefteso shqipetaret. Dine cfare blene dhe dine pse.
Nevoja per tu shkeputur nga “qafeleshi” cfaredo eshte e madhe dhe ka shpenzime.
6 October 2008 @ 5:02 pm
kam ca kohe qe nuk kam blere rroba ne shqiperi, por e mbaj mend mire fenomenin qe na solli blendi. zakonisht gjeja rroba jo te shtrenjta qe haheshin, por tani e kisha shume te veshtire ti gjeja dhe ato, prandaj me eshte bere zakon te kompletohem qe perpara se te vi ne shqipri.nqs keni mundesi keshtu beni dhe ju, ose nqs nuk keni mundesi te dilni jashte porosisni ndonje te aferm tju bleje, te pakten ta keni per ndonje rast te vacante. ose te pakten per atletet, o po, per ne cunat ne shqipri, besoj se eshte e pamundur te gjesh atlete origjinale.te pakten un e kam humbur besimin, dukesh pastaj si shpia e femijes, te gjithe me nike shox tregu!!
6 October 2008 @ 5:10 pm
Prit prit cuno se s’ke pa gjo akoma
Per te qene “in” atje, duhet te jesh komplet “out” ne parametrat jashteshtetesor

6 October 2008 @ 5:11 pm
Gjithsesi BLINI KRIJIME SHQIPETARE
http://news.xinhuanet.com/english/2008-04/16/content_7985840_1.htm
(ALBANIA FASHION WEEK 2008)
6 October 2008 @ 5:16 pm
Shkrimi me pelqeu,shume i mire ,por problemi i cmimeve ,dhe “La shtepia Italia” eshte pune tjeter,”la shpia italia”, eshte per “bosset” dhe jo per le poveri ,nuk them se Blendi eshte i varfer dhe nuk ka leke me e ble nje Pjerrin Kardini .
Po ti Blendo nuk je pushtetar ,qe te shkosh “tek La shpia Italia” !
6 October 2008 @ 5:17 pm
cfare xhevahiri! vetem ne shqiperi!!!
6 October 2008 @ 5:31 pm
bravo Blend qe psonis tek casa italia.
une tere jeten tek Gabi.
6 October 2008 @ 6:53 pm
Blendi Salaj,
Me te vertete je i habitshm! Si arrite ta sjelles kete teme?
6 October 2008 @ 7:29 pm
unè tè gjitha i kuptoj…edhe çmimet deri nè 1 far mènyre,pasi nuk tè detyron njeri ti blesh…po deshe merri po nuk deshe mos i merr(unè jam nga ata qè nè jetèm time s”kam pèr tè blerè kurrè 1 xhaketè 950$ apo euro…vetèm po pati edhe tv me ngjyra brenda…:))….por diçka nuk kuptoj…ndoshta sepse nuk jetoj aty…PSE E KANè VENDOSUR EMRIN “CASA ITALIA”??????
6 October 2008 @ 7:33 pm
Pergjigjen arb ta ka dhene Taqi me lart
Teorikisht, fakti qe shesin aty duhet te garantoje “ndershmerine”
e operatoreve.
Nuk ka, teorikisht, mobilje “made in italy pritsatevijnengakina”
6 October 2008 @ 7:36 pm
Emigrantet ne Aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga pushimet, te gjithe te veshur me Dolce Gabeli, Nike, Versace…
6 October 2008 @ 7:39 pm
Shopping ne Shqiperi eshte tmerr. Verdallosesh te gjesh dicka te hajrit, cmimet jane super te larta, ti harxhon qimet e kokes dhe prape nuk rregullohesh dot.
E kam pare nje cante qe gjoja ishte Prada qe shitej 120 euro tek galeria, dhe ne fakt nuk ishte sepse qelloi qe kisha lexuar si ta dallosh nje Prada fake. Dhe te mendosh sa gjera te tjera shiten keshtu, kur do te blesh nje fustan mbremje psh qe detyrimisht duhet te harxhosh.
Mgjt rrofte interneti se dhe me shipping brenda ke leverdi ta blesh
6 October 2008 @ 7:41 pm
Vajta ne nji dyqan rrobash ne Shqiperi dhe e pyes shitsen a ka mundesi ta shoh pak ate kemishen???
Pergjigjja e shiteses- E kam pa vet!!!!!!!!
6 October 2008 @ 7:46 pm
mmmmmm……atlete origjinale!!kèpucè origjinale!!!xhaketa origjinale!!!bluza kèmisha origjinale!!nike…adidas..d&g…versace..etj etj…origjinale MADE IN CINA!!!!!!!!!p.s. nuk flas vetèm pèr shqipèrinè…pèr shqipèrinè do tè thoja qè tè paktèn emri i qendrès tregtare tè ishte origjinale:):)
6 October 2008 @ 8:04 pm
Blendi Salaj me kete artikull ke bere nje kthese te madhe ne krahasim me pozicionet e tua deri pak dite perpara ….. Ndoshta ndonje “artist” i Klanit te bere qe te ndryshosh rruge …. Gjithmone, sa je ne kohe…
Tani, persa i perket artikullit ( qe te rrime shtremet e te flasim drejte) ke bere mire qe ke sjellur nje argument te tille sepse mendoj se nuk jane pakta ata dyqane qe tregtojne mallra me cmime fantastike …. cmime qe nuk justifikojne kualitetin mallin…. Ndoshta mund te jete thjesht nje procedure per te pastruar parate… ndoshta… Kam vene re qe ne Tirane ka dyqane me emrin Comptoir de Paris dhe ndodh e njejta gje… Cmime te ekzagjeruara dhe mungese totale e klientave… Se si i del llogaria ketyre aktiviteteve nuk e marr vesh…. Ose mund te ndodh qe klientat te shkojne ne mes te nates
Megjithate mendoj se ky argument ishte i gjetur …
6 October 2008 @ 8:10 pm
Mire e ke blendi, ketu eshte vendi i cudirave.700 euro nje pallto grash, eshte vertet cmenduri ta mendosh????? Grave shqiptare po sja bleve i duket si mungese interesimi, se jane dhe ca si te cuditshme keshtu. PO flas per vete per 700 vjet sja ble
6 October 2008 @ 8:12 pm
Dhjetor 2003, po vinte dita e dasmes, duhet te blija dhuratat e fundit para dasmes, ku nuk brodhem ne Tirane, Durres… me kujtohet qe i bleva nje fustan nuses ne nje dyqan mode elegant, me bene zbritje, ma dhane per 150 mije lek (te vjetra).
Janar 2004, udhetimi i marteses ne Stamboll, rrugica para se te hyje ne GRAN BAZAR, hyjme ne nje dyqan veshjesh, gjejme fustanin qe kisha blere ne Tirane, pyes shitesen: HOW MUCH? Shitesja TURKE ma kthen Shqip 20 mije lek (te vjetra)…
6 October 2008 @ 8:26 pm
perderisa ne shqiperi nuk do te kete filiale zyrtare te firmave te medha te veshjeve qe te mund te mbrojne produktet e tyre ne tregun shqiptar nga fallcot, e perderisa te mos kemi legjislacion te forte mbi te drejtat e autorit, sduhemi te cuditemi nga kto gjera. po pritet nje gje e tille kur moda ne shqipri si fjale pak vite ka qe njihet me kuptimin e saj te vertete te fjales.kta pseudo stilistat tane imitojne te medhenjte, por bejne sfilata vetem per te gjetur flirte me modelet e tyre.vaj me det te tjerat…
6 October 2008 @ 9:24 pm
Mbaj mend se kur jam kthyer nje here gjate dimrit mu desh ti bija nga Turqia. U nisem vone dhe arritem shume vone. Avioni ishte gati bosh. Kur zbrita ndihmova nje grua ne moshe te levizte 6 cantat e saj gjer te dalja ku e priste i biri me nusen.. Disa dite me vone u gjenda perseri perball kesaj zonjes, ajo nuk me njohu.. U perpoqe te me rreklamonte mallin amerikan duke me thene se ajo ska pse e permend fare ate fakt pasi malli flet vet
Dyqani cilesor kuptohet..
7 October 2008 @ 12:49 am
Po vetem ne Shqiperi ka lokal me emrin “Bilioner”
une s arrij ta kuptoj domethenien e ketij emri. Kush ja ka vene ket emer, duhet te kete qene shume High, dhe s ka pa fare rrotull kush e pi kafen aty.
7 October 2008 @ 12:50 am
Ca komente:
1. Mos vini të tilla fotografi se do na lini pa punë dhe do na duhet të vijmë të blejmë dhe ne nga ato rroba
Blendo ty si fotograf s’të falet, bëj ndonjë foto që andej.
2. Mbështes mendimin e PF që je Our Man in Tirana përderisa ai iku. Shkruaj ca artikuj të tjerë kështu para se të mësohesh. Siç duket nuk zjat shumë koha e ambjentimit se Llukani për shembull shkruajti një a dy artikuj të tillë dhe aq e pati
3. Nuk ka konkurrencë në Tiranë? Me siguri duhet të shiten rrobat me këto çmime përndryshe do dilte ndonjë tjetër me çmim më të ulët.
4. Për ata që thonë se blejnë nga Interneti, si është puna e postës për të tilla mallra? Me çfarë vjen me DHL?
7 October 2008 @ 8:02 am
Kur behen blerje nga interneti dergesat vijne me USPS ose UPS. Keto te dyja jane me te leverdisshme. Me DHL dhe FedEx nuk ja vlen sepse eshte shume shtrenjte
7 October 2008 @ 9:30 am
mbaj mend qe ju emigrantet “bossa” qe vini ne casa albania filloni e tregoni arsenalin me rroba firmato qe i keni blere kur kane qene me cmime cope cope se kane pasur nja 3 vjet pa u shit neper versacet dhe dolce gabbana dyqane. vini ketu me rrobat tuaja me te mira dhe qe sapo i keni blere 2 dite para se te vinit ne tr. tregoni se si pleqte dhe plakat neper bote shkojne ne parukeri per te lare koken. se si mbajne pastruese neper shtepi(harroni te thoni qe jeni ju ata qe pastroni shtepiat). dhe keta budallenjet e casa albanias thejne kembet e rruhen e qithen me brisk berberi me u bo si te casa italianshee, casa gjermanshe dhe casa amerikanshe.
Kur isha vete ne amerike dhe pashe te famshmet molle (mall se edhe shqipot atje molle ju thone…nuk e perkthejne dot mapo ose qender tregtare) tek macys nje cante DD ose coach nuk prekej me dore nga nje shqiptare…jo me nje dicka me targen made in italia qe kishte nja 50% extra ne cmim. Dhe te dyqanet e markave italiane angleze te merrte ere qeni roje te dera dhe thoshte ti svjen era skenderbe.hihihihi
Ne shqiperi eshte problemi qe asnje nuk paguan taksat…dhe malli qe blej une mund te jete shume mire i kontrabanduar dhe une ne vend qe me ate pese lekshin te blija ate lapsin qe femija im te argetohet ne kopsht, blej nja super regjina per halabakun e lagjes. Per kete me vjen keq dhe kjo me duket vjedhje po jo se une dicka e kam blere 1 lek e shes 1 milion $. se po te ishte keshtu pse nuk ankoheni per ipod qe realisht ben 100 $ dhe apple e shet 500$?!
Blendi miresekeardhur ne shqiperi!
7 October 2008 @ 9:35 am
ops harrova te tregoj nje detaj te vogel qe me ra ne sy ne amerike…rruges pashe disa zonja shqiptare. do thoni nga i njojte qe ishin shqiptare kur ti i pe vetem rruges?!
1. prerja e flokeve ishte stil kapelon
2. kishte pa i prere qe heren e fundit qe i kishte prere 200lek te parukiera poshte pallatit ne periferi te qytetit
3. kishte pa i lyer qe heren e fundit qe kishte qene ne shqiperi
4. kur pyeta po pse nuk e mbajne nje cike veten keta ne amerika se ju keni ardhur ketej per nje jeta me e mira. se per buke e fasule i hanit ne casa albania. pergjigja ishte epo te shkosh te parukjeri ketu do nja 100$ minimumi.
5. mos fillojme te tregojme historine e dhembeve …
7 October 2008 @ 9:42 am
si keni vene akoma nje adrese prukerise? akoma me posht ,djathtas ,majtas ,brylit ,ec pak aty te vorri i Bomit,tek Sevia ,20 metra djathtas,te pallati para-fabrikat ,kati i pare ,dera djathtas ,ose aty ku jane dritaret me grila ngjyre te verdhe,dhe me pika te kuqe,-ja aty eshte parukeria !
7 October 2008 @ 1:41 pm
po mbaje veten mi lule.shum e acaruar me dukesh.. pastaj nuk eshte se kane vjedhur apo vrare apo shitur droge..kane pastruar shtepite…dhe eshte pune si shume pune te tjera (te ndershme)….
7 October 2008 @ 4:43 pm
Shume i kendshem shkrimi , shume i trishte realiteti.
Mu kujtua nje store per pune cmimesh.
diku nga 94-96 shisja kaseta ke Sheshi Skenderbe dhe aty njoha nje tip qe sa e lija pak me shku ne tualet mi rriste cmimet e kaseta me 500 lek me teper ( te vjetra).
- Ca bo o Beno se du me i shit jo me i lene aty mos jua jep me shtrenjte mer burre !
- Degjo mua plako , me thosh Beni , sa me shtrenjte tua japesh aq me shume e blejne .
Dhe nje dite me tregoj nje store.
- Bona pazar me nje katunar nga Kllojka qe shiste groshe , andej e kane groshen e mire dhe ja bleva 4 thase me groshe aq sa kishte .
Dal ke tregu ke Rruga Elbasonit hapa thesin i vuna i leter nje mije e dyqind 1200 kg.
Vinin njerezit e shikonin ne duar iknin asnje nuk e blinte . me iku truni .
Epo ky qerrata milet e di une sie do tha , vete ne shtepi merr dy these bosh dhe nga i njeti thes e nda ne tre pjese me cmime te ndryshme 1200, 1500, 2000.
Vinin njerezit benin si specialiste groshe kerkonin nje dy kg nga 2000-shja.
- Po ziu shpejt do vi te marr prape e keshtu me rradhe te gjithe filluan te marrin nga ajo 2000 komplet groshen e shita me 2000 e kishin me 1200 sju dukej gje po e njejta groshe me 2000 ju dukej me e mire.
7 October 2008 @ 8:33 pm
Belnd, më pëlqeu fryma e kësaj pjesës tënde. Unë s’kam pa ndonjëherë për Versace (na veshna veç Chanel…) por vazhdoj të pataksem nga çmimet e larta të çdo gjëje, më të larta se këtu ku paguhet shitësi dhe transportuesi 10 herë më shumë se ai shqiptar. Po çmimin e vendos Kërkesa dhe Oferta-kshu thotë një rrymë mendimtarësh që nuk e përfill shumë koston e prodhimit. Sa të ketë blerës, do ketë dhe shitës të tillë. (duke heqë mënjanë larjen e parave që më duket arsye shumë e mirë për t’ia vënë një këmishe çmimin 16′500 Lek.)
7 October 2008 @ 8:33 pm
*Blend.
sorry, disleksia bën të veten.:)
7 October 2008 @ 9:39 pm
@ Lule, specifikisht, trendafil me gjemba je cupke?
Dmth fajin e kane emigrantet shqiptare qe vijne per nje muaj maksimumi qe shiten plehra neper dyqanet e Shqiperise? Fajin e kane emigrantet qe sipas pohimit tend s’paguhen taksa ne Shqiperi?
Emigranti shqiptar jo vetem qe i njeh mallrat pak me mire (duke ardhur nga vendet perkatese) por dhe ate lekun nuk e hedhim ne shesh aq kollaj, se helbete pastrojme shtepi e na del kokrra e djerses sa e lotit.
Tani, per veshjen apo per mbajtjen qe thua ti, si tip rreth vicioz eshte ajo pune. Une nuk po flas per floket e palyera (njesoj jane ato te miat ne dy anet e Atlantikut) por sa per mbajtje, bela e madhe eshte ajo pune qe thua ti. Se te pakten ketu, kane tjeter mode amerikanet xhane. Vishen me xhinse qe thua ti, me nje pale atlete edhe kur shkojne te psonisin. (Dembele njerez.) Dhe ne pune, nqs s’pastrojne shtepi (mos i thuaj njeriu por ka dhe amerikane qe pastrojne shtepi) neper zyra, me bicim kostumesh nga Macy apo Sears shkojne. Gjen dhe nga ato qe i blejne tek Express, Banana Republic etj. Se me kujtove, nje histori tjeter, erdhi kusheriri me gjithe gruan dhe dolem lart e poshte neper NYC, e qe thua ti e cova te Banana Republic. Hall i madh moj moter, s’i pelqeu gruas fare. Tha keto bluza jane shume “fshatare per ne Shqiperi.”
E nejse. Keshtu qe thua ti. T’i kthehem punes se rrethit, ndoshta blejme rroba te reja per ne Shqiperi, e ca gjera qe s’i veshim ne Amerike, se jemi ne hall te madh kur vijme aty. Te shohin nga gishtat e kembes e deri te qimet e flokut e ta bejne analizen sikur vishesh me leket e tyre e jo te tuat. Se po ke veshur nje pale xhinse e nje kemishe me komca, keq e ke punen.
U zgjata pak qe thua ti, por brenda mundesive, do me shpjegosh ate punen e dhembeve? Se e le pergjysem muhabetin, dhe helbete, pas flokeve te palyer, e mos-mbajtjes, dhembet e dhemballet kishin mbetur pa u analizuar.
7 October 2008 @ 9:52 pm
Or çun (Blend)! Bli 1m20cm kadife nga ajo e Beratit dhe hec me t’qep pantallon kaubojs, 23 cm n’fund.
Dashka ne versaqe blendi.
7 October 2008 @ 11:41 pm
Hahaha kap robaqepset i kam zili ne shqiperi se ktej te kushton shume robaqepsia nji i kthyer xhinsesh 40-50 $ …ah edhe kepucaret i kam zili mi rregulloi nji jevg ne tirane sandalet per 5 mij lek te vjetra do me rojne ato sandale tere jeten
8 October 2008 @ 4:58 am
Moj lule por mire te tha dhe monda,
s’i paska shpetuar asgje syrit tend pishe dhe kritik. I paske pare ato grate larte e poshte e poshte e larte. Meqe ra muahebeti s’na the ca marke i kishin dhe breket. mos i kishin Fruit of the loom. apo dhe ato i kishin sjelle nga shqiperia. bravo lule bravo me cmalle me shqiperine me kurseve leket e biletes.
8 October 2008 @ 6:02 am
@ kapidoni
Vlonjat, ti eja vllacko se s’jane te gjithe lule ketu.
8 October 2008 @ 10:11 am
ndoshta duhet sqaruar diçka si fillim, dhe ndoshta ketë Blendi mund ta dije me mire, ashtu si dhe kushdo qe jeton ne Usa, Kanada, ose ne vende kryesisht te ftohta. qendrat e medha tregetare nisen te krijoheshin si vende “te ngrohta”. dmth familjet ne periudhat me te ftohta te dimrit shkon edhe per te kaluar kohen ne kinemate multisalla, per te bere shpenzimet ne superstore, ose per te blere elektroshtepiaket. dyqanet e veshjeve jane “garniture”. tashme qendra kolosale krijohen edhe brenda stadiumeve ose pallateve sportive, qe personat qe i frekuentojne te argetohen por njekohesisht te bejne edhe harxhet e javes. ideja eshte qe ketu tek ne konsiderohen paksa si vende tendence, jashte qytetit, jo te arriteshme per te gjithe, keshtu qe ne kete linje jane edhe principet e atyre qe brenda tyre hapin dyqane te shtrenjta. dua te them qe ne Shqiperi iniciativat e dikujt shkojne ne drejtim te kundert me ato qe mund te jene tendencat ne vendet e tjera. e thene troç “alla-shqiptarçe”.
8 October 2008 @ 11:13 am
e di si eshte nje pune… une flas per masen e ju flisni per veten. Ndonjehere do behej mire qe shikimi te rriste kendin.
Me shkrimet e mia te ashpera doja tu thoja qe edhe ne amerike ka luhatje marramendese cmimesh. sepse ato i kushtohen nje publiku te caktuar. Kjo eshte edhe ne shqiperi. Kush ka pare rrugeve te amerikes, italise 90 % te veshur versace and co?! dhe ju thashe edhe gjene tjeter qe ne mallrat italiane ne amerike dhe france jane rreth 30% me shtrejte se ne itali. Pse?
Puna eshte nder… me kete parim eci une ne jete. AMA kur ai person qe nxjerr kokrren e lotit sa te djerses dhe per te treguar yyyy ca behet “jashta shtetit” vjen e pordhos djersen e tij. kam qene jashta shteti e jam sjelle njelloj si brenda shtetit. Njerzilliku kudo eshte i vlersuar mbi veshjen dhe paraqitjen.
me numero te lutem 10 shqiptare qe kane kuruar dhembet e tyre ne amerike, itali, france and co. aman se pjesa me e madhe e shqiptareve vijne e blejne antibiotike ne shqiperi se nuk jane te mira amerikanet. ata te italise blejne vaj ulliri e vere ne shqiperi dhe e cojne ne itali leje mo kur kackavalli me ere shqiptar o me i mire se pecorino apo parmigiano italian.
Shqiperia ka plot plot difekte por eshte si cdo shtet tjeter ne bote!
8 October 2008 @ 11:20 am
lule , europa ka stil
jo me kot veshjet franceze dhe italiane dhe jo vetem ato, edhe arredimet italiane jane ne maja sot ne gjithe boten dhe natyrisht qe do jene me te shtrenjta jashte vendit
i ke pare grate amerikane me fustane me trendafile te medhenj ? apo veshur me pantallona doku bezhe e me floke te prere shkurt, kapelon qe nuk dallojne nese jane femra apo meshkuj?
europa mbetet europe
8 October 2008 @ 11:21 am
po lule e blejne kackavallin sepse ktu nje kile parmixhan eshte 17 euro.hajde blije tere rroten po deshe.prape shumica e njerezve i marrin gjerat jo vetem se jane me lire, po se jane dhe me te sigurta, ne na duket se shija qe kane aty mishi apo fasulet, zor se e kane ktu.prandaj mbushen shqiptaret kur kthehen, dhe me raki se harrova.
8 October 2008 @ 12:19 pm
flokenaja, mos bjer ne kurthin e lules. Europa vertet ka stil, por ky steriotipi i amerikanes se shemtuar, eshte po aq i shemtuar sa i pasakte. Po dal pak nga tema e cmimeve ne Shqiperi, por gjithesesi, me mire kete se te merresh te sqarosh lulen se kush eshte dentisti im ne ShBA me duket humbje kohe. Nuk e di nese ka degjuar ajo per “health insurance” apo “dental coverage”, gjithsesi…
Amerika ka stil, sado ndryshe nga i Europes, eshte stil i mire, praktik dhe ne jo pak raste aq chic sa nuk ka asgje per te patur zili stilisteve europiane…Shtepite e modes se New Yorkut jane sot per sot po aq dominuese sa ato ne Milano apo Paris - per shume njerez jane edhe me te prekshme (nga cmimet) e rrjedhimisht behen te preferuara.
Po, ka vasha amerikane qe me nje pale xhinse dhe me nje bluze pambuku te bejne te luash menc, po a eshte kjo arsye per t’i tallur apo vleresuar? E meqe jemi tek xhinsi - cili stilist (apo njeri i thjeshte) kudo ne bote nuk e perdor ne garderoben e vete kete stof puro Amerikan. Se une nuk di te kete tjeter qe ka penetruar kulturat e rezistuar kohes si JEANS.
Ne cdo rast te talljes europiane amerikanet kane ca emra qe mund t’i ngushellojne, ja disa:
Calvin Klein, Ralph Lauren, Donna Karan, Alice Ritter, Claire McCardle, Marc Jacobs, Anne Klein, Claes Oldenburg, Perry Ellis, Reuhl NO. 925, Hollister, A&F, Nautica, Gap, Tommu Hilfiger, Narciso Rodriguez etj, etj, etj…
Apo kur flasim na Shqipot sa lezet na ka me gjithe rrobat qe prodhojme…aspi Europiane ne mburremi me lavdine e Dior?
8 October 2008 @ 12:29 pm
Blendo
kurseje ironine per ndonje rast tjeter
amerikanet nuk kan stil,nuk kane klas, pervec practicitetit nuk mund t’iu cmoj asgje tjeter…pike…
europa ( se bashku me ne vetem gjeografikisht) , e ka kete stil
ti po me versulesh mua gjoja se po ironizoj moden amerikane kur je duke bere te njejten gje per veshjet dhe te foluren shqiptare?
8 October 2008 @ 12:33 pm
se harova me te rendesishmen
nu jam nga vlora qe te flas me “na”
8 October 2008 @ 12:45 pm
Me fal se te fika llullen.
Po une nuk po te “versulesha” as po te ironizoja moj vajze. E kisha me nje ton shume te qete miqesor. Por u morem vesh qe nuk u morem vesh.
Te mira.
8 October 2008 @ 12:52 pm
Nese e kishe me ton miqesor, athere te kerkoj ndjese, por tek fjalia e fundit e postimit tend mua nuk m’u duk ashtu.
Te mira edhe ty
p.s
jane te modes “versuljet” ketu ne peshk o blend, megjithate me fal qe te perzieva edhe ty…
8 October 2008 @ 12:57 pm
Blend kam vetem nje pyetje te zhveshur nga cdo ironi: Ky eshte ai modeli i shkrimit problematik qe ti pretendon (ne komentet e tua te meparshem) se duhet te lexojme/diskutojme/debatojme ne peshk???
8 October 2008 @ 1:34 pm
lule,prezantim me te keq s’mund ti beje vetes,e paske te nevojshme te fillosh se pari te mesosh te punosh dhe, me vone mbase te kuptosh edhe moden,ka kohe,s’eshte kurr vone per te mesuar,urime!
8 October 2008 @ 1:42 pm
Per mua rrofte dyqanet e pakistanezeve qe mi shesin xhupat 15-20 euro, ne fakt gjen ne treg dhe me 10 euro por jane me pakez difekt. Veshjet e brendeshme shiten nga 1-2.5 euro, çdo gje me lire se ne Shqiperi. Si duket, perveç konkurrences (veshje pakistaneze, kineze, kashmiri) , ndikon dhe liberalizimi qe EU u ka bere produkteve te tekstilit ketyre vendeve.
Blendin dhe te tjere, do t’iu rekomandoja qe te bojkotonin veshjet me emra gjoja famoze, dhe te blinin veshje te lira, mundesisht pa emer, si e vetmja mundesi per te thyer jo vetem hunden e firmave gjoja mafioze, por dhe hunden e spekullanteve qe shesin veshje fallco me emrat e ketyre firmave gjoja famoze. Ne kete menyre rregullohet dhe tregu, çmimet e larta -te firmave gjoja famoze dhe spekollante- bien dhe çmimet e ulta -te firmave jo te njohura apo pa emer- ngrihen.
8 October 2008 @ 2:26 pm
Pjer thomas keshille me shume vend dhe te siguroj qe kur jetoja jashte ne dyqanet etnike beja dhurata per njerzit qe kisha xhan. Dhe te njejten gje bej edhe ne shqiperi…kur dal per te blere domatet presht dhe djathin e deles gjirokastrite. Ne te njejten kohe kur duhet te zgjedh nje produkt preferoj ta blej 2 lek me shtrejt dhe ta paguaj tek dyqani qe paguan taksat.
Blendi, me ke keqkuptuar… une e pelqej stilin amerikan, i pelqej ato rruget e medha, mapot e medha, miresjelljen e shitesve dhe spontanitetin e njerzve. Pelqeva cantat e coach dhe donnie darko. Ashtu sic vlersoj elegancen franceze…por si kudo ka cmime te ekzagjeruara per disa emra te caktuar.
Une nuk duroj dot tangerllikun qe ne amerike o kaq lek e ne itali kaq lek…eleganca dhe te bukurat kushtojne kudo shume. sa per kemishen tende pierre c. besoj qe edhe ne usa te ka rastisur te blesh dicka ne nje dyqan dhe 2 dyqane me poshte ta gjes gati me gjysem cmimi sepse ky dyqani eshte pak cm me i vogel, shites eshte vete pronari, sepse nuk te jep qese e fjongo roze.
8 October 2008 @ 2:28 pm
Doja te saktesoja dicka.. cdo lule ka aromen e saj…ka kujt i pelqe ka kujt jo qe mjafton te eci e te largohet!
8 October 2008 @ 2:36 pm
arb1, une nuk pretendoj qe ne duhet te lexojme kete apo ate model shkrimi.
8 October 2008 @ 7:09 pm
Lule, do kemi patjeter mendime te ndryshme se ndryshe s’do kishte peshq dhe po te kishte uje

Per ate punen e dhembeve te paska sqaruar pak Blendi, po shkurt muhabeti ne US, dentisti eshte kasapi me i shtrenjte lol. Edhe po te kesh sigurime shendetsore qe mbulojne dhembet, (qe shumica s’kane) eshte shume shtrenjte. 1000 dollare per nje kurore, 500-600 dollare vetem per nje rrenje.
Mbaj mend qe pash nje dokumentar per Shqiperine nga nje stacion francez para disa kohesh qe beri shume buje te pakten ne virtualitet sepse ishte shume negativ. (E tregonin Shqiperine si vend lufte, nejse, teme tjeter per mediat e qelbura) dhe nderkohe intervistuan nja dy italiane qe kishin ardhur ne Vlore per te bere dhembet. Meqe ra fjala, per flokekenane, te ky dokumentari, pasi shane Shkodren e Tiranen, vetem Vloren nxoren pak si persembari, keshtu qe flokena, nuk eshte dhe aq keq te jesh nga Vlora
Qe t’i kthehem temes, apo shqetesimeve te tua, ne US (me keq se ne Europe) jo vetem qe vaji i ullirit, djathi kackavall jane te shtrenjta, por ketu ushqimet s’mbajne ere ushqimesh. Domate qe mund te mbajne pak ere domate, jane 5 dollare per pound (per ato organiket me demek.) Nje pound s’eshte as gjysem kile. Beji llogarite pastaj. Mjalti po qe s’vjen ere mjalti e s’krahasohet me psh. mjaltin e geshtenjes se Tropojes. Eshte bere veshtire keto kohet e fundit te sjellesh ushqime nga Shqiperia ne US, me zemer ne dore mezi solla nje shishe mjalti, ama nje luge cdo mengjes me sjell shpirtin ne vend se mban ere Shqiperie. (Kuptohet, ne emigrantet vuajme dhe nga psikoza e mallit.)
8 October 2008 @ 7:24 pm
Po vazhdoj ne post tjeter qe te mos jene te gjate keto brockullat e mia lol.
Megjithate, ne US eshte pak me ndryshe. Ne mall/mapo ne dyqanet e medhaja te Macy’s apo JC Penney etj, mallrat jane me lire se ne dyqanet me me pak centimetra katrore. Dhe per me teper, ne “suburbs” qytetet pervec qendrave metropolitane (apo fshatra ne shqip lol) te rralla jane boutiket sidomos te rrobave sepse s’mund te konkurrojne me mapo-t qe nga cmimet e deri tek perballimi i taksave lokale.
Per antibiotiket qe merren ne Shqiperi, problemi eshte, jo se jane dhe aq shtrenjte ne US, por ketu s’ti japin pa recete. Duhet te vesh patjeter te doktori. Perseri, ne shume raste, per njerezit qe s’kane sigurime shendeti (qe jane rreth 40 milione ne US, nder ta dhe shqiptare) i marrin ne Shqiperi po paten mundesi. Keto gjera nuk jane pune tangerlleku.
Per tangerlleqet e tjera lule, e kemi si rrace ne, brenda apo jashte vendit lol. Dhe me thene te drejten dhe ndonje gje aq e keqe s’eshte, ndoshta pak acaruese per ata qe s’kane lol. Une nuk i ve shume rendesi me thene te drejten.
Per Pierre Cardin qe ke permendur me lart, vallai, nuk e di pse u kap me kete lloj kemishe, ndoshta ngaqe e ka sjelle Blendi ne artikull, por s’eshte edhe ndonje cilesi kush e di se cfare, namin paska ama namin e paska gjithe andej
Qe ta mbyll kete mesele. Blendi solli nje artikull qe per mendimin tim ka te beje me matrapazlleqet qe bejne ne Shqiperi, duke e shitur nje mall kinez apo te TJ Max, me cmime couture. I blejne apo s’i blejne shqiptaret eshte ceshtje tjeter, dhe per me teper, liri/zgjedhje e individit.
8 October 2008 @ 10:54 pm
Ky shkrim te ben me shume te mendosh se si eshte e mundur qe ne vitin e 20-te te tranzicionit biznesi shqiptar vazhdon te behet nga njerez me valixhe me mall…
9 October 2008 @ 3:36 am
po ti o vella ta thoshje qe ne fillin mqe i blen rrobat tek tjmax qe ta kuptonim kete cudine tende.Nje xhakete-pa kostum-Versace tek Nordstrom kushton $900 sdo thote te jete e bukur apo jo eshte ceshtje brand-i ashtu sic edhe Apple nuk ben ndonjehere discount ne iPod apo Powerbooks qe te ruaj emrin.Ti po deshe Tj max ne Shqiperi dil nga pazari i madh.te jap te drejte per ate pierre kodoshin, ai ne Amerike shitet si mall turk.
9 October 2008 @ 3:59 am
me fal se sapo lexova komentin e bledit kundrejt flokenajes.sorry my man po mos kthe me pergjigje ne lidhje me fashion. pervec Ralph Lauren keta te tjeret vec prodhojne rroba e jo stil. pervec metropoleve apo zonave te pasura ne pergjithsi amerikanet nuk i kushtojne rendesi veshjes si stil,jane praktike por pa shije dhe kete ta thone vete.AF Hollister kane te njejtin stil gjithmone po ashtu dhe Tommy.Mos me e zgjat, merr nje reviste hape dhe shikoi veshjet e kujt dizenjuesve reklamohen.
9 October 2008 @ 7:34 pm
Totally me shkrive. Lexon shkrim per te dalluar Prada fallco.po ti po te pelqeje kaq shume prada do e dije qe as te perdorura sgjen canta te saj 120 euro
9 October 2008 @ 7:36 pm
poshtë google!
10 October 2008 @ 2:03 pm
teme e goditur shume nga ana jote Blendi, e jam e te njejtit mendim me ty pak a shume.
para nja dy javesh isha te kjo “shtepia Italia”, e te them te drejten ishte hera e pare qe shkoja pasi me duhet te beja dhe une nje dhurate bashke me nje mikeshen time e cila e kishte bere dyqanin e calvin klein telef e po aty donte te blinim dhe dhuraten e rradhes. perballe dyqanin pashe disa kamariere e po shtronin tavolinat me lloj lloj asortimentesh per et ngrene te zbukuruara per mrekulli , u beme kurioze e pyetem shitesen se c’fare ishte aty e ajo na u pergjegj: Po inagurohet nje dyqan me rroba firmato e ka nje VIP. E keshtu ne e zgjatem qendrimin deri sa filluan pak e nga pak te vinin disa VIP-a shqiptare shoqeruar nga grate apo te dashurat respektive te cilet blinin nga nje gje ne dyqan e pastaj pinin shampanje.
keshtu ne na iku nje ore duke pare shfaqjen e bleme vetem nje pale te brenshme si dhurate per shoqen tone qe na kishte ftuar ne ditelindje.
dyqani ishte shume i bukur morrem vesh qe kishte koleksionet e fundit s’besoj te ket eqene ky qe thua ti , por kete fundjave do iki ti hedh nje sy . e me pas do qesh me te madhe ne se eshte i njejti .
10 October 2008 @ 6:55 pm
Ama si rrobat marke nuk ka. Firmato kushtojne, por kane cilesi te pakrahasueshme edhe qepje perfekte. Ne fund te fundit me pare blej nje pale jeans marke se 3 pale jeans te rendomta 15 Euro. Te preferuarit Levi’s e Diesel. Meqe ra fjala
10 October 2008 @ 6:59 pm
Meqe ra fjala, Diesel (marke italiane) feston keto dite 30 vjetorin sipas Diesel way
Gjenial Renzo Rosso…
10 October 2008 @ 7:09 pm
Hunter ku eshte ndryshimi vec asaj copes se leckes apo stames palstike qe thote Levi’s, Diesel, apo ku e di une tjeter, qe te ben te dallohesh nga shoket qe nuk e kane te asaj marke.

Ne kohen e Dulles ne kalamajte ja hiqnim keto stampa ndonje robe te ardhur nga jashte ose dhe i blinim nga ndonje tjeter dhe ja u qepnim xhinseve te Beratit, apo bluzave te Kombinatit te Korces. Vallaj te betohem nuk dukeshim me ndryshe nga origjinali.
10 October 2008 @ 7:27 pm
Ka toko, si s’ka. Ne rradhe te pare duhet te bejme dallim mes alta moda apo high fashion quaje si te duash edhe nga ana tjete linja couture. Alta moda nuk e prek me dore, po s’pate ne xhep karte krediti gold/platinum. Kurse jeans couture kane çmime me popullore. Cilesia eshte shume e larte, qepja e bukur, jane rezistente, nuk dalin boje. Nje pale Armani i kam mbajtur shume kohe e megjithese nuk i vesh me, sepse i kam shkaterruar, po prap ngelin te bukura. Mos te flasim per kemishat, xhaketat apo xhupat. Perfekt ne shpatulla che bel, gjatesi e duhur.
Per femrat pastaj, ne veçanti, kane aftesine ti shnderrojne ne princesha.
Me fal po ajo puna qe thua ti e stemes te markes ne dukje eshte taman pune katundaresh qe duan te bijne ne sy. Per mua nuk ka rendesi te duket apo jo, sepse sidoqofte cilesia duket.
10 October 2008 @ 8:05 pm
Toko, o konservator fanatik
po s’me the a te pelqeu spoti i Diesel. Hajt, mos bej si indiferent tani
. 5 yje i dhashe ne youtube
10 October 2008 @ 8:10 pm
ka edhe disa keqkuptime te tjera ne lidhje me markat e mira.
shumica e shtepive te modes shesin licensat per perdorimet e emrave te tyre.
p.sh. valentino ka shitur emrin e tij ne NY. ketu behen rroba dhe zhvillohen modele nen emrin e tij dhe nen udhezimet e pergjithshme te shtepise se modes, por nuk kane asnje lidhje tjeter me te.
pierre cardin e shiti emrin e tij per rroba te gatshme me perdorim te gjere ne vitet 90, pastaj falimentoi dhe tani asgje nga ato qe shiten nuk kane me lidhje me te apo me stilin e tij. rrobat qe kane kete emer jane thjesht te prodhuara nen ate emer, por nuk jane te dizenjuara nga ai, ose te qepura nga shtepia e tij.
te njejten gje beri dhe bill blass i cili tani nuk mund ta perdore me emrin e tij per te dizenjuar rroba sepse ia shiti te drejten tek nje dyqan shume i madh, i cili e ve emrin e tij kudo.
stilistet e degjuar ne pergjithesi kane disa nivele. le te marrim donna karan:
1. Donna Karan, te cilen e dizenjon dhe e prodhon vete. kjo pjese eshte me artistikja dhe me para-humbesja e modes
2. Donna Karan ready to wear (te gatshme per te veshur), rroba te ideuara nga ajo ose stilistet e tjere te punesuar nga ajo, te cilat shiten ne high end stores (Dyqane te shtrenjta) dhe qe mund t’i gjesh me cmime me te lira pas nja dy-tre vjetesh ne TjMaxx, Filene’s, Ross Marshall etc.
3. DKNY sports and separates (rroba sportive dhe kariere qe nuk shiten si kostume, i.e. pantallona vec, xhaketa vec, fundi vec) te cilat shiten ne dyqane te mira me shtrenjtesi mesatare si Lord and Taylor, Macy’s, Bolton’s etj. edhe keto pas dy tre vjetesh perfundojne ne TjMAxx etj, ose ne outlets, ose dyqanet qe shesin tepricen e inventorit, dhe mallrat jashte sezoni.
4. Donna karan parfume dhe produkte trupi, per te cilat stilistja ka dhene vetem emrin, dhe qe shiten tek dyqane te niveleve te ndryshme.
5. Donna Karan ne china town, ku me 15 dollare mund te gjesh xhinse te fisme pak a shume si origjinali, te cilat kane gjithe ato logo neper xhepa.
dhe nuk ka rendesi kush i dizenjon rrobat ose sa kushtojne, pothuajse pa perjashtim prodhohen ne kine dhe pastaj dergohen ne shtetin nga shiten per tegelat e fundit. ndryshe kushtojne tmerresisht shtrenjte e nuk u sjellin stilisteve asnje perfitimi
10 October 2008 @ 8:14 pm
Pranej pordhi ekonomia se robt ja kercasin me karta krediti - edhe s’i pagujne ne fund te mujit
10 October 2008 @ 8:37 pm
ne fakt eshte e kunderta. Rendesi ka KUSH e dizenjon. Pothuajse te gjithe markat japin me royalty perdorimin e emrit. Po nga ana tjeter firma qe shet nje t-shirt Versace psh. duhet te respektojne standartet e cilesise, se perndryshe humbin imazhin. Ne rastin e Versace duhet te jene ne linjen e Versace, supersexy, provokuese, me ngjyra te forta, edhe pse Versace, personalisht si firme nuk e prek me dore. Nje t-shirt Armani nga ana tjeter ndjek linjen Armani dmth. elegante, sensuale, mbizoterim te jo-ngjyrave e bardha, e zeza, gri. Prandaj rrobat marke jane garanci cilesie.
10 October 2008 @ 8:40 pm
me fal, doja te thoja kush prodhon
10 October 2008 @ 8:43 pm
Nuk e di si jane Levi’s per cunat, por per femrat s’ia vlejne.
Per rrobat s’kam c’te them, se per vete i blej te shtrenjta. Jo per gje, por kursen keshtu. I coj ne pastrim dhe ne dollap kam pantallona ketu e shume vjet qe duken fringo te reja. Ato llogjet qe blihen psh te Mandy’s apo H&M s’gjasin sezonin.
Ama cantat …. vari qillot kur u thone. Kam blere Louis Vuitton ( qe i rane vidat, po nejse, ate ma zhvati motra sa e pa.) Kam blere Donney & Burke (te Macy’s) qe nuk zgjati as tre-kater muaj. Qe ketej e tutje, rrofshin fallcot.
PS: Guess, qe s’jane dhe aq shtrenjte, rrojne shume me gjate.
10 October 2008 @ 8:50 pm
hunter, nje sekret i vockël. hanes dhe armani exchange usa i blejnë t-shirt-et në të njejtën vend, të prodhuara, natyrisht sipas standarteve që i specifikojnë vetë ato si kompani. ma ka thënë dizenjatorja e një kompanie e cila u shet dizenjime të dyjave.
nuk them se një t-shirt armani nuk është ndryshe nga hanes, por nuk është dhe aq ndryshe sa mendohet. dhe emri ndonjëherë është i vetmi ndryshim.
dhe hanes shesin t-shirte ngjyra ngjyra.
10 October 2008 @ 8:54 pm
I like Donna Karan.

Especially in parfumes
10 October 2008 @ 9:00 pm
lol. paske shije nexhi.
vdes per “mollën jeshile”.
10 October 2008 @ 9:01 pm
lol lol
une kam te kuqen actually.
Se jam i cike mo nevrrike
10 October 2008 @ 9:02 pm
Me shume se kaq them une konservatori fanatik
Pordhi se shtreses se varfer ju mbush menjda te veshin roba firmato, te kene shtepi firmato dhe te udhetojne me makina firmato. Vjen tjetri emigrant nga filifistuni i humbur pa b…ke dhe kerkon Diesel e Levis. te veshe pasi ka mbaruar pune si pajata leares ne nje picerr. Ai qe deri dje kulloste lopet ne malet e humbetires tani do BMV te 2009, Audi te 2009 dhe Mercedit convertable. Dhe te gjithja keto ne kredit kard.
Ndersa shtresa e mesme kujtoj se u be e pasur. Nga nje makine u bene tre SUV e Pick Up per te shkuar ne pune ne mes te qytetit. Shtepine nga 3 dhoma e beri keshtjelle me 8 dhoma. Te gjitha keto me kredit karte dhe kredi.
E perse tjeter vec per tangerlik?
Aman mos na hapni barkun ne fanatikeve konservatore qe veshim kemishe te blera ne TJ MAX apo panatallonta te Target ne sale, Kemi makina toyota te 2000 me 4 pistona, pavarsiht se hyme ne shtresen e mesme te te ardhurave.
Ju lutem mos na hapni barkun se nuk vijme nga Marsi qe te mos njohim asnje nga keta tangerlligsat, (I dime nga vijne) apo qe te cuditemi me veshjet apo makinat firmato
Thuhet se “…. kur gjen kos lyen edhe b..th”
10 October 2008 @ 9:08 pm
E bejne blete, e bejne. Ne fakt per keto tip rrobash, si t-shirt e kam fjalen, eshte e kote te shikosh shume marken. Vetem nese te pelqen jasht mase ndonjera, atehere pune madhe e blen. Tjeter pune kur vjen te gjera me serioze. Nje kostum per meshkujt apo fustan mbremje per femrat ose e blen te mire ose nuk e blen fare. Monda ka te drejte. E njeh ate shprehjen ” Nuk jam aq pasur sa te blej rroba te lira”.
Tani, rrefeje ktu sa eshte shuma me e madhe qe ke harxhu ndonjehere.
Per vete nja 150-200 Euro (nuk e mbaj mend) per nje pale kepuce, jo shume i njohur si emer (Unovobis). I ka vlejte deri ne qindarken e fundit.
P.S. Nexhi, per femrat s’di cte them, por per meshkuj eau de toilette “Acqua” e Giorgio Armani eshte numri 1.
10 October 2008 @ 9:08 pm
keshtu ne na iku nje ore duke pare shfaqjen e bleme vetem nje pale te brenshme si dhurate per shoqen tone qe na kishte ftuar ne ditelindje
kuklla thanks per informacionin. Hera e pare qe ka degjuar qe femra i blen femres te brendshme si dhurate.

10 October 2008 @ 9:11 pm
toko ti ne fakt je edhe ekspert fashion jo vetem politike!!!

10 October 2008 @ 9:11 pm
U qyqja , ajo osht dhurata ma e kollajshme mer liqen, po keto jane pune grash, smerr vesh ti. I thona njona tjetres
” He mi gruje, cer do per ditlindje, a ti bim shkurt ? a do nai pale te perbrendshme, nai pale breke? Cer ngjyre i do ? ”
Ene mbyllet filmi
10 October 2008 @ 9:16 pm
Kendej jashte shtetit jane pune burrash mi..


Po nuk i bleve te perbrendshme per Valentin ti hedh lulet surratit..
10 October 2008 @ 9:17 pm
Toko, je konservativ me shije (hiq ate punen e Target
)
Te TJ Max nuk shesin gjera do si do lol. Sa ta blesh te Macy’s nje bluze CK ta zeme $30, e ble te TJ me $20. E njejta bluze. Une nga ana tjeter shkoj te Woodbury Commons. Armani Exchange is my fav. Jo per vete dhe aq shume, por per motren dhe vellane ne Shqiperi. Megjithese ai vellai eshte bere high kllas kohet e fundit, s’i hyn me ne sy AX, ka dale nga moda andej nga Shqiperia thone.
Kete te mire ka US, mund te vishesh mire, me rroba qe jane “te shtrenjta” por s’i blen te shtrenjta. Keshtu qe kthehemi prape te artikulli i Blendit dhe ideja qe ne Shqiperi blihet sapuni per djath.
10 October 2008 @ 9:18 pm
Po tashi se merresh me katunare ti dhe jashte shtetit cer te baj une.
Dhija ferra do, dhe ke ferra do shkoje kudo qe ta cosh
10 October 2008 @ 9:18 pm
Aspak liqeno, bile ata qe me njohin me njohim me shume si pa gusto fare. Per gusto apo ekspert fashion shiko si shkruaj dhe gjeje vete ha ha ha
Perpiqem te jem me shume praktik se sa per fashion me ka mare lumi 
10 October 2008 @ 9:20 pm
Nexhi me shkrive
.
Liqen, s’e dija qe eshte sekret i madh kjo pune. Per pune Krishtlindje e ditelindje tek Vic Sec e mbaj frymen une. Nuk ka dhurate me te kolljashme per shoqet lol.
10 October 2008 @ 9:22 pm
Nexhi thotë:
10 October 2008 @ 9:18 pm
Po tashi se merresh me katunare ti dhe jashte shtetit cer te baj une.

Dhija ferra do, dhe ke ferra do shkoje kudo qe ta cosh
———————————————————-
Aha s’merrke veshe fare..Kot e mban veten per te civilizume.
Katundaret duan parfum.
10 October 2008 @ 9:24 pm
150- euro për këpucë?!! paske pare ti vëlla.
unë blej ne fund të sezonit në përgjithësi kur macy’s jep kupona dhe për teshtima. gjëja më e shtrenjtë ka qenë një pallto rreth $200.00.
për fatin tim të mirë, dizenjatorët i bëjnë rrobat për goca të holla dhe të gjata që ngjajnë si çuna, prandaj nuk më tërheqin shumë.
cilësia e rrobës duket kur e prek, si të rri, dhe sa të gjujnë ke lagjia. ndonjëhere ka emer marke të shtrenjtë, ndonjëhere jo.
nëse duhet që rroba të tregojë prestigj, atëhere është investim dhe mund të blehet në proporcion me përfitimin që mendon të merret nga ky investim. prandaj dhe kostumi e fustani i shtrenjtë e kanë një kuptim, dhe shqiptarët përpiqen të mos mbeten prapa shokëve, sado qe u kushton perpjekja. për këtë iu heq kapelen.
10 October 2008 @ 9:24 pm
Ti 1 here katunar qe i con lule per SV
:P 
Ti 2 here katunar qe i blen te brendshme
Ajo i here katunare qe kerkon te brendshme
Ajo 100 karat katunare qe ti hudh lulet surratit
hihihi
10 October 2008 @ 9:25 pm
E mire o toko mavria mos i merr edhe ti seriozisht postimet per fashion.

U bene me keqe se Monda.
10 October 2008 @ 9:28 pm
Rrofsh liqen rrofsh per kete vote konfidence

Po i hap rrugen Nexhit, ta kendon kengen me mire
10 October 2008 @ 9:30 pm
nexhi,


woaaaa do te nxjerresh inatet e ndonje tjetri ti ketu apo si?
Me thuaj me qafsh nuk te blen gje fare ai yti per SV,ditelindje apo pervjetor?
Nuk jemi te gjithe njesoj po eee..
P.s.Katundaret ne shqiperi kapen o nexh se kendej katundaret nuk kapen por te kapin.
10 October 2008 @ 9:34 pm
Jo re,

shyqyr qe nuk jane te gjithe njelloj si ti liqeno.
Cdo beja une pastaj
10 October 2008 @ 9:34 pm
Jo Monda ti rrofsh lal. Edhe une qe sot e tutje te te Vic Sec do ja blej dhuratat.
10 October 2008 @ 9:36 pm
Mua ne fakt me pelqejne komentet e Blete. Duket qarte stili i prerjes Armani dhe qepja Valentino.

10 October 2008 @ 9:37 pm
Aspak liqeno humor po bej.
10 October 2008 @ 9:38 pm
hajd mo nexh duhet te jete dikush nje cik ndryshe…
Per fare i thone katundaret.
Meqe ra fjala ka roba ne shqiperi made in albania?
10 October 2008 @ 9:42 pm
Po mre ka,


Ka rrobaqepsi mre. Kam une Shadijen, rrobaqepsen qe ti gadit rrobat per bukuri. Ngushton dhe kemisha Armani, e nuk dallon gjekuni tegeli Shadijes, nga tegeli Armanit
Pastaj ka ne stiliste si kto At’Nikolla, Skifteri, Joni Peci, leshi preshi
Po atje vishet Jozefina, Zhaku a ku di une
10 October 2008 @ 9:43 pm
blete, rekordin e mban nje kushuri imi. Kepuce ne lekure gjarpri (paten dale ne mode para 2-3 vitesh), 300 evri. Piton i vertete, nuk tallem. Do thuash, po pse nuk do ti kombinonte me nje rrip pitoni. Bam, 70 tjera. hahaha. I falej, viti i dyte jashte shteti. Shyqyr tani eshte shtruar. Edhe pse ne fund te muajit nuk i mbete gje, duke paguar kestet e makines dhe te asaj tjetres, Hyundai coupe, qe shkaterroi e nuk e gezoi. Mire, qe shpetoi gjalle.
10 October 2008 @ 9:45 pm
Oret dhe syzet hyjne tek keto rekordet? Se vallai vetem me fustanin per dasmen e motres iu le prapa deri tani
10 October 2008 @ 9:49 pm
250 USD fustani JS Botique qi bleva une ne TR para nje muaji
per nje dasem.
Po nuk ma uli qelpsina megjithese u vertita nje jave rrotull dyqanit
Megjithate ja vlejti, ose te pakten kshu ja bej qejfin vetes
10 October 2008 @ 9:51 pm
Une çuditem sidomos kush ka jetuar e jeton jashte Shqiperise.Nese dua te blej Prada te vertete ket nuk e le ta bej ne Tirane,por ndokund tjeter.Pastaj Gucci,Valentino e Armani jane luks per kedo kendej e andej.
10 October 2008 @ 10:09 pm
@ Monda
hihihihi, luis vuitton qe i dalin vidat! epo, mos te te japin as pjese kembimi, kjo s’durohet! ca cante kineze ne ket drejtim jane me te kujdesshme
ketu ne Gjerm malli ka garanci 6 muaj (s’eshte e thene te jete mal sh firme). nese ke ruajtur faturen e shitjes dhe pantallonave u del boja bie fjala (sic me ndodhi), i kthen e t’i marrin pa bere as gek as mek.
po kshu ne pergjithesi, ketu ne cilesi ua bejne hyzmetin, kurse per shije… lene mos e pyt!
10 October 2008 @ 10:19 pm
shqiptari takon boten e konsumit. rezultati…ky palo diskutim…
qenkerkan duke na u zene ‘amerikont’ me ‘evropjont’ se kush na qenka ma ‘posh’. Viktorjet dhe Dejvidet e peshkut…
11 October 2008 @ 3:15 am
lol…mire e ke thene sol-nox, e nxorren koken katnaret dhe po mburren kush i bleu me te shtrenjta breket…eshte muhabet shume i perhapur mes shqiptareve ne amerike ky…mund te harxhosh nje fundjave te tere me muhabete TJ Maxx apo Marshalls…te gjithe ndihen si Magelani apo Sir. Livingstone….gjeta nje kanatiere “firmato” per 15 dollare!!!! oh my gaawd..oh sa mire, you’re so smart!!!lol
TjMaxx dhe Marshall jane scam people…blini rroba me stil te kohes qe qepes per 20% ulje nga dyqanet normale si Macy, Nordstrom e ku di une…ku po te koordinosh nje cike gjen dhe ulje me te mira. Nderkohe, sic u permend dhe me siper, mund te vesh ne nje pilgrimash every so often tek nje “premium” outlet mall si Woodbury Commons ne upstate NY..
15 October 2008 @ 12:34 pm
keshtu ne na iku nje ore duke pare shfaqjen e bleme vetem nje pale te brenshme si dhurate per shoqen tone qe na kishte ftuar ne ditelindje
kuklla thanks per informacionin. Hera e pare qe ka degjuar qe femra i blen femres te brendshme si dhurate.
ishte e thene ne menyre sarkastike Liqeni gjithsesi , pasi e kam shkruar me ate qellim.
e pashe ate dyqanin dhe kishte me verte gjera te bukura bleva nje pale xhinse galliano e nje bluze , ishin pak te shtrenjta por ja vlenin.
15 October 2008 @ 12:55 pm
Une vallahi sa me lire ti gjej gjerat qe me pelqejne aq me mire me duket.
Vetem per kepucet mendoj se ja vlen te harxhosh pak me shume dhe ndonje pallto dimri qe te mos jene si flete cigareje. Te tjerat, po te kerkosh gjenden dhe mjafton cilesia mesatare se ta haje dreqi s’do jetojne sa ne rrobat. Ne kete menyre kur ben vaki dhe prishet, griset ose te derdh kamarieri coca cola te bluza s’te bie pika.
15 October 2008 @ 6:39 pm
liqeno, tre vjet shkollë mode, do shes edhe unë mend diku
se lekë s’kena e s’kena.