Heqje vizash
SAN MARINO: Zëdhënësi privat i kryeministrit, Shpat Kroi, i konfirmoi sot agjencisë sonë se, duke filluar nga dt. 14 korrik 2008, qytetarët e Republikës së Shqipërisë mund të lëvizin pa viza në drejtim të Ishujve Papafanga, një mbretëri e vogël dhe paqësore në Oqeanin e Qetë.
Vendimi për heqjen e vizave u mor nga të dy palët, gjatë një bisede të gjatë telefonike midis kryeministrit shqiptar Berisha, dhe princit trashëgimtar të kurorës të Mbretërisë së Ishujve Papafanga, shkëlqesisë së tij Irdran Dvirdra.
Thuhet se Berisha dhe Dvirdra janë takuar për herë të parë rastësisht gjatë punimeve të Forumit të Crans Montana, pasi kryeministri ynë u ndal për t’i dhënë ndihmën e parë monarkut nga Paqësori, i cili ishte aksidentuar duke rrëshqitur me ski, së bashku me bashkëshorten e vet Bashka.
Thuhet edhe se shkëlqesia e tij Dvirdra i ka premtuar kreut shqiptar të ekzekutivit se do të ushtrojë ndikimin e tij të konsiderueshëm, që në një të ardhme të afërt edhe Ishujt Tonton-Makut, Ishujt Toptan-Zasllan, dhe kalifati i Salabakut të lejojnë hyrjen në territoret e tyre të shqiptarëve pa viza.
Republika shqiptare, nga ana e vet, do të bëjë çmos që Komisioni i OKB-së për Mbrojtjen e Faunës Paqësore t’i ndezë dritën jeshile flotës luftarake-detare të ishujve Papafanga për të vrarë një balenopterë të sëmurë, e cila që prej dy vjetësh ua ka nxirë jetën jahteve private që rreken të hyjnë në molon e vetme turistike të ishullit.
Zëdhënësi Kroi nuk pranoi të komentonte rreth zërave se, gjatë bisedës së tyre telefonike, të cilën e mundësoi Vodafone, kryeministri Berisha bisedoi me princin Dvirdra edhe për mundësitë që firmat private nga Ishujt Papafanga të investojnë në industrinë e amortizuar shqiptare të konservimit të peshkut.
Përgatiti: Hrisulla Ksestra
Ilustrimi: A. Paci


2 July 2008 @ 11:01 am
Me ne fund u realizua endrra ime.Na hoqen vizen dhe keta te Papafingos!!!
Rrofte Demokracia qe po na sjell keto dite te mbrekullueshme!
Tani te gjithe drejt Papafingos…
2 July 2008 @ 11:24 am
O Blendi ke Hosteni e ke marre kete artikullin???
Jo se as google spo i ben derrman kuriozitetit tim.
2 July 2008 @ 11:32 am
globalist ndiq burimin ne fund te artikullit. Eshte nga OBOBO News.
2 July 2008 @ 11:38 am
Haha.. shume i gjetur artikulli. Rrofsh Blendi!
2 July 2008 @ 11:44 am
Sugjeroj qe Sala t’lejoj floten luftarake shqiptare te shkoj ne ndihme ishullit te vogel ne vrasjen e balenopteres. Ne fund te fundit, meqe po i falim arme Azerbarxhanit, pse mos t’i falim ato dy motoskafa qe kemi Papafangave.
p.s: Kalifati i Salabakut eshte i mrekullueshem — bera pushimet n’2005. Vendasit e shqiptojne “sahal halabakuut” (me theks ke ‘u’-ja)
2 July 2008 @ 12:54 pm
Pas sukseseve te fundit te Saliut po behet e mundur qe shqiptaret te udhetojne pa viza edhe per ne Hene e ne disa planete ku mendohet se banoret e tyre flasin ne dialektin…..Tere kjo u arrit fal bisedave telefonike VOIP -i qe ka zhvilluar Sala nepermjet internetit nga Viçidoli ku kishte shkuar per tu folur bashkefshatareve per sukseset e NATOS-s ne Afganistan.Thone qe gjithe pukjanet jane pergatitur per tu nisur drejt ketyre planeteve ku fale punes se palodhur te qeverise eshte mundesuar ikja pa viza.Por vihet re qe shumica duan te shkojne ne Mars sepse shtypi ka njoftuar qe eshte gjetur uje aty….
Thone qe uje ka edhe ne Shqiperi,por nuk arrin te shkoje deri tek rubinetat.E çuditeshme!?
2 July 2008 @ 12:59 pm
Po kur u bene shqiptaret te tallen me vizat? Me kujton ate humorin si “qesendisje” te katunareve. Te ishte lajm i vertete s’do ishte keq.
2 July 2008 @ 1:01 pm
2 July 2008 @ 1:13 pm
Shqiptaret mund te shkojne PA VIZA pervec disa vendeve pa lidhje, edhe ne Singapor dhe Kore te Jugut.
S’e kuptoj pse s’ka pas ndonje fluks refugjatesh drejt ketyre vendeve, qe jane goxha te pasura.
2 July 2008 @ 1:26 pm
Moza thotë:
2 Korrik 2008 @ 1:01 pm
Afganistan - Hiqen perfundimisht vizat me Shqiperine. Ky vendim i qeverise afgane vjen ne kuadrin e promovit te turizmit talebanas ne syte e shqiptareve, te cilet do ta ndjejne veten si ne vendin e tyre. Autoritete vendase sigurojne nje eksperience te paharrueshme, per te lene koken
************************
Mund te aplikoni per vende te lira pune per kamikaze ne websiten e ministrise. Aplikuesit qe do fitojne vendin e punes do te pajisen me makinat e firmes
*******************************
Rrofsh o Sali efendi se po na e con vendin nga fitorja ne fitorje.
2 July 2008 @ 1:28 pm
E te mendosh qe sot, 18 vjet me pare, ua “morem” vizat perendimoreve duke kapercyer kangjellat e ambasadave
2 July 2008 @ 1:33 pm
O odise ,ne me keto suksese dhe zhvillime qe ka arritur ceveria jone ,duam te kthejme edhe emigrante qe kane vite ne emigracion dhe jo te ikim ne singapor dhe kore.ky vend eshte me i sigurti ne bote dhe rrogat po rriten ne menyre gallopante,aq sa me nje rroge ditore mund te bleshe nje kg mishe.hiqni vizat se asnje shqipetar nuk ka per te ikur,ku do gjejme ne, vend tjeter qe te rrish gjithe diten neper kafenera.
2 July 2008 @ 1:44 pm
2 July 2008 @ 2:02 pm
U hoqën vizat edhe me ishujt papafingo
hahahahahaha
Nuk e kisha menduar se do të ndodhte kaq shpejt
hahahahahahaah
Ta ni prit kur të hiqen vizat edhe me ishujt fingopapa
hahahahahahahah
2 July 2008 @ 2:16 pm
se paske gjo shkrimin e dores….
cer ka ajo gota aty ke cepi, amon… si substance me permbajtje konjaku duket… 
2 July 2008 @ 2:27 pm
Ps: shkrimn e maqins e kom ma tmir ?
2 July 2008 @ 2:54 pm
ahahahahhahahahha me ne fund do shofin bote me sy edhe shqiptaret…deri ne anen tjeter te botes do shkojne. po si do shkojne anash kur nmuk i lejojne me kalu ne mes?
2 July 2008 @ 3:50 pm
njera, mos na devijo debatin tani a te keqen
:D
2 July 2008 @ 5:15 pm
eT thotë:
2 Korrik 2008 @ 1:44 pm
S’e kuptoj pse s’ka pas ndonje fluks refugjatesh drejt ketyre vendeve, qe jane goxha te pasura.
O eT!!
Me qafsh po s’ma tregove nje cike historine e kesaj fatures ku paske shkruar ate shprehjen lapidar!
Se qenka gjeja me e “nolte” qe kam lexuar kete jave, pa perjashtim!!
2 July 2008 @ 5:20 pm
eT, jo vetem cigaret, por edhe purot & cigarillot demtojne shendetin.
2 July 2008 @ 5:21 pm
“http://www.cigaradvisor.com/photos/TN_Casrto.jpg”
2 July 2008 @ 5:43 pm
mroklla nuk te kuptova..
gjithsesi 1 cop letre mo
2 July 2008 @ 5:44 pm
ca behet me kete popull ore!
2 July 2008 @ 5:55 pm
Aha!

eT-jen!
Une kujtova se ishte fature e kthyme mrapsh! Mennova qe do kete dash’ me ta fut noi kamarjer n’Shqipni, dhe ti i ke lone shenim te llogarija!
Pse?
I’ here m’esht’ dash me i shkrujt i kamarjeri k’tu, pak a shum t’njojten gjo!
Ma kishte shkrujt bakshishin qe priste n’fature.
Mu desh me i shkrujt: Jo c’do rob qe flet anglish me aksent osh turist!
Kujtova se ti kishe bo dicka t’ngjashme n’ven tone!
Me t’mira!
2 July 2008 @ 6:47 pm
e fort histria jote mroklla
2 July 2008 @ 7:13 pm
skupidhicat dhe rrumpjelet e Sales tash jane te gezuar si neper bote ashtu edhe ata qe jetojne ne bunkerin me te fortifikuar vetem per nje vize ne Prapavrimo.
2 July 2008 @ 7:14 pm
U HOQEN VIZAT!Uneee sali berisha qi tash ju kame garantueee
se cdo shqiptar ku te doje ka me shkue
midis nesh-thote sala
Kjo seshte gje tjeter
Mashtrim i ri
avaz i vjeter
2 July 2008 @ 7:23 pm
mroklle, ka lokale qe e e vejne ate tipin kur kalo nji numer i caktum personash ne tavoline (18% psh para nji jave); nuk i thone “tip”, por gratuity, se tingellon me omel.
2 July 2008 @ 7:31 pm
Se u bona bajat! Kam shkrujt sot sa per 3 muj’!
Jo, mer Em, jo! Isha per pune! ‘ne isha vetem!
Po na shikojne kshu turpanjose, me aksent, me kpuce t’lira ‘ne menojne si ina turista!
S’e dine ato qe emigranti e ka antenen nolt gjif kohen!
Nuk ka rob mo “defensive” se emigranti i shkrete!
Si puna e atij cekicit proverbial!
2 July 2008 @ 9:15 pm
Sa ters qe jam…E kisha ne mend te shkoja ne Ishujt Papafanga para nja dy javesh po nuk mora dot vizen. Tani i kam bere planet per pushimet ndaj dhe nuk me hyn ne pune 14 Korriku. Mgjth endrra ime u be realitet, dhe ndjej se ndaj te njejtin opinion me bashkeatedhetaret e mi te cilet e kan pasur enderr te shkojne ne papafanga pa burokracira. Nuk flas dot me …jam tejet e emocionuar…
2 July 2008 @ 10:48 pm
Moza, kur vazhdoja shkollen i urreja notat e mira.
Me vjen keq por meriton nje 10 me yll.
Brava.
3 July 2008 @ 10:00 am
Ironia qe perdoret asht mire te adresohet gjetiu(sic i thone nga jugu).Me gjithe respektin per artikullshkruesin me ngjan si p.magjypit.Perendimi na i hapi nje here dyert dhe kontributi jone per hapjen e plote ishte shokues ne vend te ishte impresionues.Gjithe keto vite pas eksodeve edhe kur dolen me viza delegacionet e sportit (pa sportista) te kultures(pa artista) te sindikatave(pa sindikalista) nuk bane gja tjeter vecse pasi paguan shuma te majme per te mashtrue autoritetet e huaja qe kane perfaqesite e veta ne Tirane shuma qe ne te shumten e rasteve perfunduan ne xhepat e atyre qe paguhen per te rrite besueshmenine ne autoritetin e shtetit tone.Pasi e kuptuan se ne kete vend mund te bahen dokumenta me porosi si ti duash edhe te firmosuna e vulosuna ne zyrat e shtetit,puna shkoi deri ketu ku jemi.Ky asht nje problem ma i thelle se ironia.Ne kete forum te respektuar ju ftoj qe kete tem mos ta trajtoni kaq ceketKa njerez ketu ne vendin tone te bekuar qe kane ba pasuri perrallore duke baltosur imazhin e Shqiptarit.Kete profesion zgjodhen ata.Ne kemi detyre qytetare ta pastrojme kete balte,pastaj ku i dihet?Ndoshta edhe ne do te jemi fatlum te udhetojme pa viza edhe atje ne ishullin imagjinar te paqesorit.
4 July 2008 @ 4:22 pm
Me te dhi gazit me marre viza ne Ambasaden Greke!
http://www.youtube.com/watch?v=_XCu7ZarEcs&feature=related
12 July 2008 @ 12:50 pm
a ska dit berisha me na tret ma lerg aa?? hahahahahah cfar njirit edhe ai nuk punon me hek vizat neper europe por na rren me ishuj q eban bileta e avionit 700euro……
kush shkon atje ?? vetem berisha me familje ka me shku aaa epaska ba kumbar mbretin evogel …hhahahaahaha shifni kur te bahet edhe atje kryeminister ishullit….