Harrimi
Shumekush prej nesh njeh legjenden e mbretit Artur (Re Artù, King Arthur), s’po hy qe te bej historine e tij dhe te flas per tavolinen e rrumbullaket ose per Graal-in, per Lancillotin ose per Gjinevren, per Merlino-n apo “zonjen” e liqenit……..marr shkas nga nje shkrim tek peshkupauje, dhe mu kujtua finalja e njerit prej varjanteve te shumte te filmave per Arturin, ne te cilin, ne aktin e fundit, Artur perballet me Morganen (shkaktare e te gjitha te keqiave qe pati pesuar ai)…, dhe pas “dyluftimit” (duke e lene pa forca per magjine e saj), pas fjaleve te saj: “une do t’ju nenshtroj kur te rimekembem, sepse ju njihni forcen time….”.Arturi,ju pergjigj:“Nuk mund te na komandosh nese ne do te te harrojme”,dhe me magjine e tij, beri qe te gjithe te hiqnin nga kujtesa Morganen………..
Thirrjet dhe ulerimat e saj, tashme s’kishin me forcen qe te vepronin me njerezit qe nuk e njihnin (ose me mire te themi qe e KISHIN HARRUAR)……….dhe ishte kjo, ZGJIDHJA me e mire per te “hequr qafe” keqesine dhe ligesine e personazhit,…..nuk qe as forca e shpates, as forca e dashurise,as magjia e Merilinit …. ……………………………ISHTE HARRIMI .
Prandaj te gjithe atyre qe jane “allergjike” ndaj Enver Hoxhes ose komunizmit 60 vjecar, do t’ju keshilloja qe te rishikonin filmin ne fjale dhe ndoshta do te mund te hiqnin dhe nga truri i tyre ligesine, sepse, per sa kohe qe ta kujtojne, do te perdorin te njejtat metoda qe Ai perdorte per te sulmuar te tjeret……….pra ngelemi ne paradoksin qe per te sulmuar te ligun, nisur nga qellimet e mira, behemi dhe ne te ligj(!?!?).
EdRus
6 Janar 2007
7 January 2007 @ 11:03 am
Llukan c’ju bere peshqve??
sa mire,e paskan harruar………..komenti=0
7 January 2007 @ 3:22 pm
Mendoj se eshte disi delikate si teme. Eshte pak e veshtire te ndertosh nje argument kur per shembull konkret sjell “Legjenden e mbretit Artur”. Dua te them se kur shembulli eshte mbarimi i nje filmi, nuk mund te flasesh perpos ne nivel filmash. E kuptoj se ti mbeshtetesh tek filozofia qe duke e harruar ia pret fuqine qoftelargut, por konkretisht kur ka funksionuar kjo ne boten reale?
Cili popull ngadhënjeu duke harruar?
Ne rast se harrojme Enverin me gjithe krimet e tij, atehere te vetmit qe do ta kujtojne jane ata qe e admirojne, e ndoshta pasi te kemi harruar ata do te vijne te na tregojne per “Enverin Komandant dhe Komisar, Arkitetkitin e Shqiperise se re” - dhe prej mungeses se kujteses kolektive ne do t’i besojme. Prandaj jam kunder HARRIMIT. Absolutisht JO!
NE NUK DO TE HARROJME KURRE. - Ka nje shprehje tjeter popullore qe thote se populli qe harron historine e vet do detyrohet ta perserise.
7 January 2007 @ 4:07 pm
Armiku me i keq,eshte ai qe harohet(proverb kinez
,akoma me kinezerira??)
7 January 2007 @ 4:15 pm
BLEDI, dhe ai qe harron popull eshte, dhe ai qe nuk Harron prap Popull eshte.
gjithmone rendesi ka numri .
po per shumicen e shqiptareve Enver Dull Hoxha eshte groposur bashke me idene e tij.
mos u merzisni ja kam shtyp mire koken gjarprit
7 January 2007 @ 4:23 pm
The_Burrel, mire me ate qe iku…………atyre qe jane gjalle mund t’ju besh derman??
7 January 2007 @ 4:24 pm
e ore e, je ne vete ti ca llafos? po ku ka te gjalle nga keta te vdekurit
7 January 2007 @ 4:33 pm
E kusha me teper jo me ata qe kekojne te gjykojne dhe denojne Enverin per ato qe ka bere me te vertete,por me ata,qe nen ‘kryqezaten’ ndaj tij,kerkojne te tregojne se jane kushedi se cfare,qe duan te tregojne se jane pishtare te rinovimit dhe te permbysjes,nderkohe qe askush akoma sot nuk ka bere as gjysmen e Enverit(jo persa i perket numrit te te vdekurve dhe varferise….sepse kam frike qe eshte bere me keq se atehere)
7 January 2007 @ 4:36 pm
korigjim:
e kusha=E kisha me teper jo me ata
7 January 2007 @ 4:38 pm
tani…ajo…ashtu mundet dhe te jete ndoshta…..
7 January 2007 @ 4:42 pm
prandaj e solla ketu,per ta diskutuar…………
7 January 2007 @ 4:42 pm
Meqë po u merrkemi me fjalë të urta: “Kush harron të kaluarën dënohet ta përsërisi”
7 January 2007 @ 4:44 pm
qenge njohese e mire e fjaleve te urta Dori:(
7 January 2007 @ 4:46 pm
vetem tuj shkaterru deri nfund enver hoxhen,mund te dalim ndrite
7 January 2007 @ 4:48 pm
Dori,ka 16 vjet qe s’po shikojme ndonje gje te re…………dhe kur ka vazhdimesi,ku e shikon rrezikun e perseritjes?!!!
7 January 2007 @ 7:48 pm
vazhdojne kinezerirat??
7 January 2007 @ 8:18 pm
Pse kinezerirat dhe jo shqipetarizmat!!!!!!!!!Popull ji vigjilent DULLISTAT jane ne fuqi ” dhe qe te shkulesh ATA,duhet te permbysin,tere kete toke te lashte e te rende,te permbysin keshtjellat ,malet.kenget,te ngrene nga balta e te rivrasin te renet”E gjeni dot kush e ka thene?
7 January 2007 @ 8:27 pm
Une E.Hoxhen e kam harruar ashtu sikur cdo kush qe trute ne rregull. Ata qe vazhdojne me ‘vazhdimesine’ kane nevoje per psikoterapi.
7 January 2007 @ 8:43 pm
“Never again” eshte parulla e Jewish pas hollokaustit te luftes se dyte boterore.
Forgive and forget. thone kristianet.
Tani po te bashkohen keto te dyja mendoj do te jete pergjigja ideale qe mund ti jepet temes se mesiperme.
Ne rast se ne si popull nuk do te pranojme kurre qe te perseritet ajo qe kaluam ne ato 50 vjet, dhe ne cdo situate qe te kujton diktaturen komuniste themi Never Again. atehere mendoj se kujtimi i atyre viteve ka vlere. Ashut si cifutet, qe ne cdo ngjarje te botes kur rrethanat te kujtojne hollokaustin ngirhen dhe thone Never Again. Gjithmon me kujtohet ne 99 kur trenat me te shperngulur nga Kosova shkonin drejt Maqedonise, vetem simboli i trenave dhe pamjet filmike te grave e femijeve me pak roba ne krah neper rruget e Kosoves, ngjalli tek lobi cifut ne Amerike ndjenjen e Holokaustit dhe ky lob nepermejt kongresmeneve dhe senatoreve amerike nderhyne te behet dicka.
Por njekohesisht mendoj se duhet te jemi aq zemergjere e zemermire sa te falim dhe te harojme, per sa kohe kjo behet ne emer te civilizimit, ne emer te bashkimit kombetar, e ne te miren e popullit shqiptar pjestare te se cilit edhe ne vete jemi, atehre mendoj se falja dhe haresa ka vlere. Gjithmon me kujtohet ne vitet 90 ne kohen e fillimeve te demokracise kur PD dhe udheheqesit e saj persekutuan (psikologjisht dhe financiarisht) cdo komunist apo njeri te thejshte qe ishte me pikpamje komuniste. Cfare te mire i soli kjo vendit, vec ndarjes politke dhe me vone urejtjes politke brenda popullit tone, vec shkaterimit te nje shtrese intelektuale dhe zevendesimin e saj me nje shtrese te burgosurish, qofte keta dhe politike, zevendesimit e aparatcikut me simpatizantin politk dhe shakterimin e vlerave kombetare. Tamam ashtu si beri dhe regjimi komunist per 50 vjet. Pra ne emer te luftes kunder komunizmit zevendesuam diktaruren komuniste me nje diktature ne emer demokratike por ne realitet dhe ideologji komuniste. Eshte merite dhe detyre e te dretit dhe te fortit te dije te fale e te haroje, por dhe mos lejoje qe e kalura e keqe te perseritet
7 January 2007 @ 10:25 pm
dhe gjeja qe me beri pershtypje,eshte se kete respekt,nuk e prekte as neper tangjente,dallimi fetar(plaku i vjeter fliste per ‘arnautet’pa bere dalime nga:myslyman ortodoks apo kristian).
———————————————————————-
ehu! me keta elefantet qe nuk harrojne kurre nuk behet llogjike. Keta vertet kane nevoje per psikoterapi
7 January 2007 @ 10:31 pm
Une EHoxhen nuk e kam harru hiçe mendoj ti kem trute shume ne rregull.
Ekunderta mendoj eshte problem
7 January 2007 @ 11:56 pm
Shkencetaret kane vertetuar tashme se truri i njeriut vetevetiu me kalimin e kohes nis te fshije nga memorja kujtimet me te keqija - kjo si nje mekanizem vetembrojtes, per te ruajtur mendjen e shendoshe.
EdRus propozon dicka te ngjashme ne nivel kolektiv.
A ka te drejte?
Sigurisht - por vetem deri diku. Ka te drejte ne ate qe shoqeria shqiptare do te ishte me mire sikur te mos merrej me me Enver Hoxhen. Amerikanet kete e quajne “moving on”, qe eshte kur me vullnet ndahesh nga e kaluara e afert.
Por a eshte e mundur kjo? Qe te harrojme dhe te mos flasim me per Enver Hoxhen.
E para eshte e pamundur sepse E.H. nuk eshte i kohes se Ali Pashes, referencat e historise se shkurter te Shqiperise domosdo do permendin periudhen e tij pasi per mire apo per keq ka lene nje shenje te thelle, nje plage si te thuash, mbi identitetin kombetar. Nuk gjen shqiptar sot, jeta e te cilit te mos jete alternuar ne nje menyre apo nje tjeter nga sistemi i E.H.
E dyta, si mund te harrohet E.H. kur po shihet e po dihet se njerez ish besnike te Enver Hoxhes jane ne majat e shtetit Shqiptar, partite politike te te dyja kraheve i ke plot me ish ‘Shoke Komuniste’, te perkedhelur te sistemit, hafije, etj
Nje vend nuk mund te harroje te kaluaren kur e kaluara ende zoteron te tashmen. E lexove intervisten e Trebeshines? mendoj se c’mund te vjelesh nga ajo se paku eshte qe Shqiperia ende eshte nen zgjedhe. kane kthyer xhaketat tha dikush..si ai personazhi te “Vdekja e Kalit”
S’mund te kishte edhe njerez edhe dinosaur. Vazhdon te jete keshtu.
8 January 2007 @ 4:18 am
E dyta, si mund te harrohet E.H. kur po shihet e po dihet se njerez ish besnike te Enver Hoxhes jane ne majat e shtetit Shqiptar, partite politike te te dyja kraheve i ke plot me ish ‘Shoke Komuniste’, te perkedhelur te sistemit, hafije, etj
———————————————————————-
Duhet me u permbys varka qe te largohen minjte. Nje permbysje e tille mund te behet pa shume kokecarje ne rast se Kosova merr pavaresine dhe njerez te mencur kerkojne bashkimin. Entiteti i ri domosdo do kerkoje njerez te rij.
Po pa permbysje…sdo kete ndryshim.
8 January 2007 @ 6:38 am
Blendi,nese i ke lexuar dhe komentet e mija(pervec artikullit),do te shikoje se propozimi im per “moving on” nuk ishte per ti shpetuar faqen enverit apo regjimit te cilin ai ndertoi,ishte thjeshte per te bere qe disa prej nesh,qe i kane ‘trute ne rregull’(perfshi edhe zanen
)te bejne dicka ME TE MIRE,dicka qe te vleje per shqiperine dhe per shqiptaret,pastaj mund te thone me plot gojen:
fajin e kishte dulla.
por nese nga nje ane nuk behet asgje,dhe nga ana tjeter te gjitha fajet i mvishen asaj periudhe,do te thote qe dicka nga ‘truri’i ketyre personave duhet TE LEVIZE,duhet qe TE HARROJNE ,per te pare dhe kerkuar perspektiva te reja,sepse jeta civile dhe demokratike ndertohet ne baze te rregullave civile dhe jo vetem me urrejtjen ndaj njerit apo tjetrit.
8 January 2007 @ 7:08 am
Une jam dakort qe nuk duhet te behet shkak per viktimizem e qarje pa kufi sepse ishim nen diktature.Por nga ana tjeter kur shoh sesa probleme
kakrijuar ne formimin e njerezve ajo peridhe nuk ka se si te mos ndalesh.Proçesi qe propozon Edrus quhet rimozione.Pra ti leviz ,fshin nga
truri pjese te rendesishme te eksperiences tendeper vetmbrojtje.Nuk eshte nje proçes i shendetshem.Me gjate ka pasoja.Analiza e vertete e
sistemit,shkqet e sidomos pasojat ,denimi i pjeseve me antihumane te tij
do te ishte terapia me e drejte
8 January 2007 @ 12:11 pm
Une jame dakort ne mendimet e lira per te gjithe miqeve, zana, ju pershendes shume per vitin e Ri 2007 qe te shkruan edhe me shume me plot deshir e kualitet per kohen.
Por per te shperla mentalitetet e egra mbi pesdhjet vjeqare nuke eshte aqe e lehte.Shkatrrimi i Ekonomis komuniste duke filluar qe nga viti 1963 ne Bashkimin Sovjetike dhe ne shtetet me te vogla komuniste,filloi me te madhe te bie komunizmi kudo ne Bote.E’verteta eshte se ekonomija komuniste eshte e shkatrruar.Por per fate te keqe komunizmi shpirtror akoma eshte aktive per shkatrrimin e ekonomis se mirfillt ne sistemin Demokratike.Tani lufta per ndryshimin e mantilitetit te njeriut te Ri per te kuptuar e zhvilluar vizionin e nje shoqerie kulturo Demokratike, kulturo zhwillimor njerzor e cilivizuse,ka shume pune per te ber,duke filluar qe nga qerdha e femive,dhe Kl e par-e’deri ne UNI.
Ftyra e prapagondes se eger komuniste sot shifet ku do ne Bote.Por edhe ne politikes Shqiptare shume me lehte.Populli duhet te permbahet dhe te mendoi mir se per ti shperla paret e pista i qete ne koshe me kollai,kurse ndryshimet e mentalitetin te eger na duhet nje qike gogja kohe.me nderime d.g.
8 January 2007 @ 12:23 pm
zana thotë:
8 Janar 2007 @ 7:08 am “kakrijuar ne formimin e njerezve ajo peridhe ”
peridhe e keqe ajo !
8 January 2007 @ 1:14 pm
Nje popull nuk mund te harroje dhe nuk duhet te harroje sepse perserit gabimet.
Nje diktature nuk duhet harruar kurre, izolimi nuk duhet harruar e shume e shume te tjera.
Por duhet mesuar nga gabimet qofshin ato dhe historike.
P.s: E meta me e madhe qe ka populli yne eshte se harron shpejt se cfare eshte bere me te, si eshte trajtuar dhe si trajtohet.
Krahasimi i mesiperm nuk eshte i sakte.
8 January 2007 @ 9:41 pm
epo edhe te ktheht ne qellim ne vehtvete,mua s’me duket nje arsye per te ecur perpara.
Po riperseris,nuk them qe te harrohet ajo qe enveri ka bere,them qe te HARROJME refrerenin qe cdo te zeze tja veshim atij,pa qene ne gjendje qe te bejme dicka te re,ne kete kuptim e kisha,prandaj nese e kini inat….bujrum,PROPOZONI NDRYSHIME,sepse as liria e demokracia dhe as ekonomia e tregut nuk behen duke share enverin por ME PUNE,dhe s’na i ka fajin Enveri qe s’punojme…..i vetmi faj i tij,eshte se S’MUND TA HARROJME,per te bere nje shqiperi moderne dhe bashkekohore,mbeshtetur ne traditat me te mira te shqiptareve si njerez punetore dhe te beses,dhe jo si qaramane qe c’do te keqe ja leme komunizmit apo enverit.
Dhe (perseris edhe kete)atehere kur Shqiperia te kete arritur nje nivel decent,atehere…TI RIKTHEHEMI,dhe te gjykojme Enverin…..dhe ndoshta dhe pasardhesit e tij qe aq shume emrat e tyre jane lakuar ne faqet e historise se ketyre viteve.
8 January 2007 @ 10:00 pm
Sipas Jush ai qe ka qen Ballist Zogist komunist, duhet te mos kete me jete te lire?
gabimi i shqiptareve eshte se kur vjen njeri ne pushtet, i ben gropen atij tjetrit.
1-prsh ne Kohen Zogiste Sarajet e Zogut i shkaterruan dhe moren guret dhe shtruan rruget e burrelit.
shkaterruan c’do repart te Mbreterise Zogiste, Shkolla, dyqane, vodhen dhe plackiten gjithcka qe ishte etj.
2- shakterruan gjithcka te regjimit Komunist, Pse?
dyqane reparte ushtarake , ushtrine shqiptare, floten, deri te dyqanet rruget e deri te bunkieret etj.
leri si kujtim Historik, qe kur te vjeri nje i huaj Turist (te paguaje taksin e turistit) dhe te shikoje se cfare ka qen shqiperia dikur.
ne fund te fundit c’do gje u ndertua nga ky popull bashkevuajtes.
8 January 2007 @ 10:48 pm
Burrel,pavaresish kesaj te drejte qe demokracia duhet ti garantoje gjithkujt(pastaj behen te gjithe te mire per te bere amnisti per hajdutet dhe vraseesit)…problemi eshte qe TE PUNOJME(qofte dhe me qiri,por te punojme)
9 January 2007 @ 9:47 am
Edrus,
Shqiperia do te arrije nje nivel decent (sic e quan ti) kur me te vertete te clirohet nga klasa komuniste qe vazhdon te jete ende ne pushtet.
Sepse si PD si PS jane pjelle e PPSH-se dhe aktualisht po e heqin kete vend zvare.
15 vjet demokraci dhe asnje force tjeter politike (si Balli apo Zogistat) nuk ka dale ne pah sepse megadushqet e komunistave gjithmone i kane lene ne hije.
Personalisht ne momentin qe Shqiperia do te ndryshoje ashtu sic ma do zemra mua dhe shumkujt ketu te peshku ndoshta do ti fale komunistat per te gjitha te zezat qe na kane bere dhe qe kemi hequr per faje te tyre por kurrsesi nuk do te harroje.
9 January 2007 @ 3:50 pm
Eh… djemtë e enverit dhe të ramizit!
Pa u pastruar kjo farë e keqe enverizëm,ramizizëm, berishizëm, nanoizëm, ramaizëm e shumë izma të tjerë është e kotë.
Unë: është e kotë more vëllezër!
Tjetri: Po me urën cpatën xhanëm?!
Unë:është e kotë more vëllezër!
Tjetri: Po me urën cpatën xhanëm?
Hahahahahhahahaah
A e kuptuat? Unë po.
11 January 2007 @ 8:05 pm
a te kishte qen gjall enveri ,e kishte pesuar dhe ai keshtu dhe do ishte nje gezim shum i madl .kur shkuam ne gjermani na tha nje kosovar si more e keni tradhtu enveri ,ai na tha ai do kthehet perseri