Greqia bllokon vajin ukrainas, ishte nisur per Shqiperi
Gazeta Standard
8 Maj 2008
Një sasi vaji luledielli që prodhohej në Ukrainë dhe eksportohej nga Greqia dhe një pjesë për Shqipërinë, ka alarmuar autoritetet helene. Kjo, pasi në bazë të disa analizave në një institut në kryeqytetin zviceran, Bernë, ka rezultuar se vaji përmban lëndë të rrezikshme diokside, konkretisht që në përbërje të tij ka edhe sasi të karburanteve për automjetet. Skandali i zbuluar në Greqi duket se ka futur ethet edhe në vendin tonë, pasi sipas deklaratës për shtyp një ditë më parë nga agjencinë shtetërore greke e lajmeve, “ANA”, e cila bëri publik rastin, edhe një kompani shqiptare, “Desina Ballkan” nga Korça, qëndron në krye të listës me emrat e kompanive që e kanë furnizuar konsumatorët me sasi të mëdha të këtij vaji.
Për këtë arsye, autoritetet greke kanë pohuar se do t’i kërkojnë palës tonë të bëjë verifikimet e duhura nëpërmjet doganave, për ta saktësuar sasinë e vajit të eksportuar në vendin tonë edhe nga ndonjë kompani tjetër në vend.
Gjithçka ka filluar kur Ministria greke e Bujqësisë bllokoi dy ditë më parë një sasi prej 1182 tonë vaj luledielli ushqimor me përmbajtje të lartë lënde të dioksinave. Sipas të dhënave, sasia e vajit është prodhuar në Ukrainë dhe kishte destinacion Shqipërinë dhe Greqinë, ndërkohë që 1182 tonët u gjetën në magazinat e kompanisë “MANOS A.E” në Volos të Greqisë.
Pas analizave të bëra, autoritete greke thanë se vaji i lulediellit është përzier në sasi të madhe me vaji lubrifikant automjetesh, ku ky i fundit përbën 10% të sasisë së përgjithshme të ngarkesës, duke e kthyer atë në një lëndë tepër të rrezikshme për jetën e konsumatorëve.
Ndërkaq, operacioni për bllokimin e sasisë së vajit të rrezikshëm për konsumatorët,u zhvillua mesditën e së mërkurës në Selanik dhe Volos të Greqisë, pasi sipas të dhënave greke, Ministria përkatëse e Bujqësisë u informua prej kolegëve zvicerane, për rezultatet e analizave të bëra në Bernë të Zvicrës. Prej kontrolleve të deri tanishme, vaji importohej me anije prej Ukrainës dhe më pas shpërndahej në disa prej kompanive më të mëdha të përpunimit të vajrave ushqimore në Greqi dhe Shqipëri.
Sakaq, autoriteteve fqinje thanë se tashmë po punohet për gjetjen me saktësi të ndonjë kompanie e cila dyshohet se kanë blerë dhe në vazhdim kanë eksportuar sasi të këtij vaji.
Po kështu, ekspertët thonë se lista e kompanive shqiptare mund të shtohet pasi në dokumentet e shitjeve të kompanisë, rezulton se një tjetër sasi prej 950 tonësh të të njëjtës parti, e tregtuar gjatë ditëve të kaluara. Për këtë arsye, nga ana e tyre ata do të bëjnë verifikimet e duhura nëpërmjet doganave, për ta saktësuar sasinë e vajit të eksportuar në vendin tonë.


9 Maj 2008 @ 6:03 am
ky vaji OLIM eshte shume i ushqyeshem …….
9 Maj 2008 @ 7:53 am
prandaj nuk behen “kaps” ne shqiperi!
9 Maj 2008 @ 8:17 am
Pse shqetsohemi atehere,kjo duhet falenderuar.,sot ne shqiperi sapunin e ha per djath.
9 Maj 2008 @ 9:29 am
He mer pune e madhe, ne jemi shqep me vaj maqinash. Sna gjen gje jo.
Shendet, shtat dhe mend na eshte bere jarebi !
Kush nuk ka hang byrek rrugeve apo buke me qofte, te ngreje doren.
9 Maj 2008 @ 10:54 am
kur ha edhe Ypi melqi me dhe e balte Shqiperie ca asht voji i maqinave per nje qe se pi duhanin
9 Maj 2008 @ 11:11 am
Po mi Moze po, si u bo kjo pune keshtu shyqyr qe kujtohet ndonjeri te na nderroje vajin njehere ne 4 vjet, se tym te zi po leshojme nga mbrapa
9 Maj 2008 @ 11:19 am
hiih me kujtove at barcaleten : Kush e ka burrin me te zi.
Qe tha jevga burri im eshte aq i zi, sa kurj p.rdh me ben me bloze