Login



Register

Gjuha shqipe po pëson deformime të shumta

“Me strukturën e saj gramatikore dhe me thesarin e pasur leksikor, gjuha shqipe është dëshmia më e mirë e prirjes, e fuqisë krijuese, e pasurisë shpirtërore dhe emocionale të popullit tonë. Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe.” - Rexhep Qosja


Para disa kohësh më ra në dorë një shkrim i Pajtim Bejtjes, që mu duk me rëndësi dhe pata dëshirë t’ua përcillja edhe juve:

Gjuha shqipe po pëson deformime të shumta 

Këto vitet e tranzicionit gjuha shqipe ka pësuar deformime të llojllojshme. Një “kontribut” në këtë drejtim kanë dhënë dhe japin shumë politikanë, qeveritarë e gazetarë të medias së shkruar dhe elektronike, që nuk kanë kulturë të mjaftueshme gjuhësore, për të mos folur për pamjaftueshmëri të kulturës së përgjithshme. Në këtë artikull do të mundohemi që me anë të ca shembujve të thjeshtë, të tregojmë disa nga llojet e deformimeve që hasen më shpesh.

Një nga deformimet më të rëndomta është përdorimi pa nevojë e madje, disa herë edhe në mënyrë të gabuar, i një numri të madh fjalësh të huaja, të tilla si “implementim” (në vend të “zbatim”, “futje”, “vënie në jetë”), “impakt” (në vend të “ndikim”), “surprizohem” (në vend të “befasohem”), “konsideroj” (në vend të “marr parasysh”; p.sh.: “e konsideroj këtë fakt”, në vend të “e marr parasysh këtë fakt”), “anunçoj” në vend të “njoftoj” (”lajmëroj”, “kumtoj”, “shpall”, sipas rastit), “impresion” në vend të “përshtypje” (”mbresë”), “previzion” në vend të “parashikim”, “dipendohet” në vend të “varet”, “resurse” në vend të “burime”, “trend” në vend të “prirje” (p.sh.: prirjet e zhvillimit të vendit), “të detajshme” në vend të “të hollësishme”, “në mënyrë frekuente” në vend të “shpesh” (”shpeshherë”), “agravim” në vend të “rëndim” (i gjendjes, sëmundjes) etj. etj. Madje disa herë renditen njëra pas tjetrës në të njëjtën fjali fjala shqipe me të huajën përgjegjëse; p.sh. thuhet “një ndikim dhe një influencë”, apo “një përvojë dhe një eksperiencë” etj.

Disa fjalë të huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe shqiptohen gabim. P.sh. thuhet “martenitet” në vend të “maternitet” (amësi, lindje, shtëpi lindjeje), “infakt” apo “infrakt” në vend të “infarkt” (mbyllje e enëve të gjakut), “boljer” apo edhe “buljer” në vend të “boiler” (zierës apo ngrohës uji), “andresë” në vend të “adresë”, “ventratë” në vend të “vetratë” (”xhamllëk”), “prespektivë” në vend të “perspektivë” etj.

Disa fjalë që kanë hyrë në gjuhën shqipe dhe që kanë një g të ndjekur nga një e ose i, gabimisht shkruhen me xh ose me g, në vend që të shkruhen me gj, sipas shqipes standarde. Kështu shkruhet “dixhital” në vend të “digjital” (shifror), “axhenda” në vend të “agjenda” dhe “gen” në vend të “gjen”, kur shkenca përkatëse shkruhet “gjenetika”.

Ndonjë fjalë e huaj përkthehet edhe gabim. Kështu, fjala angleze “approach” shpesh përkthehet “përqasje”, që do të thotë “krahasim”, në vend të “qasje”, që në kuptimin kryesor do të thotë “mënyra si bëhet diçka; nga kapet diçka për ta bërë a për ta zgjidhur”. Disa herë fjala “avantazh” në vend që të shqipërohet “epërsi”, përkthehet gabimisht “përparësi” (që është sinonim i “prioritet”-it).

Një deformim tjetër është përdorimi i një fjale në vend të një tjetre, me kuptim të afërt, por jo të njëjtë. Kështu, dëgjojmë këto kohët e fundit të thuhet e të shkruhet që “u inaugurua” (në vend të “u përurua”) busti i nënë Terezës apo ai i Lasgush Poradecit, kur ato janë shtatore (statuja). Ndodh edhe më keq, kur në një artikull gazete përdoren të dy termat për të njëjtin objekt skulpturor. Po t’u referohemi fjalorëve, busti është një skulpturë që paraqet pjesën e sipërme të trupit të njeriut që nga mesi e lart ose kokën dhe një pjesë të kraharorit dhe jo të gjithë trupin, si shtatorja. Një gabim i të njëjtit lloj bëhet në disa reklama televizive, kur flitet për lavaman (duarlarëse) dhe paraqitet lavapjatë (pjatalarëse).

Shumë njerëz ngatërrojnë fjalë të afërta nga ana fonetike, por krejtësisht të ndryshme nga ana kuptimore, si: adaptoj (përshtat) dhe adoptoj (1. birësoj; 2. pranoj; p.sh., një rezolutë, një vendim etj.); stimuloj (nxit) dhe simuloj (shtirem); mëshiroj (ndjej mëshirë për dikë, i fal gabimin) dhe mishëroj (shpreh diçka në trajtë konkrete, e trupëzoj: p.sh. mishëroj në art një ide); mostër (gjedhe; p.sh.: mostër gjaku, dheu, minerali, stofi etj.) dhe monstër (përbindësh); njësoj (bashkoj në një të vetme, unifikoj) dhe njehsoj (llogarit, bëj veprime me numra); afroj (e çoj më afër, më pranë) dhe ofroj (bëj ofertë, propozoj; p.sh. ofroj një çmim, një mundësi etj. dhe jo afroj…); klimatike (që ka të bëjë me klimën; p.sh.: kushtet klimatike) dhe klimaterike (që ka klimë të mirë për shëndetin; p.sh.: vend klimaterik apo qendër klimaterike), “përshkoj” (kaloj nga njëra anë në tjetrën etj.) dhe “përshkruaj” ( paraqit me shkrim a me gojë tipare, dukuri a rrethana të ndryshme) etj. etj.

Për shkak të gabimeve të tilla, disa herë bëhen përkthime të gabuara të disa fjalëve të ndonjë gjuhe të huaj. P.sh., në italisht karboni si element quhet carbonio, kurse qymyri carbone. Duke i ngatërruar këto dy fjalë, rëndom dëgjojmë në emisionet e lajmeve që të thuhet “minierë karboni”, në vend të “minierë qymyri”.

Një gabim që bëhet shpesh, sidomos nga gazetarët, është që disa fjalëve të huaja, që kanë hyrë në shqip me një a dy valenca gjuhësore, u jepen edhe valenca të tjera, si në gjuhët e huaja. Përshembull, termi “argument” në gjuhën shqipe ka si kuptim kryesor “një arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim”, mirëpo, nën ndikimin e disa gjuhëve të tjera, në shumë emisione lajmesh thuhet që “kalojmë në një argument tjetër”, kur duhet të thuhet që “kalojmë në një temë tjetër”. Po kështu, fjala “develop” përkthehet nga anglishtja pothuajse gjithmonë “zhvillim”, kur ajo, sipas rastit e rrethanave, duhet të përkthehet edhe me disa fjalë të tjera, si “hartoj” (një program, një projekt etj.), “shtjelloj” (një temë, një mendim), “përsos” (diçka), “përhap” (një sëmundje a epidemi), “shfrytëzoj” (një minierë), “sqaroj”, “zbuloj” a “bëj të qartë” (një fakt) etj.

Disa fjalëve nganjëherë u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet “Yzberisht”, në vend të “Yzberish” apo “garazhd”, në vend të “garazh” (siç duket ngatërrohet garazhi me grazhdin). Fjalëve të tjera u shtohet ndonjë shkronjë në mes, si, p.sh., fjalës “zviceran” i shtohet një “i” dhe ajo shqiptohet dhe shkruhet gabimisht “zvicerian”.

Në fjalë të tjera zëvendësohet një shkronjë me një tjetër (r me l, d me t, i me e, e me i, e me a, o me a, c me ç etj.). Përshembull: shkruhet e thuhet “albitër” në vend të “arbitër”, “dakort” (në akord) në vend të “dakord”, “eleminim” në vend të “eliminim”, “energjitike” në vend të “energjetike”, “dokumenta” në vend të “dokumente”, “denancim” në vend të “denoncim”, “çertifikatë” në vend të “certifikatë”, “proçes” në vend të “proces”, “koefiçient” në vend të “koeficient”, “difekt” në vend të “defekt” (d-efekt) etj. Te mjaft emra njerëzish i-ja zëvendësohet me j, si, p.sh., shkruhet “Arjan” në vend të “Arian”, “Marjana” në vend të “Mariana” etj.

Gabime të shumta bëhen në lidhje me gjinitë e emrave. Dihet se disa klasa emrash mashkullorë e ndërrojnë gjininë në shumës dhe që përcaktorët (mbiemrat dhe përemrat) që i shoqërojnë, në shumës vihen në gjininë femërore. Emra të tillë janë ata që e bëjnë shumësin me prapashtesat “e” dhe “ra”. Mirëpo shpesh dëgjojmë, p.sh., që të thuhet “talente të rinj”, “shkrime të tjerë”, “personazhe publikë”, “shira të rrëmbyeshëm”, “këta tre male të lartë”, në vend të “talente të reja”, “shkrime të tjera”, “personazhe publike”, “shira të rrëmbyeshme”, “këto tri male të larta”, përkatësisht. Nga ana tjetër, u ndërrohet në mënyrë të gabuar gjinia përcaktorëve të disa emrave mashkullorë që nuk përfshihen në dy klasat e më sipërme. Kështu, thuhet “këto tituj”, “ato burra”, “këto politikanë”, “lekë të reja”, “objektiva të qarta” etj., kur duhet të thuhet “këta tituj”, “ata burra”, “këta politikanë”, “lekë të rinj”, “objektiva të qartë”. Një gabim i ngjashëm bëhet me fjalën “element”, e cila shumësin zakonisht e bën me “e”, me përjashtim të rasteve kur flitet për njerëz, në të cilat e bën me “ë”. Pra, duhet të thuhet, p.sh., që “janë kapur disa elementë të rrezikshëm kriminalë”, por, nga ana tjetër, që “karboni dhe squfuri janë elemente kimike”. Mirëpo rëndom vihen re përdorime të gabuara, madje edhe të përcaktorëve që e shoqërojnë emrin element në shumës (p.sh., “këto” në vend të “këta” e ansasjelltas). Shmangie në lidhje me gjininë vërehet edhe në përdorimin e përemrin pronor “ynë”, që shoqëron emrat e gjinisë mashkullore. Ai pothuajse është hequr nga përdorimi, ngaqë shumica e njerëzve thonë “populli jonë”, “vendi jonë”, në vend të “populli ynë”, “vendi ynë” etj.

Gabime bëhen edhe me përdorimin e ndajfoljes “sepse”. Rëndom përdoret togfjalëshi “për arsye sepse”, kur duhet thënë “për arsye se”, togfjalësh që është i barabartë me “sepse”. Pra duhet thënë, p.sh., “nuk erdha sepse…” ose, që është njësoj, “nuk erdha për arsye se…” dhe jo “nuk erdha për arsye sepse…”. Po kështu, nuk duhet përdorur togfjalëshi “për faktin sepse”, po ai “për faktin se”. Me ndajfoljen “sepse” rëndom bëhet edhe një gabim tjetër. P.sh., për të lajmëruar mosardhjen thuhet: “ju njoftoj sepse nuk do të vij”, kur duhet thënë: “ju njoftoj se nuk do të vij”.

Shpesh herë vihet re një përdorim i gabuar i apostrofit në trajtat e shkurtra të përbëra të përemrave. Kështu, shkruhen gabimisht pa apostrof “t’i” dhe “t’u” (t’i them atij, t’u them atyre) dhe po gabimisht shkruhen me apostrof “ma” dhe “ta” (ma dhe, ta dhashë). Në shkrimin e trajtave të shkurtra të përbëra të vetës së tretë bëhet një gabim tjetër: në vend të i-së përdoret j-ja ose kjo shtohet. P.sh., shkruhet “ja dhashë”, në vend të “ia dhashë” (atij), “jua dhashë”, në vend të “ua dhashë” (atyre) etj.

Parregullsi vërehet edhe në përdorimin e përemrit “kush”, i cili duhet të përdoret vetëm për njerëz e jo për sende, i pa shoqëruar me emra dhe vetëm në numrin njëjës. P.sh., duhet pyetur “kush e shkroi?”, duke kuptuar një njeri dhe jo “kush gazetë e shkroi”, po “cila gazetë e shkroi”; duhet shkruar “cili faktor ndikoi” dhe jo “kush faktor ndikoi” etj.

Ngatërrohen në të shkruar dhe numrat arabë (1,2,3..) dhe romakë (I,II,III…). Numrat arabë duhen shkruar me nyje të përparme dhe me mbaresë, kurse numrat romakë pa to, (p.sh.: Kreu i 2-të ose Kreu II), mirëpo nganjëherë ndeshim që të shkruhet: Kreu i II-të ose Kreu i II etj.

Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë, pasi ato janë të shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës. Fakti që deformimet bëhen me shumicë edhe nga njerëzit publikë, që supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit të ulët, gjë që kërkon vëmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato arsimore. Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore, duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës profesionale. Në këtë mes nuk duhet harruar që gjuha është një nga tiparet themelore të identitetit kombëtar.

Pajtim BEJTJA

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

35 Komente

  1. Arbeni thotë:

    24 February 2007 @ 12:22 am

    Dikur Noli, Konica etj, dinin shumë gjuhë të huaja dhe mundoheshin të përdornin një Gjuhë Shqipe sa më të pastër. Gjatë viteve të fundit shumë Shqiptarë mundohen të përdorin sa të jetë e mundur fjalë të huaja. Më e bukura është se disa mundohen t’i mbushin mëndjen vehtes dhe të tjerëve se po e harrojnë Shqipen. Keta njerëz më kujtojnë kohën e para 1990-ës, kur në Shqipëri shumë syresh mundoheshin të flisnin si Tiranas, Durrësakë, Shkodranë, Korçarë apo Vlonjatë, pa qënë fare të tillë. Problemi më i madh fare është kur njerëz të tillë bëhen zëdhënësa publikë…..

  2. alb thotë:

    24 February 2007 @ 12:34 am

    Mos harro te permendesh qe vecanerisht, ngarkese te madhe emocionale bartin edhe “sharjet”…

  3. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 February 2007 @ 1:36 am

    Do te me pelqente te shkruaj gjate per gjuhen shqipe por duke qene se nuk jam as studjues i saj dhe as ndonje foles i shkelqyer, dua te them vetem pak fjale. Mendoj se perdorimi i gjuhes shqipe nga gazetaret, analistet politikanet sidomos ne media ka nje ndikim te madh ne formimin e kuptimeve te drejta ose te shtrembra tek ndegjuesit e nje arsimimi mesatar dhe te ulet. Ve re me deshperim te madh se mjaft foles ose shkrues perpiqen te formulojne mendimet e tyre ne menyre sa me elegante dhe humbasin fillin e bisedes ose hiqen sikur nuk e kane harruar fillin dhe e ndryshojne temen duke mos e nxjerre idene e tyre ne menyre te qarte. Natyrisht, nuk jane te gjithe cicerone e demostene, por biseda, fjalimi, kumtesa dhe shume fusha te tjera te te shkruarit dhe te folurit kane rrgullat e veta. Nese keto rregulla i shkel atehere nuk je gje tjeter vecse nje majmun i gezuar bertites ose zhgarravites. Me duket mua (qofsha i gabuar) sikur kemi shume nga keta. Kjo mua me shqeteson sepse duke qene me deshire qe te kuptoj se c’thote ai tjetri, rri perpiqem ta kuptoj, mbledh energjite per te ruajtur ne kujtese qe me pas te bej lidhjen e koncepteve qe me paraqiten dhe me ne fund me del se jam stresuar; personi ja ka futur kot, po kot fare ama. Thashe se kjo me shqeteson, por me shume nga cdo gje me irriton kur perdorin dy ose edhe tre koncepte si per te spjeguar idene e tyre te madhe duke u dhene koncepteve ose te njejtin volum dhe te njejten permbaje, ose duke perdorur koncepte te gjuheve te huaj sidomos italisht dhe anglisht ne menyre te tille qe nuk shkojne me idene qe duan te paraqisin. Nuk doja te shkruaja per cdo lloj trashamanerie qe flasin e shkruajne mjaft njerez (ndofta edhe une jam nder ta), por ama te jesh politikan dhe te me besh fjalimet para popullit, parlamentit, gazetave etj, mbushur me koncepte te gjuheve te huaja, thuajse te gjitha pjeset e ligjerates ne gjuhen shqipe i degjon ti thone me gjuhe te huaj me perjashtim te lidhezave, parafjaleve dhe mbarresave. Keta lloj njerzish ose jane injorante ose jane matrapaze qe nuk prishen ne pazarin e gjuhes se nuk kane ndermend te paguajne vec ti marrin memdjen tjetrit qe te thote: “Oooooo sa i ngritur ishte filani. Mendoj se keta lloj harrojne qe tjetri te thote shqip (nuk di ta perdore fjalen e huaj snob) Ik ore se qenke nje derr trapi ti qe se ke shokun. Jam gjithemone per nje njohje te thelle te gjuheve te huaja sepse ky eshte fati yne. Nuk flas per ato mosha shume te reja dhe femijet shqiptare qe lindin jashte Shqiperise por flas per ata qe jane ne Shqiperi. Une them se po nuk e njohe gjuhen tende mire,atehere ti nuk ke si t’i perkthesh ne shqip mjaft nocione dhe koncepte qe mendoj se jane shume te nevojshme ti kuptojne ata te cileve ti u flet. Me te vertete do te me pelqente te shkruaja me shume jo per nje pasterti absolute te gjuhes por per te treguar se mjaft politikane nuk kane personalitet shqiptar ne rradhe te pare dhe pastaj ti shtojne kultures shqiptare ato gjera te tjera te mrekullueshme te gjuheve te tjera. Edhe pse une nuk i njoh mire ato dy cika gjuhe qe i mesuam ne kushtet e punes dhe te jetes, prape une me aq sa shikoj them se gjuha shqipe me te vertete elemente gramatikore dhe sidomos sintaktike qe mund te konkuroje me nje dinjitet te plote si nje zonje e rende mes zonjave te renda indoeuropiane etj. Me falni qe u zgjata kaq shume por me detyron malli per vendin tim dhe sidomos me qan zemra te pi kafe ne gjuhen shqipe.

  4. komi thotë:

    24 February 2007 @ 1:40 am

    Kjo eshte shume vertete. Kur shoh filma nga koha e komunizmit, atehere kur ishim te izoluar dhe flisnim vec shqip, me pelqen si tingullon zeri i aktoreve. Gjithashtu dhe ndonje analist i ftuar ne tv qe eshte me i vjeter ne moshe dallohet qe ka fjalor me te pasur.

    Une i gjykoj njerezit nga menyra se si e flasin shqipen.

  5. John thotë:

    24 February 2007 @ 4:02 am

    problemi eshte tek personat publike.Kur ata perdorin nje fjale te huaj si me qene fjale shqip,dashur padashur njerzit qe i degjojne iu mesohet veshi.Imigrimi ka bere te veten,por politikanet dhe Adi Krasta jane ata qe e kane filluar kete mode.E mbani mend ate spektaklin me kercime.E kam pas vdekje Adin kur perdorte 3 fjale te huaja ne nje fjali shqip dhe ishte veshtire ta kuptoje cthoshte.pastaj filluan dhe politikanet.Duke perdorur fjale qe populli si merrte vesh,ju dukej vetja si me te zgjuar,por ishte dhe nje ide e mire per te ia hedhur popullit.Se nga ta mesoj klasa punetore e ‘92 se cdo te thote egzistencializmi,komercializmi,efikasiteti etj debilliqe te tilla.

  6. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 February 2007 @ 4:03 am

    Diçka tjetër që më bën shumë përshtypje është shmangia e lakimit të emrave të përveçëm të huaj, ndërkohë që në shqip, të gjithë emrat pa përjashtim lakohen sipas rasave dhe të gjithë emrat e huaj u përshtaten rregullave të drejtshkrimit dhe gramatikës së gjuhës. Kështu, p.sh. më vret shumë veshin kur dëgjoj apo lexoj “… filani u takua sot pasdite me James”, apo “… e ke parë gjë Kate?” A s’mund të themi që filani u takua sot pasdite me Xhejmsin dhe të pyesim nëse e kanë parë gjë Ketin, për atë perëndi?

    Më e çuditshmja është se kujtdo që mëson dy fjalë gjuhë të huaj, i duket se ka zbuluar “të vërtetën” mbi gjuhën shqipe dhe se si duhej të ishte ajo në vend të asaj që është. Dhe thotë “Eëë…, kështu e flasin anglezët, do me thënë që kështu duhet të ishte edhe në shqip, jo ashtu për së mbrapshti siç e kemi në Shqipëri. Oburra pra, t’a korrigjojmë!” Sikur çdo komb t’a linte gjuhën në mëshirë të të tillë korrigjuesve, do të dilej në përfundimin se italishtja është një version për së mbrapshti i frengjishtes, që portugishtja është një version akoma edhe më për së mbrapshti i italishtes, që gjermanishtja duhet shkruar nga e para sepse në anglisht thuhet ndryshe dhe që ato fjalët si “gjinekologji” e “andrologji” duhen shkruar me shkronja greke, sepse në fakt ashtu shkruhen në vendin e atyre që i shpikën dhe jo kështu siç i kemi bastardizuar ne!

    Por në fakt, nuk kam njohur akoma asnjë popull tjetër në Botë që të ketë kaq “turp” nga gjuha e vet apo kaq shumë komplekse, sa të mundohet ku t’a ndryshojë, ku t’i shtojë një shprehje të huaj, ku t’a shtrembërojë sipas formave të personalitetit të vet…

  7. John thotë:

    24 February 2007 @ 5:59 am

    problemi me lakimin e emrave te huaj eshte shqiptimi i tyre.Kate lexohet Kejt por ne shqip shkruhet Keit. PAstaj ke dhe CATE qe lexohet kejt.Pra si i bohet halli per ke Kejt e ke fjalen ate me C apo ate me K :)
    Ky eshte problemi.Ne nje shkrim ku permenden dy persona qe i kane emrat Kate dhe Cate shqiperimi i ngaterron te gjitha.Zgjidhja me e mire eshte te shqiperohet emri dhe ne kllapa vendoset origjinali ne gjuhen ametare,por kjo sjell sterrgjatje ne fjali e si pasoj cperqendrim te lexuesit duke i humbur vlerat shkrimit.Nuk behet per ceshtje snobizmi por per shkak se nuk eshte prezantuar nje zgjidhje per kete problem.Gjuhetaret nuk duhet vetem te ankohen e te tregojne gabimet por te japin zgjidhje.

  8. tomsojer thotë:

    24 February 2007 @ 7:50 am

    Marre nga nje forum tjeter, postuar nga Shpati:

    Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210
    dr. Musa Ahmeti

    Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tëri në gjuhën shqipe, shtyen kufijtë kohorë për 345 vite më herët se sa “Meshari”i Buzukut,që është i vitit 1555.- Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorëshkrimi është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore nga autori i këtij shkrimi.

    I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”.

    “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.

    THEODOR SSCODRAANNITTEE

    “Asnjë gjuhë e botës nuk njihet që nga fillimet e saj. Nga kjo arsye historia e çdo gjuhe qoftë… detyrohet të fillojë nga një epokë e caktuar… Historinë e një gjuhe mund ta nisim që nga koha që ajo gjuhë është shkruar. Vetëm kur është shkruar, një gjuhë ka marrë fizionominë e saj të veçantë, ka zënë një vend të caktuar në historinë e kulturës së njerzimit… Pa shkrime pra nuk kemi histori të një gjuhe. Për çdo gjuhë historia e saj nis kur nis kjo gjuhë të shkruhet”. [Çabej]

    Studimet dhe hulumtimet shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, janë shumë të rëndësishme ngase na mundësojnë njohjen dhe pasurimin me të dhëna të reja për albanologjinë dhe historinë kombëtare në përgjithësi. Deri para pak kohësh është folur e shkruar, por gjithnjë deri tashti në formë të supozimeve, se “duhet” të ketë libra, dorëshkrime ose dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme se sa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe, “Meshari” i Buzukut nga viti 1555.
    Duke u nisur nga ide të tilla, por edhe nga pohimi i Eqrem Çabejt se: “Në nëndorin e vitit 1940 N. Borgia më kumtoi në Grotaferata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr. Gjurmime të mëtejme nëpër arkivat e Vatikanit e të Propagandës mund të na sjellin ndonjë të papritur në zbulim dokumentesh më të moçme të shqipes.” (Studime gjuhësore, vëllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinë, 1988)

    Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë

    Ne, sikur edhe shumë studiues të tjerë, ju vumë kërkimeve në Arkivin Sekret të Vatikanit për të gjetur ndonjë gjurmë të këtij dokumenti apo dorëshkrimi. Konsultimi me kolegë specialistë me përvojë nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentë botërorë, që bëjnë studime në Vatikan, ishte i dobishëm, ngase kursyem shumë kohë dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenë pothuajse të sigurtë se aty nuk mund të ndodhej një dokument apo dorëshkrim për të cilin bën fjalë Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet të cilat duhej të studioheshin, prapë ishin të shumta dhe tepër voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë.
    Siç dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillën e tij nga Mesjeta e hershme. Për publikun dhe studiuesit laikë ai u hap vetëm pas vitit 1882. Këtu ruhen dokumente, dorëshkrime dhe libra nga më të ndryshmet, që kanë të bëjnë me relegjionin dhe kishën; por edhe me momente të tjera të jetës laike, politike, shkencore, etj. Funksionimi i këtij Arkivi është rregulluar në vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927”. Konsultimi dhe shfrytëzimi i dokumenteve, por edhe i literaturës tjetër që ruhet në këtë Arkiv, është përcaktuar nga Papati dhe zbatohet me përpikmëri duke mos bërë asnjë lloj lëshimi. Për momentin mund të konsultohet lënda burimore arkivore deri në periudhën e Benediktit të XV, viti l914; ndërsa për atë në vazhdim, por edhe për disa fonde të veçanta, pos lejeve speciale, një pjesë e mirë e Arkivit të Vatikanit është ende “sekrete”.

    Më në fund, në vitin 1998, kemi pasur fatin të kishim në dorë një vëllim të lidhur me kopertina të forta druri, nga viti 1210, titulli i të cilit në regestat e Vatikanit nuk ishte i shënuar komplet dhe në formën origjinale. Shfletimi i kujdesshëm, që në faqen e parë, ishte shenjë se teksti nuk ishte në gjuhën latine, greke, sllave apo ndonjë gjuhë tjetër, por ishte i tëri në gjuhën shqipe.
    Vëllimi i tëri është në pergamen, gjë e zakonshme për kohën kur ishte shkruar. I ka 208 fletë, pra 208 faqe, sepse në pergamen shkruhet vetëm në njerën anë. Paginimi [numërimi] i faqeve është vetëm recto. Dimensionet janë: 28 x 39.5 cm. Komplet vëllimi është i ruajtur shumë bukur, nuk ka dëmtime, pos që në disa vende ka filluar të fshihet ngjyra dhe kjo në fletët 188, 189 dhe 192. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema (shkronja) latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut, i cili si i vjetër që është paraqet mjaft vështërisi për t’u lexuar.
    Në fillim, por edhe në disa vende brenda dorëshkrimit, ka iniciale të cilat janë shumë të bukura. Tri nga ato janë të praruara me flori. Inicialet tjera janë me ngjyrë të kuqe, pjesa dërrmuese, ndërsa dy janë me ngjyrë blu të hapur. Në dorëshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht të punuara nga floriri, të cilat paraqesin momente biblike.
    I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”.

    (“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.

    THEODOR SSCODRAANNITTEE)

    Pas një pune disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit

    Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në f. 1r – 97r mbi teologjinë; f. 98r – 146r mbi filozofinë dhe 147r – 208r mbi historinë. Secili nga kapitujt mund të jetë edhe libër në vete. Duke mos mohuar vlerën dhe rëndësinë e dy kapitujve të parë, kapitulli i tretë ka tërhequr më shumë vëmendjen tonë ngase pos të dhënave me interes të veçantë, autori citon edhe vepra të tjera që ka konsultuar dhe më shumë se një herë, mbështetet në kronikat shqiptare të qyteteve të ndryshme.
    Pas një pune disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit. Ishte një punë shumë e mundimshme kjo, ngase ne nuk kishim tekste [dokumente apo dorëshkrime] të ngjashme nga kjo kohë apo kohë më e afërt, për të konsultuar e krahasuar grafemat, fjalët, fjalitë dhe strukturën e përgjithshme gramatikore. Jemi të vetëdijshëm se mund të ketë lëshime, por mbetet që specialistët e fushave përkatëse, pas studimeve të tyre, të nxjerrin përfundime të drejta dhe shkencore.

    Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjetë më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës por edhe e dëshmonë se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar që është më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet

    Pos rëndësisë së jashtëzakonshme që ka dorëshkrimi, për atë se tregon një vazhdimësi të pandërprerë të shkrimit të gjuhës shqipe, ngase sipas dëshmive që kemi, për herë të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri me tashti) në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i vitit 1284, ku thuhet: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (Et audiui unam uocem clamantem in monte in lingua albanesesca). Po sjellim faksimilin e origjinalit i cili botohet për herët të parë si i tillë.
    Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasëve ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: “këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dallueshme prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk merren vesh fare me popujt tjerë” [Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus].
    Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332, me porosi të papës Gjon XXII, shkroi traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit të VI-të Valua, mbretit të Francës, me titull: “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN E DETIT), ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre.”
    Pra, nëse e shikojmë kronologjikisht, që nga viti 1284, kur për herë të parë përmendet gjuha shqipe, dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjetë më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës, por edhe e dëshmonë se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar, siç është “Formula e Pagëzimit” nga viti 1462, ky dorëshkrim është më i hershëm për 252 vjet, kurse më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet.

    Lajmi për zbulimin e këtij dorëshkrimi nga viti 1210 është mirëpritur në rrethet shkencore e intelektuale jo vetëm shqiptare. Interesim të veçantë ka zgjuar fakti se i gjithë dorëshkrimi, prej 208 fletësh, është shkruar i tëri në gjuhën shqipe. Ka pasur kolegë studiues që kanë shtruar pyetjen: pse u shkrua në gjuhën shqipe? Cilat janë arsyet që e shtyen autorin, Teodor Shkodranin, të shkruante shqip në këtë kohë, kur gjuhë kulture ishin greqishtja ose latinishtja? Pse shkrim në gjuhën shqipe, kur edhe të gjitha shërbimet fetare bëheshin në gjuhët greke ose latine?
    Debate të tilla janë me shumë interes, ngase hapin mundësi për t’u thelluar më shumë, për të njohur e studiuar përditshmërinë e popullit shqiptar në mesjetë. Si duket, harrohet se në perëndim të Shqipërisë, ishin kroatët, ata të cilët gjithë shërbesat fetare i bënin në gjuhën kroate, pra në gjuhën e popullit, ishin po kroatët, por edhe sllavët, të cilët kishin të shkruara në gjuhën e tyre dorëshkrime e dokumente. Si dëshmi është “Bašèanska ploæa”, një monument vërtet madhështor i shkruar me alfabet glagolik në gjuhën kroate… etj. etj. Pra, pse të mos kishin edhe shqiptarët dorëshkrime dhe dokumente në gjuhën shqipe.

    Është krejt normale që, duke shikuar fqinjët që shkruanin në gjuhën e “popullit”, që edhe intelektualët shqiptarë të shkruanin në gjuhën e popullit të vet, nëse nuk kishin shkruar më herët se fqinjët, gjë që nuk përjashtohet si mundësi, ngase: “po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bijnë në sy në këtë lëmë: me një anë gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, e në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që nga kohët e mugëta të historisë.” Aq më parë kur dihet se në ketë periudhë kemi lindjen dhe zhvillimin e qyteteve vendëse, si forca dominuese politike, p.sh. Shteti i Arbërit, por edhe ngritjen e një shtrese intelektualësh, të cilët lanë gjurmë të thella me studimet dhe veprat e tyre në gjuhë të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera mesjetare evropiane.

    Rëndësi të veçantë ka edhe fakti se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra, mjaft i njohur në rrethet shkencore-kulturore të kohës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bizant, Romë, Raguzë, etj. Autori, Teodor Shkodrani, në fund të dorëshkrimit të tij na ka lënë të dhëna shumë të çmuara për veten e tij, për origjinën dhe për përgatitjen profesionale. (Ne nuk e kemi përdorur termin “libër”, por dorëshkrim, nga shkaku që të mos shkaktojmë huti; ngase koncepti libër në vitin 1210 dallon nga ai që kemi ne sot për librin, kur dihet se shtypshkronja ende nuk ishte shpikur në atë kohë. Pra menduam që termi dorëshkrim do të ishte më i afërt, kur dihet se të gjitha këto “libra” apo dorëshkrime, ishin të pakta në numër dhe ruheshin kryesisht nëpër vende të veçanta si: kisha, manastire, kuvende e, në raste të veçanta, edhe në bibliotekat private të ndonjërit prej fisnikëve vendas.) Të shtojmë që pos këtij dorëshkrimi në gjuhën shqipe, në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, të po këtij autori ruhen me dhjetra dorëshkrime në gjuhët greke dhe latine, të cilat nuk janë botuar deri më sot. Tematika e këtyre dorëshkrimeve është e ndryshme, por dominon ajo teologjike dhe historike. Ka edhe disa përkthime dhe redaktime të veprave të autorëve antikë.
    Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit është përgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore. Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista ”Ekskluzive”.

    Diçiturat për ilustrime:
    1. Ilustrimi 1.jpg - Miniaturë e praruar në flori, e ngjashme me atë të dorëshkrimit të Teodor Shkodranit. Origjinali ruhet në ASV. Vat. Lat. 3747, fol. 17v. Botohet për herë të parë.
    2. Ilustrimi 2.jpg - Dokument origjinal në pergamen nga viti 1274. Ndër të tjerë edhe vulat e dy princërve shqiptarë: Engjëllorëve dhe Dukagjinasve. Origjinali ruhet në ASV. A.A.ARM. I-XVIII, nr. 2187. Botohet për herë të parë.
    3. Ilsutrimi 3.jpg - Faksimil i dokument nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, 14. korrik 1284, ku përmendet gjuha shqipe. Origjinali ruhet në: Diversa Cancelaria, 1284-1286, vol. 2, f. 111r. Si faksimil botohet për herë të parë.

  9. Nardi thotë:

    24 February 2007 @ 9:38 am

    Deformimi i gjuhes shqipe eshte nje problem qe na prek te gjitheve sepse ndoshta padashje dhe ne perdorim ndonje fjale te huaj.
    Shkrimi ishte shume interesant dhe nuk ke se cfare ti shtosh vecse te behesh akoma me shume i pergjegjshem per gjuhen qe perdorim perdite.
    Duke mos dashur te dale nga tema po sqaroj parashkruesit se:
    Fan Noli nuk ka qene perdorues i nje gjuhe te paster shqipe, ai njihet per turqizmat e perdorura gjeresisht ne poezite e tij.
    Ne kohen e komunizmit ne fjalorin e gjuhes shqipe kane hyre shume fjale frengjisht dhe sot ato jane bere pjese e gjuhes shqipe.

  10. edison thotë:

    24 February 2007 @ 9:40 am

    hej shpat si po kalon a je mir dhe a dote vish ne prizren tung nga edison hoti

  11. Kujtesa thotë:

    24 February 2007 @ 9:43 am

    Gjuha,ashtu si edhe njerzit po ndryshojne ,ndoshta nuk jemi vetem ne,te gjithe i kane keto probleme,pasi njerzit tashme nuk jetojne te izoluar ,njerzit edhe ne shqiperi jane te dale,kane pare dhe shohin,
    Tani gjuha si ne cdo vend ne perendim,eshte e ndare:gjuhe politikanesh,gjuhe intelektualesh,gjuhe vulgare,gjuhe rruge,gjuhe dialektore …. po bej nje krahasim te trash ….kur nje i pa shkolle fillon dhe ben vrejtje per perdorimin e gjuhes, stonon ,sepse diskutimi i perdorimit te gjuhet shqipe beet midis dy studiusve dy te shkolluarve ,ndersa ne populli,peshqit pa uje,lete flasim gjuhen tone ashtu si eshte ,ne jemi ketu “si kembet e dhise.” por e di qe ka lezet e ?

  12. Enkeleas Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 February 2007 @ 2:30 pm

    Fjalë me vend! Ka prekur gjithë ato çështje që më shqetësojnë mua, përveç dy prej tyre: njëra është moslakimi i emrave të përveçëm (që çuditërisht prek dhe emrat shqiptarë përveç atyre të huaj), për të cilën foli dikush më sipër; e dyta është bashkimi i tingujve ‘R’ dhe ‘Rr’ në një të vetëm që nuk mund të quhet as i ndërmjetëm, siç ndodh me disa gjuhë të tjera. Me sa duket, gjuha shqipe sot e kësaj dite ka vetëm një tingull ‘R’ ndër popull, se ‘Rr’-ja po zhduket. Siç e theksoi dhe dikush para meje, aktorët e realizmit komunist kishin të folur të shkoqur. Jam plotësisht dakord, sepse në të folurën e tyre ata bënin dhe dallimin midis këtyre dy tingujve. Kjo vihet re shumë mirë, madje dhe tek gazetarët. Dëgjoni Tefta Radin dhe Dhimitër Gjokën dhe krahasojini me atë kope të rinjsh që ka pushtuar valët e televizionit. S’do t’ju duhet vesh muzike për ta kuptuar ndryshimin.

    Për sa i përket përdorimit të fjalëve të huaja, dua të vë në dukje se, si përkthyes fillestar, mundohem gjithmonë të gjej fjalë ’shqipe’ për përkthimet e mia. Këtë gjë nuk ma mësoi askush përveç ndërgjegjes dhe dëshirës për të pasuruar fjalorin tim dhe për të mos lënë në harresë ato fjalë shqipe që ia vlen të përdoren qoftë në të shkruar, qoftë në të folur. Do të ishe mirë sikur të kishte dhe një dorë gazetarë e politikanë me të njëjtat prirje. Uroj të gjenden disa!

  13. Leon thotë:

    24 February 2007 @ 2:53 pm

    Shkrim shume i bukur dhe ngre nje problem shume shqetesuse.
    Sigurisht kuptohet qe njerezit e thjeshte do te bejne gabime gramatikore, por eshte e pafalshme per nje person publike apo mediat.
    Ketu ku une jetoj, njerezit dhe mediat jane shume vigjelent ngaj gjuhes se tyre.Njerezit i marrin shume seriozisht problemet qe lidhen me gjuhen e tyre!Jane fanatike me plot kuptimin e fjales,sidomos kur behet fjale per mediat!As qe mund te imagjinohet nje gazetar apo foles ne televizion te perdore fjalore te huaja, apo fjale pa kuptime te plote.Pasojat jane shume te renda, jo per vete folesin, por edhe per kanalin televiziv.
    Nje nga gjerat e para qe kerkohet nga gazetaret dhe folesit eshte diplomimi ne gjuhen vendese, ose nivel te larte te njohjes se gjuhes!
    Mos pandehni se keta ketu jane me te mire apo me te zgjuar se shqiptaret.
    Jo, thjesht ka nje kontroll te rrepte gjuhesore dhe ky kontroll nuk mendohet shume kur vjen puna te jete i ashper ndaj medias.
    Kjo gje duhet te ndodhe edhe ne shqiperi dhe ky problem mbyllet shume shpejt.Se eshte vertet turp te degjoshe Sokol Ballen te flase shqip, ne nje nga mediat me te medhaja shqiptare!

  14. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 February 2007 @ 2:56 pm

    Tani, vihet re ne gjithe Evropen nje ndikim i anglishtes ne gjuhet vendase. Duke qene se eshte gjuha ku zhvillohet ekonomia, teknologjia ka shume terma qe nuk pershtaten dot sic duhet ne gjuhet perkatese.
    Keta qe na drejtojne eshte e kote qe i diskutojme akoma. Shembull i gjuhes shqipe se “PASTER” kemi kryetaren e parlamentit e pastaj te gjithe me rradhe.

  15. Laura thotë:

    24 February 2007 @ 10:03 pm

    nuk duhet ngaterruar, mendoj, efekti i globalizmit me snobizmin…

    Ata qe kane shkolle tamam, flasin shqipen e paster, ata qe duan te shesin ‘cfare?’ s’merren vesh…

    dhe prezantuesi thote:

    “Hajde te ju kthehemi desheve tane !’ ‘retournons a nos moutons’ nga frengjishtja…

    E si ta marrin vesh fshataret kete shprehje, si tu kthehen ata desheve te tyre? Po dhe qytetaret ? eh..eh..

    Sot pa ditur 4 gjuhe s’merr vesh, median…

    Media ka rendesi sic e thate me lart, por prap kam besim se shqiptaret e vertete, flasin shqip…

    Me beri pershtypje, nje shqiptare qe takova, kish ardh vetem para dy vjetesg, dhe e fliste shqipen me theks aq te theksuar amerikan… wow, une thash duhet te kish lindur ne amerike, por jo, tridhjete vjet ne Shqiperi, dhe dy vjet ne Amerike, e s’ish ne gjendje te mbaronte nje fjali shqip…
    snobizem…keto njerez s’i duroj dot, se jane te gatshem te shesin lekuren per disa ide ‘a la mode’…

    Nuk jam dakord as me ato qe mundohen te bejne letersi, duket bombarduar nje faqe ‘hartimi’ me 100 fjal te huaja… dhe kjo me argumentin se “po shkruaj per ata jashte”… E cdo te thote kjo? Ne qe jemi shqiptare jashte e flasim shqipen me paster, mbase se ne Shqiperi…

    Duhet te kete programe televizive per kete pune… Une e di shume mire qe ne France psh, asnje lajm nuk kalon pa u korrigjuar nga gjuhetari …

    Fjalet qe s’i kemi, ok do t’i marrim, por ata qe i kemi pse t’i zevendesojme? Sidomos ne televizor (gjyshja ime shpesh thoshte: “Ma perkthe cfare tha”)

  16. Laura thotë:

    24 February 2007 @ 10:08 pm

    Qe ne 2001 Prof. Xhovalin Shkurtaj pati botuar nje fjalor, me fjalet e huaja dhe zevendesimin e tyre, duke marre apo huajtur dhe nga fjalet shqip ne Kosove apo Arbereshet e Italise… nud di nese akoma qarkullon ky liber por do ish mire ta kishin te gjithe gazetaret…

  17. akull-naja thotë:

    24 February 2007 @ 10:10 pm

    Laura, s’eshte dhe aq snobizem sa mungese e njohjes se shqipes. S’gjejne dot fjale shqip e ia plasin me ndonje te huaj, se kujtojne se sa me pak t’i kuptojne, aq me shume do i respektojne (gje qe nuk eshte se s’ndodh…) Siç e the dhe vete, ata qe kane ca njohuri, e flasin shqipen si bilbila.

  18. e.T thotë:

    24 February 2007 @ 10:13 pm

    Nuk jam dakord as me ato qe mundohen te bejne letersi, duket bombarduar nje faqe ‘hartimi’ me 100 fjal te huaja…
    ————-
    . :D

  19. akull-naja thotë:

    24 February 2007 @ 10:20 pm

    e.T pse thua “ato” ? Je seksist apo nuk e di qe ne shqip per te pergjithesuar perdoret mashkullorja? :P

  20. e.T thotë:

    24 February 2007 @ 10:23 pm

    citimi s’ishte i imi :D

  21. Laura thotë:

    24 February 2007 @ 10:48 pm

    ‘ata’ - gabim i imi ky, e pranoj! Shpresoj te kete dale nje gramatike dhe fjalor shqip keto kohet e fundit, se na duhet … (sidomos tani me perzierjen e djalekteve!)

    - PS: Me duket se “duhet te ju ktheheni dhe ju desheve tuaj!!!” kujdes nga cila ane :)

    fundjave sa me te kendshme! (s’di a ka hyre fjala ‘weekend’ ne treg)…

  22. akull-naja thotë:

    24 February 2007 @ 10:49 pm

    ahaaa…jo or jo, ç’ne une mo ç’ne une… ah per hallet tona thuaj… vajta i vura emrit dhe nje “naja” nga prapa qe te mos mbillja konfuzion (si i thone mo ne shqip?), po si duken bathet, edhe akullnaja ne shqip tingellon mashkullore… dhe pak dhe do futem ne krize identiteti :P

  23. Frikacaku thotë:

    24 February 2007 @ 10:56 pm

    Nardi!
    Turqizmat e Fan Nolit ne vjershat e tij kane nje funksion artistik. dmth ato duhet te konsiderohen si pjese “integrale” e mesazhit artistik. Cila eshte fjala shqip per integrale?

    Nuk jam dakord qe te gjitha fjalet e huaja te kthehen ne shqip. Ju kujtohet kur do te ndryshonin termat e mjekesise? Termi “Vezika” u nderrua me “Poci qepor ujehollembledhes”! Duodeni u be Dymbedhjetegishtori. Ky perkthimi i dyte eshte sigurisht me i gjetur, por i pari?!!!!!!

  24. Frikacaku thotë:

    24 February 2007 @ 10:58 pm

    Harrova te shtoj se ai qe me te vertete e ka sakatuar gjuhen shqipe ne cdo rast, eshte Fatos Nano. Kush eshte dakord te ngreje doren!

  25. akull-naja thotë:

    24 February 2007 @ 11:06 pm

    Qe baba te dyja duert! :) Seriozisht, kur degjoj Fatosin, me duket se jam e trashe dhe nuk di shqip.. :?

  26. Frikacaku thotë:

    24 February 2007 @ 11:17 pm

    Jo, jo, perkundrazi, ne dime shqip. Tosi ka gjuhen e tij. Si per shembull, tek Star Trek ka nje rrace qe perdor gjuhen Klingons. Une propozoj qe gjuha e Tosit te njihet nga sot dhe ne te ardhmen me emrin: Mega-Nano-Bull….

  27. Kemail H.Hyseni thotë:

    24 February 2007 @ 11:50 pm

    Nacionalizmi dhe ndikimet e huaja
    Kush ka mundur i ka pushtuar shqiptarët; Roma, Bizanti, turku, etj. Që të gjithë gjatë pushtimeve të tyre kanë përdorur si maskë fenë-religjionin. Dhe atë jo pa qëllim, por për të justifikuar krimet ndaj kulturës së shqiptarëve. Për të shkatrruar objektet kulturologjike të një populli duhet të gjesh se ç`duhet të ndërtosh mbi ta. Deri dje serbët shkatrronin biblioteka me arsyen se aty duhet të ketë një Kishë.
    Ka disa emra publikë që në shkollë nuk e kanë mësuar këtë histori dhe na shesin nacionalizëm në emër të ndikimeve të huaja nga çë kan shitur shpirtin dhe zemrë të huajit. dhe na çpikin kombe të reja ndër Shqipëtarë,mundohen ate që u arrit me mund,djers e gjakë nga lëvrusit e gjuhës Shqipe.t’nai shkatrrojn dhe gjithsesi te mbulojn analfabetizmin e tyre, dhe me barbarizmat të cilët u kan mbet në shpirt e zemër,si Migjen Kelmendit, e shum të tjerve qe dulën si pjell e agjentaturavet të huaja antishqipëtare për t’na hedhë hi syve e mjegull mendjes. duhet të ruhemi se këta jan ma të rrezikshum se ata qe na robruan.

  28. Erion Selmani thotë:

    25 February 2007 @ 1:45 pm

    PESHKU mund te japi shembullin e tij. Jo rrallè mendoj se ketu duhet nje redaktor profesionist, ashtu siç e kane gazetat (megjithese edhe neper gazeta lexohen shume gabime gjuhesore).
    Ketu ka shume autor qe shkruajne artikuj etj te cilesie te larte, por duhet nje redaktim mjeshteror.
    E kuptoj qe redaktoret kushtojne lek, prandaj ose duhet te gjejme ndonje redaktor vullnetar ose e mbyllim kete diskutim.

  29. bato bujku Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 February 2007 @ 5:44 pm

    Me pak ndryshime, për hir të përshtatjes me gjuhën e sotme, një pjesëz* nga Fan Noli:
    Po të dojë njeriu të punojë, çdo vend është i mirë, të tëra rastet janë të mbara dhe koha është e bërë për atë punë, po të jetë i zoti dhe po të ketë fuqinë të mbrojë udhën e tij prej çfarëdo armiku dhe të ketë durim gjer sa të arrijë qëllimin përfundimtar. Njeriu që dëshiron të shkojë përpara, mund të shkojë, vetëm duhet ta dëshirojë me gjithë zemër. Një çap a dy më tutje prej nga u nis quhet gjithnjë “përparim”, dhe njeriu që di se ç’kërkon e mban këtë rregull si dardhari spatën. Mos kini turp ju që, pas një mijë ndalimeve dhe pengimeve, shkuat aq pak përpara sa druheni t’ia rrëfeni botës. Turp është kur të hedhësh armën dhe të shohësh mos gjen ndonjë udhë tjetër më të hapët.
    Atëherë bota me mend do të të përçmojë dhe do të thotë që kërkon të arrish gjëra të vogla, që tërë bota i mbaron përditë brenda ca minutash. Nuk është mjeshtëri të kërcejnë 5 apo 6 çifte brenda një salloni të gjerë. Po të kërcejnë 50-60 çifte brenda në një sallon të ngushtë e pa karambole, atje duhen mjeshtërit kalorës.
    Kështu është edhe për çështjen tonë. Ka shqiptarë shumë që duan të punojnë për kombin e tyre dhe natyra u ka lënë në trashëgim një aktivitet të çuditshëm, po, duke parë që lëmi i punës së shqipes është aq i ngushtë, sa nuk i nxë as idetë e tyre, as planet e tyre, as gjerësinë e aktivitetit të tyre, hiqen mënjanë dhe, në është mysylman, vetë ai ia fal mendjen dhe zgjuarsinë e tij sulltanit, ose, në është kaur, vete ia fal Moresë.
    Atje gjejnë lëmë mjaft të madh sa të hidhen dhe të kërcejnë sa të duan, pa ndonjë frikë se mos pengohen, se udha është shtruar mirë që prej kohe. Mund të kenë të drejtë, po sido që të jetë unë i quaj frikacakë, i quaj njerëz të cilët nuk kanë mjeshtërinë e madhe të hedhin valle majë tërkuzës, i quaj njerëz që nuk dinë t’i përdorin këmbët e tyre nëpër patekat e Idesë, përpjetë malit, i quaj njerëz që lindën me këmbë ariu dhe me mendje viçi, mendje të cilat nuk janë elastike që të tkurren e të bymehen sipas kohës.
    Ca autorë shqiptarë thonë se gjuha jonë është aq e varfër sa nuk mund t’i japësh një palë mend as një evgjiti.
    Po unë them që ata autorë që thonë këtë, s’janë të zotët t’i japin mend evgjitit as me ndonjë tjetër gjuhë. Kurrë mos pandehni se s’kemi autorë të mëdhenj nga shkaku që gjuha nuk na ndih. Autori i madh është i madh edhe memec.
    Piktori i madh është piktor edhe pa duar. Gruaja e bukur duket një mijë herë më e bukur, po të jetë e veshur me lecka.
    Dhe idetë e bukura janë një mijë herë më të bukura të mbështjella me fjalët e varfëra të popullit, se sa me fjalët e stolisura të filozofëve.
    Së vërtetës megjithëse është e femërt, nuk i pëlqekan llustrat.
    Pas këtyre as vendi ku ndodhemi, as rastet, as koha, as gjuha nuk janë shkaku që Shqipëria mbeti shterpë për fëmijë të mëdhenj. Ata që e dinë këngën “Fati ynë qeramidhe, ylefeja tri kacidhe”, do ta marrin vesh shpejt, se ç’patmë fat.
    Me një trishtim të madh pohoj se Rilindja jonë nuk nxori në shesh një autor të frymëzuar prej instikteve të popullit tonë, nuk nxori një luftëtar të veshur me fuqinë e dragoit dhe me synë e shkabës.
    Këto janë kanune të natyrë dhe nuk duhet të qahemi për to. Por ne, luftëtarët e vegjël, megjithatë nuk duhet të dëshpërohemi. Vërtet, duhet të vëmë re mirë kohërat, erërat dhe rastet, se ndryshe na gërryejnë. Mirë është të jenë të tëra siç i duam neve, po edhe kur s’janë, lypset të rrimë? Mirë do të ishte që tërë shqiptarët ta kuptonin ç’janë dhe të bashkoheshin të tërë, të bënin atë gjë që s’na e fali natyra. Po kur s’e kuptojnë, lypset të pushojmë së punuari? Jo! Armën nuk do ta hedhim, por do të përpiqemi në këtë patekë të ngushtë gjersa të arrijmë lart, do thërresim dhe do lexojmë nëpër tërë botën të drejtat tona me atë gjuhë të varfër që na dha perëndia, do të përpiqemi të përfundojmë qëllimin tonë përkundër rasteve të prapë që kemi rrotull.

    Nënshkruar: Ali Baba Qyteza 6 nëntor 1906, “Kombi” nr. 15

    * - Noli - Vepra 2, botim i ish-Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1988.

  30. John thotë:

    26 February 2007 @ 1:00 am

    Kjo vihet re shumë mirë, madje dhe tek gazetarët. Dëgjoni Tefta Radin dhe Dhimitër Gjokën

    —————

    Dhimiter Gjoka ne periudhen e RTVSH e ke gjalen ti? S etek top channel mu me nxjerr zorret.

    dicka. televizionet tona jane ende ne lindje.Ketu personi qe shkruan tekstin e lajmeve eshte nje sekretare, por stafi qe e korrigjon, gjen fjalet e duhura,i be shkurt dhe ne thelb eshte nje staf prej dhjetra qindra punonjsish. per mua top-channel ka gabimet me trashanike.Ai Aldo i mengjesit si me i miri,por cjane keto emsionet e tjera duket sikur flasin me vete percarte.Paloma,Select,Ishte loje edhe Fiksi flasin perturp.

  31. Doni-4eVeR thotë:

    30 March 2007 @ 3:27 pm

    Oj me lila se nuk shteo noj promeble sido qe te lefom ne “Shqiptaret” prap kena per tu reme sheve me njoni tjetrin :p kalofshi mire

  32. Xhafer Beqiraj thotë:

    19 September 2007 @ 2:47 pm

    Ne shqiptaret qemë të fundit në Evropë që bëmë normimin e gjuhës. Kongresi i Drejtshkrimit i mbajtur në Tiranë në vitin 1972 qe me rëndësi të veçantë historike për mbarë popullin shqiptar. Ku u vendos që etniteti shqiptar të ketë një gjuhë standarde (letrare). Ky standard u formua nga brumi dialektor i toskërishtes dhe gegërishtes. Shtrohet pyetja: a qe çdo gjë e përkryer në themelimin e këtij standardi? Natyrisht se jo. Gegërishtja u injorua, sepse shumë leksema dhe trajta (struktura) të bukura u lanë anash dhe nuk u futën në sistemin e gjuhës standarde. A duhet që për shkak të këtyre gabimeve ta hudhim poshtë atë, që e ndërtuam para 30 vjetësh? Jo, sepse gjuha standarde ka funksionuar mirë dhe do të funksionojë edhe më mirë nëse lëshimet e bëra në atë kohë fillojmë t’i përmirësojmë dhe ta plotësojmë atë.
    Kohët e fundit dëgjohën zëra se duhet të kemi edhe një standard të formuar nga gegërishtja. Idetë e tilla nuk na çojnë në zgjidhjen e problemit, por krijojnë një kaos në etnitetin shqiptar në rrafshin gjuhësor dhe politik brendapërbrenda tij.
    Të gjithë popujt evropianë e më gjerë standardin e gjuhës së tyre e kanë themeluar dikur dhe atë e pasurojnë dhe nëse ka i përmirësojnë lëshimet e bëra në standardin e gjuhës së tyre. Dallime dialektore të mëdha ka edhe në mes të gjermanofolësve. Këto dallime janë shumë më të mëdha sesa dallimet në mes të gegëve dhe toskëve në trojet shqiptare. Mirëpo gjermanofolësit kanë një gjuhë standarde (hoch deutsch) dhe ajo funksionon për mrrekulli në Gjermani, Austri, Zvicërr dhe kudo ku flitet gjermanishtja.
    Kështu që ne shqiptarët duhet të mendojmë dhe të bashkëveprojmë që ta pasurojmë gjuhën standarde, ta zhvillojmë atë, që sa më mirë ajo ta kryej funksionin e saj.
    Për çdo popull vlen një standard gjuhësor, kurse dialektet janë makanizmi, i cili e pasuron gjuhën standarde. Kjo duhet të vlejë edhe për ne shqiptarët.

  33. burrelsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 September 2007 @ 8:57 pm

    Gjuhen mund ta mbrojme neve si individe por na duhet nje ligj qe te mbrohet nga ata qe e flasin perpara publikut si televizionet, radiot, politikanet, gazetaret etj..

    Gjithashtu gjuha zyrtare duhet te jete midis Toskerishtes dhe Gegnishtes sepse nuk eshte e drejte per popullin qe lehtesimin ta kene vetem nje pjese e Shqiptareve.

  34. mihal spiro thotë:

    6 January 2008 @ 11:52 am

    Po te ishin te sjelleshme dhe pa fyerje komentet tuaja do te ishte me idealja e marjes dhe dhenies se gjykimeve per persona te vecante.Por ajo shprehja e vjeter “mos beni si beje une po beni si them une”tregon se shume shume ju qe drejtoni kete faqe jeni dicka te shkolluar dhe aspak te mbushur me kulture e te denje per t’ju lexuar serish.

  35. Samet Arifi thotë:

    30 July 2008 @ 3:05 pm

    Mendoj se nuk eshte aq e veshtir ruajtja e Gjuhes Shqipe,kur dihet se gjuhet tjera kane me shume dialekte dhe po arrin ta perdorin nje gjuhe te unifikuar ,mirpo duhet nje angazhim me i madh se sa qe eshte.Problemet te cilat i kemi ne me fjalet e huaja mendoj se secila gjuhe mund t”i kete ,sidomos terminologjite,mirpo me rendesi eshte te ruhet struktura dhe modeli i Gjuhes Shqipe.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.