Gjuetia Maqedonëse e Fjalëve të Reja
Gjatë udhëtim tim të parë në Maqedoni, nuk i rezistova dot tundimit të shkrimit të fjalëve të reja shqipe që do të më dilnin rrugës. Duke qenë se gjatë gjithë kohës isha i shoqëruar nga shqiptarë të Maqedonisë, për asnjë çast nuk e lash ndërgjegjen time gjuhësore të mos ishte në aktivitet të plotë. Kështu që, në një paçavure që kishte marrë ngjyrë të errët në blu nga zhubravitja brenda xhepit tim, shkrova çdo fjalë që nuk e njihja nga ato që dëgjova. Edhe pse janë pak, secila praj tyre ka pas një histori që më jep shumë kënaqësi kur e kujtoj. Më poshtë do të gjeni të radhitura kronologjikisht fjalët e reja bashkë me copëza apo të gjithë historinë që fshihet pas tyre.
nga BANAGO
Ujë i thartë = ujë i gazuar
Kur fillova t’i shkruaja fjalët e reja isha ulur për të pirë diçka me disa miq të saponjohur shqiptar të Maqedonisë. Kur filluam të porositnim njëri nga të pranishmit, që i kishte vajtur mendja për ujë ta gazuar, porositi ujë të thartë. Tani, kjo nuk mund të shpëtonte pa u vënë re se ishte diçka e padëgjuar dhe të vriste veshin. Në këtë çast, duke i pyetur ata se çne që e emërtonin ashtu ujin e gazuar, kërkova dhe një copë letër, gjë që u gjend shpejt, dhe e mbaja shënim fjalën e parë të re që më doli në shteg.
Origjina: Ngaqë uji i gazuar shpesh shoqërohet me limon, por edhe ka disi shije të thartë vet, ja kanë vendosur emrin ‘ujë i thartë’.
Një tjetër emërtim shqiptar i ujit të gazuar është termi ‘ujë me gjemba’. Këtë e kam dëgjuar fillimisht nga një shok i imi që thotë se kështu e quante ujin e gazuar kur ishte i vogël.
Majmunçe = @
Pasi diskutuam faktin interesant për ta që unë mbaja shënim fjalët e reja, kaluam tek shkëmbimi i adresa të eposave. Kur arritëm tek njëri nga bashkëtovolinësit, ai fillo të më thoshte adresën e vet të postës elektronike dhe shqiptoji diçka të tillë si: ‘emri, majmunçe, hotmail.com’. Kjo më shastisi fare; nuk e prisja diçka të tillë, ishte shumë pikante si fjalë. Megjithatë, duke qeshur, e shkrova edhe këtë me shume zell.
Origjina: Mesa duket, gjithçka ka rrjedhur nga bishti që i vjen rrotull a-se se shenjës së postës elektronike dhe që ngjan me bishtin e gjatë të disa majmunëve që arrijnë ta manipulojnë atë në shumë mënyra duke futur këtu edhe përdredhjes së tij vertikalisht rreth vetes.
Një tjetër emërtim shqip i shenjës së postës elektronike, që e kam hasur në rrjet në një faqe interneti shqip dhe që ne e njohim dhe i quajmë rëndom ‘et’ (nga anglishtja ‘at’) apo ‘kioçola’ (nga italishtja ‘se kam idenë si shkruhet’), është fjala ‘tek’, shumë fine, e shkurtër dhe lehtësisht e përdorshme. Do të më pëlqente që kjo fjalë të behej standardi shqip i shenjës së epostës.
Limenkë = Kënaçe
Gjatë vazhdimit të bisedës tonë, një tjetër fjalë më doli në shteg. Nuk e mbaj mend se ç’situatë e nxori në mejdan, por di që e shkrova në paçavuren time të fjalëve të reja pa shumë naze.
Origjina: Ka të ngjarë që kjo fjalë të ketë pësuar një evoluim prej fjalës ‘aluminkë’, një gjetje kjo për të përshkruar një ene prej alumini të mbushur me një lëng çfarëdo. Pastaj nga goja në gojë të ketë pësuar ngrënien e ‘a’-së fillestare për tu bërë ‘luminkë’ dhe më pas shndërrimin e dy zanoreve në dy zanore të tjera për lehtësi shqiptimi. Një version tjetër i origjinës mund të ishte dhe rrjedha e fjalës prej fjalës ‘limonadë’, dikur e përdorur në masë (të paktën në Shqipëri) ena mbajtëse e së cilës është quajtur ‘limonkë’ e shndërruar më pas në ‘limenkë’.
Këmbimore = Exchange
Me këtë fjalë u përballa pasi isha çuar nga tavolina dhe po bënim një shëtitje në Shkup, ku njëri nga miqtë tanë të rinj po na bënte udhërrëfyesin, Me siguri e kam parë në ndonjë reklamë dyqani, por i rëndësishëm është fakti që e shkrova menjëherë sepse mu duk një zëvendësuese ideale e barbarizmit ‘exchange’, e përdorur për të përshkruar një vend ku këmbehen para të vendeve të ndryshme.
Origjina: Shume e thjeshtë; fjala ‘këmbim’ plus prapashtesa ‘ore’ japin neologjizmin ‘këmbimore’.
Sok = lëng frutash
Kjo fjalë më duket se u shfaq kur po bënim porosinë kur u ulëm për të ngrënë në mbrëmje. Pasi nuk e kuptova pyeta se ç’ishte kjo fjalë dhe pas ca shpjegimesh të belbëta kuptova që bëhej fjalë për lëngun e frutave, që ne shpesh i themi ‘suko’ edhe pse kjo fjalë është ngushtuar për të përshkruar vetëm një lloj lëngu frutash në Shqipëri.
Origjina: Pak e vështire duket sepse mund të ketë ndonjë komplikim sllav. Megjithatë, ka gjasa të jetë nga italishtja e fjala ‘sugo’, që është përshtatur më pas në ‘suko’ dhe më pas në ‘suk’ për të përfunduar në ‘sok’.
Palloma, sollftka – peceta
Këto më dolën para kur po hanim dhe na doli nevoja të kishin ndonjë gjë për të fshirë, kështu që kërkuam peceta. Pas ca përpëlitjesh për të kuptuar njëri tjetrin, e kuptuam më në fund se kërkonim ‘palloma’ apo ‘sollftka’.
Origjina: Me origjinën këtu nuk po merrem fare se nuk kam asnjë ide. Ne pamje të parë duken fjalë me origjinë sllave, por …
Çaçkalica – kunja, kruajtëse dhëmbësh
E sigurisht që pasi mbaruam së ngrëni, kisha nevojë për kruajtëse dhëmbësh. Kërkova, por nuk e morën vesh dhe prapë mu desh të shpjegohesha me shume fjalë. U morëm vesh më në fund dhe fjala në fjalë përfundojë në arsenalin tim të fjalëve të reja.
Origjina: As këtu nuk merret vesh, por duket si sllave.
Penkall, kizhik – stilolaps
Kur mu desh të shkruaja fjalët e reja ta sapodëgjuara, sigurisht që kërkova një stilolaps, duke qenë se timin nuk e di nga e kisha hedhur, dhe si përfundim mu dha një penkall ose një kizhik. Kështu quhej stilolapsi andej; nuk e prisja në fakt që stilolapsi të mos njihej në të gjitha trojet shqiptare më të njëjtin term, por ja që nuk ishte e thënë.
Origjina: Penkalli, me sa duket, vjen nga anglishtja ‘pencil’ që është transformuar fonologjikisht në penkall. Kuzhiku, po fonologjikisht, duket term sllav.
Mastikë – çamçakëz
Kur muhabeti ra tek çamçakëzi, mësova që andej quhej ‘mastikë’. Seç me kapi dhe i hodha nje sy Fjalorit të Shqipes së Sotme të vitit 1980. Fjala, që i bie të mos jetë aspak fjalë e re, gjendje në fjalor dhe, si për të më ngushëlluar për faktin që nuk e njihja, shoqërohej me termin ‘krahin.’ shkurtim i ‘krahinore’, që do të thotë që ka përdorim krahinor dhe nuk është e thënë që të përdorej edhe andej nga anët tona dhe ta dija edhe unë.
Një term tjetër për të emërtuar çamçakëzin është dhe fjala ‘sakëz’. Kjo, mu tha, që është fjalë e përdorur në Kosovë, dhe që pasuron fjalorin e shqipes më një sinonim tjetër të fjalës në fjalë.
Shpuzore = tavllë
Në muhabet e sipër mora vesh gjithashtu që tavlla e duhani paskej dhe një emërtim tjetër dhe që andej njihej si ‘shpuzore’, term ky që gjendet i skeduar në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe të vitit 1980, por që personalisht nuk e kisha hasur ndonjë herë. Po ashtu, gjatë të njëjtit muhabet mora vesh gjithashtu që ‘tavlla’ ose ‘shpuzorja’ njihej gjithashtu edhe si ‘taketuke’, term që u tha se përdorej kryesisht nga krahina e Shkodrës. Edhe në këtë rast, kemi të bëjmë në një sinonimi të pasur të shqipes.
Mahicë – bluze me mëngë të shkurtra
Fjala e fundit që më bëri përshtypje dhe që përshtypja më bëri që ta shkruaja është pikërisht fjala ‘mahicë’, që më thanë se kështu i thoshin bluzave më mëngë të shkurtra apo që ne na pëlqen tu themi pak ‘T-shirt’ për tu dukur që jemi pak ‘të jashtëm’ apo që dimë anglisht. Nga ana fonetike, duket se ka origjinë sllave dhe nuk mund të vazhdoj më tej.
Largësia dhe gjitonitë e ndryshme kanë bërë të vetën, duke bërë që krahina të ndryshme ta shënjojnë të njëjtin objekt apo koncept me terma të ndryshëm. Mbledhja dhe skedimi i këtyre fjalëve të disa krahinave, ‘të reja’ për disa të tjera, do ta pasuronte automatikisht shqipen, do ta zhdërvjelltësonte të folurën e shqipfolësit dhe, pse jo, do t’i bënte ata të merreshin vesh më mirë mes veti. E kam fjalën gjithmonë për neologjizma burimore të shqipesh e jo për barbarizma të panevojshme nga gjuhë fqinje, duke qenë se këto te fundit nuk janë të pakta, edhe pse më sipër kam radhitur çdo fjalë që mu shfaq e panjohur, duke qenë se nuk e pash të udhës të mbaja shënime selektive nga frika se do të paragjykoja ndonjë fjalë. Dera e pasurimit të shqipes nuk është mbyllur, por pakkush po hyn asaj dere.
nga BANAGO


14 June 2007 @ 3:30 am
Mastikë – çamçakëz …. edhe andej nga Korca ashtu i thone
14 June 2007 @ 3:35 am
Kadaraje me duket se e ka ripagezuar tavllen si duhan-shkundese a dicka e tille, se ai e ka pas zakon te shpike fjale te reja…. (fanatiket e Kadarese te me korrigjojne)
14 June 2007 @ 3:43 am
Pergezime per shkrimin.
14 June 2007 @ 4:03 am
A ka ndonje lexues nga Shqiptaret e Maqedonise (alias-Pjesa shqiptare) qe lexon ose ka ndiesi pe Blogun tone te dashur? Mbase perpjekjet e banagos shtrihen me gjere .Mire Banoooo a te keqen.
14 June 2007 @ 4:11 am
Këmbimore = Exchange (!!!)
Banago, s’më duket dhe aq përkthim në Shqip kz i kësaj fjale.
Bile më duket më korrekt përdorimi që bëjnë atje (këmbimore nga fjala këmbej, ndërroj)
14 June 2007 @ 8:18 am
Keto fjale i perdorim edhe ne ne Kosove. Nuk e dini ju sa histori te bukura ka per shqiptaret e Shqiperise kur kane ardhur ne Kosove.
ia kthen “me fal zoteri, ne nuk jemi lokal qe ofron sherbime te tilla!”
Nje prej tyre ka porositur pica dhe i thote kamarierit “Cuni, ma beje ‘i çike te nxehte!” (kosovari e kupton fjalen cike si vajze) Kamarieri i gjore duke menduar se tipi po kerkon prostitute
14 June 2007 @ 10:11 am
ereza-s, a perdoren ne Kosove fjalet “teslice”, “arzhavell”, “baski”, “kallazdrak”, “kallastri”, “memaren”; nese perdoren, c’kuptim kane dhe a jane shqipe? Te lutem, ne se mundesh.
Me duket gje e bukur perpjekja per te shqiperuar disa fjale te huaja qe mund te shqiperohen dhe kane korrespondueset e tyre ne shqip. Duket se kete gje do ta benin me mire studjuesit e gjuhes shqipe por edhe perpjekjet e secilit shqiptar, sjelllin kontriubutin sa do te vogel ne ruajtjen e identitetit te gjuhes. Shume e bukur duket fjala “tek” ose edhe “ne” ne adresat electronike. Po aq e bukur duket edhe togfjaleshi ” uje i tharte” kimistet e dine qe karbonatet kane shije te tharte (acidi karbonik). Nje studjues i mirfillte mund te na jepte edhe llojet e ujit ne raportet mbizoteruese te perberesve ne ujrat e indrustrializuar. Cdo njerit besoj i kujtohet pedorimi ne popull “ky eshte uje i rende”, “ky eshte uje i lehte, pi sa te duash dhe nuk te rendon”. Mesa me ka kapur radari mua, populli perdor shume emra per nuancat e ujrave natyrale. Do te me pelqente qe te zevendesoheshin mjaft nga fjalet e huaja qe me teper i perdorin njerez te politikes per ti dhene peshe fjalimeve te tyre patetike si “auditim”, “asocim”, “implementim” e qindra te tjera qe ndonjehere edhe vete folesi nuk i kupton. Perfytyro te merresh vesh me ate qe nuk e ka kulturen as ne nivelin per te kuptuar krahinorizmat.
14 June 2007 @ 12:35 pm
Ereza thotë:
ia kthen “me fal zoteri, ne nuk jemi lokal qe ofron sherbime te tilla!”
“Keto fjale i perdorim edhe ne ne Kosove. Nuk e dini ju sa histori te bukura ka per shqiptaret e Shqiperise kur kane ardhur ne Kosove.
Nje prej tyre ka porositur pica dhe i thote kamarierit “Cuni, ma beje ‘i çike te nxehte!” (kosovari e kupton fjalen cike si vajze) Kamarieri i gjore duke menduar se tipi po kerkon prostitute
~
Faleminderit per ket’
14 June 2007 @ 1:23 pm
Po ket tjetren e dini juve:
Shkon nje rob ne librari dhe kerkon “ana kareninen dhe nenen e Gorkit”
Librashitsja i pergjigjet :”me falni mer zotni, po nuk jemi shpi publike”.
/ok kjo eshte e vjeter fare…. po ma kujtoi ky i cikes se nxehte
//kosovarce e kjaj me lot… se kina jetu bashke me vite…
///mos bani hajgare me kosovart
////ah cikat kosovare jane si shpirt….
/////what was I saying?
14 June 2007 @ 1:29 pm
Ne Spanje, mbase jo te gjithe, vajzes i thojne çika e djalit çiku.
çemçakez eshte Turke.
14 June 2007 @ 1:45 pm
Blendi…Behet fjale per gjetje te reja jo per fjale me shume kuptime.Zana shume indiferente c’kuptim ka ===Ternagop
14 June 2007 @ 2:35 pm
Ore ca behet ketu… cdo komenti i imi kapet neper filtra…. I keni dhone apo si keni dhone “Midol” filtrave?
Me pelqen ciltersia e Banagos qe “Zbuloi” ekzistencen e disa fjaleve te reja. Eshte normale qe cdo zone ka dialektin e vet, dhe sidomos jashte kufijve te Rrep. Shqiperise gjuja evoloi me vehte… Ne na e diktoi “xhaxhi” se si duhet te flisnim e cilat fjale duhet te perdornim….
/keto fjale i kam mesuar per here te pare ne 99 nga rrefugjatet kosovare ne Amerike… Eshte e cuditshme se si tani i quaj per te mireqena..
14 June 2007 @ 2:59 pm
Udheshpejtes me ka pelqyer gjithmone ne vend te autostrade.
14 June 2007 @ 3:38 pm
Blendi, flm qe e solle artikullin ketej! Flm edhe pjeses tjeter per fjalet e mire.
14 June 2007 @ 4:08 pm
Palloma, – peceta
Origjina: Me origjinën këtu nuk po merrem fare se nuk kam asnjë ide. Ne pamje të parë duken fjalë me origjinë sllave, por …
——————————————————————–
…kam pershtypjen qe Palloma eshte si puna e Kolinozit ne Shqiperi. Eshte emri i firmes qe i prodhon dhe me pas ai i pershtatet cdo artikulli tjeter te ngjashem.
14 June 2007 @ 4:19 pm
ndoshta, kjo nuk me kishte shkuar ndermend; dhe as qe kolinozi ishte emer produkti nuk e dija, flm!
14 June 2007 @ 4:28 pm
Mbaj mende kur doli ajo kenga e famshme kosovare “kalle-kalle” ne festival…Te nesermen qe te gjithe ne shkolle me pyesnin se c’domethene “kalle-kalle”,meqe nje pjese e familjes sime eshte nga Veriu????

Mua vete mu desh te pyesja te afermit ta merrja veshe!!
14 June 2007 @ 6:14 pm
Kjo tregon se populli yne, gjen gjithmon fjale krahasuese per sende qe futen me emertime te huaja. Banaqes do ti thoja, qe ta perhapte dhe ne Maqedoni forumin panshqiptar Peshku.
14 June 2007 @ 10:23 pm
Idrisi pyeti se mos ka ndonje shqiptare nga Maqedonia, po ka dhe kete blog e lexoje me shume se 6 muaj por para disa dite mora guximin per t’u regjitstruar.
Ju kisha lutur te gjitheve e sidomos BANAG-os qe neve shqiptareve te Maqedonise mos na thirrni “MAQEDONËSI” se prekemi një çikë.
Ne kemi jetuar me nje shtet te perbashket me sllavet prandaj edhe ndikimi i sllavishtes eshte shume me i madh te na sesa ne Shqiperi.
Mua me vjen keq qe pas demokratizimit dhe hapjes se kufijve shqipja e paster lengon nga mos vullneti i lire qe te pastrohet sa me shume nga fjaleve te huaja.
14 June 2007 @ 10:53 pm
majmunçe=@

shpjegim sh domethense,per me teper forcon hipotezen qe njeriu rrjedh prej majmunit
14 June 2007 @ 11:07 pm
nuk e di a e perdorin edhe ne maqedoni, por propozoj qe HAJGARE=SHAKA te futet ne fjalorin e perditshem te shqipes, pasi e dyta eshte fjale turke, ndersa e para me duket fjale puro shqiptare. nuk bej hajgare. perndryshe, nese e di njeri etimologjine e kesaj fjale, na e tregoni.
14 June 2007 @ 11:08 pm
Hahaha, cudi qe nuk e dije ti. Ndonjehere te shpetojne ato qe ke me afer (perdorim i perditshem). “Kolinoz” paskerka qene nje marke paste dhembesh dikur…
E njejta gje ne ameriken e jugut,
ne Spanjisht “Hering” = Bluzë (Slang)
Kur “Hering’s” eshte nje marke rrobash braziliane qe dikur kontrollonte tregun ne ameriken e jugut. http://www.hering.com.br/
14 June 2007 @ 11:10 pm
PS.
Fenomeni “Kolinoz” ndodh edhe ne Anglisht
Xerox (ziroks) (si folje) = me fotokopju
Please xerox all these documents for me.
Sepse fotokopjusi i pare ishte “Xerox”.
15 June 2007 @ 12:32 am
Shumica e fjaleve jane sllave fatkeqesisht. Limenka, sok, maice, cackalica, bile do te thoja serbe me shume se maqedonase se maqedonasit e kane gjuhen e cunguar. (Kete cdokush qe flet serbisht e sheh qarte) Edhe ne KS te njejtat fjale perdoren… por ne mundohemi qe te perdorim fjale shqipe e jo to huaja si eshte me e zakonshme ne Shqiperi.
P.sh. Kalter - blu, shumice - maxhorance, etj.
Disa fjaleve sllave nuk mund t’iu ikim sepse kemi jetuar me ta me qindra vjet por kur vjen te pastertia e gjuhes, ne KS dhe Maqedoni jemi shume me fanatike. Pikerisht ndoshta sepse neve u munduan te na ndalonin gjuhen me mish e shpirt, por nuk ia dolen. Ne Shqiperi jane me flegmatike ne kete aspekt sepse shqiptarizmin atyre askush nuk iu ndaloi keshtu qe eshte nje fenomen i kundert; cdo gje e huaja iu duket me e mire se ajo shqiptare… apo vetem une e kam kete pershtypje?
15 June 2007 @ 12:49 am
“Ujë i thartë = ujë i gazuar”- ujë i thartë fjal e cila përdoret në dikund 70%tek Shqipëtarët Kosovarët dhe Shqipëtarët e Maqedonisë si rjedhim i cili mund të dokumentohe edhe nga përbërja kimie e tij dhe shija që ka.
“Ujë i gazuar” përdoret tek njerzit të cilët e mbajn vetën superior në të folurit e gjuhës së unisuar Shqipe, kurse tek të tjerët jo ngaqë lidhet me një fjalë tjetër e përdorur shum në Këto dy krahina Shqipëtare si “ma qite gazin” -më bëre të qeshë, po dal me buzagazetj.
“Limenk/a” fjal tipike sllave -”Lim” lamarin etj.
“këmbimore” shum e saktë ne kembejm mendime apo po Exchangemi mendime këtu.
“Sok = lëng frutash” Sok tipike sllave soçno e langët, sok lëngë etj. përdoret tek shtresa e pa arsimuar ose shum pak të arsimuar.
“Palloma, sollftka – peceta” Palloma emër prodhusi Italian i viteve të 70-ta nga “ploma bianka” e pas kësaj Melodie me Kitar dikur shum të dëgjuar dhe adhuruar lindi edhe faculeta e letrës s bardh me të cilin në at koncert përshëndeste publikun kitaristi i njohur italian i asaj kohe emri i të cilit mund të gjendet nëpër shtëpit radio difuzive edhe sotë kudo.
“Çaçkalica – kunja, kruajtëse dhëmbësh” çaçkalic-tipike sllave çaçkati me kruajtë, grry diçka por përdoren edhe fjal tjera për të njejtën si: Rrmojc -Rrmihë-Gërmu diq. pastaj nga krahina e Llapit Kosovë Cpirrodent lëvozhg e holl druri me të cilën pastron dhëmbët etj.
Mastikë – çamçakëz-mastik fjal tipike sllave që ka kuptimin masti yndyrë e yndyrshme etj. kurse Maqedonët mburrën me rakin e tyre e cila bëhet nga barnishtat dhe e shëron ulqerën e quhet Mastika.
“Mahicë – bluze me mëngë të shkurtra” fjal e cila në të gjitha trevat e ish Jugosllavisë është përdor për dresin me mang të shkurta ose si e thot i nderuari Banago bluz me mang të shkurta.
Kaq kisha me sa di unë nga këto këtu që lexova, me nderime nga K.H.H.
15 June 2007 @ 7:19 am
Blendi dhe editoret e tjere, e keni te qarte se duke shkruar emrin “maqedonas” per shqiptaret e atjeshem keni bere nje ofendim per ta? Cfare eshte kjo “Gjuetia Maqedonase” a thua se po flet per maqedonasit dhe jo per shqiptaret. Ata jane shqiptare, duhet te quhen te tille, e meritojne te quhen te tille dhe mbi te gjitha e KERKOJNE vete te quhen te tille dhe e kane per shume ofendim te quhen “Maqedonas”.
Ju lutem ndryshojen i titullin duke e hequr ate epitet te shpif, ashtu sic nuk duhet te lejoni fjaline e flliqur “shqiptaret dhe kosovaret”.
15 June 2007 @ 10:05 am
Artikull gjysem i qelluar,
Mire eshte te sjellesh fjale te reja te shqipes jo fjale qe perodoren nga shqiptaret te nje zone te caktuar. Ose thene me mire fjale me origjine shqipe po qe perdoren ndonjehere vetem nga nje zone e caktuar. Ky Kemaili kishte te drejte per ato fjalet qe shumica jane me origjine sllave dhe smund te quhen fjale te reja megjithese komenti qe ben ne lidhje me ujin i gazuar me duket i pavend dhe i tepert.
Cfare p.sh fjalet “çel”, “mshel” qe perdoren ne keto zona nga ku edhe rrjedh emri çeles, psh “mshele deren”
Te tjera:
I/e gjelbert - ne vend te jeshile
I/e kaltert - ne vend te blu
Dredhëz - luleshtrydhe
Knus - per gjelin, këndez.
Qurë, quran - pulë deti, gjel deti
etj, etj
15 June 2007 @ 3:40 pm
Olti, te me falesh, por fjala ‘maqedonese’ tek titulli, ka te beje me shtetin e Maqedonise dhe nuk e dija qe muund te kishte komplikime te tilla dhe ndoshta ngaqe kur u nisem nga Shqiperia u nisem te shkomin me Maqedoni (si shtet).
15 June 2007 @ 3:42 pm
Brukseli, thjesht je keqkuptuar!
15 June 2007 @ 10:13 pm
Prapeseprape, Banago, titulli sikur s’ka kuptim
‘Gjueti maqedonese’ nenkupton se Maqedonet e bejne gjuetine …
faleminderit per fjalet e reja…
15 June 2007 @ 10:22 pm
kemail h. hyseni, mastike them se eshte me prejardhje latine dhe jo sllave. do te thote pertypje. ne italisht e gjen masticare (nuk e di si shkruhet). iu lutem m’u pergjigjuni per hajgaren, a eshte fjale e kosoves, apo eshte e huazuar diku nga serbi apo turku?
15 June 2007 @ 10:23 pm
Olti nuk me duket se kemi ofenduar askend. Shqiptaret e maqedonise jane te respektuar si vellezer tek Peshku pa uje. Kshu kompleksesh “anti-shqiptare” nuk kemi ketu plako.
http://www.cyber-heritage.co.uk/ww2women/kos3.jpg
16 June 2007 @ 12:53 am
Juli.po ti heqeaf —GA— nuk eshte fjal e re ====hare==defrim,gezim e qeshur etj.
16 June 2007 @ 1:51 am
Kush e di se c’fare do te thote “mercedeska” ne Kosove?
16 June 2007 @ 1:53 am
“zit” ?
16 June 2007 @ 1:55 am
me famozja nga Kosova eshte “Kerr” -> Makine, aka veture
16 June 2007 @ 4:36 pm
I/e gjelbert - ne vend te jeshile
I/e kaltert - ne vend te blu
Dredhëz - luleshtrydhe
Knus - per gjelin, këndez.
I/e gjelbert - ne vend te jeshile. Gjelbërt tipike Shqipe ndërsa, Jeshile është fjal turke për të njejtën ngjyr që përdorim ne dhe e përdorin njerzit që dikur jetonin nëpër qytete dhe me te identifikoheshin si familje të ngritura qytetare në të cilat edhe sot por me pakic flasin Turqishten në familjet e tyre.
E kaltërt fjal e jona shqipe, Blu fjal Anglosaksone ose dhe ska të bëj me Shqipen aspak.
Knus- këndon,shkurtes knon dhe në pytjen kush? shkurtesa e saj KNUSI
Dredhëz -luleshtrydhe po të shikohet gjeometrikisht forma e saj më e përafërta i bie dredhëza ka të njejtën formë nuk më kujtohet ndonji lule që shtrydhet ajo këputet.
17 June 2007 @ 6:46 pm
lulian kodra, nuk jam i sigurte por duke germuar kujtesen time te vjeter mu duk se kam dicka ne koke per fjalen qe kerkoni: hajgare. Me kujtohen dy vargje te Serembes nga origjinali i vjershes se tij;
Rrutullupe (vrull)
Zogjte po kendojne me garre
po zmera po me pjas mua ne gji. etj, etj.
Nga kjo merret me mend se garre eshte hare ose geziim. fjala hajgare, duke u nisur nga kuptimi i fjales se mbartur she shumete vjeter te arberishtes duhet te jete formuar nga thirrja e gezueshme (haj) dhe pjesa tjeter (garre) Ki parasysh qe theksi ne garre eshte ne fund te fjales po keshtu edhe tek “hare”, ndersa tek hajgare theksi bie tek “ga”.
ps. rrutullupe eshte me “e” te pazeshme se nuk e gjej dot ne tastiere. Nuk e di a ju kenaq sado pak interesin tuaj ky spjegim pa pretendime,.
18 June 2007 @ 12:57 pm
@Darien
As vetur dhe as makin nuk esht ne gjuhen shqipe.
vetur vjen nga voiture(frengj.) dhe makin(ital.) . Keshtu kerr pse jo?
19 June 2007 @ 2:10 pm
“kerr” i thone se ne shqip nuk e shqiptojne dot si anglisht- folesit”CAR”.
19 June 2007 @ 2:40 pm
E drejt Idriz, edhe une kete mendim kam, edhe pse, nje variant tjeter eshte qe te jete transformim i fjales ‘qerre’. Per kete mund te na ndihmoje ndonje shqiptar i Kosoves.
4 July 2007 @ 12:01 pm
te ne ne Maqedoni minibusit i thone kombi. Ne ditet e para kur u cel kufiri Shqiperi - Maqedoni nje familje tetovere niset per shqiperi me minibus. Sic e dini Shqiperia per maqedonasit merr vize hyrese ndesa per shqiptaret e maqedonise jo. kur kjo familja tetovare arrin ne kufi polci e pyet tetovarin se cfare kombi je tetovari ia kthen ford tranzit.
ndrsa ne nje rast tjeter tregohet kur tetovari shkon ne tirane per te blere konjak, hyn ne shitore dhe i thote a kini ‘Albanski konjak’ me ne fund merren vesh kur i thote se kerkon konjakun me emrin skenderbe.
4 July 2007 @ 12:18 pm
Hahahaha… O sa kam qeshur me ate kombin!
4 July 2007 @ 12:31 pm
Ju qe jeni nga Kosova, si i thoni andej kaçkalicave?
Jo per gje po kam degju se perdoret nje fjale qe te ne eshte cike e piste…
1 August 2007 @ 9:48 pm
Artikulli qe lexova nuk asht ma shum sesa nji akumulim pershtypjesh te nji cuni te ri me pervoja te mangeta jetesore e rrjedhimisht gjuhesore. Perpjekjet e tij per t’i zberthye etimologjiite jane shum argetuese, sepse permbajne fare pak njohuni te gjuheve perreth shqipes, te historise se vete shqipes, dhe teper shum spekulime te kandshme e kreative. Kjo e ban artikullin nji argetim tejet freskues. Kulminantja asht trajtimi i shqipes se shqiptareve te Maqedonise (dhe i shqiptareve te kesaj pjese te shqiptarise) si ndonji tribu ekzotike, gjuha e te cileve duhet me u zberthye per shqiptarin “standard”.
25 September 2007 @ 8:47 pm
Se pari duhet ta dini se me keto thirje si “Kosovaret” apo “Maqedonasit” qe u referoheni Shqiptareve te atyre zonave eshte nje gabim shume i madh qe beni, ne kete menyre juve po largoni shqiptaret e atyre zonave dhe kjo nuk duhet te jete synimi yne, kurren e kurres!
Sa per fjalet qe perdornin Shqiptaret e maqedonise e vetmja fjale qe me pelqeu ishte ajo “Kembimore” (do mundohem ta perdor)
27 June 2008 @ 2:59 pm
Zotrinj!
Gjuha shqipe ashtu sic eshte dhe do mbetet gjuhe shqipe pa marre parasysh fjaleve te huaja qe perdor populli,ata nuk hiqen menjehere
pershkak te trysnise dhe presionit shtetror te nacionalshovinizmit
sllavomaqedon.Gjysem shekulli shtypje doemos do lere pasoj dhe 500roberi turke jane te natyrshme.Roberia e sotme nga shovinizmi
sllav qe po ushtrohet te shqiptaret nuk e mposht fanatizmin as nacionalizmin e te qenit patriot shqiptar.Ju zotrinj qe jetoni ne anen
tjeter pra te lire ne shtet te lire kush ua imponon ju nderrimin e emrave
dhe pagezimin e tyre me emra italiane dhe gjermane si psh:klajdi ,gerti
etj.Sa per gjuhen zotria qe paskesh mesuar nga masa e ulet dhe
te pashkolluarit le te shokoje brenda ai duke nisur me fjalet e huaja
goxha qe eshte turqisht.Lançoj ,efiçiente e plote fjale te tjera italishte
qe nuk dua t’i permen tani.Pra zotrinj pastroni njehere shqipen ne
shtypin shqiptar ne televizion ne radio ne administrate pastaj i bejme korrigjimet ne Maqedoni.Shqiptaret ne Maqedoni nuk e quajne atdhe Maqedonine por okupator.Ketu ndihme per mbetje nen kete roberi i dhane vellezert nga Tirana zyrtare e Nanoisteve dhe Berishisteve.
Perdorimi idisa fjaleve nga ana e popullesise shqiptare nuk perben
shqetsimin e madh ate e kemi tejkaluar ,ju shikoni me pare te mbroni ate Shqiperi qe eshte se po ua meer greku.E pate se c’ndodhi me Bollanon dhe Berisha me Ramen flejne ne kesaj i themi tradheti te ju quhet
kosmopolitizem.Lirine duhet ta meritosh qe ta mbash ndryshe ta marrin ashtu sic eshte dhe me gruan po e le te tangasin ta marrin se s’je i zoti ose je homo!