Gezuar Pashket

Gezuar Pashket e Marsit, shqiptare te lodhur nga marsi i mbytjeve, i plasjeve, i protestave, i militantizmave. Gezuar Pashket ne kete Mars te gjate cudirash te pakendshme, te dhimbshme, te stergjate ne ndodhite e tij.

Gezuar ne kete Mars aktivizmi, shpresash, thirrjesh te perseritura per pergjegjesi.

Gezuar Pashket, peshq novruzesh, ministrash lufte e protestash gerdecare brenda te njejtes fundjave.

Gezuar, dhe Zoti e paste nje sy mbi Shqiperine ndonjeren nga keto dite.

Per shume vjet Pashket

t_red

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

23 Komente

  1. akvll-naja thotë:

    23 March 2008 @ 12:09 pm

    Gëzuar! E sidomos, për shumë vjet!

  2. Leon thotë:

    23 March 2008 @ 12:11 pm

    Gezuar t_red,
    Me sa me pak viktima vitin tjeter dhe sa me pak bomba qe shperthejne.
    P.s. have you got your easter bunny ? :)

  3. Katerina thotë:

    23 March 2008 @ 12:34 pm

    Gezuar e per shume vjet Pashket

  4. askushi thotë:

    23 March 2008 @ 12:59 pm

    Gezuar e per shume vjet pashket. Le te marrim ringjalljen e Jesuz Krishtit si simbol te ringjalljes se shqiperise dhe ndrushimin e te ardhmes se nje vendi kaq te bukur.

  5. toko thotë:

    23 March 2008 @ 1:56 pm

    Gezuar e per shume vjet

  6. t_red thotë:

    23 March 2008 @ 3:12 pm

    “Shitet mish i fresket gici. Kujdes, jane gica fshati, jo stalle”-tabela te tera ishin varur ne mesjaven qe paraprinte pashket ne te gjtha gjatesine e rruges veri-qender ne memedhe. Mishi shitej i varur buze rruge, ne drunj qe njomeshin nga shiu me mishin bashke.
    Ne te njejten mase ishin tabelat per mish te fresket vici. Te shtunen novruz, te dielen pashke. Te henen dhe te marten pushim.
    Po marr pak pushim nga te pushuarit.
    Shyqyr qe Gerdeci din vetem shqip. :(

    P.s. Got it. There’s a big red car inside, staring with “t”, making it “t_red” :)

  7. swed thotë:

    23 March 2008 @ 3:15 pm

    Hehehe, jan mledh i tuf me myslimon e me ortodoks, ene urojn gzuar pashket katolike, hehehehe. :D

  8. t_red thotë:

    23 March 2008 @ 9:55 pm

    Nga po bredh ti njehere? Edhe pse kaq i sigurte se turma qenka jo-katolike?

  9. Tironsi thotë:

    23 March 2008 @ 10:32 pm

    Gezuar pashket te gjitheve!

  10. valbi thotë:

    23 March 2008 @ 11:58 pm

    Gezuar Pashket! Zoti ju sjellte shume bekime ne cdo aspekt te jetes tuaj!

  11. Aiglon thotë:

    24 March 2008 @ 12:31 am

    Gezuar Pashket peshq, kudoqofshi, sidoqofshi, vec mbaresi ne jetet tuaja

  12. adriatik thotë:

    24 March 2008 @ 10:02 am

    administratoreve te peshkut,
    a eshte e mundur te me spjegohet pse postimi im prape nuk u lejua?
    Shpresoj ne mirekuptimin qe ju ka karakterizuar perhere!

  13. doriani thotë:

    24 March 2008 @ 10:27 am

    gezuar pashket!(edhe pse pak me vonese) por e rendesishme eshte te shkembejme ndonje urim.urimet e rastit edhe per t_red qe u kujtua dhe beri nderet e zonjes se shtepise.

  14. Ll thotë:

    24 March 2008 @ 11:22 am

    Adriatik,

    Ne nje mesazh urimi per nje feste fetare s’besoj se ka shume vend per politike.

    Ll.

  15. Koth thotë:

    24 March 2008 @ 12:16 pm

    Adriatik !

    Perdor marifete se keta adminet bejne si vllai i dreqit nai here.

    Ja psh une : Gezuar Sulltan Novruzin, po qeveria na e nxiu kete here . Na ngexi hashurja ( vezet per pashkexhinjte ) ne fyt ! ;)

  16. pavaresia thotë:

    24 March 2008 @ 12:39 pm

    Mars 20, 2008

    Dhjete gjerat qe nuk i dinit per Pashket

    Pashket kane vetem pak dite per te ardhur. Nqs cuditeni pse Pashket
    kane ardhur kaq heret kete vit, ose pse simitet kryq te nxehta
    qendrojne shume shkurt ne raftet e supermerkatave, atehere lexoni
    dhjete gjerat qe nuk i dinit, apo gjithmone jeni cuditur rreth pashkeve.

    Origjina e fjales Pashke

    Eostre ishte nje perendeshe e lidhur me ekuinoksin e pranveres.
    Simbolet e saj ishin lepuri dhe veza. Fjala moderne Pashke (Easter) ka
    rrjedhur prej saj dhe fjala e anglishtes se vjeter Eastre qe do te
    thote nga lindja.

    Perse data e Pashkeve ndryshon cdo vit?

    Data e Pashkeve eshte e ndryshueshme sepse ndjek daten e ekuinoksit te
    pranveres dhe rrotullimet e henes. Kjo eshte pranuar mga astronomet
    egjiptiane ne Aleksandri ne vitin 235AD. Ata percaktuan qe dita e
    pashkeve do te jete gjithmone te dielen e pare qe do te pasoje
    rrotullimin e plote te henes pas ekuinoksit pranveror. Kjo eshte
    menyra qe cifutet llogarisin pashket e tyre, gjate te cilit ndodhi
    kryqezimi.

    Perse Pashket jane kaq speciale?
    Dita e pashkeve kete vit eshte me e hershmja qe nga viti 1913 dhe nuk
    do te jete kaq heret edhe per 220 vite te tjera. Me e hershmja mund te
    jete me 22 Mars.

    Perse jo te gjithe i festojne pashket ne te njejten dite?
    Kisha ortodokse lindore i ka festuar Pashket ne nje date te ndryshme
    nga pjesa tjeter e kishes kristiane qe nga 1582 kur eshte paraqitur
    kalendari Gregorian. Kisha ortodokse qe vazhdon te ndjeke kalendarin
    julian do ti festoje pashket me 27 prill.

    Perse e premtja e mire (good Friday) eshte quajtur e mire?
    Kristianet e quajne diten qe Krishti eshte kryqezuar e premtja e mire
    (good Friday) sepse besojne qe vdekja e Krishtit i ka shpetuar te
    gjithe nga ndeshkimi i Zotit per gjynahet e tyre.
    Perse ne kemi vezet e pashkeve?
    Hahen rreth 70 milione veze ne vit por si ka ardhur qe pashket te
    identifikohen me vezet. Veza ishte nje symbol pagan i pjellorise dhe
    lindjes se re. Kur kristianizmi adoptoi festimin e ekuinoksit
    pranveror me ate te pashkeve e moren vezen si symbol i ringjalljes se
    Krishtit. Disa besojne qe paraqet gurin duke u rrotulluar prej varrit.
    Vezet e para te pashkeve qe jane ngjyrosur dhe zbukurur kane qene ato
    te pulave, rosave dhe patave. Qe nga shekulli i 17-te vezete e
    prodhuara u bene te disponueshme si dhurata pashkesh. Vezet u bene me
    te perpunuara dhe qe nga shekulli i 19-te Carl Faberge nje argjendar
    francez i carit rus ishte bere fjala e fundit ne dekadencen e pashkeve.
    Vezet e para cokollate jane bere ne filllimet e vitit 1800 ne Gjermani
    dhe France nje prirje qe u perhaps shume shpejt ne Europe fillimisht
    si cokollate e ngurte dhe pastaj si veze moderne boshe.

    Perse hahen simitet e nxehta si kryq vetem ne pashke ?
    Nje ligj i shekullit te 16-te ne Angli i kufizonte furrtaret vetem ne
    raste te vecanta qe mund te benin simite speciale te tilla. Gjeri vone
    ato mund te bliheshin vetem ne te premten e mire (good Friday). Rima
    nje nje pen, dy dy pen, simite te nxehta si kryq eshte bazuar ne
    zakonin qe ato shiteshin te nxehta nga furra.
    Simbole te tjera qe lidhen me pashket ?
    Zambaku paraqet ringjalljen e Jezusit me levozhgen qe simbolizon
    varrin dhe lulen premtimin per jete pas vdekjes. Kapelet e pashkeve me
    lule jane veshur per te festuar mbarimin e periudhes se veshtire te
    kreshmeve.
    Traditat e cuditshme te pashkeve ?
    Ne angline mesjetare loja e hedhjes se vezeve ishte mjaft popullore
    gjate pashkeve. Kori mblidhej dhe famulltari hidhte nje veze te forte
    te zier mes tyre. Pasi hidhej veza djaloshi i korit qe e kishte ate
    kur binte kembana e kishes ishte fituesi dhe kishte te drejte ta
    mbante ate.
    Traditat moderne te pashkeve- duke perfshire kryqezimin modern te sotem.
    Gjuetia e vezes se pashkeve ne lendinen jugore te shtepise se bardhe
    ka filluar ne 1878 nga presidenti Rutherford B dhe zonja Hayes qe
    vazhdon edhe kete dite. Ne Filipine katolike te devotshem shkojne ne
    ekstremin e luajtjes se aktit te kryqezimit.deri ne gozhdet gjashte
    inch ashtu sic jane perdorur ndaj Jezusit ne kryq. Ata e rrahin veten
    me kamxhik perpara se te ngrihen ne kryqet e drunjta per te treguar
    pendimin per gjynahet e tyre. Ne Britani aktivitete me te rendomta
    jane bere pjese e pashkeve. Sipas Halifaksit shpenzojme me teper per
    lyerje zbukurim dhe pajisje per kopshtin per pashke me teper se ne cdo
    pjese tjeter te vitit.

    Joanna Sugden

    __._,_.___

  17. adriatik thotë:

    24 March 2008 @ 1:15 pm

    Ll-së,
    Ju faleminderit për spjegimin, në fakt unë urova si në fillim dhe ne fund të postimit dhe për të qëne i sinqertë, nuk munda që të mos e përmbaja dot hidhërimin që më shkakton kryqëzimi i Krishtit, pavarsisht se Ai është vrarë me qindra miliona herë dhe qindramiliona herë është lindur, rilindur dhe ringjallur.
    Pastaj z Ll, postimi kaq i gjatë i mësipërm për një urim Pashkësh, më bind më shumë për drejtësinë tuaj në politikën e “peshkut”.
    Edhe pse nuk më pëlqeu pengesa e postimit, prapë ju falenderoj për përgjigjen. dhe njëhere Gëzar Pashkët!
    Koth,
    Ke të drejtë, pa asnjë lloj komplimenti ta njoh epërsinë dhe shkathtësinë e të komunikuarit, por unë nuk e kam kaq të zhvilluar konstituencën për këtë. I gëzuar qofsh!
    Gëzuar të gjithëve!

  18. Dori thotë:

    24 March 2008 @ 1:25 pm

    Diçka interesante për Pashkët është llogaritja e datës se kur bie. Ah sikur ta kishte shkruajtur datën se kur ju tek për t’u ringjallur Krishtit. Unë them më mirë të ringjallet edhe një herë dhe kësaj here ta caktojë më kollaj datën.

  19. t_red thotë:

    24 March 2008 @ 1:48 pm

    C’jane keto instruksione qe jepen keshtu pa teklif? As pashket nuk ndenjen dot rehat, pa u ngaterruar me hashure dhe pa sjelle ne vemendjen peshkaxhinjte apo pashkexhinjte?! (se na u skuq fyti duke e stervitur te mos na ngecin hashuret, vezet apo fjalet e ngaterruara) : p

    Gezuar edhe ty Dorian, gezuar Adriatik, Llukan edhe te gjithe ju te tjeret qe s’keni pune tjeter vetem te vardallosni dynjane me nga nje rresht postim. :)

    P.s: Pavaresia, rrofsh per mundimin per te perkthyer faktet rreth Pashkeve. Gezuar!

  20. Kopetenti thotë:

    24 March 2008 @ 2:38 pm

    Gezuar Pashket te gjithe katolikeve kudo qe ndodhen.

  21. Kopetenti thotë:

    24 March 2008 @ 2:40 pm

    Gjithe besimtareve bektashinj ju urroj :Gezuar Diten e Sulltan Nevruzit.

  22. gioi thotë:

    24 March 2008 @ 9:33 pm

    pashket jane rilindie ,pastrim prej mekateve nje dite gezimi dhe harmonie me njerzit e famiglies. keshtu qe gezuar pashket te gjith katolikeve( sepse keto jane pashket katolike).pastaj desha tu them personave qe kan fole per politik dhe qe kan fol per te tiera festa ne fillim te faces asht shkruar gezuar pashket permbajuni argomentit te pakten per 2 dite.pastaj nje kryezitet per te interesuarit kete vit pashket kan rene shum heret ne krahasim me vitete e tiera.heren e fundit qe pashket kan ren kaq heret ne javen e 3 te marsit ka qene ne vitin 1913 ne te shkuaren, kete vit pra ne 2008 , dhe do te jene perseri ne te ardhmen ne 2060.
    gezuar pashket jezusi siellte harmoni ne zemrat dhe familiet e te gjith katolikeve.gezuar

  23. olsib thotë:

    25 March 2008 @ 12:41 pm

    Pakez me vonese, por me mire vone se kurre…

    Gezuar Pashket! Dhe sic thuhet andej nga anet tona…

    Jezusi u ngjall! Vertet u ngjall!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com