Dergoje artikullin me email Printoje artikullin
Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.
Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com
26 April 2008 @ 9:06 pm
gezuar pashket ortodokseve shqipetare ,sa per ngjalljen e krishtit ne katolikeve na u ngjall para 1 muaji ,lol.Ne vecanti gezuar pashket atyre ortodokseve qe frekuentojne kishen e kalase se elbasanit dhe udheheqesit te asaj kishe,i uroj atij prifti qe nje dite te jete ai drejtuesi i kishes ortodokse shqipetare,ndersa per ato qe kane marre letrat e cobanit nuk kam urime
26 April 2008 @ 9:11 pm
Gezuar Toko !
Gjithe mirat te uroj !
26 April 2008 @ 9:52 pm
Gezuar pashket te gjithe besimtareve orthodokse!!!
Kalofshi sa me mire dhe nje vite me te mire ju uroj..
26 April 2008 @ 10:57 pm
Gezuar pashket te gjithe ortodokseve shqiptare!! Por edhe ortodokseve ne pergjithesi nje urim per paqe e gezim(mu kujtua qe kam nje shok te ngushte minoritar
)!
Gezuar edhe ti TOKO!
26 April 2008 @ 10:58 pm
Gzuar gjithe Kaurreve !
Zoti ju bekofte !
27 April 2008 @ 3:00 am
Gezuar nga mot pashket orthodokseve shqipetare qe fen e perdorin si ushqim shpirteror dhe jo si dallim nacionaliteti.I uroj me zemer se gjysma e miqesis dhe kusherinjeve i kam orthodoks.paqe e miresi per gjith shqiptaret pa dallim.
27 April 2008 @ 3:08 am
Gezuar Toko
Gezuar edhe gjithe ortodoksve shqiptare kudo qe jane… pa kondita.
Se fundmi Gezuar edhe gjithe ortodoksve te tjere qe nuk paten fatin te jene shqiptare, por qe besojne ne punet e mira te Jezu Krishtit.
P.S. Ne frymen e festes desha ta mbyll me nje bumper sticker qe e pashe pas nje makine dhe sa nuk bera aksident nga e qeshura:
“Jesus is coming…Look busy!”
27 April 2008 @ 4:27 am
Na nigjo o zot se kemi takt.. Keta ketu jane te cakerdis mer; gjysma e besimtareve ne kishe kaloi nje faze ‘rrembimi’ shpirteror a nje tjeter..
Hajt gezuar e per shume vjet!!
27 April 2008 @ 5:25 am
Gezuar Pashket gjithe besimtareve ortodokse.
Sot, si cdo vit ne diten e pashkeve ortodokse, politikanet tane atdhetare si Milo, Angjeli, Ceka, Majko, Nano, do vrapojne qe ne oret e para t’i puthin doren te Shumlumnuemit, Kalit te Trojes, gjeneral Janullatosit dhe ky do t’i bekoje.
27 April 2008 @ 10:05 am
Vertet u ngjall!
Gezuar Pashket te gjithe besimtareve ortodokse.
Paqe dhe lumturi per te gjithe, besimtare ose jo.
Zoti ju bekofte.
27 April 2008 @ 12:40 pm
Vertet u ngjall,
Gezuar Pashket te gjithe besimtareve ortodokse.
27 April 2008 @ 12:52 pm
Gezuar Pashket Miq te mi ortodokse!!Tomi Gezuar Ty dhe familjes!Me gjithe shpirt uroj qe Krishti me dashurine e tij infinite t’ju udheheqe ne çkado beni!Gezuar!
27 April 2008 @ 1:08 pm
Po Pashket sikur mbaruan more. Ketu ne Belgjike i bene para 3-4 javesh. Dhe Pashket e ordotokseve nuk luajn me shume se 1 jave nga Pashket e katolikeve, ç’ne kjo diference 3-4 jave.
27 April 2008 @ 1:11 pm
Moza, mesohu te urosh shqip dhe jo turqisht se me myslimanizmin e turqve tregon humbjen tende!
Gezuar Pashket Ortodokseve Shqiptare!
27 April 2008 @ 1:25 pm
Pjer !Si guxuan Pashket ortodokse te qellojne kaq larg atyre katolike,e pa te marre leje ty!!!U prish dynjaja!
27 April 2008 @ 1:34 pm
Pjer, Pashket katolike me ato ortodokse ndryshojne nga 0 ne 4-5 jave. Kjo ne varesi te vitit. Arsyeja esht qe ortodokset e Patriarkanes te Romes se re (Stambollit), kur perqafuan kalendarin e ri, vendosen qe vetem pashket te festohen me te vjetrin. Prandaj, pamvartsisht se festojne bashke me te krishteret e tjere KrishtLindjen, pashket i festojne ashtu si edhe ortodokset e tjere (p.sh. sllave). Luhatja e diferences vjen se Pashka llogaritet me kalendarin henor.
27 April 2008 @ 1:57 pm
Gëzuar Pashkët Toko!
Gëzuar dhe gjithë besimtarëve ortodoksë!
Paqe, shëndet e lumturi për ju dhe familjet tuaja.
27 April 2008 @ 2:17 pm
Krishti ringjallet një orë para kohe në Himarë
Autoritetet kishtare në qytezën buzë Jonit sinkronizojnë orën me Greqinë
Filogrekët e Himarës kanë gjetur përsëri një mënyrë për të shprehur dashurinë e tyre për Greqinë. Ndërsa në të gjithë Shqipërinë ceremonia e Pashkëve është hapur në orën 24:00 siç e do zakoni, në Himarë ceremonia ka filluar një orë më herët, pasi priftërinjtë e atjeshëm jetojnë me “tempin” e Greqisë, që duke qenë më në lindje, ndodhet në një tjetër zonë orare.
Ndryshimi i orarit konfirmohet nga banorë të Himarës të besimit ortodoks, të cilët edhe pse janë shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri, janë detyruar dje që të shkojnë në kishë një orë përpara kohe, për të mos e humbur përjetimin e “ringjalljes” së Krishtit.
Kisha Ortodokse është akuzuar shpesh se është bashkuar me organizatën OMONIA, për greqizmin e Himarës dhe zonave të tjera në jug të vendit. Veprimi i djeshëm i priftërinjve të Himarës e konfirmon plotësisht këtë akuzë për kishën që mban emrin Kisha Autoqefale Shqiptare, por që ka për kryepeshkop një shtetas grek dhe ka në përbërje të Sinodit të Shenjtë më shumë grekë se sa shqiptarë.
Festimi i çuditshëm i Pashkës vjen pas incidentit të 10 prillit dhe vizitës së zëvendësministrit të Jashtëm grek në Himarë. Më 10 prill, një grup banorësh të Himarës u konfrontuan me policinë dhe hodhën parulla kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, ndërsa më 11 prill, kur numri dy i diplomacisë greke shkoi në Himarë, u bënë kërkesa deri edhe për autonominë e Himarës.
27 April 2008 @ 2:36 pm
Nga mot gezuar!
27 April 2008 @ 2:55 pm
Meqe shumica jone i festojne Pashket larg familjeve..uroj qe Pashket e tjera te na gjejne me njerezit qe i duam e na duan perreth..
Nga mot gezuar
27 April 2008 @ 4:08 pm
Gezuar Pashket!
Krishti u ngjall… edhe per orthodokset!
27 April 2008 @ 4:45 pm
Bariu flm per sqarimin
Zana une nuk shum fetar qe ti di keto gjera
27 April 2008 @ 4:46 pm
…nuk jam
27 April 2008 @ 4:55 pm
Gezuar Pashket!
PS. Greku Janis qe kam te puna, futi koken te dera javen qe shkoi. A ben “paska” ti me tha? Une i bej te gjitha i thashe duke i qeshur… Po a e feston ringjalljen e Krishtit? E respektoj gjer ku s’behet me, i thashe. Une tha, do blej qingj (australie
), do ta pjek….
Tani po flet bash ne gjuhen time, i thashe…
Gezuar Pashket, edhe nje here!
27 April 2008 @ 5:11 pm
Emigrant
27 April 2008 @ 5:24 pm
Nuk eshte kurre vone per t’u bere… ne mos fetar… te pakten… besimtar!
Mendohu!
27 April 2008 @ 5:35 pm
olsib thote:Gezuar Pashket!
Krishti u ngjall… edhe per orthodokset!
Vertet u ngjall! Sa per te thene pergjigjen e duhur
27 April 2008 @ 5:41 pm
Olsib, a ka gje te keqe me qene agnostik (i zbutur, ose mild, sipas kategorizimeve qe u behen atyre?), dhe nderkaq te respektosh thellesisht besimet e te tjereve. E them shume sinqerisht kete, pasi mjaft nga miqt e mij me te mire, me te illuminuar dhe me karizmatike jane besimtare te tri feve (musliman, katolike, ortodoks - bektashizmin po e marr nen muslimanizem, pavaresisht se nuk eshte krejt ashtu).
Sqaroj qe me ka lidh jo pak puna ketu edhe me nje cifut, por qelloi aq rob weird, sa qe nuk mundej me e pas shok. Psh te ftonte per dreke dhe priste te paguaje ti ne fund.
27 April 2008 @ 6:04 pm
Po pse ore ca prisja nga cifuti ti o Emigrant vellaj.Cifuti e mbajti mizen ne xhep t’ja shiste kinezit ti doje dhe drek qyl haha
27 April 2008 @ 6:09 pm
E drejte Marta!
… Me te vertete u ngjall!… edhe per orthodokset!
27 April 2008 @ 6:19 pm
Ate shprehjen e mesiperme e kisha sa per te lozur pakez me Pjer Tomas-in se si puna e tij ka shume shqiptare qe fal injorances rreth temes, se trashguar nga e shkuara, perdorin shpesh fjalen fetar per te perkufizuar ate qe me saktesisht quhet besimatar ose besimtar fetar apo besimtar katolik, orthodoks, myslyman, etj…
27 April 2008 @ 6:22 pm
PS (per emigrantin): Fetar eshte prifti, hoxha etj… dmth ata qe sherbejne dhe kane nje rol te caktuar ne institucionet e besimit fetar.
27 April 2008 @ 9:19 pm
Gezuar pashket te gjithe orthodokseve shqiptare (mamase time ja urova sot ne mengjes, dhe babait nja dy jave me pare)
Ketu tek peshku, gezuar Tomit (falemenderit Tom qe na e solle kete urim ketu), Zanes, megjithese duhet tja kisha uruar pashket katolike jave me pare, sorry L…a)
Dhe pastaj ja uroj te gjitheve ketu tek peshku, admineve po e po qe na e bejne te mundur te shprehemi ketu)
27 April 2008 @ 9:23 pm
Gezuar Pashket te gjithe ortodokseve , po un vertet qe ato vezet me ngjyra nuk i ha dot
27 April 2008 @ 9:24 pm
Urime dhe vetëm urime të gjithë besimtarëve ortodoks shqiptar për pashkët dhe vdekje gjeneralit grek Janullatos…
27 April 2008 @ 10:11 pm
Harrove me shtu qe dhe na i reduktojne mendimet pa leke !
27 April 2008 @ 10:11 pm
redaktojne desha me thane
27 April 2008 @ 10:51 pm
Gëzuar Pashkët dhe jashtë fetë nga Shqipëria. Shqipëria e shqiptarëve.
28 April 2008 @ 4:03 pm
Lexova komentet e mesiperme Dhe ju faleminderit per urimet.
Per nje moment mendova se mbase bera gabim qe e hapa kete teme, ashtu si ne keto momente me shkoj nderment se mbase as qe duhet ti shkruaj keto rjeshta. Por keto mendime ishin per momentin pasi tek une fitoj ideja se ato qe jane shkrojtur ketu egzistojne pavarsisht nese une e hap kete teme apo jo. Do te sihte si te fusje koken ne reren si struci dhe te genjeje veten se keto nuk do te egzistojne nese une nuk i shkruaj
E kam fjale per disa komente qe direkt apo indirekt kerkojne ta ngaterojne kete feste me politiken, nacionalizmin apo kombetarizmin. Aq me keq kur ne disa te tjera krahas fjales gezuar vihet dhe fjala “vdekje”
Zonja/zoterinj, ne kete dite i vetmi qe vdiq dhe u ringajll eshte Krishti, ai vdiq per mekatet tona dhe u ringjal qe ne kete dite te na bashkoj dhe te harojme inatet, urretjen apo dhe politiken.
Me gjithe keto qe thashe ju do te mendoni se une jam fetar. Nuk beosj se jam i tille, bile dyshoj shpesh edhe ne se jam besimtar. Une thjesht e respektoj fene ne menyren naive sic respektoj prinderit, mesuesit, shoqerine dhe ligjin. Pasi per mua feja e paster e pa ngateruar me politiken, me djallezite dhe intrigat njerezore, ka te njetin qellim edukues si dhe familja, mesuesit, shoqeria dhe polici. Njesoj feja ne meson te mos vjedhim vrasim dhe te jemi te ndershem sic na kane mesuar prinderit tane, na meson edukaten tone morale si na e kane mesuar mesuesit tane, na tremb me pasojat qe do te na ndodhin po te genjejme vrasim apo tradhetojme njesoj si na tremb polici me paraqitjen e tij, Feja na gjykon njesoj sic na gjykon shoqeria per cdo veprim te jetes tone te perditshme. Ndaj e respoektoj fene ( te gjitha fete)
Disa ketu nen emerin e patriotizmit theresin ne kete dite te shenjte, per vdekje e vrasje,(vdekje gjeneralit grek Janullatos…) disa signifikojne fene me planet shoviniste te nje kombi apo nje tjetri (Ah nime, serbet dhe rusët planifikojn ta ristaurojn “perandorin ortodokse” qe do ta pushtoj Kosovën, Greqin e Qipron), disa perdorin emra per pjestaret e nje feje qe perdoren nga pjestaret e nje feje tjeter per te treguar inferiorit apo mbizoterim ( kaur) Disa te tjere ne emer te globalizmit pacifist na urojne per te gjithe boten ( Jo keq po te mos kuptosh ironine pas shprehjes …Gezuar edhe gjithe ortodoksve te tjere qe nuk paten fatin te jene shqiptare…)
Do te thosha per te gjithe keta, nuk tregojne as patriotizem e as zgjuarsi intelektuale. Nuk eshte patriotizem e as zgjuarsi intelektuale qe ne kete dite te fyesh apo tallesh.
“Patrioteve” do tju kujtoja se kur patriotet tane te vertete, 100 vjet me pare, dorezuan At Nolin peshkop nuk e bene kete ne nje kishe greke jo se nuk donin por se greket nuk pranuan nje gje te tille, Do tju kujtoj se kur patriotet dorezuan si Prift At Nikollen e Elbasanit e bene ne nje kishe Maqedonase jo se nuk deshin ta benin ne nje kishe Greke por se ajo nuk pronoj ta bente nje gje te tille. Dua tju kujtoj se fakti qe Shqiptaret krijuan KOASH-in ishte per ta mbajtur fene orthodokse tek shqiptaret larg qellimeve shoviniste greke. Dua tju kujtoj se nese sot flasim per pavarsi te kishes sone shqiptare jo se nuk i duam greket apo se urejme orthodoksine si fe, por sepse greket kerkojne ta ndotin fene tone orthodokse me qellime te tyre shoviniste. Prandaj nuk besoj se duhet fyer e share ne kete dite. Dua tju kujtoj disave se endra per krijime te perandosise Orthodokse apo Islamike nuk kane lidhje aspak me orthodoksit shqiptare apo muslimanet shqiptare, ato kane lidhje ose me shovinizmin grek, serb apo Rus ose me gjithe ekstremet e tjera Islamike te ardhura nga lindja. Ato perdoren si gogol per te trembur orthodokset dhe jo orthodoskit shqiptar me qellim te realizmit te qellimit te tyre, asaj te krijimit te nje shqiperie islamike, base ( alkekjda ne arabisht) per qelimet e tyre te islamizimit te botes. Apo ndare shqiperine ne copa e pjese sipas pekatsise fetare ( Vorio Epiri Orthodoks). Te dy keta ekstreme si ato shoviniste orthodokse ashtu dhe ato ekstrme islamike nuk kane azgje te perbashket me fene orthodokse apo islame, ata perdorin fene per qellime te tyre te mbrapshta, prandja mendoj se nuk duhet te kishte vend perdorja e ketyre qellimeve ne kete urim.
Ndersa globalisteve pacifiste do tu thoja se feja eshte me naivitet e paster por jo ne realitet, ndaj besimi ne pastertise se fese eshte jo real. Ajo te con ne po ate gabim te trojaneve kur besuan ne pastertine e marveshjeve me Greket. Nuk duam te jemi Trojane te dashur pacifiste globaliste.
Dua ta mbyll duke ju kujtuar le te mos e ngaterojme fene me cdo djallezi njerezore qe kerkon ta perdore ate per cdo gje tjeter vec asaj per te cilen ajo eshte krijuar, dhe le te perpiqemi bashkerisht ta mbajme ate te paster,Pashket jane nje dite fetare qe duhet respektuar ashtu si gjithe ditet e tjera fetare apo laike.
Gezuar edhe njehere.
30 April 2008 @ 1:46 am
epo jam kthy ke rruga e te madhit zot, se sme zuni gerdeci ketu. As ballakumet
Me zuni ajri marsit i oqeanit ne kaliforni
Moti ketu eshte hajt ma, po themi mot atdheu, diell dhe pluhur.
dhe jane plot gjetheza.
qe cahen nga freskia, ka tufa me hudhra, majdanoze, koper, e gjithe jeshilluqet e mundshme.
Por ka gjelbrim, ka i cike ere pranvere, ka luledele, vjollca, ka jaka te zberthyera e qafa mishnjoma te nxjerra perjashta, ka energji, ka peme te mbushme me gjethe dhe sytha, edhe daci im po lodron mbi hardhite qe po kullojne
Ka katunare me qepe te njoma qumesht, kastraveca
Ka kumlla jeshile cheneny qe te thartojne gojen per qefj.
DO me per belulin ?