Login



Register

Me mjaltë apo me uthull?

“Me mjaltë zihen më shumë miza se me uthull” — thotë populli

“Fol butë dhe mbaj një dru të madh dhe do të shkosh larg” — tha presidenti i 26-të i SHBA-së, Teddy Roosevelt.

 

Me ardhjen në pushtet të George W. Bush-it Amerika ka përdorur më shumë drurin se fjalët, dhe duket që marrëdhëniet ndërkombëtare kanë pësuar një dëm të madh si rrjedhojë. Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një basen mendues (think tank) ka si synim zhvillimin e sigurisë dhe mirëqenies botërore duke u treguar vendimmarrësve amerikanë plane që ndërthurin të gjitha metodat në disponim të Amerikës.

QSSN-ja kryesohet nga Richard Armitage, i dyti në komandë në departamentin e shtetit amerikan, dhe Dr. Joseph Nye, profesor nga Harvardi, dhe po paraqet një plan për të barazpeshuar forcën e fortë me atë të butë, një kombinim që ata quajnë forcë e mençur. Një intervistë e dhënë tek Charlie Rose na njeh me disa nga idetë e tyre si dhe mendimet e tyre rreth problemeve më të mëdhaja të lindjes së mesme me të cilat Amerika po përballet apo do të duhet të përballet në të ardhmen.

Forca e fortë e Amerikës njihet nga shumë vende që i kanë dalë kundër interesave të Amerikës, dhe si shqiptarë kemi përfituar nga mbrojtja e Amerikës që nga luftërat botërore e deri tek ndërhyrja në Kosovë. Nga ana tjetër kemi dhe luftën në Irak që është kundërshtuar aq shumë në rrethet ndërkombëtare. Forca e butë është gjithashtu e rëndësishme dhe ka pasoja të mëdhaja bamirëse në botë por është vendosur nën hijen e veprimeve ushtarake dhe mënjanosur ose harruar. Këtu mund të futen shumë vepra të shtetit amerikan si Plani Marshall në fund të luftës së dytë botërore për të rindërtuar Europën, Korpusi i Paqes që ndihmon vendet e pazhvilluara nëpërmjet punës së vullnetarëve, ndihmat për luftimin e Sidës në Afrikë, etj., vepra të organizatave jo-qeveritare të ndryshme, si dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të popullit Amerikan gjatë tragjedive me përmasa të mëdhaja humanitare si tërmeti që ra në oqeanin Indian në 2004 dhe cunami pasues. Si një shembull të forcave të forta dhe të buta të Amerikës një anketim i bërë në 2006 tregon se si opinioni në favor të Amerikës ndër indonezianët (popullsi me shumicë myslimane), ra në 15% në maj 2003 kur nisi lufta në Irak dhe u rrit përsëri pas ndihmave humanitare duke arritur 34% në janar 2005 dhe 44% tani.

Shpresoj që kjo nismë e ndërmarrë nga QSSN-ja, e cila deri tani më duket paksa si sipërfaqësore dhe më tepër reklamë, të jetë diçka e vërtetë dhe që Amerika t’i rikthehet përdorimit të forcës së butë në botë, duke ruajtur shkopin vetëm për raste me të vërtetë të nevojshme. Ka shumë qytetarë dhe organizata amerikane që nuk kanë reshtur ndihmën e tyre drejt atyreve me më pak fat se ata në botë, por do të ishte më e dobishme nëse vetë shteti amerikan do të bënte një kthesë të duhur.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente

  1. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 November 2007 @ 12:49 am

    Kërkoj ndjesë për lidhjen e intervistës, qenka me pagesë (unë e pashë në televizor, prandaj s’e ndoqa lidhjen deri në fund).

  2. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 November 2007 @ 8:14 am

    Dori, e rëndësishme është që t’ju mbushet mëndja juve.
    Më kënaq kur flet për “forcën e butë” të Amerikës, që, nëse i heq “Planin Marshall” atyre që ke përmëndur ti, për të tjerat, nëse do të kontrolloje do të shikoje se mjaft organizata dhe shtete të tjera kanë bërë po aq (në mos më tepër).
    E di, do të më kujtosh “Planin Marshall”, që as vetë s’e di sepse më kujtoi atë barcaletën e atij që i kishte dhënë një herë një çadër një tjetri dhe ja kujtonte gjithmonë, për të mos thënë që dhurata të tilla gratis dhe madhështore në vetvehte për periudhën kur janë bërë, janë të njohura që prej kohësh (s’e di nëse ke dëgjuar për Akilin dhe Luftën e Trojës :P ).
    Fakti është se, edhe nëse të besoj për qëllimet e mira të forcës së butë amerikane……. duke parë përdorimin e paarsyeshëm të forcës së Fortë, nuk mund të kesh një gjykim pozitiv në global.
    Gjithsesi, e rëndësishme është që t’i mbushni mëndjen vehtes.

  3. gjon cima thotë:

    9 November 2007 @ 10:40 am

    “You can get further with a kind word and a gun, than you can with just a kind word.”

    Al Capone

  4. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 November 2007 @ 4:07 pm

    Edrus, pikërisht këtu është problemi, bota (në këtë rast e përfaqsuar nga ty :) s’ia njeh Amerikës ç’ka bën vit për vit. Shiko vetëm një rast, quotat e IMF-it:
    http://www.imf.org/external/np/sec/memdir/members.htm

    Sa ka Amerika dhe sa ka shteti që i afrohet më shumë? Sa herë që futen shifrat në muhabet, të tjerët nxjerrin të njëjtin arsyetim: “po Amerika ka tërë ato pare, duhet të japi akoma më shumë”. Dhe gjithnjë harrohet se Amerika është në vendin e parë pothuajse gjithmonë kur vjen puna për shifrat totale.

    Puna e çadrës mund të qendronte nëse do të ishte vetëm Marshall Plan, por Amerika harxhon çdo vit miliarda dollarë për të ndihmuar vendet e tjera dhe s’ia njeh njeri. Të gjithë përqendrohen se ç’të këqija vijnë nga Amerika, dhe ky është thelbi i argumentit tim. Duhet ta uli dorën kur vjen puna tek forca e fortë.

  5. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 November 2007 @ 8:53 pm

    E di… ndihma pa hesap në Kili, kolumbi,Irak… Ndërsa kur është puna atje ku duhet të paguajë dhe që paguajnë të gjithë (dmth ONU) më duket se është një nga shtetet me FJALËT më të mëdhaja që ka dhënë… për të mos thënë që ka lënë shumë pa paguar :P

  6. adriatik thotë:

    10 November 2007 @ 1:20 pm

    Amerika është në gjendje që të bëjë shumë gjëra dhe të transformojë shumë fjaë të urta njerzore që vijnë nga lashtësia, është në gjendje të përthithë gjithë dijen njerzore për të mbijetuar. Këtë e kanë bërë të gjitha perandoritë dhe të gjithë sunduesit dhe drejtuesit.
    Ja disa thënie të botës mbi të cilat është mbështetur Sundimi (ose quajeni ç’të doni) i të mëdhenjve:
    Bud’ha- Që të tingëllojë vegla, as mos e tërhiq telin sa të këputet dhe as mos e lër të lirë sa të bëjë zhurmë.
    Enveri-Politika e kërbaçit dhe e kulaçit=politika amerikane.
    Hamurabi-Përça dhe sundo.
    Unë-Jep një thelë dhe merr një pelë.
    Dhe me mijra të tjera!!!!!!!!!!!!!
    Per atë punën e Kosovës, të shohim sepse mund të na dalë si koqet e dashit që ndiqte dhelpra “e zgjuar”.

  7. artan thotë:

    10 November 2007 @ 4:20 pm

    Amerika nuk eshte ne ditet e saj “me te mira”,eshte zhytur dhe shperndare shume ne nje krize konfliktesh.,qe kane pasoja brenda vet Amerikes.,asaj i duhet te shpik nje politike te re, me te bute..se ajo e forta nuk po jep rezultat!Dollari po bie!dhe nuk eshte e fuqishem si dikur!

  8. Pjer Thomas thotë:

    11 November 2007 @ 12:45 pm

    Artikulli ishte interesant , megjithse renia e vlerave amerikane e ka shkakun tek politika e Bushit dhe senatorve mrapa tij. Sot po shihet se ndihmat amerikane jane shum me te vogla se parate e emigranteve qe u dergojne vendeve te tyre te origjines.

  9. Ina thotë:

    12 November 2007 @ 2:27 am

    jam me Dorin, se nuk ja njohin ndihmat Amerikes….po ndodh ndonje katastrofe natyrore…kush eshte e para ne skene??? Amerika! 2004 tsunami kush dergoi me shume ndihma.. Amerika!! dhe sa per luften ne iraq, (une jam e para qe shaj Bushin dhe administraten e tij se po e ndjej vete sa eshte veshtiresuar gjendja ketu) po cili shtet do tja mbante te shpallte lufte kunder terroristeve?? mos harroni cfare u be ne madrid, ne london…dhe ato plane qe deshtuan…terroristet nuk kane per te ndaluar..(dhe nuk jane vetem kunder amerikes, por kunder gjith perendimit) dhe vete fakti qe amerika eshte duke luftuar tregon shume…(nuk jam aspak dakort me luften kunder irakut) vetem me luften kunder terrorismit…dhe ketu duhet bere kontrast midis te dyjave…se kjo eshte gabimi i administrates, lufta ne irak

  10. Cheney thotë:

    12 November 2007 @ 4:34 am

    ”Sot po shihet se ndihmat amerikane jane shum me te vogla se parate e emigranteve qe u dergojne vendeve te tyre te origjines.”

    Epo, helbete, po su kujdese ti per shtepine tende..

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.