FMN: Ekonomia shqiptare përgjatë tre dekadave

FMN: Ekonomia shqiptare përgjatë tre dekadave, raporti me vendet e tjera, dhe parashikimet, 1980 - 2013

Raportet statistikore per ecurine e ekonomise shqiptare nuk mungojne ne shtypin shqiptar, por jo gjthmone keto shkrime per parametrat makroekonomike jane adekuate, bile disa here keto raporte cungohen apo dhe keqinterpretohen nga shtypi (si p.sh. ne rastet kur nje parametri te caktuar i jepet me shume rendesi sesa duhet dhe nje parameter tjeter kryesor injorohet fare). Per me teper, keto te dhenat statistikore qe hasen ne shtyp zakonisht i perkasin nje periudhe te shkurter kohore, disa muaj ose dy-tre vite, dhe mungesa e te dhenave per vitet e meparshme e e ben te pamundur perceptimin e ecurise se ekonomise shqiptare per nje periudhe afatgjate.

Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) eshte nje prej organizatave nderkombetare qe monitoron ecurine ekonomike dhe financiare te vendeve antare te kesaj organizate (185 shtete aktualisht) dhe qe ka te dhena afatgjata per shume vende te botes, perfshi Shqiperine. Tek databaza e tyre qe quhet “World Economic Outlook Database” (varianti i fundit i online momentalisht eshte ai i Prillit 2008) dhe e cila eshte mbase databaza me voluminoze e FMN, gjenden te dhena per nje sere parametrash makroekonomike dhe financiare qe prej vitit 1980, dhe gjithashtu aty jepen dhe shifrat e parashikimeve per keta tregues per secilin shtet—deri ne vitin 2013 per momentin–simbas analizave dhe parashikimeve te FMN.

Me poshte vijone disa grafike per nje sere treguesish makroenomike dhe financiare per Shqiperine, 1980-2013, te cilat i pergatita nga shifrat e kesaj databaze, si dhe disa sqarime per ç’ka perfaqeson secili nga keta parametra. Persa FMN ka te dhenat per vitet aktuale dhe te dhenat per parashikimet per te ardhmen ne te njejtat tabela, dhe grafiket reflektojne te njejtetn gje, pra paraqesin treguesit ne vijueshmeri.

* Databaza nenvizon se shifrat deri ne vitin 2006 jane egzakte, kurse shifrat per vitet ne vijim jane perafersime dhe parashikime te stafit te FMN. Gjithashtu permendet qe shifrat per Shqiperine jane azhornuar se fundmi ne kete databaze ne Janar 2008.

PBB, Prodhim i Brendshem Bruto, (GDP, Gross Domestic Product) eshte vlera totale e te mirave materialeve dhe sherbimeve qe prodhohen brenda territorit te nje vendi gjate nje periudhe kohe te caktuar [PBB = konsumi + investimet + shpenzimet e shtetit + (eksportet − importet)].

PBB nominal llogaritet duke bere u bazuar tek çmimet qe te mirat dhe sherbimet kishin gjate periudhes kohore per te cilen llogaritet indeski. P.sh. PBB e vitit 2005 per Shqiperine reflekton cmimet qe mallrat dhe sherbimet kishin gjate vitit 2005.

PBB real nga ana tjeter reflekton vleren totale te prodhimit duke bazuar llogaritjet ne shifra konstante per çmimet e mallrave dhe sherbimeve, pra shifra fikse qe refkeltojne çmimet qe keto mallra dhe sherbime kishin ne vendin perkates gjate nje viti te caktuar, qe quhet ‘viti baze’. FMN nenvizon qe viti baze per te dhenat qe permban kjo databaze aktualisht eshte viti 1996. Kjo behet per te korigjuar efektet e luhatjes se çmimeve, dhe ne kete menyre eshte e mundshme te krahasohet rritja reale ekonomike nga viti ne vit.

PBB për banorë (GDP per capita) eshte shifra qe del nga pjestimi i vleres te PBB se nje shteti me numrin e banoreve te atij vendi, dhe rrjedhimisht eshte tregues me signifikant sesa shifra e pergjithshme e PBB, pasi paraqit prodhimin ne raport me popullsine. Indeksi i PBB per banore gjithashtu reflekton dhe mbi standartin e jeteses se nje shteti, sidomos kur llogaritet si PBB real për banorë.

* Ne grafiket me kolona me poshte, vija e lakuar paraqet vijueshmerine/luhatjen nga viti ne vit te mesatares se shifrave te se njejtit indeks si dhe kolonat (two-period moving average trend line).

Graf. 1: PBB reale, për banorë: 1980 - 2013

White Space 7 mm

PBB (PPP) për banorë. Simbas Bankes Boterore (BB) dhe disa institucioneve te tjera nderkombetare ky indeks eshte treguesi me signifikant i PBB per sa i perket reflektimit te standarteve te jeteses ne nje vend te caktuar, dhe mundeson krahasimet midis shteve te ndryshme dhe gjithashtu brenda te njejtit vend (krahasime me shifra te viteve te kaluara). BB p.sh. sqaron se ky eshte indeksi mbi te cilin BB bazohet qe per te llogaritur nivelin e varferise se nje vendi.

Llogaritjet e PBB (PPP) per banore behen duke u bazuar ne PPP (Purchasing Power Parity, Pariteti i Fuqise Blerese) dhe ne kete menyre korigjohet fuqia blerese e monedhes vendase ne menyre qe te jete e krahasueshme me fuqine blerese te monedhave te vendeve te tjera. Indeksi i PPP per shtetet dhe monedhat e tyre perkatese llogaritet duke faktorizuar (mare si pike referimi) fuqine blerese qe ka dollari amerikan ne SHBA, dhe gjithashtu duke korigjuar per disa faktore te tjere qe ndryshojne nga shteti ne shtet (si p.sh. ndryshimet e çmimit te nje produkti ne Shqiperi me çmimin e te njetit produkt ne Amerike) dhe keshtu nxirret kursi i ‘dollarit nderkombetar’per monedhen e nje vendi te caktuar gjate nje periudhe kohore te caktuar. Dollari nderkombetar kuptohet qe eshte nje monedhe fiktive, pra eshte nje tregues qe perdoret per llogaritje dhe statistika te tilla.

P.sh. nese llogarit shifrat e disa indekseve qe gjenden ne databazen e siperpermendur te FMN per Shqiperine, kursi tregut te dollarit amerikan (usd) per kete vit, 2008, i bie te jete afersisht 89.4 lekë (flitet per ‘lekë te reja’ gjithmone), nderkohe qe vlera e dollarit nderkombetar per te njejtin vit, 2008, eshte 49.7 lekë (kini parasysh qe te dhenat e indekseve per vitin 2008 nuk jane shifra egzakte por perafrime te FMN). Pra raporti midis tyre eshte afro 1.79. Nese do krahasonim te ardhurat (rrogat) bazuar tek ky indeks (PPP) do te nenkuptonim se nje rroge prej 1000 usd per nje njeri qe jeton ne Shqiperi gjate vitit 2008 eshte ekuivalente me nje rroge prej 1790 usd per nje njeri qe jeton ne Amerike gjate te njejtit vit, persa i perket fuqise blerese te seciles monedhe ne vendet perkatese. Pra keta dy individe do kishin mundesi te blinin afersisht te njejtat gjera ne vendet perkatese me shumat perkatese.

Graf. 2: PBB (PPP), për banorë: 1980 - 2013

Me poshte vijon grafiku i PBB nominal dhe PBB real, si dhe grafiku i perqindjes se ndryshimeve te PBB real nga viti ne vit.

Graf. 3: PBB real dhe nominal: 1980 - 2013

White Space 7 mm

Graf. 4: PBB real, % e ndryshimeve vjetore: 1980 - 2013

White Space 7 mm

Inflacioni eshte rritja e çmimeve te nje sere mallrash dhe sherbimesh te cilat konsiderohen nga specialistet si elemente qe jane ‘perfaqsuese te ekonomise ne pergjithesi’. Nje nga indekset me te perdorura per te llogaritur inflacionin eshte CPI (Consumer Price Index, Indeksi i Çmimeve te Konsumit), qe eshte ndryshimmi i çmimeve te nje sere mallrash dhe sherbimesh te cilat konsiderohen se jane mallra dhe sherbime qe blihen vazhdimisht nga ‘konsumatoret tipike’. Lista e ketyre te mirave dhe sherbimeve quhet ne kte kontekst ’shporta’ dhe ndonjehere kjo liste ndryshohet, sic u ndryshua ne vitin 2001 kur u shtun disa elemente te reja ne shporte.

Graf. 5: INFLACIONI, mesatarja vjetore: 1989 - 2013

Me poshte vijon grafiku qe paraqet perqindjen e luhatjes se inflacionit nga viti ne vit, duke u bazuar tek mesataret e cdo viti. Ky indeks haset dhe me termin ‘norma e inflacionit’ dhe eshte nje nga indekset e inflacionit qe raportohet me shpesh ne media.

Graf. 6: INFLACIONI, % e ndryshimeve vjetore: 1990 - 2013

Grafiku ne vijim paraqet te njejtat te dhena–perqindjen e ndryshimeve vjetore te inflacionit–por duke lene jashte grafikut vitet qe kane shifra ekstreme (1990 - 1998) per te reflektuar me mire vizualisht luhatjen e inflacionit gjate viteve te tjera (1999 - 2013).

Graf. 6(1): INFLACIONI, % e ndryshimeve vjetore: 1999 - 2013

White Space 7 mm

Kursi (i derivuar) i konvertimit te PPP (Paritetit te Fuqise Blerese), ne rasin e Shqiperise, reflekton shumen ne lekë qe nevojiten per te blere dicka sot me shumen e lekëve qe do te duheshin gjate viteve te ndryshme per te blere te njejten gje. LLogaritjet per PPP sic thame bazohen ne fuqine blerese te dollarit amerikan ne Amerike. P.sh. simbas te dhenave te FMN kursi i konvertimit te PPP per Shqiperine per vitin 2008 perafersohet te jete 49.7 lekë, kurse ne vitin 1990 ishte 2.2 lekë. Kjo do te thote qe nese nje produkt (nje sasi fikse e nje produkti) ne vitin 1990 ne Amerike kishte çmimin 1 usd, per ta blere ate send ne Shqiperi ne vitin 1990 duhet te paguaje 2.2 lekë, kurse sot ne 2008 per te njejten gje ne Shqiperi duhet te paguash 49.7 lekë.

Ky indeks kuptohet qe reflekton korigjimet qe behen gjate llogaritjes se tij per te faktorizuar ndryshimet e indekseve te tjere ne periudhat perkatese, si luhatja e çmimeve. Pra, nese kursi i kembimit te valutes ne treg (market rate) tregon thjesht raportin e monedhave ne nje moment te caktuar, pa mare parasysh faktore te tjere ekonomike vendore, kursi i PPP faktorizon dhe korigjon per keto parametra ekonomike duke pasqyruar keshtu nje tregues me domethenes per luhatjet/ndryshimin e kursit te monedhes se nje shteti, pasi reflekton kursin e fuqise blerese te monedhes se nje vendi, si dhe luhatjet e ketij kursi nga viti ne vit.

Graf. 7: Kursi i konvertimit të PPP: 1980 - 2013

White Space 7 mm

Bilanci i llogarisë korrente (aktuale, rrjedhëse) permbledh qarkullimin total (nderkombetar) te mallrave dhe sherbimeve, te te ardhurave (income) neto, dhe te transfertave neto te pagesave, te nje ekonomie vendase ne raport me tregun nderkombetar (vendet e tjera). Ky indeks eshte tregues i rendesishem per te reflektuar si ndervepron ekonomia e nje vendi me ekonomine boterore. Nese shifra e ketij indeksi eshte pozitive (sufiçit) do te thote qe vlera monetare/valutore totale qe futet ne nje vend gjate nje periudhe kohe te caktuar eshte me e madhe se vlera monetare qe del nga ky vend gjate te njejtes periudhe; nese shifra eshte negative (defiçit), te kunderten.

Balnci (diferenca) i eksporteve me importet eshte zakonisht perberi kryesor i shifrave te ketij indeksi. Gjithashtu ky indeks reflekton dhe raportin e kursimeve te brendshme me ate te investimeve, gjithmone ne rang kombetar, ku perfshihen si kursimet dhe investimet private ashtu dhe ato publike. FMN ve ne dukje se nje defiçit ne kete kontekst (duke mare parasysh kursimet dhe investimet) mund te vije si rezultat i rritjes se investimeve, ose si rezultat i uljes se kursimeve te brendshme. Ne skenarin e pare (te rritjes se investimeve) defiçiti zakonisht shikohet pozitivisht pasi reflekton rritjen e ekonomise se vendit. Ne rastin kur defiçiti vjen si rezultat i uljes se kursimeve, kjo mund te jete tregues i strategjive te gabuara monetare te nje shteti.

Si dhe ne rastin e shembullit te llogaritjes se PBB si vlere per banore ky prodhimi shprehet ne raport me popullsine, indeksi i bilancit te llogarise korrente eshte tregues me signifikant kur shprehet ne raport me PBB, pra kur kjo shifer llogaritet si perqindje e vleres te pergjithshme te PBB.

Graf. 8: Bilanci i llogarisë korrente, % e PBB: 1980 - 2013

Me poshte vijon grafiku i bilancit te llogarise korente si tregues me vete.

Graf. 9: Bilanci i llogarisë korrente: 1980 - 2013

White Space 7 mm
White Space 7 mm

Krahasimi i ekonomise shqiptare me vendet e tjera ‘ne shvillim’ te rajonit

FMN dhe instutucione te tjera nderkombetare kategorizojne/grupojne vendet e botes simbas parametrave ekonomike dhe standarteve te jeteses. Nje prej ketyre grupimeve, ku ben pjese dhe Shqiperia, eshte kategoria e vendeve qe jane ‘ne zhvillim’, qe perfshin shtete qe nuk kane parametra te avancuara te ekonomise dhe kushteve te jeteses ne raport me vendet ‘e zhvilluara’ dhe industriale (si shtetet perendimore fjala vjen), por qe nga ana tjeter jane shtete ne zhvillim e siper, pra qe kane ndryshime pozitive ne krahasim me veten. Tek databaza e siperpermendur e FMN (World Economic Outlook Database) kjo kategori ndahet dhe simbas rajoneve gjeografike, pra shtete me parametra te ngjashem qe gjenden ne nje rajon/kontinent te caktuar. Grupi ku ben pjese Shqiperia eshte ai i vendeve ne zhvillim, nenkategoria e Evropes Qendrore dhe Lindore, ku pefshihen dhe 15 shtete te tjera.

Kuptohet jo te gjitha vendet qe i perkasin kesaj kategoria te gjere–vendeve ne zhvillim–i kane te gjithe parametrat e tyre ekonomike ne nje nivel me vendet e tjera te kesaj kategorie. P.sh. disa nga keto 15 shtetet e tjera qe jane ne grup me Shqiperine tashme kane nje sere parametrash ekonomike me te zhvilluar se Shqiperia dhe disa jane tashme dhe antare te BE.

Gjithsesi, krahasimi i zhvillimit ekonomik te Shqiperise me keto vende eshte domethenes dhe per te shkuaren e ngjashme te Shqiperise me keto vende, pertej gjeografise dhe kategorizimit aktual si vende ne zhvillim. Te gjitha keto 15 shtete te grupit ku perfshihet Shqiperia ne databazen e siperpermendur, me perjashtim te Turqise, jane vende ish-komuniste qe kane tranzituar nga sistemet ekonomike socialiste ne treg te lire dhe ekonomi kapitaliste, dhe per me teper ky tranzicion ka ndodhur gjate te njejtes periudhe kohore.

Grafiket qe vijojne (nr 10-15) paraqesin disa nga te te njejtat parametra si dhe grafiket e paraqitur deri tani, por tashme duke perfshire te njejtet indekse dhe per vendet e tjera te ketij grupi. Tek secili nga grafiket e meposhtem indekset e Shqiperise paraqiten me ngjyren e kuqe (vija perkatese e indeksit ne grafik).

* Per disa shtete, shifrat per indekse te veçanta nuk egzistojne ne databazen e FMN qe nga viti 1980, por fillojne ne vite me vone. Keto mungesa reflektohen ne grafiket perkates.

* Ne disa grafike, disa shifra ekstreme jane lene jashte (eshte kufizuar spektri i grafikut) per te pasqyruar me mire vizualisht raportin e ecurise se indekseve pergjate gjithe viteve, pasi shifrat ekstreme e zvogelojne automatikisht shkallen e gjithe grafikut. Tek keta grafike, kjo duket ne vazhdueshmerine e vijave perkatese pertej sfondit te grafikut, si tek grafiku i Inflacionit p.sh.

Graf. 10: PBB (PPP), për banorë: 1980 - 2013

White Space 7 mm

Graf. 11: PBB real, % e ndryshimeve vjetore: 1980 - 2013

White Space 7 mm

Graf. 12: PBB nominal: 1980 - 2013

White Space 7 mm

Graf. 13: INFLACIONI, % e ndryshimeve vjetore: 1980 - 2013

White Space 7 mm

Graf. 14: Kursi i konvertimit te PPP: 1980 - 2013

Grafiki u mesiperm (nr 14) kuptohet qe nuk mundeson krahasimet direkte midis shteteve per secilin vit, pasi shifrat e indekseve jane ne monedha te ndryshme, monedhen e secilit shtet perkatesisht, por gjithsesi grafiku pasqyron luhatjen/trajektoren e ketij kursi per monedhen e secilit shtet nga viti ne vit.

Graf. 15: Bilanci i llogarisë korrente, % e PBB: 1980 - 2013

White Space 7 mm

Shënime:

* Duhet pasur parasysh qe keta tregues makroekonomike paçka se kane signifikancen e tyre ne reflektimin e gjendjes ekonomike te vendit ne pergjithesi, kane gjithashtu dhe kufizime ne pasqyrimin e gjendjes te plote dhe reale per sa i perket shtresave te ndryshme te popullsise apo sektoreve te ndryshem te ekonomise ne Shqiperi. P.sh. edhe shifrat e PBB per banore nuk reflektojne se si shperndahet pasuria e nje vendi ne menyre proporcionale midis shpresave te varfera, te mesme dhe te pasura te popullsise. Ato thjesht paraqesin mesataren aritmetike te PBB simbas numrit te popullsise se vendit.

* Nga kerkime qe bera ne internet rezulton se FMN i bazon shifrat makroekonomike dhe financiare per Shqiperine kryesisht nga te dhenat e Institutit te Statistikes (INSTAT), Bankes se Shqiperise, dhe Ministrise se Financave, dhe me pas ben krahasimin e shifrave te ketyre institucioneve kur keto raportojne per te njejtin parameter, per te pare sa e si perputhen apo ndryshojne, si dhe analizat e vete stafit te FMN.

FMN, BB dhe institucione te tjera nderkombetare, ne bashkepunim dhe me organet shqiptare, bejne here pas here dhe studime per permiresim te metodologjive te llogaritjes se shifrave.

* Gjithashtu rezulton se ne raportimin zyrtar te shifrave per treguesit makroekonomike per Shqiperine, si PBB, perfshihen dhe perafersime per pjesen e padeklaruar te ekonomise [(Nonobserved Economy (NOE), Informal Economy, Black Market]. Per sa lexova ne disa raporte (nje reference p.sh., pdf), pjesa informale/e padeklaruar e ekonomise figuron te jete diku tek 30% e shifrave te PBB te raportuar zyrtarisht, por egziston konsensusi i organizatave vendore (si INSTAT) dhe atyre nderkombetare qe keto shifra (perqindje) realisht jane me te medhaja. CIA p.sh. thote qe keto shifra arrijne diku tek 50% e PBB ne Shqiperi.

Ekonomia e padeklaruar perfshin disa aspekte, si p.sh. shifrat qe nuk figurojne fare (si ato qe vijne nga punesime ilegale fjal vjen), shifrat qe cungohen qellimisht nga bizneset e ndryshme per te paguar me pak tatime, dhe elemente te tjere te ngjashem. FMN raporton faktorizimin e ketyre shifrave ne raportet zyrtare te PBB jo vetem per Shqiperine por dhe per nje sere vendesh te tjera.

Ne Shqiperi duket se perqindja e ekonomise te padeklaruar ne raport me PBB e vendit eshte nga me te lartat ne rajon.

White Space 7 mm
White Space 7 mm

** Ne vijim jane grafiket e paraqitur me siper (nr 1-15), por me permasa me te medhaja.

Shqiperia
Graf. 1: PBB reale, për banorë: 1980 - 2013
Graf. 2: PBB (PPP), për banorë: 1980 - 2013
Graf. 3
: PBB real dhe nominal: 1980 - 2013
Graf. 4: PBB real, % e ndryshimeve vjetore: 1980 - 2013
Graf. 5: INFLACIONI, mesatarja vjetore: 1989 - 2013
Graf. 6
: INFLACIONI, % e ndryshimeve vjetore: 1990 - 2013
Graf. 6(1): INFLACIONI, % e ndryshimeve vjetore: 1999 - 2013
Graf. 7: Kursi i konvertimit të PPP: 1980 - 2013
Graf. 8: Bilanci i llogarisë korrente, % e PBB: 1980 - 2013
Graf. 9: Bilanci i llogarisë korrente: 1980 - 2013

Shqiperia ne raport me vendet e tjera ‘ne zhvillim’ te Evropes Qendrore dhe Lindore
Graf. 10: PBB (PPP), për banorë: 1980 - 2013
Graf. 11
: PBB real, % e ndryshimeve vjetore: 1980 - 2013
Graf. 12: PBB nominal: 1980 - 2013
Graf. 13: INFLACIONI, % e ndryshimeve vjetore: 1980 - 2013
Graf. 14: Kursi i konvertimit te PPP: 1980 - 2013
Graf. 15: Bilanci i llogarisë korrente, % e PBB: 1980 - 2013

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

47 Komente

  1. Naimi thotë:

    16 August 2008 @ 8:14 pm

    Po ti shofi Sala keta grafiket do mburret se periudha 2005-2009 eshte periudha me e sukseshme e ketij tridhjetvjeçari, deri diku me te drejte.

    Sipas parashikimeve, periudha 2009-2013 eshte akoma me e suksesshme. Thua ta dine qysh tani keta te FMN qe zgjedhjet e 2009 do fitohen nga Edi Rama? :)

  2. linda thotë:

    16 August 2008 @ 8:29 pm

    Grafi 8 dhe 15–> Bilanci pozitiv ishte ne 99 kur na u dhane ndihma nga komuniteti nderkombetar per shkak te gjendjes ne Kosove. 1999-2000 eshte konsideruar si viti me i bollshem per qeverine Shqiptare. Shi sa shume ka rene ne negativ bilanci qe nga 2005…
    grafi 10–> tregon qarte sa mbrapa qe jemi ne, me te varferit ne Evropen lindore, dmth me te varferit ne Evrope. Veshtroni si ne 2012 shqiptaret do marrin per koke mesatarisht aq sa ceket merrnin ne 1980. Ekonomia shqiptare turp per faqen e zeze.

  3. linda thotë:

    16 August 2008 @ 8:33 pm

    gjithashtu dhe inflacioni 0 ne 1999-2000

  4. edrus thotë:

    16 August 2008 @ 8:49 pm

    Si përfundim Xhibi, por pa e filluar me fjalët: “duke patur parasysh trashëgiminë e varfër :P “, si i tako me pas punu minibashkia 14?, pastaj me rradhë qeveritë e ndryshme? :)

  5. xhibi thotë:

    16 August 2008 @ 9:31 pm

    Edro, nje tum pune kane bere te gjithe. Tani permiresime ka plot, sidomos vitet e fundit.

    Por, sic thote dhe linda

    linda thote:
    grafi 10–> tregon qarte sa mbrapa qe jemi ne, me te varferit ne Evropen lindore, dmth me te varferit ne Evrope.

    Te gjithe grafiket kane rendesine e tyre, po ne nivelin individual (dmth jeta e njeriut mesatar ne Shqiperi) dhe krahasim me vendet e tjera te grupit, nr 10 mendoj eshte grafiku kryesor per kete, dhe e tregon qarte qe jemi cope-cope, te fundit.

    Tani e verteta eshte qe ne ishim me te varferit para demokracise gjithashtu, se po ta shikosh tek graf 10, te gjitha ato vendet kane qene me mire se ne qe ne ‘80. Por, keto diferenca ne vitet mbas ‘90 jane thelluar akoma me shume, dhe ne prap te fundit. Pra vendet e tjera ish-komuniste kane ecur me hapa me te medhaja se ne per kete tregues kryesor te standartit te jeteses, PBB (PPP) per banore, (qe ne fakt permbledh dhe bazohet ne shume tregues te tjere kur llogaritet).

    Kjo eshte per te ardhur keq.

  6. edrus thotë:

    16 August 2008 @ 9:42 pm

    Xhibi, sepse ASNJËRI nga të tjerët
    - pati idenë brilante që të shkatërronte GJITHÇKA….
    - pati idenë po aq brilante që të zhvlerësonte gjithçka që nuk mundi të shkatërronte :(

  7. xhibi thotë:

    16 August 2008 @ 9:53 pm

    Po prisja Edro sa postime do kalonin para se ta politizoje temen dhe ti referoheshe kohes se lavdishme te komunizmit. :P
    Ajo pati efektin e vet, po eshte veshtire ta dish ti vesh gishtin nje gjeje vetem ne kete gje, pasi sic thashe ky tregues vete permbledh shume te tjere.

    Po meqe bejme gjykime subjektive, une mendoj mbase korrupsioni ka qene fajtori kryesor, dhe ky ne vetvete sjell te gjithe te keqiat, varferine, pakenaqsine e njerzve, largimin masiv te tyre (kemi nje nga emigrimiet me masive, dhe duke llogaritur si perqindje te popullsise) renien e investimeve, e cdo gje tjeter.

  8. gre_wireless thotë:

    16 August 2008 @ 10:03 pm

    xhibi ti i ke shkruar keto te dhena apo ka qene ndonje raport i FMN’se qe e ke perkthyer, apo e gjete te gatshme diku??

    Pyes per tu siguruar, po duket sikur e ke shkruar vete. Great job.

    Per terminologji: Grafikun nr 5 titullohe “Indeksi i cmimeve (CPI)”, se inflacioni eshte ndryshimi i CPI (ne kete rast) qe ke vene ne grafikun 6 me poshte.

    lind, thx. Sa do pyesja cfare ka ndodhur ne 1999-2000 qe del llogaria pozitive

  9. xhibi thotë:

    16 August 2008 @ 10:27 pm

    Gre, jo nuk ka qene raport, une i kam pergatitur duke mare shifrat nga tabelat e FMN tek ajo databaza qe permenda. Kur kerkon dicka qe nuk egziston ne shtyp, duhet ta besh vete nganjehere. :P Per indeksin e graf 5, FMN e paraqiste ne tabele ate si Inflacion jo thjesht si CPI Index, ndaj per te qene me prane burimit e titullova ashtu. Plus dhe eshte me e kuptueshme per njerzit.

  10. Moza thotë:

    16 August 2008 @ 10:38 pm

    O Xhib si spaske pertu o rob i perendise.
    Te lumte dora, por une u be vite qe e kam lene shkollen e keto si lexoj dot. Shume e gjate. shume Grafike. Dy pytje kam une :
    1. A ma permbledh dot me 2 llafe kush eshte konkluzioni
    2. A ke taku naihere per se gjalli ndonje person te FMN, apo akoma me teper, ndonje person te FMN qe ka qene me mission ne Shqiperi 10 vitet e fundit ????

  11. gre_wireless thotë:

    16 August 2008 @ 10:57 pm

    ok xhib,

    eshte indeksi i cmimeve me baze 1999.

  12. gre_wireless thotë:

    16 August 2008 @ 11:30 pm

    nga 1980-2006 bazohet ne data aktuale duke patur parasysh gabimet statistikore dhe veshtiresite ne matje.
    Nga viti 2006-2013 bazohet ne premtimet qe politikanet shqiptare i kane bere FMN’se :)
    Do ishte interesante te kishim dhe nje parashikim bazuar ne premtimet qe politikanet shqiptare i kane bere popullit shqiptar:)

  13. Ll thotë:

    17 August 2008 @ 11:05 am

    Moza,

    Me dy fjale:

    Sot FMN-ja na llogarit si te fundit ne rajon bazuar mbi PBB-PPP/fryme. 4 vite qe sot s’do te jemi me te fundit por te parafundit sepse do t’ja kemi kaluar Bosnjes. Urraaaaaa :(

  14. Moza thotë:

    17 August 2008 @ 2:31 pm

    Thanks Llukan,
    Por kur qenka kshu pse qeka lodh xhibi kaq shume ?
    Ne keto i dijshim :-(

  15. Ftjkt thotë:

    17 August 2008 @ 2:42 pm

    Moza, “Perseritja eshte e joma e Dijes” thoshte zysha dikur… :D

  16. xhibi thotë:

    17 August 2008 @ 2:45 pm

    Moza, me dy fjale eshte veshtire ta permbledhesh, po pak a shume qe standarti i jeteses ka qene pak a shume njesoj nga 80-88, me pas eshte permiresuar nga 89-08, sidomos 05-08, e pritet te vazhdoje te permiresohet dhe ne 5 vitet e ardhshme. Kurse ne krahasim me vendet e tjera kemi qene dhe jemi te fundit, dmth keq fare ne krahasim me te tjeret. Kjo vec per ate parametrin PBB (PPP) per banore.

    Tani mundimit i hyra per dy gjera. Nje qe nuk i gjeta diku keto te dhena afatgjata ne shtyp, dhe e dyta qe edhe per ato te dhena afatshkurtra qe raporton shtypi, u lodha nga keqinformimet, si te qeverise, si te opozites, si te shtypit. Kshu qe tani i kam keto si reference te pakten kur te degjoj raportime spekullative per nje parameter apo nje tjeter. :P

  17. xhibi thotë:

    17 August 2008 @ 2:46 pm

    80-98, 99-08 desha te them, se paskam shtyp gabim.

  18. Idris thotë:

    17 August 2008 @ 3:18 pm

    Pa pretenduar qe ti behet “analize” arsyes se mos arsyes , them se kjo pune e PAQME e prure nga Xhibi eshte rasti i Pare qe te jepet nje metodologji e monitoruesve dhe orientuesve te VERTETE te ekonomise shqiptare, perjashtuar te dhenave e statistikave te marra nga Instituti i G.Rulit :(
    Duke dashur qe si popull, te kuptoj te vertetat qe lexoj -me te vertetat qe shijoj :P deshiroja ,nese ka mundesi, te cilesohej me qarte e dhena qe eshte emruesi i perbashket i ketij studimi.Paraja si Burim Financimi.
    “”PBB, Prodhim i Brendshem Bruto, (GDP, Gross Domestic Product) eshte vlera totale e te mirave materialeve dhe sherbimeve qe prodhohen brenda territorit te nje vendi gjate nje periudhe kohe te caktuar [PBB = konsumi investimet shpenzimet e shtetit (eksportet − importet)].”"”
    Nje e dhene BAZE qe s’ke se si ta kundershtosh kur eshte marre e pranueshme si definicion per te gjithe metodologjite , megjithe paqartesite qe rrjedhin dhe besoj nga perkthimi ,ose marrveshja per te pranuar kete definicion , se psh… nuk mundet qe PBB te matet me vlerat totale te PRODHUARA ( te shprehira ne vlere PARA) dhe pastaj te perbehet edhe nga ….Konsumet plus Shpenzimet ??????…..te pakten ne shqip s’ka kuptim .
    Por desheroja ,e perseris ,qe ashtu sic kuptohet ky grafik dhe vlerat e shprehura ne krah, problemi KYC qe zberthen “arritjet” e ekonomise ne grafiket e shprehur eshte mendoj …..Burimet e financimit te bartura prej 80 (dobicllek i njohur , se asgje nuk fillon nga hici :( apo jo Xhibi :) si rezerve ,dhe perdorimi i tyre ne ato zera qe perbejne PBB ne vitet e lavdishme te arritjeve ekonomike me:
    - nje te dyten e popullsise dhe me shtimin e “Dembeleve” ne organikat e shtetit (te nxjerre nga puna Politikisht).KAQ! Dhe mbi te gjitha me paralizen TOTALE prej 20 vjetesh te objekteve prodhuese te trasheguara….
    Jam shume i desherushem nese Ju i ndereuar Xhib bini nje argument te tille per te bere Krahasime REALE dhe jo “jes mene” te furres se FMN.
    Me pas besoj nuk duhet te jene problem veprimet ARITMETIKORE …. :D

  19. Idris thotë:

    17 August 2008 @ 4:03 pm

    I nerum Edrus!
    Them se parrulla per te “shkaterruar gjithshka ish” nuk eshte fort e besueshme… :( sepse keta k/dembele ,hileqare ,dinake fshati , hipokrite e mega hajdute , se kane bere me te vertete , dhe kete e vertetoi me se miri “RRITJA e te ardhurave” nga burimet GERDECARE ose me te drejte sic ka verejtur LINDA me siper !!!!
    Besoj eshte e fresket kujtesa per ulurimat e Mixhes ne projekt buxhetin shtese ne grindjen me “provokatorin ” Balla :P , sepse i DUHEJ kjo “grindje”, ky “show” sepse grafikeve te FMN per “boom-jet “e viteve 2006- 2009 , kishte rrezik tu behej observacion qofte edhe nga z.CIVICI !

  20. gre_wireless thotë:

    17 August 2008 @ 6:10 pm

    Idris, pak veshtire ta kuptoj cfare ke dashur te thuash me “konsum plus shpenzimet”. A mund ta sqarosh me mire? Xhibi i ka treguar dhe vlerat nominale dhe vlerat reale. Do te thuash qe konsumi ka njesi tjeter matjeje dhe shpenzimet (qeveritare (G)) kane njesi tjeter? Nuk ka perse. Nese thua per prodhimin eshte menyre tjeter ajo qe mat prodhimin…

    mendoj se kjo eshte nje pune shume e mire. Me e keqja, i tregon psh z.Civici nje burim nga ta filloje analizen. Gjithashtu sjell ne vemendjen e te gjitheve qe tani kemi te dhena per nje numer te madh vitesh (pavaresisht cilesise dhe faktit qe pershkojne dy sisteme te ndryshme) dhe mund te behen shume studime.

    Per tu pare me me kujdes eshte grafiku i bilancit te llogarise. Pra tregon qe bilanci eshte negativ dhe do te vazhdoje te jete i tille per shume vite (pra vlera monetare qe hyn ne vend eshte me e vogel se ajo qe del nga vendi). Si financohet ky deficit? Nje, eshte emigrantet, dy, ekonomia informale, por tre, eshte borxhi. Ky borxh qe sa vjen e rritet do ndikoje 1) interesat ne te ardhmen, dhe 2) sasine e borxhit qe brezat e tjere do paguajne. Pra i rendon brezave te ardhshme, megjithese per momentin nuk ndikon rritjen e PBB(GDP)

  21. Idris thotë:

    17 August 2008 @ 6:30 pm

    Edhe mase ja shkel Gre!
    Vur re se s’kam asgje me formulimin…po ta lexosh me vemendje…as me observimin e z.Civici.
    Une thjesht dhe fare thjesht kam deshire te “permbys” raportin e perfundimeve per “boom-je” arritjeje nga qendrimet “jes men” ndaj FMN duke e vene mbi baza REALE.
    Burimet e FINANCIMIT zotri nga vijne ?
    Une kam dyshime shume te medha duke qene i ingranuar se c’fare pasurie ne mall te “vyer” kishte(zotronte,rezervonte) ai “ish” shtet qe asnjehere nuk u be transparent per te vleresuar se cfare u trashegua pas 1990… po futet me “dinakeri 1980.Dhe kete e tregoi GERDECI!
    Une vetem HC e Fierzes dhe Telekomin po te te bie si shembull qe Populli hoqi “Therrimet nga goja”qe shfrytezohen (grabiten) ne menyre spekulative si prodhime (produkte te pas 80)per te vleresuar treguese ekonomike financiare si produkt i drejtimit te shkelqyer te Ekonomise nga Mixhistet.
    Dyshoj qe dhe kategoria “emigrantet” te kete kete vleresim te drejteperdrejte tek popullsia pasi dihet se “puna i ha m…parase” dhe ti me kutpon shumer mire mua se cfare dua te them.
    Per sqarim une nuk dua te prek auttoritetin e z.Civici ,por moralin e prurjes se kesaj natyre me pingponge Mixhiste .PO dhe PO .
    Te tilla mendje popullit i duhen per te tjera vleresime e nxitje jo te konsumohen ne tregun e politikes e propogandes.
    Me fal Gre shkruajta i nxituar por shoh se me te vertete kerkon te dish si i “ditur ” dhe jo si “jes men” duke kerkuar qe te me vleresosh per aq sa po kerkoj!Falem!

  22. Ll thotë:

    17 August 2008 @ 6:54 pm

    Moza,

    Po eshte ndryshe “ta dish” e eshte ndryshe kur e ke me shifra :)

    Edrus, Idris,

    Jo cdo diskutim ka te beje me te kaluaren e para ‘90-es; u bene 18 vjet tashme keshtu qe aman boll behet e lodheshme ta shikosh kudo.

  23. gre_wireless thotë:

    17 August 2008 @ 7:16 pm

    une mundohem te te kuptoj Idris. Gjithashtu mundohem te kuptoj dhe Z.Civici dhe te gjithe peshqit e tjere. Prandaj sa me qarte aq me mire.

    nuk e di ne cfare viti i ka marre IMF(tek WEO) dhe WB (tek WDI e njejta pasqyre) keto te dhene. Tek shenimet e artikullit thuhet INSTAT, Banka e Shqiperise dhe Ministria e Financave. Nese keto institucione kane perpunuar datat me qellim qe te tregojne vitet 1980-1990 me te ulta se c’kane qene (qe mendoj se kjo eshte ajo qe po thua ti) atehere une nuk di gje dhe nese ke ndonje gje konkrete na e thuaj. Por ne pergjithesi shifrat duken te besueshme (megjithese per te ardhur keq) dhe nese do nje shpjegim ne mbrojtje te te dhenave mund te te jap nje “textbook” explanantion: deri para 90 ishte ekonomi e kontrolluar dhe prodhimi caktohej nga shteti. Privatizimi e beri shperndarjen e kapitalit me eficiente dhe prodhimi u rrit. Gjithashtu u rriten investimet. Nese pyet nese kjo qe ndodhi ishte shperndarja me eficiente qe mund te ndodhte, atehere eshte teme tjeter. Po te shikosh grafiket 1, 2 dhe 3 do te shikosh qe pas vitit 90 pati nje renie te PBB (GDP). Pra ne ato vitet e para pati nje renie te prodhimit dhe u deshen 10 vite qe prodhimi ne vlera reale te ishte po ai. Qe pas vitit 99-2000 rritja ka vazhduar me rritje te shpejta dhe ne vlera reale pritet te jete dy here me e larte ne 2013 se sa ishte ne vitin 1990. Tani kjo rritje e PBB per person nuk eshte shume per tu cuditur. Cdo vend ka rritje te vazhdueshme dhe shpresat jane qe vendet e varfera te rriten me shpejt se vendet e zhvilluara ne menyre qe mireqenie ne te gjitha vendet te afrohet sa me shume me kalimin e kohes. Psh, nje “rule of thumb” eshte rregulli i 72, qe thote qe nese rritja eshte 4 perqind ne vit, atehere i bie qe GDP te dyfishohet ne 72/4=18 vite. Pra ne Shqiperi behet fjale per nje rritje mesatare 72/24=3% ne vit. Pra eshte e turpshme te mburresh me keto statistika, duke patur parasysh qe kjo eshte nje rritje e ulet.

    SI te thashe ne postimin me lart. Parate e emigranteve sa do vijne e do pakesohen pasi me kalimin e kohes do ulenlidhjet e tyre me Shqiperine. Ajo pjese e deficitit tregtar qe tani financohet nga parate e emigranteve (ose te pakten nje pjese e saj) do duhet te financohet nga borxhet. Pra do merren me shume borxh, do rriten me shume interesat dhe do rritet gjithashtu dhe sasia e borxhit qe brezat e rinj do paguajne. Prandaj duhen menjehere te merren masa te rriten investimet dhe eksportet. Dhe keto behen me saktesim te pronave, mbrojtje me ligj e prones dhe investimeve, ulja e korrupsionit dhe sorrollatjeve, etj. Dhe nuk ka rendesi nese kete e ben mixha apo Argita, perderisa dikush e ben. Ideja eshte qe keto jane rreziqe reale qe i di dhe ti dhe te tjere dhe verehen shume lehte me keto te dhena preliminare qe na solli xhibi (nese dikush do hard proof)

  24. Moza thotë:

    17 August 2008 @ 7:42 pm

    Edrus, Idris,
    Jo cdo diskutim ka te beje me te kaluaren e para ‘90-es; u bene 18 vjet tashme keshtu qe aman se behet e lodheshme ta shikosh kudo

    :-) Eh Llukan, po je i ri ti, se keta burra para ‘90 e kane pas kohen e lavdise dhe performances se shendetit riprodhues, prandaj cdo gje e lidhin me ate kohe. Sic ke per ta lidh ti me lulen e rinise tende, kur te duket se ke kap qiellin me dore. :P
    P

  25. edrus thotë:

    17 August 2008 @ 7:54 pm

    Llukan, nuk e di se nga e nxore atë konkluzion… të ftoj ta shikosh edhe një herë komentin tim:
    edrus thotë:16 Gusht 2008 @ 9:42 pm

    Xhibi, sepse ASNJËRI nga të tjerët
    - pati idenë brilante që të shkatërronte GJITHÇKA….
    - pati idenë po aq brilante që të zhvlerësonte gjithçka që nuk mundi të shkatërronte :(

  26. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 4:14 am

    Ja nje grafik me ca te dhena per punesimin, mare nga Banka Boterore. Ketu figurokemi se jemi diku nga mesi. Shifrat nuk ishin te renditura si papunesi, po si perqindje punesimi nga mosha 15 vjec e lart, kshu qe dhe grafiku ashtu i paraqet.

    Graf. 16: Punësimi, % e 15 vjeçarëve: 1991 - 2006

  27. gre_wireless thotë:

    18 August 2008 @ 4:20 am

    po xhib, employment equals #employed over working age population

  28. gre_wireless thotë:

    18 August 2008 @ 4:22 am

    hajde shpjegohe renien e punesimit tani…apo privatizim privatizim privatizim (nenkupto shkaterrim)

  29. Idris thotë:

    18 August 2008 @ 2:38 pm

    Ll !..dhe ti e do ngaihere po lene mo them boll i ka shifrat ……kapu per shifrash…. :D
    Te pakten keshtu ne menyre letrare kujtoje nganjehere ate shprehjen cifute: —Lojen e fiton ti ….po piket(shifrat )i kam une. :).
    Absolutisht nuk jane REALE , jane nje perde mashtruese e TEJDUKESHME ne nje metodologji mbarebotrore ,por qe ne rastin Shqiptar fillon nga KATI dhjete….duke mos i perfillur por VJEDHUR katet e tjera mbi te cilin kane ndertuar grafiket.
    Dhe me keto mund te habiten vetem ata qe shikojne fishekzare kur hidhen nga TARACA , ku kurre nuk behet fjale per Godinen !!!!!!!

  30. Ll thotë:

    18 August 2008 @ 2:51 pm

    Idris,

    Nuk me the ndonjegje te re se te gjithe e pranojme qe shifrat qe paraqiten nuk jane fiks. Diskutimi i pranon shifrat si “udhezuese”, ose thene ndryshe, “si me te mirat, ne mungese te te dhenave te tjera”. Ti cfare sjell ne diskutim? :)

    Gjithe te mirat,

    Ll.

  31. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 6:15 pm

    Ll thote:
    Ti cfare sjell ne diskutim? :)

    Ja pra faktin qe ve ne dyshim cdo gje, qe me menyren “e cuditshme” qe ekonomistet perdoren per te llogaritur PBB dhe cdo gje tjeter qe del nga goja apo gishtat e specialisteve qe jane specialiste reale dhe jo specialiste interneti. :D
    Idrizo, sic te thashe tek ajo tema e Civicit qe te ngeli qefi per punen e por.dheve. :D Tani mos te ngel qefi, po sic tha Llukani me 5 fjale aty: ti ca sjell ne diskutim?

    Te besh “opozite” per cdo gje te shkruar thjesht per sport nuk eshte diskutim, e jo se jo kontribut. :)

  32. idris thotë:

    19 August 2008 @ 1:47 pm

    Llukan, ka me shume rendesi te jeni JU , pa le te mos jemi NE…. :)
    Pa dashje me kujtove ate anetarin e komisionit te Atestimit qe i beri pyetjen punetorit:
    -Cili eshte k/qyteti Japonise …..Pergjigje : -Tokio!
    -Sh. mire!
    Pyetje:-Si i kane emrat banoret e Tokios …? dhe u kthye triumfator per te marr aprovimin e k/tarit te komisionit Xhiblist … :) :) :)
    Me shume dashuri cdo njeri sjell ne diskutim ate qe mendon vete…dhe une solla nje a dy pyetje te kutpueshme pa pretenduar te sjell te “reja” mbi te dhenat e paraqitura ??? !!!!!!
    !-Cilet jane burimet e financimit te ketij “Boom-i” ekonomik ?
    2-C”peshe specifike ne te ardhura ze prodhimi i fituar(i matur ne vlere) i aseteve te trasheguara?
    Ja kaq.
    Xhib !
    kam shume deshire te te …….ruaj…..megjithse e ke kete atribut duke perdorur fshirjen :D :D :D
    Jo per gje po me e mira eshte te lexosh tjetrin dhe kur s’kupton mund te pyesesh :P.
    Fjalin e pare e kam duke vleresuar punen tuaj te lavderueshme per te prure tabela …..
    jo vetem mashtruse por edhe …..propogandistike te demshme , qe nuk edukojne pervecse nje servilizem formal me pervojen e njohur mire dhe
    sh.mire tashme “”"”Keto i di Partia”!!!!!!!
    Une nuk jam specialist tabelash as metodologjish per perllogaritje , por fale natyres meme , zotroj si te gjithe vdekataret deshiren per te ditur se kush eshte ai ose ajo qe po tall bythen me jeten time me tabela dhe cilet jane ata ose ato qe me keto tabela marrin 100 fishin e pages se njerezve te punes.
    Dhe ajo qe mungon ne te gjithe perfundimin e dijes suaj te bashkuar si grusht graniti rret FMN ….PERSE- keto studime ?
    Ja kaq. Kjo nuk eshte “opozite” :)

  33. xhibi thotë:

    19 August 2008 @ 2:49 pm

    Idrisi thote:
    kush eshte ai ose ajo qe po tall bythen me jeten time me tabela dhe cilet jane ata ose ato qe me keto tabela marrin 100 fishin e pages se njerezve te punes.

    Eshte konspiraci e madhe. FMN-ja morri vendim te fallsifikonte keto shifrat per Shqiperine qe te tallte bythen me ty kur ti lexoje ti tek Peshku. Dhe me pagoi dhe mua nje shume te majme qe ti publikoja shifrat si grafike, ne menyre qe konspiracia te dukej sa me e pafajshme dhe rastesore.

    Ose Perendia qe te ka dhene keto mend(ime).

    Nje nga te dyja. :D

  34. Idris thotë:

    19 August 2008 @ 3:04 pm

    Xhib!
    E kam te qarte qe jane pune te thella dhe i di “Partia”…po thashe se mund te dinim dhe ne ndonje gje….
    Keto tabela do i kete bere Mehmeti n’koke te vet se une e Enveri s’dime gje …. :P :P :P
    Nje mal me te qeshura se s’ka vend per koka..S’te kisha lexuar ndonjehere kaq te nxehur :P :P :P po gjithsesi me mire se mos te lexosh fare ….sidomos me TABELA.

  35. Ll thotë:

    19 August 2008 @ 4:21 pm

    Idris :)

    Nuk i intereson njeriu ajo qe thua ti o mik, nuk i intereson askujt qe eshte i interesuar tek e tashmja dhe tek e ardhmja. S’me duhet mua ta di se nga cila qeveri eshte ndertuar hidrocentrali qe me jep energjine sot, mua thjesht me intereson te di se sa me permbush nevojen per energji ai hidrocentral dhe c’duhet te bej tjeter qe te mos kem mangesira.

    E njejta gje edhe per fitimet e pronave te trasheguara; jane te parendesishme per diskutimin.

    I dashur Idris (pa thonjeza),

    Sistemi ndryshoi 18 vjet me pare. Mire a keq eshte diskutim vetem teorik, hallin e kemi tek jeta e tanishme, jo tek ajo e kaluara.

    Gjithe te mirat,

    Ll.

  36. Idris thotë:

    20 August 2008 @ 3:02 am

    Mire o Llukan ngelem ne klase…mos ma jep kategorine.. :P :P :P
    -Nuk i di emrat e banoreve te Tokios… :) :) :)
    Per cfare pyet, per cfare argumenton , cfare kerkon nga tjetri dhe….
    per cfare mbyll ….nje zot mund te te kuptoje… sidomos me kete te Fundit … :P :P :P :P :P :P :P
    “”"”"‘Sistemi ndryshoi 18 vjet me pare. Mire a keq eshte diskutim vetem teorik, hallin e kemi tek jeta e tanishme, jo tek ajo e kaluara”"”"”
    Ka nja dyzet postime perfshi dhe Xhibit :P qe po benin tezat e jetes praktike….Hajde o LLUKAN hajde….

  37. xhibi thotë:

    20 August 2008 @ 6:39 am

    Dhe ne i bejme llafe Idrisit per thashetheme dhe qe nuk i referohet asnje burimi kur ai ve ne dyshim shifrat e FMN. :P
    Shif pak Gazeten Shqiptare si keqinformon prap popullin me qellim, per arsye sensacioni apo sulme politike per hir te padroneve te vet, apo te dyja bashke, apo thjeshte se jane gazete shqiptare dhe duan ti tregojne botes qe nuk i pjerdh per standarte gazetarie.

    Artikulli i tyre sensacinal:
    Zhvillimi ekonomik, Cia pergenjeshtron Berishen
    “http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=25343″

    Me nje fjale artikulli thote qe meqe shifrat e FMN, Instat dhe BB, dhe CIA nuk jane fiks te njejtat shifra per te PBB per fryme te Shqiperise gjate 2007, i bie qe Berisha i ka falsifikuar shifrat. Kjo mosperputhje shifrash tek raportimet e ketyre institucioneve te ndryshme po ta lexosh artikullin tingellon si dicka tejet e pazakonte dhe flagrante.

    Bile dhe thone qe keto organizatat nderkombetare kane menyrat e tyre te pavarura per te mare te dhenat per llogaritjen e PBB.

    Nuk e dija nese ka mosperputhje apo jo dhe per shtete te tjera, po nga ca kerkova ne internet kur pergatita kete artikullin me lart, ma mori mendja qe kjo do ishte dicka normale. Se pari, keto organizata nderkombetare shume shifra/tregues kryesore makroenomike i marin nga organe lokale ne cdo shtet te botes (si ne Shqiperi nga INSTAT, Banka e Shqiperise dhe Ministria e Financave) pasi disa raportime nuk kane nga di dine vete. P.sh. shpenzimet e shtetit, qe eshte nje element i ekuacionit te llogaritjes se PBB nuk ka nga ta dije FMN me saktesi pa ia thene shteti.

    Dhe se dyti, nga kerkimet gjeta qe keto organizata nderkombetare, dhe kur marin raportime nga organizata te ndryshme loakale, bejne analizat e tyre dhe raportojne shifrat nga ana e tyre, nuk i bejne copy & paste nga nje organizate tjeter, sic i bejne gazetat shqitpare artikujt nga gazetat e huaja, dhe pa i dhene kredi.

    Pra qe tek keto dukej qe keta gazetaret genjenin dhe keqinformonin popullin si derrat. Megjithate e gjeta dhe nje liste shpejt e shpejt te Wikipedia qe ka keto te dhena per te cilat flet GSG, raportime nga te treja keto institucione nderkombetere, jo vec per Shqiperine po per gjithe boten. Dhe per “cudi” keto mosperputhje shifrash nuk jane dicka unike vec per Shqiperine, po sic ma merte mendja dhe per vendet e tjera.

    Kete gje normal s’e raporton fare artikulli. E le qellimisht jashte per ta bere kete mosperputhje te tingelloje qe eshte qameti dhe qe vetem per Shqiperine ben vaki. Palo gazetare!

    Jo se nuk dine te kerkojne ne internet, se dine si derrat dhe edhe ata ne intenet i kane gjetur, bile rrezik nga kjo lista e Wikipedia jane bazuar per kete artikullin. Por eshte skandaloze se sa qellimisht keqinformojne popullin gazetat shqiptare (dmth pacavuret shqiptare) dhe per gjera qe jane lehtesisht te verifikueshme nga kushdo. Imagjino ca besimi tu kesh keture tum gazetave kur thone “burime anonime na thane se” apo kur bejne raportime te tjera qe nuk ke mundesi ti verifikosh.

    Po mire mer derra gazetare, pse pak gjera ka Berisha per te kritikuar? Pse nuk e kritikoni per gjerat serioze dhe disa prej tyre elementare qe i mungojne ketij populli? Pse duhet te genjeni ne vend qe te beni kritika te qena dhe kritika qe mund te kene rezultate pozitive ne jeten e njerzve?

    Pse beni vec sensacion me genjeshtra dhe raporte dhe “lajme” by.the? Ju 10fsha gazetat e juaja dhe etiken tuaj profesionale.

  38. xhibi thotë:

    21 August 2008 @ 3:19 am

    Ja dhe nje shembull tjeter ekzagjerimi dhe genjeshtre nga mediat shqiptare. Cuditerisht kane tendence me shume te genjejne dhe egzagjerojne per raporte te organizatave prestigjioze nderkombetare, kuptohet kjo ngase behen lajmet me bombastike. Po nga ana tjeter debilat harrojne qe keto raporte nderkombetare jane te aksesueshme nga kushdo.
    Ose mbase thjesht nuk ju behet vone duke e ditur qe shumica as nuk perdor internetin rregullisht dhe as ka interes te ballafaqoje si puna ime. :P

    Titulli bombastik i artikullit te gazetes Tema: FMN lëshon alarmin: Ekonomia, në rrezik.

    Artikulli i referohet nje raporti te perbashket te FMN dhe BB dale dje, kryesisht mbi uljen e varferise ne vend, por qe flet dhe per gjera te tjera.
    Duke kaluar artikullin zyrtar per te gjetur se ca thote per ekonomine, shikoj qe fjalia e pare e nenvizuar (qe eshte eshte si permbledhje) e paragrafit te pare per treguesit makroekonomike thote:

    III. MACROECONOMIC POLICIES AND FRAMEWORK
    7. Despite a drought and disruption to domestic electricity production, Albania’s macroeconomic performance remained strong in 2007, and the policy framework, including the floating exchange rate, was supportive of NSDI goals.

    dmth

    Pavaresisht thatesirave dhe nderprerjes se prodhimit te elektricitetit, performanca e makroekonomise shqiptare vazhdoi te ishte pozitive gjate 2007, dhe gjithashtu politikat strategjike, duke perfshire dhe “floating exchange rate” (ka te beje me strategjine monetare), ishin ne mbeshtje te objektivave te NSDI (Strategjia kombetare per zhvillim dhe integrim).

    Hallall sensacionalizmit te mediave shqiptare dhe keqinformimi qe i bejne publikut, i cili i ble me para keto genjeshtra dhe keqinformime.

  39. Idris thotë:

    21 August 2008 @ 3:54 am

    Xhib! Me ke gjet te lodh :) :) :) …Po hajt mo po vij… :P
    Rri rri dhe mendoj……
    Ore perse kjo shkarje masive ledhi …?
    Ta fut njoni nga Franca sikur perhere te pare pas ardhjes se XYZ mesum shkrim e kendim..dhe te ngjason me vergjet :
    Gomarit ngarkoi libra sa te duash mbi kurriz
    as mendjen se ndrit as trune se stolis
    E ku ta dije i gjori kokebroke
    se libra a kercuj ka mbi koke…. (Jo Tabela…:)
    (E shkurtuar qe te mos te te lodh! :)
    Dhe se fundi ja dhe tabela famoze e sexit…ketu pa diskutim
    “ne baze te nr.te perzevativeve qe harxhoni jeni te paret ne rajon dhe keni krijuar premisa per nje rritje 8% te 55% te dhene nga te dhenat e viteve tabelore prej viteve me teta deri ne vitet e zerove me teta…
    Ketu s’durova me se mileti tere diten ne vend te traktoreve mpreheshin si kuaj ne parmenda e lodheshin e capiten si kurre ndonjehere per nje cope buke me liste…
    Tregoma mor zotri se ku behet ky Harxhim….Mos e ke llafin per konsumin qe behet per boshtin ideologjik Mixhist ?
    Dhe me te vertete aty ishin me tonelata perzevative te hedhur

  40. xhibi thotë:

    21 August 2008 @ 3:56 am

    Ja dhe bullshitet e Shekullit, qe normal do citojne dhe bullshitet e Rames ata se kot nuk jane Shekulli. :D
    Ja dhe dy fjalite e para te artikullit te tyre:

    Shekulli bullshiton:
    Një raporti i FMN-së ka dhënë tregues të zymtë sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare. Raporti tregon përkeqësim të të dhënave në shumë fusha të ekonomisë shqiptare.

    Fiks fare sic thote dhe raporti. :D
    Ja dhe bullshitjen e risistit Evropian, te cilen e trumpeton Shekulli

    Kryetari i PS, Edi Rama ka prezantuar sot para gazetarëve të dhënat e raportit duke i ballafaquar ato me fjalët e dhëna në analizën 7-mujore nga kryeministri Sali Berisha.

    “Raporti konfirmon përmes shifrave se ritmet e rritjes ekonomike për periudhën 2004-2007 me të cilat mburret Berisha janë më të ulëta se në 1998-2004” – tha Rama.

    Tani se pari, si qenka e drejte te krahasohet nje periudhe 6 vjecare (98-04) me nje periudhe 3 vjecare (04-07)? Po gjithsesi, c’na plasi ne te dime lojrat dhe krahasimet politike te shifrave? Pse parametrin me sifnifikant te standartit te jeteses (simbas BB) qe eshte PBB-PPP per fryme, keta e evitojne zakonisht ne raportet e tyre, dhe pozita dhe opozita? Ma ha mendja ngaqe jemi vendi me i varfer ne Evrope dhe ai parameter e reflekton kete gjate gjithe administratave!

    Po hajt mo, po shkojme simbas logjikes absurde te Edvinit dhe po krahasojme ndryshimet gjate nje 6 vjecari me ate gjate nje 3 vjecari. Kete e kisha kollaj se kam skedarin excel me te dhenat e FMN, nga ku bera grafiket. Dhe bera ca krahasime aty simbas llogjikes dhe deklaratave te Edvinit, bazuar ne shifrat e FMN.

    Raporti i ndryshimeve, pra ndryshimet 04-07 pjestim ndryshimet 98-04, ose me sakte, (07-04) / (04-98).

    PBB (PPP) per banore: 1.71 (dmth gjate 04-07 eshte rritur 1.71 here me shume se gjate 98-04)
    PBB real per banore: 1.50
    PBB reale: 1.54

    E te tjerat jane pak a shume njesoj, pra genjeshtra komplet dhe te Rames. Haron ky palla qe shifrat jane rekorde publike tek faqja e FMN?

    Ec aty rrumpalla mediatike, beja trurin sallate popullit me genjeshtra ne emer te organizatave nderkombetare!

  41. xhibi thotë:

    21 August 2008 @ 4:29 am

    Idro varja me, ka konspiraci ne keto shifrat e FMN po he, po do i dale tymi dhe FMN se ku e ka qellimin me keto genjeshtra. Mbase do dale piramide dhe FMN si Sudja. :D
    Fundja komentet e tua jane vec komente anonime ne nje forum, po keto gazetat tona qe jane organe kryesore shtypi dhe qe e genjejne popullin ashiqare edhe kur behet fjale per shifra dhe gjera te shkruara nga tjeterkush, e zeza mbi te bardhe?

  42. gre_wireless thotë:

    21 August 2008 @ 8:58 pm

    xhib, e kisha per kete:

    Alarmohet BSH, rregullon shifrat tri herë në 24 orë

    • Genc Kondi

    Përdoruesve të internetit që vizitojnë faqet ekonomike, vështirë se u ka shpëtuar një pështjellim i dukshëm gjatë 24 orëve të fundit nga organe zyrtare të statistikave në vend. Institucioni kushtetues i pavarur, Banka e Shqipërisë, ka paraqitur në harkun kohor të 24 orëve të fundit, tri shifra të ndryshme për treguesin-kyç makroekonomik që shpreh raportin e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit me numrin e popullsisë së tij. Deri të martën pasdite, për vitin 2007 Banka qendrore e vendit jepte shifrën 3.465 dollarë amerikanë. Po këtë ditë, vonë në darkë ndodhi një korrigjim, duke ofruar një shifër tepër të çuditshme: 2.883 dollarë.
    Kjo është e çuditshme, jo aq për faktin se me një të rënë të lapsit, statisticienët e Bankës ulin vlerësimin njëherësh 600 dollarë për çdo shqiptar. Por, më tepër për faktin se, nga shifra e vitit 2006, kjo e fundit ndryshonte vetëm me një dollar. Sikurse duket në faksimilet e faqes së statistikave të BSH-së, niveli i 2006-ës jepet 2.882, ndërsa në 2007-ën, 2.883 USD. Me këto rezultate, del se gjatë një viti, Shqipëria e ka rritur PBB-në e saj vetëm me 3.5 milionë dollarë. Çka është tepër larg vlerësimeve euforike publike të qeveritarëve dhe të vetë kryeministrit Sali Berisha.
    Por, dita e mërkurë solli edhe ndryshimin e radhës. Studiuesve, ekspertëve dhe kuriozëve u ofrohet shifra 3.415 dollarë për frymë popullsie, që sipas zyrtarëve të BSH-së, të kontaktuar nga Gazeta, ofrohet nga parashikimet e Ministrisë së Financave për vitin e kaluar.
    Kështu, brenda 24 orëve, Prodhimi i Brendshëm Bruto shqiptar ndryshon plot tri herë. Kjo, pas shkrimit të botuar të martën në “Gazetën Shqiptare”, se institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN apo BB, kanë vlerësime më të ulëta se organet e specializuara statistikore shqiptare, lidhur me ekonominë tonë. Kë të besojmë?

  43. Rob-terneti thotë:

    21 August 2008 @ 9:09 pm

    Cfare cudie ka ketu. Kane hedh monedhen tre here, e i kane dale tre rezultate te ndryshme. Po ta hidhshin 13 here, zor se e bojn se osht ters, do i dilshin po aq rezultate te ndryshme. Megjithse, keto histori jane icik me pak te pafajshme se monedha qorre. Mbasi hidhet monedha, vleresohet dhe telefonata e fundit … nga njera apo tjetra ane. Si perfundim, kenaqen te gjithe.

    Kurse ju te tjeret, besoni ke te doni, apo me mire fare, syte tuaj.

  44. xhibi thotë:

    21 August 2008 @ 9:14 pm

    Ehu gre.

    Po une duke pasur skepticizmin qe cdo shqiptar ka per organet qeveritare shqiptare, i referohem gjithmone organizatave te njohura nderkombetare dhe per shifrat makroekonomike. Ato ne fund te fundit bejne analizat e tyre te shifrave, edhe kur i marin nga organet shqiptare.

    Po ajo qe me shqeteson mua me shume nuk eshte kjo, se ja shyqyr ka dhe institucione nderkombetare, dhe atyre i referohet dhe shtypi.

    Mua me shqeteson ligesia ashiqare e shtypit shqiptar per keqinformimin e publikut tone, edhe per rastet kur ata i referohen gjerave si shifra fikse te organeve nderkombetare, te cilat jane rekorde publike.

    Tani mbase ashtu eshte, mbase Banka e Shqiperise i ka nderruar 500 here shifrat. Po nuk kam prova ta verifikoj.

    Por nga ana tjeter kam verifikuar shume here mashtrime te shtypit, me pras ne dore, si keto rastet qe komentova me lart. Kjo per mua eshte flagrante dhe alarmante njekohesisht. Jo se po genjejne per keto raste, po se nese ata genjejne kaq hapur per gjera te verifikueshme, i bie qe genjejne me shume per gjera te tjera, te cilat jane dhe me te rendesishme per popullin.

    Shtypi ne demokraci ka rol shume te madh dhe te rendesishem, po gjithsesi ka ndikim shume ne zhvillimet e vendit, qofte politike, qofte te fushave te tjera. Kur dhe shtypi eshte me i pjer.dhur se qeveria dhe politikanet, situata eshte teper e deshperuar! (referoju komenteve tek tema e Tiranes me ujkun e zi per opinionberesit)

  45. Idris thotë:

    26 August 2008 @ 2:02 pm

    “”"”"Por ekspertët e bujqësisë thonë se nuk është e mundur që Shqipëria të ketë 542 mijë të vetëpunësuar në bujqësi për shkak se ka vetëm 400 mijë hektarë tokë të punueshme dhe se një sipërfaqe e tillë mund të punohet me dhjetë herë më pak krahë pune”"”"
    —-Po jane fermeret tane o ZORI i shek ????? :P :P :P…keto jane pergjigjet Mixhiste ,por ne se do te fliste”ze per ze” specialisti i vertete gjendja do paraqiste nje MASHTRIM te vertete por edhe nje situate alarmante….
    Nje pasazh ,me te vertete “brenda meje”, qe duhet te zberthente metodologjia e FMN , sepse pak rendesi kane sofistikimi tabelor e grafikor i te dhenave , rendesi ka REALITETI qe e perjeton cdo Shqiptar ne ditet e sotme…dhe qe per fat te keq (tendin dhe timin e XHIB) eshte pis i zi,
    sado me ngjyra e forma ti paraqese te dhenat FMN….
    Ketu keqardhja shtohet kur bien ne kete llum te dhenash te
    perpunuara edhe ata pak qe i mbajme me mend e ekonomiste te cqyer

  46. Idris thotë:

    26 August 2008 @ 2:05 pm

    Me fal Xhib!
    Pasazhi eshte shkeputur nga nje artikul i dt sotme tek Shekulli 26 Gusht

  47. xhibi thotë:

    23 September 2008 @ 11:51 pm

    Mediat tona “te pavarura” vazhdojne fushaten e tyre dezinformuese per raportet nderkombetar per Shqiperine. Kuptohet ngaqe behet fjale per raporte te shkruara dhe shifra nga te tjeret, keto shifra mediat tona nuk mund ti ndryshojne, por dezinformojne gjithsesi ne varesi te menyres si i paraqesin keto shifra dhe cfare theksojne dhe cfare injorojne ne paraqitjen e ketyre raporteve.

    Kesaj here e ka rradhen raporti i Transparency International per indeksin e perceptimit te korrupsionit. Shikoni ca tjetersim komplet te lajmit.

    Ja nje pjese e lajmit nga BBC per kete raport:

    Shqipëria përmirëson indeksin e korrupsionit

    Të gjitha vendet e këtij rajoni [Evropes juglindore]janë nën shifrën 5 nga 10 që është maksimumi i pikëve në indeks, që tregon se shumica e këtyre vendeve përballen me nivele serioze të perceptimit të korrupsionit.

    Megjithatë, indeksi i këtij viti veçon Shqipërinë si një nga vendet ku ndikimi i luftës ndaj korrupsionit ka shënuar përparim.

    Ja dhe nje pjese nga intervista qe BBC ka bere me drejtorin rajonal te kesaj organizate:

    BBC: Dhe perceptimet për korrupsionin në këtë periudhë e kanë ngjitur Shqipërinë shumë vende më lart në tabelën e indeksit tuaj.

    Zoti Marschall: Në Shqipëri ka përmirësime. Nuk ka dyshim për këtë. Mendoj se elementi kyç nuk është renditja në listë por pikët që ka Shqipëria në këtë indeks, ku është shënuar rritje. Kjo tregon se tani ka një vullnet më të fortë politik për të luftuar korrupsionin. Mendoj se këtu ka ndikuar edhe presioni nga jashtë që po bën Bashkimi Evropian.

    Qeveria ka ndërmarrë disa reforma shumë të rëndësishme dhe nisur nga percpetimi i përgjithshëm i komunitetit të biznesit, sot është më e lehtë të ushtrosh biznes se më parë. Sigurisht, indeksi i Shqipërisë për perceptimin e korrupsionit mbetet relativisht i ulët, që do të thotë se nuk është koha që Shqipëria të festojë. Por, kjo tregon se reformat që kryhen me këmbëngulje, japin rezultat.

    Tani ja se si e paraqet GSH kete lajm (paragrafi i pare permbledhes i lajmit):

    TIA jep renditjen e Shqipërisë për korrupsionin

    Transparency International publikoi raportin e “Perceptimit të Korrupsionit” ku Shqipëria renditet e 85-ta mes 180 vendeve. Raporti thekson se niveli i korrupsionit vazhdon të perceptohet i lartë sidomos në sistemin e Drejtësisë.

    Dmth sic e shikoni kemi te bejme jo me nje tjetersim te lehte te lajmit, po me nje dizinformim total, 180 grade. Nje tjetersim kaq i madh i nje lajmi, ne kete rast nje raporti zyrtar nderkombetar, do ishte teper flagrant dhe per nje organ partiak te vendit me te humbur te botes, e jo me per nje media. Me perjashtim te rasteve kur behet fjale per mediat shqiptare.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com