FMN: Bankat shqiptare, jashte rrezikut

Top Channel

Fondi Monetar Nderkombetar jep nje mesazh sigurie kur deklaron se bankat shqiptare do te mbeten larg vorbulles financiare qe ka perfshire ekonomine boterore.

Ne nje interviste per Top Channel, perfaqesuesja e perhershme e FMN, Ann Margaret Westin jep dhe argumentat qe mbeshtesin kete konkluzion.

“E keqja qe Shqiperia nuk eshte e integruar me pjesen tjeter te ekonomise boterore sot eshte nje e mire sepse ne nje fare menyre eshte mburoja qe ju mbron nga kriza globale financiare. Eshte fakt qe bankat ne Shqiperi nuk jane fare te ekspozuara ndaj instrumentave financiare, te ashtuquajtura toksike, qe kane qene edhe burimi i krizes. Pra, sistemi financiar po ia del mjaft mire”, ka deklaruar Westin.

Por, edhe pse bankat duken jashte kercenimeve, FMN sheh rreziqe te tjera per Shqiperine, te cilat jane te lidhura me ekonomine reale dhe qe kane me shume mundesi te materializohen.

“Nese Shqiperia do te provoje efektet e kesaj krize globale, ato do te jene kryesisht ne ekonomine reale. Kriza e kredive mund te ule kerkesen ne vendet e Evropes edhe per eksportet shqiptare. Po keshtu, emigrantet tuaj jashte mund te humbisnin punen dhe te dergonin me pak para. Dhe nese eksportet do te ulen, kjo do te kishte ndikimin e vet ne nivelin e punesimit, te ardhurave dhe rritjen ekonomike. Ndersa ulja e dergesave do te prekte te ardhurat familjare dhe konsumin”, ka sqaruar Westin.

Kriza tashme eshte shnderruar ne nje ceshtje besimi, e cila ka ndryshuar sjelljen e konsumatoreve, por edhe investitoreve ne mbare boten. Ndaj ketu FMN i kerkon qeverise qe te luaje rolin e saj.

“Ministria e Financave ka nje rol kyc per te luajtur tani ne kushtet e kesaj krize globale. Ju nuk rrezikoheni nga kriza financiare dhe per rrjedhoje nuk ju nevojitet ndonje pakete shpetimi per bankat, por qeveria duhet te ndjeke politika te matura fiskale dhe me kete kuptoj nivelin e deficitit ne buxhetin 2009, per t’u dhene investitoreve mesazhe sigurie se Shqiperia do te vazhdoje te ruaje stabilitetin makroekonomik. Nga ana tjeter, ju nuk doni te nxisni me kerkesen sepse kjo do te conte ne rritjen e metejshme te importeve dhe ne perkeqesimin e bilancit tregtar, ne nje kohe qe dergesat jane ne renie. Kjo nuk do te ishte e mire”, ka shtuar Westin.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente

  1. nejse thotë:

    10 October 2008 @ 2:08 pm

    Kriza e kredive mund te ule kerkesen ne vendet e Evropes edhe per eksportet shqiptare.

    Cfare eksporton Shqiperia?
    Po vras mendjen, por s’po me vjen gje nder mend. Help!

  2. pa-nick thotë:

    10 October 2008 @ 2:10 pm

    gra

  3. nejse thotë:

    10 October 2008 @ 2:14 pm

    :P
    Qenkemi jashte rrezikut, atehere! :D

  4. Idris thotë:

    10 October 2008 @ 2:30 pm

    “E keqja qe Shqiperia nuk eshte e integruar me pjesen tjeter te ekonomise boterore sot eshte nje e mire……
    Mua kjo me pelqeu .Shndrimi i tekeqes ne te mire dhe, anapollas,shndrimi i te mires ne te keqe…..
    Mbase dhe Mixha e kupton qe s’duhet te sforcohet shume per tu rahasuar me shtete e tjera (ketu kemi qe bien shembuj edhe me USA ???? :P ) …thjesht sepse eshte i Perjashtuar . C’fatkeqesi !
    Por do ti ,qe pasojat praktike qenkan ne favor te Shqipos! Sa gje e mire. :) .Sa thjesht gjerat mund te krahasohen vetem per Shqiperine!

  5. toko thotë:

    10 October 2008 @ 2:56 pm

    For those European countries that have not joined the EU, the current financial crisis can be even more frightening.

  6. Vision thotë:

    10 October 2008 @ 4:37 pm

    … qe kur u tha se rrenjet e FMN-se do shkulen nga Shqiperia, keta filluan te na perkrahin gjithcka qe ndodh ne Shqiperi. Po znj. Westin e ka idene e efektit domino apo jo. Nuk besoj se i novijtet me shume sesa te lexoje pak reportet e Bankes se Shqiperise te kuptoje sesa e “paekspozuar” eshte ekonomia Shqiptare ndaj te tilla krizash financiare.
    Normalisht, ne Shqiperi njerezeve nuk u ka hyre gjemb ne kembe edhe per krime e jo me per nje fjale goje so kjo qe thote Westin, Fullani e shoke te tjere te Partise.

  7. scutari_2400 thotë:

    10 October 2008 @ 6:44 pm

    nejse thotë:
    10 October 2008 @ 2:08 pm
    Kriza e kredive mund te ule kerkesen ne vendet e Evropes edhe per eksportet shqiptare.

    Cfare eksporton Shqiperia?
    Po vras mendjen, por s’po me vjen gje nder mend. Help!

    gra, droge, arme:)

    ok me te vertete - bime medicinale, ri-eksporte si kepuce dhe prodhime textili, krom, cimento dhe ne sasi te vogla edhe prodhime bujqesore,

  8. toko thotë:

    10 October 2008 @ 6:55 pm

    Kriza e kredive mund te ule kerkesen ne vendet e Evropes edhe per eksportet shqiptare.

    Cfare eksporton Shqiperia?
    Po vras mendjen, por s’po me vjen gje nder mend. Help!

    gra, droge, arme:)

    Eksporti i Grave do te kete nje renie te ndjeshme. Ne kushte e varferise se shteteve qe perdorin grate shqiptare, kerkesa do te bjere. Burrat do te perdorin mjetet rrethanore ne vend te grave te gjalla. Kriza do te ndjehet ne shqiperi.
    Droge. Edhe perdormi i dorges do te bjere. Duke qene se perdoruesit nuk do te kene aq mundesi financiare per ta perdorur ate, cmimi i saj do te bjere qe do te thote me pak te ardhurura per “trasnportuesit” dhe pordhuesit shqiptare pa mare ketu parasysh cmiemt e karburantit.
    Arme. Ne kete fushe do te kete pak ritje duke menduar se ne kohe krizash kriminaliteti ritet. Por duhet patur aprasysh se me ritjen e kriminalitetit riten edhe masat shtrenguese te qeverive. Keshtu me pak arme do te kene mundesi te kalojne kufirin Italijan, Grek, Maqedonas apo Malazes.
    Sa per bimet medicinale, rikuperim kepucesh, tekstilesh etj. Keto nuk kane nevoje per komente. Shikoni tregun Kinez.
    Mos thoni pastaj se kriza nuk do te ndjehet ne shqiperi kur edhe dergesat e emigranteve ato qe mbajne realisht fianncat e atij vendi ne kembe, do te rallohen se ata do te kene hallet e tyre tani.

  9. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 8:08 pm

    thenia e dites:
    Po znj. Westin e ka idene e efektit domino apo jo.

    :lol:

    Dergoi nje email ti dhe thuaji qe ta lexoje kete komentin tend, se ndryshe e mori lumi vendin. Ku di gje ajo ce ca behet, ajo vetem per FMN punon nuk komenton tek Peshku si ne. :D

  10. adi thotë:

    10 October 2008 @ 8:13 pm

    ju kujtoj 96 parullat e p.d. me ne fitojne te gjithe…e pame se cfare humbem te gjithe…ne 97..deri sa vefa gjallica sudja jepnin interesa prallore vertet po fitonin te gjithe.shqiperia as qe mendohesh ne pragun e krizes..e pame..dhe ne rast se do te besojme akoma sot qe ne nuk na prek kriza financiare boterore o jemi me te zgjuarit e globit o me budallenjte ( kam degjuar se populli yne eshte bujar,mikprites,besnik,trm…por i zgjuar?..?)

  11. edrus thotë:

    10 October 2008 @ 8:24 pm

    Xhib, në një javë Bursa amerikane ka humbur 24%…
    Sa duhet të humbasë sipas teje që të quhet humbje?

  12. Liqeni thotë:

    10 October 2008 @ 9:44 pm

    FMN me Banken Botrore s’jane per vete te sigurta.
    Shqiperia s’ka si te jete ne rrezik tani per tani se nuk ka Burse!!!
    Eshte njesoj si ai amerikani i varfer ne amerike qe nuk ka asnje dollare ne banke edhe nuk humbet sido te ndodhe me banken e tij.
    Pasojat do fillojne te ndihen nese papunesia rritet ne perendim.

Komentet jane mbyllur ne te gjitha temat e arkivit.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com