Identifikohu



Regjistrohu

Fluturake e drojtur

Nuk e di pse gjithmone vazhdoja te shkruaja me nje laps te pa ze si une, qe ecte pa bere zhurme dhe gjurmet i mbesnin mbi nje leter te bardhe qe mbante pa dashje peshen e fjaleve te pathena. Vazhdonin te qendronin besnik duke heshtur se bashku me mua, u munduan ta ruajne qetesine time shpirterore, si duket vuajtja kishte fjetur ne krahrorin tim dhe nuk donin ta zgjonin.

E futur ne nje vrime me plot drite nuk shihja asgje perveq fytyrave te zhgenjyera qe me flisnin me keshillonin, ndonjehere me fajesonin, e prane meje ndjeheshin aq krenar me paragjykimet e tyre. Perderisa keto fotografi perseriteshin duke ju nderruar ngjyrat une e ndjeja veten se po qeshja me ze te pazeshem dhe ngjaja si e cmendur. Askush nuk e hapi krahun ta mbeshtes koken, te me kuptoje se cfare sillej ne nje shpirt te veshur me nje kostum I quajtur trup , jo jo as qe me pyeten per emrin tim .Pse me kishin vene nje emer pra kur nuk me therriste askush. Po mos do e shkruaja ne letrat e mia ndoshta do e harroja. Per te tjeret isha AJO dhe shpesh mendoja mos valle jam krijuar vetem per veten time!

Lozja me duar lojen qe me bente te ndjehesha e lumtur atehere kur isha nje 6 vjeqare, me pelqente ajo kohe se paku dikush me perkedhelte ndoshta edhe me donin. Me duart e medha sillnin mes gishterinjeve floket e mia te valezuara si vale deti, se bashku me ta silleshin edhe mendimet e mia. Une nuk deshiroja te isha nje e rritur si cdo femije qe ka kete enderr. Beja krahasime me duart e tyre dhe te miat. E doja veten si femije, me pelqente ajo bote.

Muret e dhomes filluan te beheshin aq te ftohta ndaj meje, e une vazhdoja ti prek me butesi edhe pse u ben te forta nuk me falnin te pakten asnje ledhatim. E mbeshtetur me shpine ne mur si mace perkedhelesha here pas here duke pritur te zgjaten duart tme marrin brenda tme ngrohin ashtu si benin dikur. E lodhur nga pritja dhe e pafuqishme fillova ta godas, doja tia shpreh me fjale ate qe ndjeja po nuk kisha ze. Muri si duket nuk kishte aftesi te me kuptoje e kisha genjyer veten gjithmone, apo nuk me meritonte mua nuk e di…

Fillova te kerkoje ndonje dere dhe shikoja cdo milimeter te murit doja te futesha brenda edhe si nje e paftuar. Papritmas verejta nje shkrim ne mur, pluhuri qe i kishte rene mbi luante rolin e zarfit, e hapa dhe nuk njoha ate shkrim te pa kuptueshem e te koduar, perveq dates qe figuronte ishte e po asaj nate. Perderisa fshija syte nga pluhuri qe me mjegulloi, muret filluan te zbehen duke u zhdukur ne teresi une mbeta pa lexuar mesazhin dhe e humbur qendroja ne kembe sdi cfare te beja, ne mendje kisha shume dilema: te prisja dikend apo duhet te nisesha diku … nuk e dija cfare te mendoja.

Pa vetedije kalova para nje pasqyre ku pash veten time, isha krejtesisht e zhveshur nga mendimet dhe lakuriq. Trupi me kishte marre ngjyre blu i ngjante qiellit ashtu si ne muajt e ngrohte te korrikit, por i ftohte ishte si ne dimer. Sillesha me floke te leshuara mbi shpine. Perderisa kenaqesha me pamjen e bukur, vereja edhe shenja ne trupin tim, nuk e dija nga i kisha marr. Si duket isha munduar te hy ne trup ta gjej dyshjen time apo ndoshta i kisha falur vetes dashuri dhe padashje e kisha lenduar.Shikimi im ngjante me shikimin e nje femiu qe nuk dinte asgje dhe per here te pare kishte zbritur ne toke.

Nga frika se po me merr me vete pasqyra, ika me vrap drejt nje kodre. Sa e pakuptimt me dukej gjithqka dhe prap nuk mundja ti rezistoje dot hapave te mi edhe pse nuk e dija ku do me dergonte ajo rruge . E vetme krejtesisht me kembe te zbathura e papregatitur per asgje isha me e forte se kurre me pare. Nuk ndala vrapin edhe pse lodhja ma shpeshtone frymarrjen e me bente te jem me e gjalle. Psh veten ne nje maje te malit, lisat kishin ngritur koken , hena se bashku me yjet ishin mbledhur me nje vend dhe me shikonin, si duket ishin ne pritjen time. Poshte kisha nje humnere nuk kisha guxim te beja nje gje te tille e doja veten me shume se kurre. Nga cudirat dhe cmendurite qe natyra mi ekspozonte ate nate i kalkulova te gjitha se bashku me ato shenja qe me sollen ne ate lartesi prap, nuk arrita prap te kuptoje asgje.

Nga deshperimi nuk doja te qaja por, vendosa te vallezoje. Hapa duart e njoma dhe ne shenje respekti ula koken i pershendeta te pranishmit, askush nuk me duartrokiti. Vallezoja ne ritmin e njejte te tik-takeve te zemres, fillova te ndjeje ngrohtesi ne cdo pjese te trupit. Diqka me merrte ngadale nuk e shihja por e ndjeja, ishte ajo pra era e malit qe i falte ate kenaqesi jo vetem trupit por edhe shpirtit tim dhe me dhuronte ne trup ate arome te natyres te me kaleronte trupin. Gjithqka vallezonte ne mua, i ftova te gjithe te dashurit e mi qe kisha te vallezonin me mua ne mendjen time, ku edhe i kisha ruajtur ne mendje si album fotografite e tyre.

Ndegjova duartrokitjet e natyres dhe per se fundi here pash yjet duke me shikuar me buzeqeshje e hena me ndriqonte syte e kthjellur. Zgjata duart tme merrte qielli po si duket fundosesha ngaldale duke u kridhur ne hapesirat e humneres, era vazhdonte te vallezonte me mua, me mbylli syte me tha qe ta prek lekuren e saj, tia ndegjoje psheretimet dhe ti them fjalet qe kisha dashur ti them gjithmone. Me ze te shtjerrur me dilnin fjale qe as vete se kisha ditur qe ndodhen brenda meje. E shoqeruar me eren e malit vazhdoja te fundosesha perderisa zerin tim ate te gezueshem e perseriste ushtima e maleve.

Isha vetem musafir ne ate jete dhe tani jam kthyer ne shtepi…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

3 Komente »

  1. Vemendje thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 12:08 am

    Dija,

    Intetesant, vizion i mbushur me figuracin e metafora me ze te sinqert dhe duket si kur eshte prure nga nje tjeter gjuhe shkruar dhe perkthyer ne shqip.

    Fjalia e fundit:
    “Isha vetem musafir ne ate jete dhe tani jam kthyer ne shtepi…”
    mund te lexohet edhe keshtu;
    Isha mysafir ne shtepi dhe tani jame ketu…

  2. Perparim Hysi thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 1:25 am

    Sado qe ,sic e shoh,qe vjen se pari tek”peshku…”,me keqardhje them se tregimi vuan nga gabime elementarre( si,brenda nje fjalie,ka folje ne njejes e shumes;apostrofin nuk e njeh fare.Kjo eshte gjysma e se keqes,por nga mosperdorimi me vend i presjes,ka fjali qe humbasin kuptimin).Kesaj i thone te prishesh dasmen per nje qepe.Bukuria e tregimit,per mua,ka humbur.

  3. Pjer Thomas thotë:

    15 Shkurt 2008 @ 4:26 pm

    Tregimi qe i çuditshem, nje lloj arti i veçante , do ta quaja, tamam si disa filma horror (jo ne kuptimin e keq, por ne kuptimin e trajtimit te figurave) . Fjalia e fundit perkthehet keshtu ; Isha ne jete dhe tani jam e/i vdekur. Autorja kam pershtypjen se mund te behet nje skenariste e shkelqyer e filmave apo zhanrit horror apo triller.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • emigrant: ten-ned on October 10, 1980. PS fifteen days before the october revol... Dhe ishte konflikt
    • sol-nox: obobo sa paska vujt ai i banjos, i thone 28 vjet... te kronike ne gur ... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: @Bostonian vetem: shiko sol-noxin me siper: perdor fjalen ulurime "lek... Dhe ishte konflikt
    • Peshku Fluturues: Sol-nox, faleminderit. Po punoj qe t'i permbledh te gjitha po s'na len... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: Sol-nox, lexoje edhe te Peshku pa Uje PF-ne!!! Me teper nuk te them. P... Dhe ishte konflikt
    • sol-nox: ore, emri kapister eshte. jam gati dhe une ti them vetes thodhoraq po ... Dhe ishte konflikt