Feja e plaçkitur
Shumëkush do të ketë lexuar tashmë për zemëratën e pakufishme që nga ngjallur në masat e besimtarëve myslimanë romani i Ben Blushit “Të jetosh në ishull”; pa dyshim, numri i atyre që kanë dëgjuar për këtë zemëratë është shumë më i lartë se numri i atyre që janë zemëruar vërtet dhe numri i atyre që janë zemëruar vërtet shumë më i lartë se numri i atyre që e kanë lexuar romanin.
Natyrisht, komentet që kam lexuar në gazetat janë shkruar të gjitha pa përjashtim nga amatorë të vrazhdë, që refuzojnë ta kuptojnë se letërsia nuk mund të trajtohet me të njëjtat kritere sikurse edhe historia; dhe se shkrimtari nuk është aq i detyruar t’i qëndrojë besnik të vërtetës historike, sesa është i detyruar të trillojë në mënyrë artistike, për t’iu qasur kësaj së vërtete në mënyrë tjetër, ndoshta më themelore. Ndoshta autori Blushi ka dështuar në këtë lloj qasjeje, por shkrimtarët e këqinj lihen pa lexuar, nuk linçohen në mediat!
Këto ditë po flitet pak si dendur për shqiptarët dhe Shqipërinë myslimane. Teksa komunitetet në atdhe gjetën një arsye më tepër për t’u ripërftuar si komunitete nëpërmjet ‘demaskimit’ publik të Ben Blushit, në mass mediat globale po hedh shtat memi i ri, i porsambjellë, i Shqipërisë si ‘cep i botës islame’ ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve gjatë Luftës II. Trajtimin e hebrenjve në Shqipërinë e viteve 1939-1944 e kam cekur gjetiu në këtë blog, por këtu dua të shtoj vetëm se është spekulim që gjestet bujare të shqiptarëve ndaj të huajve në vështirësi t’i atribuohen të qenit të Shqipërisë vend mysliman – sepse Shqipëria nuk është vend mysliman, dhe sepse nuk ka asnjë lidhje midis shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë dhe përkatësisë së tyre në këtë apo në atë fe.
Zemërimi primitiv ndaj romanit çfarëdo të Blushit s’është veçse shenjë madje provë e filistinizmit që ka triumfuar në disa media zhurmëtare dhe në mendësinë pasive-agresive të disa komuniteteve përndryshe në kriza identitare; sepse vetëm filistinët duan të shfrytëzojnë gjithçka që u bie në dorë, ta shtydhin deri në pikën e fundit të lëngut e ta përdorin për qëllimet e tyre, që zakonisht kanë të bëjnë me dhjamin fiziologjik ose monetar ose politik. Në mënyrë të ngjashme, legjenda urbane për Shqipërinë myslimane që shpëtoi hebrenjtë gjatë Luftës II merr jetë si orvatje, njëlloj filistine, për ta përdorur një fakt historik në vetvete të lavdërueshëm për qëllime që s’kanë të bëjnë aq me shqiptarët, as me Luftën II botërore e as me përndjekjen e hebrenjve vetë prej nazistëve, sesa me krizën e përhershme në marrëdhëniet midis Izraelit dhe vendeve islamike sot. Atje një roman trajtohet e analizohet si të ishte manifest kryqtarësh; këtu historia rishkruhet e rilexohet në mënyrë të tillë që të përgënjeshtrojë të sotmen.
Feja e shqyptarit âsht shqyptaria, të thonë në kafenetë e kombëtaristëve; por po të ulesh e të shkëmbesh dy fjalë e të pish edhe kafen përkatëse (rigorozisht turke), të përshkruajnë edhe tolerancën fetare të pashoqe midis shqiptarëve, e cila përbëka përnjimend një dhuratë të shqiptarisë për rruzullin mbarë.
Vërtet ashtu – konfliktet ndërfetare në Shqipëri, pavarësisht nga romani i Ben Blushit, nuk kanë qenë kurrë të spikatura; por nëse kjo i detyrohet ‘tolerancës proverbiale të shqiptarit’, kjo mbetet për t’u parë. Historikisht, marrëdhëniet midis komuniteteve fetare shqiptare kanë qenë të rregulluara nga Porta e Lartë; dhe sot e kësaj dite, nëse vërtet duam të flasim për tolerancë, duhet edhe të pranojmë se kjo shfaqet si tolerancë e myslimanëve shqiptarë ndaj pakicave të krishtera; meqë për pakicat është pak absurde të thuhet se e tolerojnë shumicën.
Gjithsesi, toleranca, e mirëfilltë ose e sajuar, nuk mjafton për t’i përkufizuar punët e fesë mes nesh. Ka historianë të huaj, si Roberto Morozzo dalla Rocca, që i kanë analizuar raportet midis fesë dhe kombit në Shqipëri në mënyrë mjeshtërore (“Nazione e religione in Albania”); ka të tjerë autorë, jo aq historianë sesa pehlivanë të shkathët, të cilët kanë përfituar menjëherë nga misteri që i ka rrethuar rregullisht punët shqiptare, për ta paraqitur fenë e shqiptarit në mënyrë paturpësisht orientaliste.
Këta nuk i bën dot me shumë faj, po të kesh parasysh farsën politike dhe mediatike me të cilën u trajtua figura thellësisht fetare e Nënë Terezës, së cilës filistinët e Tiranës njëlloj ia zhvatën kapitalin njerëzor dhe spiritual, për të përfituar në karrierat e tyre personale të neveritshme – por edhe për këtë kam shkruar gjetiu.
Vizionin e fundit politikisht korrekt të shumëfetarisë shqiptare e gjej në një shkrim të Besar Likmetës, në Balkan Insight, me titullin: “Pashkët myslimane të Shqipërisë”.
Autori vëren se, për një kohë të gjatë, të kremtoje një festë fetare në Shqipëri ishte akt i kulluar rebelimi; në një kohë që sot e kësaj dite, kremtimet fetare atje perceptohen si sexy, ose si një arsye e mjaftueshme për t’u zbavitur.
Shkruan pastaj Likmeta (përkthimi im):
Një rast që tërheq vëmendjen e të gjithëve, janë pa dyshim Pashkët Ortodokse. Të marrësh pjesë në ceremoninë për ringjalljen e Krishtit është edhe një sebep i mirë për të dalë shëtitje në mesnatë, bërë dy pare muhabet me shokët, dhe ndezur një qiri për fat të mirë.
Kështu, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë marrin pjesë rregullisht në festat e njëri-tjetrit – meqë ashtu mund të shijosh vezë të ngjyrosura për Pashkë, bakllava për Bajram dhe një gotë verë për Krishtlindjet.
Nuk dua t’i jap këtij shkrimthi të Likmetës më shumë peshë se ç’ka dashur t’i japë autori vetë, por më bën përshtypje ideja e pranuar si e mirëqenë në themel të shtjellimeve atje, ose që ky karneval kinse fetar në Shqipëri është diçka në thelb pozitive ose për t’u përshëndetur; ose që eklektizmi fetar i skajshëm, ose gatishmëria për t’u gdhirë në xhami e për t’u ngrysur në kishë është njëfarësoj rezultati habitshëm pozitiv i abstinencës fetare të shqiptarëve gjatë gjysmë shekulli totalitarizëm; për të mos i thënë i vëllazërisë ndërfetare në shekuj.
Po a është vërtet kështu? Vallë të jetë karnevali i vezëve të Pashkëve dhe bakllavave e daulleve të Bajramit faza e fundit, krejtësisht komike nëmos sexy, e dramës së ndarjes fetare të shqiptarëve në rrjedhë të historisë?
Natyrisht, më mirë të hash bakllava sesa të vritesh sokakëve; më mirë të festosh sesa të vetëflijohesh; më mirë të ndezësh një qiri “për të pasur fat të mirë”, sesa të djegësh heretikë e të pabesë në turrën e druve; sikurse nuk ka dyshim që festat fetare pavarësisht nga lloji e nga mënyra e ekzekutimit ndihmojnë për t’i riprodhuar komunitetet në rrethana gëzimi dhe hareje kolektive.
E megjithatë… nuk mund të mos gjesh diçka thellësisht pagane në këtë farë surfing të papërgjegjshëm e sipërfaqësor nga një festë fetare në tjetrën si të ishin këto të fundit faqe Interneti; diçka primitive dhe materialiste, produkt të indiferencës vulgare jo të tolerancës; ose provë, në vetvete të dhimbshme, se shumë nga këta kremtues entuziastë sexumenikë të Pashkëve, Bajrameve dhe Krishtlindjeve e përqafojnë fenë për arsye identiteti të grupit, jo sepse ua kërkon shpirti.
Rituali, duke përfshirë edhe kremtimet, është pjesë e mënyrës si besimtari i afrohet Perëndisë; por rituali i zhveshur nga konteksti shpirtëror nuk është më fe, por stilizim folklorik i eksperiencës. Nëse ky foklorizim, ose ky përçudnim i eksperiencës fetare ka qenë i domosdoshëm për t’u siguruar tri feve të ndryshme bashkëjetesën paqësore brenda kufijve të shqiptarisë, kjo nuk përfaqëson aq sukses të fesë ndër shqiptarët, sesa sukses të shqiptarëve ndaj fesë.


9 Maj 2008 @ 7:22 pm
Shto ketu edhe entuziazmin naiv te shqiptareve per festen pagane te Dites se Veres me gjithe ballakumet e saj dhe karnevali behet i plote!
9 Maj 2008 @ 8:07 pm
Mos harroni dhe Shen Valentinin dhe 1 Majin.
9 Maj 2008 @ 8:16 pm
dyshoj ne autenticitetin e Dites te Veres. Mund te jete Dite e Vweres..po jo veres. Sidoqofte, festohet.
RROFSHIN LARAMANET!
9 Maj 2008 @ 8:24 pm
E cna cate trapin me gjithe identitetin fetar te shqiptareve.
Me gjithe Blushin ne krye.
Per mu shqiptaret jane derdimene pa fe, si kope qe shkojne nga ti cosh me tyt e dreq brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
Sa per ballakumet, cer keni me, pse me ska bota festa kot me kot sa te dush, sa me kungull e sa me gjel deti, sa me birre e sa me damate.
Lejeni mer se ma idhnut plaken se i qan ato te shkreta ballakume.
9 Maj 2008 @ 8:25 pm
Ne shtepine time festohen festat fetare,sidomos mbas 92` edhe myslimane edhe ortodokse megjithse shumica e familjareve te mi nuk jane shume fetare,ne hyme ne familje fetare laramane .. i festojme dhe i respektojme te gjitha ..edhe krushqite i kemi te perziera , c`te keqe ka ketu ?
9 Maj 2008 @ 8:27 pm
Faik Konica ka shkruar nje pasazh interesant rreth dites se veres;
Me perifrazim pak a shume do te ishte:
Per pak dite shqiptaret festojne diten e Veres, te fundit besimtare pagane pa e ditur, marrin pjese ne nje feste te lashte.
Me tutje thote:
Eshte mire qe keto festa e zakone t’i ruajme se perbejne nje pasuri te kombit dhe te shpirtit tone.
9 Maj 2008 @ 8:31 pm
E pra,

ene une jom myslimane por e kam burrin kaur.
Shume mire shkojme, kemi ca divergjenca per pune WC-je dhe Bide-je por ne pergjithesi (me dajak) merrna vesh
Rrofshin laramanet me tere mend. Se kalamajt kane dale si yje.
9 Maj 2008 @ 8:42 pm
Ene une jam katolike por e kam burrin myslyman ari……Me te mirin ne llojin e vet :)Te qenet myslyman eshte e vetmja e mete qe ka :)Edhe femijet kane dale si diej.Deri tashti jane kater.Djemte i bera sivjet synet.Deshi te behej edhe im shoq,por berberi i tha se duhej sepate……ose vercak i themi na.Kurse vajzat i kam pagezuar.RRofshin laramanet!!!!
9 Maj 2008 @ 8:55 pm
…Natyrisht, më mirë të hash bakllava sesa të vritesh sokakëve; më mirë të festosh sesa të vetëflijohesh; më mirë të ndezësh një qiri “për të pasur fat të mirë”, sesa të djegësh heretikë e të pabesë në turrën e druve; sikurse nuk ka dyshim që festat fetare pavarësisht nga lloji e nga mënyra e ekzekutimit ndihmojnë për t’i riprodhuar komunitetet në rrethana gëzimi dhe hareje kolektive….
————–
Cdo me teper ky? Cili popull eshte kaq fetar sa te ndjeke ritet fetare me shpirt e zemer, pa bere asnje mekat sic e kerkon ky? PO te qe keshtu do te kishim te pakten nje popull ne bote qe do te ishte popull i shenjte. Pordhe me rigon Shyqyr perendise qe nuk virtemi por hame bakllave ? Cdo ky me teper ky. E moret vesh cpo ndodh ne Liban
Gun battles break out in Beirut
9 Maj 2008 @ 10:02 pm
Gallata eshte se keta analliztet, as qe marrin vesht nga punet e feve, por megjithate benen te gjithe profesore, duke filluar nga cuni i Kicos.
Bota eshte shume e madhe dhe laramane. US eshte laramene, Azia, qe po behet qendra e botes, eshte laramane. Europa po behet laramane. Pra dhe shqiptaret laramane jane shume moderne. Ne fund te fundit, vete Zoti (nqs) na ke bere te tille. Cojani veretjet Atij.
10 Maj 2008 @ 6:26 am
Toleranca fetare, sic eshte shtjelluar ketu, permban dy nocione: (i) njohjen (recognition) dhe (ii) respektin per besimin e tjetrit.
E para, njohja, jo aq ne kuptimin teologjik (afermendsh) se sa ne ate te pranimit te ekzistences.
E dyta, respekti, me teper ne trajten “live and let live”.
Ne kete prizem, nuk me duket se shqiptaret nuk jane “tolerante”.
Dhe natyrisht, toleranca nuk perben “një dhuratë të shqiptarisë për rruzullin mbarë” - edhe ne vdesim per hiperblen, edhe rruzulli nuk mund te pranoje dhurata nga ne, sepse nuk e kemi ate status - por kjo s’duhet te coje ne minimizim te dukurise, e cila ne vetvete eshte e rralle.
10 Maj 2008 @ 11:03 am
O cer jam dhi tuj qesh !
10 Maj 2008 @ 3:59 pm
Po ju mor nuk keni ça me i ba paret qe bleni libra?Po mire edhe i blete,po pasi i lexoni i kuptoni?Mire po pse nxeheni?Cfar faji ka Blushi qe ka lind katolik psh.apo qe eshte me katolik se papa.Por Blushi e dij qe shqiptaret kur nxehen nuk lene me libra pa lexuar:une nuk e dij se si ja ben per ta ribotuar kete roman.Po sikur ta blesh me shumice a e shet me skonto?Asnjeri nuk ka thene diçka per cilesine e letres.
Ne kemi pas edhe shprehjen shume domethense:Ne fe te sat eme!
Asnjeri nuk lufton per te marre autoresine e saj,eshte e krisdtuytaneve,e katomibilikeve apo e mysylumanisfteve?
10 Maj 2008 @ 5:22 pm
Libra kot shkruajtur prej politikaneve pa vlere. Sot kur nafta po shkon 200 dollar per furci ekonomia Evropiane po ridimensionehet shume si rezultat i konkurrences Aziatike qe po sposton pasurit globale per nja 5-10 vjete ne Evrop e Shqiperi do kete ndonje revolucion buke ndersa ne merremi akoma me gjera fetare-folkoristike ????
10 Maj 2008 @ 5:53 pm
Kjo puna e tolerancës fetare, në formën e vet më folklorike, është bërë tashmë pjesë e kanonit kombëtarist, ose e përrallave që shteti shqiptar u tregon të huajve, ose që ne shqiptarët ia tregojmë vetvetes kur kemi ftohtë.
Ja një fragment nga fjala e ambasadorit tonë në DC, zotit Aleksandër Sallabanda, në një takim shqiptarësh në Michigan, ditët e fundit:
Mua këto më duken profka të kategorisë së parë - edhe kur i thotë presidenti, edhe kur i thotë kryeministri, edhe kur i thotë ambasadori, edhe kur i thotë Anonimi te Peshku. Kur jua ofrojmë të huajve, na bëjnë edhe të dukemi qesharakë, primitivë, etnografikë, më keq se fiset e Amazonës.
10 Maj 2008 @ 6:09 pm
me falni po kam nje pyetje jashte teme
ato filistinizmat sikur jane me shume cilesi te farizenjeve?
ne lidhje me temen ne rradhe te pare jam shqiptar ….
10 Maj 2008 @ 6:16 pm
A ju kujtohen ato pershkrimet mbi indigjenet e Amerikes, kur keta tregtonin copa floriri per qelqurina europiane? Keshtu dhe kjo pune a ambasadorit. Marketingu i gjithckaje (sepse ajo qe po bente Sallabanda atje hyn) eshte shkence rigoroze dhe behet nga profesioniste. Megjithate, doja me thene, se floririt ne vetevehte nuk i binte vlera nga qe shitej keq prej indigjeneve. Se floririn hidhe ne balte, apo sidozot vlerat shqiptare hidhi ne duar ambasadoresh, qofte edhe analistesh, ato nuk humbin!
Sa per librin ne fjale hyj ne kategorine e njerzve qe s’kane per ta lexuar kurre ate. Me mjaftuan disa fragmente per te kuptuar qe (i) libri eshte nje mjerim nga ana artistike, dhe (ii) sistemi i vleresimit te krijimtarise ne Shqiperi ka shkuar disa dekada pas viteve 60-70, kur te pakten pelqeheshin (nga publiku, jo shteti) vlera artistike te verteta.
10 Maj 2008 @ 10:07 pm
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria. Mbajeni mend dhe skeni pse te merreni me musilimanet, ortodokset, katoliket, etj., etj. A e dini sa pak jane ata dhe ato qe besojne dhe ndjekin ritet fetare ketu? Me pak se 30% e popullsise. E pra kete 30% (me duket pak si teper po nejse) ndajeni si te doni ne muslim, kaur, katolik, po na lini te qete ne 70% tjeter per te jetuar ne harmoni dhe ne respekt ndaj besimit ne pergjithesi.
10 Maj 2008 @ 10:46 pm
e “bukur” kjo…
12 Maj 2008 @ 9:35 am
Beni… s’ecën vetë
Shpetim Doda
Marre nga gazeta Tema 23-25
Kohët që jetojmë, ndërsa nga pikëpamja e zhvillimeve të teknikës dhe teknologjisë kanë njohur një hap përpara, nga pikëpamja e mendësisë, e kulturës dhe e dukurive të sjelljes, kanë bërë jo pak hapa mbrapa, duke sjellë më së pari sundimin e frymës së fetishizmit të rehatllëkut. Krahas kësaj, mendësia e kohëve tona shfaqet shpesh fort e ngjashme me atë të Mesjetës, kur rapsodi i carmina burana-s ngrinte zërin me
ironi therëse e pohonte: “… të verbrit prijnë të tjerë të verbër dhe i vithisin mbë humnerë… gomari lodërton, buajt lodrojnë. Gjithçka tollovitet jashtë binarëve të vet”. Gjithçka shfaqet një absurditas, një padëgjueshmëri sa shkaramendëse,
aq edhe vrastare. Hije të zbehta dhe qesharake donkishoteske, jo vetë Don Kishoti
(fytyra tragjike që mbajmë të fshehur brenda njerëzores) sorollaten sa poshtë lart; të ndjekur nga hije sançopançosh (meskiniteti i trumbetuar si vlerë), rrahin të vënë në lëvizje atë alkimi të moçme sa njeriu e bota: shndërrimin e zhurmës në shfaqje, ndonëse teatrale, apo, për t’u shprehur me terminologjinë e klasikëve,
shndërrimin e fama-s në feme. Mes zhurmës (fama) dhe shfaqjes (feme) ekziston një lidhje e ngushtë, “familjare”, e kanë prejardhjen nga i njëjti burim etimologjik, lidhen me “pahjen”, me “rënien në sy”, “krekosjen e gjelit majë kiklit”. Në këtë kuptim, gërshetimi i këtyre dy termave formëson istoria-n, apo istorie-n, në
trajtën ionike, e cila mbart në vetvete rrënjën e të kryerës së foljes oida (lat. video): shoh, shihem, jam i dukshëm, jam i famshëm. Kjo është historia: lidhet me përmasën ontike të ngjarjes, është zhurmë rreth zhurmës, rrëfim i zhurmshëm rreth zhurmërakëve (historia si “rrëfim mitik”). Etimologjia e saj e dëfton më së qarti.
Nëse s’bën zhurmë, përfundon në terrishtat e harresës, në baltë (lethe, e kundërta semantike dhe konceptuale e alethe, nga vjen aletheia, e vërteta). Për t’u kujtuar, për t’u përmendur në arkiva, lipset të bësh zhurmë, të ngresh pluhurin që rrezikon të bëhet baltë. Dhe jo vetëm kaq: përveçse të largon nga baltovina e harresës, përveçse të bën të famshëm, zhurma të jep edhe një pushtet të fshehtë, të denjëson të hysh në histori. Në historinë e Shqipërisë, dua të them, pasi vetëm në shqip “il potere” ka hyrë
si “potere” (zhurmë, zallahi). Kjo lidhje e fshehtë mes “pushtetit” (il potere)
dhe “zhurmës” (potere) u vu re në formën e saj më të qashtër ditët e fundit, me daljen në qarkullim të Të jetosh në ishull, e Ben Blushit, i trumbetuar plot zhurmë si një “ngjarje kulturore”. Zhurma kësaj radhe nisi nga Fatmir Toçi dhe, siç pritet në kësi rastesh, u shoqërua me patologjinë e tërbimit, e cila mbarte në vetvete edhe eskatologjinë gjasmuese të radhës (historia si “gjerdan krizash”, që do të thotë “krisjesh”, çka sërish e lidh me zhurmën). “Do të trondisë shumë emra në letërsinë shqiptare”, shprehej përmes ekranit të një prej kanaleve televizive Toçi, teksa fliste për autorin e Të jetosh në ishull, duke e cilësuar “një fat për letërsinë shqipe”, pa u vramendur aspak se përmes këtyre fjalëve po prekte ndjeshmërinë e shkrimtarëve
të tjerë të letërsisë shqipe. Megjithatë, besoj se, si unë, edhe shkrimtarët dhe njerëzit e letrave s’ia kanë marrë seriozisht fjalët Fatmir Toçit, që harron se është thjesht një botues e kurrsesi zëdhënës i ndjeshmërisë dhe ndërgjegjes universale të lexuesve, të vetmit që e vendosin emrin e një shkrimtari në panteonin e kulturës dhe letërsisë së vendit; puna e tij, sikundërse e çdo botuesi, fillon e mbaron nga shtyp-lidhja
deri te shpërndarja e librit. Më e shumta, duke përfituar nga ekuacioni paqësor që qokim mes (pseudo) kritikës letrare dhe enteve publicitarë, puna e Toçit mund të shkojë deri te pagesa e një kritizeri, për ta përfshirë në reklamimin e gjithë
sa prodhon, jo krijon. Nga ky këndvështrim, madje, nëse do të ndërmerrte një hap të tillë, puna e Toçit nuk do të ish as më shumë dhe as më pak sesa ajo e shitësve endacakë, për të cilët vlen këshilla e mençur që Platoni i vë në gojë Sokratit te Protagora: “lipset të rrish me beft, o i shtrenjti miku im, pasi sofisti, duke e
ngritur në qiell gjithsa ka hedhur në treg, mos na e hedhë sy për sy, gjithazi siç rrahin ata që tregtojnë gjithsa i duhet trupit për t’u ushqyer, me një llaf, si tregtarët a shitësit e rrugës. Këta as ia kanë haberin se, ndër mallrat që shesin gjatë ditës, cilat janë të dobishme e cilat të dëmshme për trupin, porse, për t’i shitur, helbete, i lëvdojnë të gjitha.” Përpos kësaj, të vetëdijshëm për statusin dhe interesat e tij përjashtimisht
botimorë, shkrimtarët dhe njerëzit e letrave as e marrin mundimin (do ishte thjesht angari) ta pyesin Toçin se nga ç’kriter vlerësimi niset për gjithsa pohon, përkundrazi, për vetë statusin që ai ka në lidhje me librin dhe letërsinë si art i fjalës, shkrimtarët dhe njerëzit e letrave do t’ia anashkalonin paq, njëlloj si unë paq, edhe gabimet
në të shprehur (”duke marrë një fabul nga historia e Shqipërisë”, në vend të “duke e marrë fabulën…”, ndryshe i bie që historia e Shqipërisë të jetë një gjerdan fabulash, një prej të cilave u huazua prej Blushit; “ai ka pruar”, në vend të “ai ka sjellë”; “në letërsinë shqiptare”, në vend të “të letërsisë shqipe”; “në një stil”, në vend të “me
një stil etj.). Janë gabime të pranueshme dhe më se të pranishme në të folurën e një njeriu që fort pak ka të bëjë me artin e fjalës. Për njeriun e zakonshëm, gjuha është mjet komunikimi, ndërsa për njeriun e letrave është shprehës dhe kumtues njëheri. Të jesh botues, s’do të thotë dhe s’nënkupton aspak se je njeri i letrave, apo shkrimtar. Sikundërse “zhguni s’të bën murg”, sikundërse “mjekra s’të bën filozof”, po ashtu
edhe botimtaria s’të bën njeri të letrave, aq më pak shkrimtar. Toçi lipset ta mbajë parasysh këtë për tjetër herë, për të mos u shfaqur sërish qesharak përpara lexuesve - që e kuptojnë fare mirë se në sytë e tij janë thjesht konsumatorë - dhe të mbamendet si një çudi tjetër shqiptare, ku botuesi është edhe kritik letrar edhe redaktor edhe reklamues i librit edhe shitës edhe nuk e di çfarë tjetër. Sidoqoftë, pavarësisht sa më sipër, sërishmi e mora Të jetosh në ishull. Nuk e mora me shpresën se aty do të gjeja “befasinë”, “një mënyrë rrëfimi të jashtëzakonshme, mbase ndoshta të paparë në letërsinë shqipe” (pjerrëzimi shkronjor i yni - Sh. D., për të nxjerrë në pah çalashjen
shprehimore) , apo “erudicionin” , siç tellallte Toçi. As që bëhet fjalë.
• * *
Pavarësisht se një pjesë të mirë të kohës e kaloj larg Shqipërisë, tashmë jam ftilluar jo
pak lidhur me dukuritë që gjallojnë në hapësirat kulturore të vendit tonë, me patologjitë e zhurmës që rreh të krijojë shfaqje teatrale, çka i mbaj si tregues për largimet e mia nga Shqipëria, sidomos në çastet kur këto patologji shfaqen të ethshme, në gjendje të acaruar, duke u shoqëruar me një eskatologji gjasmuese,
jashtë çdo shine dialektike. E kam të qartë se, në hapësirat kulturore të vendit tonë, dalja e një libri shoqërohet nga një zhurmë mediatike trullosëse, nga një publicitet i egër dhe agresiv, që bën gjithçmos t’i shpëlajë trurin lexuesit. Mes publicitetit të sotëm e propagandës së para rënies së diktaturës, ndryshimi është i pandjeshëm,
mekanizmat dhe logjika manipuluese janë të njëjtë. Sakaq, zhurma mediatike dhe
mekanizmat që ajo vë në lëvizje mund të jenë vërtet më pak të ndjeshme sesa zhurma e topave, mortajave, granatave apo e shpërthimeve të tjera luftarake, porse efekti, pasojat që mekanizmat mediatikë dhe publicitarë sjellin në lëvizje e sipër janë ku e ku më vrastare sesa ato që shkaktojnë luftimet me armë zjarri. E fundit vret njerëz të përfshirë në hapësirën dhe kohën e luftimeve, ndërsa e para vret ndërgjegjet e
lira dhe shkatërron breza të tërë, përfshirë edhe ardhmërinë, duke u lënë trashëgimi një grusht vlerash të rrënuara. Kështu, lexues, nuk e mora Të jetosh në ishull
i yshtur nga ndonjë shpresëtari. Pse të të gënjej, lexues? Madje, s’mund të të gënjej. Jo
ty, të paktën, që je i njëjtë me mua. Do ish si të gënjeja veten, nëse do të gënjeja. Ti je unë, unë jam ti, madje, edhe në çastet kur shkruaj. Andaj, po ta besoj edhe ty, si vetes time, me pëshpërima, si në kohë lufte: e mora për të parë deri ku mund të arrijë Beni, nëse e lëmë të ecë vetë. Po, pikërisht për këtë arsye, vetëm dhe përjashtimisht
për këtë arsye, sivëlla. E këtë ua bëra me dije edhe do miqve të mi, sidomos Fatmir
S. Baçit, që shpesh më zbraz një lum kritikash për faktin se lexoj fare pak libra në shqip, madje, edhe ata, rrallëherë i shpie deri në fund. Si e lexova (jo me një frymë, dhe jo pa vështirësi!), u thashë miqve, përfshirë edhe Baçit, me të cilin i trajtova më gjatë arsyet që do shtroj më poshtë (lidhur me vështirësitë): kur nuk e linit që të ecte vetë, Beni u trazonte qetësinë fqinjëve të katit të vet, teksa e përplaste topin në faqet e mureve, sikundërse ua jepte në tëmtha fqinjëve të katit të poshtëm, teksa e
përplaste topin në pllakat e dyshemesë; tani që
e latë të ecë vetë, me topin e tij po trazon tërë
Shqipërinë. Atëherë, çojeni sërish në “fshat”,
duke i kënduar atë këngën e njohur “ne jemi
g’zimi mamit, ne jemi g’zimi babit”. U thashë
në “fshat”, jo thjesht dhe përjashtimisht për t’u
sjellë ndërmend miqve filmin që i kushtohet
Blushit, Beni ecën vetë, por për një arsye tjetër,
shumë më të epërme: Të jetosh në ishull, më
së pari m’u duk një platformë e mirëfilltë politike
(qoftë edhe vetjake), e mbështjellë shuk
dhe e lëshuar si top mbi mbarë vendin, me
tërë ngjyresat e kësaj fjale, sidomos sa i përket
aspektit antinjerëzor. Fjala është për një platformë
që rreh t’i ftojë shqiptarët të kthehen
në paganizëm, në fenë që s’e morëm përmes
“majës së shpatës”. Dhe paganizëm vjen nga
“paganus” (”fshatar”) dhe pagus (”fshat”). Prej
këtu edhe paralelizmi që qokim lehtë mes Beni
ecën vetë (afrimi i tij me ambientin natyror -
kujtoni skenën kur Beni gjendet natën në pyll)
dhe Të jetosh në ishull, që boshtohet në ajth
rreth mitit të Voskopojës. Me këtë koment të
shkurtër, i vura kapak bisedës rreth Të jetosh në
ishull, duke anashkaluar shumëçka, deri edhe
stilemat kadareane, që i rrinë si arnim i bërë
nga duar që s’dinë se ç’është gjilpëra dhe peri:
reminishencat, aluzionet, “fjala e tjetrit”, kanë
nevojë për mjeshtër të pendës, të lartësisë së Platonit,
Virgjilit, Cervantes-it, Goethe-s, Gogol-it,
Celan-it, Borges-it, Márquez-it, Eco-s, Marías etj.,
të cilët i vendosin sipas një forme të lëvruar
në mënyrë të atillë, saqë ngacmojnë lexuesin,
aparatin e tij perceptiv, shqisat, përvojën dhe
jetën e tij ndër libra, duke i diktuar heshturazi
një pedagogji leximtare, jo për Blushin, që sapo
rreh të vërë këmbë në botën e artit të fjalës, i
cili e jep vargun e njohur të Çajupit thuajse
fjalëpërfjalshë m; madje, pavarësisht nga bombasticizmi,
që rreh t’i bjerë si bombë tëmthave
të lexuesit, Blushi shfaq thuajse të tërë karakteristikat
e një shkrimtari fillestar të kohëve tona,
kur edhe fjalët mbi ambalazhin e prezervativit,
parullat politike mbi faqe muresh apo nëpër
trupa autobusësh dhe trenash, deri edhe grafitët
perversë nëpër banjat publike, janë shndërruar
qoka të gjeografisë së shkrimësisë, kanë fituar
statusin e tekstit, madje, edhe të vetë artit; shkrimtarët
fillestarë të kohëve tona, duke hosanuar
“lirinë” dhe “lirshmërinë” botimore, duke përfituar
jo pak edhe nga zhvlerësimi i fjalës, rrahin
të kapen shpesh pas idesh dhe emocionesh ja
leprozike, ja kockanjare, të patulta, të pamishta
dhe, pos kësaj, rrahin ta veshin veten me
një mision eskatologjik, me një mesianizëm
donkishotesk, duke u përçapur të shpalosen
si reformatorë, si nistarë, shkruajnë jo sepse
ndihen të angështuar, të obsesionuar nga një
histori, nga një jetë, por nga skeleti i zbehtë i
ndonjë koncepti abstrakt, i prekur keqas dhe
pashërueshëm nga skarlatina; këta “gjeni” të
rinj janë të vetëdijshëm vetëm dhe përjashtimisht
për praninë e një gjerdani problemesh, jo
për ekzistencën e njerëzve, e çështjeve, temave,
anamnezës, ndjenjave dhe ndjeshmërisë njerëzore,
tek e fundit, e gjithsa thurojnë (textus)
ekzistencën njerëzore, e gjithsa përbën veçantësinë
e jetës konkrete, asaj që i jep zë, shprehi
dhe kumt misterit të vendësisë dhe kuptimit që
mbart jeta në planetin e pushtuar nga “endless
train of faithless” (Whitman), një vagon i të
cilit është edhe Blushi. Porse këtë koment s’ua
shpreha miqve të mi, pasi i pata vënë kapak
bisedës, madje, u pata kërkuar të ndërronim
temë, pasi në botë ka ende gjëra për të cilat ia
vlen të bisedosh, përpara të cilave “xhevahiri”
i Blushit qëndron diç më pak sesa një flluskë
sapuni. Që nga ajo ditë, as më shkoi më nëpër
mend se ekzistonte një libër me titull Të jetosh
në ishull.
* * *
Jam larg Shqipërisë; shumë zhurma që ndjeja
atje, këtu janë shugatur, me përjashtim të
njërës: zhurmës së Të jetosh në ishull.
Këtë radhë zhurma s’erdhi nga Toçi, që kish
ngarendur të gëlltiste atë që pati pohuar në
televizion dhe shkruar në paskopertinë, duke
gjasmuar kësisoj të verbëtin (”Libri duhet marrë
si një trill artistik, ashtu si edhe është, e jo si
një histori. Por duket se edhe pse gjinia është
letërsi, tek njerëzit është dukur më i besueshëm
se vetë historia.” - Pjerrëzimi shkronjor i yni
- Sh. D., - sakaq, dua t’i kujtoj Toçit se reagimi
ish i një natyre tjetër), por nga vetë Blushi, i cili
s’kish përtuar të vinte në lojë një retorikë më
të bardhë sesa ajo e masmediave: “I mirëkuptoj
të gjithë ata që e keqkuptojnë”, për të lëshuar
më pas një ftesë në formë sfide, që paraprihet
nga një fjali cinike: “Më shijon kur shoh sesi të
marrët bëhen të urtë nga leximi dhe të urtët
bëhen të marrë po nga leximi (s’më duket hapësira
e duhur për të analizuar gjithsa shpreh kjo
fjali, lexuesi mund ta peshkojë analizën e saj tek
Efthidhimi i Platonit). Do uroja që Ishulli im
të lexohej artistikisht dhe jo si një trakt apo si
një doktrinë, sepse nuk është ky qëllimi. Libri
nuk është kundër askujt, por është shkruar në
emër të lirisë personale, e cila është e vetmja fe
të cilës i falem.” (Pjerrëzimi shkronjor i yni - Sh.
D.). Kur lexova të tilla fjalë në një nga numrat
e Gazeta Shqiptare, të them të drejtën, lexues
vëllai, desh më ranë sytë mbi syprinën e ekranit
të kompjuterit; e pabesueshme të besosh
se vetë Blushi beson në artisticitetin e veprës,
andaj edhe nuk ish kjo që më la sy-gapërryer.
Ish tjetër gjë, lexues, lidhet me tri fakte: së pari,
që Blushi ka probleme ndjeshmërisht të theksuara
në kulturën gjuhësore dhe, veçanërisht,
në gjuhën shqipe; së dyti, ky njeri mësova se
paskësh qenë ministër i kulturës i RSH në nuk
e di cilën legjislaturë (e para herë që më zinin
veshët një ministër kulture i pakulturë) dhe,
së treti, paradoksi logjik dhe botëkuptimor që
struken pas “lirisë personale” si e vetmja “fe” që
Blushi ynë i falet, çka dëshmon qartas për një
kulturë të frukullt të shprehësit.
Së pari, sa për vete, s’di si të lexoj “artistikisht” ,
lexues; jam gati i sigurt se, përmes kësaj ndajfoljeje,
Blushi ynë po rreh të thotë: të lexohet në
“rrafshin artistik”, apo e “vlerave artistike”. Nëse
është kjo gjithsa kërkon Blushi, atëherë, volens
od nolens, gjendemi përpara një paradoksi me
atë çka vijon më pas, me “lirinë personale” të
konceptuar si personalizëm. “Liria personale” e
Ben Blushit, apo ashtu siç e kupton Ben Blushi,
bie ndesh me konceptin e “lirisë”, më së pari
dhe, së dyti, bie ndesh me vetë artin e fjalës.
Sa i përket pikës së parë, po e drejtoj lexuesin
te Filozofia, e Edward Craig-ut (Ideart, 2008),
për t’i lënë hapësirë pikës së dytë, duke rrahur
t’i kujtoj vetë Blushit dhe atyre që nga ekrani
i televizorit flasin gjepura që nuk ia nxë goja
as filisteut apo fariseut më të rëndomtë e dordolec,
duke ngritur zërin për vlerat artistike
të librit.
Blushi dhe shpura e tij filisteiste duket qartazi
se e ngatërrojnë artin e fjalës me retorikën.
Pa dashur të futem në labirintet e teorisë së
letërsisë, nxitoj të vë në pah se, krahas shumë
ndryshimeve, mes tyre ekziston një ndryshim
thelbësor: arti i fjalës është poetikë, mbart një
përmasë poemantike, është krijim safi, dhe jo
një çështje shahu me fjalët, siç shfaqet retorika,
e cila kapet pas një sistemi kombinacionesh,
pas manipulimeve të aspektit formal të fjalëve.
Ky ndryshim lidhet më së pari me kodin gjenetik
të artit të fjalës së konceptuar si poetikë:
arti i fjalës është, më së pari dhe mbi të gjitha,
një poetikë, që do të thotë shprehimisht, një
përvojë. Përvoja e poemantike (poetika e artit),
e këtë Blushi dhe shpura e tij duhet ta thadrojnë
mirë, kalon përmes njerëzores për ta tejkaluar
njeriun si kategori; arti i fjalës është transcendental,
përtejësor, kapërcimor, mbart në
vetvete një natyrë dialogjike, një përmasë ndërvetjake,
çka bie ndesh me çdo tip individualizimi,
me çdo orgazëm që mund të sjellë mbulimi
me çmime e kurora nëpër konkurse
provincash (të shkruarit nënkupton të lexuarit,
të lexuarit të interpretuarit, të interpretuarit të
kuptuarit). Arti i fjalës është poemantik, vegimor,
për aq sa poetologjikisht lind nga një përvojë,
përcjell një përvojë, duke iu drejtuar një
përvoje, përvojës së lexuesit. Dhe këtë mision
arti e kryen përmes përcjelljes së emocionit,
përjetimit, që do të thotë se hyn në komunikim
të drejtpërdrejtë me ndjeshmërinë e lexuesit.
Nga këtu, besoj se del fare qartas se arti, kjo
poemantikë, kjo sjellje vegimore që lind nga
përvoja dhe ndjeshmëria, për t’u lëvruar mëtejshëm
nga një përvojë dhe një ndjeshmëri
tjetër, e mbarëkohshme dhe e mbarëhapësirshme,
është shumë më i pasur në vlera dhe
shumë më i thellë e përjashtimor, për ta ndryrë
në suazën e ambicies artistike të shkrimtarit,
apo në puthadorën e kritizerëve të varur nga
shkolla, rryma, fryma filisteiste dhe, më keq
dhe për dreq, nga interesa botimorë. Fjala artistike
çnduk, nuk zhduk. Për t’u kuptuar, shijuar,
jetuar e përjetuar, hapësira poemantike
lipset që të shtratëzohet përtej shtyllave të
Iraklisit, që pengojnë dhe kufizojnë lundrimin
e tekstit letrar në rrjedhat e kohës dhe në ato
të ndërgjegjes leximtare; hapësira e vërtetë poetiko-
letrare gjallon përtej klasifikimeve e hierarkive
të kthyera qëllim në vetvete, që thjesht
e mumifikojnë tekstin me lëvdata apo anashkalime;
lind dhe zhvillohet në dialog me tekstin,
pa marrë parasysh autorin, emrin, famën
apo pozitën e tij, ku Iliadha dhe Odhisea ofrojnë
shembullin klasik. E jo vetëm kaq; tronditja
që përjetojmë përballë tragjedive të Shakespeare-
it s’do jetë as edhe një grimë më e ndryshme
(më e pakët, dua të them), nëse një ditë
vërtetojmë se autori i tyre ish tjetër njeri. Kjo
vlen edhe për poezinë e Celan-it; tronditja që
do përjetonim do ish e njëjtë edhe në rast se
“l’affaire Goll” do kish njohur tjetër rrjedhë.
Kjo dukuri shfaqet e pashmangshme pikërisht
sepse arti i fjalës, krijimi artistik si poetikë, si
përvojë njerëzore, si poemantikë, hyn në komunikim
të drejtpërdrejtë me përvojën dhe
ndjeshmërinë e lexuesit. Kjo është letërsia, krijim
që buron nga Identiteti, për të vërshuar
drejt Tjetrit, është krijim për Tjetrin, duke u
shfaqur një dialog përvojash. E ka të qartë gjithkush
që arrin ta përjetojë gjuhën në vetminë,
njëvetësinë dhe njëvetshmërinë e vet, gjithkush
që në lukthin e botës së zhurmës rreh që të
mbështillet me heshtjen e vetëzbrazje (kenosis),
për të gjetur Shprehjen larg gjelucjeve dhe
kapistalljeve në tribuna dhe olimpë të sajuar
prej asaj letre me të cilën fshatarët mbështjellin
duhanin për ta nxjerrë në treg. Këtë e kish kuptuar
mjaft mirë Foucault-ja, kur shkruan Ç’është
autori?, dhe Borges-i, teksa skaliste vargjet
e Poema e dhuntive, por jo Blushi ynë, as shpura
e filistejve, që e orgazmon dhe orgazmohet
onanikisht, teksa qorrollisen nga një qorrsokak
në tjetrin, apo duke kërcyer jo me bukurinë e
ketrushit, por me akrobacinë e majmunit nga
një degë në tjetrën. Nga shpura e tij, askush nuk
ka dalë të thotë se përse Të jetosh në ishull
mbart letrare, thjesht janë kapur pas “e lagu
dhelpra bishtin, s’e lagu dhelpra bishtin”, apo,
“nëse Skënderbeu apo Ali Pashai ishin një
pëllëmbë burra apo jo, ishin kështu, apo ishin
ashtu”, duke i përafruar diskutimet me llomotitjet
e grave mistrece të pazarit. Askush prej
filistejve s’ka folur për poetikën e veprës, askush
s’ka ngritur pyetjen e parë që bëjmë lidhur me
artin: sa i flet Të jetosh në ishull ndjeshmërisë
së lexuesit? Sa i përgjigjet përvojës së tij? Sa e
pasuron këtë përvojë? Kjo ish pyetja e parë që
lipsej bërë, pasi, ndryshe nga retorika, poetika
nuk është qëllim në vetvete, nuk është masturbim,
dashuri e njëkahshme, egoistike, por eros,
vlerë që i duhet të përjetojë përminutshëm një
paradoks ontologjik të mbramë, për t’u shpalosur
si e tillë, apo për Blushin dhe shpurën e
filistejve që i shkojnë pas teksti mund të shfaqet
si i tillë pa lexuesin. Ndoshta për ta mund të
jetë kështu, por jo për lexuesin, i cili e di mirë
të qenit mbartës i dialektikës, i të ardhmes së
veprës, sikundërse e di mirë edhe atë shprehjen
e moçme: “e bardhë dëbora në majën e Olimpit,
por s’e përmjerrin as qentë”. Në vend që të ngrinin
pyetjen se në ç’raport qëndron Të jetosh
në ishull me ndjeshmërinë dhe përvojën e
lexuesit, filistejtë e pseudo-kritikë s letrare, apo
kritizeristikë s, siç i quan M. Meksi, ngarendin
të kapen pas çështjesh jashtë-letrare dhe jashtëpoetike.
E si mund të kapesh pas të vërtetës
historike, kur fjala është për një vepër artistike,
ku përfshihet përfytyrimi, fiction-i; kush pret
që një vepër artistike të japë ritmin dhe lëvizjen
e akrepave të orëve. Askush. Jo lexuesi, të
paktën. Ajo çka presim nga një vepër artistike
është përvoja, ndjeshmëria me të cilën shkrimtari
u jep kumt dhe hedh dritë (duke zbërthyer
dhe interpretuar) mbi fakte historike,
duke respektuar përvojën dhe ndjeshmërinë e
atij, lexuesit, pa të cilin teksti nuk shfaqet jo
libër, por as thjesht tekst. Nëse shpura e filistejve
të Blushit do të ngrinte pyetjen se në ç’raport
qëndron Të jetosh në ishull me ndjeshmërinë
dhe përvojën e lexuesit, përgjigjja do
të ish fort pak e këndshme dhe do të nxirrte në
pah gjithçka, me përjashtim të kryesores: qenien
e Të jetosh në ishull letërsi, arti i fjalës, & #56363;&# 56256;
poemantikë, poetikë vegimore që mundëson
një dialog përvojash dhe ndjeshmërish
ndërnjerëzore. Dhe jo vetëm kaq: Blushi jo
vetëm që nuk ofron asnjë nga sa më sipër, por
ngarend të fyejë paq ndjeshmërinë e lexuesit,
dhunon haptas përvojën e tij, duke rendur deri
te përdhosja e ndjenjave dhe besimi i lexuesit,
ngarend ta ndajë botën në të bardhë dhe të zinj.
Dhe këtë e bën në emër të “lirisë personale”,
ndërkohë që, nga ana tjetër, lyp një lexim “artistikisht”
të “Ishullit”, që vetëm vepër artistike
s’mund të quhet. E, përpos kësaj, duke kalëruar
mbi ideologjinë e “sulmi është mbrojtja më e
mirë”, Blushi ngre zërin për “intolerancë” , duke
treguar qartazi se as që ia ka haberin se çfarë
do të thotë “liri” dhe cili është thelbi i “tolerancës”
(e mendoni që ka qenë ministër, që do të
thotë se ka mbajtur një post politik, çka e vesh
edhe projektin e tij me ngjyresa politike, vetjake
apo jo, s’më intereson për momentin).
Blushi ynë, lexues, përmes këtyre paradokseve
(lirisë dhe personalizmit) tregon hapur se s’e
ka aspak të qartë se “liria” s’është thelb, por
implikim ontologjik, lind dhe zhvillohet në
marrëdhënie me tjetrin dhe buron nga tjetri,
vjen si dhuratë prej tij, në atë shkallë që identiteti
i njeh përparësi tjetërsisë: “zbulova thelbin
dhe ligjin e brendshëm të Unit - pohon
Pavel Florenskij, aso kohësh kur vdekja kish
nisur ta mbështillte me shtresat e gëlqeres në
të cilën e varrosi për së gjalli Stalini: rendja në
hapje e sipër drejt Tjetrit, strehimi i tij brenda
Identitetit” ; “Liria është përparësia që Identiteti
i lë Tjetrit”, pohojnë vazhdimisht Heidegger-
i, Levinas-i dhe Derrida, ku që të gjithë, me
Tjetër kanë parasysh Zotin, “i Vetmi tashmë
mund të na shpëtojë” (Heidegger). S’është aspak
rasti i Blushit, kujtoj, që me “liri personale”,
sinonim i anarkisë, i mohimit ekstrem të Tjetrit,
shpreh “skllavërinë personale”, atë të Unit,
është skllav i bindur i tij. Po ashtu, e kam të
pamundur të kuptoj se çfarë kupton Blushi me
“tolerancë” (që sipas tij mungon). Për mua,
tolerancë nënkupton pranimin e tjetrit, respektimin
e ndjenjave të tij, e të drejtës për të ruajtur
tjetërsinë e tij, besimin dhe ndjenjat që e
shoqërojnë, çka s’përfshihet në rastin e Blushit,
që fyen haptazi ndjenjat e besimtarëve myslimanë
(por edhe të krishterë), duke dhunuar
qëllimisht shumëçka që lidhet me këtë fe. Me
sa duket, Blushi ynë s’ka patur përvojë me myslimanët,
pasi, helbete, është shoqëruar që në
vogli me rreth komunistësh të zjarrtë, me fetishizmin
partiak që Partia e Punës trashëgoi
nga leninizmi. Fetishizmi që frymon në faqet
e Të jetosh në ishull na shpërhap te konflikti
botëkuptimor, përsa i përket konceptit të “lirisë
personale” të trumbetuar nga Blushi si “e
vetmja fe të cilës i falet” (pjerrëzimi shkronjor
përbën një element të fetishizmit fetar, pasi
rituali fetar dhe rregullat e tij vendosen në planin
e “objektit” të fesë - i shprehur në formë sa
më të tkurrur, gati matematikisht, feja përmbledh
dhe nënkupton në vetvete: a) hyun, si
objekt; njeriun, si subjekt dhe c) marrëdhëniet
e ndërsjella mes tyre - tani provoni ta lexoni “e
vetmja fe të cilës i falem” nën dritën e këtij
përcaktimi, pasi hapësira ma bën të mundur t’i
shkoj gjerë e gjatë).
Nga tërë sa më sipër, besoj se del qartazi se, paradokset
blushiane, që fyejnë haptazi jo thjesht
dhe vetëm ndjeshmërinë e lexuesit, por edhe
ndjenjën e tij të lirisë dhe pavarësisë, e bëjnë
leximin e librit seriozisht të vështirë, madje, të
pamundur, duke shpalosur qenien e Të jetosh
në ishull gjithçka tjetër përpos se jo letërsi.
* * *
Duke iu drejtuar tashmë “3000 lexuesve” që
e paskëshin blerë Të jetosh në ishull, po rrah
një lexim “artistikisht” , duke nënkuptuar më
këtë, kundër ligjësive të gjuhës dhe semantikës,
një lexim në planin gjuhësor, pa u vramendur
aspak për faktin se autori ka qenë ministër i
kulturës (çka duhet ta vishte me përgjegjësi përpara
lexuesit, përsa i përket shqipes, pasi “liria
është një ndjenjë përgjegjësie, përgjegjësi ndaj
tjetrit”, na kujton Levinas-i). Kjo do të thotë,
sivëllai im lexues, se po ndalem të shtroj vështirësitë
e përmendura diku më lart.
Këto vështirësi ndihen qysh në faqen e parë,
e cila, për të grishur oreksin e lexuesit, shpesh
jepet artistikisht më e përpunuar, më tërheqëse
(Márquez-i, p.sh, djersitej në fjalitë e para të veprës,
më tepër se në çdo vatër tjetër tekstore). Ky
përpunim, më pas, përkon me kahjen e shkrimtarit
për t’u njohur qysh në fillim nga lexuesi.
Në të dy rastet, Blushi qëndron dorëjashtë, ku
do të mjaftonte të merrnit rrahjet e tij për të
krijuar metafora që trazojnë jo pak sistemin
perceptiv të lexuesit (një nga shembujt e shumtë:
gratë “i frynin trastat si gjinj”, si gjinj të
deformuar nga skarlatina, ndoshta, pasi mes
“gjirit” të rregullt të gruas dhe “trastës së mbushur”
personalisht s’mund të ngërthej dot askurrfarë
lidhjeje metonimie. Nejse, puna Blushit).
Sakaq, vështirësitë në lexim s’lidhen thjesht
dhe vetëm me mosrespektimin e shenjave të
pikësimit, pasi këtu pesha e përgjegjësisë i bie
korrektorit letrar, por jo vetëm atij, por edhe
redaktorit. Kjo s’do të thotë se autori mbetet
dorëjashtë, ia hedh, si të thuash. Jo! Mosrespektimi
i shenjave të pikësimit, siç janë dy pikat
dhe hapja e thonjëzave, rëndon mbi autorin. Ky
mosrespektim e bën krejt të vështirë në jo pak
raste identifikimin e folësit, e zërit rrëfimtar,
për aq sa s’jepet i qartë kalimin nga ligjërata
e drejtë në të zhdrejtën dhe anasjelltas, arsye
për të cilën lexuesi e ka fort të vështirë të kuptojë
nëse është personazhi apo autori ai që po
flet, ku si shembull lexuesi mund të marrë, nga
shumë e shumë vatra tekstore, faqen 8, 9, në
fillim të librit.
Gjuha letrare, e jo vetëm ajo, por edhe gjuha
e folur, është gjuhë mendimi, komunikon
mendim, që nga ana e tij përkon me kuptimin.
“Kuptimi” qëndron si “matës” (”metër”
- shprehet Wittgenstein- i) i tërë elementëve të
gjuhës; kështu: fraza lidhet me kuptimin që
përçojnë gjymtyrët e fjalisë tek lidhen me njëritjetrin;
fjalia lidhet me kuptimin që përçojnë
frazat tek lidhen me njëra-tjetrën; periudha
lidhet me kuptimin që përçojnë fjalitë tek lidhen
me njëra-tjetrën, e kështu me radhë, për
të arritur te teksti si një i tërë. Nga kuptimi
varet po ashtu edhe “morfema”, tashmë nga
pikëpamja morfologjike, e cila është pjesa më
e vogël e kuptimshme e fjalës. Por kjo është çështje
tjetër; për momentin, lipset mbajtur mend
se kuptimi i një fraze (fjalie, periudhe, teksti)
është mendim. Ky përcaktim është i hershëm sa
vetë përkufizimi i frazës, e qokim te Demetrius
dhe tek Aristoteli, më së pari, çka e kam trajtuar
në një nga komentet e para që shoqërojnë sjelljen
në shqip të Bashkëpirjes së Platonit; sakaq,
një lëndë të bollshme ofron edhe Grayling-u te
Wittgenstein Ideart, 2008). Kaq mjafton, për të
kaluar në shembujt konkretë që qokim në faqet
e Të jetosh në ishull, duke mos dashur t’i rrokanis
kokën lexuesit me teoritë e kuptimit, me
ndjenjat dhe idetë që janë të pakomunikueshme,
por thjesht shprehen përmes paraqitjeve
gjuhësore, që, për t’u kuptuar, kanë nevojë për
njohjen dhe respektimin e konvencioneve gjuhësore,
e strukturës së tyre logjike. Andaj, ju, o
“3000 blerës” të Të jetosh në ishull:
Merrni si shembull fjalinë në faqen e parë:
“Kafshët rrinin në diell dhe, duke pritur të
shiteshin, shikonin burrat”. Në këtë rast, s’dua
të ndalem te përdorimi i foljes “shikoj”, por
i ftoj “3000 blerësit” e reklamuar nga Toçi të
ndalen te folja “shitem”; përdoret mjaft rrallë,
siç mund të ish rasti i një rrëfimi me skllevër.
Por kjo s’vlen për kafshët, përjashto rastin kur
autori kërkon t’u njohë një status të ngjashëm
me njerëzit, që do të thotë se i bën të afta të
perceptojnë aktin e shitjes. Në këtë rast është
fort pak e besueshme, pasi personifikimi është
vetëm te kjo fjali dhe vetëm te kjo.
Lexoni sakaq fjalinë që mbyll periudhën me
të cilën hapet libri: “Ata që kishin vapë freskoheshin
në qytet. Por qyteti ishte në mes të
maleve dhe jo të gjithë dinin not.” Anashkalojini
presjet që mungojnë (është faj i korrektorit
dhe redaktorit, ndonëse vetë Blushi paskësh
mbaruar për gjuhë-letërsi, në një nga kurset
e vitit të parë ka studiuar edhe “drejtshkrim” ,
ku thellohen njohuritë e marra në tetëvjeçare
përsa i përket përdorimit të shenjave të pikësimit),
kapuni te funksioni i konektorit “por”,
pyesni veten nëse kuptuat gjëkafshë (lypni edhe
ndihmën e fjalorit të gjuhës shqipe, të botuar
po nga Toçi).
Më pas kaloni te periudha e dytë e librit:
“Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy
delet e tij. Mblodhi paratë që kishte fituar dhe u
nis”. Mos u interesoni fort për mungesën e presjes
në fjalinë e parë (sërish faji i korrektorit dhe
redaktorit, pavarësisht se Blushi ka mbaruar
për mësues i gjuhës shqipe), por për strukturë
logjike të mendimit (pohimit). Është e vështirë
të kapësh kuptimin e periudhës. Nga fjalia e
parë mësojmë se personazhi kish vetëm “dy
delet” (gjendemi përpara shumësit të shquar:
delet), ndërkohë që, më pas, “ai mblodhi paratë
që kishte fituar”. Po çfarë shiti xhanëm, ngrini
pyetjen, meqë “dy delet e tij” “ai nuk i shiti dot”?
Në fq. 51, ndryshe nga fq. 7 (e para në tekst),
del se ky njeri s’fitoi asgjë, andaj edhe u ndie i
kotë, aq sa vendosi të bëhej mysliman.
Problematike, madje, akoma edhe më e
korkolepsur, vërehet fjalia që hap periudhën
vijuese: “Xhamia ishte në të dalë të qytetit. Në
dimër ajo rrugë ishte e pushtuar nga balta, por
atë ditë bënte zheg dhe toka digjte mbi kokë
dhe nën këmbë.” Çfarë kuptuat? E keni lexuar?
Arritët të kuptonit gjëkafshë?
Së pari: “ajo rrugë”. Përemri dëftor “ajo” synon
të shprehë “objekt”, “frymor” a “koncept”
të shënuar nga një emër i gjinisë femërore që
është përmendur më parë, çka nuk është rasti i
fjalisë në diskutim. Sidoqoftë, lexuesi mund të
tregohet dorëlëshuar, e merr në sy një analizë
në bazë të kontekstit dhe arrin në një përfundim:
ka të ngjarë që Blushi ta ketë fjalën për
rrugën që të shpie në xhami; ka të ngjarë, ama,
nuk është e sigurt.
Së dyti: “atë ditë bënte zheg”. A e kuptoni, o
“3000 blerës”, se kjo fjazë është ku-rafsha-mosu-
vrafsha. Fjala “zheg” përdoret gabim, pasi
“zhegu” shënjon “piskun” e “vapës”, kohën kur
“vapa” arrin “pikun” e vet, arsye për të cilën
shprehemi “në zheg të ditës”, “pas zhegut”, që
do të thotë se gjendemi përpara një pjese të
ditës, s’mund të vlejë për tërë ditën, si në rastin
e “vapës”, e “të nxehtit”, e “plasjes së mizës në
gur”; apo se “bën zhegun”, “zhegitem”, “zhegit”
(pushon në kohën e vapës, për njerëzit, vapoj),
apo “bëjnë zhegun” (për bagëtitë, mërzejnë).
Së treti: “toka digjte mbi kokë dhe nën këmbë”
- arrini, o “3000 blerës”, ta kuptoni vallë
se si toka mund të djegë “mbi kokë” dhe, në
të njëjtën kohë, “nën këmbë”; ndoshta do t’ju
duhet të kruani neuronet dhe të arrini që t’i
jepni ngjyra një pamjeje të tillë: disa njerëz që
ecin urazi, si akrobatët, a ndoshta si një shtazë
trikëmbëshe, ku koka shfaqet në funksionin
e rrotës së parë të një biçiklete trirrotëshe, syresh
që Blushi mund të ketë patur në fëmijëri,
atëherë kur nuk e linin të ecte vetë.
Së katërti: lexoni pak rreshta më poshtë, e
do të gjeni këtë fjali: “Dielli hynte me zor nga
katër kamare të vogla, të shpërndara nga një në
çdo faqe muri”. Pyeteni pak veten: a thua dielli
arrinte vërtet të depërtonte me zor? - Përgjigja
ime është: jo, pasi “kamare” nuk është dritare,
por dollap në mur që ka formën si të dritares.
Nga hynte drita? (Ishte ftohtë dhe drita e diellit
nga kamaret… - fq. 10; në faqen 12, “kamarja”
bëhet “dritare”). Sakaq, për përdorimin e foljes
“shpërndaj”, lëvizni edhe ju vetë, ju që ngarendët
të blinit Të jetosh në ishull; hidhini një sy,
sado shkarazi, fjalorit të gjuhës shqipe.
Së pesti: pak më poshtë, hasemi me një shprehje
tjetër, që s’ka logjikë ta pranojë si të tillë: Në
një cep të errët mezi dukej një tenxhere e madhe
dhe pranë saj bukë dhe disa kokrra ullinj.” Mos
u vramendni për mungesën e presjeve, o “3000
blerës” (është sërish faj i korrektorit letrar dhe
redaktorit), mendoni thjesht gjasën, atë të pavakishmen
të ndryrë në kufijtë e të vakishmes:
duke qenë se tenxherja e madhe mezi dukej në
atë cep të errët, a thua ullinjtë e vegjël dhe buka
të kenë qenë fosforeshentë ? Pyeteni pak veten,
vëreni arsyen në lëvizje, mbase ia gjeni fillin ju,
se unë vetë veç tunda e shkunda kokën.
Jemi ende në faqen e dytë, lexues, dhe ndjej
se si po më zë koka; më tromaks ideja se mund
të ta kaloj edhe ty, madje, të dy do të përfundojmë
me migrenë, nëse vazhdoj të radhis të tërë
gabimet që qoken në libër. Shkurtimisht, po të
ftoj, nëse ke jo pak nerva të çelikta, t’i hedhësh
një sy edhe fq. 46, 48 dhe 53, për të qokur një
grusht fjalish të pakuptimta, të ndërtuar keqas
në strukturën logjike. Kaq të dalin dhe të
teprojnë, ndryshe druaj se më ftohesh e të zë
dhembja e kokës.
* * *
E nisa me një rrëfim, me një pëshpërimë,
duke t’u drejtuar ty, lexues, si vetvetes; të lëshova
një pëshpërimë, si në kohë lufte. Dhe ne
jemi në luftë, në të njëjtën arenë ku ndeshet e
vërteta dhe gënjeshtra, në arenën e luftës së ardhshme
botërore, e luftës mediatike, që lëshon
fraza sofistike në vend të plumbave, fraza që s’të
vrasin, të helmojnë, të bjerrin, të shëmtojnë,
të zgjyrosin, aq sa edhe vdekjes do t’i duhet të
mendohet dhjetë herë pa të të qaset një herë.
Jemi në luftë, sivëlla, në luftën që dallon njeriun
nga shtaza. Andaj edhe po të pëshpëris, ty,
vetëm ty, lexues, duke të besuar edhe këtë, si
vetes: shumë gjëra Blushi i shpreh marrakotshëm,
për shumë gjëra ia fut qesim, qoftë përsa
i përket historisë, qoftë përsa i përket myslimanizmit,
qoftë përsa i përket krishterimit; por
njeh pak komunizmin, fetishizmin politik, dua
të them, sikundërse edhe një të vërtetë, që e
qokim në krye të fq. 56: “Kam gjithë jetës që e
mendoj atë që të thashë: shqiptarët nuk dinë
të zgjedhin dhe ç’është më e keqja nuk dinë të
mbrojnë atë që zgjedhin dhe akoma më keq ata
e tradhtojnë shpejt atë që zgjedhin” (mungesa e
presjeve është sërish faj i korrektorit dhe redaktorit).
Këtu Blushi e ka fjalën për vetveten, për
peripecitë e kohëve të fundit, që përkojnë me
uljen për shkrimin e Të jetosh në ishull. Nuk
dua të futem në detaje, pasi s’më interesojnë.
Por një gjë qëndron me vend: shpesh shqiptarët
gabojnë në zgjedhje, ku përfshihet edhe vota
që i dhanë Blushit, për t’i dhënë vendit një ministër
të pakulturë (jo vetëm gjuhësisht, pasi
“erudicionit” të Blushit ia kalon ku e ku edhe
wikipedia me trajtimet sipërfaqësore që ofron
në rrjet; mendojeni vetë: për Blushin, kreshma
e të krishterëve quhet agjërim; idiolekti përzihet
paq, aq sa të krishterët përdorin elementë të
bazolektit të myslimanëve, ndërsa myslimanët
atë të të krishterëve) që të drejtonte kulturën.
Në këtë këndvështrim, ai vërtet e ka tronditur
jo vetëm letërsinë, por edhe kulturën shqiptare,
madje, rrezikon ta shkatërrojë paq, nëse tollovitjet
e tij në Të jetosh në ishull kthehen nga
projekt politik brenda një topi letre, në realitet.
12 Maj 2008 @ 12:57 pm
Kam ca dite qe po e lexoj librin por me duket i palexueshem per vete faktin sepse shkruhet prej nje politikani lart ne piramiden politike Shqiptare .
Si ka mundesi nje perfaqesues i votes se popullit te fyej aq shume ata qe e kane votuar fyerjet ndaj figurave historike si Skenderbeut,Ali Pashes apo ngjarjeve si ajo e Lidhjes se Prizrenit i kam gjetur tek shovinistet tane Greko-Serb fatkeqesisht tani po i gjej edhe tek nje nga perfaqesuesit me te rendesishem politik ne Shqiperi.
Une mendoj qe Blushi ka lexuar me shume endje veprat antishqiptare te letrareve Greko-Serb dhe epitetet negative qe aty gjen i ka perkthyer ne Shqip ne vepren e tij shnderruar ne nje sahanlepires te qarqeve antishqiptare.
Sot kur identiteti Shqiptar eshte ne krize fushata e eger antishqiptare e establishmentit politik dhe kulturor Grek per te asimiluar Shqiptaret kudo qe jane (ashtu si ben me arvanitasit) kerkohej nje sulm i inteligjences Shqiptare ashtu si ben Rilindasit te cilet krijuan dhe zhvilluan identitetin Shqiptar .
Edhe ne ate kohe pati shume sahanlepires Grek e Serb qe ben gjithcka per te luftuar kulturen,gjuhen,zakonet Shqiptare identitetin tone . Mbas renies se komunizmit ata jane shfaqur perseri sepse i paguajn qarqet Greke jane te shumte po bejn gjithcka per te shkaterruar kulturen dhe identitetin kombetar me qellim qe Shqiperia te Helenizohet pa lufte ashtu si ben Blushi ne romanin e tij ka rene shume poshte .
Nuk gjejm shkrimtar Serb apo Grek qe te shajn vendin e tyre ndersa ne Shqiperi eshte ne mode te shash gjithcka qe eshte Shqiptare dhe te vleresosh gjithcka te huaj prandaj jemi katandisur ne kete gjendje.
12 Maj 2008 @ 1:24 pm
ardi, pavaresisht nga ky liber qe nuk e lexoj, te tallesh me figurat shqiptare, dhe ne pergjithesi me vlerat shqiptare, eshte bere aq e modes sot, sa nuk mund te jesh “cool” ne sallonin “intelektual” pa njerre ndonje hyner te ri, gjithnje, pa perjashtim dhe medoemos ne kurriz te ketyre vlerave.
12 Maj 2008 @ 1:45 pm
Une sa e mbarova librin e s’gjeta ndonje fyerje aty as ndaj muslimaneve, as ndaj Skenderbeut. Puna e Ali Pashes eshte pak me e debatueshme, se te jepet pershtypja se autori mban qendrim, po prape nuk ka ndonje gje kaq te rende sa e bejne. Nuk e marr vesh se pse eshte bo gjithe kjo rremuje
12 Maj 2008 @ 1:55 pm
Tironsi, me verte e lexove gjithe librin? S’tu dhims koha me lexu ben leshin?

12 Maj 2008 @ 3:08 pm
Greket kane financuar shume figura pseudo-shqiptare te politikes , akademike dhe mediatike per te diskredituar identitetin kombetar Shqiptar .
Cfare thote Bollanoja sot qe ‘bregu nuk duhet te popullohet me Shqiptaro-Turq’ e thoshte Frrok Cupi ne 1994 apo deri tek Fatos Lubonja ne fillim te viteve 90-te qe dilte kunder levizjeve nacionaliste ne Kosove.
Fryma percarese Tosk-Gege, Cam-Tosk, Shqiperi-Kosove etj financohet e gjitha prej Grekerve plus Serbeve per te eleminuar faktorin Shqiptar.
Varferia e Shqiperise problemet demokratike mbas viteve 90-te i faturohen identitetit Shqiptar tezes Greko_Serbe qe Shqiptaret nuk jane te afte per te bere shtet per te ndertuar Demokraci.
Strategjia Greke eshte qe duke dobesuar Shqiperin duke varferuar ate ne maksimum plus duke paguar sahanlepiresit akademik,politik dhe mediatik te cilet do te punojn non-stop (dhe po punojn) per te luftuar identitetin Shqiptar ata do te realizojn asimilimin kombetar Shqiptar dhe indirekt Helenizimin e tij.
Blushi eshte nje i tille i vendosur 100% ne interes te planeve Greke sepse sot kur ne duhet te punojm per te mbajtur gjalle identitetin tone i cili perbrenda ka mitologjitra (por shume me pak se ai Greko-Serb e me gjere) ky sahanlepires fyen figurat kombetare Shqiptare tallet me ngjarjen e jashtezakonshme e cila ishte Lidhja-E Prizrenit .
dy fjale per lidhjen e Prizrenit:
Lidhjen e Prizrenit e kerkoj Abdyl Frasheri i ndikuar nga Naimi dhe Rilindas te tjere e jo myslymanet e Bosnjes. Mbi 200 delegat qe u mblodhen logjikisht kishte prej tyre qe kerkuan mbrojtjen e zonave me popullsi myslymane deri ne Bosnje sepse ne ate kohe Turqit ne njeren ane por dhe Greket ne anen tjeter kishin bera gjithcka qe Shqiptaret te identifikoheshin si Turq apo Grek ne baze te besimit dhe jo Shqiptar cfare ata i tmerronte.
Jemi perballe nje lufte te papare antishqiptare e cila drejtohet prej klases politike Shqiptare Blushit,Nanos,Rames,Berishes & Co qe po bejn krime te papara kunder Shqiperise. Polloja ka ngritur nje komision per eleminimin e asaj pjese te historise qe shkruhet per krimet Greke apo Turqit . Blushi eshte nje produkt i ketij sistemi qe finacohet prej Grekerve .
12 Maj 2008 @ 3:35 pm
….Fryma percarese Tosk-Gege, Cam-Tosk, Shqiperi-Kosove etj financohet e gjitha prej Grekerve plus Serbeve per te eleminuar faktorin Shqiptar…
————
E drejte por une kesaj do ti shtoja edhe nga disa vende apo OJQ te Lindjes se Mesme qe akoma mendojne se SHqiperia duhet te heqe flamurin me “Soren e Zese” dhe te kete nje flamur me “gjysem hene”.
Gjerat nuk kane ndryshuar njesoj si 100-150 vjet me pare.
12 Maj 2008 @ 3:46 pm
Tironso, as un s’e pritsha pri teje ket…
boj shaka… por ajo c’ka thot ardi me lart, sado e faktueshme ose jo qofte, betonohet nga ajo c’ka lexojme dhe degjojme perdite nga vatani, ku ndikimi grek ka arrit ne kufijte e asfiksise.
12 Maj 2008 @ 3:47 pm
TOKO: Gjerat nuk kane ndryshuar njesoj si 100-150 vjet me pare.
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Gjerat nuk kane ndryshuar aspak kohet e fundit po lexoj disa labra historik te autoreve Angleze mbi Greqin . Cfare ka ndoshur me arvanitasit ne shekullin e 19-te kur Greqia fitoj pavaresin po ndodh me Shqiptaret e sotem konkretisht : referuar studjuesve anglez ne Grqin e Veriut por deri ne Peloponez Shqiptaret klasifikoheshin ne Turq dhe Grek bazuar ne religjonin qe iperkisnin e njejta gje sot Janullatosi dhe Kisha Greke po financojn shume ate qe po mbjellin sot ta korrin neser . E njejta gje si me Arvanitysit qe jane rreth 3 miljon ne Greqi akoma flain Shqip edhe sot por thone qe jemi Grek sepse kisha e ka bere punen e saj .
12 Maj 2008 @ 3:53 pm
Mua nuk me habit fare fakti qe fqinjet te kene te njejtat strategji (jo miqesore) ndaj nesh, te perpunuara akademikisht, me religion dhe “shpirterisht” nja 100-150 vjet me pare: si serbet edhe greket.
Vetem ne s’patem nje here nje qendrim dhe strategji konstante dhe afatgjate. Nuk di hollesi mbi politiken e jashteme te Zogut; por politika e jashteme e E. Hoxhes ka qene non-sensi me i paster qe mund te imagjinohej, ndersa post-90a, allons donc thote latini.
12 Maj 2008 @ 3:56 pm
Kete pune Tosko-Gege e ke te betonuar ne strukturen partiake ne Tirane, nuk ka nevoje per financim nga Greqia. 2 gjera te mira solli izolimi komunist:
1) garantoi pavaresine e Shqiperise pasi dikush i luftoi Nemcet e Allamanet
2) polli rob Tosko-Gege si puna ime:) Tashme ka nje shtrese te shartuar qe nuk mund te lejoje tribalizmin te veproje e te gjalloje.
12 Maj 2008 @ 4:56 pm
Shifni ne greqi se c’ben feja “jo e plackitur” me arvanitasit dhe emigrantet moderrn!? Po i bene te thone qe s’jane shqipetar, por grek.
Ajo, po e bene kete brenda ne shqiperi tani, per qejf.
Nje shanc ka mbetur dhe, ai eshte hapja e komunitetit evropjan me Shqiperin.
O peshq,
eshte fakt qe s’kapercehet ky: Prifti (kisha greke) eshte punonjes shteti dhe paguhet, si ministrat, mesuesit, polici, ushtaraku, institucion shteteror.
Keni pare ju si perfaqesues grek drejton kishen orthodokse shqiptare! Eshte njelloj si ministria e brendeshme e greqise te kish nje perfaqesues ne ministrine e brendeshme ne shqipri.
Kjo nuk eshte nje betej vetem ndergjegjesimi, kjo eshte betej fizike, por si as nji here ne historine tone si komshij, po e lejojme nga injoranca dhe babezia.
12 Maj 2008 @ 5:00 pm
Vëmendje, në Greqi fenë e ka plaçkitur nacionalizmi.
12 Maj 2008 @ 5:09 pm
Po pra & emo. U bona shume kurioz ene e bleva kur isha andej, plus qe doni ju qe knej ne kurbet kom kohe me bollek megjithese punoj gjithe diten. Ne Shqiperi, ku me se shumti parazitoj per qejf, me ik koha pa e mor vesh fare

13 Maj 2008 @ 10:15 am
Vemendje:
Shifni ne greqi se c’ben feja “jo e plackitur” me arvanitasit dhe emigrantet moderrn!? Po i bene te thone qe s’jane shqipetar, por grek.
————————–
Greket helmuan Aristidh Kolen ne tetor te 2000 sepse Kola si kryetar i shoqates Arvanitase po bente shume publikime per te treguar te verteten e ketij komuniteti disa miljonesh ne Greqi. Pra frika eshte e madhe tek arvanitasit qe te deklarohen si Shqiptar sepse te tre kryetaret e shoqates Marko Bocari Greket e exekutuan .