Fazlliç: Lidhjet me Berishën e Bashën
Biznesmeni boshnjak, Damir Fazlliç, sapo ka rifituar lirinë ka rendur për tu zhdukur nga Sarajeva dhe ka udhëtuar drejt Londrës. Ai banon në veri të Londrës në një lagje të pasurish dhe që aty tenton të fshehë të gjitha transaksionet bankare që ka bërë në Shqipëri.
Fejzi Braushi (Shekulli)
Pas lirimit me kusht, i akuzuari si trafikant tregon lidhjet me kryeministrin shqiptar dhe ministrave të tjerë të kabinetit
LONDËR- Biznesmeni boshnjak, Damir Fazlliç, sapo ka rifituar lirinë ka rendur për tu zhdukur nga Sarajeva dhe ka udhëtuar drejt Londrës. Ai banon në veri të Londrës në një lagje të pasurish dhe që aty tenton të fshehë të gjitha transaksionet bankare që ka bërë në Shqipëri. Madje Fazlliç tenton të mohojë edhe dokumentin që mban firmën e tij. Por nga ana tjetër, ai nuk mohon, madje shprehet me krenari se është mik i kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Në një intervistë me gazetarin Muhamet Veliu ai shpjegon detaje rreth miqësive dhe aktivitetit në vendin tonë.
“Nuk e mbaj mënd se sa kompani kam. Ajo që mund të pohoj është se unë jam një investues në Shqipëri. Besoj se Shqipëria ka shumë potenciale të frytshme për të investuar. Ju keni një qeveri largpamëse. Po unë jam një investitor aktiv në Tiranë”,- deklaron Fazlliç. Ai ka komentuar edhe çështjen e kunatit të Lulëzim Bashës, Erjon Isufit duke e cilësuar atë një djalë “me potencial”. “Unë nuk e kam hequr zotin Isufi nga puna. Ai ka shkuar të merret me bizneset e tij private. E shikoj atë një djalë të ri me potenciale. Ai ka menaxhuar vetëm një prej bizneseve të mija”,- thotë Fazlliç duke përpjekur që të fshehë kontratat që tashmë janë bërë publike në Shqipëri.
Në lidhje me Sali Berishën ai shprehet se është krenar që e ka mik. “Jam krenar të konsideroj zotin Berisha si një nga miqtë e mi. Nuk më duhet të jem mik me zotin Berisha për të pasur avantazhe në biznes. Unë mendoj se ligjet në Shqipëri të hartuara nga qeveria janë të mjaftueshme për cilindo investitor të huaj, për të zhvilluar një biznes pa qenë mik me kryeministrin apo ministra të tjerë”,- shpjegon ai.
Biznesmeni tregon se është takuar për herë të fundit me Berishën vetëm nëntë muaj më parë. Në këtë kohë Fazlliç ka paraqitur në qeveri një projekt të firmave të tij. Fillimisht tenton të mohojë edhe shitjen e kompanisë “CROËN ACQUISITIONS”. Por kur i bëhet i njohur akti i shitjes me vlerë një milion e 700 mijë euro ndalon së foluri. “Nuk është e vërtetë . Unë ju tregova në fillim. Nuk kam ndërmend t’ju tregoj detaje pasi pastaj do të më duhen gjashtë orë të bisedoj”,- thotë boshnjaku.
PROKURORIA
Emri i Damir Fazlliç nuk figuron në asnjë dosje të bujshme si ajo e Gërdecit apo e aferës së armëve që po hetohet. Kjo bëhet e ditur në një prononcim zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme. Por nga ana tjetër prokuroria ka pohuar se do të merret ditët e ardhshme me çështjet e tjera ku pretendohet përfshirja e biznesmenit serbo – boshnjak. Opozita ka kërkuar një hetim serioz nga ana e Prokurorisë duke mos u ndikuar aspak nga presionet politike.
Basha: Nuk më lidh asgjë me Fazliç. Ky i fundit: Lidhjet e mia me kunatin e Bashës
PD: “Fazliç, i lirë të ushtrojë biznesin e tij në Shqipëri”
TIRANË- Partia Demokratike nuk ka shpjeguar asgjë mbi faktet e publikuara në shtypin e përditshëm lidhur me aktivitetin e dyshimtë të Damir Fazliç dhe lidhjet e këtij të fundit me familjen e kryeministrit Sali Berisha, por edhe me ministrin e Jashtëm, Lulëzim Basha. Madje, në deklaratën e tij, zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, ka deklaruar se, Damir Fazliç dhe çdo biznesmen tjetër, vendës apo i huaj, ka qenë dhe është i lirë që në përputhje me rregullat e vendit të ushtrojë biznesin e tij”.
Bogdani ka injoruar në sqarimet e tij akuzat e rënda që janë hedhur në shtyp mbi lidhjet e krerëve të PD-së me Fazlliç, i cili, edhe sipas medieve të huaja cilësohet si një personazh i përfolur për trafiqe të shumta në rajonin e Ballkanit dhe për lidhje me eksponentë famëkeq të pushtetit politik. “Z. Fazliç në asnjë rast nuk ka kërkuar dhe nuk pasur asnjë lloj përfitimi nga fondet apo asetet publike të vendit”,- tha Bogdani. Në mungesë të përgjigjeve të kërkuara, Zëdhënësi i PD-së vetëm në pak rreshta, foli për Damir Fazliçin, për të cilin mediat po shkruajnë prej ditësh, ndërkohë që Bogdani nxitoi të merrej më shumë me qëndrimin e mbajtur për këtë çështje nga kryetari i opozitës, Edi Rama.
Ndërkohë dje në Kuvend, ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, ka mohuar që mes tij apo familjarëve të tij dhe Fazliç të jetë zhvilluar biznes i përbashkët dhe aktivitet ekonomik, një deklaratë kjo që në fakt e përgënjeshtron vetë Fazliç i cili në një intervistë televizive ka deklaruar se kunati i Bashës ishte menaxher në një prej bizneseve të tij.
Berisha kërcënon deputetët e opozitës. “Do sjell filmime të vërteta, fotografi të vërteta”
Berisha: Fazlliçin e kam mik, ua sjell në Kuvend
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar asnjë nga akuzat që opozita ka ngritur gjatë ditëve të fundit për lidhjet e tij të pista me sekserin boshnjak Damir Fazlliç, përveçse ka konfirmuar se është mik i tij. I ardhur në seancën e djeshme në Kuvend vetëm për pak minuta, kreu i ekzekutivit ka pranuar vetë të flasë për çështjen “Fazlliç,” por pa u ndalur në ndonjë akuzë konkrete.
Shefi i qeverisë jo vetëm që ka pranuar se e njeh Fazlliç, por në momente euforie ka deklaruar se është i gatshëm ta sjellë atë edhe në Kuvend për të dëshmuar për gjithçka flitet në media dhe jo vetëm në të, duke vërtetuar në këtë mënyrë afrimitetin dhe lidhjet e ngushta që ka me të. “Po të doni jua sjell këtu edhe zotin Damir Fazliç. Jo e njoh, por dua t’u them këtu që nëse s’keni frikë prej tij, pranojeni t’ju dëgjojë se ai ka harxhuar shumë kohë me ju. Po s’e doni nuk e sjell”, - u shpreh kryeministri gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, duke iu përgjigjur interesit të opozitës. Ai është treguar gjithashtu i gatshëm që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së opozitës për mocion për debat për këtë çështje, duke u shprehur i hapur për të debatuar për çdo gjë që lidhet me këtë çështje. “I falënderoj dhe do ju dëshmoj gatishmërinë time të plotë dhe totale, të paraqitem para këtij parlamenti. Të betohem zonja kryetare që e pres me kënaqësinë më të madhe atë mocion vetëm të përgatitemi për transparencën më të madhe në historinë e këtij vendi, të arkivës së krimit. Jam i detyruar të mbaj një heshtje që mezi e kam mbajtur, nuk e mbaj më”, - tha më tej Berisha.
Por duke përfituar nga numrat e votave që ka në Kuvend edhe një herë ai ka provokuar opozitën duke deklaruar se është i gatshëm që të pranojë jo vetëm mocion për debat, por edhe mocion mosbesimi. “Ju jap fjalën që jam disponibël jo një mocion, por mocionin madhor të mosbesimit ndaj kryeministrit. Ju s’ua u mban për mosbesim por kjo është puna juaj”, deklaroi kryeministri.
Pavarësisht gatishmërisë së tij për t’iu nënshtruar kërkesës për debat, Berisha nuk ka nguruar të kërcënojë edhe një herë deputetët e opozitës se disponon dosje dhe materiale filmike që sipas tij implikojnë ata në afera të dyshimta. Sipas tij, dita kur do të bëhet mocioni për debat do të jetë dita e së vërtetës jo vetëm për personin e tij, por edhe për deputetët opozitar. “Mos i harxhoni gjërat tani se siç e dini kjo do jetë ora e transparencës, dita e transparencës. Kaq ju them, do sjell filmime të vërteta, fotografi të vërteta, do sjell gjithçka të vërtetë”, - ka kërcënuar Berisha deputetët e majtë.
Deputetët Arta Dade dhe Marko Bello flasin për aktivitetin e Fazliçit
Deputetët e PS-së: Fazliç pastron paratë e pista në vend
TIRANË- Krejt ndryshe nga qëndrimi i deputetëve të PD-së lidhur me aktivitetin e Damir Fazliçit në Shqipëri, kane qenë deputetët e opozitës gjatë debatit 60 minutash të zhvilluar në punimet e djeshme parlamentare. Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë në PS, Arta Dade, ka deklaruar dje se lidhjet e Fazlliçit, me zyrtarë në Serbi, Bosnje dhe vende të tjera, janë ana e errët e një sekseri që, sipas saj, “suksesin dhe pasurimin i arrinte me anë të një sistemi korruptiv, që bazohej mbi aleanca dhe miqësi politike”“Është e qartë se Fazlliç ka pasur interes që PD, Sali Berisha apo Lulzim Basha të vinë dhe të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet në Shqipëri, (me sa duket edhe Kryeministri ynë këtu i ka varur shpresat që thotë se do të rri 8 vjet në pushtet), pasi vetëm në këtë mënyrë rrjeti financiar okult i ngritur prej tij, do të sillte fitime të majme, pa rrezikuar asgjë.
Ndërmjetësimi elektoral që Fazlliç ka bërë për PD gjatë vitit 2005, është një rrethanë që tregon se si u përgatit gradualisht që në atë kohë, rrjeti korruptiv i personave dhe interesave, që do të merrnin më pas në duar pushtetin politik dhe atë ekonomik”, - tha Dade. Edhe deputeti i PS-së, Marko Bello, theksoi se aktualisht kemi të bëjmë me një të vërtetë të hidhur. “Tani Fazliç kontrollon sot pikat kyçe të shpëlarjes së parave të pista në vendin tonë. Nga sa relatojnë agjencitë e huaja të lajmet, por që do të zbulohet edhe ditët në vijim, qartazi duket se mënyra e këtij grykasi mafioz është jashtë çdo imagjinate”, tha ai.

7 October 2008 @ 8:16 am
Dite perpara pata postuar nje koment per raportin e amerikaneve persa i perket aksidentit te Trebickes dhe e kisha parashikuar qe nje kapitull i ri do hapej…. Tani kemi kapitullin e Fazllicit …
7 October 2008 @ 8:34 am
Kapitulli Trebicka nuk eshte mbyllur. Thjesht po kerkohet pak kohe ne menyre qe edhe peshqit e medhenj te bien ne rjetat e drejtesise nderkombetare.
7 October 2008 @ 8:39 am
Pastrim parash ka mesu me bo edhe cuni edhe mbesa e Rams. E mer Ram dikur i jepje traktorit, sot tu bo mbesa mafioze. Vetem se shume te shemtut e ke dreqin.
7 October 2008 @ 9:10 am
-Pse kercenim eshte ky ,dicka tjeter po !
-Cfare eshte ?
-Idiotsi nga sikleti parlameti , nuk eshte prone private e kryeministrit ,as familja e tij !
-Sjellje mafiozesh jo ne shtepi dhe ne hotele 5 yjesh por ne mes te parlametit ,dokumentat flasin ,jane juridikisht te dokumentuara ,te firmosura pra ,duken si ujku qe shkel ne deboren e paster ndersa kryeministri thote :
Ja, ja ,gjurmet ,fografia!
Dhe ate te beje ai te sjelle Fslliun ,ne parlament .ta perdhosi parlamentin sic e ka pedhosur per shume vjet !
7 October 2008 @ 9:19 am
Uff, ca do shofi me akoma me sy ky milet.
Mbreme pame dhe Fazllicin
Rrugaceria ka pushtu mbare e prape ekranet.
Pastaj Sala qe thote rrugacerine e radhes : do ta sjell ne parlament.
Ta sjellte zoti mbas qafe jarebi !!!!
Rrugace ! Rrugace qe te gjithe !
7 October 2008 @ 10:59 am
Nexhi s’ke faj ti se dole nga kjo histori pa denuar per krimet …
por jemi gjithnje ne kohe 
7 October 2008 @ 2:20 pm
Idris,
kur te kesh kohe dua nje koment per kete zhgenjimin tend ( e kupton se per cine kam fjalen ) : Sipas dokumenteve të KESH, që dikur publikoheshin normalisht, deri në momentin kur korporatës iu “mbyll goja” nga lart, serbët e “Rudnap” duket se kanë qenë e janë favoritët e mëdhenj të shitjes së energjisë elektrike drejt Shqipërisë.
7 October 2008 @ 10:29 pm
Nuuku,
edhe une pak a shume si ti u shpreha atehere : “Opozites i doli bllof (i madh fare - Gerdec) pune e “egzekutimit” te Trebiceks, dhe ne vend qe te komentonte ekspertizen amerikane qe hidhte posht tezen e tyre, heshti dhe pergatiti shashken e rradhes”
7 October 2008 @ 10:36 pm
Opozita siç e ka PLANIN duket se do t’a shfrytezoje kete çeshtje edhe nja 2 jave te mira, sa t’i nxjerri lengun e pefitimit politik pastaj, pas Fazlliç, do nxjerre ndonje SHASHKE tjeter si keto qe kemi degjuar deri tani …. (kesaj here ndoshta do te jene aktore kryesore te Telenoveles me Regjizor Edi Ramen, aktoret e njohur tashme si : Argita Malltezi, Jamarber Malltezi apo Shkelzen Berisha)
Perfundimi : Shqipetareve nuk i hyjne fare ne pune perralla te tilla, TELENOVELA te tilla qe Rama i ka kaq shume qejf ! por ç’fare t’i besh ? kur opozita s’ka tjeter program/arsye per te rimare pushtetin, sesa te nxjerre perfitime maks nga Gerdeci dhe skandalet e tjera ?!
8 October 2008 @ 4:48 pm
Kete artikull e lexova dje, dhe tregon dhe nje here papergjegjshmerine e qeveritarve shqiptare, te lidhur me fije te dukshme e te padukeshme me njerez dhe afera te dyshimta.
8 October 2008 @ 5:42 pm
Pjer, besoj se ke dijeni se sa eshte perfolur Xhon Kenedi per lidhjet e tij me mafien. Se sa shume u artikulua neper mediat amerikane dhe neper shume dokumentare dhe filma suporti i gjithanshem qe mafia italoamerikane i dha kandidimit te Kenedit per president. vete kreret mafioze deklaruan neper komisinone te ndryshme investigative per aferat e tyre me familjen Kenedi. Afera qe implikojne edhe njerez nga bota e artit si Monroe dhe Frank Sinatra.
Gjithashtu besoj se ti e di se si nen juridiksionin amerikan u ligjerua ndertimi i nje qyteti si Las Vegas- produkti me brilant i investimeve te parase se krimit e te mafies. Produkti me brilant i pastrimit te parave qe njeh historia moderne. megjithate askund nuk ka ndonje vendim gjykate i cili te quaje kenedin mafioz dhe Las Vegasin - pjele te krimit te organizuar. Pra jane realitete qe i njeh dhe pranon pashmangshmerisht e tere bota, dhe nuk jane cudira shqiptare…Ne nje bote te civilizuar demokratike vendimi i gjykates eshte verdikti ligjerisht i njohur dhe jo te vertetat , gjysemte vertetat, genjeshtrat dhe tolumbacet qe tregtohen rruges ose mediave.
Ne rastin e skandalit te Watergate ishte nje gazetar i panjohur amerikan ai qe jo vetem beri akuzen ne artikullin e tij, por edhe denoncimin ne prokurori te presidentit Nikson! Le ta bejne te njejten gje edhe rrumpallat e shtypit tone qesharak dhe aspak profesional. Le te behen dinjitoze dhe te respektojne bullshitet qe i leshojne cdo dite gazetave te nenshkruara me ermin e vet. Le te dalin e te shkruajne: “Sali Berisha une te akuzoj per krimet qe ke bere! Te akuzoj para drejtesise shqiptare!” dhe te shkojne e te cojne investigimin e tyre ne nje gjykate!
Aty te perballen me te verteten e tyre, te Berishes dhe te ligjit!
E solla si shembull Kenedin per te hequr nje paralele me Berishen i cili sigurisht nuk eshte as Kened e as ka pasur ndonjehere pushtetin e gjithanshem neper dekada si familja Kenedi, por doja te ve theksin si gjithmone te dallimi mes thashethemit, hamendjes, pallavrave ne ajer, scoop-eve te genjeshtrave te gazetareve nga njera ane dhe versionit ligjor nga ana tjeter. Duhet te mesohemi te respektojme me shume ate qe thote drejtesia dhe ligji, se sa ate qe thote turma e rruges apo e mediave.
Ka shume mundesi qe cfare thuhen per Berishen te jene pallavra. Ka shume mundesi qe cfare thuhen per Berishen te jene te verteta. Por per sa kohe qe drejtesia nuk e ka bere berishen objekt te akuzave qe qarkullojne me tonelata cdo dite rrugeve, mejhaneve dhe forumeve virtuale atehere do te thote qe ose ky njeri nuk eshte fajtor, ose qe drejtesia shqiptare eshte nje vegel e korruptuar e tij, sic ka qene gjithnje vegel e korruptuar ne duar te pushtetareve gjate tere historise se shtetit shqiptar.
Vetem nje i verber nuk do shihte se drejtesia shqiptare edhe pse me ritem kermilli po e cliron veten pak nga pak nga diktakti i politikes. Ajo vazhdon te jete e e korruptuar ne shume segmente te saj, por perseri shihet nje progres dhe permiresim. Edhe drejtesia edhe politika shqiptare jane pjelle e jona, e shoqerise se korruptuar shqiptare. E korruptuara e madhe eshte shoqeria shqiptare. Pra duhet bere nje vetepastrim ne mentalitetin e njerezve dhe kete e ben vetem KOHA ritmi i te ciles per shqipot eshte gjithnje me i ngadalshem se i vendeve dhe kombeve te tjera.